II GAZETARIA SI PeRVOJe
1. Shkronjat e vogla
Redaktori i nje gazete, i
thote korrespondentit:
-Ju lutem, ju do te me
verboni me ato shkronja
aq te vogla me te cilat po
shkruani.
-Z. Redaktor, une vet jam i
vogel, gruan e
kam te vogel, rrogen po
ashtu te vogel, e
si mund te bej perjshtim e
t`i shkruaj
shkronjat me te medha-i
pergjigjet korrespondenti.
2.
Qente ne radio
Gjate diteve te para te
punes ne Radio Mitrovice,
mora per detyre nga redaksia
ta zhvilloj nje
bisede me nje drejtor te nje
shkolle
te mesme ne Skenderaj.
Intervisten e mbarova,
nderkaq pjesen hyrese e
kisha lene ta kryej ne
shtepi. Duke e montuar ate
pjese, UHER-i im
regjistroi nje te lehur te
forte te qenve mu
ne mbarim te fjalise:
Degjues te nderuar
ne vazhdim do te ndiqni
biseden qe zhvilluam
me drejtorin NN.
3.
Ti ketu e atje
Nje te shtune isha gazetar
kujdestar ne Radio.
Per te arritur me heret ne
shtepi, emisionin
Ngjarjet e dites ,te ores
16,5o minuta e lash
te incizuar ne shirit dhe ia
dorezova teknikut.
Kur arrita ne Skenderaj,
hyme me disa shoke
ne ็ajtore. Ne ora 16,50,
une fillova t`i jap
lajmet ne radio, kurse njeri
nga tavolina tjeter
me shikonte me habi e duke
i ferkuar syte:
-A po me bejne veshet, apo
je ti duke i dhene
lajmet-me tha.
-Jo-
i thash, nuk po te bejne veshet.
-Atehere
a po me bejne syte, apo je ti edhe
ketu-ma ktheu. E si eshte e
mundur
ti ketu e atje, pernjeheresh?
4. Nuk kam treme, pasi
jam me ty
Ne radio, shpeshhere e realizoja edhe nje
emision per femije. Nje dite kisha ftuar mysafir
Agim Gashin nga Kryshefci, i cili shkruante
vjersha per femije.
Para se te hyjme ne studio, i them Agimit:
-A po ke treme?
-Jo, me tha-pasi jam me ty e njihemi kahere.
5.
Vetem karrigen mos ma ze!
Ne kohen kur isha
korrespondent i radio
Mitrovices, ne Skenderaj,
nuk kisha
zyre as telefon. Gjendesha
si mundesha.
Nje dite shkova ne zyren e
Sadri Hajres,
te cilin e kisha shok
shkolle, e qe atehere
ai ishte sekretar i BVI-se
per punesim.
Derisa ai shkoi ne nje zyre
tjeter per
nje pune, une e e dergova
nje raport ne radio.
Kur u kthye i thash:
-Me fal, ta shfrytezova pak
telefonin.
-More sa per telefon, fol
edhe me Amerike
nese ke nevoje, por te lutem
vetem karrigen
mos ma ze- ma ktheu.
6.
Po e rrezojme nje shtepi
Gjate dimrit te vitit 1985
pati rene
nje bore e madhe. Atehere
punonim ne
nje zyre me Xhavit วitakun.
Ne raportuam
disa here per demet qe
kishte shkaktuar
bora. Nje dite, s`kishim
asnje ngjarje.
-ว`po bejme sot-i thash
Xhavitit.
-Paj, po e rrezojme edhe nje
shtepi-ma ktheu.
7. Me mire kah
ky berllok
Ecnim rruges neper qytet me
Hamdi Miftarin.
Papritmas ai me terhoqi per
dore andej
kah nje grumbull berlloku.
-Perse po na shtin neper
kete berllok?-i them.
-Me mire te hyjme neper kete
berllok, sesa
te takohemi me ate
berllokun qe po vije drejt
nesh!- ma ktheu ai.
8. Mbledhja e mbyllur
Ne komitetin e atehershem te mbrojtjes ne
Skenderaj, mbahej nje mbledhje. Ne gazetareve
na thane se nuk ben te marrim pjese, ngase
kjo mbledhje ishte e mbyllur pasi ishte e nje
rendesie te ve็ante.
Pas mbledhjes, Sadriu po i thote Hamdi Miftarit:
- วfare gazetaresh jeni ju qe ju perzune nga
mbledhja, ne te cilen u be fjale per blerjen e
dy maskave mbrojtese.
Hamdiu ia priti.
-E po ็fare burri je ti, kur te nderruan nga
Kryesia, me nje femer, bile edhe ajo, grua
shterpe.
9.
Kafja pa sheqer
Shkuam nje here me Hamdi
Miftarin
te nje drejtor. Ai na priti
mire, por e hetuam
se s`deshi te na ofronte
kafe me arsyetimin
se nuk kishte sheqer.
Hamdiu po i thote:
-Ne i pime kafete edhe pa
sheqer.
10.
Ekspozita
Me Hamdi Miftarin nje here
trokitem
ne deren e shtepise se
kultures ne Skenderaj.
Portiri e hapi deren vetem
pak sa per t`u
marre vesh me neve. Hamdiu e
pyeti:
-Perse bre vella dera
mbyllur ne pike
te dites, mos keni rene ne
bela me kend?
-O vella, eshte hapur nje
ekspozite e po
vijne njerezit, po e bejne
korridorin pa fshi,
hajt thash t`e mbylli deren
me mire-
ishte pergjigja e portirit.
11.
Ma blej kete majmun
Nje pasdite, dolem ne qytet
me kolegen
Sebiha dhe me djalin e saj.
Duke i shikuar
vitrinat, djali i vogel u
ndal e nguli kembe:
-Mami, ma blej kete majmunin
ne vitrine !
-Jo, biri i nenes, se me
beheni pastaj dy-ia
ktheu Sebi.
12. Rrugedalja mbi rrethoje
Me Xhavit วitakun shkuam te Rexhep Rushiti,
i cili asokohe ishte drejtor i ne fabrike. Pasi
qe punet ne kete kolektiv nuk shkonin edhe
aq mire, e punetoret iknin ne shtepi kur t`iu
tekej
po i them:
-Z. Drejtor, ku eshte rrugedalja?
-Mbi rrethojen e telave-m`u pergjigj.
13. A ka ndonje te re
Para deres se kryetarit te komunes, une e
Xhavit วitaku takojme sekretareshen e
kryetarit.
E pyeta ate:
-A ka ndonje te re sot ketu?
-Pse a e vjeter po te duket ty kjo a- nderhyri
Xhaviti.
14.
Pulen e hame, ryshfetin jo
Pas luftes siguruam nje zyre
me Kajtaz Gecajn
e Bekim Kastratin, por
telefon nuk kishim.
Nje dite po i themi nje
tekniku te postes si me shaka:
-Sa po kerkoni te na e siguroni nje linje telefonike?
-Ne nuk e hame ryshfetin- na
e ktheu.
-Atehere, pasi nuk e hani
ryshfetin, a ben
te shkojme ta hame nje pule
bashke?
-Eh pulen ben, na tha.
15.
Gruaja nuk eshte golf
Nje dite ne zyre erdhi nje
koleg. Mua e
Kajtazit na tha:
Sot nuk jam ne pune. Erdha
vetem sa t`
ju shoh se nuk kam kohe te
rri , e kam
lene gruan tek hyrja e
nderteses.
-Mos u frikeso se nuk ta
merr askush,
ajo nuk eshte golf-ia ktheva.
16.
Ramtamtamin na e le neve
Ne kombibusin e TMK-se, ishim perplot gazetare
qe shkonim per ne Runike, ku do te vazhdonte puna
ne aksionin e pyllezimit te siperfaqeve te
zhveshura.
Nje kolege nga Prishtina ia mori kenges:
Ou moj Shqipni, mos thuaj mbaro-i-ova, e pastaj
vazhdoi me ram, tam, tam,
ram, tam, tam. Une i thash asaj:
-Ti vetem vazhdo te kendosh, ramtamtamin na e le neve!
17. Ju ne burg une punoj
per juve
Une perkohesisht isha i papune, ngase u nderpre
dalja e gazetes ne te cilen punoja si
korrespondent
nga Skenderaj. Gati ็do dite dilja ne qytet dhe
takohesha me koleget. Nje dite Isa po me thote:
-Po na akuzojne lidhur me nje shkrim dhe po na
kercenojne me burg. A do te vish te na vizitosh
nese na burgosin?
-Jo- i thash-nuk do te kem kohe, ngase
atehere do te punoj ne vend te juajin.
18. Dy rreshta nje faqe,
nje faqe dy rreshta
-Kajtazit mjafton t`ia tregosh ngjarjen me dy
rreshta,
e ai ta mbush nje faqe, po i them Ises.
-Mua-tha- mjafton te ma japesh nje faqe, prej saj
i bej
dy rreshta.
19. A ka ketu xharrah
Kolegut Adem Metes
(korrespondent i Kohes Ditore) i kishte shkuar nje komision i
KEK-ut dhe pasi nuk e kishin gjetur ne shtepi ia lene porosine
qe te paraqitet ne zyret e KEK-ut, ose do t`ia keputnin (rrymen).
Me te kuptuar per kete, Ademi shkon atje, hyn ne zyre dhe iu
thote:
-Une erdha kush eshte ketu xharrah qe don te ma keput, ja ku
jam.