|
ALILLUJA
Ç’eshte ky
humor i zi?! Madje me njerez te gjalle, me kerpesh perdore.
Deri sot kemi pasur humor te bardhe, te holle, skofiar, me kripe
e sheqer.
Kemi boll barcaleta e batuta, vica e viça.
Nga na doli tash ky hardall me humor te zi, plot bezdi e qesendi!
Kjo s’eshte shaka e mahi, as hoke e anekdote. As romuze me
meduze.
Kjo eshte shpoti me ironi, zi e me zi. Parodi me lodra e kodra.
Kesaj i thone shaka me thumba, thepa e speca.
Ky eshte humor i verdhe, i mjere. Sikur ta kete nxjerre nga arka.
Ndoshta eshte grotesk i territ e tmerrit. Kush eshte ky çaravesh
qe na prish qejfin e leshin? Pse hyn ne te palarat e botes? Per
ke i bie defit e loz me lidere e shenjter? Ne mezi i krijuam me
aq spica e karfica. Ai vetem qesh e perqesh. Ne po hame, po hame...
Ani thote ju preksha per te mire, he na prekte negroc!-
turfulluan humusoret.
Arkadia qesh vete me vete:
eshte humor i lire
e i mire. Vitamine ABC.
Humor i gjalle,
krejt origjinal. Pesonazhet e gjalla neser behen fiktive.
S’eshte mahi me
boten, por me vete koken: kur pelcet gazit nga marazi, nga
sikleti e gazepi.
S’eshte nga malli,
por nga halli. Humor prej zori.
Humor i zi une
perfundi, e ti permbi. Une qesh e ti ngjesh.
eshte herezi: kur
te prishet qejfi e te kercen dreqi.
Qesh me mjerimin,
fatin, vdekjen.
Pleqte thone
mozomakeq, s’qenka me vete!
eshte ne humbelle e
s’di nga del!
Une nuk jam Ai.
eshte Alter ego.
Nje pulsim i
çuditshem i nderdijes. Katarze e shpirtit.
Sot eshte kohe
horri e humori.
Ne çdo tragjedi ka
edhe komedi.
Sikur te mos
ndodhte keshtu, do te çmendej bota.
Ruajna zot mendte!
Edhe humori eshte
disidence.
Me mire te qeshim
sot se te vajtojme neser.
Mjeket pa kufij
pelqejne
gazin per ta mbytur marazin, hallin e zavallin.
Une kenaqem kur ju
qeshni hahaha!
Ju preksha per te
mire!
Nje here lideret e
pastaj te tjeret.
Alilluja!
Ne SEMAFOR
Nje dite Çaraveshi
ndeshet ne udhekryq me Syleshin. Ai ishte xhindosur dhe iu
kishte kapardisur si buf:
A ti je ai Çaraveshi, he qeleshe?!
Qebesa, deri sot
s’ia kam çartur kujt qejfin.
Ti, bre horr, ben
humor, ani humor te zi!
Kurre ne jeten time
s’kam bere humor, veçse ne paça qeshur vete me vete.
Edhe zgerdhihesh ti!
Pse fshihesh si mi? Dil ashiqare si partite tona legale. Bej
deklarata, kungata e urata…
S’e kam me sherr, o
karamel! eshte gazavaj.
Çfare gazi e vaji
ne kete vape?
Po, edhe une jam
qenie e gjalle. Kam te drejte te qesh e te zdesh.
Ke te drejte, por
jo te besh sakrilegj. Ti po luan me shenjter e lidere.
Po, edhe ata po
luajne mbyllasyzash.
Ne politike ti hiç
s’merr vesh.
Gjithe diten ha
pershesh.
Lidhja jone ka
shtrire deget ne gjithe boten.
Po, ia ka lidhur
kembe e duar Kosoves.
Ne beme zgjedhjet e
lira demokratike.
Bete zgjedhen e re.
Tash presim vetem
njohjen formale.
Vaji juaj ka
mberthyer ne lot boten.
S’e sheh si po
hyjme perdite ne Evrope?
Po, njerezit tane
po ikin ne fllad.
Sa me shume te ikin,
aq me e forte paqja.
E kush e xigloi
Kosoven?
Kosova tani ka rene
kelluq.
Kush e shmangu
luften, he taravol?!
Luften e shmanget,
por jo pushtimin, o kalavesh!
Ehu, pushtimi eshte
i gjate mbi nje qind vjet! Ti kujton ta heqesh per nje dite, he
teveqel! Se pari te çlirohet Shqiperia, se te ne vjen vete Liria.
Shqiperia eshte
shtet me sovranitet.
E kush e shpalli
pavaresine?
Pavaresine ne leter?!
Nje here ne leter,
pastaj ne veper. Ne mos ketu, e bejme ne eksil.
S’i sheh gjithe
keto dafina per rrugen tone paqesore?
Jane dafina
qumeshtore ato.
Sot gjithe bota
sillet rreth nesh. Tash do ta marrim edhe Nobelin e Paqes. Me
fat!
Ani, pak a, he
vesvese! More, ne zor e kemi me Serbine se kollaj ia bejme me ty.
Po, me Serbine keni
kumbari.
E sheh si lulezon
biznesi? Kosova eshte bere Zepter, ku mishi piqet e nuk
digjet.
Po, eshte perzier
leshi e biznesi.
Atje s’ka as vaj,
as sheqer. Neve na mbajne si pellumbat.
E di ti se edhe ne
kemi pushtet: president, premier e parlament?
Po, vilni taksa e
beni maska.
Veçsa te fitojme se
ta tregojme ty qejfin!
Veç te fitojme se
edhe une do t’i bie defit.
Po, ç’shkretove ti,
te besh kaq sakrilegj?
Naten e Vitit te Ri
e mbyta nje mi.
Si, si? Nje mi!
Posi. Kishte
shkelur pragun e shtepise dhe kisha te drejten e vetembrojtjes,
natyrisht pa gjakderdhje.
Po, ç’ngjyre kishte?
Ngjyre miu, bre, si
te policit!
Paske bere
sakrilegj. Miu ka shume gjene te njeriut.
Edhe une e preva
nje pule, po desh me ra te fikte.
Mire qe s’te ka
rene pika!
Uh, qenka ndalur
drita ne semafor!
Ik, ik se po na
shkel ndonje pizgauer!
BALLKANI
Ballkan
turqisht do te thote vargmal. Ne antike quhej Hemus,
pra gadishulli i Hemit pellazgjik.
Sigurisht ky
vargmal eshte krijuar nga trysnia tektonike Lindje-Perendim.
Ky vargmal i ka
bere ballkanasit pakez maloke.
Ballkanizmi per
evropianet eshte baltak, sinonim indoevropian i primitivizmit,
nje konglomerat popujsh e kulturash laramane.
Ballkanasit jane
quajtur edhe ballabane e ballkabane!
Mirepo, Ballkani
eshte nje ballkon i Evropes qe sheh Babilonin.
Aty eshte luajtur
balet i pergjakshem dhe jane kenduar shume balada.
ATDHEU
eshte dheu i t’et
dhe i sate ame, qe quhet edhe memedhe.
Poetet e therrasin
me dashuri ATME.
Atdheu eshte djepi
i ninullave, baladave e legjendave. Malli i fushave, maleve,
lumenjve, liqeneve e detit. Qielli ku vallezon shqiponja.
Aty lindin dashuria
e pare dhe kujtimet per shoket e miqte.
eshte dashuri e mall i mergimtarit. Ngado te shkosh, rron me te.
Shpirti ne atdhe e trupi neper bote.
Atdheu yne ka qelluar i holle e pakez kurriz dhe shpesh
rreshqasim prej tij. Ishte udhekryq, ku veshtire ngrihej shtepia.
Shume here u gjend ne gjirin e perandorive.
Sa here jane shembur perandorite, kane marre nga nje cope te
dheut tone.
Uh sa shume i kemi dhene botes, sa pak vetvetes!
Atje derdhemi si uje e perhumbim si rere.
Jemi kryelarte si Albanidet dhe s’e pranojme dot roberine.
Vetem malet kane ruajtur gjuhen e shqipeve.
Jemi nder popujt e rralle antike, qe ka mbijetuar historine.
Kemi nje gjuhe te lashte qe na ka dhene emer, por tash keqyrim
si ta shqyejme.
Ne zogjte e shqipes!
PAQJA
eshte fjale
latine per fashitjen, qetesine e harmonine. Pra, gjendje e
amullt, pa grindje e armiqesi sikur ne Mars. Paqja ka ngjyren e
bardhe qefin.
Adhuruesit e saj quhen paqedashes, paqesore e
paqeberes, sepse paqetohen mire ne ambalazh.
Qepen si rruaza te bardha, sepse nuk kane
fare rruaza te kuqe te gjakut.
Paqja gatuhet si
pogaçja, me miell, uje e zjarr.
Per paqen e
perjetshme kendohen rekuieme dhe thuren kurora dafine.
POLITIKA
Thone se politika
eshte art i se mundshmes .
Pra, ajo qe s’mund
te behet sot, lihet per neser.
Nese fjala politike
vjen nga gr. polis-qytet, atehere, si mund ta sunduakan
qytetin fshataret?
Mirepo, nese politikanet jane barinj te popullit, atehere ata
doemos duhet te jene fshatare.
Politika sot eshte
arti me universal. Me te mund te merret gjithkush, sidomos
kimistet, mjeket, matematikanet. Uh kimistet qe prodhojne plehra
kimike! Ih matematikanet e veprimeve algjebrike e figurave
gjeometrike! Uh mjeket qe s’mund ta drejtojne trupin e lere me
koken!
Politikanet jane si
polipet.
Nese politika qenkesh art, atehere ai eshte arti me i shemtuar.
Filozofi Karel Kosik ka thene:
Politika nuk eshte as art dhe as shkence, por loje per pushtet
dhe me pushtetin…Shume me teper ne te paraqiten vdekja,
fanatizmi dhe kalkulimet sesa humori dhe qeshja.
DEMOKRACIA
Demokracia na erdhi
me te gjitha te mirat: dashurine e lire, tregun e lire, jeten
e lire...
Mund te flasesh e
te pelcasesh, te vrasesh e te vetevrasesh lirisht.
Mirepo, serish mbi
demon shalon kracia. Toleranca eshte e demos,
sundimi i kracise. Shteti behet vete pushteti.
Pushtetin e pushtojne hipokritet, kodoshet e servilet.
Dinjitaret rralle vijne aty. Edhe kur vijne, hiqen shpejt.
Zor ta sundojne
veten, e lere me te tjeret.
LIDEReT DHE POPULLI
Populli ankohet ne
lideret pse i hane fjalet.
Lideret ankohen ne
popullin pse nuk eshte me i urte e me i bute.
Proverbi latin thote:
si populli, edhe lideret.
Lideret kane dale
nga loza e popullit.
Populli ua jep voten
dhe i mban ne kurriz.
Lideret jane barinj
me maska te popullit.
Lideret luajne me
popullin.
Por edhe populli
qesh me lideret.
Au, auhaaaaaaa!
TRYEZA E GJELBeR
Mendja dhe dora e
njeriut kane shpikur tryeza te ndryshme: tryeze buke, tryeze
pune, tryeze te rrumbullaket, trekendeshe, katerkendeshe…
Po, tryeza e
gjelber, ç’eshte kjo?
Aty behen lloj-lloj
sallatash: pambukore, jeshile, ruse… Aty grihen lakra, tranguj,
karota e patate, qe pastaj perzihen me vaj, uthull, kripe e
salce.
Ne tryezen e
gjelber behen pazarlleqet me te medha. Coha e gjelber nuk ua
vret syte diplomateve dhe ne fund mbulon te gjitha salltatat e
tyre.
Tryeza e gjelber
quhet ndryshe edhe tryeze e sallatave.
TRI OPSIONET
Para luftes shqiptaret kishin mbetur varur ne tri opcione
politike si ne tre litare.
Kur luajne sendet gjetke, do te luajme edhe ne,
-thoshin lideret.
Ato vetem neve po na prsnin!
Tri opcionet politike ishin bere si tri fatite mbi foshnjen qe
qante.
Vetem nuk dihej se cila do t’ia priste kerthizen.
MODUS VIVENDI
Njehere diplomati amerikan Riçard Holbruk qe pyetur ne nje
konference shtypi edhe per çeshtjen e Kosoves.
Ai pati deklaruar se per Kosoven parashihet nje zgjidhje
modus vivendi.
Partite tona simotra menjehere kishin shfletuar enciklopedite
dhe fjaloret e gjuheve te huaja.
Modus vivendi-
menyre jetese; kushte qe mundesojne, se paku perkohesisht,
marredhenie te drejta paqesore ndermjet dy paleve kundershtare.
Mrekulli!-
kishin brohoritur lideret tane duke ferkuar duart.
Modus vivendi, modus vivendi
qenka trus e mos luaj vendi!
LUCI
Njehere para luftes diplomati gjerman Martin Luci/Lutzzi/,
pas Bosnjes, kishte vizituar edhe Prishtinen. Gjate darkes
Gjergj Liberali e kishte pyetur si ne bese:
Allahile, zoteri, a jeni edhe Ju shqiptar?
Jo, jo, une jam gjerman, race ariane!- ia kishte pritur me habi
diplomati.
Mirepo, ne Gjakove ka plot Luca, zoteri. Ata ose kane ardhur me
gotet aty, ose kane ikur qe heret ne Gjermani.
Ne jemi aleate te moçem. Sa here keni humbur Ju, kemi humbur
edhe ne! Dikur me gjeneral Pikolominin, pastaj ne Luften e Pare
dhe te Dyte Boterore. Tash kemi mbledhur mend dhe do te fitojme
patjeter!
EUREKA
Njehere Gazmend
Pula i Helsinkit kishte bere nje ve, duke i kakarisur nje gazete
te huaj se zgjidhja e çeshtjes se Kosoves na qenkesh ne nje
konfederate jugosllave:
Sot kjo gje
konsiderohet si herezi, por ne nje menyre te qete te gjithe me
kete po pajtohen.
Pula, kendesi dhe
zogu nuk bejne assesi pa krushqi. Meraku i ha te jene aty ku
lidhet e pritet fati.
|