Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojrat
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

 

 KOSOVA LOVE CHAT 18 PLUS RRETH DASHNISE

(Autori eshte Profesor dhe librin e tij para botimit me mahi ka vendosur ta botoje kohe pas kohe ne AlbaNur. Deri ne botimin e librit Profesori do te mbetet ANONIM.)

 

 
 

Humor Politik "Mahitet Arkadia"

 

ANIMALE

 

GJENEALOGJIA

 

Sot ka rene teoria antropologjike e Darvinit per evolucionin e majmunit ne njeri. Ai thoshte se majmuni, duke kercyer neper dege pas bananeve, qenkesh rrezuar ne kokerr te shpines dhe iu paskesh drejtuar kurrizi. Me vone paskesh zbuluar nga ferkimi zjarrin, por iu kishte djegur leshi. Nga ky tmerr i madh, ai paskesh klithur ne kupe te qiellit.

 

 Orangutangut i paskesh rene bishti neper kaçuba, australopiteku paskesh gjuajtur bizone,  pitekantropi qenkesh ngritur ne te dyja kembet, neandertali paskesh folur, ndersa homo sapiensi paskesh vene gishtin ne koke.

Çfare dokrra te Darvinit! Qe nje milion vjet asnje majmun s’eshte bere njeri. As ne epoken e akullnajave, as ne epoken e gurit, as ne ate te metaleve! Madje asnje mace s’eshte bere tiger, asnje dhelper luan, asnje qen ujk. Te gjitha mbeten ashtu siç i kishte falur Zoti.

Njemend majmunet antropoide, si gorilla e shimpanzja, iu perngjajne shume njerezve, por ata dikur ishin skllever te ndjekur, qe kishin gjetur strehim neper pyjet tropikale.

 

 

Teoria me e re antropolgjike e quan homo sapiensin qenie hyjnore, nje mikrokozmos, ku jane shkrire te gjitha elementet e botes organike e inorganike.

Kur Adami e Eva kishin zbritur si meteorite ne Toke, paskeshin bere mekatin e pare, duke gicur mollen e arte. Nga ky tmerr kishin ikur bizonet, hijenat, mamuthet, rinoceronet ...

Me kot ata kishin kenduar rituale magjike. Kaini kishte vrare nje dite Abelin me fajin e Judes. Luciferi i kishte prire valles se demoneve. Barbaret kishin plaçkitur, vrare e djegur Kullen e Babilonit.

Per ta ruajtur kete qenie hyjnore nga te zezat e veta,  me pas ishin krijuar feja, politika, policia e ushtria. Madje shume principata, shtete, mbreteri e perandori. Kishin ndodhur shume kryqezata e luftera boterore.

Çudi e Zotit: per nje grigje dhensh mjaftojne vetem çobani dhe nje qen stani!

 

SHQIPONJA

 

Ah ky shpend i shenjte, simbol i diellit pagan, krenarise dhe lirise!

eshte mbretereshe e qiellit dhe nuk ha miza.

Ne fillim kishte dy gjarperinj anash si  roja. Ishte vetem me nje koke ne stemat e Pirro Molosit, Dhimitrit te Arbrit dhe te Dukagjineve.

Shqiponja u be me dy krere ne stemen e Kastrioteve, kur u bashkuan fiset

arberore.

Konstandini i Madh e beri kete shpend embleme te Bizantit.

Qekur ra Vija e Teodosit, shqiponja dykrenore, si dy koka gjarperinjsh, njera shikon nga lindja, ndersa tjetra nga perendimi. Atehere shqiptaret u gjenden anames: kokat iu shkuan anash, por trupi iu mbeti njesh.

Thone se shqiponja  ben vetem dy veze, qe nuk e durojne njera-tjetren.

 

QENIA MISTERIOZE

 

Nje te marte te mbrapshte shtrengata kishte hedhur ne Rrafshin e Kosoves

nje qenie misterioze.

Fshataret kishin mbetur pa mend nga qenia proteike: here dukej si kec, here si qengj, here si lepur e kale. Kishte qafen si gjarper e koken si tiger. Bishtin levizte perpjete, duke lepire me gjuhen e gjate. Vezullonte si ylber me drita e ngjyra.

Kur ia kishte behur policia, qenia kishte ikur nga bjeshka  si sorre e zeze.  As radaret nuk kishin mundur ta kapnin. 

Kjo eshte shkelje e integritetit territorial! - kishte murmuritur dikush me zemerim.

eshte qenie e mbinatyrshme, kuçeder a dinozaur!- kishte shtuar tjetri i shastisur.

 Shenje e keqe e kiametit. eshte mot i brishte, e marta e zeze, sepse eshte prishur njerezia!- kishte klithur magjistarja plake.

Mirazh, mirazh!- kishin thene shkencetaret e hoxhallaret.

Kameleon, kameleon, sepse u perngjante shume politikaneve!- kishin shperthyer femijet.

Qenia misterioze me vone kishte sjelle bresher.

 

GARA

 

Gomari kishte perururuar solemnisht karnavalin zgjedhor  ’04 neper sheshet e kryeqytetit. Gomari ishte stolisur me nje kollare deri te thundrat dhe mbante ne shpine nje pllakat Votoni per mua!

Kaloresit e kryqytetit ishin shastisur, por e kishin keshilluar me miradi:

Ne e dime se ti je i forte dhe çon barre te renda. Ne njemend mund ta  japim edhe voten, por vetem me nje kusht: te mos ngulesh kembe aq shume ne lloç dhe te mos u dalesh kuajve gjithhere perpara.  

Gomari kishte pallur nga gezimi.

Ky nuk ishte gomari i Babatasit.

LOPeT E ÇMENDURA

Gazetat tona shpesh alarmojne  rrezikun nga  lopet e çmendura! Deri tash shume gjedhe te importuara jane ngrene ne Kosove, por, per çudi, askush nuk eshte çmendur nga virusi BSE. Pasojat mund te duken me vone.

Njemend edhe lopet dine te çarten, te nderkryhen, sepse edhe ato kane tru, por se kane mend, kete askush s’e kishte besuar. 

Veterineret thone se Kosova nuk ka nevoje per import te lopeve te çmendura, pasi ka mjaft lope rrush me mend.

 

SORRAT

 

Ogur i keq. Tre police ne nje stacion te Prishtines ishin pergjakur ne koke

nga sorrat e nderkryera. Ato kishin pendla te zeza fute  dhe sqepin e gjate.                                                                                                                                                     

Çuditerisht, ato eukatnin mu ne koke dhe nuk trembeshin fare.

Nje police madje e kishin rrezuar pertoke.

Ne kete ndeshje policia kishte vrare me pushke ajrore dy sorra, ndersa

 e treta kishte ikur. Askush nuk i kishte ngacmuar sorrat, qe te

hakmerreshin me aq terbim. 

Sorrat e vrara jane derguar per obduksion. Hetimet vazhdojne.  

Policet iu kane nenshtruan trajtimit mjekesor me serum kunder terbimit.

Eh, mjere policet tane! Sulmohen edhe nga sorrat. I kane pare pa arme

 ose sorrat kane kujtuar se jane korba. Uniformat blu e kane fajin.

Sorrat çukasin vetem te vdekurit.

O, ato ishin sorra te Serbise!

KeRMILLI

 

E njihni kermillin? Ai del nga guaska e vet spirale vetem kur bie shi. Atehere leviz, i qet brirthit dhe perjarget. eshte butak me mish te bardhe, pa pike gjaku, shume i kerkuar ne tregun e jashtem. Kur ben mot i keq, ai mbyllet ne guaske dhe enderron shiun e barin.   

Kermillit ne Dardani i thone  pizhimuzh.

 

RRIQRA

 

Rriqra eshte nje kepushe parazite, qe ngjitet e s’hiqet nga lekura. eshte si

çamçakez, si rrodhe qe ngjitet per leshi.

Rriqra ta thith gjakun hiç pa e ndier dhe shkakton ethet hemorragjik mu si minjte.

Tani edhe rriqrat po na sulmojne ne dimrat e bute kur shumezohen si luzma. As sterpikja nuk i zhduk, sepse kane instinktin e vetembrojtjes duke u futur thelle ne dhe, mu si poltronet politike.

Zoti na shpetofte prej rriqrave!

 

BRESHKA

 

eshte nje zvarranik me kater kembe te shkurtra, mbuluar me nje samar shahu. Ecen ngadale, por sigurt, prandaj edhe jeton gjate ne toke e ne uje. Kur e sulmon dikush, futet kruspull ne guasken e vet. As breshri s’ka ç’i  ben. Samari i saj eshte si veturat e blinduara te polikaneve.

Breshkani ndjek gjithhere breshken? Kur i kercen, nxjerr koken dhe ben hehehe! Kujt i perngjan?!

 

 

 

 

DHELPRA

 

eshte nje shtaze grabitqare, qe ha sidomos pulat ne kotec. Ka lekure te hijshme per gezofa dhe bisht te gjate si biban.

Syte e saj te larem vezullojne naten. Njihet nder shtaze per dredhite e saja. Dhelpres i thone edhe skile, sepse ben shume hile.

Per njerezit tane rrufjane e hipokrite rendom thuhet se jane dinake si dhelpra, ose dhelpra te vjetra.

Kur njehere iu kishte kallur bishti dhelpres, kishte hungeritur

 ne kupe te qiellit:  u kall bota!

 

VIJA E KUQE

 

Mbreterit e shtazeve ia kishin terhequr disa here verejtjen derrit te eger te mos shkelte vijen e kuqe. Vija e kuqe eshte zjarr, rrezik jete!

Mirepo, derri si derri nje nate kishte shkelur pahiri vijen e kuqe dhe kishte shperthyer nje zjarr i madh. Qielli kishte marre flake te verdhe, toka te kuqe. Ishte rrezik te digjeshin yjet dhe toka te shembej ne det. 

Dhelpra i thoshte: hiqu, or pus, se te prishen! 

Mirepo, derri ishte kryethi. Nuk hiqej se nuk hiqej: deshironte te piqej ne prush!

 

DERRI DARDAN

 

Pas luftes malet tona kane reshur me derra te eger. S’ka kush t’i haje me: ujqit jane plakur, pushtuesi ka vdekur.

Fshataret ankohen se u bejne shume deme ne te lashta.

Ndoshta ky eshte vete derri i lashte dardan, qe na ka dhuruar perendia.

Thone se derri dardan e kane mishin e shijshem, meqe ushqehen vetem me rrenje e te lashta. Mirepo, deri sot ende nuk e ka kerkuar kush, sepse konsiderohet i shenjte.

Derri dardan dallon me nje kreshte te murrme ne koke, prandaj eshte shume kryeneç. Ka edhe nje huq derrçe: sulet gjylyt ne kundershtarin dhe nuk di te beje fare leqe.

Komuna me e pasur me kete resurs duhet ta marre embleme te vitalitetit, sepse dosa ben shume derrkuce.

Politikanet biznesmene do te pasuroheshin shpejt, duke hapur per eksport ferma te derrkuceve dardane .

Keshtu, dardha dhe derri do te beheshin shenja te qarta te identitetit dardan.

 

KARNAVALI

Edhe sivjet karnavalet tronditen boten me maska te shtazeve. Ishte nje orgji me nostalgji per prejardhjen njerezore.  Vetem  ne Australi ndodhi nje perjashtim. Njerezit i hoqen edhe rrobat e trupit dhe cipridan cullak protestuan kunder luftes . Ne kete sfidim se pari dolen burrat, pastaj u perzien edhe grate.                                                                                              Ishte ky karnavali i pare pa maska.                                                                           A do te ndodhe kjo edhe te ne, qe nje dite te protestohet cullak kunder politikaneve?!    

SIDA

Sida nuk eshte si sfida. eshte epidemi e epokes. Korr si murtaja dikur. Mos te hyfte virusi HIV se nuk ka bar. Ai sulmon qelizat e sistemit imun. Thone se ai hyn neper vrima te trupit dhe ka prejardhje nga majmuni.  Pra, te gjithe te keqijat nga majmuni.                                                           Ta nderrojme prejardhjen!

 

Per me teper Humor nga Humoristet Shqiptar, Kliko Ketu!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Mp3 Video Adelina Ismaili

Mp3 Video Meda Music

Mp3 Video Genta Ismaili

Mp3 Video Nora Istrefi

Mp3 Video Shpat Kasapi

Mp3 Video Zanfina Ismaili

Mp3 Video Bleona Qereti

Mp3 Video Elvana Gjata

Mp3 Video Ciljeta Xhilaga

Mp3 Video Ermal Fejzullahu

Mp3 Video Greta Koci

Mp3 Video Sinan Hoxha

Mp3 Video Kaltrina Selimi

Mp3 Video Dafina Zeqiri

Mp3 Video Poni Music

Mp3 Video Adem Ramadani

Mp3 Video Adrian Gaxha

Mp3 Video Blero Music

Mp3 Video Alban Skenderaj

Mp3 Video Agim Poshka

Mp3 Video Alma Bektashi

Mp3 Video Tuna Sejdiu

Mp3 Video Ardit Gjebrea

Mp3 Video Arta Bajrami

Mp3 Video Besa Krasniqi

Mp3 Video Big Mama

Mp3 Video Edona Llalloshi

Mp3 Video Group Elita 5

Mp3 Video Jehona Sopi

Mp3 Video Ismet Bogujevci

Mp3 Video Etno Engjujt

Mp3 Video Gresa Behluli

Mp3 Video Labinot Tahiri

Mp3 Video Ledi Vokshi

Mp3 Video Leonora Jakupi

Mp3 Video Leonora Poloska

Mp3 Video Mahmut Ferati

Mp3 Video Mentor Kurtishi

Mp3 Video Mihrie Braha

Mp3 Video Rezarta Shkurta

Mp3 Video Rovena Stefa

Mp3 Video Sabri Fejzullahu

Mp3 Video Shkurte Fejza

Mp3 Video Shyhrete Behluli

Mp3 Video Sinan Vllasaliu

Mp3 Video Soni Malaj

Mp3 Video Group Tingulli 3

Mp3 Video Rebel UnikKatili

Mp3 Video Milot Krasniqi

Mp3 Video Vesa Luma

Mp3 Video Violeta Kukaj

Mp3 Video Gjyste Vulaj

Mp3 Video Bertan Asllani

Mp3 Video Adelina Thaqi

Mp3 Video Adelina Tahiri

Mp3 Video Motrat Mustafa

Mp3 Video Ilir Shaqiri

Mp3 Video Korab Shaqiri

Mp3 Video Ylli Baka

Mp3 Video Duli Tallava

Mp3 Video Zyber Avdiu

Mp3 Video Murat Gjoniku

Mp3 Video Muharrem Ahmeti

Me teper muzik Ketu!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Albanians in Macedonia | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design | Chelsea Points

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster