Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojrat
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

 

 KOSOVA LOVE CHAT 18 PLUS RRETH DASHNISE

(Autori eshte Profesor dhe librin e tij para botimit me mahi ka vendosur ta botoje kohe pas kohe ne AlbaNur. Deri ne botimin e librit Profesori do te mbetet ANONIM.)

 

 
 

Humor Politik "Mahitet Arkadia"

 

MIQT E VJETER

 

BAKALLI Ne HAGe

 

Kaloresi i kuq Bakalli kishte dale si deshmitar ne Hage. Ai kishte

rrefyer se nuk ishte solidarizuar me ngjarjet historike ’81 ne Kosove, por as nuk kishte pranuar te quheshin kontrarevolucion.

Bakalli nuk kishte guxuar t’i bente as cik kryekriminelit te lidhur, nga frika se mund t’ia zbulonte marreveshjet e fshehta.

Edhe pse kishte rene nga pushteti i kuq, Bakalli kishte mbetur xhoker i vjeter i serbeve, duke vazhduar lojen pas kulisave. Kishte pranuar doren e zeze te Milosheviçit ne kontaktet sekrete.

Dora e zeze e kishte ledhatuar: Po, ti je yll, zoti Bakalli! Ne jemi krenuar me ju ne kohen tuaj!

Bakalli ishte kreshperuar, duke iu shtruar nje meze fenomenale, me mish derri.

Ai ishte krenuar me pozicionin e tij: Kosova te behet e pavarur ne kuader te nje konfederate me emer tjeter.

Ne darka e dreka dora e zeze e paskesh kercenuar me planin e tokes se djegur. Mirepo, Bakalli e paskesh trembur: Nese hyni ketu ne lufte, po ju them se bashkesia nderkombetare do te intervenoje…

Me pas kishte vazhduar bati batalli-çakalli e hamalli-tellalli per ta lene edhe nje here Kosoven ne batak.

Ne prill 1988 ishin formuar edhe grupet famoze G-15, pastaj G-6 dhe ne fund G-5... Dora e zeze kishte pese gishta!

Me 15 maj 1998, kur po digjej Kosova, Bakalli kishte rene me shpuren pesanetareshe ne preher te carit serb.

Kush ishin bishtat e tjere te Bakallit? 

Baton Leshkuqi ishte drugez e ketyre kontakteve sekrete.

Batoni luante shulevek. Eh, Batoni i batutave!

Per te gjitha keto marifete, mahmudia jone shkelqeu pas luftes, duke u zgjedhur edhe deputet.

Oh, çfare gafe: ky kalores i kuq e kishte vendin pikerisht ne Hage, si bashkepunetor i kryekriminelit serb, sepse u mundua ta fuste edhe nje here Kosoven ne batin e batakun sllav!

Bakalli si bokalli, ende bente bakallek. Mulliri bluan me çakalle.

Ajme bakllavaja ballkanike!

 

NGeRDHESHJA

 

Kur kishte shperthyer lufta ne Kosove, nje delegacion yni famoz  kishte  trokitur me 15 maj ne Beli Dvor te Dedinjes.

Nga ai takim vetem nje ngerdheshje histerike kishte mbuluar ekranet e botes.

Ngerdheshja kishte mbetur mister nje kohe te gjate, duke u komentuar ne menyra te ndryshme.

Dikush thoshte se delegacioni yne e kishte lutur sovranin serb te kursehej substanca e elites politike.

Tjetri shtonte se Milosheviçi ishte kercenuar: ndaleni terroristet se hyri NATO-ja ne Kosove!

Shakaxhinjte pohonin se ishin dehur nga uiski.

Ngerdheshja deftonte se te dyja palet ishin ndare te kenaqura:

Kosova te zgjidhej si çeshtje e brendshme e Serbise.

 

BIZNESI POLITIK

 

Biznesmeni Pacolli tregoi me goje te vet ne TV se çfare sakrificash paskesh bere per ta shpetuar Kosoven.

Ruset e kishin derguar ne Beligrad si ndermjetes. Ne dy ndenja gju me gju me carin serb kishin rene ne ujdi per nje takim te krereve politike te Kosoves ne hotel-Hajat te Beligradit.

Cari i paskesh premtuar hapjen e disa fakulteteve, madje edhe nje republike per Kosoven /nen Serbi/. Mjerisht, fteses nga Hajvalia i ishin pergjigjur vetem dy drugeza, qe edhe me pare ishin ne kontaktet sekrete. Tash biznesmeni politik habitet sesi Peseshja e famshme kishte shkuar me pas ne Dedinje, por nuk kishte pranuar te dilte ne Hajat!

Aksident i madh!  As ky Moj-zi nuk kishte mundur ta shpetonte Kosoven nga nderhyrja e NATO-s!

Çfare sherbimesh te tregtarit te diamanteve!

 

MISIONARI

 

Kolumnisti Shkelzen Maliqi paralajmeronte me kenaqesi ne prag te luftes se kishte ardhur fundi i lojes se opcioneve politike.

Ai bente thirrje te hapur per nje qasje realiste dhe rishqyrtim real te gjendjes: raportit te vertete te forcave e presioneve te huaja, qe çeshtja e Kosoves te kornizohej fillimisht me nje autonomi.

Misionari porosiste se kishte ardhur ora qe opinioni yne te pergatitej per kete realitet te ri, sepse ekzistonte frika se realizmi i parakohshem mund te ndikonte  ne perhapjen e defetizmit dhe te imobilizimit, perkatesisht te rebelimit.

Bah, krismat e prillit ne Kosove  kishin prishur formulat politike te ketij misionari kolumnist!

Ky misionar  kishte bere edhe nje vleresim lapidar te luftes ne Kosove:

Kjo ushtri nuk u krijua nga vete populli dhe instancat reprezentuese, qe e konsideronin veten legjitime… por u veteshpall ushtri e Kosoves nga grupet e vogla konspirative… Ne fakt, qe nga fillimi grupet guerile, qe numeronin disa qindra luftetare, kishin nje pretendim anticipues, per te cilin nuk kishin autorizime te popullit, qe te quhen Ushtri Çlirimtare e Kosoves.

Çfare aksidenti fatal! Kishin harruar te merrnin dore nga institucionet ne leter dhe nga misionari i Beligradit.

 

VLLASI AMBASADOR

 

Pas takimit te pare te Vjenes Vllasi kishte fluturuar per ne Vojvodine, si mysafir special ne nje akademi solemne.

Ai qau me lot fatin e keq te kaloresve te kuq: udheheqja kosovare dhe ajo e Vojvodines kane qene te parat qe jane goditur nga regjimi i Slobodan Milosheviçit ne vitin 1988.   

Pastaj beri veterrefimin pikellues per sakrificat per ta ruajtur perandorine sllave:

Bera ç’nuk bera! Bera spastrimin politik, vura perpara Titon e ndjere, lidha tre flamujt bashke, edhe yllin e qita nga Serbia. Bah, uje kishte hyre nen rrogoz dhe kishte rrenuan urat e vellazerim-bashkimit!

Me vone do t’i deklaroje me mallengjim TV serbe Palma plus:

Do te isha ambasadori me i mire i Republikes se Kosoves ne Beograd, sepse e njoh mire Serbine dhe popullin serb…

Pernjemend Kosova nuk mund te gjeje njeri me te denje per kete mision diplomatik. Vllasi ka jarani te moçme me serbet. eshte rritur me ta si pellumb i Tites.

Pra, vendin e ka pikerisht atje, andaj rri me nje kembe si keshilltar i kryeministrit .

Ajme miqte e vjeter serbe!

 

REKUIEM

 

Iku edhe shtergu i fundit komunist. Qeveria e percolli me nderime  te larta politike e ushtarake. Ithtaret e tij i bene homazhe, duke kujtuar me nostalgji kohen e arte te Titos. Ne ekrane Bakalli ne perqafim me Titon dhe ne shoqeri me gjeneralin serb Lubiçiç.

Vetem fjale miradie per te ndjerin- kane thene latinet e lashte.

U derdhen shume lot, ode, dafina e perla.

U quajt  njeri karizmatik, marthonomak politik, embleme, sharm i nje gjenerate, artist si Clark Gable... njeri i qejfev, i gotes  e duhanit.

Agim Çeku e pershendeti me lavdi: Bacen Mahmut e kane cilesuar mprehtesia intelektuale dhe veprimi politik...

Ulpiana Lama: Ai ishte Prometeu, i cili ruajti sekretet e Olimpit per popullin e vet.    

Pajazit Nushi: Ishte komunist, por jo dogmat... i ishte bashkuar aradhes çlirimtare te idealisteve te medhenj te lirise se Kosoves...

Ekrem Kryeziu: Ka qene vizionar qe ka levizur muret e roberise sone dhe i ka çare ato me Kushtetuten e vitit 1974...

Ramiz kelmendi: Njeri i rralle te cilin Kosova do ta kete mall per shume mote.

Veton Surroi: Mahmuti dhe gjenerata e tij mesuan artin e shtetberjes ne Beograd... Ata kishin deshiruar te shkolloheshin dhe e bene, kishin deshiruar autonomine dhe e bene...

Ekrem Murtezai e cilesoi me se miri:  njeri nder politikanet dhe bashkepunetoret me te dashur e te besueshem te Titos.

Ah keta Ekremat si karamelat!

Njemend kishte kush ta vajtonte  pariarkun komunist.

Me se shumti derdhen lot Nushi e Surroi.

Mahmuti ka lene shume pinjoj e miq qe kane kullotur ne livadhin e tij.

Ata e ringjallen si Krishtin per Pashke.

Ai ishte komunist i kalter, e jo i kuq.

Mahmuti ishte kalores i gares politike jugosllave...

Ishte vete demiurgu i autonomise se pushtimit, si  shkalla me e larte e lirise dhe e  subjektivitetit politik... nje shpikje kushtetuese qe i jepte Kosoves shtetin, por jo edhe emrin.

Ai arriti te krijoje nje embleme te re te shqiptarit kosovar,  ate te jugosllavizmit, si nje shenje e re identiteti.

Ah, ky asimilimi filluaka se pari ne shpirt, pastaj kaluaka ne koke per te perfunduar ne gjuhe!

Tito ishte simbol i jugosllavizmit, ndersa Mahmuti nje sindrom  i titizmit.

Uh, ai Tito Krimineli qe kishte vrare mbi 50 mije shqiptare pas Luftes se Dyte Boterore dhe kishte flakur mbi 420 mije te tjere ne Turqi!

Sa republikane shqiptare dergjeshin burgjeve ne kohen e Bakallit?

Ngjarjet ’81 ia kishin prishur vizionin politik Karamahmutit, vete teorine e integrimit jugosllav. Kur nuk kishte mundur ta ruante me nen pushtim Kosoven, kishte rene si kaskader.

Tito i pakesh thene ne trenin e kalter se nuk beson qe Mahmuti do ta prishe Jugosllavine!

Ai kishte hedhur hijen e zeze mbi ngjarjet historike se i paskesh organizuar dikush tjeter e jo vete shqiptaret.

Me vone ky kaskader behet kallauz i bisedimeve sekrete me Serbine  per Kosoven ne nje konfederate te re, duke i prire shpures ne perqafim me Milosheviçin ne Dedinje.

Ndjese paste ky kaskader!

Ne purgator do t’i laje te gjitha mekatet.

TMK-ja e percolli deri ne varr. Tanime ajo eshte specializuar per rituale mortore. Ah, te gjithe titistet i varrosi!

Rauf Dhomi ia dha lamtumiren e fundit:

Tani kemi per t’u ndare e kurre me s’kemi per t’u pare!

 

KUKUDHIADA

 

Menjehere pas Bakalliades, Kosova kishte perjetuar edhe manifestimin e dyte Fadiliada.

Shuku Fadil ishte ringjallur pas pese vjetesh me akademine Nje jete ne sherbim te atdheut.

Ne Teatrin Kombetar ishin tubuar gjithe ish-titistet: politikane, prokurore, gjykates, police, udbashe... Ata  pergjeroheshin se ishte ç’na ishte Lufta jone Nacionalçlirimtare dhe autonomia titiste!

Shoku Fadil ishte cilesuar strateg i Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare , por qe, mjerisht, kishte rene nen fashizmin jugosllav.

Kur ishte ngjitur ne maje te piramides jugosllave, ia paskesh lypur Titos republiken, por ai e paska ngushelluar: kjo gje do te ishte e veshtire, ngase do te shfaqeshin pengesa nga serbet, - kishte theksuar akademik Minir Dushi.

Eh, sikur Tito te rronte 100 vjet, republika  tashme do te shkelqente!

Mbi te gjitha, ne ate tubim shkelqenin  kokat e akademikeve tane.

Edhe Ramush Haradinaj kishte pershendetur me nje telegram me konsideratat me te larta per udheheqesin e Luftes Nacionalçlirimtare.

Betim e Hadi Shehu kishin deklamuar pjese nga veprat e komandantit.

Rauf Dhomi kishte kenduar marshin Dalengadale po vjen behari, neper fusha rritet bari...     

As qyteti i Gjakoves nuk i kishte mbetur borxh Birit te vet te madh.

Kishte shtruar tryezen Jemi ne shtepine tone, me te gjitha te mirat.

Enver Dajçi: Fadil Hoxha eshte pjese e historise shqiptare...

Pajazit Nushi: Kontributi i Hoxhes ka qene i posaçem ne luften kunder forcave konservatore e dogmatike... Per gjysme shekulli i eshte kundervene politikes dogmatike e staliniste te udheheqjes shqiptare...

Madje shume bukur, me armen pushtuese jugosllave!

Ah, ky Nushi si kalavesh rrushi!

Fatmir Fehmiu: Filozofia e Hoxhes ka qene vetevendosja dhe bashkimi i popullit shqiptar, por qe ne Kuvendin e Prizrenit kishte nenshkruar kapitullimin dhe bashkimin me Serbine.

Ne korin e burrave kishin kenduar edhe Ali Boletini, Xhafer Vokshi, Ymer Jaka, Isak Shema, Vehap Shita...

Muzeu i qytetit kishte hapur ekspoziten me shume fotografi nga lufta dhe paqja e Hoxhes.

Ne fund edhe Veton Surroi kishte vene kuroren e dafines mbi varrin e zotit Fadil.

Kete Fadiliade dikush e kishte quajtur, per dreq, kukudhiade!

Nje jete kushtuar pushtimit!

Ose çou i vdekur e ha mish te pjekur!

Ne nje kohe kur kishin vdekur edhe komunizmi, edhe autonomia e pushtimit.

Nje plak prishtinas rrefente se Hoxha kishte kercenuar me 1945, ne nje mitig para hotel-Unionit, te gjithe ata qe i paskeshin duart e pergjakura.

Ate nate kishin rene batarete e para ne Tauk-Bahçe, e cila ishte bere varreze masive, qe mallkonte vilen e Hoxhes perballe.

Kosoven e kishin riokupuar tri divizione sllave. Komandanti kishte marshuar drejt Sremit, ndersa Kosova ishte lare ne gjak deri ne Tivar. 

Perse ishte kursyer atehere shoku Fadil derisa iu kishin zhdukur gjithe shoket e tij me te mire?

Ai shoku Fadil qe kishte urdheruar te riburgosej Demaçi, sepse qenkesh i rrezikshem te qendronte ne liri!

Shoku Fadil qe kishte peshtyre ngjarjet historike ’81, duke e quajtur rinine shqipare pleh i Kosoves dhe duke ia treguar biren e miut per 300 qese, ne te cilen bire do te binte edhe vete me vone.

Po, ku jeni more historiane?!

Historia eshte e bemave, e jo e themeve.

Quo vadis Kosove!

As tri rryma politike nuk po mund ta krijojne Republiken.

Faljua Zot mekatet!-thone te mallkuarit.

Amen!

 

ÇMALLJA

 

Menjehere pas Takimit te pare te Vjenes, drugeza Baton Haxhiu kishte ftuar gazetaret serbe per ta vizituar Kosoven.

Batoni i priti ata me nje ndjenje keqardhjeje: fatkeqesisht, shumica e kolegeve serbe kane qene gojembyllur sa u perket zhvillimeve ne Kosove.

Halil Matoshi: Edhe pse isha peng, dua te fal per kete padrejtesi dhe nuk eshte e lehte te nderrohet kjo vetedije.

Astrit Salihu: Mafia shqiptare dhe ajo serbe funksionojne shkelqyeshem, por nuk eshte mire qe vetem ne keto nivele te kontaktojme.

Gazetaret serbe ishin mrekulluar me kete mikpritje ne Prishtine, madje edhe kamerieri iu kishte servuar kafe serbisht. Ata ishin penduar qe nuk kishin ardhur me heret.

Ne fund te vizites ata porositen: Te kaluaren duhet ta lini anash, duke hequr nje tulle nga muri ndares dhe te mendojme krejt ndryshe…Nuk mund te kerkojme falje per krimet serbe ne Kosove, sepse ne nuk jemi zedhenes te vrasesve serbe.   

Gazetaret serbe u priten edhe nga Thaçi e Haredinaj.

Hashimi iu uroi atyre çmallje me koleget ne Kosove, ndersa Ramushi ua trusi duhan te serte. 

 

 

NDeRMJET

 

Aktori Enver Petrovci ka mbetur keq, ndermjet Prishtines e Beogradit. Para bombardimeve te NATO-s kishte ikur nga Beogradi ne Prishtine, por pas luftes ia kishin zene banesen atje.

Aktori kishte vajtuar ne emisionin Katarza te Radio B-92:

eshte e vertete se banesa ma ka ndryshuar fatin, nga femijet qe e kane nderruar shkollen, me eshte dashur ta vazhdoj jeten ne nje menyre tjeter. Per t’u kthyer ne Beograd, kjo me siguri nuk varet prej meje. Menyra me e mire qe te kthehem do te ishte te me ofrohej ndonje rol ne teater…      Eh, rol me te mire s’ka se te jesh sot mes Prishtines e Beogradit!

Me heret Petrovci ka lozur bukur rolin e Car Lazarit. 

Bekim Fehmiu qendroi si Uliksi: nuk e braktisi fare Beogradin as para, as pas luftes!

 

ROKU

 

Dy net pati feste Tirana nen ritualin magjik te rokut.

Goran Bregoviç i Bjelo dugmes se dikurshme e kalli Tiranen me hitin e tij  Kalashnikov dhe Orkestren per martesa e funerale.

Bregoviç ne te bardha, me kepuce lekure gjarpri, ia thoshte me brandi ne dore.

Ai i dalldisi nja dy mije tiranas ne Pallatin e Kongreseve, kur preku pulsin e tyre me tingujt magjike di-di, da-da!

Publiku u shkri ne delir, sepse u shkrine edhe endrrat e tyre per idhullin e rokut. 

Edi Rama e shpalli Qytetar nderi, duke ia dhuruar Çelesin e arte te Tiranes. Akulli u shkri me muzike e politike.

Çfare mrekullie magjike e ritmit cigan di-di, da-da!

 

Per me teper Humor nga Humoristet Shqiptar, Kliko Ketu!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Mp3 Video Adelina Ismaili

Mp3 Video Meda Music

Mp3 Video Genta Ismaili

Mp3 Video Nora Istrefi

Mp3 Video Shpat Kasapi

Mp3 Video Zanfina Ismaili

Mp3 Video Bleona Qereti

Mp3 Video Elvana Gjata

Mp3 Video Ciljeta Xhilaga

Mp3 Video Ermal Fejzullahu

Mp3 Video Greta Koci

Mp3 Video Sinan Hoxha

Mp3 Video Kaltrina Selimi

Mp3 Video Dafina Zeqiri

Mp3 Video Poni Music

Mp3 Video Adem Ramadani

Mp3 Video Adrian Gaxha

Mp3 Video Blero Music

Mp3 Video Alban Skenderaj

Mp3 Video Agim Poshka

Mp3 Video Alma Bektashi

Mp3 Video Tuna Sejdiu

Mp3 Video Ardit Gjebrea

Mp3 Video Arta Bajrami

Mp3 Video Besa Krasniqi

Mp3 Video Big Mama

Mp3 Video Edona Llalloshi

Mp3 Video Group Elita 5

Mp3 Video Jehona Sopi

Mp3 Video Ismet Bogujevci

Mp3 Video Etno Engjujt

Mp3 Video Gresa Behluli

Mp3 Video Labinot Tahiri

Mp3 Video Ledi Vokshi

Mp3 Video Leonora Jakupi

Mp3 Video Leonora Poloska

Mp3 Video Mahmut Ferati

Mp3 Video Mentor Kurtishi

Mp3 Video Mihrie Braha

Mp3 Video Rezarta Shkurta

Mp3 Video Rovena Stefa

Mp3 Video Sabri Fejzullahu

Mp3 Video Shkurte Fejza

Mp3 Video Shyhrete Behluli

Mp3 Video Sinan Vllasaliu

Mp3 Video Soni Malaj

Mp3 Video Group Tingulli 3

Mp3 Video Rebel UnikKatili

Mp3 Video Milot Krasniqi

Mp3 Video Vesa Luma

Mp3 Video Violeta Kukaj

Mp3 Video Gjyste Vulaj

Mp3 Video Bertan Asllani

Mp3 Video Adelina Thaqi

Mp3 Video Adelina Tahiri

Mp3 Video Motrat Mustafa

Mp3 Video Ilir Shaqiri

Mp3 Video Korab Shaqiri

Mp3 Video Ylli Baka

Mp3 Video Duli Tallava

Mp3 Video Zyber Avdiu

Mp3 Video Murat Gjoniku

Mp3 Video Muharrem Ahmeti

Me teper muzik Ketu!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Albanians in Macedonia | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design | Chelsea Points

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster