Ne jemi populli me i pasur me lemenj.
Kemi leme burrash, leme grash, leme leshi,
leme drithi, leme drush, leme thish, kuajsh
e gomaresh, leme dreqerish, leme politik,
artistik...
Lemi i drithit ka nje strumbullar mbi duaj
te shtruar, ku kuajt lodrojne ne leme deri
ne hene.
Kur shijme mire lemin, shtrojme Darken e
lemes, si nje ritual magjik. Hame kallamoqa
te zier, fasule me groshe, kertolla me
patate, petulla ne uje, maze te zier, flia
me mbrume, çervish e kunguj dervish, pekmez
me dardha turshi, bibane, gica, keca,qengja
te pjekur...
Pime vere ilire me kunguj, pocerrka e vegsha,
tambel zogjsh, abramoz, tambelbore, kos te
kulluar…
Te gjitha keto jane specialitete dardane nga
serrat tona te specave, lakrave
patellgjanave e kastravecave. Jane nga
fermat tona te buallicave, berrave e derrave,
demave dardane, hamshoreve e pelave te
azdisura, deshve e cjepve, qe i ruan vetem
nje qen i madh sharri.
Ate nate zbret gjithe koha e arte ne tryezen
dardane.
Hapet qielli dhe populli kenaqetr duke
ngrene e duke pire ne ekran.
Shen Pjetri kendon psalmin per Darken e
lames, si nje yshtje magjike per Dhemetren.
Pastaj hedhim valle, i biem kavallit dhe
luajme kapuças.
Ne jemi aq te zotet, sa gjithhere shijme
lemin!
MOTI I RI ‘92
Ky Mot i Ri na solli shume risi. Mbi te
gjitha vezulluan e rraplluan saçet e
antenave satelitore.
Shqiptaret thane: te bashkohemi per dy ore,
ne mos pertoke, si zogjte ne qiell.
Tash shpallem Pavaresine e po presim Lirine.
Fort u gezua edhe Nene Hyria, beri qullin e
qiti flia.
Paqesoret humben durimin vetem ne nje pike:
dolen nga gjiri familjar per ta pritur Motin
e Ri fatbardhe.
I rane Rruges Paqesore te kryeqytetit,
lakuan Kurrizin dhe thyen Qafen ne Dore,
duke e mbushur spic nje nate, dy, tri …
Nuk i shihet fundi kesaj rruge. S’mund te
presim me. Jete eshte kjo.
Na mbuluan thinjat, rrudhat… Si e ka shkruar
zoti: i gjalli me te gjallet, i vdekuri me
te vdekurit, i pasuri me te pasurit, i
urituri me te uriturit, i burgosuri me te
burgosurit, i merguari me te merguarit…
Ra xhazi e pelciti gazi. Adelina kendoi
hitin Moj e mira neper therra, te prita, te
prita sa ke vera…
Keshtu deshmojme para botes se vertet jemi
popull i qyteteruar, qe di ta munde
pushtuesin ne menyre te kulturuar!
BEKIMI I ZOTIT
Prejse na pergezojne per festa presidentet e
partite politike me uraten Zoti i bekofte
shqiptaret ka filluar te shtohet mbaresia e
pjelloria.
Ne livadhe ka mbire bari e po rritet mullari.
Jemi bere komb vertet i bekuar. Na ka mbulur
hiri hyjnor, dashuria e urtesia, sa as
zogjte nuk tremben prej nesh.
eshte rritur harmonia dhe rralle e permall
vritemi mes vete.
Jemi rrenje e lashte, prandaj nuk na ka
humbur Zoti.
Sot kemi me shume parti se vete fiset ilire
dikur.
Kemi me shume princer me shpura sesa
keshtjella.
Kemi tri fe, qe i luten Zotit per ne.
Falna, zot mekatet!
Kurre nuk kemi qene me unike ne Atdheun e
ndare ne pese shtete.
Per hir te paqes e stabilitetit, flijojme
edhe sovranitetin.
Duke nderruar çatine, shembim edhe shtepine.
Bubullime te Shkambi i Kavajes!
Jemi zogj te shqipes, qe fluturojne lart e
larg.
Ne stinen kur duhet te bejme diçka, thyejme
qafen tjeterkah.
Mora rrugen per Janine...
Aq shume e duam Atdheun, sa per te leme
koken ne fund te botes.
Vetem kur dalim jashte, shkelqejme si yjet.
Atje kendojme O e bukura More!
Atje kerkojme lirine, vetevendosjen e
pavaresine.
Zoti na ndihmohte!
Ata qe na bejne bekimin, paçin edhe uraten
tone!
Zoti i i shelbofte!
SHQIPTAReT Ne EVROPe
Kur fyu era e demokracise dhe ra Muri i
Berlinit, shqiptaret klithen: Edhe ne si
gjithe Evropa!
Pastaj kenduan: Jemi popull paqesor, hyjme
ne Evrope me kalem ne dore!
Shqiptaret mesyne Evropen kush kembe, kush
me kale e gomar. Kaptuan male e
fusha dhe çane detin me gonome.
Eksporti yne me i madh u be gjindja e gjalle.
Nje here burrat, pastaj femijet e grate per
ta ngrohur Evropen plake.
DY GISHTAT
Gjate rezistences sone paqesore gjithe
veprimi politik ra ne dy gishta, si vejge e
hapur.
Kur na thyen gishtat, i futem ne goje.
Dikush ofshani thelle:
More, ne s’mund te fitonim me grushte, e
lere me tash me gishta. Me pare per dy
gishta fytyre e dy gishta vend jane bere
gjaqe. Keta dy gishta perpjete ma çojne
mallin e kembeve bige. Gishti vihet ne temth
dhe aty ku e ka vendin.
PeRRONI I KEQ
Kur ra ora policore, Surroi thoshte bini
kemboreve dhe rraplloni tepsite e kusite,
sepse keshtu do t’i trembim demonet e kalter
dhe do ta levizni oren e ndalur. Njemend ora
policore levizi, por ra nata e thelle e
pushtimit.
Me pas, Surroi shpiku mjete me radikale per
ta varrosur dhunen.
Diku gjeti nje tabut, ngarkoi ca gure e
cunga dhe parakaloi Rruges Paqesore te
kryeqytetit.
Te Perroni i Keq i dha lamtumiren e fundit
dhunes, duke e rrafshuar me nje buldozer.
Mjerisht, ate vere rane shira sixhim dhe u
çua Perroni i Keq, bashke me dhunen vampir.
Mirepo, rruga jone qumeshtore kishte zgjuar
admirim te larte ne bote dhe se nje dite do
te shperblehej patjeter.
Sigurisht, dy si grusht e nje si bisht.
MJEDISI
Ne Shtime kishte rene serish tifoja e
zorreve. Zorret gerryenin, gerhisnin e
grinin. Tash edhe minjte kercenonin me ethe.
Hajdar Shtimja u be pus dhe iu kercenua
kryeqytetit:
Na keni lene si zorren ne prush. Na kane
ardhur rropullite ne gryke. Ka shtere uje e
kemi rene ne fund te pusit. Tash na sulmojne
edhe minjte.
S’eshte Shtimja zorre qorre, ore, por
kerthize e Kosoves. Ketupari bien rruget per
Shkup e Shkoder.
Ta dini grure te kuq: Po ra Shtimja, ra
Tetova e Gjakova, ra Tropoja e Rugova!
Kryeqendra politike e mori rebelimin si
kercenim serioz te paqes. Mblodhi te gjitha
deget e nendeget e lisit dhe filloi delirjen
e puseve, pa u lagur fare.
Filluan edhe ligjeratat e para per mjedisin.
Ligjerues i pare ishte Ali Sadria:
Te pusi gjen vend gjithmone virusi.
Sot duhet te ruhet ekuilibri i drejte mes
botes bimore e shtazore. Te levizin lirshem
ajri, uji, njerezit e minjte. Minjte sikur e
kane prishur pakez baraspeshen, sepse
kercenojne me ethe.
Ligjerues i dyte ishte regjisori Fadil
Hysaj:
Mjedisi eshte pjesa me e holle e trupit. Aty
jane te vendosura organet qendrore. Mjedisi
duhet ruajtur mire e shtrenguar fort. Po u
thye mjedisi, prishet ekuilibri ekologjik.
Me ne fund, ne Shtime ishte vene ekuilibri
politiko-ekologjik me nje fontane, qe tash
rrjedh ne tri dete.
RELAKSIMI
Gjate luftes shume banore te kryeqytetit
baritnin dhiareve te Germise. Kur i pa nje
dite nje plak i Marecit u çudit se tepermi:
Ç’bejne keta, ore! Kullosin bagetine a
mbledhin kerpudha pas shiut?
Dikush i tha se bejne relaksim. Nga presioni
i madh iu ka kercyer gjaku.
Hajde more!-
ofshani plaku.
Mali na qenka bar gjaku!
Nese iu ka kercyer gjaku, le te dalin ne mal
si ata shoket. Edhe ata kishin te njejtin
hall, por tash iu qarkullon gjaku lirisht.
ehe, keta te kryeqytetit e paskan gjakun e
ulet!
JASHTeTOKeSOReT
Kur njesitet tona sulmonin postat e policise
serbe, mizeria jone tmerrohej: kjo eshte
dore e zgjatur e Serbise per te na masakruar!
Ata qe i kishin pare thoshin se ishin njerez
te gjate, me mjekra dhe me tesha lara-lara.
Nje djale kishte shtuar me ironi: sigurisht
keta jane jashtetokesore, nga Aferdita a
Marsi? Kane pare nga lart se ç’po ben Serbia
dhe po e ndeshkon. Zoti eshte i madh!
RAMe BUJA Ne RAMBUJE
Pasi mori nje lule ne balle, Rame Buja ra ne
Rambuje.
Fancezet u shastisen pernjeheresh.
O Zot, çfare koincidence!
A eshte e mundur te jete ngjallur gjenerali
i keshtjelles sone!
Po, po une jam vete Rame Buja.
Erdha nga fronti ta drejtoj Versajen.
MALLKIMI I GJAKUT
Pas zgjedhjeve te para te pasluftes,
kryeqyteti kishte gdhire me nje grafit te
madh ne asfalt:
Prishtine, zemra ime, haram te qofte gjaku
im!
Mizeria u habit: kush eshte kunder vullnetit
te popullit!
Shumica nuk e di ç’eshte lufta.
Dikush tha se eshte mallkim i gjakut.
Kush shkel mbi gjakun e vet, dite te bardha
nuk pret.
Fiton hiç me pak e hiç me shume se meriton.
Me shendet!
TRIMAT E YLBERIT
Ne Nentorin e madh qene mbledhur ne Grand-Prishtina
burrat e dheut per te kremtuar 600 vjet te
lindjes se kryetrimit te Arbrit.
Kishin folur me radhe akademike e shkrimtare,
bajraktare e gjuhetare dhe ne fund kishin
mbjelle nje bredh, duke e lare me lotet çurg.
Pastaj trimat e ylberit i kishin rene fup e
fyp nje viçi , duke shire darken e lames.
Gjergji ishte ngasheryer shume, por i
kishte shkuar pakez buza ne gaz:
Oh trimat e mi te uruar, sa te tmerrshem
qenkeni!
Une as kaq groshe nuk kam ngrene nje mot te
tere me gjithe ushtrine time.
Amen, ndaleni kengen e gjemen se m’i
lekundni eshtrat!
Po, ç’eshte ky himn kaq i bardhe? Une kete
kurre s’e paskesha degjuar!
Une bera ç’duhej bere per Arberine. Po, ju
ç’bete per Udhen e Arbrit?!
Lehte eshte ta kapercesh ylberin pas
breshrit.
Pa, ngjiteni nje here deri ne Prekaz e
faleni para Birit tim te madh!
Ah trimat e ylberit! |