|
ALKIMISTI
Alkimia eshte nder shkencat me
te vjetra, qe ka bere mrekullite e botes. Ajo ka shpikur gurin e
mrekullise, i cili i ka shnderruar gjithe sendet ne ar
e margaritare.
Akademik Nexhat Daci eshte nje
alkimist i famshem, qe ka marre shume medalje te arta per
zbulimet alkimike. Ai ka shpikur edhe shume formula te reja
magjike e politike. Çudi, si e ka harruar deri sot Nobeli!
Pas lojes 12-vjeçare cicmic me
Akademine e Shkencave dhe te Arteve te Kosoves, Daci kishte
kercyer tap-rrap nga pullazi i Akademise ne kulmin e Parlamentit
te Kosoves.
Daci eshte i lindur per alkimine
e bashkedyzimeve politike.
Ai di ta luaje mire lojen
Maca-mini!
KOALICIONI
Pas takimit koke me koke ne kabinetin e bardhe, kryeparlamentari
i kishte thene kryeministrit
Vetem Zoti mund ta prish koalicionin tone
qeveritar. Koalicioni i palekundshem do te kete edhe mbeshtetjen
te krijuesi meshirues dhe bamires Zoti, te cilit i falemi te
gjithe…
Kryeministri ishte lumturuar shume per kete
bajram te vogel.
Natyrisht, Zoti ka fuqi te madhe per
mbeshtetje dhe ndeshkim.
Mirepo, ne qofte se luan bisht Daci,
koaliconi mund te shembet dhe t’i zere se bashku dacin e macin.
Ne DET
Kryeparlamentari Daci kishte rene ne det mu Diten e veres, kur
detaret po ngrinin velat, ndersa kopshtaret kishin dale neper
ullishta. Daci ishte frymezuar shume nga deti, duke u bere edhe
poet metaforik:
Asnje ere nuk do ta pengoje anijen e Kosoves te arrije limanin e
saj.
Akademiku i kimise ishte bere edhe historian
i famshem:
Historia per te gjithe ne ishte e tille
çfare ishte dhe nuk mund ta nderrojme e as ta korrigjojme ate.
Edhe kryepari i Ulqinit ishte
ngazellyer shume :
Kosovaret jane te mirepritur
gjithmone ne Ulqin, i cili eshte i njohur per detin dhe ullinjte,
qe jane simbole te paqes.
Gjate drekes me peshk e vere te kuqe te dy lideret ishin marre
vesh per binjakezimin e Presheves dhe te Ulqinit, keto dy
bonjare tona qe mbeten ne Sllavi.
REBELIMI I PARe
Nje dite edhe Daci ishte
rebeluar si kacagjel ne UNMIK-un se po ia hante persheshin:
Disa departamente te UNMIK-ut
do te donin ndoshta qe edhe nje shekull te qendrojne ketu. Pse
ta leshojne ata Kosoven? Rrogat e tyre jane aq te larta çfare
nuk jane ne vendet e tyre… Ne kemi vajza te bukura, restorante
ndoshta me te mirat ne regjion.
Nje zonjushe jona ishte lenduar
shume, duke e quajtur Dacin hiç me pak se Narcis, si imitues
i zbete i Titos, me t’i veshur kostumet e bardha, apo prej
reklamuesi te zjarrte i “ United Colors of Benetton”, me t’i
veshur bluzat pembe, te verdha apo xhemperet fosfor
gjelber, e i ulur mbi mobiliet e bardha te lekures…
Bota e kishte komentuar kete fenomen si
kompleks frojdian.
MAHIA
Nje dite UNMIK-u pergenjeshtroi Dacin se
Holkeri paska dhene pelqimin per nderrimin e Kornizes
kushtetuese.
Kane mundur t’i thone pakez me
bute: pse po mahitesh, baci Dac!
Nje here tjeter Daci ishte zene
gafil:
Ne Vjene do te shkojme o te gjithe bashke, o hiç.
Mirepo, Daci e kishte luajtur bishtin dhe ishte bere Dyshi.
Surroi kishte thene se Daci tash nuk shet tenxhere Zepter,por
mjegull!
Uh, yh, çfare rrene!
Daci nuk e kishte zier mire
rrenen ne Zepter.
LIGJeRATA
Perdite e me shume Dacit po i
hyn vetja ne qejf. Çdo mengjes keqyret ne pasqyre, lemon
frizuren gri e merr poza si te shkelqeje me bukur ne sallen
ovale.
Ngrefoset e kapardiset, vardiset
e kreshperohet kacagjelthi:
Daci ka teper shume shkolle.
Daci ka teper shume medalje akademike, jo vetem te brendshme,
por edhe te jashtme. Çdo fjale e Dacit eshte platforme, eshte
program …Une diskutoj per rezultatin vetem pasi ta shoh ate. Une
sendet i perceptoj me milimeter. Jam shkencetar ne institucione.
Une vazhdimisht eci shume
ngadale, por as nuk stagnoj e as nuk terhiqem prapa. Kur them se
jam i pagabueshem, e bej me qellim, sepse dua t’i provokoj
proceset.
Une e di saktesisht kur duhet
te veproj. Nuk jam as mendjemadh, as i kompleksuar. Do te
vazhdoje ne kete menyre, sepse keshtu do te mbahem mend me gjate.
Tash jam Dyshi, por neser mund te behem Njeshi i Kosoves.
Naten e Vitit te Ri 2001 vete Hakerupi eshte kthyer te
pershendetet me ne dhe me ka ofruar vendin e presidentit te
Kosoves, ne pranine edhe te vete Presidentit aktual.
Gazetaret e disa analiste nuk mund te me mbajne leksione.Koka
ime vlen me shume se nje tender.
Heu, une Dac Baci, mbret i minjve e maceve!
Ehe-he, he-he, hi-hi!
Une alkimisti Zepter, qe prarova
guralecet magjike!
LABORATORI
Pas deklarates se Solanes se
disa njerez te partive politike qendronin pas protestave te
marsit, Daci kishte deklaruar ne Prizren :
Une jam shkencetar dhe pa
pasur analizat laboratorike nuk mund te them asgje lidhur me
kete deklarate.
Ndersa duke u kthyer u garantoi
shtimjaneve:
Anija e quajtur Kosove, me
gjithe valet qe nuk i jane dashur, lundron kah limani i saj i
sigurt qe quhet pavaresi...
Shtimjanet u gezuan shume dhe shkuan t’i
presin biletat e para per ne det.
PLAFI
Gjate perurimit te salles ovale
te Kuvendit, Daci qe perbetuar:
Institucionet e Kosoves nuk
jane te gatshme ta fshijne historine shqiptare ne Kosove dhe nuk
jemi te gatshem te bejme inzhinierig me kulturen e traditen tone,
e cila eshte pranuar edhe nderkombetarisht.
Mirepo, Daci luajti bisht menjehere pas
takimit me Solanen e Patenin, duke mbuluar me plaf muralet
historike te Kuvendit.
Menjehere edhe Qosja kishte hedhur hijen e
dyshimit:
Kush mund t’i siguroje qytetaret e Kosoves
se nje njeri i tille, per te shpetuar veten ne kiç-karrigen ne
te cilen humbet kur ulet, nuk do te mbulonte neser me suva, me
pelhure a me ngjyre te zeze edhe pavaresine e Kosoves!?
Daci luhatej ende ne karrigen e larte,
praruar krejt me ar.
Ne BREZARE
Ne pike te dimrit Daci kishte
dale ne Brezare per ta peruruar vilen e tenderit. E kishte bere
sefte me pritjen e ambasadoreve greke e italiane ne Beligrad.
Daci ishte veshur sport. Salloni
ishte i bardhe si bora, ndersa Daci vezullonte si veze e
argjendte.
Atmosfera ishte e kendshme,
meqe pikepamjet e tyre puthiteteshin si pellumbat ne bore.
PROFECIA
Mot i Ri kishte ardhur plot hijeshi. Te
gjitha institucionet, ministrite e partite kishin organizuar
pritje per gazetaret, duke reklamuar bemat e tyre politike.
Gazetaret ishin kenaqur duke ngrene, duke pire e duke qeshur.
Vetem Daci kishte bere nje
rreshqitje. Kishe kercyer gardhin per te rene ne Bashkesine
Islame, duke harruar se nuk ishte as ramazan, as Bajram!
Aty kishte mbajtur nje ders
politik:
Ne i kemi permbushur
standardet me mire se 50 per qind e dynjase.
Ne kemi nje sistem te mire
koalicioni, qe do te mund te merrte vendime kompetente per
çeshtje fundamentale dhe frikesohem se kete nuk do ta kemi pas
zgjedhjeve te ardhshme.
Mendoj se keto zgjedhje do ta
sjellin Serbine ne kufijte qe meriton. eshte vazhdimesi e asaj
politike qe i ka reduktuar mjaft kufijte e Serbise, e shpresoj
se do te kene fat te çlirohen edhe Vojvodina dhe Novi Pazari.
Ajme, çfare profecie alkimike!
VIP-BIP
Kronikat shkruajne se Daci ka blere veturen superluluksoze
Ford excursion VIP 2005,
me çmim te liruar ne treg 236.500 euro.
Sikur te peshoheshin eurot ne
njeren ane dhe Daci kembe e krye ne anen tjeter, te parat do
t’ia merrnin anen.
Kronikat thone se makina eshte e
blinduar ne nivelin me te larte te standardeve nderkombetare .
Ky mall eshte blere per nevojat
fiziologjike dhe per arsye te sigurise emergjente te
kryetarit te Kuvendit, per ta ruajtur nga breshri kete
ekzemplar te rralle ne bote.
Sot per sot kjo eshte mburoja me e sigurt per ithen e Dacit dhe
per ekskursionet e tij deri ne vilen e tenderit ne Brezare.
Thone se Daci ka nisur edhe
Qendren Protokollare ne Germi, me vlere 3.303.665 euro. Kjo
qender madheshtore do ta hijeshoje tere hapesiren e blerte te
Kosoves dhe do te sherbeje per relaksim te deputeteve ne oret e
lira. Aty do te luhet loja maca-mini.
Daci ka veshur edhe tere
Parlamentin me pasqyra, per te pare me bukur veten duke ardhur
me Ford excursion VIP 2005.
Daci dredh mustaqet:
Luaja Dac,luaja! VIP-BIP!
DEMONSTRATA
Tere Ternoci eshte
çuar ne kembe dhe kerkon me ngulm Birin e vet te madh. eshte
hedhur ne demonstrata te fuqishme, ndersa disa pleq me radikale
kane shpallur greve urie deri ne vdekje.
Oh Zot, e kerkojne me
qiri e me pishe, gjalle a vdekur:
Daci eshte Biri
yne. Ketu ka luajtur se pari guralece, fuzash e guxhas.
Ah, mesuesi yne i
pare i katundit! Te kerkojne malet e varret, o Dac! Edhe macet
mjaullijne.
Qysh more Dac na
ktheve shpinen, vera t’u befte dimen!
Ti Kosoven e
çlirove, po Ternocin e harrove.
Dil nje here ne
Ternoc, qysh na le keshtu ne lloç!
Ti mrekullia
hyjnore. Alkimisti i famshem! Ah, P. Kyri yne! Ave Maria Kyri!
Oh Justiniani yne nga Tauresi!
Thone se je bere
poet magjik: me kryet e Platonit, zerin e Orfeut dhe gjuhen e
Ciceronit.
Mjaft shkelqeve
neper bote. Kujto nje here Çajupin:
Mjaft punove per te
tjere,
o fat-keq
Kujto vende tek ke
lere
dhe tek heq.
Hajde Dac, more
shoq, hipi Fordit dil ne Ternoc!
Merre, merre
Akademine, se mu ketu e ka seline.
Hajde Dac ne
Ternoc, te bajme te parin ne Bujanoc.
More Dac, moj
Bukuri, lum Ternoci qe te ka Ty!
Ç’po kendon gjithe ky
njeri: edhe ketu zien Zepteri.
Ty te pret, Dac,
Nobeli!
THEQAFJA
Daci theu qafen ne pike te rrafshit. I erdhi
si rrufeja per se kthjelleti kur ishte ne delirin e viles se
tenderit ne Brezare. Dikush tha se ishte rrokullisur nga Ford
excursion VIP 2005. Aksident politik!
Partia i kishte dhene ultimatum me doreheqje.
Daci ishte ngujuar atje dhe nuk dorezohej per se gjalli. Dy
keshilltaret i rrinin te koka. Ia rrefenin te gjitha dhiaret
politike. Ramush Tahiri qiste zjarr prej goje e sysh.
Daci sodiste zjarrin e oxhakut duke medituar:
Eh, politika
qenka si zjarri: te pjek, po edhe te djeg. Zjarri i brendshem
qenka me pervelues se zjarri ne laborator. Ah, ky zjarri,
pastrues i botes! Çfare ta beka i yti, s’mund ta bekan te
tjeret. Si, ore, kryeziu ta mund kryebardhin! Mua alkimistin qe
bera guralecet margaritare!
Zineta ia ferkon ballin me uje te akullt.
Shendoshe kryet, njeri! Te kam thene mos u
ngrefos si kacagjel. Sa deputeteve ua ngulfate
fjalen! Ani deshe te beheshe edhe President!
Ku eshte alkimia jote magjike?Politika
shkon e vjen. Rrofte Zepteri e tenderi!
Bota u shastis:
Daci rreshqiti si thiu ne akull.Narcisi beri vetevrasje ne
pasqyre. Renie kryengulthi. Vdekje e rende politike. Kur bie nje
here, nuk ngrihesh me dot.
Parlamentit i ka
rene hije e keqe. Macet mjaullijne e minjte ciasin.
Ka vdekur mbreti i
tyre. Ata kane shpallur shtate dite zie.
Ndjese paste Alkimisti i famshem!
|