Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojrat
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

 

 KOSOVA LOVE CHAT 18 PLUS RRETH DASHNISE

(Autori eshte Profesor dhe librin e tij para botimit me mahi ka vendosur ta botoje kohe pas kohe ne AlbaNur. Deri ne botimin e librit Profesori do te mbetet ANONIM.)

 

 
 

Humor Politik "Mahitet Arkadia"

 

PRIMADONAT

 

Primadonave te demokracise Edi-Edita, pasi kishin gjezdisur e bezdisur Evrope e Amerike, iu kujtua te shkelnin edhe Lindjen e Larget.  Atje, si  vend me te madh, kishin piketuar Kinen, ndersa si forme me te mire per te xigluar opinionin kishin zgjedhur  artin e endjes.

 

Ne aeroplan kishin ngarkuar tere almiset: vegje, drugeza, çikrike, boshte, shtiza… Kishin marre edhe nje thes me lemshe leshi.   

Atje ishin pritur nga zonja Lebisi dhe zonjusha Micizi.

Ne sheshin Tienanmen kishin ngrehur avlemendin, duke demonstruar tere artin e endjes. Ne fund kishte shkelqyer nje shall magjik.

Kinezet ishin magjepsur nga vezullima:

Ç’eshte ky shall laraman?

Ky eshte shalli dardan.

Po, ne cilin pike te globit jane dardanet?

Mu midis botes!- kishin shperthyer ato pernjeheresh

Po, ne cilin kontienent?

Ne Evrope!- klithen ato me habi.

Atje ne njohim vetem Albanine. Kemi pasur miqesi te gjate  proletare.

Eh, eh, mu aty prane! Ata jane albane e ne dardane.

eshte qytet a shtet Dardania?

Qytet qe po behet shtet!

Mrekulli!- pohuan ato.

Mbasi po ditkeni  te endni kaq bukur, ta bejme nje shulevek: ne mendafshin e ju drugezat. Tash mendafshi eshte ne mode, leshi  ka rene  ne treg.

E dini se Rruga e Mendafshit fillon nga ne? Do ta endim shallin me te gjate te paqes, nga Muri Kinez deri ne Damastion te Dardanise. Neper kete shall do te levize si drita krimbi yne i bardhe. Me ate shall do ta lidhim globin per ta mbrojtur nga ndeshja me planetet e tjera.

Ashtu qofte!- u perqafuan ato te ngazellyera.

 

 

MERITA PRESIDENTE

 

Nje dite dimri, kur s’ishte as fushate e zgjedhjeve, kryeqyteti kishte  gdhire me nje pllakat te çuditshem, me moton Voto Merita Harxhin-Kocin per Kryetare te Kosoves.  Ne fund edhe adresa: Partia e Artit Bashkekohor.

Megjithese Merita ende nuk eshte bere kryetare e Kosoves,  me kete punim ajo mori  pjese ne ekspoziten Non stop Madrid ’03, ne mesin e 60 artisteve nga mbare bota. 

Sigurisht, Merita do te shperblehet ne kete ekspozite te komunikimit artistik, sepse punimi i saj ishte mjaft sfidues.

Vertet Merita meriton te  behet kryetare e Kosoves, pasi deri tash burrat nuk bene gje.

 

SFIDA

Grate kane marre haz ne karnavalin zgjedhor :

Kaqusha si kanjusha, Edita si Margarita, Lemja si kaprica.

Lideret kane vene maskat dhe jane bere engjej.

Leme Liberalja sfidon me buzeqeshje magjike lideret ne duel: ne daçin veç e veç ne daçin se bashku. Lemja e sistemit fiskal.                                    

Luaja Leme, luaja!

 

AMAZONA

 

Zonjusha Meli quhet sot edhe Zonje e hekurt, sepse eshte nje amazone qe i rrezon te gjitha grate.

Tri here radhazi eshte zgjedhur me aklamacion kryetare e grave  te  partise.

Tani ajo mban tri funksione politike: ministre, deputete, kryetare e grave. eshte energjike dhe e pazevenesueshme, me karizme te veçante politike. Nga admirimi i madhe shume njerez e quajne edhe Baci Mel!

 

MANDELA

 

Mandela yne ishte lumturuar shume me privilegjin, qe ishte i vetmi burre ne Kuvendin e gruas se shquar shqiptare ne Shkup. Ishte ftuar nga vete zonja e madhe Nermin Vlora- Falaschi.

Ai ua kishte dhene hakun grave:

Ato edhe biologjikisht jane me te forta se burrat, se edhe intelektualisht qendrojne shume lart dhe i kane rritur vlerat e kombit te tyre.              

Dhe kishte inkurajuar grate kunder burrecave:                                        

Ajo duhet te sulet  mbi keta burra qe zene karriget…                      

Mandela yne kishte pranuar realitetin:                                                    

Nese grate do te qendronin me lart se kandidaturat burra, dhe qe sigurisht qendrojne me lart, une  do t’i kisha te gjitha ministrat gra!

Amen!

 

SHeN VALENTINI

 

Shen Valentini eshte Dita e te dashuruarve. eshte ky nje ritual pagan per hir te atij shenjti. Ai ishte nje prift heretik romak, qe kishte shkelur urdhrin e mbretit Klaudi kunder ritit te marteses se ushtareve. Herezine e kishte paguar me koke, por populli e kishte bere shenjtor.

Diten e Shen Valentinit fillon gjallerimi pranveror. Edhe zogjte bejne dashuri, ndersa lulet e puthjet mbulojne boten.

Ndjese paste ky shenjt, qe u flijua per dashurine njerezore!

Shume njerez jane lauruar me Çmimin e Shen Valentinit, sepse ishin dashnore te perjetshem!

 

VERA

 

Perpara burrat dhe djemte tane beheshin donzhuane neper vendet motra socialiste. Tani u rrotullua bota dhe erdhi te ne me te gjitha ngjyrat.

Edhe vajzave e grave tona u erdhi dita.

Nje here vjen vera kah dera!

Tani beme shume miq te rinj.

Shtajneri na fshiu Bukurine dhe iku ne Gjeneve.

Mos na lente Zoti pa miq!

As ne kete bote s’mbetet borxh pa u kthyer.

 

 

KeRTHIZA

 

Kerthiza tash eshte ne mode. Ajo shenjon si pulle mesin e trupit.

Edhe vajzat tona e nxjerrin jashte si lule kur kerthndezen. 

Mire e kane, se kerthiza eshte epiqender e mikrokozmosit, qe kerkon lidhje me makrokozmosin.

 

LESHVERDHAT

 

Gjeneologet paralajmerojne se brenda dy shekujsh mund te zhduket raca e leshverdheve. Kete fenomen natyror ata e shpjegojne me ndryshimin e gjenit te tyre, sepse njeriu po veçohet gjithnje e me shume nga drita dhe kalteria. 

eshte shenje e keqe per kiametin, terrin e botes.                                                      Obobo per gjenin ilir!                                                                                  

Oburrani ne det! Aty eshte drita e arte dhe kalteria.

Ah Syri i Kalter i Sarandes!

 

Per me teper Humor nga Humoristet Shqiptar, Kliko Ketu!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Albanians in Macedonia | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design | Chelsea Points

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster