|
TEATRI PLURALIST
Mos pandehni se ky
eshte teatri
Dodona
i orakujve antike.
Jo, jo, ky eshte
teatri tragjikomik i partive tona.
Uha, jane shumuar
si grigjet! Disa pollen binjak, disa trenjak e disa edhe
pesenjak.
Sugaresha Liberale
polli dy qengja, qe te dyte bashke bejne sa nje dash.
Disa parti luajne
lojen e srucit, te tjerat mbyllasyzash.
Partite e medha
jane bere harakiri i paqes: gjezdisin e bezdisin, urojne e
vajtojne…
Te voglat luajne ne
litar, zar e kumar, fuzash e guxhas.
Kur s’u vete huqi,
u del duqi. Krekosen e xhindosen, perlahen e perleshen si
femijet. Kerkojne doreheqje e therrasin kongrese. Hakerrohen per
pushtet: s’ka rendesi ne liri a roberi!
Yha, nuk ka aq
parti sa ka lidere!
Ndeshjet jane loje
e perditshme.
Tani pritet te
shpallet Kampionati i partive politike.
Spektatore:
alemi e polemi!
Te DY PRESIDENTeT
Kombi shqiptar
kurre s’ka qen me i forte. Te gjitha kombet kane nga nje
president. Ne i beme dy, te bejne sa Nje. Na u duk pak t’i
quajme kryetar, se kryetar beri çdo mehalle.
Presidentet tane
bejne palle: njeri ne kale, tjetri ne gomar; njeri me kavall,
tjetri me shall. Kur bie kavalli, ferferin shalli. Ah, sa na
merr malli!
Presidentet tane
ngrene dolli: njeri per paqe, tjetri per demokraci.
Kur te lulezojne
paqja e demokracia, do te behet Shqiperia.
Shqiperi e lume
me dy vilajete e tri pashalleqe.
Shqiperi e
dashur, trupin ne Evrope, koken neper bote.
RROKOTELI
Per Fatos Nanon
socialistet thoshin se eshte rrokotel jo vetem ne politike, por
edhe ne dashuri. U martua per se dyti, tash me Xhoanen e bukur,
si ka ditur ta fale zoti! Bekimin ia dha Janullatosi. Dasmen e
beri ne villen e Zogut, ndersa dhenderine ne ate te Enverit.
Sala nuk i shkoi ne
dasme, sepse nuk e leshoi Liria.
Grate bene protesta
te rrepta, duke thene se kjo eshte shkelje e moralit socialist.
Ai ka çelur rruge
te keqe, duke ngrehur kemben zhag. Tash edhe burrat tane do te
kerkojne te martohen!
Mirepo, Faosi i
Nanes u pergjigjet me qesendi, mu si gege:
Burri eshte per
shtate gra!
Keshtu e ka
demokracia. Pozita e re kerkon edhe shtepi e nuse te re.
KUVENDI I BERISHeS
Ne Majen e Berishes
qene mblidhur me 1997 kreret e fisit te dy Berishave. Çeshtje
ishte plisi i fisit.
Berisha e kuqe :
Ky fare Sala na shtremberoi plisin. Fort po i shan te vdekurit.
Edhe labet po i quan greker. Na futi ne bela me fisin Kuq.
Berisha e bardhe:
As i sojit tone s’eshte. Ne nuk grindemi ashtu.
Po bertet si ne
male. Ne nuk kemi fjale te medha: ose falim, ose vrasim!
Berisha e kuqe:
More, ia mori fytyren Nak Berishes…E shembi Shqiperine ne det.
Berisha e bardhe:
More e shkeli fisin e plisin e na la ne Serbi!
Ne fund te dy
Berishat u pajtuan t’i çojne fjale:
O mbaje mire
plisin, o ne te leçisim pergjithmone!
REBELIMI
Ne valen e
korrje-shirjeve para luftes kishte rene nje haber si bresher:
Partia Fshatare
dha doreheqje te parevokueshme nga skena plurale!
Fshataret qene
hidheruar keq dhe ngriten krye:
Ku jane shteti,
bereqeti e selameti?
Boll me me
deklarata, urata e kungata!
Na ka ardhur
shpirti ne gryke.
Durim-durim!-pelcet burri e guri ne kete vape.
Kryeqyteti u
shastis: mbeti gruri ne ara, do te mbesim pa buke!
More, ky Hifzi
Demografi nuk mundi t’i lidhe fshataret. Tash do t’i degdise
neper bote.
Partia Fshatare na
doli shterpe, kur partite e tjera pollen edhe binjak. Ç’marrin
vesh fshataret ne politike. Ata s’dine si sillet rrota, e lere
me bota!
Sa te kete paqe,
do te kete edhe pogaçe. Rrofshin e qofshin deget e nendeget tona
neper bote!-
brohoriten ne Lidhjen e Paqes.
MORATORIUMI
Njehere gjate
pushimeve verore liderja socialdemokrate Luljeta Pula kishte
trazuar gjithe skenen plurale. Ajo kerkonte me ngulm
moratorium te pergjithshem te te gjitha subjekteve politike.
Arsyeja ishte e
thjeshte: institucionet ne leter!
Çfare
moratoriumi, ore!-
bertiten lideret politike.
Ne jemi ne
moratorium te perhershem, vere e dimer.
Kush ta krijoje
politiken?-
tha Gjergj Dedaj.
Kush ta beje
opoziten?-
shtoi Rexhep Abdullahu.
Kush ta vizitoje
Evropen, Ameriken?-
klithi zonjusha Edite.
Mbase zonja Lule
e ka per shkak te vapes-
peshperiti dikush me ironi.
Jo, jo, s’eshte ajo fije. Zonja Pula rrah
gjetke: deshiron ta prishe status kvone!
-vleresoi institucioni ne leter.
Zonja Lule eshte si
Teuta.
ZORRA QORRE
Ku kishte pelcitur
zorra qorre e Prosperitetit ne Tetove, kirurgu i ri Menduh Thaçi
kishte nxjerre shpejt briskun dhe e kishte prere ne kongres.
Ishte rrezik vdekjeje!
Mirepo, zorra qorre
e Alitit kishte kercyer nga brisku dhe kiste rene ne zorren e
trashe te Kiros.
Mysafiret Ali Aliu
dhe zonjusha Edite kishin mbetur pa mend: more, po kjo s’eshte
demokratike!
Pastaj te madhe
kishte bertitur gazetari Ramush Rrushi:
Ne Tetove, haj
medet, Prosperitetin çka na gjet!
Dy parti me nje
emer, njera mashkull, tjetra femer!
AMBASADORI
FUQIPLOTe
Menjehere pas
kumtit te bardhe se Dominioni i Melshizedekut kishte njohur
pavaresine e Dardanise, dr.Lush Gushi ishte emeruar
ambasador i pare fuqiplote. Porsa kishte marre kredencialet me
myhyr te dyllosur, kishte zene avionin e pare.
Pas odisese se gjate,
nje vjeshte te vone kishte zbarkuar ne vendin e premtuar. Ishte
nje ishull i vetmuar ne Paqesor, vetem me nje manastir te
braktisur. Perpara i kishte dale nje murgeshe, e cila po
kulloste nje tufe dhensh. Ambasadori kishte nxjerre menjehere
faksin ne dore. Nikoqirja ia kishte pritur me keqardhje:
Mjerisht, pronari i ishullit qendron ketu vetem veres. Seline
e ka ne San- Francisko, por rri here ne Havai, here ne
Honolulu.
Ambasadorit iu
kishte dukur vehtja nder lule, por ishte kembengules ta kerkonte
edhe atje. Hartat tregonin dy qytete ne pika krejt te kunderta
te globit.
Takimi i
pare ne Honolulu e Havai ishin plazhet e nudisteve.
Ambasadori ishte magjepsur nga njerezit cipridan cullake.
Çfare anatomie antropologjike! –kishte
klithur me habi. Obobo, as
atje s’e njihte kush Njeriun misterioz!
Si ta njihnin kur
s’kishin kurrfare shenje identiteti?!
Kot bariste plazhet me faks ne dore. Tek po permbyteshin te
gjitha shpresat, jahta e tij ishte perplasur papandehur mbi
jahten me mbishkrim Melshizedek. Ambasadori kishte
klithur nga gezimi: eureka! Ne
kuverten e jahtes po qendronte nje burre babaxhan, pak i kotur
nga dielli vjeshtak . Dr.Gushi ia kishte hapur pernjeheresh
faksin me letrat e dyllosura. Derisa po i shfletonte, babaxhani
mohonte me koke:
Vertet une jam Melshizedeku, por ky nuk eshte nenshkrimi im!
Mund ta kete derguar kush ne emer tim nga vendet tuaja
fqinje. eshte nje humor i kulluar!
Po, ku i bie kjo Dardania?
Dardania eshte ne antike,
te mbreti Longar, -ishte pergjigjur ambasadori. Aha, qenka
shume larg!- i kishte thene ne ndarje babaxhani.
Pas disa stine bredhjesh si Uliksi, ambasadori yne ishte kthyer
vetem me nje krah kollaresh ne qafe. Megjithate, ishte shume i
lumturuar:
Ne Havai e
Honolulu sensibilizova dy ishujt e nudisteve!
SATISFAKSIONI
Menjehere pas
luftes Kole Berisha kishte bere nje satisfaksion politik
per partine e vet dhe liderin e saj:
Kerkuam nje lloj
protektorati civil dhe ushtarak ne Kosove dhe ate sot e kemi.
Kerkuam nje faze kalimtare deri ne zgjidhjen perfundimtare te
çeshtjes se Kosoves dhe ate sot e kemi. Kerkuam terheqjen e
forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe nga Kosova dhe
ate e realizuam.
Zoti te bekofte
Baci Kole!
Deux ex machina!
Zoti tha
beju dhe u be!
Hapu sezam, mbyllu
sezam!
ORA
Veton Surroi ka
kurdisur oren e vjeter me nje bateri te re. eshte ore e njohur
Zenith. Akrep i madh eshte Vetoni i Sorosit, ndersa i
vogli Ylberi pas shiut.
eshte ore me zile, e
kurdisur allafrenga. Ajo do te levize dritat, ajrin, ujin,
mendimin dhe hapat me ritmin e globit. Njerezit do te zgjohen me
ore diellore, do te punojne me ore verore, do te hane me ore
henore dhe do te flene me ore dimerore.
eshte nje moment
qe quhet ORA. Ora ka ardhur qe te njohim se kemi te drejte.
Ora kishte rene
tanime dymbedhjete.
Ku ishit deri tash more orebardhe!
REPUBLIKA E
GJAKOVeS
Ç’nuk beri krejt
Kosova, beri vete Gjakova: shpalli republiken autonome!
Gjakova kishte
permbushur te gjitha standardet per kete status.
Astrit Haraçia
nguli hunjte ne gjashte portat e qytetit me mbishkrimin
Republika Autonome e Gjakoves!
Mirepo, ne kete
qytet-shtet nuk ishte perfshire asnje katund i Gjakoves.
Tash ne Gjakove
mund te hyhet vetem me viza.
Haraçia do te
mbledhe gjithe haraçin e qytetit per te ngritur keshtjellen ne
Çabrat.
Per kete veper monumentale Haraçia fitoi ofiqin e ministrit te
kultures.
Haraçia di t’i
bjere mire violines.
Oi, ministri i
deshirit me vath ne vesh!
Dikur edhe
Markagjoni kishte shpallur ne Prizren Republiken e Mirdites.
AKSHANI
Ne Kosoven multietnike behen gara me flamujt lara-lara.
Kosova eshte bere fole shqiponjash: te
zeza, te bardha, te kuqe... Flamuri i Akshanit sfidon
flamurin e Dardanit:
Nje vije e gjelber, nje e bardhe dhe nje e kuqe, me nje
shqiponje ne mes…e mbretit Akshan, prej te cilit e ka
prejardhjen komuniteti ashkali.
Mirepo, shqiponja e Sabit Rrahmanit ka vetem nje koke.
Ashkalinjte kane edhe kengen e flamurit, percjelle me sharki,
çifteli e klarinet.
Eh, çfare dasme
behet!
MIXHA MARK
Mixha Mark reciton
sot Posten e porositur ne Parlament dhe qahet ne pleqeri
:
Mekatin me te
madh ne jeten time e kam bere kur Zef Morinen e
bera minister.
Per t’i lare mekatet, me duhet te rrefehem tri dite rresht te
prifterinjte e Gjakoves.
Zefi i vogel i ka
nxjerr shume telashe Markut te madh.
Ai i thote: dale,
dale se ke edhe shume mekate per t’i lare ne kete bote. Ato
s’mund t’i laje as purgatori.
LUANI
Luan Ramen e kishte
zene taksirati pas zgjedhjeve vendore . E kishte rrezuar nga
posti i ministrit te Rendit gazetari Ilir Babaramo. Ai e kishte
sfiduar keq ministrin ne seline roze.
Luanit te urte iu
kishte rrotulluar nje here salla dhe ia kishte dhene nje nokdaun
Babaramos. Pastaj bodigardet e tij ia kishin treguar deren.
Luani kishte
treguar se ishte vertet luan dhe nuk duronte kecat.
Eh, burrin e
vraka fjala, ndersa gomarin samari.
LEK-u
Politolgu Behlul
Beqa pas luftes u tregua shume pragmatik.
Gazeten Dita
e beri gazete te shekullit.
Federaten e
Basketbollit te Kosoves e beri kampione evropiane.
Se fundi formoi
Levizjen Evropiane per Kosoven, me objektiv arritjen e
standardeve evropiane.
BB thote se
pavaresia nuk mund te realizohet me deklarata te bukura apo me
pak te bukura…Per ne me rendesi eshte qe ta rregullojme
maternitetin, ku lind edhe njeriu, edhe pavaresia e njeriut…
Ne Evrope nuk
mund te shkohet… me autobus, me vetura, me anije e me avion, por
ne Evrope mund te shkojme vetem nese ndertojme vlerat evropiane.
BB-ja do ta beje
keshtu LEK-un monedhe konkurruese te euros.
INTEGRIMI
Perpara vete
integrimit kombetar, shqiptaret kane hedhur ne plan te pare
integrimin nderkombetar. Liderthit sikur vetekenaqen me
pashalleqet e vogla. Ata pergjerohen perdite per integrimin
evropian dhe veriatlantik.
Oh Zot, sa te
çoroditur keta njerez! Çfare integrimi me te madh kerkojne kur
kembe e krye jane futur ne NATO, euroja qarkullon ketu si lira,
ndersa Prishtina eshte bere seli e trete e Kombeve te Bashkuara,
natyrisht pas Nju-Jorkut e Gjeneves!
- tha nje
ndekombetar i shastisur.
BESNIKU
Ministri Besnik
Mustafai tronditi paksa opinionin politik:
Ne rast te
ndarjes se Kosoves, nuk mund te garantohet mosndryshimi i
kufijve te vendeve te rajonit...
U be zhurme e madhe
brenda e jashte vendit. Disa fqinje u tremben. Madje opozita
lypi edhe koken e tij. Iu desh njeriut te rrefehej edhe para
treshes evropiane.
Mirepo, ministri
qendroi si malesor qe eshte:
Une jam i
ndergjegjshem dhe i pergjegjshem per ato qe them, ku i them e
kujt ia them.
Ishte kjo
pergjigjja e pare sokratike, pa gjuhen e perdredhur diplomatike.
Malet, fushat e
lumenje i ka krijuar Zoti, ndersa kufijte i kane bere vete
njerezit.
LUTJA MeNGJESORE
Njehere qene nisur
per nje dite me dy aeroplane Presidenti dhe Premieri i Kosoves
ne Lutjen mengjesore ne Uashington.
Thuhej se vetem nje
aeroplan nuk i zinte as shpurat e tyre.
Ndoshta kjo ishte
bere per shkaqe sigurie: ne rast fatkeqesie te njerit aeroplan,
Kosova te mos humbte te dy kryeparet.
Mirepo, ata s’u
takuan as ne aeroplan, as ne Uashington, sikur te ishin dy
planete.
Zoti ua falte
mekatet ne Lutjen mengjesore esell! |