Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojrat
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

A

L

B

A

N

U

R

 

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

FAQJA E PARE
BAROMETRI KOMBETAR
Prof.Dr. Mehdi HYSENI

KONSTRUKSIONI I AKUZES SE SHPIFUR NGA ISAMAIL KADARE KUNDER MANDELES SE EVROPES, ADEM DEMAÇI:

PeRGJIGJA NGA DORA E PARe, ADEM DEMAÇI, PYETJES PROVOKUESE Te NJe PROVOKATORI DHE VLEReSIMIT PAUSHALL Te ISMAIL KADARES, PROVON SHESHIT VLERAT KOMBeTARE SHQIPTARE DHE DEMOKRATIKE, Qe Ne MeNYRe Te ARGUMENTUAR E PeRGeNJESHTROJNe KONSTATIMIN E MeSIPeRM Te ISH-KOMUNISTIT Te PEDNUAR,PeRKATeSISHT KONVERTI DEMOKRAT, ISMAIL KADARE, SE “ADEM DEMAÇI BURGUN NUK E KA BeRe SHQIPeRI, POR PeR MARKSIZeM-LENINIZeM”(!?)

Dr. Mehdi Hyseni

 

KONSTRUKSIONI I AKUZES SE SHPIFUR NGA ISAMAIL KADARE KUNDER MANDELES SE EVROPES, ADEM DEMAÇI:

 
 
 

JA, PSE ADEM DEMAÇI I KA BERE BURGJET NE JUGOSLLAVI, LEXOJE ME VEMENDJE ZOTI ISMAIL KADARE!


"- Z.Elhami Ajeti, Njeriu i tregon vlerat e veta ne shume menyra e edhe duke marre pjese, ose duke refuzuar qe te marre pjese ne nje veprim te caktuar. Edhe ju duke ma bere kete pyetje po i tregoni vlerat Tuaja. Po kam deshire te besoj se kete pyetje jeni duke ma drejtuar me qellim jo te keq. Duhet ta dini se une nuk kam pritur qe Presidenti juaj te nderroje jete e, duke mos marre pjese ne varrimin e tij, t’i tregoja vlerat e mia. Kur kam dale para gjyqit çetnik, ne mars te vitit 1959 e kur kam pasur guxim t’u thoja Kallugjeroviqit e Rakoqeviqit se Serbia eshte okupatore dhe se Kosova duhet te shkeputet nga Jugosllavia dhe t’i bashkohet Shqiperise, me duket se atehere i kam treguar vlerat e mia. Ne ate gjykim, ne vend se te me shkonin djerset mua, u shkonin djerset Kallugjeroviqit e Rakoçeviçit...Pasi qe pata dalur nga burgu i pare, 18 nentor 196, nuk pata ndenjur duarkryq e te jetoja nga “fama e heroit”. Ne hezin me te madh te rankoviqizmit, me 28 nentor 1963, ne shtepine e Hysen Dacit, ne Mitrovice, bashke me baben e tij, Hamdi Dacin, pastaj me Mustafa Venharin, Ramadan Shalen, Kadri Kusarin, Syle Shalen, Din Spahine, Fazli Graiçevcin, Rexhep Elmazin, Xhylie Radoniqin e Bedri Çollakun (perveç Hysenit e meje, te gjithe te tjeret te ndjere), themeluam LeVIZJEN REVOLUCIONARE PeR BASHKIMIN E SHQIPTAReVE. Me duket se zonja Xhylie e keta burra dhe me qindra te tjere e te tjera qe pa hezitim na u bashkuan e, bashke me keta edhe une i pervuajturi, treguam vlerat tona. Historianet e shitur per poste e per para, nen dirigjimin e Prsidentit te ndjere dhe te dallaverexhinjeve rreth e rrotull tij u munduan dhe po mundohen edhe sot e kesaj dite qe ta mbulojne me harrese dhe ta perbuzin organizaten ilegale me te fuqishme e cila i dha grushtin me te fuqishm rankoviqizmit dhe hapi proceset e mevonshme te levizjes çlirimtare ne Kosove e rreth Kosoves. T’i leme burgjet se mos Ju dhemb koka... Kur, ne hovin me te madh te politikes çetnike-neofashiste te Millosheviqit, me 10 dhjetor te vitit 1991, para deputeteve te Parlamentit evropian, ne Strasbur, demaskova me argumente veprimet gjakatare dhe politiken mafioze e kriminale te hegjemonizmit serb, atje e atehere i tregova vlerat e mia...Kur, ne shkurt, 1998, ne qendren amerikane ne Prishtine, ne pranine e diplomateve e gjeneraleve, diplomati i larte Gelbart me provokoi tri here duke quajtur UÇK-ne, me ze te larte “organizate terroriste”, une, tri here, me ze edhe me te larte, iu pergjegja se UÇK-ja eshte ushtri çlirimtare. Zoteri Gelbartit i vloi gjaku ne fytyre. Edhe mua me vloi gjaku ne fytyre dhe me aq perfundoi dialogu yne. Ne ate menyre une tregova vlerat e mia. Mirepo, po ate nate, presidenti per te cilin Ju po me pyetni, nenshkroi kumtesen me te cilen denohej çdo “veprim jopaqesor ne Kosove”. Aluzioni ishte i qarte: denohej kryengritja e popullit tone ne krye me UÇK-ne... Duke refuzuar qe te fshihem, por duke dalur nga tri here ne dite, bashke me motren Ajshe, e duke shetitur rrugeve te Prishtines, te mbushura me te gjitha llojet e ushtrive e policive serbe, ne ate menyre kam treguar vlerat e mia... Kur me arrestuan komandot serbe e kur ma futen automatikun ne gjoks, ne maj te 1999, e kur komandosit Janaçkoviq i thashe:Me vrit, por mos me shaje! Edhe atehere tregova vlerat e mia. Ndoshta Ju merzita paksa zoteri Elhami, mirepo Ju vete me pyetjen Tuaj sikur deshet te venit ne dyshim vlerat e mia dhe prandaj me terhoqet per gjuhe. Profeteve e lidereve te rreme une nuk ju bej nderime. Kaq."(www.mekulipress.com,4.04.2006)

* Kesaj perralle bajate idelogjike, politiko-propagandistike te komunizmit te deshtuar te Ismail Kadares (te shkruar sipas “menyse” se argtashtise se politikes ditore te shoqerise konusmatore, produkt kryesor ky i shekullit te skllaverise moderne), te trilluar kunder tribunit gjitheshqiptar, Adem Demaçi, nuk do t’i besonte as Serbia tiranike e Aleksander Rankoviqit, e Dobrica Qosiqit..., dhe e kriminelit tanime te vetevrare ne burgun nderkombetar te OKB-se ne Shevingen te Holandes, e lere me shqiptaret, Perendimi dhe NATO-ja.

Se ky konstruksion i Ismail Kadares eshte teresisht tendencioz, subjektiv dhe i pabaze (si moralisht, politikiisht, ideologjikisht, kombetarisht, atdhetarisht, demokratikisht, ashtu edhe nderkombetarisht), nder te tjera e deshmon edhe ndarja e “Çmimit Saharov” Adem Demaçit (per merita si luftetar per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, si dhe per sundimin e demokracise dhe te drejtesise evro-perendimore) nga ana e Parlamentit Evropian me 1991. Pikerisht, ky çmim nderkombetar provon sheshit se Adem Demaçi (1958-1990) ne teori dhe ne praktike ka qene i pajisur me ide dhe me veprimtari konkrete te demokracise perendimore ketu e 50 vjet me pare. Perkthyer “frengjisht”, domethene, Adem Demaçi qe 50 vjet ka mbaruar studimet ne fushen e demokracise perendimore(pavaresisht se nuk ka pa pasur kontakte direkte me Perendimin, sepse ishte i izoluar ne qeli te nensheshme te burgjeve te ndryshme serbo-jugosllave), kurse Ismail Kadare eshte shume me i vonshem ne kete fushe ngase studimet e i tij per demokracine perendimore i ka “regjistruar” ne Paris te Frances, me 1990, me te perfunduar sistemi komunist ne Shqiperi. Ne kete kuptim, lexuesi i rendomte dhe i pa hile, do te shtronte kete pyetje ne forme pergjigjeje: - Atehere, kush, kujt mund t’i predikoje leksione demokratike ne kete rast? – Krejtesisht e qarte, Adem Demaçi qenka profesor i demokracise, kurse Ismail Kadare ende “student i padiplomuar” ne kete disipline shkencore. Ne kete segment, nuk mund te vihet kurrfare shenje e barazimit midis konceptit demokratik te Adem Demaçit dhe konceptit komunist te Ismail Kadares, edhe pse per nga “mosha” e tyre jane pothuaj se te barasvlershem. Nderrimi apo kembimi i roleve te ketyre dy koncepteve divergjente nuk mund te behet as ne kuptimin doktrinar, as ne ate prakik, pavaresisht nga synimi dhe ambicia iracionale e I. Kadares, qe stazhin e tij te dikurshem komunist, ta zevendesoje me ate demokratik te Adem Demaçit. Thjesht, nuk mund te vije ne shprehje nje tendence e ketille absurde, sepse i pari ishte legal dhe i shperblyer nga Partia e Punes se Shqiperise, kurse i dyti ishte ilegal dhe i denuar me 30 vjet burg (1958-1990) nga shteti dhe Partia Komuniste e Jugosllavise. Kete asimetri nuk mund ta shlyejne as librat akuzuese te Ismail Kadares, as “historianet demokrate” te Sali Berishes e as ata te Fatos Nanos, sepse historia demokratike dhe kombetare revolucionare e atdhetare e Adem Demaçit eshte e shkruar me gjak dhe me sakrifice mbinjerezore, kurse ajo e Ismail Kadares eshte shkruar vetem me lapes, duke shetitur hije me hije anembane Shqiperise se lire dhe te pavarur, duke bere plazh ne reren e ngrohte me diell te Detit Adriatik, duke vjelur shperblimet dhe privilegjet me te çmueshme te Partise se Punes se Shqiperise Socialiste(1958-1990), kurse Adem Demaçi ne ate kohe dergjej i semure dhe i torturuar neper burgjet famekeqe te Jugosllavise(pa drite, pa ajer te mjaftueshem dhe pa diell) vetem pse kerkonte liri, demokraci, drejtesi dhe barazi per popullin shqiptar te Kosoves dhe te viseve te tjera te Shqiperise Etnike, te shtypur dhe te kolonizuar nga serbo-jugosllavet. Edhe nje tjeter dallim midis demokracise se Demaçit dhe komuninzmit te Kadares : - Qe nga vitet e 90-ta te shekullit XX (edhe pse Kosova se bashku me luftetarin e saj besnik dhe demokrat perjetoi luften dhe terrorin gjenocidal te Serbise barbare fashiste), Adem Demaçi per asnje çast nuk u largua nga Kosova, por ashtu, si i ka hije nje atdhetari te devotshem te kombit shqiptar u beri balli stuhive rrenimtare te armikut shekullor serboamdh. Adem Demnaçi edhe sot jeton ne Prishtine, edhe pse Kosova ende nuk ka fituar pavaresine dhe sovranitetin e saj si shtet kombetar dhe si subjekt juridik nderkombetar. Nderkaq, komunsiti i konvertuar I. Kadare qe nga viti 1990 i shekullit XX, e ka braktisur Shqiperine, edhe pse kjo ka statusin e nje shteti sovran dhe te lire dhe, qe athere ai jeton ne kryeqytetin e Franes se lire dhe demokratike. (Ndoshta), edhe ky eshte “argumenti kyç” pse I.Kadare tanime qe 17 vjet veten e konsideron si demokrat. Natyrisht se, qendrimi i tij ne Paris, si dhe deklarimi i tij si demokrat jane e drejte e ligjshme e tij, dhe kete te drejte askush nuk munda t’ia kontestoje ligjerisht, por, prape, stazhi i tij demokratik 17-vjeçar, nuk mjafton qe te krahasohet me satazhin 50-vjeçar demokratik te Adem Demaçit.

* * *
Siç shihet, per fat te keq tonin (shprehur popullorqe, pa kurrfare zori, pa kurrfare shtytjeje nga faktoret e jashtem te qendrave te vendosjes se bashkesise nderkombetare) I.Kadare permes librit te tij, pa te drejte ka vene ne “shenjester” Adem Demaçin, i cili (drejtazi, as terthorazi) nuk eshte armik i NATO-s, as i Perendimit, por eshte mik i respektuar i tyre. Perkundrazi, armik i shumefishte i NATO-s, i Amerikes dhe i Perendimit eshte Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe gjenocidale, te cilat me strukturat e tyre religjioze, politiko-ushtarake, paramilitare e policore kane kryer terrorin gjenocid ne Kosove (1989-1999). Ky fenomen antishqiptar dhe antiperendimor eshte dashur te jete prekur nga te gjitha aspektet e tij ne librin e theksuar te I.Kadares e jo, kursesi te “anketohet” para opinionit publik percaktimi dhe “peshtatshmeria” ideologjiko-politike e Adem Demaçit, sepse ne kete veshtrim nuk ka nevoje te ngrihet asnje ekspertize (qofte e orientimit demokratik a patriotik), sepse ai praktikisht me vepren e tij jetesore e ka provuar se vertet ishte patriot dhe demokrat i pakompromis per mbrojtjen me konsekuence te çeshtjes shqiptare. Adem Demaçi, de facto as de jure asnjehere nuk qene qelize e ndonje “larve” ideologjike komuniste sikurse qe ishte dikur komunisti i penduar Ismail Kadare. Kete fakt te pakundershtueshem e di fare mire, edhe kritikuesi provokues dhe tendencioz i librit me titull “Ra ky mot e u pame”. Mirepo, si duket, per hir te “kohes se kashtes”(siç thuhet ne popull:”vakti e ha kashten”) ai ne vend se ta krtikoje veteveten dhe komunizmin e tij te deshtuar(pjese e privilegjuar e tij), hiq me pak se ne forme libri propagandistik , e ka pare “te arsyeshme”, qe ta kritikoje veprimtarine 30-vjeçare, me permbajtje demokratike kombetare dhe atdhetare liridashese te Adem Demaçit(!)

E verteta eshte ne anen e Adem Demaçit, i cili gjate gjithe jetes se tij kurrnjehere nuk ka qene anetar i Partise Komuniste te Jugosllavise (PKJ), por ka qene demokrat me ide perparimtare revolucionare(jo komunist i shtirur dhe i penduar sikurse I.Kadare), ku per shkak te bindjes dhe vepres se tij kombetare atdhetare shqiptare per regjimin komunist jugosllav ka qene persona nongrata ngase sipas dosjes akuzuese dhe denoncuese te tij, ai ka luftuar per shkeputjen e Kosoves dhe te territoreve te tjera te Jugosllavise me qellim qe ato t’ia bashkengjes Shqiperise Etnike. Nderkaq, Ismail Kadare gjate gjithe jetes se tij ka qene anetar i Partise se Punes se Shqiperise. Mjafton ky detaj per ta pasqyruar te verteten se kush ishte demokrat i vertete e kush ishte komunist i perbetuar. S’ka asnje dyshim se demokrat i vertete ishte Adem Demaçi, kurse komunist i shtirur ishte vete Ismail Kadare. Kjo e vertete nuk mund te nderrohet, sepse si e tille edhe ka hyre ne historine e gjysmes se fundit te shekullit XX te Shqiperise.

Si I. Kadare, ashtu edhe oponentet e tjere te vepres demokratike revolucionare (30-vjeçare) kombetare te Adem Demaçit, duhet ta kene te qarte se nuk mund ta perfitojne as NATO-n, as Perendimin si aleate te tyre,duke i nderruar tezat, sikurse historiografia falsifikatore dhe politika propagandistike e Serbise,duke e njollosur dhe shpifur te verteten mbi Adem Demaçin, si dhe te tjeret qe me vepren dhe me jetet e tyre kane deshmuar para popullit shqiptar dhe para botes se nuk kane luftuar dhe, nuk jane duke luftuar qe Kosoven ta izolojne nga bota, por ta çlirojne dhe ta pavaresojne perjetesisht nga Serbia gjenocidale kolonialiste.

Serbia gjenocidale, Kisha Ortodokse Serbe (kolektivisht serbet),Slobodan Milosheviqi, Vojislav Shesheli, Vojislav Koshtunica dhe Vuk Drashkoviqi...etj. ishin dhe jane akoma kunder pranise se NATO-s dhe Perendimit ne Kosove e jo as Adem Demaçi dhe asnje shqiptar i Kosoves nuk jane kundershtare, por miq dhe aleate te ngushte dhe besnike te NATO-s, Perendimit dhe te Amerikes. Tanime, kete te vertete e ka mesuar jo vetem Serbia, por tere Evropa dhe krejt bota, me perjashtim te akuzuesit, I.Kadare, si dhe te Dr.Jovan Deretiqit, i cili “shkencerisht” ka deshmuar se shqiptaret e Kosoves “ jane me prejardhje te Kaukazit” si kunderpergjigje vepres patriotike te Adem Demaçit se “ shqiptaret jo vetem ne Kosove, por ne te gjitha hapesirat e Shqiperise Etnke jane nje etni, nje popull indigjen, i ngulitur me shekuj ne trojet e tyre stergjyshore, qe ka gjuhen, kulturen, historine, traditat, zakonet e tij etj.”. Kjo ishte nje nga shkaqet kryesore pse Adem Demaçi qe ne moshen me te re si gjimanzist filloi perpjkejet dhe sakrificat se bashku me ithtaret e tij, qe nje dite ta skapullonin Kosoven, si dhe trojet e tjera etnike te Shqiperise nga politika sunduese kolonialiste dhe gjenocidale e Serbise, e Malit te Zi dhe e Greqise.

Fatbardhesisht, heroi yne i gjalle Adem Demaçi eshte Mesuesi yne i pare, cili na shpaloi ABETAREN E HISTORISe KOMBeTARE SHQIPTARE se si duhet luftuar armikun shekullor serbo-sllav dhe, se si duhet dashur Kosova-Shqiperia Etnike. Kjo eshte prova kryesore se Adem Demaçi kishte dhe ka Atdhe, por nuk kishte dhe,nuk ka ende shtet te lire kombetar shqiptar sikurse qe kishte dhe ka Ismail Kadarea. I. Kadare ka genjyer keq dhe per turpin me te madh se “Adem Demaçi ka mbetur pa atdhe si rrjedhim i mendjes se thare marksiste-leniniste”(!!!) Adem demaçi nuk ka ngelur pa atdhe, por ata, te cilet tentojne qe ta zhvleresojne vepren e tij demokratike dhe kombetare shqiptare, s’ka dyshim se do te ngelin pa komb dhe pa atdhe te tyre.

Adem Demaçi nuk ka pasur asnje arsye te luftoje per marksizem-leninizem, sepse ate ka pasur kush ta mbroje siç ishte vete I.Kadare(tanime komunist i penduar, don me çdo kusht qe ta “retushoje” me zbulimin e “dosjeve te zeza” biografine e tij komuniste dyzetvjeçare. Fundja, kjo eshte e drejte e tij. Mirepo, nje gje te tille nga ai, as nga shqiptaret, ne pergmjithesi nuk jane duke e kerkuar as NATO, as Perendimi, sepse edhe Mihail Gorbaçov, Boris jelcin dhe Vladimir Putin te gjithe kane qene komuniste, mirepo, kjo “dergje e kaluar” as NATO-s, as Perendimit nuk po i pengon, qe te zhvilloje marredhenie integruese politike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake si partnere te tyre me ide, me koncepte dhe me projekte te perbashketa demokratike dhe tregtare.) me “miqte e tij me te ngushte sovjetike dhe kineze”. Kjo eshte e verteta mbi biografine e historikut dyzetvjeçar te komunistit te regjur I.Kadare, i cili tash ne saje te miqve te tij “shpetimtare” franceze, po mundohet t’i hedhe “hi syve” demokracise universale (duke nderruar tezat mbi vepren e Adem Demaçit dhe te heronjve te tjere shqiptare), se ai “ eshte mik i perbetuar demokrat” i Perendimit, kurse Adem Demaçi paska ngelur “marksist-leninist me mendje te thare dhe pa atdhe”(!?) Kjo teze konstatuese eshte me teper se idiotizem dhe cinizem politik, kombetar dhe nderkombetar sui generis me prapavije tejet perfide qe synon “bombardimin” e vepres politike kombetare dhe atdhetare te Adem Demaçit jo vetem ne shkalle te politikes kombetare, por edhe te asaj nderkombetare. “Vleresime” te ketilla kunder Adem Demaçit, lexuesi shqiptar nuk mund te gjeje ne analet e historikut te gjykatave, as te politikes denoncuese te Jugosllavise, perkatesisht te Serbise se Madhe.

Sikur kjo akuze te ishte trilluar (natyrisht, per qellime dhe per perfitime politike te I.K e jo kursesi ne interes te Kosoves, as te NATO-s e as te Perendimit) nga dora e Dobrica Qosiqit apo e kryepiemonteve klerike çetnike te Kishes Ortodokse Serbe, fare nuk do ta befasonte opinionin publik shqiptar, sepse ne saje te akuzave te ketilla sikur kjo e I.Kadares, serbomedhenjte dhe Serbia ia kane arritur qe para Evropes se dikurshme dhe te sotme, t’i nderroje tezat mbi te verteten e ekzistences se qenies shqiptare dhe te Shqiperise Etnike ne Ballkan, duke i quajtur si “fenomen imigrues barbare”, si “shiftari”, “arnauti”(jo shqiptare indigjene ne truallin e tyre etnik me loze, me histori, me kulture, me tradite dhe me gjuhen shqipe) te vendosur ne “djepin e shenjte” te territorit serb, “ te shperngulur nga stepat e Kaukazit te Rusise”(!?)- Vetem per t’i shperfytyryar nga identiteti i tyre kombetar shteteror dhe territorial ne Ballkan. Mirepo, pse disa shqiptare te paedukuar dhe te pandergjegjshem kombetarisht dhe atdhetarisht manipulojne ne favor te reminishences se tezave te tilla serbo-çetnike raciste, kjo eshte absurde dhe per çdo gjykim si nga aspekti moral, poltik, ashtu edhe per nga aspekti historik, kombetar dhe atdhetar shqiptar.

Si rrjedhim i falsifikimit dhe i sofistikimit te tezave serbomedha antishqiptare dhe anti-Shqiperi Etnike, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe (me ndihmen e aleateve tradicionale tyre: Rusia dhe Franca etj.) qe nga Kongresi i Berlinit (1878) e deri me sot ne fillimshekullin XXI, ia kane arritur qe gjysmen e territorit dhe te kombit shqiptar, ta kolonizojne dhe aneksojne me dhune dhe me gjenocid. Pikerisht, kunder sundimit dhe tiranise se sistemit kolonial te Serbise se Madhe mbi shqiptaret dhe territoret e Shqiperise Etnike, Adem Demaçi dhe bashkepatriotet e tjere te tij si Fazli Greiçevci e qindra te tjere, qe ne vitet e 50-ta , te 60-ta, te 70-ta, te 80-ta dhe te 90-ta te shekullit XX (ne saje te Platformes se qendrueshme politko-kombetare), arriten qe te krijojne Organizaten kombetare shqiptare per çlirimin dhe bashkimin e te gjitha territoreve etnike shqiptare, te cilat, fatkeqesisht, edhe sot jane nen shtypjen e eger te kolonializmit dhe imperializmit serbo-sllav (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia). Kjo ishte arsyeja kryesore pse Adem Demaçi se bashku me bashkemendimtaret dhe me bashkeveprimtaret e tij u denuan, u burgosen neper burgjet serbo-jugosllave me nga 10, 20 e 30 vjet burg, ku shumica prej tyre nga torturat ataviste te “sistemit socialist-komunist” inkuizicues, edhe u likuiduan per bindjet dhe veprimtarine e tyre kombetare shqiptare antikoloniale serbomadhe e jo per bindjet, as praktiken e tyre se ishin “marksiste-leniniste” apo pse ata “ishin antiatdhetare” , siç pohon libri “Ra ky mort e u pame” i Isamil Kadares nga Parisi i Esat Pashe Toptanit?! T’i “imputohet” shpifja se “Adem Demaçi ka qene dhe , “... ka mbetur nje marksist-leninist me mendje te thare dhe pa atdhe. Edhe burgjet me shume se per Shqiperine i ka bere, me sa duket, per marksizmin”(Shih: Ismail Kadare, Ra ky mort e u pame,f.30), kjo eshte diç me shume se hipokrizi, diç me shume se imoralitet, diç me shume se moralizim politik e kombetar etj. Kjo, thjesht, nuk ka asnje fije lidhjeje me biografine e veprimtarise politike kombetare shqiptare te Adem Demaçit! Motivet e ulta “fisnore” me karakter propagandes politike serbo-evro-nderkombetare, duhet t’i kete pasur te qarta vetem I. Kadarea, sepse “justifikimi vleresues” i tyre ne librin e tij te theksuar (fund e krye) me permbajtje provokative dhe tendencioze, duke filluar qe nga titulli i tij: “ Ra ky mort e u pame”, eshte vetem nje trillim trivial i “qellimeve te medha” te tij politike per te keputur ndonje “kokerr molle” nga NATO-ja dhe nga Perendimi. Mirepo, pikerisht ne kete segment I.K. edhe ka bere gabimin kryesor te pafalshem dhe iracional si ne sfondin e historise kombetare, te politikes kombetare shqiptare, ashtu edhe te asaj perendimore nderkombetare ngaqe , ne asnje menyre nuk qendron akuza e tij injorante dhe perfide se Adem Demaçi ka qene apo eshte kunder NATO-s. Kunderargumentet e kesaj teze krejtesisht proserbe te I.K.,deshmojne te kunderten ne favor te kredos politike, kombetare, patriotike dhe atdhetare te Adem Demaçmit:(1) Perkundrazi, idelogjia dhe praktika 50-vjeçare e veprimtarise politike kombetare shqiptare te Adem Demaçit ka qene dhe eshte nje nga faktoret me relevante te krijimit te UÇK-se, e cila me luften e saj çlirimitare kombetare dhe antikoloniale kunder Serbise gjenocidale ne Kosove (1989-1999), edhe e nderkombetarizoi çeshtjen e Kosoves ne dimensione nderkombetare, me ç’rast, me pas, pikerisht kjo lufte e UÇK-se e solli NATO-n dhe UNMK-un ne Kosove; (2) Jo,vetem Adem Demaçi, por asnje shqiptar ne Kosove (perpos kollaboracionisteve shqiptare te regjimit okuptar te Serbise, si dhe agjenturave te tjera te nendhshme) nuk ka qene dhe, natyrisht se nuk eshte kunder hyrjes, as kunder qendrimit te NATO-s ne Kosove. Perkundrazi, vete Adem Demaçi me vepren e tij heroike dhe largpamese atdhetare shqiptare i edukoi dhe i nxori ne drite gjeneratat e guximshme revolucionare shqiptare, te cilat ia kthyen tyten e pushkes armikut serbo-sllav (1968; 1981-1999) dhe, pergjithmone Kosoven e shkeputen nga sovraniteti kolonial i Serbise gjenocidale. Kjo eshte merita kryesore e MeSUESIT MeMeDHETAR SHQIPTAR, ADEM DEMAÇI! Mirepo, kjo e VeRTETe E PAMOHUESHME e vepres se Adem Demaçit, si duket ia ka “verbuar” syte autorit te vepres “Ra ky mort e u pame”?! – Shikuar ne prizmin e ngushte te anatemave dhe te shpifjeve politiko-propagandistike ne llogari te antiatdhetarizimit shqiptar te Adem demaçit, te kurdisura “ideoartisitikisht” dhe ne “gjuhen stilistike” te modernizmit politik aktual te fillimshekullit XXI, del qarte se I. Kadare keto i ka bere ne radhe te pare per ta mbrojtur veteveten gjoja se nuk ka qene marksist-leninist gjate periudhes se pushtetit popullor te Shqiperise Socialiste (1945-1990) e jo per t’i mbrojtur inetresat komplementare politike te Kosoves, as te paktit NATO e as te Perendimit. Nje “digresion” i ketille ideologjiko-politik i Kadares eshte sa qesharak, aq edhe absurd, sepse dihet fare mire, ne kohen kur Adem Demaçi “zvarritej” neper procese te montuara gjyqesore politike te ish-Jugosllavise (1950-1990), sepse kerkonte qe shqiptaret ne tokat e tyre ne Jugosllavi, t’i gezonin te drejtat e tyre politike dhe kombetare, sikurse te gjithe popujt e tjere ne Ballkan, ne ate kohe I. Kadare ne liri te plote dhe i favorizuar nga pushteti aktual shqiptar ne Shqiperi, shkruante poezi, romane e tregime, duke shetitur anembane atdheut te lire, duke degjuar kenge patriotike me çifteli dhe me sharki per Kosoven e roberuar, te kenduara nga rapsodi i merituar shqiptar kosovar, Dervish Shaqja etj.

(3) Adem Demaçi nuk ka qene, as nuk eshte “marksist-leninist” siç e paska “kunguar” I.Kadare ne librin e tij “Ra ky mort e u pame”, por ka qene dhe eshte hero i gjalle me bindje te thella revolucionare, demokratike kombetare shqiptare. Kete e ka provuar edhe veprimtaria e tij konkrete 50-vjeçare ne luften e pakompromis kunder armiqve komuniste ortodokse serbosllave te Serbise se Madhe=Jugosllavises se Titos, te Aleksander Rankoviqit, te Slobodan Milosheviqit, te Dobrica Qosiqit....,etj.;(4) Shume thjesht, po te ishte Adem Demaçi “nje marksist-leninist me mendje te thare athetare shqiptare”, siç ka shkruar me paturpesi, I.Kadare, atehere, shtrohet kjo pyetje e pashmangshme: - Athua, valle UDB-a e Jugosllavise me klyshet e saj komuniste serbomedhenj, do ta kishin torturuar, burgosur dhe gjykuar me 30 vjet burg te rende Adem Demaçin? – Sigurisht se jo, por do ta kishin favorizuar me ndonje post me te larte ne “kupolen” e hierarkise se pushtetit shteteror jugosllav, ashtu sikurse disa antishqiptare, qe vertet ishin dora e djathte e regjimit kolonial serbo-jugosllav. Me nje fjale, te gjithe ata qe kane qene “marksiste-leniniste-komuniste” pa marre parasysh bagazhin e injorances se tyre profesionale, si dhe perkatesine e tyre nacionale, ne vazhdimesine historike te “jugosllavive” te ndryshme (monarkike,mbreterore, socilaiste, fashiste” etj.), qe teorikisht dhe praktikisht perbenin ne thelb Serbine e Madhe, nuk kane qene te persekutuar, te brugosur, te gjykuar,as te shfarosur, as te syrgjynuar sikurse heroi kombetar Adem Demaçi, por kane qene te shperblyere politikisht dhe materialisht. Kte I. Kadare nuk e di, sepse nuk ka jetuar nen vargonjte e pergjakur te sistemit kolonial 100-vjeçar te Serbise. Natyrisht, e lehte eshte per t’u kuptuar filozofia politike spekuluese, e shkruar dhe interpretuar nga sallonet e ngrohta moderne te Parisit, kinse Adem Demaçi qenka “kunder NATO-s dhe Perendimit”, por mesazhi i kesaj filozofie manipuluese nuk do te kete mundesi “te ndeze” te asnje patriot me mendje, me bindje, me sakrifice, me besim dhe me veper edukative te ndergjegjes se çilter kombetare e atdhetare shqiptare. E njohin mire shqiptaret, Evropa dhe bota se kush eshte Adem Demaçi, i cili pikerisht se ishte disident per me se 40 vjet rresht , qe nuk u pajtua kurre me roberine dhe me shtypjen kolonialiste te Serbise se Madhe, edhe u shperblye me çmimin nderkombetar “Saharov”, sepse luftoi per mbrojtjen e vlerave me te shtrenjta te lirise (si ne kuptimin individual, ashtu edhe ne ate kolektiv) se kombit shqiptar si ne Kosove, ashtu edhe ne viset e tjera te Shqiperise Etnike. Pra, ne kete kontekst, si ne kuptim te ngushte dhe te gjere:historiko-politik, ideologjik, propagandistik, kombetar dhe atdhetar,vepra e Adem Demaçit tezat e rreme dhe falsifikuese te Ismail Kadares, se “ Ky njeri ka mbetur nje marksist-leninist me mendje te thare dhe pa atdhe. Edhe burgjet me shume se per Shqiperine i ka bere, me sa duket, per marksizmin”(Shih: Ismail Kadare, Ra ky mort e u pame,f.30), i hudhe poshte si te tilla, sepse nuk pasqyrojne asnje element te se vertetes lidhur me personalitetin dhe me figuren politike dhe patriotike kombetare shqiptare te tribunit gjithepopullor shqiptar, Adem Demaçi. (5) T’i “qepet” genjeshtra ordinere se Adem Demaçi paska vuajtur neper kazamatet“gulage” te Jugosllavise “me shume per marksizem sesa per Shqiperi”, kjo teze jo vetem se eshte e paqendrueshme e komike, por eshte edhe infantile ngase kesaj nuk i besojne as akuzuesit e as ndeshkuesit e gjykatave policore te Serbise-Jugosllavise, sepse ato Adem Demaçin e kane denuar me 30 vjet burg (disa here radhazi)jo per “veper komuniste” dhe per “veper antishqiptare”, por per vepren konkrete patriotike, kombetare dhe atdhetare shqiptare-ÇLIRIMIN ANTIKOLONIAL DHE BASHKIMIN E KOSOVeS DHE Te GJITHA TROJEVE Te SHQIPeRISe ETNIKE nga sundimi 100-vjeçar i kolonialzimit serbo-sllav. Kjo eshte e VeRTETA pse Adem Demaçi ka qene i anatemuar, i perndjekur, i torturuar, i burgosur dhe i denuar nga regjimi komunist totalitar i Jugosllavise-Serbise se Madhe Tito-Rankoviq-Qosiq...,etj. Si I.Kadare, si dhe te gjithe armiqte e tjere te vepres se Adem Demaçit dhe te bashkideologeve, bashkemendimtareeve dhe bashkeluftetareve, te cilet ne forma te ndryshme apolitike, antikombetare dhe antishqiuptare, po orvaten ta njollosin ate me çdo kusht, vetem per hir te mbrojtjes se interesave dhe te privilegjeve te tyre momentale (duke u shtirur para opinionit vetjak dhe te huaj, se vetem ata “jane shpetimi i se vertetes” mbi Kosoven-Shqiperine Etnike) ne frymen “e modernizmit” te shoqerise konsumatore, pa dyshim se ata jane fatkeqe: kokeshterrur, syverber, krahthyer dhe abuzuesit me te rrezikshem dhe me te demshem te interesave dhe te vlerave vitale te kombit shqiptar dhe te Shqiperise Etnike.

Asimetria politiko-kombetare Demaçi – Kadare

Qe nga ndryshimi i sistemit politiko-shoqeror ne Shqiperi (1990), kur si rrjedhim i perzierjes direkte dhe indirekte te sherbimeve te ndryshme informativo-propagandistike te zbulimit dhe te kunderzbulimit te vendeve fqnije dhe, ne kuptim edhe me te gjere, me qindra “hallexhinj” shqiptare vershuan mbi kanxhat e hekurta te amabasadave te huaja ne Tirane dhe ne forma te ndryshme mesyne rrugen e pakthim te emigrimit, edhe Ismail Kadarea doli si feniksi nga hiri dhe erresira e asaj kohe, duke i kritikuar ashper dhe ne menyre te pakontrolluar, se ata qe e braktisen vendin ishin “jashteqitja e kombit”(!?) – Ky kualifikim nuk mund te justifikohet ne asnje aspekt ne kuptim figurativ te tij(politik a kombetar), aq me teper kur dihet se pohuesi i tij eshte nje “pretendent serioz” shqiptar per fitimin e çmimit nobel. Mirepo, ketij gafi te papritur, hallexhinjte e ofenduar “pa hile e pa hak”, nuk e paten pare te arsyeshme, qe t’i perjigjen me te njejtin fjalor vulgar dhe apolitik, por me urti e zakon shqiptari ate e kaluan ne heshtje, edhe pse Ismail Kadarea ishte njeri nga ata, qe e kishte braktisur Shqiperine (ne saje te lidhjeve paraprake , qe i kishte siguruar me miqte e tij franceze), duke u strehuar ne Parisin e qete dhe demokratik, ne stacionin e fundit te lamtumires se “kryeministrit te Jashtem” te qeverise tradhtare te Esat P. Toptanit.

Fatkeqesisht “drama politike” e kontradiktes Isamil Kadare nuk perfundoi vetem me aktin e pare te gabimit te thekusar. Gabime te ngjashme direkte dhe indirekte ai beri edhe ndaj Adem Demaçit, Akademik Rexhep Qosjes, si dhe ndaj popullit shqiptar te Kosoves. Sipas “ditarit politik”, I.Kadareja, se pari, shpaloi “dosjen akuzuese” kunder Adem Demaçit-Mandeles se Evropes, duke ven ne dukje “faktin” se : “kjo urrejtje e tij kunder perendimit dhe NATO-s, kjo deshire per ta veçuar Kosoven nga bota tregon se ky njeri ka mbetur nje marksist-leninist me mendje te thare dhe pa atdhe. Edhe burgjet me shume se per Shqiperine i ka bere, me sa duket, per marksizmin”(Shih: Ismail Kadare, Ra ky mort e u pame “Albanian Publishing”, New York, 2005, f.25). Ja, fryma tendencioze dhe antishqiptare e kesaj akuze te konstruktuar nga I.Kadarea me perkujton tekstualisht akuzat dhe padite e fabrikuara te gjykatave policore te Serbise se Slobodan Milosheviqit dhe te klerikeve te Kishes Ortodokse Serbe me ne krye vladiken, Artemije Radosavleviq kunder Adem Demaçit dhe Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UÇK-se), si dhe kunder kryeheronjve te saj, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, gjen. Agim Çeku etj. Ne lidhje me kete paradoks “spontan” te papritur, per mua si shqiptar dhe si pioner e njohes i drejtperdrejte i vepres kombetare politike te Adem Demaçit, shtrohet kjo pyetje: - Çfare motivi a zori e ka shtyre Ismail Kadaren, qe te testoje “sonden” e tij politiko-diplomatike dhe propagandistike kunder figures se ndritur dhe te pakontestuar kombetare shqiptare te Adem Demaçit? Si do qe te jete “perceptuar” politikisht, diplomatikisht dhe kombetarisht kjo akuze e rende dhe e pakripe e Ismail Kadares, nuk permban asnje element te permbajtjes se parashtruar te saj, qe mund t’i referohet personalitetit dhe heroit te gjalle gjithekombetar shqiptar Adem Demaçi. Kjo akuze e trilluar (madje ne forme libri?!) nga Ismail Kadare, ne asnje menyre nuk ka te beje me figuren, as me veprimtarine kombetare shqiptare te Adem Demaçit, kur dihet se BACA ADEM kurrenjehere nuk ka qene kunder Perendimit, as NATO-s, as kunder Kosoves-kunder interesave politike dhe kombetare te Shqiperise Etnike, por ka qene perhere (tere jeten) ne funksion te mbrojtjes se tyre me çdo kusht.

Fundja, I. Kadare, nuk ka kurrfare te drejte ta akuzoje Adem Demaçin si “mendje thare marksist-leninist”, sepse e verteta eshte ne anen e I. Kadares, i cili (perpos favorizimeve dhe privilegjeve te trjera ne kuadrin e pushtetit popullor te Shqiperise se Enver Hoxhes) ishte edhe Nenkryetar i Frontit Demokratik ne Shqiperi. Interpertuar ne kutimin e fjalorit politik te asaj distance te dikurshme kohore, I. Kadare nuk ka qene i burgosur politik per Kosoven a per Shqiperine, sikurse qe ishte rasti me disidentin dhe patriotin e shquar demokrat kombetar shqiptar, Adem Demaçi, por ishte ne liri dhe, perpos veprimtarise se tij te dalluar letrare, ushtronte edhe funksione politike ne pushtetin e atehershem popullor te Enver Hoxhes. Pra, ketu qendron dallimi midis A. Demaçit dhe I. Kadares, sepse ai ishte disident i burgosur dhe i roberuar, qe luftonte per lirine e Kosoves-gjysmes se Shqiperise Etnike te kolonizuar nga serbo-sllavet, kurse I.Kadare ishte komunist, funksionar dhe letrar i dalluar dhe i privilegjuar pothuajse 40 vjet rresht ne sistemin komunist te Shqiperise Socialiste. Natyrisht, pas permbysjes se atij pushteti ne vitin 1990, me ndryshimin e klimes poltiike ne relacione evro-nderkombetare (ne frymen e pluralziimit dhe te reformave demokratike politike)I. Kadare po orvatet, qe te beje “retushimin” e se vertetes mbi biografine e tij komuniste marksiste-leniniste, duke tentuar qe kete t’ia mveshe Adem Demaçit, por kot, ajo histori nuk mund te ndryshohet as ne kuptimin individual, as ne kolektiv, sepse ka qene e tille komuniste. Prandaj, nolens-volens, e pranoi apo se pranoi, edhe Ismail Kadare ka qene pjese e tij perberese dhe, se per kete “gabim” askush nuk eshte duke kerkuar llogari nga ai, as NATO e as Perendimi, sepse ata e dijne fare mire se ne kohen e luftes se ftohte (1948-1989) ka ekzistuar edhe “hemisefra” e bllokut lindor komunist-socialist te ish-Bashkimit Sovjetik, si superfuqi e dyte boterore. Prandaj, ne kete kontekst, as Ismail Kadare (dikur komunist, sot demokrat) nuk ka arsye pse te angazhohet dhe, te shterohet aq shume ne perpjekjet e tij, te shkruara qofte ne forme libri, qofte ne forme artikujsh dhe intervistash, duke insistuar qe te “retushoje” biografine e tij te meparshme me ideologji komuniste-socialiste, pavaresisht se tani eshte ne “mode” demokracia liberale dhe neoliberale e tregut te lire ne dimensione te gjera nderkombetare.

Pavaresisht nga qellimet, interesat, promovimet (qofte individuale, qofte grupore, ideologjike, partiake apo per hir te interesave te huaja antishqiptare) deri me sot, ne historine e njerezimit, askush nuk ka mundur qe diten me diell, ta shnderroje ne naten e erret pa hene. Qofshin te turperuar te gjithe ata armiq te shqiptareve dhe te Shqiperise Etnike, qe pa drejte (vetem “per hater te kohes njerke”) po mundohen ta hijesojne ne kuptimin negativ politik, kombetar dhe atdhetar vepren e ndritshme dhe te pavdekshme te heroit gjithekombetar, Adem Demaçi. Qofte e nderuar dhe e perjetshme vepra e Adem Demaçit dhe e Adem Jasharit, qe e pohoi dhe e mbrojti te verteten (me djerse, me sakrficie, me gjak dhe me jete te pakursyer nder breza) mbi çlirimin dhe lirine e Kosoves nga Serbia gjenocidale.

Per me teper, gabohen rende te gjitha ata politikane, jopolitikane, shkencetare, kuazishkecnetare, letrare, analiste, publiciste ..,etj. se duke e shperfytyruar te verteten mbi vepren patriotike kombetare dhe atdhetare shqiptare te Adem Demaçit, do ta ndihmojne lirine, pavaresine dhe demokracine e Kosoves, perkatesisht te Shqiperise Etnike. Perkundrazi, do ta ndihmojne drejtperdrejt dhe terthorazi vazhdimesine e tragjikes se roberise se deritashme shekullore mbi gjysmen e Shqiperise dhe te shqiptareve ne Ballkan.

Te mos harrojme faktin relevant dhe te pashmangshem se kur eshte fjala per te ndriçuar te verteten(fenomenet dhe dukurite e ndryshme ne nje shoqeri te caktuar), atehere si shkrimtaret, ashtu edhe shkencetaret e kane per detyre morale,profesionale, kombetare dhe atdhetare, qe te sherbehen vetem me gjuhen dhe me fuqine e argumentit, si dhe te racionales objketive, pavaresisht nga sundimi i kushteve dhe i rrethanave ne nje shoqeri a rend te caktuar politiko-shoqeror. Mirepo, fatkeqesisht kete kriter te domosdoshem metodologjik te shqyrtimit te lendes perkatese, Ismail Kadare e ka abstrahuar teresisht nga konceptimi i permbajtjes se librit te tij” Ra ky mort e u pame”. (!)

Gjitheçka “derbederet” e pasoj mund t’i “mveshin” Mandeles se Evropes, Adem Demaçi, porse eshte ai “marksist-leninist mendjethare dhe pa atdhe” kete nuk kane shans qe t’ia atribuojne dot(sepse ai nuk ishte as ne kuptimin formal, as ne ate praktik, por ishte patriot demokratik shqiptar), qofte edhe komunisti i dikurshem (Nenkryetari Frontit Demokratik te Shqiperise Socialiste te Enver Hoxhes), Ismail Kadare me librin e tij provokues politiko-propagandistik ne sfondin kombetar dhe nderkombetar kunder Adem Demaçit, heroit te gjalle kombetar gjitheshqiptar.

Shkurt e shqip,( as dikur e as sot) nuk ishte, as nuk eshte teme Adem Demaçi(ne kuptimin negativ anitidemokratik dhe antishqiptar), por armiqte serbosllave dhe kuislinge (te brendshem dhe te jashtem), qe me te gjitha mjetet po luftojne ne forma te ndryshme bizare, qe ta blozojne dhe ta vrasin vepren patriotike kombetare dhe demokratike shqiptare te Adem Demaçit dhe pavaresine e Kosoves, perkatesisht te Ribashkimit te Shqiperise Etnike. Mirepo, nje lufte e tille antishqiptare dhe antidemokratike, do te perfundoje me turpin me te madh, sepse eshte e padrejte, joetike dhe antiligjore dhe, per me teper nuk kurrfare lidhjeje me vepren 30-vjeçare revolucionare dhe demokartike te Adem Demaçit.

 

Komento ne Forumin AlbaNur per Adem Demacin!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Mp3 Video Adelina Ismaili

Mp3 Video Meda Music

Mp3 Video Genta Ismaili

Mp3 Video Nora Istrefi

Mp3 Video Shpat Kasapi

Mp3 Video Zanfina Ismaili

Mp3 Video Bleona Qereti

Mp3 Video Elvana Gjata

Mp3 Video Ciljeta Xhilaga

Mp3 Video Ermal Fejzullahu

Mp3 Video Greta Koci

Mp3 Video Sinan Hoxha

Mp3 Video Kaltrina Selimi

Mp3 Video Dafina Zeqiri

Mp3 Video Poni Music

Mp3 Video Adem Ramadani

Mp3 Video Adrian Gaxha

Mp3 Video Blero Music

Mp3 Video Alban Skenderaj

Mp3 Video Agim Poshka

Mp3 Video Alma Bektashi

Mp3 Video Tuna Sejdiu

Mp3 Video Ardit Gjebrea

Mp3 Video Arta Bajrami

Mp3 Video Besa Krasniqi

Mp3 Video Big Mama

Mp3 Video Edona Llalloshi

Mp3 Video Group Elita 5

Mp3 Video Jehona Sopi

Mp3 Video Ismet Bogujevci

Mp3 Video Etno Engjujt

Mp3 Video Gresa Behluli

Mp3 Video Labinot Tahiri

Mp3 Video Ledi Vokshi

Mp3 Video Leonora Jakupi

Mp3 Video Leonora Poloska

Mp3 Video Mahmut Ferati

Mp3 Video Mentor Kurtishi

Mp3 Video Mihrie Braha

Mp3 Video Rezarta Shkurta

Mp3 Video Rovena Stefa

Mp3 Video Sabri Fejzullahu

Mp3 Video Shkurte Fejza

Mp3 Video Shyhrete Behluli

Mp3 Video Sinan Vllasaliu

Mp3 Video Soni Malaj

Mp3 Video Group Tingulli 3

Mp3 Video Rebel UnikKatili

Mp3 Video Milot Krasniqi

Mp3 Video Vesa Luma

Mp3 Video Violeta Kukaj

Mp3 Video Gjyste Vulaj

Mp3 Video Bertan Asllani

Mp3 Video Adelina Thaqi

Mp3 Video Adelina Tahiri

Mp3 Video Motrat Mustafa

Mp3 Video Ilir Shaqiri

Mp3 Video Korab Shaqiri

Mp3 Video Ylli Baka

Mp3 Video Duli Tallava

Mp3 Video Zyber Avdiu

Mp3 Video Murat Gjoniku

Mp3 Video Muharrem Ahmeti

Me teper muzik Ketu!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster