|
Sivjet behen 60 vjet te lindjes dhe 40 vjet te krijimtarise
letrare e shkencore te Prof. dr. Agim Vinces, i cili tani eshte
profesor i letersise moderne shqipe ne Universitetin e Prishtines.
Me Agim Vincen jemi takuar per here te pare me 1967, ne provimin e
letersise popullore, te cilin ai e kishte kaluar me dhjeteshe,
ndersa une me nenteshe.
Ne takimin e pare Agim Vinca te linte mbresen e nje djaloshi
simpatik, kureshtar e ambicioz, qe vinte nga gjimnazi i Struges ne
Fakultetin Filozofik te Prishtines.( A.Vinca lindi me 22 maj 1947
ne Veleshte te Struges.)
Atehere ne vitin e pare te Deges se Albanologjise ishim nja 25
studente te rregullt, ne mesin e tyre edhe disa pena poetike te
afirmuara, ndersa Agimi dhe une teksa po dukeshim ne horizont.
Agimi shquhet shpejt si student i dalluar. Kryen studimet
shkelqyeshem dhe vazhdon ato shkencore( magjistron me 1974, ndersa
doktoron me 1983 per letersi).
Qe nga koha e studimeve me Agimin kemi mbetur miq te jetes dhe te
krijimtarise.
Agim Vinca ka ecur me ritmin e kohes. Ai perhere ishte i
shqetesuar dhe i angazhuar ne ngjarjet dramatike te kohes.
Gjate dyzet vjeteve te krijimtarise letrare e shkencore ai ka
krijuar portretin e tij poetik, shkencor e intelektual, me nje
individualitet te dalluar. Ai i perket brezit te trete letrar ne
letersine e sotme shqipe.
Ne personalitetin krijues te Agim Vinces eshte shkrire bukur
prirja poetike me prirjen shkencore. Tekefundit, te gjitha teorite
letrare jane krijuar nga pervoja artistike letrare.
Profilin krijues te Agim Vinces e shquan triptiku poetik,
historiografik dhe publicistik.
Agim Vinca ka hyre ne poezine shqipe me akuarelet sugjestive e
refleksive te jugut.
Lirikat e tij jane dridhje te shpirit, frymezime te çiltra plot
imazhe e vizione simbolike nga jeta, historia e mitologjia. Ne
lirikat e tij pulson ideali, dashuria, malli,revolta, qendresa e
ironia me freskine e shprehjes poetike. Aty edhe thjeshtesia
sublimohet ne poezi.
Agim Vinca ka botuar deri sot gjashte vellime poetike: “Feniksi”,
1972, “Bregu i mallit”, 1975, “Buzedrinas”, 1981 e 1984, “ Arna
dhe endrra”, 1987, “Kohe e keqe per liriken”, 1997, “Psalmet e
rrenjes”, 2007 dhe tri vellime te perzgjedhura te poezise: “Ne
vend te biografise”, 1977, “Dri’ ”, 1999 dhe “Sonet i vetmuar”,
2001.
Poezia e A. Vinces eshte vleresuar bukur nga kritika letrare:
Rexhep Qosja: “Poezia e Agim Vinces ka edhe muzike, edhe kuptim.”
Dritero Agolli cileson individualitetin e tij poetik:
“Agim Vinca, kjo peme e poezise, mbetet me vete, pa hijen e te
tjereve.”
Xhezair Abazi: “Agim Vinca mbart intensitetin emocional permes
nje vargu qe i ngjan apoteozes se madhe noliane.”
Lirikat e Vinces tashme ka zene vend ne antologji te poezise
shqipe, duke hyre edhe ne ato te perkthyera anglisht, frengjisht,
gjermanisht, italisht, turqisht, arabisht, rumanisht, sllavisht
etj.
Ketu vlen te theksohen: Robert Elsie, “ Antologji e poezise
moderne shqipe”, 1993 , Aleksander Zoto, “ Antologji e poezise
shqipe prej fillimeve deri sot”, 1997, Gertruda Ejntrej,
“Antologji e letersise shqipe”.
Edhe Agim Vinca ka botuar antologjite “Nga poezia bashkekohore
shqipe...”, Sarajeve, 1985 dhe “Kenga e hapur”, 2005, antologji e
pare me perla poetike shqipe, te shoqeruara me vleresime kritike.
Po ashtu, ai ka perzgjedhur per botim poezite e Ndoc Paplekes, Koçi
Petritit etj.
Agim Vinca konsiderohet sot nder njohesit e studiuesit me te
shquar te poezise moderne shqipe.
Kritikat dhe studimet e tij letrare, me analiza e sinteza
historike, i shquan akribia shkencore dhe qartesia e komunikimit.
Deri sot ka botuar veprat me kritika e studime letrare: “Aspekte
te kritikes sone”, 1977, “Qasje”, 1980, ”Oret e poezise”, 1990 dhe
“Fije te pakeputura”, 2004, studimet letrare Struktura e zhvillit
te poezise se sotme shqipe (1945-1980)”, 1985, “Alternativa
letrare shqiptare”, 1995 dhe “Panteoni i ideve letrare (prej
antikes deri te postmodernizmi)”, 2002.
Akademik Rexhep Qosja ka vleresuar monografine e A.Vinces per
strukturen metriko-ritmike, semantiko- figurative e tipologjike te
poezise moderne shqipe:
“Libri Struktura e zhvillimit te poezise se sotme shqipe
(1945-1980)perfaqeson punen shkencore me voluminoze, me te plote
dhe, gjithsesi, me te rendesishme per poezine e sotme shqipe deri
ne ditet tona.
Ky liber mund te konsiderohet si nje histori e vertete e poezise
bashkekohore shqipe dhe, madje, si nje histori e thelluar e kesaj
poezie.
Vepra e Agim Vinces eshte shprehje e vetedijes me te larte kritike
dhe historiko-letrare.”
Ne fushen e kritikes dhe te studimeve letrare A.Vinca ka trajtuar
nocione kritike e teorike te poetikave te ndryshme, fenomeneve
letrare dhe vepra te veçanta te poezise e te prozes nga tradita
dhe moderniteti.
Ketu shquhen studimi “ Mendimi kritik i Mitrush Kutelit”dhe ato
per disidencen letrare te Lame Kodres, Kasem Trebeshines, Petro
Markos etj.
Agim Vinca e ka trajtuar gjithhere letersine shqipe si nje dhe te
pandare, pavaresisht nga kufijte politike.
Robert Elsie e ka cilesuar “kritik prijatar i poezise” shqipe.
Kritikat dhe studimet e tij per poezine shqipe kane shoqeruar edhe
botimet e poezise shqipe ne gjuhe te huaja.
Agim Vinca ka shkruar edhe per poetet e njohur boterore: Bodlerin,
Brehtin, Elyarin, Lorken, Majakovskin, Preverin, Ricosin, Tagoren
etj., duke perkthyer edhe poezi te tyre.
Ne fushen e publicistikes, mendimi i tij intelektual i Vinces nuk
ka mundur te heshte perballe drames se identitetit kombetare.
Ai eshte nje vetedije e zgjuar kritike ne veprat publicistike
“Populli i pandalur”, 1992 dhe “Shqiptaret mes mitit dhe
realitetit”, 1997.
Publicistiken e A. Vinces e shquan guximi intelektual dhe fryma
polemiste ne çmistifikimin e dukurive konformiste e partikulariste.
Aty frymon kuptimi i lirise dhe i disidences intelektuale.
Agim Vinca e ka kultivuar me dashuri dhe e ka mbrojtur gjuhen
letrare shqipe, si njesine me te qenesishme kombetare.
Studiuesi i letersise Jorgo Bulo ka vleresuar:
“Shkrimet e Agim Vinces i sherbejne ringritjes se institucionit te
kritikes dhe ringritjes sone te pergjithshme.”
Gjate viteve ’90 kemi punuar bashke me A.Vincen ne Forumin e
Intelektualeve Shqiptare, te ndeshur me shume sprova intelektuale
e sfida politike.
Agim Vinca sot eshte nder figurat e shquara te letesise moderne
shqipe.
Disa radhe ka qendruar ne universitetin “Paris 8” te Frances dhe
ka marre pjese ne manifestime te ndryshme letrare kombetare e
nderkombetare.
Ky pervjetor shenon moshen e pjekurise letrare e shkencore te
profesor Agim Vinces dhe urimet tona per vlera te reja nga pena e
tij.
Prishtine, me 22 maj 2007
|