|
Ne
Nässjö u mbajt Festivali i Gjashte i Femijeve Shqiptare ne
kendim dhe vallezim. Ky festival, tashme tradicional,
oraganizohet per te gjashtin vit me radhe nga shoqata kultorore
"Drenica" ne Nassjo te Suedise. Edhe kesaj radhe numri i
pjesemarresve ishte i madh dhe sipas organizatorit, Ramush
Krasniqi numri i tyre po shenon rritje nga viti ne vit.
"Kane fituar te gjithe femijet shqiptare, qe jetojne ne
Skandinavi. Jam shume i kenaqur me paraqitjen e 24 garuseve per
nivelin e larte artistisk te tyre si dhe vleresimin objektiv qe
beri juria ne perzgjedhejn e kengeve fituse", theksoi
organizatori Krasniqi.
Ky eveniment kulturoro artistik eshte mbajtur ne dy sesione: ai
per femijet suedeze, nga ora 14 :00, kurese paraqitja e garusve
shiptare, apo me sakte, Festivali i Gjashte i Femijeve shqiptare
ne kendim dhe vallezim filloi ne oren 18:00.
Pas konkurimit, juria zgjodhi kengetaret dhe grupet vallezuese
me te mira te mbremjes.
Ne kendim vendin e pare e zuri Ansambli Folklorik "Shqiponjat
Dardane" nga Ferslevi, vendi i dyte i takoi Xhenete Kaleshit nga
Malmö, kurse ne vendin e trete u rendit Agnese Drenoci.
Ne kategorine e vallezimit, vendin e pare e zuri shoqata "Ardhmeria"
nga Kristinastadi, kurse vendin e dyte grupi i vajzave nga
Varnamo. E rendesishme ishte pjesemarrja dhe energjia krijuese
kulturore qe shperthente ne mesin e nje numri aq te madh
femijesh e te rinjesh mergimtare shqiptare.
Ne kete festival intersim te madh te te pranishmit zgjoi grupi i
valleve "Ardhmeria" nga Kristjanstadi te udhehequr nga
koregrafja, Nerxhivane Strellci.
Edhe kesaj radhe ky festival nuk perfundoi pa zbuluar talente te
rinj. Vlen te permendet se fituesja e disa nga keto festivale,
Bese Krasniqi e cila shkelqeu edhe ne Polifest ne Kosove dhe
mori çmimin e trete, sonte ishte mysafire e ketij Festivali,
paralajmeroi se se shpejti do te dale me nje album te ri ne
versionin anglisht dhe shqip.
Ne Festival parqitje brilante pati dhe Xhenete Kaleshit nga
Malmo, e cila qe ne moshen katervjeçare filloi te kendoje, tani
po radhit sukseset e saja njerin pas tjetrit, duke permendur se
edhe vitin e kaluar ishte fituese. Xheneta, nxenese shembullore,
vijon mesimet ne klasen e gjashte ne Malmo dhe pikesynim i saj
eshte qe se shpejti te nxjerre albumin e saj te pare. Atehere do
te binden te gjithe per talenin dhe zerin e bukur qe ka.
|