|
Kadri Osmani i perket asaj plejade te revolucionit te Kosoves,
qe veprimtarine e tyre e filluan shume heret dhe me guxim e
vendosmeri vazhdojne edhe sot, per te realizuar te drejtat e
popullit, per te fituar Kosova lirine e pavaresine.
Ne kete shkrim te shkurter, me rastin e botimit te kurores
sonetike "SHQIPE E LAERTeSIVE", po permendim se Kadri Osmani
eshte i lindur me 23.1.1937, ne katundin Makreshi Poshtem,
komuna e Artanes (Novoberdes), ne nje familje te ndershme,
arsimdashese e patriotike. Kadriut iu dha mundesia te shkollohet
dhe te behet arsimtar i gjuhes dhe i letersise shqiptare. Duke e
kuptuar thelle roberine dhe shfrytezimin e popullit shqiptar ne
Jugosllavi, ai hyri ne rrjedhat e luftes ilegale ne levizjen
patriotike e revolucionare te Kosoves. Me qartesine e tij,
sigurine, ndikimin e tij, ai behet nje nder intelektualet
popullore revolucionare, qe gjithe qenien e tij e vuri ne
sherbim te popullit.
Qe kur i kishte 12 vjet, Kadriun e therrasin ne OZN-a te
Gjilanit, si njerin nga te dyshimtit per veprimtari kunder
Jugosllavise, meqe vellai i tij me i vjetri, Ramiz Osmani, pati
rene ne burg tok me kusherinjte: Shefki Osmani, Nuhi Osmani,
Musli Osmani dhe nje fshatar i tyre, Zylfi Musliu; pjesetare te
NDSH-se te Mulla Idrizit. Ate vit (1949) ata qene denuar per
veprimtari anti-Jugosllavi dhe per prerjen e shtyllave te
telefonit midis Gjilanit e Perlepnices, ne vendin e quajtur te
“Bunari i Rushitit”-7 (shtate) shtylla perdhe! Ishte koha e
dorezimit te te ashtuquajtura “teprica”, e ne fakt ua fshinin
fshatareve edhe magjet! Dhe ate dite te shtune vargani i qerreve
te fshatareve ishin nisur per ne Gjilan me ato “teprica”, kur i
shohin shtyllat perdhe: kthehuni vellezer se po prishet
Jugosllavia! Ja, patriotet nuk po flene!
Pra, aksioni kishte pasur jehone, ama edhe denimet qene
drakonike:
Shefki Osmani qe denuar me 20 vjet burgim,
Ramiz Osmani qe denuar me 18 vjet burgim,
Nuhi Osmani qe denuar me.. 15 vjet burgim,
Zylfi Musliu qe denuar me... 15 vjet burgim dhe
Musli Osmani qe denuar .. 8 vjet burgim, si rrethane lehtesuese
hoxhes ia moren rrethanen se ne naten kritike te prerjes te
shtyllave telefonike s’kishte qene prezent.
Gjithsej: ................................76.- burgim te rende.
Lidhja e kesaj Organizate pati ardhur nga Bresalci: nga dy
vellezerit, Agush dhe Ibush Mehmeti (Ibushi dhender i Mehmet
Halitit- Ukshini i lagjes “Osmani”. Ibushi i ndjere ka qene
sekretar i Organizates, kurse Agushi qe vrare ne kufi te
Shqiperise, tok me: bashkeshorten e vet, mesuesi i Kokajve tok
me bashkeshorten e vet, Hasan Remniku, te cilet i ka qitur ne
prite Zenun________, dhe pas vrasjes i kane ekspozuar dy jave ne
tregun e Gjilanit!
Kjo Organizate nuk po vepronte me, ama pushtetit antipopullor i
kishte hyre lepuri ne bark: Kadriun e te tjeret po i akuzonin
per parullat e djegura dhe per qorrimin e syve Titos ne
fotografi!! Kadriun e kane rrahur gjithe diten, por edhe ne ate
moshe s’ka pranuar asgje!
Per here te dyte qe burgosur dhe denuar me 1 (nje) muaj burgim
per grevat e punetoreve ne Ndermarrjen e Mobileve “Napredak” ne
Prishtine; per here te trete u burgos me 27 nentor 1969 dhe
denohet nga gjyqi antipopullor me dhjete muaj burg. Per here te
katert burgoset ne vitin 1974. Ketu armiku e denoi me 9 vjet
burg, si organizator dhe udheheqes te Grupit Revolucionar, te
formuar ne vitin 1972. Per here te peste burgoset me 12 janar
1984, date edhe kur bien heroikisht Rexhep Malaj dhe Nuhi
Berisha. Ky dimer ishte nder me te egrit nga acari dhe terrori i
armikut, i cili zbatoi ne shkalle te gjere mbi popullin tone nje
represion te papare, duke arrestuar mbi 500 patriote
revolucionare, ndersa rreth 200 prej tyre i denoi me denime te
renda, qe permblidhen ne mbi 5 shekuj burg (vetem 72 vetave iu
dhane 489 vjet burg, shih "Zeri i Kosoves" nr. 6/`84, f. 6).
Kadri Osmani nga armiku u denua me 15 vjet burg. Po te mblidhen
gjithe vitet e denimeve me burg, qe armiku ia shqiptoi Kadri
Osmanit, bejne 25 vjet, prej te cilave i ka vuajtur 17 vjet.
------------------------------
Kadri Osmani- Mani
(23 nistor 1937)
Ne planin arsimor dhe te punesimit
Klasen e IV fillore e kam kryer ne fshatin tim te lindjes,
Makreshi Poshtem. Dhe pasi qe klasat tjera me te larta te
fillores aty s’kishte, ne ate kohe nuk u hapen, mesimet ne
klasen e V-te i vijova ne fshatin Perlepnice, te profesoret:
Abdylaziz Islami, Adem Meshina, Ahmet Sllamniku, Fejzullah
Ukshini, Nexhat Ibrahimi... por meqe isha me i rritur se
moshataret e mi, fillova te jap provime private ne Prishtine dhe
ne Gjilan, derisa e mbarova 8-vjeçaren. Pastaj kam kryer
shkollen e Mesme Ekonomike, Seksionin Administrativ-(pa
shkeputje nga puna), dhe, pas punesimit arsimtar, kam qene ne
Shkollen e Larte Pedagogjike, per rikualifikim, ne Prizren, te
profesoret tane te njohur: Demush Shala, Fuat Ostrozubi, Yll
Zajmi...
Kam diplomuar ne Fakultetin Filologjik, duke studiuar, sa i
rregullt e sa me korrespondence, ne relacionet
Prishtine-Tirane-Prishtine, ku kam mbaruar per Gjuhe dhe Letersi
Shqiptare, kam diplomjuar ne temen: DISA RISI Ne GJUHeN SHQIPE",
te Mentori im, Prof. Dr. Imri Badallaj. Meqe kam prirje per
risimtari ne gjuhe, dhe kam nje varg neologjizmash (kam rreth
150 fjale te reja), si p.sh.: Divergjenca-Konvergjenca, i kam
kthyer ne shqip, Nderanesime-Nderafrime, dhe i kam trajtuar te "Alternativa"
e Lubjanes, nr. 1-2/1992, me titull: "PeR FLAKJEN E DISA
SHPREHJEVE Te HUAJA", te "Mesuesi" i Tiranes, si dhe te revista
Shqiperia Etnike" nr. 2/1999, f. 3/1999, f. 7-8, me
pseudonim-Bashkim Gallapi. Jam Reformator i Kalendarit te Ri
Shqiptar: Nistor, Shkurtor, Larcor, Bleror, Lulezor, Qershor,
Korrtor, Veror, Frytor, Verdhor, Brymor, Dimeror.
Kam punuar dhe jam duke ushtruar detyren e mesuesit: ne shkollen
8-vjeçare ne Kolaj, ne shkollen 8-vjeçare "Rilindja" ne
Keqekolle, ne shkollen 8-vjeçare "Vlladimir Nazori" ne Prishtine,
ne Gjimnazin "Boro e Ramizi" ne Viti, ne Bern, ne Brienz, dhe
aktualisht ne qytetezen Nehausen am Rheinfall ne Zvicer: ne
klasen time s`ka as politike as fe!!
Te mos mashtrohet asnje vajze e te vije me shami ne klase!!
Shoqatat reaksionare islamike po paguajne para per te na futur
edhe njehere ne ferexhe!! Por ne, sikur qe po e luftojme
cullakhanen e telebingove e te rojallbingove, do ta luftojme
edhe ferexhene e zeze!!
Ne planin e veprimtarise ilegale-politike
Kam qene i denuar politik me 25 vjet burgim, me tri perseritje,
prej te cilave i kam vuajtur 17 vjet, ne keto burgje:
Prishtine-Mitrovice e Kosoves- Peje- Burgu Qendror ne Beograd-
Pozharevc- Nish- Leskovc- Dob- Maribor-Zagreb-Lubjane. (ne Dob
kam bashkepunuar ne qelize me Avdullah Rrustollin).
Me organet e ndjekjes kam pasur te bej qe ne moshen 12-vjeçare:
Ne OZNA-n e Gjilanit me akuzonin per dy vepra kundervajtese apo
penale, 1.Grisjen dhe djegien e parullave socialiste per
vellazerim-bashkimin dhe 2.Per vizatimin-qorrimin te foto te
syve te Titos!! Une nuk e kisha kryer asnjeren veper e as
tjetren, te paren e kishte bere vellau im, Avdi Osmani e te
dyten fqinji yne, moshatari im, Shaban Haliti- Ukshini!! Une qe
te dyja i dija ne hollesi, por s`kam pranuar, paçka se gjithe
diten, ne intervale kohore-them- prej 30 minutash, me kane
rrahur me shuplaka fetyres: ne mbremje, kur me kane liruar, kam
shkuar te floktari qe te qethem dhe kur jam pare ne pasqyre- jam
trishtuar nga vetja ime, syte me ishin futur ne gropa nga faqet
e enjtura!!
Jam pjesemarres i demonstratave te viti 1968 dhe pjesemarres dhe
organizator i Kryengritjes te vitit 1981: kjo Kryengritje eshte
pergatitur per 10 vjet me radhe dhe me intensitet te
veprimtarise ilegale-nentokesore 1971-1981. Ne ate kohe-1971, ne
burgun e Nishit jam takuar me demonstrantet e demonstratave te
vitit 1968, kane qene: Afrim Logja, Ilaz Pireva, Osman Dumoshi,
Skender Kastrati, Skender Muçolli. Me Osmanin kam rene ne
konflikt, te gjithe te tjeret kane shkuar me te dhe une jam
shetitur vetem e me te tjere... kam bashkepunuar ne qelize me
Sherif Masucen.
Kam qene Pergjegjes i Grupit Revolucionar-1973; Bashkautor me dy
deshmoret e kombit, Rexhep Malen e Nuhi Berishen ne Themelimin e
Partise te Luftes te Kosoves-1983; Krytar i Organizates
Revolucionare Shqiptare-(ORSH)-1992; anetar i Partise
Socialdemokrate te Kryetarit zotni Teodor Laço ne
Shqiperi-1993-1994; anetar i Shoqates se Intelektuaaleve
Shqiptare ne Zvicer 1966 dhe sekretar i Bashkesise Shqiptare ne
Zvicer prej vitit 1998 edhe sot e tutje.
Ne planin e krijimtarise letrare-gjuhesore-publicististike, per
mua qendrojne te dhenat:
KADRI MANI,
U lind me 23 Nistor 1937, ne fshatin Makresh i Poshtem, Komuna e
Artanes. eshte arsimtar i Gjuhes dhe i Letersise Shqiptare ne
pension. Aktualisht eshte Zv/Redaktorpergjegjes i revistes
semestrale "Shqiperia Etnike".
Ne Konkursin Letrar te revistes „Spektri"-1998, ka zene vendin e
pare per tregimin „Dyluftimi", shifra:"Terrorizmi kunder
terrorizimit eshte patriotizem!!-serum kunder serumit"; Poashtu
ne ate konkurs ka zene vendin e III-te per poezine:"Nentori i
flamurit shqiptar", shifra: "Veterniku". Gjithashtu ne ate
Konkurs jane marre per botim:1.Poeme per Komandant Fehmiun,
shifra:"Betimi", dhe 2. Eseja:"Diapora dhe Atdheu, arritjet dhe
mundesite" shifra:"Sipas derrit-sepaten".
Ne vitin 2003 ne Konkursin Letrar te Universiteti Popullor ne
Gjeneve, ka zene vendin e pare, me tregimin „Telegrami".
Ne permbledhjen me poete te merguar „Metafora e arratisur",
2003, eshte prezantuar me nje cikel vjershash.
REFORMA E MUAJVE Te VITIT (Kalendari i Ri)
Muajt e vitit jane: NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULeZOR,
QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMeROR.
Me rastin e riemertimit kam pasur parasysh edhe menyren e
emertimit te muajve ne kroatishte: [SIJEČANJ, VELJAČA, OŽUJAK,
TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD,
STUDENI, PROSINAC]; megjithate, une kam ndjekur rrugen
origjinale: pas ngjashmerise, duke vjele nga gurra popullore apo
me krijimin e fjaleve te reja.
(Kadri Osmani: (forme e shkurtuar nga punimi): Artikull: PeR
FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE Te HUAJA, te revista e Lubjanes “ALTERNATIVA”,
nr. 1-2/ `92, f. 11-13; me vone i plotesuar)
Deri me tani ka botuar keto libra:
1."Shqipja e Lartesive" (kurore sonetike), 1988; 2."Fale te
qofte gjaku!" poeme), 1997;
3."Nene Tereza e Shqiperise" (kurore sonetike) 1998;
4."Shqiptaret jane atje!" (Publicistike) 1999; 5."Nuset tona"
(Roman), 2003 ; ka mbi dhjete vepra ne doreshkrim.
Ne stazhin dhe pervojen e gazetarise
Kam punuar afer nje vit ne Redaksine e Revistes Letrare „Jeta e
Re », ne vendin e punes administrator- daktilograf: une e hapja
posten dhe me vemendje i lexoja punimet qe arrinin nga
bashkepunetoret krijues, ne proze e ne poezi; ia dorezoja
Kryeredaktorit, Esad Mekulit apo redaktoreve: Tajar Hatipit dhe
Enver Gjergjekut. Pas korrigjimit te materialeve, i rishtypja
dhe hetoja ndryshimin, nderhyrjen e lapsit te kuq, apo gersheret
e redaktorit- viti 1963.
Pastaj shkruaja edhe vete: te « Jeta e Re », te « Zeri i Rinise",
te « Rilindja »…
Pastaj kalova ne arsim, dhe ne shkollen 8-vjeçare « Rilindja »,
ne Keqekolle-(1965-1968), nxora-(tok me te ndjerin Mehedin Dili)
revisten e nxenesve « Yli i pare ». Ne Gjimnazin e Vitise, nxora
revisten e gjimnazisteve "Aroma"-(1974), me 1995, ne Tirane,
nxorem revisten « Arberia », ku une isha kryetar i Pleqesise, qe
nga 6 qershori 1999, e deri me sot, e udheheq revisten e
ilusturar « Shqiperia Etnike », e cila ka arritur nivelin
kombetar-nderkombetar cilesor e sasior, ka 100 faqe, nga te
cilat 10 faqe me ngjyra.
Kadri Osmani-(katrani!) ka filluar punen ne Entin Higjenik ne
Gjilan, me 1960-arkivist-depoist dhe ne shkollen e nates, pa
shkeputje nga puna, e ka kryer shkollen e mesme ekonomike,
seksionin administrativ; me 1963 shperngulet nga Gjilani dhe
ngulet ne Prishtine, inkuardohet ne Kontabilitetin e Komunes,
fillimisht tagrambledhes e mandej kontabilit; me 1964 kalon te
Revista Letrare "Jeta e Re"-administrator-daktilograf; ne vitin
shkollor 1965 shkon arsimtar ne shkollen fillore "Rilindja" ne
Keqekolle; me 1968 shkon perkthyes per gjuhet
shqipe-serbokroatisht, ne Fabriken e Mobileve "Napredak"- tash "Perparimi
ne Prishtine; pastaj serish ne arsim-ne burg...-tash mesues ne
Neuheusen am Rheinfall.
JETeSHKRIMI I KADRI OSMANIT
MANI KADRI
1937-I-23
U lind me 1937.I.23 ne fshatin Makreshi Poshtem , Bashkia e
Artanes.
Shkollen fillore, kater klase i kreu ne vendlindje, ndersa
prej klases peste mesimet i vijoj ne fshatin Perlepnice duke
perfunduar klasen e tete privatisht ne Prishtine dhe Gjilan .
Shkollen e mesme ekonomike pa shkeputje nga puna , si arsimtar
percolli rikualifikimin ne Shkollen e Larte Pedagogjike ne
Prizren , u diploma ne Fakultetin Filologjik ne drejtimin Gjuhe
dhe Letersi Shqiptare ne Universitetin e Prishtines- me
2.7.2003.
eshte student i gjenerates se pare- MASTER, i regjistruar ne
Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines ne vitin
shkollor 2005, indeksi Nr. 04/10, Dosja 10 dhe i ka perfunduar
provimet me sukses me daten 20.12.2006, e ka dorezuar Temen:
NELOGJIZMAT Ne GJUHeN SHQIPE, ka 170 neologjizma te vetat, dhe
pret ta mbroje, perpara Komisionit te ngritur nga Dekanati, ne
fillim te vitit 2007.
Ka marre keto mirenjohje:
SHOQATA E MeRGIMTAReVE SHQIPTARe
"BAJRAM CURRI" BUCHS (SG)
SHPALL ANeTAR NDERI Te SHOQATeS
ZOTeRI KADRI OSMANI
Ne SHENJe RESPEKTI PeR KONTRIBUTIN E
DHeNe PeR ÇeSHTJEN MBAReKOMBeTARE
Me 16.05.1998 Nga Kryesia e SH.M.SH.
Ne Buchs "BAJRAM CURRI"
Kryetari, Amet Adili
--------------------
SHOQATA E MeRIMTAReVE SHQIPTARe
"AVNI RRUSTEMI"
NDANe
M I R e N J O H J E
KADRI OSMANI
Ne SHENJe FALeNDERIMI PeR KONTRIBUTIN GJITHKOMBeTAR
Me 01.06.1998 Nga Kryesia
Ne DOMAT/EMS Sh.M.Sh. "A.Rrustemi"
Kryetar
Vesel Murseli
----------------
SHKA "Naim Frasheri" ne Bern, i jep MIReNJOHJE zoteri Kadri
Osmanit, per pune dhe angazhim ne ruajtjen, rritjen dhe
zhvillimin e folklorit burimor shqiptar.
Bern, me 9 dhjetor 1999 Kryetari
Fadil Krasniqi (Nenshklrimi)
----------------------------
Kerkohet t'iu pergjigjeni ketyre pyetjeve:
1. Si keni jetuar deri ne vitin 1981- ju dhe familja juaj?
- Nga
ajo qe u tha, shihet se deri ne korrik te vitit 1991 kam qene
neper burgje; familja ime ka jetuar me ndonje pune te
herepashershme dhe nga ndihmat solidare te te njohurve tane dhe
te popullit liridashes te Kosoves. Prej vitit 1991 e deri ne maj
1992, kam jetuar ne familje ne Prishtine. Ama ne maj te vitit
1992, qene kapur nga policia dy numra te revistes "Kushtrimi i
Lirise" dhe kisha dro se jam kandidat per burg; andaj, kaloja
kohen me strehime te herepashershme ne: Mal te Zi, ne Maqedoni
dhe ne Shqiperi. Sapo kalonte rrebeshi i arrestimeve, kthehesha
ne shtepi. Por ne fund te vitit 1996, situata u keqesua dhe isha
kandidat per burg, andaj ika ne Zvicer, ku jam edhe sot.
2. Si keni jetuar prej vitit 1981 e deri ne fillim te luftes
(1999)?
- edhe ne kete pyetje gati se tanime ka dale pergjigjja;
ama vlen te theksoj se ne Shqiperi jam njoftuar dhe jam
shoqeruar me oviceret: 1. Halil Katana, major, 2. Mehmet
Gezhilli, major, 3. Resul Bedo, komisar, 4. Seit Musaj, major,
5. Ali Vukatana, gjeneral dhe 6. Sheme Kosova, gjeneral!!! Dhe
qe te gjithe ma kane pasur me hile dhe me tradhti: ata nuk e
donin as luften as Kosoven!?!
Shume prej tyre, ishin ne mini redaksine te revista "Alternativa"
te lubjanes, pra ne e formuam nje mini redaksi ne Tirane, dhe
Naim Maloku e Halil Berisha na i dergonin rrogat nga 40 dollare
mujore, une isha pergjegjes i grupit dhe ua shperndaja rrogat,
edhe ne gjysme te nates: ngase qellonin festa fetare ose
kombetare dhe kish frike se s`kane me se t`i presin si duhet?
Te interesuarit mund t`i shfletojne dy revistat "Alternativa",
nr.12/1992 dhe 1/2 1993, ku do te gjeni nga disa faqe materiale
per luften. Te nr. i pare, ne f. 55, kemi intervisgten e Dr.
Ibrahim Rugoves me titull:"Edhe lufta eshte e
mundshme"-informate per ata qe e akuzojne per "pacifizem". Ama
kjo nuk zgjati shume, pas dy muajsh, ne mungese financiare,
revista u mbyll.
3. Si keni jetuar gjate luftes, e si e keni perjetuar luften
(1998-1999)?
- luften e tolloviten lakejte e Fatos Nanos: e
prishen Marreveshjen e Osllos, e vrane me atentat Ministrin e
Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin ne midis te Tiranes dhe ne
s`kishim se si te "bashkepunonim" me te tillet, apo jo? Ngelem
t`i ndihmonim familjes: dilnim ne qytet t`iu blenim lodra
femijeve, kemi 11 nipa e mbesa, ama nuk ishim te sigurte se nuk
do t`i masakrojne hordhite e çartura çetnike serbiane, dhe
ktheshim me lot perfaqe pa blere gje!!
4. Çfare ardhmerie deshironi per ju dhe femijet tuaj?
-Shpalljen
e Pavaresise te Kosoves, deshirat e prosperiteti rrjedhin
vetvetiu!! Jam ne studimet posdiplomike dhe dua te doktoroj ne
Temen: Risimtaria ne Gjuhen Shaipe.
5. Ne cilin vit ke filluar punen ne "Napredak"?
- Ne Fabriken e
Industrise se Momibileve "Napredak" ne Prishtine jam inkuadruar,
perkthyes, me 1968: deri atehere diskutimet ne tubime te
ndryshme jane zhvilluar vetem ne serbishte! Tevona une e mbaja
procesverbalin ne dy gjuhet dhe diskutuesit shpreheshin ne
gjuhen e vet amtare. Mirepo, çetniket nuk mund te pajtoheshin me
kete situate dhe reagonin, njera nga shkinat ne nje mbledhje
üpati thene:"Ket po flitet kryesisht shqip, une nuk po kuptoj
asgje, kush do te flase shqip, le te shkoje ne Shqiperi!" Kurse
referentja per kuadro, Branka Milladinoviç, ma pati sha gjuhen
shqipe! Une desha ta rrah, por nderhynen dhe nuk me lane ta
rrahja! Atehere e padita ne gjyq, por gjyqi nuk e denoi:"E
akuuzuar eshte fajtore, por ne voshtrim te nenit kaq e kaq,
lirohet aga padia"!!
Punetore te inkuadruar ishin rreth 300.- kurse nepunes ishim 4
shqiptare e 40 serbe e malazias!!!! Ishte pakenaqesi e madhe dhe
ne gusht te atij viti deshem ta shpallim nje greve, por
nderhyren organet e rendit dhe mua me burgosen e me denuan 30
dite burgim per kundervajtje!
Ne vjeshte-Demonstratat! Une s`kam qene organizator, por kam
shperndare trakte! Isha duke shkuar te shkolla Normale me trakte,
vershuan automjetet policore ne drejtim te Normales dhe isha ne
rrezik: kur, ja Gjyla Veselaj, ajo fqinja jone! Oj Gjyle: merri
keto trakte dhe ik! Ajo i mori traktet dhe shkoi dikah? Une
fillova te ec serbes!
6.Ne cilin muaj je burgosur?
-Pra, me 1968 shpetova, ama me
rastin e 1-Vjetorit te demonstratave te vitit 1968, kemi tentuar
ta festojme suksesin e demonstratave dhe i kemi perpiluar, i
kemi shumezua dhe i kami shperndare traktet: neper Prishtine,
Mitrovice, Peje...Na ka zbuluar Ramadan Ferizi nga Bellopoja e
Besianes, duke i dorezuar te 7 cope ne sigurim, traktete qe ia
pata dhene per shperndarje ne Fakultetin e Drejtesise ku shte
brucosh, pra ia ka dorezuar udbashit Hajri Gjota! Dhe fill na
kane arretuar: Binak Ulaj qe denuar me 1 vit burg-(dhe kurre nuk
e ka ftuar kush as e ka vuajtur denimin!?!), Une dhe Selami
Elshani jemi denuar me nga 10 muaj, Xhafer Shatri me 8 muaj...Une
4 muaj i pata vuajtur ne paraburgim ne Prishtine dhe ne gjyq na
liruan qe te mbrohemi jashte. Dhe kane vijuar ankesat e senacat...dhe
ne pranvere me 1971 do te vinte Titoja ne Kosove, andaj, si te
dyshimte per ndonje atentat ne Mareshalin, me kane arretuar ne
gjysme te nates! Ne qeline e burgut kishin qene 9 veta dhe me
mbuluan me pyetjet se perçka pergjigjem!?! Ata nuk mund te
kuptonin se une nuk pergjigjesha per asgje!? Dhe u detyrova te
iu them: une i kam 6 muaj burg nga tentimmanifestimet e vitit
1969, por vendimi ende nuk eshte i plotefuqishem? Pra, e di se
neser vjen ne Kosove-Titoja! Nese me kane arrstuar per kete
shkak, e kane gabim se mua Titoja nuk me ka bere asgje dhe nuk
do ta vrisja. Tito duhet te pergjigjet ne gjyq per tradhtine
ndaj Kosoves; kurse une nese duhet ta vras dike, me kete dore do
ta vras drejtorin e burgut, i cili heren e kaluar me ka
torturuar! Dhe nga 9 veta, dikush e ka njoftuar drejtorin e
burgut! Drejtori ka vrapuar ne gjyte dhe e ka bere aktgjykimin
te plotefuqishem dhe me ka percjelluar per ne burgun e Nishit!
Ka qene prilli i vitit 1971. Atje jam takuar me demonstrantet e
vitit 1968: Afrim Logja-(ka vdekur ne komunikacion), Ilaz Pireva,
Osman Dumoshi, Shender Kastrati, Skender Muçolli. Une pata rene
ne konflikt me Osman Dumoshin, kurse te tjeret shkuan me te dhe
une u ndava nga te gjithe. Aty e kam perfshi ne organizim Sherif
Masuricen dhe Hetem Ajetin.
Me 1971 ne cilin muaj te internuan ne Nish dhe sa te mbajten
atje?
- Nga Nishi jam liruar ne shtator 1971 dhe fill ia kam
filluar punes ilegale me nje pervoje me solide.
Sa numra te "Zerit te Kosoves" - Ne pranvere te vitit 1973 i
kemi nxjerru dy numra te revistes "Zeri i Kosoves", nr. 3, na
eshte kapur doreshkrim, me rastin e arrstimit: kesaj radhe na ka
tradhtuar Islam Blakaj nga Burimi! Qe te dy numrat ia ka dhene
shefit te UDB-es ne Peje, Sherif Bales, duke i thene: ja se
çfare po bejne Kadri Osmani dhe Xhafer Shatri!!
Ne cilin vit doli numri i pare?
- Numri ipare, pa ka dalur ne
pranvere me 1973 dhe pas renies ne burg, shoket e kane vijuar
punen me ndryshimin e emrit te reviste, mbase "Liria"? Keta
numra duhet te gjenden te Mehmet Hajrizi apo te Mustafa Ademi?
Pseudonimet e Kadriut: Vetima, Katrani, Bashkim Gollaku, Kadmi
Mileti...
Agjencioni FLOART - PRESS
13.9.07
PUBLICISTI DHE GJUHeTARI KADRI OSMANI-MANI MBROJTI TEMeN E
MAGJISTRATUReS
Me DATeN 12 SHTATOR 2007 (E MeRKURe), Ne OReN 10, Ne SALLeN E
DEKANATIT Te FAKULTETIT Te FILOLOGJISe Te PRISHTINeS,KADRI
OSMANI-MANI,Ne MeNYRe BRILANTE MBROJTI PUNIMIN E DIPLOMeS Se
STUDIMEVE Te NIVELIT MASTER ME TITULL:"NEOLOGJIZMAT Ne GJUHeN
SHQIPE".
Abas Fejzullahi
|