|
Dispozitat e pergjithshme
Aneksi I - Dispozitat Kushtetuese
Aneksi II - Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesetareve te
Komuniteteve
Aneksi III - Decentralizimi
Shtojce Aneksit III - Perkufizim i komunave te reja
Aneksi IV - Sistemi Gjyqesor
Aneksi V - Trashegimia Fetare dhe Kulturore
Aneksi VI - Borxhi Nderkombetar
Aneksi VII - Prona dhe Arkivi
Aneksi VIII - Sektori i Sigurise se Kosoves
Aneksi IX - Perfaqesuesi Civil Nderkombetar
Aneksi X - Misioni Evropian per Politika te Sigurise dhe
Mbrojtjes
Aneksi XI - Prania Ushtarake Nderkombetare
Aneksi XII - Agjenda Legjislative
PROPOZIMI GJITHePeRFSHIReS PeR MARReVESHJEN PeR STATUSIN E
KOSOVeS
Neni 1 Dispozitat e pergjithshme
1.1 Kosova do te jete shoqeri shumetnike, e cila qeveriset ne
menyre demokratike, dhe me respektim te plote te sundimit te
ligjit, permes institucioneve te veta legjislative, ekzekutive
dhe gjyqesore.
1.2 Ushtrimi i autoritetit publik ne Kosove do te bazohet ne
barazine e te gjithe qytetareve dhe respektimin e nivelit me te
larte te drejtave dhe lirive themelore te njeriut
nderkombetarisht te pranuara, si dhe ne promovimin dhe mbrojtjen
e te drejtave dhe pjesemarrjes se te gjitha komuniteteve dhe
pjesetareve te tyre.
1.3 Kosova do te miratoje Kushtetuten. Kushtetuta e Kosoves do
te pershkruaje dhe garantoje mekanizmat ligjore dhe
institucionale, te cilet jane te domosdoshem per tu siguruar se
Kosova qeveriset sipas standardeve me te larta demokratike, dhe
e cila do te promovoje bashkejetesen paqesore dhe prosperitetin
e te gjithe banoreve te saj. Kushtetuta do te perfshije parimet
dhe dispozitat e perfshira ne Aneksin I te kesaj Marreveshjeje,
por nuk do te kufizohet vetem ne to.
1.4 Kosova do te kete ekonomi te hapur te tregut me konkurrence
te lire.
1.5 Kosova do te gezoje te drejten e negocimit dhe lidhjes se
marreveshjeve nderkombetare dhe te drejten per te kerkuar
anetaresim ne organizata nderkombetare.
1.6 Gjuhe zyrtare ne Kosove do te jene gjuha shqipe dhe serbe.
1.7 Kosova do te kete simbolet e veta te veçanta kombetare,
perfshire flamurin, stemen dhe himnin, te cilat pasqyrojne
karakterin shumetnik te saj.
1.8 Kosova nuk do te kete pretendime territoriale ndaj asnje
shteti apo pjese te ndonje shteti dhe nuk do te kerkoje bashkim
me asnje shtet apo pjese te ndonje shteti.
1.9 Kosova do te bashkepunoje plotesisht me te gjitha entitetet
e perfshira ne implementimin e kesaj Marreveshje dhe do te
ndermarre te gjitha obligimet qe parashihen per te me kete
Marreveshje. Kosova dhe Republika e Serbise inkurajohen te
bashkepunojne ne mirebesim sa i perket çeshtjeve qe kane te
bejne me implementimin dhe realizimin e kushteve te kesaj
Marreveshjeje.
1.10 Komuniteti nderkombetar do te mbikeqyre, monitoroje dhe do
te kete tere pushtetin e domosdoshem per te siguruar
implementimin efektiv dhe efikas te kesaj Marreveshjeje, sipas
perkufizimeve te ofruara ne Anekset IX, X, XI. Kosova gjithashtu
do te ftoje bashkesine nderkombetare qe t’i ndihmoje Kosoves ne
permbushjen e suksesshme te obligimeve te saja.
Neni 2 Te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut
2.1 Kosova do te promovoje, mbroje dhe respektoje nivelin me te
larte te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, perfshire te
drejtat dhe lirite e percaktuara ne Deklaraten Universale per te
Drejtat e Njeriut, Konventen Nderkombetare per te Drejta Civile
dhe Politike, dhe Konventen Evropiane per Mbrojtjen e te
Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut dhe Protokolleve te saj.
Kosova do te ndermarre te gjitha masat e domosdoshme drejt
ratifikimit te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e Drejtave dhe
Lirive Themelore te Njeriut dhe Protokolleve te saj.
2.2 Te gjithe njerezit e Kosoves kane te drejte te gezojne
drejtat e njeriut dhe lirite themelore, pa diskriminim te
çfaredo lloji ne baze te races, ngjyres, gjinise, gjuhes, fese,
mendimeve politike apo mendimeve tjera, prejardhjes kombetare
apo shoqerore, lidhjes me ndonje komunitet, prones, lindjes apo
statusi tjeter. Te gjithe njerezit ne Kosove jane te barabarte
para ligjit dhe kane te drejte, pa diskriminim, ne mbrojtje te
barabarte ligjore.
2.3 Parimet e mos-diskriminimit dhe mbrojtjes se barabarte para
ligjit do te zbatohen dhe respektohen, posaçerisht ne fushat e
punesimit ne administrate publike dhe ndermarrje publike, dhe
qasjen ne financa publike.
2.4 Kushtetuta e Kosoves do te pershkruaje mekanizmat ligjore
dhe institucionale per mbrojtjen, promovimin, dhe zbatimin e
drejtave te njeriut per te gjithe njerezit e Kosoves, siç
percaktohet ne Aneksin I te kesaj Marreveshjeje.
2.5 Kosova do te promovoje dhe respektoje ne plotesi procesin e
pajtimit mes te gjitha komuniteteve te saj dhe pjesetareve te
tyre. Kosova do te zbatoje nje qasje gjitheperfshirese, me
ndjeshmeri gjinore, per tu ballafaquar me te kaluaren e saj, e
cila do te perfshije nje varg te gjere iniciativash kalimtare te
drejtesise.
2.6 Te gjitha autoritetet kompetente ne Kosove do te
bashkepunojne me, dhe do t’i ofrojne qasje te papenguar te
gjithe mekanizmave apo organizatave te njohura nderkombetarisht
per monitorimin e te drejtave te njeriut.
Neni 3 Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesetareve te Tyre
3.1 Banoret qe i perkasin te njejtit grup kombetar apo etnik,
gjuhesor, apo grupi fetar tradicionalisht prezent ne territorin
e Kosoves (me tej Komunitete) do te kene te drejta te veçanta,
te percaktuara ne Aneksin II te kesaj Marreveshjeje, krahas te
drejtave dhe lirive themelore te njeriut te percaktuara ne Nenin
2 te Aneksit I te kesaj Marreveshjeje.
3.2 Kosova do te garantoje mbrojtjen e identitetit kombetar,
etnik, kulturor, gjuhesor dhe fetar te te gjitha komuniteteve
dhe pjesetareve te tyre. Kosova do te krijoje mekanizma
kushtetues, ligjore dhe institucionale te nevojshem per
promovimin dhe mbrojtjen e drejtave te te gjithe pjesetareve te
komuniteteve dhe per perfaqesimin dhe pjesemarrjen e tyre
efektive ne proceset politike dhe vendimmarrese, siç percaktohet
me Anekset I dhe II te kesaj Marreveshjeje.
3.3 Autoritetet e Kosoves do te udhehiqen ne politikat dhe
praktikat e tyre nga nevoja per te promovuar fryme te paqes,
tolerances dhe dialogut nderkulturor dhe nderfetar mes
komuniteteve te saj dhe pjesetareve te tyre.
Neni 4 Te Drejtat e Refugjateve dhe Personave te Zhvendosur
4.1 Te gjithe refugjatet dhe personat e zhvendosur nga Kosova do
te kene te drejten e kthimit dhe kerkimit te prones se tyre dhe
posedimeve personale, ne pajtim me ligjet vendore dhe
nderkombetare.
4.2 Kosova do te ndermarre te gjitha masat e nevojshme per te
mundesuar dhe krijuar nje atmosfere te favorshme per kthim te
sigurt dhe te denje te refugjateve dhe personave te zhvendosur,
bazuar ne vendimet e tyre te lira dhe te bazuara ne informata te
sakta, perfshire perpjekjet per te promovuar dhe mbrojtur lirine
e tyre te levizjes dhe mbrojtjen nga kercenimi.
4.3 Kosova do te bashkepunoje plotesisht me Komesarin e Larte
per te Drejta te Refugjateve te Organizates se Kombeve te
Bashkuara, i cili do t’i ndihmoje autoritetet kompetente ne
ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmes per te kthyerit, dhe i cili, mes
tjerash, do te kryeje vleresime periodike dhe do te ofroje
raporte publike mbi kushtet e kthimit dhe situaten e personave
te zhvendosur brenda Kosoves, dhe gjithashtu do te ofroj
bashkepunimin me organizata te tjera te perfshira ne procesin e
kthimit.
Neni 5 Personat e zhdukur
5.1 Kosova dhe Republika e Serbise, ne pajtim me normat dhe
standardet vendore dhe nderkombetare, do te ndermarrin te gjitha
masat e duhura per te percaktuar dhe ofruar informata sa i
perket identitetit, vendndodhjes dhe fateve te personave te
zhdukur, ne bashkepunim te plote me Komitetin Nderkombetar te
Kryqit te Kuq (KNKK) dhe partneret tjere relevante nderkombetare.
5.2 Kosova dhe Republika e Serbise do te vazhdojne te marrin
pjese ne menyre kuptimplote, efektive dhe pa vonesa te
panevojshme ne Grupin Punues per Persona te Zhdukur, te
themeluar sipas kornizes se “Dialogut te Vjenes” dhe te kryesuar
nga KNKK, apo ndonje mekanizmi tjeter pasardhes i cili mund te
themelohet. Kosova dhe Republika e Serbise do te fuqizojne
institucionet perkatese qeveritare te ngarkuara me kete çeshtje
me mandat ligjor, autoritet dhe resurse te nevojshme per te
mbajtur dhe intensifikuar kete dialog, dhe per te siguruar
bashkepunim aktiv te te gjitha administratave gjegjese.
Neni 6 Veteqeverisja Lokale dhe Decentralizimi
6.1 Komunat do te jene njesi themelore territoriale te
veteqeverisjes lokale ne Kosove.
6.2 Veteqeverisja lokale ne Kosove do te bazohet ne parimet e
qeverisjes se mire, transparences, dhe efikasitetit dhe
efektivitetit gjate ofrimit te sherbimeve publike, duke i
kushtuar kujdes te posaçem nevojave dhe brengave specifike te
komuniteteve jo-shumice dhe pjesetareve te tyre.
6.3 Komunat ne Kosove do kene te drejte per bashkepunim
nderkomunal dhe tejkufitar ne çeshtjet me interes te perbashket
gjate ushtrimit te pergjegjesive te tyre, siç parashihet ne
Aneksin III te kesaj Marreveshjeje.
6.4 Kufijte e komunave te reja do te perkufizohen ne pajtim me
Shtojcen e Aneksit III te kesaj Marreveshjeje.
Neni 7 Trashegimia Fetare dhe Kulturore
7.1 Kosova do te siguroje autonomine dhe mbrojtjen e te gjitha
konfesioneve fetare dhe teresise se objekteve fetare brenda
territorit te saj.
7.2 Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove (KOS), perfshire klerin dhe
pjesetaret, aktiviteteve dhe pronave te saj, do t’i ofrohet
siguri shtese dhe masa tjera mbrojtese per gezimin e plote te
drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve te tyre, siç parashihet
me Aneksin V te kesaj Marreveshjeje.
7.3 KOS do te jete e vetmja pronare e prones se saj ne Kosove,
me diskrecion te plote sa i perket menaxhimit te prones se saj
dhe qasjes ndaj premisave te saj, siç parashihet me Aneksin V te
kesaj Marreveshjeje.
7.4 Perfaqesuesi Civil Nderkombetar (PCN) do te themeloje nje
Keshill Implementues dhe Monitorues (KIM), i cili do te
monitoroje dhe ndihmoje zbatimin e plote te dispozitave dhe
masave mbrojtese te posaçme te cilat i ofrohen KOS dhe
lokacioneve fetare e kulturore Serbe, siç parashihet me Aneksin
V te kesaj Marreveshjeje.
Neni 8 Çeshtjet Ekonomike dhe Pronesore
8.1 Kosova do te zbatoje politika ekonomike, sociale dhe fiskale
te domosdoshme per nje ekonomi te qendrueshme. Per te perkrahur
veçanerisht sistemin e qendrueshem te llogarive publike, Kosova
do te themeloje, me Komisionin Evropian dhe ne bashkepunim te
ngushte me Fondin Monetar Nderkombetar, nje sistem te
mbikeqyrjes fiskale. Kosova gjate pergatitjes se buxhetit te saj
do te keshillohet me PCN.
8.2 Te gjitha borxhet e Republikes se Serbise te cilat i
ngarkohen Kosoves, si rezultat i procesit te alokimit te
borxheve, siç parashihet me Aneksin VI te kesaj Marreveshjeje,
do te konsiderohen detyrime financiare te Kosoves.
8.3 Prona e luajtshme dhe paluajtshme e Republikes Federative te
Jugosllavise apo e Republikes se Serbise, e cila ndodhet brenda
territorit te Kosoves ne momentin e Marreveshje, do t’i kalohet
ne pronesi Kosoves.
8.4 Ndermarrjet publike dhe obligimet e nderlidhura me to, dhe
ndermarrjet shoqerore dhe asetet e tyre, aktualisht nen
jurisdikcion te Agjensionit Kosovar te Mirebesimit (AKM), do te
rregullohen siç parashihet me Aneksin VII te kesaj Marreveshjeje.
8.5 Kosova do te njohe, mbroje dhe fuqizoje ushtrimin e drejtave
te personave mbi pronat e tyre private te luajtshme dhe
paluajtshme te ne Kosove, ne pajtim me norma dhe standarde te
njohura nderkombetarisht. Kerkesat lidhur me pronat private te
paluajtshme, perfshire pronat bujqesore dhe komerciale, edhe me
tej do te adresohen nga Agjensioni Kosovar i Pronave (AKP),
sipas nevojes, siç parashihet me Aneksin VII te kesaj
Marreveshjeje. Kosova do t’i adresoje me prioritet te gjitha
çeshtjet e kthimit te pronave, perfshire ato te Kishes Ortodokse
Serbe, siç parashihet me Aneksin VII te kesaj Marreveshjeje.
8.6 Kosova dhe Republika e Serbise do te tentojne te zgjidhin ne
menyre te drejtperdrejte mes tyre te gjitha mosmarreveshjet, te
cilat nuk adresohen nga kjo Marreveshje, me pajtim te dyanshem,
duke marre parasysh normat dhe standardet relevante
nderkombetare. Kosova dhe Republika e Serbise pritet te
sigurojne trajtim te barabarte dhe jodiskriminues ndaj kerkesave
pronesore dhe financiare te qytetareve te njera tjetres, dhe do
te sigurojne qasje te barabarte dhe jodiskriminuese ne
juridiksionet dhe mekanizmat e vet per zgjidhje te kerkesave.
Neni 9 Sektori i sigurise
9.1 Perveç ne rastet e percaktuara ndryshe me kete Marreveshje,
Kosova do te kete pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurine,
drejtesine, sigurine publike, sherbimet e inteligjences,
reagimin emergjent civil dhe kontrollin e kufijve te territorit
te saj.
9.2 Institucionet Kosovare te sigurise do te veprojne ne pajtim
me standardet demokratike nderkombetarisht te njohura dhe te
drejtat e njeriut, dhe do te siguroje perfaqesim te barabarte
proporcional te komuniteteve ne te gjitha nivelet e gradimit.
9.3 Perfaqesuesi Civil Nderkombetar (PCN) dhe Prania Ushtarake
Nderkombetare (PUN), ne pajtim me dispozitat e kesaj Marreveshje
dhe sipas mandateve te tyre gjegjese, do te mbikeqyrin dhe
udhezojne zhvillimin e metejme te institucioneve Kosovare te
sigurise.
9.4 Do te themelohet nje force e re, profesionale dhe shumetnike,
Forca e Sigurise e Kosoves (FSK), e cila do te zhvilloje nje
kompozicion te armatosur lehte, i afte per te kryer funksione
specifike te sigurise, siç parashihet me Aneksin VIII te kesaj
Marreveshjeje.
9.5 Kosova do te themeloje nje organizate civile brenda Qeverise
e cila do te ushtroje kontroll civil mbi FSK, ne pajtim me kete
Marreveshje.
9.6 TMK, pasi qe ka arritur qellimet e parapara, perfshire
mundesimin e rimekembjes se Kosoves pas konfliktit, do te
shperbehet nje vit pas hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje.
9.7 Te gjitha organizatat e paautorizuara me ligj per te kryer
veprimtari ne sektorin e sigurise ne Kosove do te ndalojne se
vepruari.
Neni 10 Komisioni Kushtetues dhe Zgjedhjet
10.1 Menjehere pas hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje,
Kryetari i Kosoves, ne keshillim me Kryesine e Kuvendit te
Kosoves, do te therret nje Komision Kushtetues per hartimin e
Kushtetutes, ne keshillim me Perfaqesuesin Civil Nderkombetar,
ne pajtim me kete Marreveshje.
10.2 Komisioni Kushtetues do te perbehet nga njezetenje (21)
anetare Kosovare, te cilet duhet te kene kualifikimet relevante
profesionale dhe ekspertizen e duhur per arritjen e ketij
qellimi, dhe i cili do te pasqyroje shumellojshmerine e
shoqerise se Kosoves, duke marre parasysh parimet
nderkombetarisht te njohura te barazise gjinore, siç parashihet
me instrumentet e te drejtave te njeriut te percaktuara ne Nenin
2 te Aneksit I te kesaj Marreveshjeje. Pesembedhjete (15)
anetare do te emerohen nga Kryetari i Kosoves, ne keshillim me
Kryesine e Kuvendit. Tre (3) anetare do te emerohen mes
deputeteve te Kuvendit qe mbajne uleset e rezervuara per
komunitetin Serb ne Kosove, dhe tre (3) anetare do te emerohen
mes deputeteve te Kuvendit te cilet mbajne uleset e rezervuara
per komunitetet tjera joshumice ne Kosove.
10.3 Komisioni do te themeloje nje mekanizem kuptimplote i cili
do te informoje anetaret dhe opinionin publik mbi punen e vet.
PCN do te emeroje perfaqesues te cilet do te ndihmojne punen e
Komisionit, perfshire hartimin e rregullave te punes dhe
vleresimin e modeleve nderkombetare per hartimin e kushtetutes.
10.4 Kuvendi nuk mund te miratoje formalisht Kushtetuten
perderisa PCN mos ta vleresoje se ajo eshte ne pajtim me kushtet
e parapara me kete Marreveshje. Kuvendi do ta miratoje
formalisht Kushtetuten brenda 120 ditesh nga hyrja ne fuqi e
kesaj Marreveshje, me votim te deputeteve aktual te Kuvendit te
Kosoves, me dy te tretat e deputeteve te pranishem qe votojne,
pas keshillimeve te duhura me deputetet e Kuvendit qe
perfaqesojne komunitetet joshumice ne Kosove. Pas miratimit
formal, Kushtetuta do te vleresohet si e miratuar nga Kuvendi i
Kosoves dhe do te hyje ne fuqi diten e pare pas kalimit te
periudhes tranzitore, qe parashihet me Nenin 14.1 te kesaj
Marreveshjeje.
10.5 Jo me vone se nente muaj nga hyrja ne fuqi e kesaj
Marreveshjeje, Kosova do te organizoje zgjedhje te pergjithshme
dhe komunale ne pajtim me kushtet e kesaj Marreveshjeje dhe
kufijve te ri komunal, te percaktuar me Aneksin III te kesaj
Marreveshjeje. Zgjedhjet do te certifikohen se i kane permbushur
standardet nderkombetare nga nje autoritet nderkombetar
kompetent.
Neni 11 Perfaqesuesi Civil Nderkombetar
11.1 Nje Grup Drejtues Nderkombetar (GND), i cili do te perbehet
nga akteret kyç nderkombetar, do te emeroje Perfaqesuesin Civil
Nderkombetar (PCN) dhe do te kerkojne nga Keshilli i Sigurimit i
Organizates se Kombeve te Bashkuara miratimin e emerimit. PCN
dhe Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE), i emeruar
nga Keshilli i Bashkimit Evropian, do te jene i njejti person.
11.2 GND do te perkrahe dhe do t’i jape udhezime Perfaqesuesit
Civil Nderkombetar ne permbushjen e mandatit te tij/saj.
11.3 PCN do te kete pergjegjesi te pergjithshme per mbikeqyrjen,
dhe do te jete autoriteti perfundimtar ne Kosove per sa i perket
interpretimit te kesaj Marreveshjeje, siç parashihet me Aneksin
IX, e veçanerisht nenin 2, te kesaj Marreveshjeje.
11.4 Siç parashihet me Aneksin IX te kesaj Marreveshjeje, PCN-se
do t’i besohet ushtrimi i autoriteteve te caktuara per sigurimin
dhe mbikeqyrjen e implementimit te plote te kesaj Marreveshjeje,
perfshire autoritetin per te ndermarre masa, sipas nevojes, per
parandalim dhe permiresimin e shkeljeve te kesaj Marreveshjeje.
Kompetenca do t’i akordohen PCN-se edhe ne cilesine e tij/saj si
PSBE, siç parashihet me Nenin IX te kesaj Marreveshjeje.
11.5 PCN do te mbaje rolin e pergjithshem bashkerendues mbi
aktivitetet e organizatave tjera nderkombetare ne Kosove,
perderisa ato nderlidhen me pergjegjesite e PCN-se per
monitorimin dhe sigurimin e zbatimit te plote te kesaj
Marreveshjeje, siç parashihet ne Aneksin IX te saj.
11.6 Mandati i PCN-se do te vazhdohet perderisa Grupi Drejtues
Nderkombetar te vleresoje se Kosova ka permbushur kushtet e
parapara me kete Marreveshje. GND do te ofroje udhezime per
zvogelimin deri ne terheqjen perfundimtare te PCN-se.
11.7 GND do te kryeje rishikimin e pare te mandatit te PCN-se,
bazuar ne gjendjen e implementimit te kesaj Marreveshjeje, jo me
vone se dy vite pas hyrjes se saj ne fuqi.
Neni 12 Perkrahja Nderkombetare ne Fushen e Sundimit te
Ligjit
12.1 Bashkimi Evropian do te themeloje Misionin Evropian per
Politika te Sigurise dhe Mbrojtjes (MEPSM).
12.2 MEPSM do t’i ndihmoje autoritetet Kosovare ne perparimin e
tyre drejt qendrueshmerise dhe pergjegjesise dhe ne zhvillimin e
fuqizimin e metejme te gjyqesorit te pavarur, sherbimit policor
dhe doganor, duke siguruar se keto institucione veprojne jashte
ndikimit politik dhe ne pajtueshmeri me standardet
nderkombetarisht te pranuara dhe praktikat me te mira evropiane.
12.3 MEPSM do te perkrahe implementimin e kesaj Marreveshjeje
dhe do te ofroje mentorim, monitorim dhe keshille ne fushen e
sundimit te ligjit ne pergjithesi, duke mbajtur autoritete te
caktuara, ne veçanti sa i perket gjyqesorit, sherbimit policor,
doganor dhe korrektues, nen modalitetet dhe pergjate nje
periudhe kohore te percaktuar nga Keshilli i BE-se, ne pajtim me
Anekset IX dhe X te kesaj Marreveshjeje.
Neni 13 Prania Ushtarake Nderkombetare
13.1 NATO do te krijoje nje Prani Ushtarake Nderkombetare (PUN)
per te perkrahur implementimin e kesaj Marreveshjeje, siç
parashihet me Aneksin XI te saj.
13.2 Kjo PUN do te udhehiqet nga NATO dhe do te veproje nen
autoritetin e Keshillit Veriatlantik dhe do t’i nenshtrohet
udhezimeve dhe kontrollit politik te tij, permes zinxhirit
komandues te NATO-s. Prania ushtarake e NATO-s ne Kosove nuk
parandalon krijimin e nje misioni percjelles ne te ardhmen nga
ndonje organizate tjeter nderkombetare te sigurise, pas
rishikimit te mandatit.
13.3 PUN do te bashkepunoje ngushte dhe do te perkrahe punen e
PCN-se, MEPSM-se dhe organizatave tjera nderkombetare qe mund te
jene te pranishme ne Kosove, per te mbikeqyrur dhe siguruar
zbatimin e plote te kesaj Marreveshjeje.
13.4 PCN do te jete pergjegjes per ofrimin e nje mjedisi te
sigurt ne tere territorin e Kosoves, ne bashkeveprim me PCN-ne
dhe ne perkrahje te institucioneve te Kosoves, deri ne ate kohe
qe institucionet e Kosoves jane ne gjendje te marrin persiper
pergjegjesite, te shqyrtuara nje nga nje, sa i perket detyrave
te sigurise te kryera nga PUN-i. Me kalimin e kohes, Kosova,
perkrahur nga PCN-ja dhe PUN-i, do te zhvilloje nje proces per
te parashtruar nje plan te tranzicionit per bartjen e
pergjegjesive te sigurise se PUN-it.
13.5 PUN do te kete pergjegjesine e pergjithshme per zhvillimin
dhe trajnimin e Forces se Sigurise te Kosoves, dhe NATO do te
kete pergjegjesi te pergjithshme per zhvillimin dhe themelimin e
nje organizate civile te qeverise per te ushtruar kontroll civil
ndaj kesaj Force, pa paragjykim ndaj pergjegjesive te PCN-se,
siç parashihet ne Aneksin IX te kesaj Marreveshjeje.
Neni 14 Aranzhimet kalimtare dhe dispozitat perfundimtare
14.1 Pas hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje, do te parashihet
nje periudhe kalimtare prej 120 diteve:
a) Gjate periudhes se tranzicionit, UNMIK-u do te vazhdoje te
ushtroje mandatin e vet ne pajtim me rezolutat perkatese te
Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (KSOKB), ne
konsultim me Perfaqesuesin Civil Nderkombetar (PCN). PCN do te
kete pushtet per te monitoruar implementimin e Marreveshjes
gjate periudhes se tranzicionit dhe per t’i rekomanduar UNMIK-ut
mbi veprimet qe duhet ndermarre per te siguruar pajtueshmerine
me kete Marreveshje.
b) Korniza Kushtetuese per Veteqeverisjen e Perkohshme dhe
ligjet tjera ne fuqi do te mbesin ne fuqi deri ne perfundim te
periudhes se tranzicionit, perderisa nuk bien ne kundershtim me
kete Marreveshje.
c) Kuvendi i Kosoves do te miratoje formalisht Kushtetuten e re
para perfundimit te kesaj periudhe te tranzicionit ne pajtim me
kushtet e kesaj Marreveshjeje.
d) Nese deri ne fund te periudhes se tranzicionit, Kushtetuta e
re nuk miratohet formalisht, UNMIK-u do te ndryshoje Kornizen
Kushtetuese te Veteqeverisjes se Perkohshme ne pajtim me kushtet
e kesaj Marreveshjeje. Korniza e ndryshuar Kushtetuese per
Veteqeverisjen e Perkohshme do te mbetet ne fuqi deri ne
momentin e miratimit te kushtetutes se re nga Kuvendi.
e) Gjate periudhes se tranzicionit, Kuvendi i Kosoves, ne
keshillim me PCN-ne do te miratoje formalisht legjislacionin e
nevojshem, ne veçanti siç parashihet me Aneksin XII te kesaj
Marreveshjeje per te implementuar plotesisht kushtet e kesaj
Marreveshjeje. Legjislacioni i tille, i cili nuk kerkon
miratimin e metejme apo shpalljen nga ana e UNMIK-ut, do te
trajtohet si i miratuar formalisht nga Kuvendi i Kosoves dhe do
te hyje ne fuqi menjehere pas perfundimit te periudhes se
tranzicionit nese eshte ne pajtim me kete Marreveshje dhe
Kushtetuten e re apo Kornizen Kushtetuese per Veteqeverisjen e
Perkohshme siç eshte ndryshuar nga UNMIK-u. Deri ne hyrjen ne
fuqi te ketij legjislacioni, autoritetet kompetente ne Kosove do
te ndermarrin te gjitha masat e nevojshme per te siguruar qe nuk
merren veprime qe jane ne kundershtim me kete Marreveshje.
f) Gjate periudhes se tranzicionit, UNMIK-u dhe PCN-ja, apo
perfaqesuesi i tij/saj do te bashke-kryesojne grupet punuese per
te formuluar, me Kosoven , detajet dhe modalitetet e transferim
te kompetencave.
g) Ne fund te periudhes se tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do
te skadoje dhe te gjitha pushtetet legjislative dhe ekzekutive
te cilat i mvishen UNMIK-ut do te transferohen en bloc tek
autoritetet qeverisese te Kosoves, perveç nese parashihet
ndryshe ne kete Marreveshje. Ne kete kohe, PCN dhe PUN do te
marrin persiper pergjegjesi te plote per ushtrimin e mandatit te
tyre, siç parashihet ne kete Marreveshje.
h) Regjimi ligjor qe qeveris zgjidhjen e te gjitha pergjegjesive
te mbetura te UNMIK-ut do te krijohet gjate periudhes se
tranzicionit permes nje marreveshjeje ne mes te OKB-se (UNMIK)
dhe Kosoves, ne konsultim me PCN-ne.
14.2 Ne bashkepunim te ngushte me PCN-ne, UNMIK-u do te siguroje
tranzicion te rregullt te kornizes ligjore nga ajo qe aktualisht
eshte ne fuqi ne kornizen ligjore te themeluar permes kesaj
Marreveshjeje.
14.2.1 Rregulloret e UNMIK-ut te shpallura nga ana e PSSP-se, ne
pajtim me Rezoluten e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te
Bashkuara 1244, perfshire urdheresat administrative dhe vendimet
ekzekutive te nxjerra nga PSSP-ja dhe ligjet e shpallura te
miratuara nga Kuvendi i Kosoves do te vazhdojne se zbatuari,
perveç nese percaktohet ndryshe ne kete Marreveshje, deri ne
skadimin e vlefshmerise se tyre, apo deri ne anulimin apo
zevendesimin e tyre me legjislacionin qe rregullon te njejten
çeshtje ne pajtim me dispozitat e kesaj Marreveshjeje.
14.2.2 Kosova do te vazhdoje te jete e obliguar, ne baza te
reciprocitetit, sipas nevojes, nga te gjitha marreveshjet
nderkombetare dhe aranzhimet tjera ne fushen e bashkepunimit
nderkombetar, te nenshkruara nga UNMIK-u per Kosoven dhe ne emer
te saj dhe te cilat jane ne fuqi ne daten e hyrjes ne fuqi te
kesaj Marreveshjeje. Obligimet financiare te ndermarra nga UNMIK-u
per Kosoven dhe ne emer te saj, ne pajtim me keto marreveshje
apo aranzhime do te respektohen nga Kosova.
ANEKSI I
DISPOZITAT KUSHTETUESE
Kushtetuta e ardhshme e Kosoves do te perfshije, mirepo nuk
do te jete e kufizuar, ne parimet dhe elementet ne vijim.
Neni 1 Dispozitat themelore
Kushtetuta e Kosoves:
1.1 Do te jete ne te gjitha dispozitat e saj ne pajtim me kete
Marreveshje dhe do te
interpretohet ne pajtim me kete Marreveshje; ne rast te
mosperputhjeve mes dispozitave te kushtetutes dhe dispozitave te
kesaj Marreveshjeje, do te mbizoterojne keto te fundit.
1.2 Do t’i inkorporoje dispozitat e parashikuara ne nenin 1,
Parimet e Pergjithshme, te kesaj
Marreveshjeje.
1.3 Do te konfirmoje qe Kosova eshte shoqeri shumetnike, qe
bazohet ne barazine e te
gjithe qytetareve dhe ne shkallen me te larte te te drejtave dhe
lirive themelore te njeriut te njohura nderkombetarisht, si dhe
promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe pjesemarrjes se te
gjitha komuniteteve te saja dhe pjesetareve te tyre.
1.4 Do te konfirmoje qe Kosova nuk ka fe zyrtare dhe qe do te
jete e paanshme ne çeshtjet e
orientimeve fetare.
1.5 Do te konfirmoje pergjegjesine e autoriteteve kosovare per
te promovuar dhe lehtesuar
kthimin e sigurt dhe me dinjitet te te gjithe refugjateve dhe
personave te zhvendosur nga Kosova dhe per t’i ndihmuar ata ne
kthimin e pronave dhe posedimeve te tyre.
1.6 Do te parashikoje te drejten e te gjithe qytetareve te ish
Republikes Federative te
Jugosllavise te cilet kane qene banore te perhershem te Kosoves
me 1 janar te vitit 1998 dhe pasardhesve te tyre te
drejtperdrejte per ta fituar nenshtetesine e Kosoves,
pavaresisht nga vendbanimi i tyre i tanishem dhe çfaredo
nenshtetesie tjeter qe ata mund te kene.
Neni 2 Dispozitat per promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave
dhe lirive themelore te njeriut
2.1 Kushtetuta do te parasheh qe te drejtat dhe lirite e
parapara me instrumentet dhe
marreveshjet nderkombetare ne vijim do te jene te zbatueshme
drejtperdrejt ne Kosove dhe te kene prioritet ndaj te gjitha
ligjeve te tjera; asnje ndryshim ne Kushtetuten e Kosoves nuk do
t’i pakesoje keto te drejta:
Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut
Konventa Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive
Themelore te Njeriut dhe Protokollet e saj;
Konventa Nderkombetare per te Drejtat Civile dhe Politike dhe
Protokollet e saj;
Konventa Kornize e Keshillit te Evropes per Mbrojtjen e Pakicave
Kombetare;
Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit
Racor;
Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit
Kunder Gruas;
Konventa per te Drejtat e Femijes;
Konventa Kunder Tortures dhe Trajtimeve dhe Ndeshkimeve tjera
Mizore, Jonjerezore dhe Poshteruese;
2.2 Kushtetuta do te konfirmoje parimin qe te gjithe personat ne
Kosove gezojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, siç
parashihet me nenin 2.1 te ketij Aneksi pa diskriminim te
çfaredo lloji ne baze te races, ngjyres, gjinise, gjuhes, fese,
mendimit politik apo mendimi tjeter, origjines kombetare apo
sociale, lidhjes me ndonje komunitet, prones, statusit te
lindjes apo ndonje statusi tjeter. Kushtetuta gjithashtu do te
konfirmoje parimin qe te gjithe personat ne Kosove jane te
barabarte para ligjit dhe te kene te drejte, pa diskriminim, ne
mbrojtje te barabarte para ligjit.
2.3 Kushtetuta do te inkorporoje nenet prej 1 deri ne 3 te
Drejtave te Komuniteteve dhe Pjesetareve te tyre, siç parashihet
me Aneksin II te kesaj Marreveshje.
2.4 Kushtetuta do te parashikoje te drejten per individet, te
cilet pretendojne se te drejtat dhe lirite qe u garantohen atyre
me kushtetute jane shkelur nga ndonje autoritet publik, qe te
parashtrojne ankese prane Gjykates Kushtetuese, pas shfrytezimit
te te gjitha mjeteve te tjera juridike.
Neni 3 Kuvendi i Kosoves
Sa i perket Kuvendit te Kosoves, Kushtetuta do te parashikoje,
mes tjerash, si vijon:
3.1 Kuvendi do te kete 120 deputete te zgjedhur me votim te
fshehte ne baze te listave te hapura, nga te cilet 100 ulese do
t’u ndahen te gjitha partive, koalicioneve, iniciativave
qytetare dhe kandidateve te pavarur ne perpjesetim me numrin e
votave te vlefshme qe ata i kane marre gjate zgjedhjeve per
Kuvend. Listat e kandidateve do t’i kushtojne nje kujdes te
duhur parimeve te njohura nderkombetarisht per barazine gjinore,
siç pasqyrohen ne instrumentet e te drejtave te njeriut te
permendura ne nenin 2 te ketij Aneksi.
3.2 Per dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit te
Kushtetutes, Kuvendi i Kosoves do te kete (20) ulese te
rezervuara per perfaqesim te komuniteteve te cilat nuk jane
shumice ne Kosove, ne menyren si ne vijim: Dhjete (10) ulese do
t’i ndahen partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe
kandidateve te pavarur te cilet jane deklaruar se perfaqesojne
komunitetin serb te Kosoves dhe dhjete (10) ulese do t’i ndahen
komuniteteve te tjera si ne vijim: komuniteti rom nje (1) vend;
komuniteti ashkali nje (1) ulese; komuniteti egjiptas nje (1)
ulese ; dhe nje (1) ulese shtese do t’i jepet cilitdo
komunitetit rom, ashkali apo egjiptas qe ka numrin me te madh te
votave te pergjithshme; komuniteti boshnjak tri (3) ulese ;
komuniteti turk dy (2) ulese dhe komuniteti goran nje (1) ulese
. Çdo ulese e fituar ne kuvend nepermjet te zgjedhjeve do te
jene ulese shtese perveç dhjete (10) uleseve te rezervuara te
cilat ju ndahen komunitetit serb te Kosoves dhe komuniteteve te
tjera respektivisht.
3.3 Pas dy mandateve te para zgjedhore:
3.3.1 Partite, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatet
e pavarur te cilet jane deklaruar se perfaqesojne komunitetin
serb te Kosoves do te kene gjithsej numrin e ulese ve ne kuvend
te fituar nepermjet te zgjedhjeve te hapura me minimum dhjete
(10) ulese te garantuara nese numri i ulese ve te fituara eshte
me i vogel se dhjete (10).
3.3.2. Partite, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatet
e pavarur te cilet jane deklaruar se perfaqesojne komunitetet
tjera do te kene gjithsejte numrin e ulese ve ne kuvend te
fituar nepermjet te zgjedhjeve te hapura me minimumin e ulese ve
te garantuara siç parashihen me nenin 3.2, nese numri i ulese ve
te fituara nga secili komunitet eshte me i vogel se numri i
ulese ve te parashikuara me nenin 3.2.
3.4 Grupi i anetareve te Kuvendit te cilet mbajne ulese t e
rezervuara apo garantuara per komunitetin serb te Kosoves si dhe
grupi i anetareve te Kuvendit te cilet mbajne ulese te
rezervuara apo garantuara per komunitetet e tjera do te kene
secili me se paku nje (1) perfaqesues ne Kryesine e Kuvendit.
3.5 Se paku nje zevendes kryesues i secilit komision parlamentar
do te jete nga radhet e komunitetit tjeter nga ai te cilit i
perket kryesuesi.
3.6 Pushtetet dhe procedurat e tanishme te komisionit per te
drejtat dhe interesat e komuniteteve do te mbeten ashtu siç jane.
Sa i perket perberjes, pjesetaret e komuniteteve do te
perfaqesohen, mirepo jo me shume se nje e treta (1/3) e
anetareve te komisionit per te drejtat dhe interesat e
komuniteteve do te perfaqesojne grupin e anetareve te kuvendit
te cilet mbajne ulese te rezervuara per komunitetin serb te
Kosoves dhe jo me shume se nje e treta (1/3) e anetareve te tij
do te perfaqesojne grupin e anetareve te Kuvendit qe mbajne
ulese te rezervuara apo garantuara per komunitetet e tjera te
cilat nuk jane ne shumice ne Kosove.
3.7 Per miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve te
paraqitura si ne vijim do te kerkojne shumicen e anetareve te
pranishem te Kuvendit gjithashtu edhe shumicen e anetareve te
Kuvendit te cilet mbajne ulese te rezervuara apo garantuara per
perfaqesuesit e komuniteteve te cilat nuk jane ne shumice.
a) Ligjet te cilet ndryshojne kufijte komunal, themelojne apo
shuajne komunat, perkufizojne shtrirjen e pushteteve te komunave
dhe pjesemarrjen e tyre ne marredheniet nderkomunale dhe
tejkufitare;
b) Ligjet te cilat implementojne te drejtat e komuniteteve dhe
pjesetareve te tyre perpos atyre te parashikuara me kushtetute;
c) Ligjet per perdorimin e gjuheve;
d) Ligjet per zgjedhjet lokale;
e) Ligjet per mbrojtjen e trashegimise kulturore;
f) Ligjet per lirine fetare apo per marreveshjet me komunitetet
fetare;
g) Ligjet per arsimin;
h) Ligjet per perdorimin e simboleve (perfshire simbolet e
komunitetit) dhe festat publike
3.8 Pavaresisht nga dispozitat e nenit 3.7 te ketij Aneksi, çdo
ligj i tille qe kerkohet per implementimin e kushteve te kesaj
marreveshje siç parashihen me Aneksin XII te saj nuk do jete
objekt, gjate miratimit te tij fillestar, i kerkesave te nenit
3.7 te ketij Aneksi.
3.9 Asnjeri nga ligjet qe i nenshtrohen kerkesave te nenit 3.7
apo propozimeve te cilat jane ne kundershtim me çfaredo
dispozite te kesaj marreveshje nuk mund te jete objekt i
referendumit.
3.10 Kuvendi do te themeloje rregulloren e vet te punes e cila
do te jete ne pajtim me parimet e ndershmerise dhe transparences
ne vendim-marrjen demokratike.
Neni 4 Kryetari i Kosoves
Sa i perket Kryetarit te Kosoves, Kushtetuta do te parashikoje
ne mes tjerash si ne vijim:
4.1 Kryetari i Kosoves do te perfaqesoje unitetin e popullit.
4.2 Kryetari i Kosoves mundet ti ktheje kuvendit per shqyrtim
çfaredo propozim ligji qe ai e konsideron si te demshem per
interesat legjitime te nje apo me shume komuniteteve.
Neni 5 Qeveria e Kosoves
Sa i perket Qeverise se Kosoves, Kushtetuta do te parashikoje ne
mes tjerash si ne vijim:
5.1 Do te jene se paku dy zevendes ministra nga komuniteti serb
i Kosoves dhe dy zevendes ministra nga komunitetet tjera
joshumice te Kosoves; nese jane me shume se dymbedhjete (12)
ministra, do te jete edhe nje zevendes minister i trete qe
perfaqeson komunitetin serb te Kosoves dhe nje zevendes minister
tjeter qe perfaqeson komunitetin tjeter joshumice te Kosoves.
5.3 Perberja e sherbimit civil do te pasqyroje shumellojshmerine
e popullit te Kosoves duke i dhene nje konsiderate te duhur
parimeve te njohura te barazise gjinore siç pasqyrohen ne
instrumentet e te drejtave te referuara ne nenin 2 te ketij
Aneksi. Nje keshill i pavarur mbikeqyres per sherbimin civil do
te siguroje respektimin e rregullave dhe parimeve qe rregullojne
sherbimin civil dhe pasqyrojne shumellojshmerine e popullit te
Kosoves.
Neni 6 Gjykata Kushtetuese dhe Sistemi i Drejtesise
Sa i perket Gjykates Kushtetuese te Kosoves, Kushtetuta do te
parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:
6.1 Gjykata Kushtetuese do te perbehet nga nente gjyqtare, te
cilet do te jene juriste te shquar me karakterin me te larte
moral.
6.1.1 Gjashte (6) gjyqtare do te emerohen nga Kryetari me
propozim te Kuvendit. Nga gjashte gjyqtaret e emeruar per
mandatin e pare pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, dy (2)
gjyqtare do te sherbejne per nje mandat tre vjeçar pa mundesi
zgjatje. Metutje, çdo gjyqtar i emeruar ne Gjykaten Kushtetuese
do te emerohet per nje mandat nente vjeçar pa mundesi zgjatje.
Gjyqtaret mandati i te cileve pritet te skadoje ne fund te
periudhes fillestare prej tre apo gjashte vjet do te zgjidhen si
grup nga Kryetari i Kosoves menjehere pas emerimit te tyre.
6.1.2 Sa i perket kater (4) nga gjashte pozitat gjyqesore,
vendimi per te propozuar nje person si gjyqtar te Gjykates
Kushtetuese do te kerkoje shumicen prej dy te tretave ne Kuvend;
sa i perket dy pozitave te tjera, do te kerkohet pelqimi i
shumices se anetareve te Kuvendit perfshire ketu edhe pelqimin e
anetareve te Kuvendit te cilet mbajne ulese t e rezervuara apo
garantuara per perfaqesuesit e komuniteteve te cilet nuk jane ne
shumice ne Kosove.
6.1.3 Tre gjyqtare nderkombetar do te emerohen nga Kryetari i
Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut pas keshillimit me
Perfaqesuesin Civil Nderkombetar.
6.2 Dhjete apo me shume deputete te Kuvendit ne mes tjerash do
te kene te drejten qe te kontestojne kushtetueshmerine e çfaredo
ligji apo vendimi te miratuar nga Kuvendi prane Gjykates
Kushtetuese sikur per çeshtjet materiale gjithashtu edhe ato
procedurale.
6.3 Komunat munden te kontestojne kushtetueshmerine e ligjeve
apo akteve te qeverise te cilat cenojne pergjegjesite e tyre apo
zvogelojne te hyrat e tyre prane Gjykates Kushtetuese.
Sa i perket sistemit te drejtesise ne Kosove, Kushtetuta do te
parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:
6.4 Gjyqtaret dhe prokuroret do te emerohen dhe shkarkohen nga
Kryetari i Kosoves pas propozimit te bere nga Keshilli Gjyqesor
i Kosoves (KGJK). Te gjitha konkurset per pozita te gjyqtarit
apo prokurorit duhet te shpallen publikisht dhe te jene te
hapura per te gjithe kandidatet e kualifikuar te cilet do te
zgjedhen per propozim nga KGJK-ja ne baza meritore ne pajtim me
ligjin ne fuqi dhe dispozitat e nenit 6.6 te ketij Aneksi.
6.5 Keshilli Gjyqesor i Kosoves do te kete pavaresi te plote ne
kryerjen e funksioneve te tij me qellim te sigurimit te nje
sistemi te integruar, pavarur, profesional dhe paanshem te
drejtesise, sigurimit te qasjes ne drejtesi per te gjithe
personat ne Kosove dhe garantimit qe sistemi i drejtesise se
Kosoves eshte perfshires dhe pasqyron plotesisht natyren
shumetnike te Kosoves. Kjo nuk do te paragjykoje themelimin, ne
ndonje faze te mevonshme, te ndonje subjekti te posaçem
pergjegjes per çeshtjet qe kane te bejne me emerimin, shqiptimin
e masave disiplinore dhe shkarkimin e prokuroreve, i cili nese
themelohet do te gezoje te njejten pavaresi gjate kryerjes se
funksioneve te tij.
6.6 Sa i perket rekrutimit, perzgjedhjes, emerimit, avansimit ne
detyre dhe transferit te gjyqtareve apo prokuroreve, autoritetet
relevante ne Kosove do te sigurojne qe gjyqesia dhe sherbimi i
prokurorise pasqyrojne karakterin shumetnik te Kosoves dhe
nevojen per nje perfaqesim te barabarte te te gjitha
komuniteteve ne Kosove duke i dhene nje kujdes te posaçem
parimeve te njohura nderkombetarisht te barazise gjinore siç
pasqyrohet ne instrumentet e te drejtave te njeriut te referuara
ne nenin 2 te ketij Aneksi.
6.7 Pergjegjesite e tanishme dhe roli i Ombudspersonit mbeten
ashtu siç jane.
Neni 7 Komisioni Qendror Zgjedhor
7.1 Komisioni do te kete nente (9) anetar perfshire ketu edhe
kryesuesin e Komisionit Qendror Zgjedhor te cilet do te emerohen
nga Kryetari i Kosoves nga radhet e Gjykates Supreme dhe
Gjykatave te Qarkut.
7.2 Gjashte (6) anetar do te emerohen nga gjashte grupet me te
medha parlamentare te perfaqesuara ne Kuvend te cilat nuk kane
te drejte te marrin pjese ne ndarjen e ulese ve te rezervuara.
Nese me pak grupe jane te perfaqesuara ne Kuvend, grupi apo
grupet me te medha munden te emerojne nje anetar shtese. Nje (1)
anetar do te emerohet nga deputetet e Kuvendit te cilet mbajne
ulese t e rezervuara apo garantuara per komunitetin serb te
Kosoves dhe nje (1) anetar nga deputetet e Kuvendit te cilet
mbajne ulese t e rezervuara apo garantuara per komunitetet tjera
te cilat nuk jane shumice ne Kosove.
Neni 8 Decentralizimi/Veteqeverisja lokale
Sa i perket veteqeverisjes lokale ne Kosove, Kushtetuta do te
parashohe ne mes tjerash si ne vijim:
8.1 Kosova do te perbehet prej komunave te cilat do te gezojne
nje shkalle te larte te veteqeverisjes dhe te cilat inkurajojne
dhe sigurojne nje pjesemarrje aktive te te gjithe qytetareve ne
jeten demokratike.
8.2 Kompetencat dhe kufijte e komunave do te percaktohen me ligj.
8.3 Komunat kane te drejte per burime lokale te te hyrave dhe
pranim te financimit te duhur nga autoritetet qendrore.
8.4 Komunat kane te drejte per bashkepunim nderkomunal dhe
tejkufitar ne fushat e kompetencave te tyre vetanake dhe
zgjeruara.
Neni 9 Dispozitat ekonomike
Sa i perket sektorit ekonomik/financiar te Kosoves, Kushtetura
do te parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:
9.1 Kosova do te perdor nje valute te percaktuar me ligj.
9.2 Kosova do te kete nje autoritet te pavarur qendror bankar.
9.3 Kosova do te themeloje organet e pavarura rregullative te
tregut.
Neni 10 Amandamentet Kushtetuese
Sa i perket amandamenteve te Kushtetutes, Kushtetuta do te
parashikoje ne mes tjerash si ne vijim:
10.1 Çdo amandament ne Kushtetute do te kerkoje aprovimin nga dy
te tretat e deputeteve te Kuvendit perfshire ketu dy te tretat e
deputeteve te Kuvendit te cilet mbajne vende te rezervuara apo
garantuara per perfaqesuesit e komuniteteve te cilet nuk jane
shumice ne Kosove.
10.2 Asnje amandament i Kushtetutes nuk mundet te pakesoje te
drejtat dhe lirite qe referohen ne nenin 2 te ketij Aneksi.
Neni 11 Dispozitat kalimtare
Kushtetuta gjithashtu do te parashikoje qe te gjitha autoritetet
ne Kosove do ti japin fuqi ligjore vendimeve apo akteve te
autoritetit nderkombetar te cilit i eshte dhene mandati per te
mbikeqyrur implementimin e Marreveshjes dhe do ti permbahen te
gjitha detyrimeve te Kosoves te parashikuara me kete Marreveshje.
ANEKSI II
Te DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESeTAReVE Te TYRE
Neni 1 Dispozitat themelore
1.1 Banoret te cilet i perkasin te njejtit grup kombetar apo
etnik, gjuhesor apo fetar te cilet tradicionalisht jane te
pranishem ne territorin e Kosoves (Komunitetet) do te kene te
drejta te posaçme siç parashihen me kete Aneks, krahas te
drejtave te njeriut dhe lirive themelore te parashikuara me
nenin 2 te Aneksit I te kesaj Marreveshje.
1.2 Çdo pjesetar i komunitetit do te kete te drejte qe te zgjedh
lirisht qe te trajtohet apo te mos trajtohet ne ate menyre dhe
asnje diskriminim nuk do te rezultoje nga zgjidhja e tij apo nga
ushtrimi i te drejtave te cilat jane te nderlidhura me kete
zgjidhje.
1.3 Pjesetaret e komuniteteve do te kene te drejte qe te
shprehin, avancojne dhe zhvillojne identitetin e tyre dhe
atributet e komunitetit.
1.4 Ushtrimi i ketyre te drejtave do te barte me veti
pergjegjesite per te vepruar ne pajtim me ligjin e Kosoves dhe
nuk do te shkel te drejtat e te tjereve.
Neni 2 Detyrimet per Kosoven
2.1 Kosova do te krijoje kushtet e duhura te cilat i mundesojne
komuniteteve dhe pjesetareve te tyre qe te ruajne, mbrojne dhe
zhvillojne identitetet e tyre. Qeveria ne veçanti do te perkrah
iniciativat kulturore te komuniteteve dhe pjesetareve te tyre
perfshire ketu edhe nepermjet te ndihmes financiare.
2.2 Kosova do te promovoje frymen e tolerances, dialogun dhe do
te mbeshtes pajtimin ndermjet komuniteteve dhe respektoje
standardet e parashikuara me Konventen Kornize te Keshillit te
Evropes per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare dhe Karten Evropiane
per Gjuhet Regjionale dhe te Pakicave.
2.3 Kosova do te ndermerr te gjitha masat e nevojshme per te
mbrojtur personat te cilet mund te jene objekt i kercenimeve apo
veprave te diskriminimit, armiqesise apo dhunes si rrjedhoje e
identitetit te tyre kombetar, etnik, kulturor, gjuhesor apo
fetar.
2.4 Kosova do te miratoje masat adekuate sipas nevojes per te
promovuar ne te gjitha fushat e jetes ekonomike, sociale,
politike dhe kulturore nje barazi efektive ndermjet pjesetareve
te komuniteteve. Masat e tilla nuk do te konsiderohen te jene
veper e diskriminimit.
2.5 Kosova do te promovoje ruajtjen e trashegimise kulturore dhe
fetare te te gjitha komuniteteve si pjese perberese e
trashegimise se Kosoves. Kosova do te kete nje detyre te posaçme
per te siguruar nje mbrojtje efektive te objekteve dhe
monumenteve te rendesise kulturore dhe fetare per komunitetet.
2.6 Kosova do te ndermerr veprime efektive kunder te gjithe
atyre qe minojne gezimin e te drejtave te pjesetareve te
komuniteteve. Kosova do te permbahet nga politikat apo praktikat
qe kane per qellim asimilimin kunder vullnetit te tyre te
personave te cilet u perkasin komuniteteve dhe do te mbroje keta
persona nga çfaredo veprimi qe ka per qellim nje asimilim te
tille.
2.7 Kosova do te siguroje, ne baza jodiskriminuese, qe te gjitha
komunitetet dhe pjesetaret e tyre mund te ushtrojne te drejtat e
tyre te specifikuar me tutje.
Neni 3 Te drejtat e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre
3.1 Pjesetaret e komuniteteve do te kene te drejten, ne menyre
individuale apo si pjese e komunitetit, qe te:
a) Shprehin, mbajne dhe zhvillojne kulturen e tyre dhe ruajtjen
e elementeve thelbesore te identitetit te tyre, kryesisht fese,
gjuhes, traditave dhe kultures se tyre.
b) Pranojne arsimim publik ne njeren nga gjuhet zyrtare te
Kosoves sipas zgjidhjes se tyre ne te gjitha nivelet;
c) Pranojne arsimim publik parashkollor, fillor dhe te mesem ne
gjuhen e tyre deri ne masen e parashikuar me legjislacion, nese
pragjet per themelimin e paraleleve apo shkollave te veçanta per
kete qellim jane me te uleta se ato qe zakonisht parashihen per
institucionet arsimore;
d) Themelojne dhe menaxhojne institucionet private te arsimit
dhe trajnimit per te cilat mund te jepet ndihma financiare
publike ne pajtim me ligjin dhe standardet nderkombetare.
e) Perdorin gjuhen dhe alfabetin e tyre lirisht privatisht dhe
publikisht;
f) Perdorin gjuhen dhe alfabetin e tyre ne marredheniet e tyre
me autoritetet komunale apo zyret lokale te autoriteteve
qendrore ne fushat ne te cilat ata perfaqesojne nje perqindje te
mjaftueshme te popullates ne pajtim me ligjin. Shpenzimet e bera
per perdorimin e interpretuesit apo perkthyesit do te barten nga
autoritetet komunale.
g) Perdorin dhe shfaqin simbolet e komunitetit ne pajtim me
ligjin dhe standardet nderkombetare;
h) Kene emrat lokal te regjistruar ne formen e tyre origjinale
dhe ne shkrimin e gjuhes se tyre si dhe te kthejne emrat e tyre
ne formen origjinale nese te njejtat jane ndryshuar me force;
i) Kene emertime lokale, emertime te rrugeve dhe tregues te
tjere topografik qe pasqyrojne dhe jane te ndjeshme ndaj
karakterit shumetnik dhe shume gjuhesor te fushes ne fjale:
j) Qasje te garantuar ne dhe perfaqesim te posaçem ne, mediat
transmetuese publike si dhe programet ne gjuhen e tyre ne pajtim
me ligjin dhe standardet nderkombetare;
k) Krijojne dhe perdorin mediat e tyre vetanake, perfshire ketu
ofrimin e informatave ne gjuhen e tyre dhe perdorin numrin e
rezervuar te frekuencave per mediat elektronike ne pajtim me
ligjin dhe standardet nderkombetare;
l) Gezojne kontakte te papenguara ndermjet njeri tjetrit brenda
Kosoves dhe themelojne dhe mbajne kontakte te lira dhe paqesore
me personat ne cilindo shtet ne veçanti me ata me te cilet
ndajne identitetin etnik, kulturor, gjuhesor apo fetar apo
trashegimine e perbashket kulturore ne pajtim me ligjin dhe
standardet nderkombetare;
m) Gezojne kontakte te papenguara me dhe marrin pjese pa
diskriminim ne aktivitetet e organizatave joqeveritare lokale,
regjionale dhe nderkombetare;
n) Themelojne shoqata per kulture, art, shkence dhe arsim si dhe
shoqata e studiuesve dhe te tjera per shprehjen, avancimin dhe
zhvillimin e identitetit te tyre.
Neni 4 Pjesemarrja e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre ne
jeten publike dhe vendim-marrje
4.1 Komunitetet dhe pjesetaret e tyre do te perfaqesohen ne
Kuvend. Legjislacioni i caktuar ne menyre specifike me
kushtetute nuk mund te nxirret apo ndryshohet pa pelqimin e
deputeteve te Kuvendit te cilet mbajne uleset e rezervuara apo
garantuara per komunitetet siç parashihet me nenin 3.7 te
Aneksit I.
4.2 Perberja e qeverise dhe procesi i emerimit te gjyqtareve dhe
prokuroreve do te parashikoje modalitetet e posaçme te cilat
sigurojne pjesemarrjen e komuniteteve dhe pjesetareve te tyre
siç parashihet me Anekset I dhe IV.
4.3 Do te jete nje Keshill Konsultativ per Komunitete nen
ombrellen e Kryetarit te Kosoves ne te cilin do te perfaqesohen
te gjitha komunitetet. Ky Keshill Konsultativ per Komunitete do
te perbehet, ne mes tjerash, nga perfaqesuesit e asociacioneve
te komuniteteve. Mandati i Keshillit Konsultativ per Komunitete
do te perfshijne si ne vijim:
4.3.1 Ofroje nje mekanizem per shkembimin e rregullt ndermjet te
komuniteteve dhe qeverise se Kosoves;
4.3.2 Jep mundesine komuniteteve per te komentuar ne nje faze te
hershme per iniciativat legjislative dhe te miratimit te
politikave te cilat mund te pergatiten nga qeveria, per te
sugjeruar iniciativa te tilla dhe per te kerkuar qe pikepamjet e
tyre te inkorporohen ne projektet dhe programet perkatese.
4.3.3 Çdo pergjegjesi apo funksion tjeter te parashikuar me kete
Marreveshje apo ne pajtim me ligjin.
4.4 Komunitetet dhe pjesetaret e tyre do te kene te drejte per
perfaqesim te barabarte ne punesim ne organet publike dhe
ndermarrjet shoqerore ne te gjitha nivelet, perfshire ketu ne
veçanti punesimin ne sherbimin policor ne zonat e banuara me
komunitetin perkates duke respektuar ne te njejten kohe
rregullat qe kane te bejne me kompetencen dhe integritetin qe
qeveris me administraten publike.
4.5 Ne komunat ne te cilat se paku dhjete (10) perqind e
banoreve i perkasin komuniteteve te cilat nuk jane ne shumice ne
ato komuna, posti i Nenkryetarit te Kuvendit Komunal do te
rezervohet per nje perfaqesues nga radhet e ketyre komuniteteve.
Pozita e Nenkryetarit do te mbahet nga kandidati qe i perket
popullates joshumice i cili ka pranuar shumicen e votave ne
listen e hapur te kandidateve per zgjedhje per Kuvendin Komunal.
Nenkryetari per komunitete do te promovoje dialog mes
komuniteteve dhe do te sherbeje si pike formale e kontaktit per
adresimin e brengave dhe interesave te komuniteteve joshumice ne
takimet e Kuvendit dhe punen e tij. Nenkryetari gjithashtu do te
jete pergjegjes per shqyrtimin e ankesave te qe parashtrohen nga
komunitetet dhe pjesetaret e tyre sa i perket pohimeve se
vendimet apo aktet e kuvendeve komunale shkelin te drejtat e
tyre te garantuara me kushtetute. Nenkryetari do t’i referoje
keto çeshtje tek Kuvendi Komunal per shqyrtim te serishem te
vendimit apo aktit. Ne rast se Kuvendi Komunal zgjedh qe te mos
shqyrtoje aktin apo vendimin e vet, apo nese nenkryetari
vlereson se rezultati edhe pas shqyrtimit paraqet shkelje te
drejtave te garantuara me kushtetute, nenkryetari mund te
dorezoje kete çeshtje drejtperdrejt ne Gjykaten Kushtetuese, e
cila mund te vendose nese do te pranoje kete rast per shqyrtim.
ANEKSI III
DECENTRALIZIMI
Do te themelohet nje sistem i avancuar dhe i qendrueshem i
veteqeverisjes lokale ne Kosove per trajtimin e shqetesimeve
legjitime te serbeve te Kosoves dhe komuniteteve tjera qe nuk
perbejne shumice ne Kosove dhe anetareve te tyre, per te
inkurajuar dhe siguruar pjesemarrje aktive ne jeten publike dhe
per te fuqizuar qeverisjen e mire dhe efikasitetin dhe
efektshmerine e sherbimeve publike anembane Kosoves, ne pajtim
me parimet dhe dispozitat ne vijim:
Neni 1 Dispozitat themelore
1.1 Veteqeverisja lokale ne Kosove do te bazohet ne parimet e
Kartes Evropiane per Veteqeverisjen Lokale dhe veçanerisht ne
parimin e subsidiaritetit.
1.2 Veteqeverisja lokale ne Kosove do te mbroje dhe promovoje
standardet e pranuara nderkombetarisht te te drejtave te njeriut,
me konsiderate te veçante ne nevojat e komuniteteve jo shumice
dhe anetareve te tyre ne Kosove.
1.3 Parimet kryesore te decentralizimit do te parashihen ne
Kushtetute, siç parashihet ne nenin 8 te Aneksit I te kesaj
Marreveshje.
Neni 2 Legjislacioni i Kosoves per Veteqeverisje Lokale
2.1 Kosova do te nxjerre Ligjin e ri mbi Veteqeverisjen Lokale
brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj Marreveshjeje, i
cili do te perforcoje kompetencat dhe organizimin e komunave,
siç parashihet ne kete Aneks dhe ne Aneksin XII.
2.2 Kosova do te nxjerre Ligjin e ri mbi Kufijte Komunal brenda
120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj Marreveshje, i cili do te
pervijon komunat e reja, siç parashihet ne kete Aneks dhe ne
Aneksin XII.
2.3 Kosova do te nxjerre legjislacionin themelor, ne pajtim me
parimet e percaktuara ne kete Aneks, ne menyre qe te sigurohen
trajtimi i paanshem dhe standardet minimale per te gjitha
komunat, lidhur me rregullimin dhe çeshtjeve publike qe bien ne
pergjegjesine e tyre, veçanerisht duke respektuar parimin
subsidiaritetit.
Neni 3 Kompetencat komunale
3.1 Komunat ne Kosove do te kene kompetenca te plota dhe
ekskluzive, perderisa u perket interesit lokal, duke respektuar
standardet e percaktuara ne legjislacionin ne fuqi ne fushat ne
vijim (me tej, kompetencat vetanake).
a. Zhvillimi lokal ekonomik;
b. Planifikimi urban dhe rural;
c. Perdorimi dhe zhvillimi i tokes;
d. Implementimi i rregulloreve te ndertimit dhe standardeve te
kontrollit te ndertimit;
e. Mbrojtja lokale e mjedisit;
f. Ofrimi dhe mirembajtja e sherbimeve publike dhe sherbimeve
komunale, perfshire furnizimin me uje, kanalizimin dhe drenazhin,
trajtimin e ujerave te zeza, menaxhimi i mbeturinave, rruget
lokale, transporti lokal dhe skemat e ngrohjes lokale;
g. Pergjigja ndaj situatave emergjente lokale;
h. Ofrimi i arsimit publik parashkollor, fillestar dhe te mesem,
perfshire regjistrimin dhe licencimin e institucioneve te
arsimit, punesimin, pagimin e rrogave dhe trajnimin e
instruktoreve dhe administratoreve te arsimit;
i. Ofrimi i kujdesit shendetesor primar publik;
j. Sherbimet familjare dhe sherbimet tjera;
k. Banimi publik;
l. Shendetesia publike;
m. Licencimi i sherbimeve dhe objekteve lokale, perfshire ato qe
kane te bejne me argetimin, aktivitetet kulturore dhe ato te
kohes se lire, ushqimin, strehimin, tregjet, shitesit e rruges,
transporti lokal publik dhe taksite;
n. Emerimi i rrugeve lagjeve dhe vendeve tjera publike;
o. Ofrimi dhe mirembajtja e parqeve dhe hapesirave publike;
p. Turizmi;
q. Aktivitetet kulturore dhe te kohes se lire;
r. Çdo çeshtje tjeter qe ne menyre te shprehur nuk perjashtohet
nga kompetenca e tyre, apo qe nuk i eshte percaktuar nje
autoriteti tjeter;
Neni 4 Kompetencat e zgjeruara vetanake komunale
4.1 Disa komuna te caktuara ne Kosove do te kene kompetenca
vetanake te zgjeruara si vijon:
4.1.1 Komuna e Mitrovices se Veriut do te kete kompetencen e
arsimit te larte, perfshire regjistrimin dhe licencimin e
institucioneve te arsimit, punesimit, pagimit te rrogave dhe
trajnimit te instruktoreve dhe administratoreve te arsimit;
4.1.2 Komunat e Mitrovices se Veriut, Graçanices dhe Shterpces
do te kene kompetenca per ofrimin e kujdesit shendetesore
sekondare, perfshire regjistrimin dhe licencimin e
institucioneve te kujdesit shendetesore, punesimin, pagimin e
rrogave dhe trajnimin e personelit dhe administratoreve te
kujdesit shendetesor;
4.1.3 Te gjitha komunat ne te cilat komuniteti serb eshte
shumice, do te kene:
a. Autoritetin per te ushtruar pergjegjesine per çeshtje
kulturore, perfshire, ne pajtim me dispozitat e Aneksit V te
kesaj Marreveshjeje, mbrojtjen dhe promovimin e trashegimise
kulturore dhe fetare serbe dhe tjeter brenda territorit komunal
si dhe perkrahjen per komunitetet tjera fetare lokale:
b. Te drejta te avancuara pjesemarrese ne zgjedhjen dhe
shkarkimin e Komandanteve te stacioneve policore, siç
percaktohet ne nenin 2.6 te Aneksit VIII te kesaj Marreveshjeje.
4.2 Per sa i perket ketyre kompetencave te zgjeruara vetanake,
Kosova do te nxjerr legjislacionin kornize per te ofruar qasje
te barabarte ndaj sherbimeve publike; standardet minimale
cilesore dhe sasiore ne ofrimin e sherbimeve publike;
kualifikimet minimale te personelit dhe objektet e trajnimit;
parimet e pergjithshme mbi licencimin dhe akreditimin e ofruesve
te sherbimeve publike.
4.3 Komunat qe zbatojne kompetencat e zgjeruara vetanake mund te
bashkepunojne me çdo komune tjeter ne ofrimin e sherbimeve te
tilla.
Neni 5 Kompetencat e Deleguara Komunale
5.1 Autoritetet qendrore ne Kosove do te delegojne pergjegjesite
mbi kompetencat ne vijim tek komunat, ne pajtim me ligjin:
a. Regjistrat kadastrale;
b. Regjistrat civil;
c. Regjistrimi i votuesve;
d. Regjistrimi dhe licencimi i bizneseve;
e. Shperndarja e pagesave te asistences sociale (perjashtuar
pensionet); dhe
f. Mbrojtjen e pyjeve.
5.2 Autoritetet qendrore mund te delegojne kompetenca shtese tek
komunat, sipas nevojes, ne perputhje me ligjin.
Neni 6 Rishikimi administrativ i aktiviteteve komunale
6.1 Rishikimi administrativ i aktiviteteve komunale nga ana e
autoriteteve qendrore ne fushat e kompetencave te tyre vetanake
do te kufizohet ne sigurimin e pajtueshmerise me Kushtetuten e
Kosoves dhe ligjet ne fuqi.
6.1.1 Autoriteti mbikeqyres administrativ mund te kerkoje nga
komuna qe te rishqyrtoje vendimet apo aktet tjera ligjore qe
konsiderohen si jo te pajtueshme me Kushtetuten apo ligjet e
miratuara ne pajtim me kete Marreveshje. Kerkesa e tille do te
tregoje shkeljet e pretenduara ndaj Kushtetutes apo ligjit.
Kerkesa nuk do te pezulloje ekzekutimin e vendimit komunal apo
aktin tjeter ligjor.
6.1.2 Nese komuna pranon kerkesen ne perputhje me nenin 6.1.1 te
ketij Aneksi, ajo mund te vendose te pezulloje ekzekutimin e
vendimit apo aktit tjeter ligjor qe eshte ne pritje te
shqyrtimit nga ana e autoriteteve komunale.
6.1.3 Nese komuna refuzon kerkesen apo verteton vendimin apo
aktin e tij qe eshte ne shqyrtim e siper, autoriteti mbikeqyres
administrativ mund te sfidoje vendimin apo aktin tjeter ligjor
ne Gjykaten e Qarkut kompetente per territorin e komunes.
Gjykata e Qarkut, permes mases se perkohshme, mund te urdheroje
pezullimin e zbatimit te vendimit te kontestuar apo aktit tjeter
ligjor.
6.2 Per sa i perket kompetencave te deleguara komunale,
autoritetet qendrore mund te rishikojne pershtatshmerine e
vendimit apo aktit tjeter ligjor komunal te dhene, krahas
pajtueshmerise se tij me Kushtetuten e Kosoves dhe
legjislacionin e miratuar ne pajtim me kete Marreveshje dhe me
pas, mund te pezullojne, modifikojne apo zevendesojne, sipas
nevojes, ekzekutimin e vendimit apo aktit tjeter komunal.
Neni 7 Arsimi
7.1 Per sa i perket planprogramit arsimor te shkollave te
Kosoves me mesim ne gjuhen serbe:
7.1.1 Shkollat te cilat vijojne mesim ne gjuhen serbe mund te
zbatojne planprograme apo tekste shkollore te hartuara nga
Ministria e Arsimit te Republikes se Serbise, pas njoftimit ndaj
Ministrise se Arsimit, Shkences dhe Teknologjise te Kosoves.
7.1.2 Ne rast te kundershtimit nga ana e Ministrise se Arsimit,
Shkences dhe Teknologjise te Kosoves ndaj zbatimit te
planprogramit apo tekstit shkollor te veçante, çeshtja do te
referohet tek nje komision i pavarur per te shqyrtuar
pajtueshmerine e planprogramit apo tekstit shkollor ne fjale me
Kushtetuten e Kosoves dhe legjislacionin e miratuar ne pajtim me
kete Marreveshje.
7.1.3 Komisioni i pavarur do te perbehet nga tre (3) perfaqesues
te zgjedhur nga deputetet e Kuvendit te Kosoves qe mbajne ulese
te rezervuara apo te garantuara per komunitetin serb, tre (3)
perfaqesues te zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe
Teknologjise e Kosoves, dhe nje (1) pjesetar i zgjedhur
nderkombetar qe perfaqeson Perfaqesuesin Civil Nderkombetar.
7.1.4 Komisioni do t’i merr te gjitha vendimet me ane te
shumices se votave dhe do te Kryesohet permes rotacionit ne mes
te perfaqesuesit te zgjedhur nga deputetet e Kuvendit te Kosoves
qe mbajne ulese te rezervuara apo garantuara per komunitetin
serb dhe perfaqesuesit te zgjedhur nga Ministria e Arsimit,
Shkences dhe Teknologjise e Kosoves çdo vit.
7.2 Per sa i perket universitetit publik ne gjuhen serbe:
7.2.1 Universiteti i Mitrovices se Veriut do te jete institucion
autonom i arsimit te larte. Universiteti do te miratoje statutin
qe do te saktesoje organizimin e brendshem dhe qeverisjen e tij,
dhe procedurat dhe nderveprimin me autoritetet publike, ne
pajtim me legjislacionin kornize qendror, i cili do te
shqyrtohet nga nje komision i pavarur siç parashihet ne nenin
7.2.2 te ketij Aneksi.
7.2.2 Vendimet mbi pajtueshmerine e Statutit me legjislacionin
kornize qendror, standardet evropiane dhe praktikat me te mira
dhe mbi çeshtjet qe kane te bejne me akreditimin e Universitetit
brenda sistemit Universitar te Kosoves do te merren nga nje
komision i pavarur i perbere nga tre (3) perfaqesues te zgjedhur
nga Universiteti, tre (3) perfaqesues te zgjedhur nga Ministria
e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise e Kosoves dhe nje (1)
pjesetar i zgjedhur nderkombetar qe perfaqeson Perfaqesuesin
Civil Nderkombetar. Komisioni do t’i merr te gjitha vendimet me
ane te shumices se votave dhe do te kryesohet permes rotacionit
ne mes te perfaqesuesit te zgjedhur nga Universiteti dhe
perfaqesuesit te zgjedhur nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe
Teknologjise e Kosoves, çdo vit.
7.2.3 Komuna e Mitrovices se Veriut do te kete autoritet per te
zbatuar pergjegjesine e ketij Universiteti publik ne gjuhen
serbe, ne pajtim me nenin 4.1.1 te ketij Aneksi. Komuna do te
kete te drejten e emerimit te dy anetareve te Bordit te
Universitetit, qe do te perbehet nga gjithsej nga nente (9)
anetare gjithsej. Komuna gjithashtu do te siguroje se
Universiteti pranon premisa dhe financim adekuat per
veprimtarine e tij.
Neni 8 Financat lokale
8.1 Komunat do te formojne buxhetet e tyre vetanake qe mbulojne
detyrat qe bien brenda kompetences se tyre. Legjislacioni
qendror do te percaktoj kerkesat publike te menaxhimit dhe
pergjegjesise financiare te zbatueshme per te gjitha komunat, ne
pajtim me standardet nderkombetare.
8.2 Komunat do te kene te drejte ne burimet e tyre vetanake
financiare, qe do te perfshijne autoritetin per te vene apo
mbledhur detyrimet doganore, tatimet ne te ardhura te personave
fizik dhe juridik, TVSh-ne dhe detyrimet e akcizes, tatimet ne
kapital perveç tatimit ne pronen e paluajtshme qe gjendet brenda
Komunes, apo tarifat qe kane efekt te paanshem siç jane
detyrimet dhe tatimet.
8.3 Sistemi ekzistues i granteve kryesisht te kushtezuara
qendrore do te korrigjohet ne menyre qe te perfshije sistemin e
drejte dhe transparent te granteve ne bllok, duke siguruar
autonomine me te madhe komunale ne ndarjen dhe shpenzimin e
fondeve qendrore. Formula e shperndarjes se granteve ne bllok, e
cila do te merr parasysh nevojen e ndarjes adekuate te burimeve
te komuniteteve jo shumice ne komunat perkatese, nevojen per
sistem te drejte te barazimit dhe qe do te siguroje nivel te
arsyeshem te stabilitetit ne te ardhurat komunale, do te
percaktohet permes ligjit ne pajtim me standardet nderkombetare.
8.4 Pavaresisht nga dispozitat e nenit 8.3 te ketij Aneksi,
komunat me pergjegjesi te kompetencave te zgjeruara vetanake,
siç parashihet ne nenin 4 te ketij Aneksi, do te kene te drejte
ne fonde qendrore shtese perbrenda kufizimeve te tyre te
percaktuara nga standardet minimale cilesore dhe sasiore per
ofrimin e sherbimeve publike lidhur me ushtrimin e ketyre
pergjegjesive, ne pajtime legjislacionin kornize qendror.
8.5 Komunat do te sigurojne auditime te brendshme te pavarura
dhe objektive se paku nje here ne vit dhe do t’i nenshtrohet
auditimeve te jashtme te pavarura te rastit te ndermarra nga nje
autoritet autonom ne menyre qe te siguroje menaxhim efektiv te
burimeve publike, rezultatet e te cilit duhet te jene publike.
Neni 9 Bashkepunimi nderkomunal
9.1 Duke u bazuar ne parimet e Kartes Evropiane per
Veteqeverisje Lokale, komunat do te kene te drejte te
bashkepunojne dhe te krijojne partneritete me komunat tjera te
Kosoves, per kryerjen e funksioneve te interesit te perbashket,
ne pajtim me ligjin.
9.1.1 Pergjegjesite komunale ne fushat e tyre vetanake dhe
kompetencat e tyre te zgjeruara vetanake mund te ushtrohen
permes partneriteteve komunale ne perjashtim te ushtrimit te
kompetencave themelore komunale siç jane zgjedhja e organeve
komunale dhe emerimi i zyrtareve komunal, percaktimi i buxhetit
komunal dhe miratimi i akteve rregullative te zbatueshem ndaj
qytetareve ne pergjithesi.
9.1.2 Partneritetet komunale mund t’i ndermarrin te gjitha
veprimet e nevojshme per implementimin dhe ushtrimin e
bashkepunimit funksional permes, mes tjerash, themelimin e nje
organi vendimmarres te perbere nga perfaqesuesit e emeruar nga
kuvendet e komunave pjesemarrese, punesimit dhe shkarkimit te
personelit administrativ dhe keshilledhenes dhe vendimeve mbi
nevojat per financim dhe nevojave tjera operacionale te
partneritetit.
9.1.3 Vendimet dhe aktivitetet e partneritetit do t’i
nenshtrohen kerkesave te raportimit tek autoriteti kompetent
qendror dhe shqyrtimit administrativ per pajtueshmeri me
legjislacionin, ne pajtim me dispozitat e nenit 6.1 te ketij
Aneksi.
9.2 Bazuar ne parimet e Kartes Evropiane per Veteqeverisje
Lokale, komunat do te kene te drejte te formojne dhe marrin
pjese ne asociacionet e komunave te Kosoves per mbrojtjen dhe
promovimin e interesave te tyre te perbashket ne pajtueshmeri me
ligjin.
9.2.1 Anetaresimi ne asociacionet e tilla do te kufizohet ne
komuna te Kosoves. Asociacionet e tilla mund te bashkepunojne me
homologet e tyre nderkombetare.
9.2.2 Asociacionet e tilla mund t’i ofrojne anetareve te tyre
disa sherbime, perfshire asistence te trajnimit, ngritjes se
kapaciteteve dhe asaj teknike, hulumtimin lidhur me kompetencat
komunale dhe rekomandime te politikave,
9.3 Komunat e angazhuara ne nje partneritet apo asociacion, ne
perputhje me dispozitat e neneve 9.1 dhe 9.2 te ketij Aneksi, do
te publikojne te gjitha informatat qe kane te bejne me
aktivitetet dhe buxhetin e partneritetit/asociacionit, ne pajtim
me ligjin.
Neni 10 Bashkepunimi me institucionet e Republikes se Serbise
10.1 Komunat do te kene te drejte te bashkepunojne, brenda
kompetencave te tyre, me komunat dhe institucionet, perfshire
agjencite qeveritare, te Republikes se Serbise. Bashkepunimi i
tille do te merr formen e ofrimit te asistences financiare dhe
teknike nga ana e institucioneve te Serbise ne implementimin e
kompetencave komunale.
10.2 Komunat do te njoftojne Ministrine per Administrimin e
Pushtetit Lokal te Kosoves paraprakisht per çfaredo qellimi per
t’u angazhuar ne nje bashkepunim te tille. Njoftimi do te
perfshije draft marreveshjen ndermjet te komunes dhe
institucionit partner te propozuar te Serbise.
10.3 Draft marreveshja e bashkepunimit do te perkufizoje fushat
e bashkepunimit te parapare, ofrimin e stafit dhe pajisjeve,
nivelin e financimit dhe mekanizmat e vet perpunues dhe
aranzhimet tjera relevante procedurale ne pajtim me kerkesat
financiare publike qe jane te zbatueshme per te gjitha komunat.
10.4 Qellimi i tille per te bashkepunuar dhe draft marreveshja e
cila e shoqeron ate munden te jene objekt i rishikimit nga
Ministria per Administrimin e Pushtetit Lokal te Kosoves per
pajtueshmerine e saj me legjislacionin kornize qendror.
Pavaresisht nga dispozitat e nenit 6.1 te ketij Aneksi,
Ministria ne perputhje me rishikimin e tille mundet te urdheroje
ndryshimet ne draft marreveshjen e bashkepunimit apo nese
shkelja e rende e ligjit nuk mundet te trajtohet me mjete
juridike ndryshe, Ministria mundet te pezulloje bashkepunimin e
synuar. Komuna mundet te kundershtoje veprimin e tille te
Ministrise ne gjykaten e qarkut kompetente per territorin e
komunes.
10.5 Partneritetet ndermjet komunave te Kosoves do te kene te
drejte per marredhenie te drejtperdrejta me institucionet e
Republikes se Serbise vetem deri ne masen e nevojshme per
implementimin e aktiviteteve praktike te partneritetit.
10.6 Nje komision i perbashket i Republikes se Serbise/Kosoves
do te themelohet per te shtytur bashkepunimin e tille me
institucionet ne Republiken e Serbise dhe adresuar çeshtjet e
ndjeshme ndermjet Prishtines dhe Beogradit qe ka te beje me kete
bashkepunim.
Neni 11 Financimi i aktivitetet komunale nga Republika e
Serbise
11.1 Komunat do te kene te drejte te pranojne donacione
financiare nga Republika e Serbise qe eshte objekt i dispozitave
ne vijim:
11.1.1 Çdo donacion financiar per komunat e Kosoves nga
Republika e Serbise do te jete i kufizuar ne qellimin e vet ne
ushtrimin e pergjegjesive te komunes ne fushat e kompetencave te
tyre vetanake dhe do te jete transparent dhe do te behet publik.
11.1.2 Komunat munden te pranojne donacionet financiare nga
Republika e Serbise nepermjet te xhirollogarive ne bankat
komerciale te certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i
Kosoves. Thesari Qendror do te njoftohet per çdo pranim te tille.
11.1.3 Komunat qe pranojne donacione financiare nga Republika e
Serbise do te raportojne keto donacione se bashku me shpenzimet
gjegjese ne buxhetet e tyre komunale.
11.1.4 Donacionet financiare nga Republika e Serbise per komunat
e Kosoves nuk do te kompensoje ndarjen e granteve dhe burimeve
te tjera qe u ofrohen komunave ne pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 te
kesaj Marreveshje dhe nuk do te jete objekt i taksave, tarifave
dhe ngarkesave shtese te shqiptuara nga ndonje autoritet qendror.
11.2 Transferet individuale, perfshire pensionet, qytetareve
individual te Kosoves munden te ndikohen nepermjet te financimit
nga Republika e Serbise.
Neni 12 Themelimi i komunave te reja
12.1 Komunat e reja do te themelohen, kufijte e te cilave jane
caktuar si ne shtojcen e ketij Aneksi dhe do te percaktohen me
ligjin e ri per kufijte komunal.
12.2 Pas hyrjes ne fuqi te ligjit per kufijte komunal,
autoritetet e Kosoves dhe Perfaqesuesi Civil Nderkombetar (PCN)
do te ndermerr te gjitha pergatitjet e nevojshme per te siguruar
qe deri ne momentin e mbajtjes se zgjedhjeve lokale, te jene
ndare burimet, pronat dhe strukturat administrative te kerkuara
per themelimin dhe funksionimin e ketyre komunave te reja.
Pergatitjet e tilla do te perfshijne si ne vijim:
12.2.1 PCN-ja do te emeroje, ne keshillim me komunitetet lokale
ne komunat e reja, apo ne rastin e Novoberdes ne zonat e reja
kadastrale, dhe Ministrine e Administrimit te Pushtetit Lokal,
Ekipet Pergatitore Komunale (EPK) per t’u pergatitur per
themelimin e komunave te tyre te reja perkatese dhe detyrat
tjera te nderlidhura siç kerkohet nga PCN-ja.
12.2.2 Gjate pergatitjeve te tilla, funksionet ekzekutive
perkitazi me komunat e reja dhe ofrimin e sherbimeve publike
atyre do te mbeten ne pergjegjesi te ish komunave ne keshillim
me EPK-te.
12.2.3 Sa i perket komunes se tanishme te Mitrovices, aranzhimet
per themelimin e komunes se Mitrovices Veriore do te perbehet
nga ata siç parashihet me nenin 13 te ketij Aneksi.
12.2.4 Keto dhe aranzhimet tjera kalimtare ndermjet ish komunave
dhe komunave te reja do te parashihen me ligjin per kufijte
komunal.
12.3 Menjehere pas mbajtjes se zgjedhjeve lokale, te gjitha
funksionet dhe kompetencat ekzekutive do te barten nga komunat e
paraprake tek qeverite e porsazgjedhura te komunave te reja, ne
pajtim me kete Marreveshje. Autoritetet qendrore te Kosoves do
te sigurohen qe te gjitha financat e parapara per komunat e reja
tu ndahen atyre dhe qe ato t’i kene pranuar keto fonde, dhe do
te ndermarrin te gjitha masat e domosdoshme per tu siguruar qe
komunat e reja te jene ne gjendje te fillojne veprimtarine e
tyre si njesi efektive territoriale te veteqeverisjes lokale.
12.4 Pavaresisht nga dispozitat e Nenit 12.1 te ketij Aneksi,
Kosova do te hyje ne konsultime me komunitetet joshumice ne
rastet kur ky komunitet perben se paku 75% te popullsise ne nje
vendbanim te perqendruar me popullsi te gjithmbarshme prej se
paku 5000 banoresh, sa i perket themelimit te komunave te reja.
Neni 13 Mitrovica
13.1 Ne territorin e komunes aktuale te Mitrovices do te
krijohen dy komuna, Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, me
kufij komunal te percaktuar ne shtojcen e ketij Aneksi III.
13.2 Do te krijohet nje Bord i Perbashket i komunave te
Mitrovices se Veriut dhe Mitrovices se Jugut, i cili do te
zhvilloje bashkepunim funksional ne fushat e kompetencave te
tyre, sipas marreveshjes mes vete komunave.
13.3 Bordi i Perbashket do te perbehet nga njembedhjete (11),
nga te cilet nga pese (5) anetare do te zgjidhen nga dy komunat,
dhe nje (1) perfaqesues nderkombetar qe do te zgjidhet nga PCN.
Bordi i Perbashket do te udhehiqet nga perfaqesuesi nderkombetar.
13.4 PCN do te hape ne Mitrovice nje zyre e cila do te fokusohet,
posaçerisht, ne fushat e sigurise/sundimit te ligjit, lirise se
levizjes/kthimit, te drejtave pronesore/te banimit, dhe
zhvillimit ekonomik, siç parashihet ne Aneksin IX te kesaj
Marreveshje.
13.5 Gjate periudhes tranzitore prej 120 ditesh, PSSP do te
krijoje strukturat e perkohshme komunale, ne bashkerendim me PCN,
per komunen e re te Mitrovices se Veriut, sipas kufijve te
percaktuar ne dokumentin e bashkengjitur ketij Aneksi. Pas
perfundimit te periudhes tranzicionit, keto struktura te
perkohshme komunale do te mbesin nen autoritetin e PCN, deri ne
mbajtjen e zgjedhjeve te para lokale ne kete komune.
Neni 14 Regjistrimi i Popullsise dhe Shqyrtimi i Dispozitave
te Decentralizimit
14.1 Nje vit pas hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshje, Kosova, ne
keshillim me PCN, do te beje regjistrimin e popullsise, i cili
do te kryhet ne pajtim me standardet nderkombetare dhe do t’i
nenshtrohet vezhgimit nderkombetar. Ne kete kontekst, Republika
e Serbise dhe shtetet tjera fqinje do te autorizojne
regjistrimin permes nje agjencie nderkombetare te refugjateve
dhe personave te zhvendosur qe deshirojne te kthehen ne Kosove.
14.2 Dispozitat e ketij Aneksi lidhur me themelimin e komunave
te reja, perfshire kufijte administrative te tyre, mund te
rishqyrtohen, dhe te ndryshohen sipas nevojes, nga PCN, ne
bashkepunim me Qeverine e Kosoves dhe Keshillit Konsultativ per
Komunitete, brenda gjashte muajsh nga dorezimi i rezultateve
perfundimtare te regjistrimit te popullsise ne Kosove. Shqyrtimi
do te marre ne konsiderate zhvillimet demografike dhe ne veçanti
kthimin e refugjateve dhe personave te zhvendosur neper komuna,
si dhe funksionalitetin dhe qendrueshmerine e autoriteteve
komunale dhe aktiviteteve te tyre.
SHTOJCe E ANEKSIT III
PeRCAKTIMI I KUFIJVE Te KOMUNAVE Te REJA
Zonat kadastrale (ZK) qe do te formojne komunat e caktuara jane
te percaktuara ne vijim:
Graçanice (16)
ZK Badoc
ZK Batushe
ZK Çagllavice (sipas perkufizimit ne harten III A)
ZK Dobratin
ZK Graçanice
ZK Gushterice e Ulet
ZK Gushterice e Eperme
ZK Llapllaselle
ZK Lepi
ZK Livagje
ZK Preoc
ZK Skullan
ZK Sushice
ZK Suhadoll
ZK Radeve
ZK Uglar
Novoberde (24)
ZK Bostan
ZK Bolec
ZK Bushince
ZK Carevc
ZK Dragance
ZK Izvor
ZK Jasenovik
ZK Kollubar
ZK Koretishte
ZK Kufce e Eperme
ZK Llabjan
ZK Makresh i Ulet
ZK Makresh i Eperm
ZK Manishince
ZK Miganoc
ZK Mozgove
ZK Novoberde
ZK Parallove
ZK Prekoc
ZK Stanishor
ZK Strazhe
ZK Terniqec
ZK Tirince
ZK Zebince
Ranillug (13)
ZK Bozhec
ZK Domoroc
ZK Drenoc
ZK Gllogoc
ZK Hodec
ZK Kormnjan i Eperm
ZK Kormnjan i Ulet
ZK Pançelle
ZK Rajanoc
ZK Ranillug
ZK Ropotove e Madhe
ZK Ropotove e Vogel
ZK Tomanc
Partesh (3)
ZK Butrike e Poshtme
ZK Pasjan
ZK Partesh
Kllokol/Verboc (8)
ZK Gernçar
ZK Kllokot
ZK Letnica
ZK Mogille
ZK Shashar
ZK Verboc
ZK Vernakolle
ZK Vernez
Mitrovica e Veriut
ZK Mitrovica (sipas perkufizimeve te paraqitura ne hartat e
bashkengjitura III, B, C)
ZK Suhodoll i Eperm (sipas perkufizimeve te paraqitura ne hartat
e bashkengjitura III, B dhe C)
ZK Suhodoll i Poshtem (sipas perkufizimeve te paraqitura ne
hartat e bashkengjitura III, B dhe C)
ANEKSI IV
SISTEMI GJYQeSOR
Neni 1 Organizimi i gjykatave
1.1 Gjykata Supreme siguron zbatimin uniform te ligjeve duke
vendosur mbi ankesat e
paraqitura para saj ne pajtim me ligjin. Se paku pesembedhjete
perqind (15%) te gjyqtareve te Gjykates Supreme, por ne asnje
rast me pak se tre (3) gjyqtare, do te vijne nga komunitetet jo
shumice te Kosoves.
1.2 Se paku pesembedhjete perqind (15%) te gjyqtareve te seciles
gjykate te qarkut, por ne
asnje rast me pak se dy (2) gjyqtare, do te vijne nga
komunitetet jo shumice te Kosoves.
1.3 Nese ne njeren nga komunat e reja dhe te themeluara mbi
bazen e Aneksit III nuk ka
gjykate themelore, komuna me vendim te Kuvendit Komunal mund ta
parqet kerkesen para Keshillit Gjyqesor te Kosoves (KGJK) per te
vendosur mbi themelimin e gjykates themelore ne territorin e saj,
ose qe nje nga gjykatat ekzistuese themelore ne territorin e
komunes tjeter te kete juridiksion mbi komunen e re. Te njejten
te drejte e ka edhe komuna ekzistuese, ku shumica e popullates i
takon komunitetit jo shumice te Kosoves, dhe ne te cilen nuk ka
gjykate themelore.
1.3.1 KGJK i aprovon kerkesat per gjykata te reja themelore,
perveç kur vleresohet se
norma e lendeve per ate juridiksion eshte e pamjaftueshme per ta
arsyetuar ekzistimin e gjykates se veçante.
1.3.2 Kur KGJK e aprovon kerkesen per themelimin e gjykates se
re themelore,
autoritetet kompetente do t’i ndermarrin te gjitha masat e
nevojshme per te siguruar se gjykatat e reja, themelohen dhe
funksionojne brenda periudhes gjashte mujore nga data e marrjes
se vendimit.
1.3.3 Nese KGJK nuk e aprovon kerkesen per themelimin e gjykates
se re themelore, ose
kur komuna i kerkon gjykates ekzistuese qe ta shtrije
kompetencen e saj edhe ne territorin e vet, autoritetet
kompetente do te ndermarrin masat e nevojshme per permiresimin e
qasjes ne drejtesi per komunitetet vendese, e cila eshte
veshtiresuar per shkak te izolimit gjeografik, mungeses se
sigurise, ose per shkak te faktoreve tjere te rendesishem. Keto
masa mund te perfshijne krijimin ne kuader te territorit te
komunes se re, te nje zyre nderlidhese te gjykates themelore
ekzistuese prej te ciles komuna e re ka kerkuar shtrirjen e
kompetences ne territorin e vet, ose qe gjykata themelore te
mbaje seancat ne territorin e komunes se re.
Neni 2 Gjyqtaret dhe prokuroret
2.1 Perberja dhe sherbimit te gjyqesise dhe prokurorise do ta
pasqyroje shumellojshmerine e etnike te Kosoves dhe nevojen per
perfaqesimin e barabarte te te gjitha komuniteteve, duke i dhene
rendesi te duhur parimeve te njohura nderkombetare per barazine
gjinore, ashtu siç pasqyrohen edhe ne instrumentet per te
drejtat e njeriut te parashikuara me nenin 2 te Aneksit I te
kesaj Marreveshjeje.
2.2 Institucionet gjyqesore te Kosoves, ne veçanti do te
pasqyrojne perberjen etnike nga fusha e tyre e kompetences.
Keshilli Gjyqesor i Kosoves do te ndermerr masa te nevojshme per
shtimit te numrit te gjyqtareve dhe prokuroreve nga radhet e
komuniteteve te Kosoves te cilat aktualisht jane te
nen-perfaqesuara ne mesin e gjyqtareve dhe prokuroreve qe
sherbejne ne Kosove dhe ne çdo pjese tjeter perkatese.
2.2.1 Per permbushjen e pergjegjesive te veta ne kete drejtim,
KGJK, ne mes tjerash, ne mesin e kandidateve me kualifikime te
barabarta per funksionin e gjyqtarit dhe prokurorit, do t’i jep
perparesi pjesetareve te komuniteteve te nen-perfaqesuara.
2.2.2 Dhenia e perparesise per kandidatet me kualifikime te
barabarta nga komunitetet e nen-perfaqesuara, do te zbatohet
deri atehere kur perqindja e gjyqtareve dhe prokuroreve
pjesetare te komuniteteve jo shumice ne Kosove te jete nen 15%
dhe/ose deri atehere kur perqindja e gjyqtareve dhe prokuroreve
te cilet jane pjesetare te komunitetit serb te Kosoves, te jete
nen 8%.
Neni 3 Procesi i emerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve
3.1 Shqyrtimi gjitheperfshires, i vazhdueshem, i njehershem
kosovar per pershtatshmerine e te gjithe kandidateve per emerime
te perhershme per gjyqtare dhe prokuror ne Kosove, deri ne
moshen e pensionimit te percaktuar me ligj (“procesi i emerimit),
do te vazhdoje te kryhet ne pajtim me Urdheresen administrative
2006/18 dhe nuk do te ndikohet nga perfundimi e mandatit te
UNMIK-ut, ose me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se re, ashtu siç
parashikohet me nenin 14 te Marreveshjes, perveç deri ne masen e
lejuar me kete Aneks.
3.1.1 Te gjithe kandidatet e suksesshem te cilet jane emeruar
ose riemeruar per gjyqtare dhe prokurore nga ana e PSSP-se, si
pjese e “procesit te emerimit”, do te vazhdojne te sherbejne
neper postet e tyre deri ne skadimin e natyrshem te mandatit te
tyre ose deri atehere kur ata shkarkohen ne pajtim me ligjin.
3.1.2 Siç parashikohet me nenin 14 te kesaj Marreveshje, pas
perfundimit te mandatit te UNMIK-ut, Komisioni i pavarur
gjyqesor dhe prokurorial (KPGJP) do t’ia paraqese me shkrim
Keshillit Gjyqesor te Kosoves (KGJK), rekomandimet per
kandidatet per emerim dhe riemerim per gjyqtare dhe prokurore, e
i cili e ushtron autorizimin perfundimtar qe t’ia propozoje
kryetarit te Kosoves, kandidatet per emerim dhe riemerim per
gjyqtare edhe prokurore.
3.1.3 Te gjithe kandidatet e suksesshem te cilet jane emeruar
ose riemeruar nga kryetari i Kosoves per gjyqtare dhe prokurore,
sipas propozimit te KGJK-se si pjese e “procesit te emerimit” do
te vazhdojne te sherbejne ne keto poste deri ne skadimin e
natyrshem te mandatit te tyre ose deri atehere kur ata
shkarkohen ne pajtim me ligjin.
3.2 Me perfundimin e periudhes transitore, te parapare me nenin
14 te kesaj Marreveshje, perberja dhe procedurat e “procesit te
emerimit” te KGJK-se, lidhur me perzgjedhjen e gjyqtareve per
pozitat gjyqesore te cilat jane te rezervuara per pjesetaret e
komuniteteve jo shumice te Kosoves, do te krijohen dhe
zhvillohen ne pajtim me dispozitat e nenit 4 te ketij Aneksi.
Neni 4 Keshilli Gjyqesor i Kosoves
4.1 Keshilli Gjyqesor i Kosoves (KGJK) do te kete pergjegjesi,
qe midis tjerash, te vendose mbi propozimet per kandidatet per
funksionin e gjyqtarit, avancimin dhe transferimin e gjyqtareve
si dhe per proceduren disiplinore ndaj gjyqtareve. Me ligj do te
percaktohen autorizimet dhe procedura e KGJK-se, duke perfshire
ketu edhe çeshtjet qe kane te bejne me disiplinen dhe shkarkimin
e anetareve te vet. KGJK do te kete pavaresi te plote ne
kryerjen e funksioneve te veta.
4.2 KGJK do te perbehet nga trembedhjete (13) anetare.
4.2.1 Ne mesin e trembedhjete anetareve, pese (5) prej tyre do
te jene anetaret kosovare te KPGJP-se si pjese e fazes se pare
(1) dhe te dyte (2) te “procesit te emerimit” ne pajtim me
Urdheresen administrative 2006/18. Prej ketyre pese anetareve,
nje (1) gjyqtar dhe nje (1) prokuror, te zgjedhur sipas metodes
se rastesise, do te sherbejne ne KGJK deri ne skadimin e
natyrshem te mandateve te tyre ekzistuese, me ç’rast do te
zevendesohen me nje (1) gjyqtar dhe nje (1) prokuror te
verifikuar nga KPGJP dhe qe jane zgjedhur nga ana e kolegeve te
tyre, duke iu permbajtur metodave te cilat kane per qellim
sigurimin e perfaqesimit me te gjere te sherbimit te gjyqesise
dhe prokurorise. Dy (2) gjyqtaret e mbetur dhe nje (1) prokuror,
nga radhet e pese anetareve kosovar te KPGJP-se, do te sherbejne
ne KGJK per nje mandat plotesues njevjeçar (1) pas skadimit te
natyrshem te mandatit te tyre, me ç’rast ata do te zevendesohen
me procedure te njejte sikur edhe ish-koleget e tyre te KPGJP-se.
Ne rast ne rast te themelimit te nje subjekti pergjegjes per
çeshtjet e emerimit, disiplines dhe shkarkimit te prokuroreve,
te gjithe anetaret e mbetur te KGJK-se do te jene gjyqtare.
4.2.2 Nga radhet e tete anetareve te mbetur, dy (2) prej tyre do
t’i zgjedhin deputetet e Kuvendit te Kosoves te cilet mbajne
uleset e rezervuara ose te garantuara per perfaqesuesit e
komunitetit serb te Kosoves, dy (2) anetare do te zgjedhen nga
deputetet e Kuvendit te cilet mbajne uleset e rezervuara ose te
garantuara per perfaqesuesit e komuniteteve tjera, dhe dy (2)
anetare do te zgjedhen nga deputetet e Kuvendit te cilet mbajne
uleset e fituara gjate ndarjes se pergjithshme te uleseve. Ne
secilin rast, se paku nje nga dy anetaret do te jete gjyqtari i
verifikuar nga KPGJP. Dy (2) anetare nderkombetare, ku njeri
prej te cileve duhet te jete gjyqtare, do te perzgjidhen nga
PCN-ja sipas propozimit te misionit te MEPSM-se.
4.2.3 Te gjithe anetaret e KGJK-se duhet te posedojne
kualifikime relevante profesionale dhe pervoje te nevojshme per
punen e KGJK-se.
4.3 Kandidatet per pozita gjyqesore te cilat jane te rezervuara
per pjesetaret e komuniteteve jo shumice ne Kosove, mund te
propozohen per emerim vetem nga i gjithe KGJK, nga shumica e
anetareve te KGJK-se te zgjedhur nga deputetet e Kuvendit te
cilet zene uleset e rezervuara ose te garantuara per pjesetaret
e komuniteteve jo shumice ne Kosove. Nese ky grup i anetareve te
KGJK-se nuk e propozon kandidatin per kete pozite pas dy
seancave te njepasnjeshme te KGJK-se, atehere te gjithe anetaret
e KGJK-se do te kene te drejten e propozimit te kandidatin per
keto pozita gjyqesore. Kandidatet do te terhiqen nga radhet e
atyre qe kane aplikuar dhe te cilet i plotesojne te gjitha
kriteret e parashikuara me ligj.
4.4 Kandidatet per pozitat gjyqesore per gjykatat themelore nen
kompetencen e te cilave hyjne ekskluzivisht, territori i nje apo
me shume komunave ku shumica e popullsise i takon komunitetit
serb te Kosoves, mund te propozohen per emerim vetem nga i
gjithe KGJK, nga dy anetaret e KGJK-se te zgjedhur nga deputetet
e Kuvendit te cilet mbajne uleset e rezervuara ose te garantuara
per komunitetin serb te Kosoves te cilet veprojne bashkerisht ne
menyre unanime. Nese keta dy anetare nuk propozojne kandidate
per keto pozita gjate dy seancave te njepasnjeshme te KGJK-se,
atehere te gjithe anetaret e KGJK-se do ta kene te drejten e
propozimit te kandidateve. Kandidatet do te terhiqen nga radhet
e atyre qe kane aplikuar dhe te cilet i plotesojne te gjitha
kriteret e parashikuara me ligj.
4.5 Asnje gjyqtar, nuk mund te shkarkohet ose transferohet
kunder deshires se tij/saj ne nje pozite tjeter, perveç me
propozimin e KGJK-se dhe kur kete e parasheh Kushtetuta dhe
ligji. Gjyqtari i pakenaqur me nje vendim te tille, gezon te
drejten e ankeses para Gjykates Supreme.
ANEKSI V
TRASHeGIMIA KULTURORE DHE FETARE
Neni 1 Emri, organizimi i brendshem dhe pasuria e Kishes
ortodokse serbe
1.1 Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosoves do te gezoje mbrojtje
dhe gezim te te drejtave
te veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me
kete Aneks. Ushtrimi i ketyre te drejtave, privilegjeve dhe
imuniteteve barte me vete edhe detyra dhe pergjegjesi per te
vepruar ne pajtim me ligjet e Kosoves, dhe per te mos shkelur te
drejtat e te tjereve.
1.2 Kosova do ta njeh Kishen ortodokse serbe te Kosoves, duke
perfshire manastiret, kishat
dhe objektet tjera qe shfrytezohen per qellime fetare, dhe si
pjese integrale e Kishes ortodokse serbe me seli ne Beograd.
1.3 Kosova do ta respektoje emrin edhe organizimin e brendshem
te Kishes ortodokse
serbe, duke perfshire ketu edhe hierarkine dhe aktivitetet e saj.
1.4 Kosova garanton qe prona e luajtshme dhe e paluajtshme si
dhe pasura tjeter e Kishes
ortodokse serbe, eshte e paprekshme dhe nuk do te jete objekt i
eksproprijimit.
1.5 Kisha ortodokse serbe ne Kosove do te kete diskrecion (liri
te plote veprimi) te plote ne
menaxhimin e pasurise se vet dhe qasjes ne objektet e veta.
Autoritetet e Kosoves do te kene qasje ne objektet te cilat jane
pasuri e Kishes ortodokse serbe te Republikes se Serbise, vetem
me pelqimin e dhene nga Kisha, ne rastet e urdhrit gjyqesor te
leshuar ne lidhje me aktivitetet ilegale, ose ne rast te
rrezikut te drejtperdrejte per jeten dhe shendetin.
Neni 2 Perkrahja ekonomike dhe perkrahja tjeter
2.1 Kisha ortodokse serbe e Kosoves do te jete e lire te pranoje
donacione dhe te perfitoje nga perkrahja tjeter nga çdo
institucion brenda ose jashte Kosoves. Keto donacione do te
jepen ne menyre plotesisht transparente.
2.2 Kosova do t’i ofroje Kishes ortodokse te Serbise privilegje
doganore dhe tatimore, krahas atyre privilegjeve te cilat i
gezojne te gjitha fete e Kosoves, per aktivitetet ekonomike te
Kishes qe jane specifike per vete qendrueshmerine financiare,
siç jane, te qendisurat dhe veshjet fetare, qirinjte, ngjyrat
per ikona, punimet e drurit dhe zdrukthetarise, vererat, rakia,
mjalti dhe produktet tjera te bletes. Keto privilegje do te
perfshijne, importimin dhe blerjen e produkteve relevante,
materialeve, veglave dhe aparateve; dhe eksportimin e produkteve
te cilat rezultojne nga aktivitetet e lartpermendura.
Neni 3 Siguria per objektet kulturore dhe fetare
3.1 Kishes ortodokse serbe, manastireve dhe kishave te saj, dhe
objekteve tjera fetare dhe kulturore te rendesise te veçante per
komunitetin serb te Kosoves, do t’i ofrohet siguria e nevojshme.
3.1.1 Pergjegjesia kryesore per garantimin e sigurise te
trashegimise kulturore dhe fetare te Kosoves, do te bie mbi
organet kosovare te zbatimit te ligjit, e ne veçanti mbi
Sherbimin Policor te Kosoves (SHPK). Mbrojtja e objekteve
kulturore dhe fetare serbe do te jete detyre e veçante
operacionale per SHPK-ne. Misioni i sundimit te ligjit te
MEPSM-se, ne konsultim me Pranine Ushtarake Nderkombetare (PUN),
do ta monitoroje, do te kujdeset dhe do ta keshilloje SHPK-ne ne
realizimin e kesaj detyre.
3.1.2 Ne periudhen menjehere pas Marreveshjes, PUN do te ofroje
sigurine per manastirin e Graçanices, Deviçit, Zoçishtit,
Arkangjelit te Shenjte, Budisavcit, Goriçit, Deçanit, Patrikanen
e Pejes dhe monumentit memorial te Gazimestanit. Ofrimi i
sigurise per keto objekte do te vazhdoje edhe deri atehere kur
PUN, pas konsultimeve me PCN-ne dhe misionin e MEPSM-se, te
vendose se jane plotesuar kushtet per bartjen e ketyre
pergjegjesive tek SHPK-ja.
3.1.3 Per shkallen dhe kohezgjatjen e masave specifike per
ofrimin e sigurise fizike per keto objekte, nga ana e PUN-se, do
te merren parasysh, inter alia, (ne mes tjerash) 1. vleresimi i
sigurise, i kryer nga PUN; 2. keshillat e pranuara nga Keshilli
implementues dhe monitorues (KIM), dhe ne pajtim me nenin 5 te
ketij Aneksi.
3.1.4 KIM do te kete per qellim ndertimin e nivelit me te larte
te besimit dhe besueshmerise dhe punes drejt normalizimit te
gjendjes se sigurise perreth ketyre objekteve. Kapacitetet e
SHPK-se do te zgjerohen sa me shpejte qe eshte e mundur me
qellim qe PUM te kete mundesi te ç’angazhohet nga keto detyra jo
ushtarake.
3.2 Kosova do te garantoje lirine e levizjes per klerin dhe
anetaret e Kishes ortodokse serbe brenda Kosoves dhe sipas
nevojes do te ofroje aranzhime te nevojshme sigurie per kete
levizje.
Neni 4 Zonat e mbrojtura
4.1 Nje numer i zgjedhur i manastireve te Kishes ortodokse serbe,
si dhe kishave, dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet
historike dhe kulturore te rendesise te veçante per komunitetin
serb te Kosoves, do te gezojne mbrojtje te veçante permes
percaktimit te “Zonave te mbrojtura”. Objektivat e zonave
mbrojtese jane: te sigurohet nje ekzistim dhe funksionim paqesor
i objekteve qe duhet mbrojtur; te ruhet mjedisi historik,
kulturor dhe natyral, duke perfshire menyren e jetes te
manastirit dhe klerit; dhe te parandalohet zhvillimet negative
perreth tyre, duke siguruar kushtet me te mira te mundshme per
zhvillim harmonik dhe te qendrueshem te komuniteteve te cilat
banojne ne hapesirat perreth ketyre objekteve. Gezimi i te
drejtave pronesore ne zonat e mbrojtura mund te kufizohet ne
menyren si ne vijim:
4.1.1 Do te ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat si ne vijim:
a) Ndertimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i
resurseve minerale; ndertimi i centraleve per prodhimin e
energjise ose rrjetit te energjise elektrike, furrave dhe
fabrikave.
b) Ndertimi ose zhvillimi i objekteve, siç jane: strukturat ose
godinat me te gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor nen
mbrojtje; perdorimi i materialeve te rrezikshme ne çdo ndertim
te ri (duke perfshire objektet banesore): neper rruge, pompa te
benzines dhe qendra te riparimit te automjeteve; supermarkete;
klube nate.
4.1.2 Kur rrethanat e kerkojne, mund te kufizohet çdo aktivitet
nga keto fusha. Para kryerjes se aktiviteteve nga fushat si ne
vijim, komuna perkatese duhet te konsultohet me KOS ose me
komunitetin serb:
a) Ndertimet ose zhvillimet komerciale, siç jane: ndertimi i
rrugeve, ndertimi i
depove, punetorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve te nates,
kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve te ushqimit, dhe çdo ndertim
me i madh neper rajonet rurale;
b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitese;
c) Urbanizimi i tokes bujqesore.
4.1.3 Kosova do te siguroje qe planet hapesinore per rajonet
brenda zonave te mbrojtura te jene ne pajtim me kufizimet e
percaktuara ne 4.1.1 dhe 4.1.2
4.1.4 Zonat e mbrojtura per lokacionet si ne vijim do te
percaktohen me hartat e bashkengjitura:
Manastiri i Deçanit, Deçan
Patrikana e Pejes
Manastiri i Graçanices
Kisha e Virgjereshes, Lipjan
Manastiri i Deviçit, Skenderaj
Manastiri i Gorioçit, Istog
Manastiri i Budisavcit, Kline
Manastiri i Sokolices, Zveçan
Manastiri i Draganacit, Gjilan
Manastiri i Arkangjelit te Shenjte, Prizren
Manastiri i Banjskes, Zveçan
Manastiri i Zoçishtes, Zoqishte, Rahovec
Fshati Hoqe e Madhe, Rahovec
Manastiri Duboki Poto, Zubin Potok
Kisha e Shen Gjergjit, Gornjaselle, Prizren
Manastiri i Soçanices, Leposaviq
Kisha e vetmise, Uljarice, Kline
Monumenti memorial i Gazimestanit, Obiliq
Keshtjella mesjetare e Zveçanit
Qyteti mesjetar i Novoberdes
Ura mesjetare e Vojnoviqeve, Vushtrri
Vetmia e Petrit te Shenjte ne Korishe, Prizren
4.1.5 Zona e mbrojtur per objektet si ne vijim do te
perkufizohet ne 100 metra hapesire rreth perimetrit te tyre:
Manastiri i Petkut te Shenjte, Leposaviq
Manastiri i Sheruesve te Shenjte, Leposaviq
Manastiri i Virgjereshes se Shenjte te Hvosnos, Skenderaj
Manastiri i Markut te Shenjte, Korishe, Prizren
Manastiri i Treshit te Shenjte, Mushtisht, Suhareke
Kisha e Virgjereshes se Shenjte, Sredske, Prizren
Manastiri i Uroshit te Shenjte, Nerodime, Ferizaj
Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti
4.1.6 Zona e mbrojtur per objektet si ne vijim do te
perkufizohet ne 50 metra hapesire rreth perimetrit te tyre:
Manastiri i Dollacit, Kline
Kisha e Shen Nikolles, Gjurakoc, Istog
Kisha e Virgjereshes se Shenjte ne Hodegetri, Mushtitsht,
Suhareke
Kisha e Nikolles se Shenjte, Shterpce
Kisha e Teodorit te Shenjte, Biti e Poshtme, Shterpce
Kisha e Nikolles se Shenjte, Gotovushe, Shterpce
Kisha e Virgjereshes se Shenjte, Gotovushe, Shterpce
Kisha e Shen Gjergjit, Biti e Eperme, Shterpce
Kisha e Nikolles se Shentje, Mushnikove, Prizren
Kisha e Nikolles se Shentje, Drajçiq, Prizren
Kisha e Nikolles se Shentje, Sredske, Prizren
Kisha e Apostujve te Shenjte (ose Petkut te Shenjte), Mushnikove,
Prizren
Kisha e Shen Gjergjit, Serdske, Prizren
4.1.7 Zona e mbrojtur per Qendren Historike te Prizrenit do te
percaktohet nga organet komunale te Prizrenit ne bashkepunim me
KIM dhe do te perfshije objektet e Kishes ortodokse, objektet
otomane, katolike, te foluren dhe objektet tjera te rendesise se
veçante historike dhe kulturore. Objektet kulturore dhe fetare
serbe si ne vijim, do te pershihen ne zone te mbrojtur: Kisha e
Virgjereshes se Shenjte e Levishes; lagja e vjeter “mehalla
Marash” ; Kisha e Shpetimtarit te Shenjte; shkolla ortodokse per
prifterinj e Kirilit dhe Metodit te Shenjte; dhe Rezidenca
Episkopike me Kishen e Shen Gjergjit.
4.2 Fshati Hoqe e Madhe, do ta kete te drejten, qe ne konsultim
me komunen e Rahovecit, te ushtroje autorizime te kufizuara ne
aktivitetet nga fusha e mbrojtjes dhe promovimit te trashegimise
kulturore dhe fetare, dhe nga fusha e planifikimit rural ne
lidhje me zonat e mbrojtura, dhe ne pajtim me nenin 5.2 te
Rregullores se UNMIK-ut 2000/45 per veteqeverisjen e komunave te
Kosoves. Keshilli implementues dhe monitorues (KIM) do t’i
mundesoje (lehtesoje) keto konsultime ne pajtim me nenin 5.4 te
ketij Aneksi.
Neni 5 Keshilli implementues dhe monitorues
5.1 Keshilli implementues dhe monitorues (KIM) do te themelohet,
dhe do te thirret rregullisht per te monitoruar dhe lehtesuar
zbatimin e dispozitave te kesaj Marreveshjeje, qe ka te beje me
mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe fetare serbe ne Kosove.
5.2 KIM do te kryesohet nga nje zyrtar i larte nderkombetare i
cili do te caktohet nga Perfaqesuesi civil nderkombetar (PCN) i
Kosoves.
5.3 Perveç kryesuesit, KIM do t’i kete shtate (7) anetare tjere.
Perfaqesuesit e institucioneve si ne vijim, do te sherbejne ne
KIM: Ministria e Kultures e Kosoves, Institucioni per mbrojtjen
e monumenteve ne Prishtine, Kisha ortodokse serbe, Instituti per
mbrojtjen e monumenteve ne Leposaviq, OSBE-ja, Keshilli i
Evropes, dhe UNESCO.
5.4 KIM, do te:
a) Keshilloje dhe paraqese rekomandime per PCN-ne lidhur me
zbatimin e dispozitave te Marreveshjes e qe kane te bejne me
mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe fetare serbe ne Kosove;
b) Mbikeqyre percaktimin e kufijve te zonave te mbrojtura ne
terren dhe zbatimin e tyre;
c) Rekomandon ndryshimet ne kufijte administrativ te zonave te
mbrojtura dhe aplikimin e kufizimeve atehere kur keto arsyetohen
nga rrethanat;
d) Ndermjetesoje zgjidhjen e kontesteve (konflikteve) midis
Kishe ortodokse serbe dhe autoriteteve qendrore dhe lokale te
Kosoves, ne lidhje me zbatimin e dispozitave te ketij Aneksi;
e) Rekomandoje PDN-se masat per korrigjimin e mangesive te
mundshme ne zbatimin e dispozitave te Marreveshjes, qe kane te
bejne me mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe fetare serbe ne
Kosove;
f) Keshilloje organet e Kosoves per zbatimin e ligjit, Pranine
ushtarake nderkombetare dhe misionin e MEPSM-se lidhur me
çeshtje e sigurise te cilat ndikojne ne objektet e trashegimise
kulturore dhe fetare.
5.5 KIM do te mbeshtetet nga sekretariati i cili do te jete
pergjegjes per monitorimin e perditshem te zbatimit te ketij
Aneksi, dhe do te perbehet nga personeli nderkombetar dhe vendor
te cilet i raportojne drejtpersedrejti kryesuesit.
5.6 Autoritetet e Kosoves dhe Serbise do te pajtohen per
mekanizmin e tanishem te restaurimit te objekteve te Kishes
ortodokse serbe, me Komisionin per zbatimin e rindertimit, ose
me pasardhesin e tij.
5.7 KIM do te punoje ngushte me Komisionin per zbatimin e
rindertimit, ose me pasardhesin e tij, ne çeshtjet e ruajtjes
dhe rindertimit te trashegimise kulturore dhe fetare serbe.
Neni 6 Kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike
6.1 Republika e Serbise brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e
kesaj Marreveshjeje, do t’i ktheje artefaktet arkeologjike dhe
etnologjike te cilat jane marre hua nga muzete e Kosoves per
ekspozim te perkohshem ne Beograd gjate viteve 1998-1999.
ANEKSI VI
BORXHI NDeRKOMBeTAR
Neni 1 Dispozitat e Pergjithshme
1.1 Kosova do te merr persiper pjesen e vet te borxhit
nderkombetar te Republikes se
Serbise. Borxhi nderkombetar i cili do te ndahet perfshin nder
te tjera, borxhin ndaj Bankes Boterore, dhe kreditoreve te
klubit te Parisit dhe klubit te Londres. Pjesa e Kosoves do te
percaktohet permes negociatave, ne mes Kosoves dhe Republikes se
Serbise duke pasur parasysh parimet e caktimit te borxhit
individual ne rast te ndarjes nga Republika Socialiste
Federative e Jugosllavise, ne marreveshje me kreditoret
relevante.
Neni 2 Obligimet e Servisimit te Borxhit
2.1. Perderisa borxhi nuk eshte permbushur plotesisht dhe nuk
eshte i rindare ne marreveshje me kreditoret, Republika e
Serbise ne pajtim me pergjegjesite e veta si huamarrese/garantuese
e pavarur do te siguroje vazhdimesine e servisimit te borxhit.
Kosova do t’i kompensoje Republikes se Serbise pjesen e caktuar
ne menyre te rregullt per Kosoven, te borxhit te servisimit te
cilin Republika e Serbise e ka paguar ne pritje te kompletimit
te procesit te permbushjes se borxhit.
Neni 3 Arbitrimi
3.1. Nese, brenda nje viti pas hyrjes ne fuqi te kesaj
Marreveshjeje, Kosova dhe Republika e Serbise nuk jane pajtuar
per permbushjen dhe caktimin e borxheve, Grupi Drejtues
Nderkombetar do te emeroje nje arbiter nderkombetar pas
konsultimit me palet, per ndarjen e borxhit nderkombetar te
Republikes se Serbise ne mes te Republikes se Serbise dhe
Kosoves, ne ate pjese te borxhit nderkombetar per te cilin nuk
eshte arritur ujdi nga palet, ne marreveshje me kreditoret
relevante.
3.2. Caktimi i borxhit nga arbitri do te jete i parevokueshem
dhe do te vendos se cilat borxhe do t’i transferohen Kosoves.
ANEKSI VII
PRONA DHE ARKIVI
Neni 1 Ndermarrjet Publike
1.1. Te drejtat e pronesise ne ndermarrjet publike (NP) dhe
obligimet e nderlidhura, duke
perfshire, por jo kufizuar ne, detyrimet para korporatizimit do
t’i transferohen Kosoves. Te drejtat e pronesise dhe obligimet e
nderlidhura te NP-ve te cilat ofrojne sherbime vetem ne ndonje
komune specifike apo ne numer te kufizuar te komunave,
posaçerisht ne fushat e ujerave te zeza, ujitjes dhe ngrohjes do
t’i transferohen asaj komune ose komunave perkatese.
1.2. Pavaresisht nga keto te drejta pronesore, organet
kompetente te Kosoves marrin masa
te duhura per implementimin e parimeve te Bashkimit Evropian per
qeverisjen dhe liberalizimin e korporatave. Masat e theksuara me
lart do te perjashtojne posaçerisht rikthimin e Statusit te NP-ve
te inkorporuara si Kompani te pavarura Aksionare dhe strukturave
qeverisese te korporates te cilat jane implementuar brenda tyre.
Neni 2 Ndermarrjet Shoqerore
2.1. Administrimi i ndermarrjeve shoqerore (NSH) dhe aseteve te
tyre do te ushtrohet nga institucioni pasardhes i Agjencise
Kosovare te Mirebesimit (AKM), e themeluar me Rregulloren e
UNMIK-ut 2006/xx e ndryshuar me Rregulloren 2001/12 e ndryshuar.
2.2. Per qellim te monitorimit, posaçerisht te perputhshmerise
me parime e Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe
Lirive Themelore te Njeriut (KEDNJ) dhe me legjislacionin
perkates te privatizimit dhe likuidimit te NSH-ve. PCN emeron:
a. Tre (3) anetare nderkombetare te bordit te drejtoreve te
institucionit pasardhes i AKM-se;
b. Drejtorin e Sekretariatit Ekzekutiv te Bordit te drejtoreve
te institucionit pasardhes te AKM-se;
c. Nje (1) anetar nga secili komision i likuidimit.
2.3. Anetaret nderkombetare te bordit te drejtoreve kane
kompetenca, qe ne veprim te perbashket dhe unanimisht, te
pezullojne vendimin e institucionit pasardhes te AKM-se nese ata
gjejne se nje vendim i tille eshte ne kundershtim me parimet e
KEDNJ-se Protokolleve te saj dhe ligjit te aplikueshem, dhe te
referojne çeshtjen ne Dhomen e Posaçme prane Gjykates Supreme
per te marre vendim. Dhoma e Posaçme per raste te tilla vendose
me nguti.
2.4. Pagesa e secilit individ nga mjetet e privatizimit dhe
likuidimit te grumbulluara ne Fonde trusti, kerkon pajtimin e
anetareve nderkombetare te bordit te drejtoreve, te cilet
veprojne bashkerisht dhe unanimisht, perveç nese Dhoma e Posaçme
tashme ka leshuar vendim per pagesat qe duhet bere.
2.5 Dy donatoret me te medhenj nderkombetare te institucionit
pasardhes te AKM-se kane te drejte te marrin pjese ne takimet e
bordit te drejtoreve te institucionit pasardhes te AKM-se ne
cilesine e vezhguesve.
Neni 3 Procesi i Shqyrtimit te Kerkesave ne AKM
3.1. Caktimi perfundimtare i pronesise dhe shqyrtimi i kerkesave
do te vazhdoj te behet nga Dhoma e Posaçme ne Gjykaten Supreme e
themeluar per kete qellim me Rregulloren e UNMIK-ut 2003/13.
3.2. Do te jene pese kolegje te specializuara ne Dhomen e
Posaçme, per te shqyrtuar fushat e kompetencave si ne vijim: (i)
kerkesat mbi privatizimin; (ii) kerkesat mbi listat e punetoreve;
(iii) kerkesat mbi pronesine e pergjithshme dhe kreditore; (iv)
kerkesat mbi likuidimin; (v) kerkesat e riorganizimit te
ndermarrjes. Secili kolegj i specializuar perbehet nga dy (2)
gjyqtare nderkombetar dhe nje gjyqtar kosovar.
3.3. Prane Dhomes se Posaçme do te ekzistoje kolegji i apelit
per shqyrtimin e vendimeve te Dhomes se Posaçme. Kolegji i
apelit perbehet nga tre (3) gjyqtare tjere nderkombetare dhe dy
(2) gjyqtare kosovar.
Neni 4 Agjencioni Kosovar i Prones (AKP)
4.1. Rregullorja e UNMIK-ut 2006/10, e ndryshuar me Rregulloren
e UNMIK-ut 2006/50 per Shqyrtimin e Kerkesave te Prones se
Paluajtshme Private, duke perfshire pronen bujqesore dhe
komerciale, vazhdon te jete ne fuqi dhe zbatohet ne
perputhshmeri me dispozitat e kesaj Marreveshjeje. Shqyrtimi i
rasteve pronesore do te finalizohet deri me 31 dhjetor 2007, me
veshtrim ne kompletimin e implementimit te vendimeve jo me vone
se 31 dhjetor 2008.
4.2. Postet ne vijim do te plotesohen nga perfaqesuesit
nderkombetare sipas emerimit nga PCN:
a: Tre (3) anetare nderkombetare te Bordit Mbikeqyres, perfshire
edhe kryesuesin e tij;
b: Drejtori i Sekretariatit Ekzekutiv;
c: Dy (2) anetare nderkombetare te Komisionit per Shqyrtimin e
Ankesave, perfshire edhe kryesuesin e tij;
d: Dy (2) gjyqtare nderkombetar, ne perputhshmeri me nenin 5 te
ketij aneksi
Neni 5 Procesi i Shqyrtimit te Ankesave ne AKP
5.1. Ankesat kunder vendimeve te Komisionit per Shqyrtimin e
Ankesave te AKP-se vendosen nga kolegjet prej tre gjyqtareve ne
Gjykaten Supreme te perbera prej dy (2) gjyqtareve nderkombetar
dhe nje (1) gjyqtari vendor.
5.2. Kosova implementon masa shtese, ne konsultim me PCN-ne, per
te siguruar qe procesi i shqyrtimit per kthimin/kompensimin e
kerkesave pronesore eshte efikas dhe vendimet zbatohen ne menyre
efektive.
Neni 6 Kthimi i prones
6.1. Kosova gjithashtu adreson çeshtjet e kthimit te prones,
perfshire edhe ato qe kane te bejne me Kishen Ortodokse Serbe,
si çeshtje me prioritet. Kosova do te themeloj mekanizma te
pavarur per formulimin e politikave, kornizave legjislative dhe
institucionale per adresimin e çeshtjeve te kthimit te prones.
Perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar ftohen per te marre
pjese ne mekanizma te tille, te cilet perfshijne perfaqesues te
komuniteteve joshumice.
Neni 7 Arkivi
7.1. Arkivi, duke perfshire regjistrat kadastral dhe dokumentet
e lidhura me Kosoven dhe banoret e saj te cilat jane zhvendosur
nga Kosova, do te kthehen ne Kosove. Pjeset e Arkivit Shteteror
te Republikes se Serbise, te nevojshme per administrim normal te
Kosoves do te transferohen ne Kosove sipas parimit te rendesise
funksionale, pavaresisht se ku ka qene apo eshte i vendosur
arkivi.
7.2. Republika e Serbise do te kthej apo transferoj te gjithe
arkivat brenda gjashte muajve te hyrjes ne fuqi te kesaj
Marreveshjeje. Derisa arkivi te jete kthyer apo transferuar,
Republika e Serbise do te lejoje qasje te lire, te papenguar dhe
efektive ne to.
ANEKSI VIII
SEKTORI I SIGURISe Ne KOSOVe
Neni 1 Siguria ne Kosove
1.1. Perveç aty ku eshte specifikuar ne kete Marreveshje, Kosova
do te kete kompetenca mbi zbatimin e ligjit, sigurise,
drejtesise, sigurise publike, inteligjences, organeve civile
emergjente dhe kontrollit te kufijve ne territorin e saj.
1.2. Institucionet e sigurise ne Kosove do te operojne ne
perputhshmeri me standardet demokratike dhe te drejtat e
komuniteteve dhe pjesetareve te saj, ashtu siç eshte parapare ne
aneksin II.
1.3. Kosova do te themeloje nje komision parlamentar per
mbikeqyrje te sektorit te sigurise ne perputhshmeri me kete
Marreveshje.
1.4. Kosova do te themeloje Keshillin e Sigurise te Kosoves (KSK),
i cili i raporton kryeministrit. KSK zhvillon strategjine e
sigurise ne perputhshmeri me kete Marreveshje. Kosova do te
hartoj kornize legjislative mbi komponentet e sektorit te
sigurise ne perputhshmeri me kete Marreveshje, me dispozita te
duhura buxhetore dhe te mbikeqyrjes.
1.5. Ne ato fusha te sektorit te sigurise ku vazhdohet
perfshirja nderkombetare ne perputhshmeri me kete Marreveshje,
Kosova, ne bashkepunim me PCN-ne dhe PUN-ne me kohe do te
zhvilloje strategji per transferim te plote te pergjegjesise te
autoritetet kosovare.
1.6. Procesi i zhvillimit te sektorit te sigurise ne Kosove do
te jete plotesisht transparent ndaj fqinjeve te Kosoves, dhe
Kosova do te themeloje masa te duhura te nderlidhjes dhe
ndertimit te besimit me fqinjet e saj rajonal.
1.7. Kosova do te permbushe standardet e OKB-se, OSBE-se dhe BE-se
dhe praktikat ne terren te sigurise dhe kontrollit te armeve, si
dhe marreveshjet tjera rajonale dhe deklaratat nen fusheveprimin
e OSBE-se.
Neni 2 Policia
2.1. Nje zinxhir i unifikuar i komandes se sherbimeve policore
do te ruhet ne gjithe Kosoven.
2.2. Kufijte e stacioneve policore rajonale do te jene te njejta
me kufijte komunal.
2.3. Perberja etnike e policise brenda komunes deri ne masen e
mundshme do te reflektoj perberjen etnike te popullates ne
komune.
2.4 Keshillat e perbere nga perfaqesuesit komunal dhe te
policise duke perfshire edhe komandantet e stacioneve do te
behen plotesisht funksional ne menyre qe te lehtesojne
bashkepunimin ne mes te Sherbimit Policor dhe autoriteteve
komunale/udheheqesve lokal te komunitetit. Keshillat udhehiqen
nga kryetaret e komunave.
2.5. Komandantet e stacioneve lokale informohen paraprakisht per
operacionet nga forcat policore qendrore apo speciale brenda
perimetrit te stacioneve policore lokale perveç nese kerkesat
operacionale kerkojne ndryshe.
2.6. Ne komunat me shumice serbe ne Kosove, komandantet e
stacioneve lokale zgjedhen sipas procedures ne vijim: Kuvendi
komunal propozon se paku dy emra per komandant stacioni te cilet
i permbushin kerkesat minimale te profesionit ashtu siç eshte
parapare ne legjislacionin e Kosoves. Ministria e Puneve te
Brendshme mund te emeroj nje kandidat nga kjo liste brenda 15
diteve te pranimit te listes. Ne rast se asnjeri nga kandidatet
nuk pranohen nga ministria, Kuvendi Komunal do te siguroje
listen e dyte me se paku dy kandidate te ndryshem per shqyrtim
nga ministria, te cilet jane nga radhet ekzistuese te Sherbimit
Policor te Kosoves dhe te cilet permbushin te gjitha kerkesat
minimale te profesionit ashtu siç kerkohet nga legjislacioni i
Kosoves. Ministria pastaj obligohet qe te emeroj nje kandidat
nga lista e dyte brenda 15 diteve te pranimit te saj.
Neni 3 Kufiri
3.1. Kosova ne koordinim me PCN-ne dhe PUN-ne zhvillon nje
strategji per mundesimin e dorezimit e pergjegjesive, me faza,
per kontroll te kufijve dhe udheheqjes se tyre te asociuar dhe
integruar ne Sherbimin Policor te Kosoves.
3.2. Territori i Kosoves do te definohet nga vija kufitare e
Krahines Socialiste Autonome te Kosoves brenda Republikes
Socialiste Federative te Jugosllavise ashtu siç kane qene keto
vija kufitare me 31 dhjetor 1988, perveç ndryshimit te vijes
kufitare nga marreveshja e demarkacionit ne mes te Republikes
Federative te Jugosllavise dhe Republikes Federative te
Maqedonise me 23 shkurt 2001.
3.3. Kosova do te angazhohet me Republiken Jugosllave te
Maqedonise per themelimin e nje komisioni te perbashket teknik
brenda 120 diteve nga hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje, per
te shenuar vijen fizike te kufirit dhe per adresimin e çeshtjeve
tjera qe dalin nga zbatimi i marreveshjes se vitit 2001 ne mes
te Republikes Federative te Jugosllavise dhe ish-Republikes
Jugosllave te Maqedonise. Puna e komisionit teknik do te
perfundoje brenda nje viti nga data e themelimit te saj. PCN dhe
PUN do te perfaqesohen ne kete komision per te lehtesuar
diskutimet ne mes te dy paleve, ata mund te marrin pjese ne
procesin e demarkacionit te kufirit me kerkese te seciles pale.
Neni 4 Sherbimet e Inteligjences
4.1. Kosova do te themeloj nje agjencion vendor te sigurise per
te monitoruar kercenimet ndaj sigurise se brendshme ne Kosove,
ne perputhshmeri me aneksin IX. Ky agjencion do te jete
profesional, apolitik, shumetnik dhe nen mbikeqyrje te
Parlamentit dhe administrates civile.
Neni 5 Forca e Sigurise e Kosoves
5.1 Ne Kosove do te themelohet nje Force e Sigurise (FSK), e
cila do te jete profesionale dhe shumetnike. Ajo nuk do te
krijoje nje barre te panevojshme financiare per burimet e
Kosoves. Qeveria do te themeloj nje organizate civile per te
siguruar nje kontroll civil mbi FSK-ne, ne perputhshmeri me
anekset IX dhe XI.
5.2. FSK do te jete e armatosur lehte dhe nuk do te posedoje
arme te renda si, tanke, artileri te rende apo kapacitet ajror
ofanziv. FSK do te perbehet prej me teper se 2500 pjesetareve
aktiv dhe 800 pjesetareve rezerve.
5.3 Ndryshimet ndaj kufizimeve te percaktuara ne nenin 5.2 te
ketij aneksi do te percaktohen nga PUN, ne koordinim me PCN-ne.
Nje vleresim i plote i ketyre kufizimeve do te behet jo me heret
se 5 vite nga data e hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje.
5.4. Fillimisht, FSK do te jete kryesisht pergjegjese per
pergjigjen ndaj krizave, asgjesimin e mjeteve eksplozive dhe
mbrojtjen civile. Pastaj FSK do te dizajnohet dhe pergatitet per
permbushjen e funksioneve tjera te sigurise, te cilat nuk jane
te pershtatshme per policine apo organizatat tjera te zbatimit
te ligjit. PUN ne koordinim me PCN-ne do te themelojne nje
proces te standardizuar te monitorimit me qellim te percaktimit
se kur do te autorizojne FSK-ne per angazhim ne keto funksione
te sigurise.
5.5. Pjesetaret e FSK-se do te rekrutohen nga e gjithe shoqeria.
Nje procedure formale e perzgjedhjes do te zhvillohet nga Kosova
se bashku me PUN-ne. Rekrutimi do te filloj menjehere pas hyrjes
ne fuqi te kesaj Marreveshjeje ne menyre qe te sigurohen
aftesite fillestare brenda nje viti te hyrjes ne fuqi te kesaj
Marreveshjeje.
5.6. Pajisja e FSK-se do te jete nje perpjekje e perbashket ne
mes te Kosoves dhe komunitetit nderkombetar, pasi te jene
siguruar fondet dhe burimet. Kosova do te beje te njohura per
PUN-ne te gjitha burimet dhe fondet dhe pajisjet e siguruara per
FSK-ne nga jashte.
Neni 6 Trupat Mbrojtese te Kosoves (TMK)
6.1. TMK-ja do te shperbehet. PUN, ne konsultim me PCN-ne dhe
Kosoven, do te ushtroje mbikeqyrje ekzekutive te TMK-se, dhe do
te vendose rreth kohes se shperberjes se saj. Shperberja do te
behet brenda nje viti te hyrjes ne fuqi te kesaj Marreveshjeje.
Procesi i demobilizimit dhe i ri-integrimit do te zhvillohet nga
bashkesia nderkombetare per keta pjesetare te TMK-se.
Neni 7 Kontrolli i hapesires ajrore
7.1. Kosova do te kete pronesi, pergjegjesi dhe llogaridhenie te
plote per hapesiren e saj ajrore. Do te themeloj Autoritetin
Civil te Aviacionit (ACA) per te rregulluar veprimtarite e
Aviacionit Civil ne Kosove, dhe PUN do te kete te drejte te
rivendose kontroll ushtarak ndaj hapesires ajrore, ashtu siç
eshte parapare ne nenin 2 te aneksit XI.
ACA gjithashtu do te caktoj nje kompani per sherbimet e
navigacionit ajror.
ANEKSI IX
PeRFAQeSUESI CIVIL NDeRKOMBeTAR
Neni 1 Objektivat
1.1 Kosova do te jete pergjegjese per menaxhimin e çeshtjeve te
veta, bazuar ne parimet
demokratike te sundimit te ligjit, pergjegjshmerine e qeverise
dhe mbrojtjen e promovimin e te drejtave te njeriut, te drejtave
te pjesetareve te te gjitha komuniteteve dhe mireqenien e
pergjithshme te qytetareve te saj. Duke kuptuar se per
permbushjen e pergjegjesive qe i jane caktuar Kosoves sipas
kesaj marreveshjeje lipset te zhvillohen nje varg veprimtarish
te nderlikuara dhe te renda, nje Perfaqesues Civil Nderkombetar
(PCN) do ta mbikeqyre zbatimin e kesaj marreveshjeje dhe do t’i
mbeshtese perpjekjet relevante te autoriteteve te Kosoves.
Neni 2 Mandati dhe autoriteti i perfaqesuesit civil
nderkombetar
2.1 Sa i perket mbikeqyrjes se pergjithshme te zbatimit te kesaj
marreveshjeje, PCN-ja:
a. do te jete autoriteti final ne Kosove sa i perket
interpretimit te aspekteve civile te kesaj marreveshjeje;
b. do ta siguroje zbatimin efektiv te kesaj marreveshjeje
nepermjet kryerjes se detyrave specifike qe i jane caktuar
PCN-se ne pjeset e tjera te kesaj marreveshjeje;
c. do te ndermarre masa korrigjuese per ta permiresuar, nese ka
nevoje, çdo veprim qe ndermerret nga autoritetet e Kosoves, qe
PCN-ja konsideron se perben shkelje te kesaj marreveshjeje, se e
rrezikon seriozisht sundimin e ligjit apo se, ne ndonje menyre
tjeter, bie ndesh me kushtet dhe frymen e kesaj marreveshje.
Masat e tilla korrigjuese mund te perfshijne, por nuk kufizohen
me anulimin e ligjeve apo vendimeve qe miratohen nga autoritetet
e Kosoves;
d. ne rastet e deshtimeve serioze apo te vazhdueshme ne venien
ne jete te thelbit apo frymes se kesaj marreveshjeje dhe/apo ne
rast te pengesave serioze ne punen e PCN-se dhe/ose MEPSM-se,
PCN-ja do ta kete autoritetin ta sanksionoje apo largoje nga
detyra çdo zyrtar publik apo te ndermarre masa te tjera, sipas
nevojes, per ta siguruar respektimin e plote te kesaj
marreveshjeje;
e. do ta monitoroje, nepermjet zyres se tij/te saj apo nepermjet
krijimit te mekanizmave te duhur raportues nga akteret dhe
organizatat e tjera nderkombetare qe mund te jene te pranishme
ne Kosove, implementimin e te gjitha aspekteve civile te kesaj
marreveshjeje.
2.2 Krahas autoritetit te tij/te saj per te emeruar, siç eshte
percaktuar ne pjeset e tjera te
kesaj marreveshjeje, PCN-ja do ta kete autoritetin e emerimit te
drejtperdrejte apo dhenies se pelqimit per emerimin e posteve si
vijon:
a. Auditori i Pergjithshem do te jete nderkombetar qe do te
emerohet nga PCN-ja.
b. Pas skadimit te mandatit te anetareve nderkombetare te
tanishem te Bordit te Drejtoreve te Trustit te Kursimeve
Pensionale te Kosoves (TKPT), PCN-ja do ta emeroje nje
perfaqesues nderkombetar si anetar te Bordit te Drejtoreve te
TKPT-se.
c. Gjyqtaret dhe prokuroret nderkombetare do te perzgjidhen nga
MEPSM-ja, per emerimin e te cileve do te lipset, para emerimit
te tyre, pelqimi i PCN-se;
d. Drejtori Gjeneral i Sherbimit te Doganes, Drejtori i
Administrates Tatimore, Drejtori i Thesarit dhe Drejtori
Menaxhues i Autoritetit Qendror Bankar te Kosoves (AQBK) do te
emerohen nga autoritetet kompetente per emerim, pas marrjes se
pelqimit nga PCN-ja;
e. Gjate ushtrimit te autoritetit te tij/te saj per emerime,
PCN-ja do t’i marre parasysh kualifikimet profesionale te
kandidateve, reputacionin e integritetit te tyre dhe do ta
percjelle zbatimin rigoroz dhe te paanshem te ligjit.
2.3 Pushteti dhe kompetencat e PCN-se dhe pushteti dhe
kompetencat e PSBE-se do t’i mvishen te njejtit person. PSBE-ja
do t’i kete keto kompetence ne sferen e sundimit te ligjit,
perfshire, ne veçanti, gjyqesorin, policine, doganen dhe
sherbimet korrektuese, te cilat do te ushtrohen ne emer te tij/te
saj nga MEPSM-ja, siç parashihet me nenin 12 te kesaj
marreveshjeje, nepermjet modaliteteve qe do te percaktohen nga
Keshilli i BE-se ne perputhje me kete marreveshje, PSBE-ja do
t’i kete kompetencat si vijon:
a. Autoritetin qe te siguroje zhvillimin e hetimeve te duhura
ndaj rasteve te krimeve te luftes, terrorizmit, krimit te
organizuar, korrupsionit, krimeve nderetnike, krimeve ekonomike/financiare
dhe krimeve te tjera serioze sipas ligjit, perfshire, kur
konsiderohet me vend, nga ana e hetuesve nderkombetare qe do te
veprojne se bashku me autoritetet e Kosoves apo ne menyre te
pavarur;
b. Autoritetin qe te siguroje qe ndaj rasteve qe jane pershkruar
ne nenin 2.3a te ketij aneksi te ndermerren masa te duhura te
ndjekjes penale perfshire, kur ka nevoje, nga ana e prokuroreve
nderkombetare qe do te veprojne se bashku me prokuroret e
Kosoves apo ne menyre te pavarur. Perzgjedhja e rasteve per
aktvendime do te bazohet ne kriteret objektive dhe masat
mbrojtese procedurale, si te percaktohen nga Kryesuesi i
MEPSM-se. Prokuroret nderkombetare do te veprojne sipas
legjislacionit te Kosoves;
c. Autoritetin per te siguruar qe rastet e pershkruara ne nenin
2.3a te ketij aneksi dhe rastet civile qe kane te bejne me
pronesine te gjykohen si duhet, perfshire, nese ka nevoje, nga
ana e gjyqtareve nderkombetare qe do te punojne ne menyre te
pavarur apo ne panele me gjyqtare te Kosoves ne gjykaten
perkatese qe ka juridiksion mbi rastin e dhene. Perzgjedhja e
rasteve per gjykim ku perfshihen gjyqtare nderkombetare do te
bazohet ne kriteret objektive dhe masat mbrojtese procedurale,
si te percaktohen nga Kryesuesi i MEPSM-se. Gjyqtaret
nderkombetare do ta gezojne pavaresine e plote ne kryerjen e
detyrave te tyre gjyqesore dhe do te sherbejne ne sistemin
gjyqesor te Kosoves sipas ligjit;
d. Pergjegjesine per te siguruar qe vendimet qe merren mbi
rastet qe jane pershkruar ne nenin 2.3a te ketij aneksi te
zbatohen si duhet dhe sipas ligjit nga autoritetet kompetente te
Kosoves;
e. Autoritetin per te marre pergjegjesi te tjera ne menyre te
pavarur apo nen mbeshtetjen e autoriteteve kompetente te Kosoves,
per ta garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit te ligjit,
rendin publik dhe sigurine;
f. Ne konsultim me PCN-ne, autoritetin per t’i kthyer per
rishqyrtim apo anuluar vendimet operative qe merren nga
autoritetet kompetente te Kosoves, sipas nevojes, per ta
garantuar ruajtjen dhe promovimin e sundimit te ligjit, rendin
publik dhe sigurine;
g. Autoritetin per te mbikeqyrur, per te drejtuar dhe per te
ofruar keshilla ne te gjitha sferat qe kane te bejne me sundimin
e ligjit. Autoritetet e Kosoves duhet t’i lehtesojne perpjekjet
e tilla dhe te ofrojne qasje te menjehershme dhe te plote tek
çdo vend, individ, veprimtari, procedim, dokument, apo çeshtje a
ngjarje tjeter ne Kosove;
h. Autoritetin per ta siguruar zbatimin e efektshem te kesaj
marreveshjeje permes kryerjes se detyrave qe i jane caktuar
PSBE-se ne pjeset e tjera te kesaj marreveshjeje;
i. Autoritetin per t’i emeruar anetaret e personelit te MEPSM-se
per t’i kryer detyrat qe i jane caktuar MEPSM-se.
2.4 PCN-ja do ta mbikeqyre zhvillimin e institucioneve civile te
Kosoves, perfshire kontrollin civil mbi institucionet e saja te
sigurise, pa paragjykuar pergjegjesite e NATO-s dhe te PUN-se ne
zhvillimin e FSK-se dhe mbikeqyrjen e saj civile, siç parashihet
me nenin 13.5 te kesaj marreveshjeje.
2.5 PCN-ja do ta mbikeqyre zhvillimin e Agjencise Vendore te
Sigurise, siç eshte specifikuar ne aneksin VIII te kesaj
marreveshjeje.
2.6 PCN-ja do ta kete autoritetin e krijimit te nje mekanizimi
per rishikimin e kompetencave te tij/te saj dhe te PSBE-se, pa
paragjykuar privilegjet dhe imunitetet qe i gezon PCN-ja dhe
PSBE-ja sipas kesaj marreveshjeje.
Neni 3 Koordinimi me akteret nderkombetare
3.1 Per ta siguruar koherencen dhe efektivitetin ne angazhimin
nderkombetar ne Kosove, PCN-ja do t’i themeloje mekanizmat e
duhur per koordinimin e aktiviteteve te te gjithe aktereve
nderkombetare. Keta aktere do t’i mbeshtesin perpjekjet e tilla
duke ia ofruar PCN-se informatat relevante per ushtrimin e
funksioneve te tij/te saja.
3.2 Nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope (OSBE-ja)
kerkohet qe edhe me tutje ta zhvilloje misionin e saj ne Kosove,
perfshire nje prani gjitheperfshirese ne terren, ne menyre qe ta
mbeshtese zhvillimin demokratik te Kosoves dhe punen e PCN-se
dhe te zyres se tij/te saj. Aranzhime te veçanta per nje
mbeshtetje te tille nga OSBE-ja do te percaktohen midis OSBE-se
dhe PCN-se.
3.3 Ne perputhje me rolin e tij/te saj te koordinimit te
pergjithshem perkitazi me mbikeqyrjen e zbatimit te kesaj
marreveshjeje, PCN-ja do ta kryesoje nje Komitet per Koordinim
qe do te perbehet nga Kryesuesi i Pranise Ushtarake
Nderkombetare, Kryesuesin i MEPSM-se, Kryesuesi e Misionit te
OSBE-se dhe, nese ky komision konsideron se eshte me vend,
perfaqesues te organizatave te tjera qe do te t’i kontribuojne
zbatimit te kesaj marreveshjeje.
Neni 4 Struktura/angazhimi i stafit ne Zyren e Perfaqesuesit
Civil Nderkombetar
4.1 PCN-ja do te emerohet nga nje Grup Drejtues Nderkombetar pas
konsultimeve me BE-ne. GDN-ja do ta kerkoje miratimin e
Keshillit te Sigurimit te OKB-se per kete emerim. Ne GDN do te
marrin pjese: Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe,
Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Evropian, Komisioni
Evropian dhe NATO-ja.
4.2 PCN-ja do t’i raportoje drejtperdrejte Grupit Drejtues
Nderkombetar dhe do t’i kryesoje takimet e tij. Grupi Drejtues
Nderkombetar do t’i ofroje udhezime PCN-se.
4.3 PCN-se do t’i ofrohet mbeshtetje nga stafi (Zyra Civile
Nderkombetare (ZCN-ja), si ta konsideroje te nevojshme, per t’i
ndihmuar ne kryerjen e funksioneve qe jane parapare me kete
marreveshje.
4.4 PCN-ja ka te drejte te themeloje çfaredo pranie ne terren qe
ai/ajo e konsideron te nevojshme per zbatimin e plote te kesaj
marreveshjeje. PCN-ja do ta themeloje nje zyre ne terren ne
Mitrovice, e cila do te perqendrohet, ne veçanti, ne sferat e
sigurise/sundimit te ligjit, te lirise se levizjes/kthimit, te
drejtave pronesore/strehimit dhe te zhvillimit ekonomik.
4.5 Sipas ligjeve te Kosoves, PCN-ja, edhe ne cilesine e tij/te
saj si PSBE, do ta gezoje, sido qe te jete e nevojshme,
kapacitetin ligjor per ushtrimin e plote te funksioneve te tij/te
saj, siç parashihet me kete marreveshje.
4.6 PCN-se, edhe ne cilesine e tij/te saj si PSBE, do t’i
caktohen privilegjet dhe imunitetet sa vijon:
a. Kosova do t’ia ofroje PCN-se dhe PSBE-se dhe objekteve te tij/te
saj, arkivave dhe pronave te tjera, privilegjet dhe imunitetet e
njejta qe i gezon nje mision diplomatik dhe objektet e tij,
arkivat dhe pronat e tjera, sipas Konventes se Gjeneves per
Marredheniet Diplomatike.
b. Kosova do t’ia ofroje PCN-se, PSBE-se dhe anetareve
profesionale te stafit te tij/te saj, si dhe familjeve te tyre,
privilegjet dhe imunitetet e njejta qe i gezojne agjentet
diplomatike dhe familjet e tyre sipas Konventes se Gjeneves per
Marredheniet Diplomatike.
c. Kosova do t’ua ofroje anetareve te tjere te stafit te zyrave
te PCN-se dhe PSBE-se dhe familjeve te tyre privilegjet dhe
imunitetet e njejta qe i gezojne anetaret e stafit administrativ
dhe teknik dhe familjet e tyre sipas Konventes se Gjeneves per
Marredheniet Diplomatike.
Neni 5 Zvogelimi dhe skadimi i mandatit te Perfaqesuesit
Civil Nderkombetar
5.1 Bazuar ne rekomandimet e PCN-se, Grupi Drejtues Nderkombetar
do t’i percaktoje standardet per shqyrtimin periodik te mandatit
te PCN-se dhe do ta zhvilloje nje shqyrtim te plote te
kompetencave te PCN-se jo me vone se dy vjet pas hyrjes se fuqi
te kesaj marreveshjeje, duke synuar ngushtimin gradual te
fusheveprimit te kompetencave te PCN-se dhe shpeshtesise se
intervenimeve te tij/te saj.
5.2 Mandati i PCN-se do te skadoje atehere kur Grupi Drejtues
Nderkombetar te konstatoje se Kosova i ka permbushur kushtet e
kesaj marreveshjeje.
Neni 6 Bashkepunimi
6.1 Autoritetet e Kosoves do te bashkepunojne plotesisht me
PCN-ne, edhe ne cilesine e tij/te saj si PSBE, dhe me
organizatat dhe akteret e tjere nderkombetare, me qellim te
zbatimit te suksesshem te te gjitha aspekteve te kesaj
marreveshjeje. Mosbashkepunimi nga ana e autoriteteve te Kosoves
do te perbeje shkelje te kushteve te kesaj marreveshjeje, siç
parashihet me nenin 2.1 te ketij aneksi.
6.2 Autoritetet e Kosoves duhet ta mundesojne asistencen e
nevojshme per PCN-ne, ne cilesine e tij/te saj si PSBE, me
qellim te realizimit te suksesshem te detyrave te tij/te saj,
perfshire, sipas nevojes, ofrimin e mbeshtetjes logjistike dhe
administrative.
SHTOJCA X
MISIONI EVROPIAN PeR POLITIKA Te SIGURISe DHE MBROJTJES
Neni 1 Mandati dhe kompetencat
1.1 MEPSM-ja, nen udheheqjen e Perfaqesuesit Special te
Bashkimit Evropian (PSBE-se) do t’i ushtroje kompetencat e
PSBE-se, siç eshte percaktuar ne nenin 2.3 te aneksit IX te
kesaj marreveshjeje.
1.2 Kryesuesi i MEPSM-se do ta marre persiper menaxhimin e
operacioneve te perditshme te misionit.
1.3 MEPSM-se dhe personelit te tij do t’i ofrohen privilegjet
dhe imunitetet e njejta me ato qe jane parapare me nenin 4.6 te
aneksit IX te kesaj marreveshjeje.
Neni 2 Struktura
2.1 Kryesuesi i MEPSM-se do te caktohet nga Keshilli i Unionit
Evropian.
2.2 Kryesuesi i MEPSM-se mund te themeloje çfaredo pranie qe ai/ajo
e konsideron te nevojshme, si ne nivelin qendror, ashtu edhe ne
ate lokal, per sigurimin e jetesimit te plote te elementeve te
sundimit te ligjit qe parashihen me kete marreveshjeje.
2.3 MEPSM-ja do ta kete nje zinxhir te unifikuar komandues.
Neni 3 Bashkepunimi
3.1 Kosova do t’ia ofroje MEPSM-se tere ndihmen e nevojshme per
realizimin efikas dhe te efektshem te detyrave te tij, perfshire,
sipas nevojes, ofrimin e mbeshtetjes logjistike dhe
administrative.
ANEKSI XI
PRANIA USHTARAKE NDeRKOMBeTARE
Neni 1 Objektivat
1.1 Prania ushtarake nderkombetare (PUN-ja) do te jete
pergjegjese per:
a. Ofrimin e sigurimit nga rreziqet e jashtme per Kosoven,
derisa institucionet e Kosoves te mund ta marrin pergjegjesine;
b. Ofrimin a nje mjedisi te sigurt dhe te siguruar gjithandej
territorit te Kosoves, ne nderlidhje me PCN-ne dhe nen
mbeshtetjen e institucioneve te Kosoves, deri me ate kohe kur
institucionet e Kosoves te mund ta marrin pergjegjesine, nga
rasti ne rast, per detyrat e sigurise qe kryhen nga PUN-ja;
c. Mbikeqyrjen dhe mbeshtetjen, me ndihmen e te tjereve, e
themelimit dhe trajnimit te Forces se Sigurise te Kosoves (FSK-se).
Kjo do te perfshinte vleresimin e se kaluares se pjesetareve te
saj per ta siguruar profesionalizimin; perpjekjet per ta
siguruar perfaqesimin e duhur etnik dhe te drejten e shqiptimit
te sanksioneve per sjelljet e papershtatshme te pjesetareve te
FSK-se, ne koordinim me PCN-ne;
d. Verifikimin e perputhshmerise me aspektet ushtarake te
sigurise te parapara me kete marreveshje;
e. Mbeshtetjen dhe koordinimin e afert te aktiviteteve me PCN-ne,
si dhe ofrimin e keshillave ushtarake PCN-se;
f. Ofrimin e ndihmes dhe keshillave perkitazi me procesin e
integrimit ne strukturat euroatlantike.
1.2 Ne suaza te mjeteve dhe aftesive dhe derisa detyrat te mund
t’u lihen te tjereve ne kuader te programeve per te cilat duhen
rene dakord, PUN-ja do t’u ofroje ndihme autoriteteve lokale dhe
PCN-se ne sa vijon:
a. Reagimin ndaj ekstremisteve te dhunshem;
b. Sigurimin e lirise se levizjes;
c. Mundesimin e kthimit te refugjateve
d. Konfiskimin, shkaterrimin e armeve pa autorizim ndermarrjen e
masave mbrojtese ne kete drejtim;
e. Mbrojtjen e lokacioneve te caktuara fetare dhe kulturore;
f. Zhvillimin e detyrave te monitorimit te kufijve sipas
kerkeses dhe,
g. Ofrimin e mbeshtetjes, nga rasti ne rast, Bashkesise
nderkombetare dhe organizatave civile per implementim, ne
permbushjen e mandateve te tyre perkatese.
1.3 PUN-ja do ta mbeshtese zhvillimin e strukturave dhe
ekspertizes ne Kosove per sigurimin e kontrollit efektiv civil
dhe menaxhimin e FSK-se, ne veçanti ne sferat e zhvillimit
strategjik, planifikimit te forces, menaxhimit te personelit,
planifikimit, programimit dhe buxhetimit (PPB-se) dhe ushtrimit
te planifikimit dhe prokurimit, ne pajtim me nenin 2.4 te
aneksit IX te kesaj marreveshjeje.
1.4 PUN-ja do ta mbikeqyre dhe monitoroje FSK-ne dhe do te kete
autoritet ekzekutiv mbi te, derisa PUN-ja, ne koordinim me
PCN-ne, te konstatoje se kjo force eshte e veteqendrueshme dhe e
afte t’i kryeje detyrat qe i jane caktuar ne perputhje me
standardet nderkombetare.
1.5 PUN-ja do te vazhdoje t’i zbatoje praktikat e vena ne
funksion te Komisionit te tanishem te Perbashket per Implementim
me Republiken e Serbise. Me kalimin e kohes, veprimtarite e
Komisionit te Perbashket per Implementim do te behet pjese e nje
Komisioni te Perbashket Ushtarak te ri qe do te perfshije
autoritetet nga Kosova dhe Serbia, ne kuader te te cilit do te
trajtohen çeshtjet ushtarake dhe te sigurise me interes te
perbashket.
1.6 PUN-ja, ne koordinim me PCN-ne, do t’i percaktoje masat per
krijimin e mirebesimit midis FSK-se dhe institucioneve te
mbrojtjes te Serbise.
1.7 Ne planin me afatgjate, PUN-ja do te mbetet e angazhuar me
FSK-ne per te ofruar keshilla, nepermjet te cilave do te synohet
integrimi i metejme ne strukturat euroatlantike te sigurise dhe
perfshirja e elementeve nga kjo force e sigurise ne misione me
mandat te percaktuar nderkombetarisht.
1.8 PUN-ja do t’i zhvilloje operacionet e saja nen autoritetin e
Keshillit Veriatlantik dhe do t’i nenshtrohet drejtimit dhe
kontrollit politik te tij, nepermjet zinxhirit komandues te
NATO-s. PUN-ja do ta kete nje zinxhir komandues te unifikuar.
Neni 2 Pushteti dhe kompetencat
2.1 Ne permbushjen e pergjegjesive te PUN-se, kryesuesi i PUN-se
do ta kete autoritetin, pa iu nenshtruar nderhyrjeve apo marrjes
leje, qe te beje çfaredo qe ai/ajo e konsideron te nevojshme apo
te duhur, perfshire perdorimin e forces ushtarake, per ta
mbrojtur PUN-ne dhe personelin tjeter te caktuar dhe per t’i
permbushur pergjegjesite e saja. Kryesuesi i PUN-se eshte
autoriteti final ne kete sfere sa i perket interpretimit te
atyre aspekteve te marreveshjes qe i referohen PUN-se.
2.2 PUN-ja do t’i kete kompetencat si vijon:
a. Te drejten per t’i permbushur pergjegjesite e saja ashtu si e
konsideron me vend, perfshire perdorimin e te forces se
nevojshme kurdo qe kerkohet dhe pa iu nenshtruar ndonje
sanksionimi, nderhyrjeje apo nevoje per te marre leje nga dikush
tjeter;
b. Te drejten per te ushtruar liri te plote dhe te papenguar te
levizjes ne tere territorin e Kosoves, me çdo kusht;
c. Te drejten per ta rivene kontrollin e menjehershem dhe te
plote mbi hapesiren ajrore (apo pjeseve te saja), nese kerkesat
ushtarake e diktojne kete. Kryesuesi i PUN-se duhet te sigurohet
qe Autoriteti i Aviacionit i Kosoves te informohet ne teresi per
ndonje vendim te tille;
d. Te drejten per te zhvilluar hetime ne objektet dhe sherbimet
qe nderlidhen me permbushjen e detyrave te saja;
e. Te drejten per ta aprovuar dhe mbikeqyrur, ne koordinim me
PCN-ne, themelimin e te gjitha forcave jopolicore dhe atyre qe
lidhen me sigurine qe propozohen nga Kosova.
f. Te drejten per te ndermarre veprime qe i konsideron te duhura
per ta mbeshtetur mandatin e saj ne perputhje me kete
marreveshje.
2.3 Kosova do t’ia ofroje PUN-se statusin, privilegjet dhe
imunitetet qe tash i jane ofruar KFOR-it sipas Rregullores
2000/47 te UNMIK-ut.
2.4 Ne te gjitha rastet, autoritetet e PUN-se do te mbahen nen
shqyrtim dhe, pas konsultimeve me palet relevante dhe vendimit
te Keshillit Veriatlantik, do te mbareshtohet si duhet, nga
rasti ne rast, perderisa institucionet e Kosoves t’i zhvillojne
kapacitetet e tyre dhe t’i shtojne kompetencat dhe pergjegjesite.
ANEKSI XII
AGJENDA LEGJISLATIVE
Neni 1 Legjislacioni qe duhet te miratohet gjate periudhes se
tranzicionit
Kuvendi i Kosoves duhet t’i miratoje zyrtarisht ligjet e
nevojshme per implementimin e kushteve te kesaj marreveshjeje
gjate periudhes se tranzicionit prej 120 diteve, te cilat duhet
te konsiderohen si te miratuara nga Kuvendi dhe do te vihen ne
zbatim menjehere diten e pare pas perfundimit te periudhes se
tranzicionit. Legjislacioni i tille duhet te perfshije, por jo
edhe te kufizohet me ligjet si vijon:
1.1 Ligjin per zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale;
1.2 Ligjin per veteqeverisjen lokale;
1.3 Ligjin per kufijte komunale;
1.4 Ligjin per themelimin e zonave te mbrojtura;
1.5 Rregullat e punes, apo amendamentet e nevojshme te saj, qe
konsiderohen te nevojshme per permbushjen e kushteve te kesaj
marreveshjeje me perfundimin e periudhes se tranzicionit,
perfshire, ne veçanti, rregullat e punes qe kane te bejne me
mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave te komuniteteve dhe
pjesetareve te tyre.
Neni 2 Legjislacioni qe duhet te miratohet gjate periudhes se
tranzicionit dhe pas saj
Kuvendi i Kosoves mund t’i miratoje zyrtarisht ligjet te tjera
gjate periudhes se tranzicionit per t’i permbushur kushtet e
kesaj marreveshjeje, te cilet, nese aprovohen, do te
konsiderohen si te miratuara nga Kuvendi dhe do te vihen ne
zbatim menjehere diten e pare pas periudhes se tranzicionit.
Legjislacioni i tille, perndryshe, do te miratohet si çeshtje
paresore pas perfundimit te periudhes se tranzicionit dhe do te
perfshije, por nuk do te kufizohet me si vijon:
2.1 Ligjet qe kane te bejne me te drejtat e komuniteteve dhe
pjesetaret e tyre;
2.2 Ligjin per themelimin e Keshillit te Sigurimit te Kosoves;
2.3 Aktin e Aviacionit Civil;
2.4 Amendamentet e Rregullores se Kuvendit per themelimin e
Komisionit per Mbikeqyrje te Sigurise te Kuvendit;
2.5 Ligjin per financat lokale;
2.6 Ligjet qe kane te bejne me ndarjen e kompetencave dhe
çeshtjet e tjera ne sektoret si vijon:
2.6.1 Arsimin;
2.6.2 Kujdesin shendetesor;
2.7 Ligjin per Forcen e Sigurise te Kosoves;
2.8 Aktin per sherbimin e Forces se Sigurise se Kosoves;
2.9 Aktin per Sherbimin Policor te Kosoves;
2.10 Ligjin per themelimin e Agjencise Vendore te Inteligjences
te Kosoves;
2.11 Ligjin per nenshtetesine Kosovare;
2.12 Ligjin per Simbolet Kombetar dhe festat zyrtare
2.13 Ligjin per demshperblimet
|