|
Romani Nje
dashuri dhe shtate faje i Rexhep Qoses eshte nje roman
modern enciklopedik.
Ky eshte nje roman
me strukture te hapur, qe shpreh nje reflektim e ndjeshmeri te
re te vetedijes kritike intelektuale.
Mistifikimi letrar i
romanit eshte nje fiksion artistik me forma te ndryshme letrare.
Romani ka nje
strukture te nderlikuar artistike e estetike, ku jane
sinkretizuar elemente te shumta te fantastikes, semantikes e
simbolikes.
Elemente postmoderne
te romanit jane fantastika shkencore me kombinime te ndryshme
artistike e estetike.
Strukturimi ciklik
eshte nje teknike e romanit modern, ku tregimet kornize a te
personazheve formojne strukturen artistike, ndersa elementet e
ndryshme lidhen me funksione semantike e estetike.
Interludet ne roman
jane ureza, çeles, moto a kredo krijuese mes kapitujve te
romanit.
Tipologjia e romanit
eshte nje gershetim i romanit eseistik te ideve dhe i romanit
modern te rrjedhes se vetedijes.
Teme e romanit
eshte drama intelektuale ne rrethin totalitar, me lajtmotivin e
disidences intelektuale.
Njesia e kohes
dhe e hapesires ne roman eshte nje vit ne Vajzan.
Viti historik 1981,
si kohe objektive e shqiptimit te vetedijes kombetare dhe kohe
subjektive e etheve dhe e kameleoneve.
Vajzani nje teater
me skena te çuditshme te fenomeneve natyrore e njerezore,
qytet i shume syve te keqij, me pleqnarin Miri Meka, Azen e
dalldisur dhe Talin e krisur qe, megjithate, shqipton te
verteten.
Rrefimet ne roman
zhvillohet nga pikeveshtrime te ndryshme te personazheve: nga
perspektiva e vetes se trete, si deftim i tregimtarit te
fshehur dhe nga perspektiva e vetes se pare, si
veterrefim dhe introspekive e vetedijes,
refleksioneve e abstraksioneve te personazheve.
Rrefimet nga
retrospektiva duken ne interlude dhe ne ato me motive te
retardimit, si reflektim i drames se vetedijes.
Rrefimi ne roman
zhvillohet nepermjet pershkrimit te hollesishem, shprehjes
metaforike e simbolik, dialogut dramatik e eseistik, monologut
meditativ dhe monologut te brendshem asociativ e sugjestiv, si
drame e vetedijes dhe shpalosje e fshehtesive subjektive.
Personazhet artistike
Romancieri eshte
udhehequr nga parimi krijues i shkrimtarit Hulio Kortasari:
te mos e paraqese personazhin ne situate, por situaten ta
praqese ne personazhin. Dhe, ne kete menyre personazhi te behet
person.
Keshtu, situatat
perthyhen ne personazhe, si perjetime emocional e refleksive.
Ne roman shquhen
personazhet karaktere te intelektualit disident. Dituria dhe
disidenca behen shkak i tragjizmit te tyre.
Personazhet e
intelektualit poltron jane tipa me veçori te perbashketa.
Personazhet karakterizohen ne roman me portretizimin fizik,
moral e psikologjik dhe jeteshkrimin e tyre.
Romani nis me
rrefimin si ne legjende, te perjetuar ne imagjinaten femijerore,
per arketipin Kurhan Kumani, nje mister me vizione
apokaliptike per lufterat, semundjet, vershimet, termetet, urine
e etjen. Edhe vdekja e tij mbetet mister.
Intelektuali
Çerem Çapari eshte protagonist i romanit, autor i
doreshkrimit dhe i dy prozave alegorike. Ai shquhet si mjek i
njohur, me reflektime intelektuale per historine e letersine,
Drama e tij
intelektuale eshte perndjekje e shpirtit ne rrethin totalitar.
Ai nuk pranon
zhberjen e identitetit kombetar dhe te dinjitetit intelektual.
Detyrohet te arratiset vetem kur mbetet i vetmuar dhe kur
akuzohet per nje dashuri dhe shtate faje. Dashuria eshte intime
dhe per lirine, ndersa shtate fajet jane mekate e krime per
pushtuesin.
Vdes nga
gjakrrjedhja ne qytetin Y te Amerikes.
Hana Ujemiri,
profesoreshe e frengjishtes, shkrimtare e nje drame dhe e
tregimit Hirmadhja. Hana inteligjente e me bukuri
mahnitese: topolake e me buzeqeshje diellore.
Dashuria - mister i shpirtit: loje mes fytyres se saj dhe
yjeve te qiellit.
Hana kuqezi,
veprimtare e lirise. Hana si shenjtore ne morg, e vrare ne
demonstrata.
Man Kurti
,
profesor i zoologjise, eshte personifikim i intelektit te fshire.
Diturite e tij per
te gjitha llojet e shtazeve e bimeve, mitet e historine ishin
enciklopedike. Mani fliste hapur dhe bente perqasje te çuditshme
simbolike te qenieve e dukurive.
Mani goditet nga
diçka misterioze ne shul te qafes, ne arken e kujteses.
Harresa ndodh si ne
shkretetire: se pari e historise kombetare, ne fund edhe e
emrave te miqve e te familjes.
Profesori Rozaf
Gashi eshte simbol i zerit te historise, i zerit te ndaluar,
te humbur ne keshtjellen e tmerrit.
Ai indentifikohet me
meditimet historike dhe paradokset e Diogjenit antik.
Personazhet poltrone
jane tipa te inelektualit kameleon: filozof-sociologu Isak
Shushani, kimisti Tarik Tufa, gjuhetari Xhabir Xhameta,
latinisti Gon Shkreli, poeti Baki Zaku dhe gazetari Sylejman
Akjani.
Proteizmi e
metamorfizimi jane tipare te identitetit te tyre servil ndaj
pushtetit. Ata indentifikohen me ethet politike, dehjen
ideologjike dhe me alegorine e kameleoneve e te qeneve.
Kori i Akademise me
alillujen Krenare ne rrugen e Titos. Shoqata e
filozof-sociologeve kumbon diferencimin. Feriz Tumhalla denoncon
disidentin Ukshin Mati. Mjeku Kabir Suka pelqen me shume
Galileon se Gjordano Brunon.
Mexhid Toja dhe Kush
Akxhiu jane dy personazhe shume komike.
Emrat ose mbiemrat e
disa personazheve e figurave ne roman duken si anagrame dhe
tingellojne si epitete a nofka te tyre:
Akjani, Berbati,
Butaku, Dushmani, Duvaja, Goga, Kushi, Lukshi, Streha,
Toja, Topi, Trashupa, Troha, Tufa, Tumhalla, Vogli, Xhameta,
Zani...
Motivi
i vdekjes
Vdekja ne roman shfaqet
ne disa trajta: vdekje mister, vrasje e shpallur vetevrasje,
vdekje nga vrasja dhe vdekje komike.
Ata qe vrane
Mihramin, a i kishin vrare edhe gruan dhe femijet e tij?
Vrasjet ne kufi dhe
vrasjet e republikaneve ne demonstrata.
Profesori i kimise
Mexhid Toja bie ne gjume 12-muajsh nga frika e termetit, por
zgjohet i vdekur.
Edhe Kush Akxhiu,
atdhetar me dy flamuj, vdes nga frika e termetit.
Gjeme e madhe:
kukute per Kushin, librat e kukuve dhe te gjitha kukute tona!
Vetem vdekja shpalos
fshehtesite, te palarat e tyre.
Edhe varrezat bejne
kontrarevolucion, nuk e pranojne Kushin: ishte kallezimtar i
mbuluar si atdhetar!
Vdekje e dyfishte,
vdekje morale e Kusheve.
Monteskje thoshte:
Nuk me trishton vdekja, por menyra e vdekjes!
Vetmia e vdekjes
shfaqet me fanitjen e tri hijeve dhe simboliken e endrres per
pemet e zhveshura: Trungjet pa dege ma kujtojne vdekjen.
Epitafet jane poenta
morale e refleksive:
Jetoi ne ethe,
perparoi ne ethe dhe vdiq ne ethe...
Te gjitha i kishte
parathene perpos vdekjes se vet.
Semantika e ideve
Fenomenologjia
semantike e romanit krijon edhe ontologjine estetike te prozes
intelektuale.
Pushteti ne
roman shfaqet me keshtjellen e tmerrit, figurat e Kamuranit
vasal, qe kerkon perforcime policore-ushtarake dhe
zbaton urdhrin komandime te komanduara, te
kryebashkiakut Tushan Dushmani, te prokurorit Manush Duvaja,
gjyqtarit Nermin Vogli...
Terrori totalitar si
tmerr, perbindesh e mujshi: ndjekje, perndjekje, pergjim, dosje,
bastisje, burgosje, vdekje miserioze e vrasje.
Totalitarizmi i
zerit te ndaluar dhe i kujteses se fshire.
Diferencimi
ideopolitik
behet fushate ideologjike e spastrimit, kryefjale e shkruar me
shkronja te dalluara, e shqiptuar aq shpesh, sa shnderrohet ne
fjale te perngjitur, ne varg e rresht.
Diferencim i
uniformizmit nga diversiteti.
Diferencim nga
librat, fjala e mendimi i lire.
Diferencimi
veterrefim, kor kunde vetvetes, spastrim i vetedijes.
Diferencimi ndeshkim,
perjashtim nga mesimi e puna, burgim, torturim e vrasje.
Asociacionet
historike
ne roman shtrihen si refleksione intelektuale per vizionin
tragjik te botes.
Çmendurite e
diktaturave te Kaligules, Neronit e Napoleonit...
Krimet e
inkuizicionit: ndjekja e shtrigave dhe e librave, djegia
e bukurise dhe e diturise.
Tmerri totalitarist,
si fantazme e fashizmit dhe e komunizmit ne Evrope, ku
diktatoret kerkonin shkelqim e lavdi dhe i shpallin te
çmendur intelektualet! Revolucionet e tmerrshme, çast kur
eshte çmendur historia, shembje e evolucionit te natyrshem,
ndersa komunizmi nje kope e lumtur.
Imazhi i Ballkanit
duket si berrake me shume krokodile e bretkosa,
udhekryq i dhunes e
i pritjes, ku pushtuesit krijojne masen e kohes dhe te hapesires,
ndersa vete ballkanasit ngaterrestare e plaçkites, qe e
ka bere shtepine ne mes te rruges...
Idete per politiken
dhe pushtetin shqiptohen si meditime intelektuale:
Pushtetari
mashtrues e dhunetar, ndersa politikanet rrogetare:
Politika si mjet i
mujshise e dredhise dhe kenga si mjet i mjeshterise jane teatri
boteror i vampirizmit..
Te ketilla jane edhe
aluzionet e Kumanit per tri figurat e prijesve dhe turmen e
mashtruar.
Fjalori i fshehur
eshte
çeles i semantikes e simbolikes se romanit.
Aty fjalet marrin
zgjerime kuptimore e te figurshme dhe karakerizojne personazhet
e dukurite.
Shume mendime te
shprehura ne roman kane vleren e aforizmave:
Tre tarafxhinj e
permbysin çdo gjeni.
Koha e humbur ne
udhekryq nuk kompensohet me vrap...
Ideali: qellim i
larte per te cilin flijohen idealistet e prej te cilit, pastaj,
jetojne pushtetaret dhe tregtaret.
Mendimet ne roman
shpesh kane edhe formen e paradoksit: koha me e ngadalte se
breshka a me e shpejt se zeri.
Manit i duken
feudalet shqiptare dinozaure, ndersa Adriatiku-
varri me i madh i shqiptareve:
Me vjen keq per ata
qe mbyten prej te huajve, por me pak per ata qe mbyten vete a
prej te veteve.
Edhe mendimet
e cituara ne roman kane funksione semantike e estetike.
Metaforika dhe simbolika
Romani ka nje
metaforike te dendur qe nga krahasimet e fresketa, metaforat
sugjestive, simbolet ambivalente deri tek ironia, parodia,
satira e grotesku.
Metafora intuitive:
syte e mendjes, veshet e mendjes.
Metaforat e
vershimeve, termeteve e etheve krijojne kuptime te reja
simbolike.
Ethet behen
shpirterore, te urise, te etjes, te lakmise, te xhelozise, te
frikes, mujshise, perbuzjes, trysnise, te pushtimeve... Mister i
etheve politike eshte virusi ideologjike ne shalen turke,
si çmenduri, terbim, qe del ne monologun e brendshem te
kllapuritjes me halucinacione histerike e fantazmagorike
.
Elementet fantastike
ne roman shtrihen ne kureshtjen per mitin, si besim e
indentifikim emocional, ne alkimine e fjales magjike, ne
metamorfozat e perrallezes ne mit dhe te mitit ne perrallez.
Simbolika fantastike
shprehet ne figurat e imazhet alegorike e parabolike.
Rituali magjik i
shpendeve te bute e te eger perfundon me pergjakje.
Hirmadhja
eshte nje
rrefim simbolik parabolik per bukurine e shnderruar ne
perbindesh nga smira e shpifjet e botes, por qe ne fund gjen
fatin e vet.
Kuçedra thoshte:
Une jam vepra juaj!
Ironia shoqerohet
me parodi, satire e grotesk.
Ironia e rreshtit:
Ne rreshta behen shume te bera te beshme; vetedija atdhetare
komuniste; shkopi i gomes-simbol i lirise; keshtjella magjike.
Alegoria ironike per
rreshtin e qenve te dresuar e te ndersyer. Qente e
tmerrshem me emrat Trim, Maks, Reks dhe ulerima e tyre.
Qeni i madh si prijes qe nderton ideologjine, politiken dhe
strategjine...
Parakalimi parodik i
gradave akademik, profesor, doktor para aradhes se nderit
te qenve, derisa gazetari Sylejman Akjani leh e turret si
langoi afgan.
Meshira ironike e
botes: Nuk di te sillet me qente...Nuk ua ve veshin, nuk i
nderon dhe nuk frikesohet prej tyre!.... Ulu, ulu, se do te
mendojne se i do...!
Ironizimi i
rojetarit te morgut: ketu kurre nuk eshte vjedhur asnje
kufome.
Une... fle mes
tyre me qete se mes te gjalleve.
Parodizimi
ironik i vetekritikes: Shoke, une meritoj çdo denim! Nuk kam
qene vigjilent...
Satira sarkastike:
kurve mashkull, kurve partiake!
Grotesku, si
mister i tmerrit, shfaqet kur ne puset e mbuluara, ose ne puset
e nenvetedijes se disa personazheve, gjenden shtaze te ngordhura:
nje shtaze e çuditshme e periudhes trias te mezozoikut, qe
kishte diçka nga te gjitha shtazet, te Tushan
Dushmani, ndersa gjarpri me dy krere te prokurori Manush Duvaja.
Imazhe groteske te
metamorfozes dhe alienimit:
djali me koke cjapi,
kurse vajza me koke hardhuce...delet po behen dhi, lepujt zagare
e sorrat peshq! ... nje plake eshte bere dose, kurse nje njeri i
moshes mesatare-qen....
Groteske jane edhe
ndjekja e ngjyrave kuqezi, vrasje e kalit vraç me batanije te
kuqe dhe e kalit dori me shkronjat KR.
Edhe numrat, si
topose, kane simboliken e tyre te fatit te hapur ose te mbyllur.
Numrat tek mbizoterojne ne roman dhe shenojne fatin.
Autori thote se
treshi eshte baraspeshe e shpetimit, e stineve, e kohes, e jetes,
e Zotit, e njeriut: Me nga tri na vijne te mirat dhe me nga
tri na vijne te keqijat....
Po ashtu, vitet
shenojne kohen e perjetuar ose kohen historike.
Stilema e romanit te
Qoses eshte origjinale. Stili diskursiv-eseistik dhe simbolik
eshte tipar i ligjerimit te romanit modern.
Ne sintaksen e
romanit shquhen fjali pyetese, çuditese e habitore, me
pasthirrma te zgjatura, onomatope e paronomazi me efekte
afektive, si dhe fraza shume te gjata, sidomos ne monologun e
brendshem.
Perseritjet e
fjaleve, enumeracionet dhe anitezat krijojne gradacionin e
shprehjes artistike.
Intonacioni i
ligjerimit perthyhet me ritmin e brendshem si ne vargun e lire,
me ndarjen e frazes me kryerreshta dhe dallimet grafike te
fjaleve e shprehjeve. Ne shprehjen artistike funksionalizohen
fjale te rralla dhe krijohen fjale te reja me perngjitje.
Shprehjet ne gjuhe te huaja dhe thjeshtligjerimi karakterizojne
disa figura te romanit.
Romani krijon nje
komunikim sugjestiv, nje dialog estetik me receptuesin, duke e
referuar ne burime e kuptime me te thella.
Romanit permbyllet
me nje poezi testament te Anonimit te shekullit XVIII , qe eshte
nje mesazh i vepres:
Qe t’u sjelle drite
atyre qe duan te shohin
E te pendohen atyre
qe duan te falen.
Ky roman eshte nje
njesim i shkences letrare me artin, i diturise me letersine. Ai
ka vlera universale artistike e estetike edhe per tregun e
jashtem letrar.
Rexhep Qosja sot
eshte nje jete e shkrire ne art dhe ne shkence, nje monument
kulturor dhe nje klasik i letersise moderne shqipe.
JU MUND TE SHKRUANI KOMENTIN TUAJ RRETH KESAJ TEME DUKE KLIKUAR
KETU!
|