|
Bashkim Gollaku (Kadri
Osmani)
FESTA E KUQE
SSot dy diej lėshuan rrezet e veta pėrdhe
Dhe ngrohtėsi e tyre nga ngriti peshė
Gjaku kryengritės ndėr dej filloi pėr tu nxeh
Dhe cipa pėlciti qė sytė na i kishte veshė
O festa e kuqe qė na erdhe nė prag
Dhe gjakun e ngrirė ndėr dej pėr ta shkri
Na bėre vigjilentė tė shohim mė larg
Ta ndjejmė afshin e ngrohtė tė fjalės-LIRI
Ti- ngrite lart e mė lart kazmėn e pushkėn
Se luftėn e kemi pasur pėr traditė
Gjyshėrit na e lanė trashėgim-hutėn
Qėlloje nė ballė armikun nė pritė
E sillet vallja me rroba kombėtare
Edhe jehon surlja e tupani buēet
Po vjen fitorja pėr botėn proletare
Armiku e ka ulė kokėn pėrdhe e sflet
Armik- dorėzohu nė emėr tė populli!
Lėsho pėrdhe armė edhe bajoneta
Fitorja ėshtė e jona tėrė motit
Terdhi fundi armik tė shuhet jeta
FITORJA JONĖ
Nėntėdhjetė e nėntė herė na i thyen gishtėrinjtė
Sbėzamė!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na e rrjepėn lėkurėn
Nuk ofshamė!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na e thyen kurrizin
Su rrėzuam!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na i thyen brinjėt
U mėsuam!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na e shtypėn kokėn
Su pėrulėm!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na e thyen mjedisin
Su pėrkulėm!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na i thyen kėmbėt
Su gjunjėzuam!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na e prenė gjuhėn
Nuk belbėzuam!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na poqėn nė hell
Hellin e fikėm!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na shpuan nė dell
E shuam zhigun!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na pėrvėluan me valė
Su pėrvėluam!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na dogjėn nė zjarr
U farkuam!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na ngrinė nė akull
Nuk u ngrimė!
Nėntėdhjetė e nėntė herė na lanė tė vdekur
U pėrtėrimė!
Edhe nėntėdhjetė e nėntė herė tė na zhdukin
Do tluftojmė!
Edhe nėntėdhjetė e nėntė herė tė na korrim
Do tė fitojmė!
GJUMI VIGJILENT
Ti flenė duke u pėrkundur nė ėndrrat e lumtura
I buzėqeshur duke i shtrėnguar ėndrrat e bardha nė gji
Mendimet laramane marrin pėrpjetė si flutura
Shėtit globusin me shpejtėsi rrufeje si nė magji
Dhe e din se te dera qėndron si statujė fantazma
E zezė si futa e me dhėmbė tė zgėrdhirė si dreq
E duke e rrahur kokėn e vet me grushte- ēfarė hata
Me ēfarė guximi kėta i thonė ēdo tė mire mirėmbeē!?
Edhe vazhdon gjumin vigjilent dhe ėndrrat e idealit
Qė nuk ka fantazmė as dreq qė askurrė mund t lidh
Fluturon i lirė qiellit tė vrerėt sikur Sokol Malit
Dhe nė vazhdim njėnganjė problemet shkon duke i zgjidh
QĖNDRO GOLLAK
Kur rigon e fryn era
Edhe tufani si rrebesh
Kur ulėrinė ujku te dera
Mos u mėrrol as mos qesh
Ngriti kreshtat lart qėndro
Rrėzės sate Shkėlzen Drini
Tė ujit dhe tė fresko
Ska ētė bėn flaka as tymi
Bukurosh si lule livadhi
Kush tu sul i dole haku
Mbi kreshtat tua Sokol Mali
Nė mal e nvėrri Luan Gollaku
Ah, qėndro Gollaku im
Edhe tregoi botės mbarė
E lėsho zėrin jep kushtrim
Se ke fatosat atdhetarė
(ZĖRI i KOSOVĖS, ORGAN I GRUPIT REVOLUCIONAR,
Nr. 1. shkurt, 1974 dhe Nr. 2. prill, 1974)
Ju mund te jeni aktiv
me komente per shkrimet e Kadri Osmanit ne
Forum, duke klikuar KETU! Qe te postoni
mendimet dhe komentet e juaja, ju duhet te
regjistroheni! |