|
Pjesa I
Nese mund t’i mbyllim syte e te mendojme boten dhe jeten e
para 1400 vjeteve, duhet te dijme se ajo ka qene bote
krejtesisht tjeter nga kjo e jona, bile me kete te sotmen
nuk permbane as ngjashmerine me te vogel…
***
Njerezimi ishte i fundosur ne padituri dhe dyshim.
Ekzistonte vetem nje drite e dobet e diturise. Njerezit
udhetonin shume per te arritur dituri modeste.
***
Mosbesimi kishte marre dimensione te gjera; njerezit i
besonin vetem asaj qe eshte e mbinatyrshme, jonormale,
misterioze… bile edhe e pakuptimte.
***
Ne kete epoke te paarsimimit, ishte nje vend ku erresira
ishte edhe me e madhe, me e dendur sesa ne vendet tjera. Ne
kete vend nuk kishte shkolla…biblioteka, nuk kishte arsimim
fare. Individet e rralle qe dinin te shkruanin e lexonin nuk
ishin te arsimuar sa duhet qe te interesoheshin per shkencen…
artin.
***
Ai vend ishte pa pushtet; ekzistonte vetem Ligji i xhungles,
ku plaçka, djegia, vrasja e te dobetit dhe e te pafajshmit
ishte praktike e dites.
***
Nuk dallohej çka eshte njerezore e çka eshte e panjerezishme;
behej jete e veshtire me tradite barbare… ishin te zhytur ne
imoralitet /zina/…pa kurrefare turpi dilnin te zhveshur,
bile edhe grate dilnin te zhveshura…per te mos patur
dhenderr vajzat e veta i varrosnin te gjalla… pas vdekjes se
babait martoheshin me njerkat e veta!
***
Sa i perket besimit, adhuronin guret, drunjte, fantazmat…
nuk dinin asgje per mesimet e meparshme; mesimet e tyre
ishin te mbushura me trillime te shemtuara, kurse jeta e
tyre ishte e ngjyrosur me te zeze…
Ky vend ishte Arabia… ai popull ishin arabet…
***
Ne ate kohe dhe ne ate vend, para 1400 vjeteve u lind nje
njeri. Prinderit i vdiqen ne femijerine e tij. Mbeti nen
mbikqyrjen e gjyshit, i cili pas nje kohe i vdiq. Do me
thene se ai ishte i shlyer edhe prej asaj edukate /
prinderore/…
***
Ky ishte Muhamedi, i biri i Abdullahut dhe i nenes Emine.
Te vezhgojme tash jeten dhe vepren e ketij njeriu te
vlefshem, jo vetem ne konteksktin e shoqerise arabe, por te
tere botes se atehershme:
***
Ky njeri dallohet krejtesisht prej njerezve ne mesin e te
cileve eshte lindur.
Po i veçojme disa cilesi te tij:
- asnjehere nuk ka genjyer,
- ishte i ndershem dhe shpirtmire,
- asnjehere nuk ka perdorur fjale fyese dhe te turpshme,
- kishte personalitet sharmant, sjellje te mire me te cilen
e mbushte zemren e atij me te cilin ishte ne kontakt…
- ndiqte parimet e drejtesise…
- ishte shume i besueshem / bile edhe armiqte e tij i lenin
sendet e çmuara per t’ua ruajtur/;
- kishte kulture te larte dhe shikim te mire estetik – e
populli i tij ishte i vrazhde, i paarsimuar dhe i ndyte;
- kishte zemer te pasur me butesine njerezore…
- nuk i bente dem askujt, por me gezim duronte per te tjeret;
- kishte shpirt aq te paster sa qe e dinte se asgje, as ne
qiej as ne toke nuk duhet te adhurohet, perveç Zotit te
Vetem dhe te Vertete!
Shkurt, personaliteti i jashtezakonshem dhe brilant i ketij
njeriu u paraqit ne mes te nje ambienti te erret, si
keshtjelle e drites e cila ndriçon plotesisht naten e erret.
Ky njeri filloi te ndjeje lodhje prej erresires dhe
injorances, te cilat e rrethojne. Deshiron t’u ike ketyre
greminave te çorodise, amoralitetit, idhujtarise…kaosit…qe e
rrethonin nga te gjitha anet.
Terhiqet ne vetmi – ne m e d i t i m te plote. Mendon thelle.
Kerkon driten, e cila do t’a largoje erresiren…
Deshiron te vendose themelet e nje bote te re…. Me te mire.
Dhe pas nje meditimi te thelle e te gjate – disa dite e nete,
i kthehet popullit te vet me keto fjale:
1. Asnje qenie njerezore e as yjet, druri, guri, fantazma –
nuk meriton te adhurohet. E tere gjithesia dhe krejt çka ajo
permbane i takon vetem Zotit,
2. Padrejtesia, plaçkitja, vrasja, mizoria dhe te gjitha te
metat qe ju i keni, jane krime tek Zoti,
3. Fliteni te verteten, behuni te drejte, merrni vetem
pjesen qe ju takon, kthenu huane atyre qe u keni borxh,
4. Behuni fisnik dhe te ndershem, te sinqerte… shpirtmire;
5. Ju jeni qenie njerezore, te gjitha qeniet njerezore jane
te njejta tek Zoti.
6. Fati juaj do te varet prej veprave te juaja. Do jepni
llogari per veprat e juaja, si ato te mira poashtu edhe ato
te keqija, asgje nuk mund te fshehni, as te miren e as te
keqen….
7. Mos u mashtroni!
Ky eshte mesazhi te cilin e solli ai. Populli i paarsimuar u
kthye kunder tij me fyerje dhe gjuajtje guresh. I duroi te
gjitha trembedhjete vjet rrjesht. Por e tere Arabia u ngrit
kunder tij. Tere kete e duroi pa e ndryshuar per asnje grime
qendrimin e tij.
Zgjodhi rrugen - te vuaje – e flijoi fatin e vet personal
per te miren e te tjereve. Nuk pranoi te nderpreje luften
per mireqenien e tyre - te popullit te vet.
Kjo kembengulesi, kjo vendosmeri, ky qendrim i paluhatshem
per te udhehequr levizjen e tij deri ne suksesin final,
eshte argument i qarte i vertetesise se plote te thirrjes se
tij.
Sikur te kishte vetem nje gjurme me te vogel te dyshimit, te
pasigurise ne zemren e vet, ai nuk do te mundej asnjehere
t’i beje balle stuhise, e cila bente kerdi shume vite me
radhe…
Pra keto ishin disa nga mendimet…qendrimet e Muhamedit, qe
jetoi para 1400 vjeteve, shembull i pazakonshem ne boten
njerezore.
Per Muhamedin kane dhene mendime shume filozofe, historiane,
shkencetare, dijetare te lemenjve te ndryshem. Ketu po e
citoi mendimin qe e dha, per Muhamedin, filozofi françez –
Bernard Shoo, i cili pat thene:
”… Muhamedi beri shume per popullin e vet arab, e nxori prej
erresires ne driten e vertete; e bashkoi popullin e vet te
shperndare ne 2000 kilometra katrore, iu priu, i udhezoi dhe
i drejtoi ne rrugen e se drejtes… te vertetes … ne rrugen e
lumturise shpirterore… Ate çka ai beri per popullin e vet,
deri me sot nuk mund ta beje asnje filozof, poet, shkrimtar,
historine, asnje diplomat apo burreshteti, asnje reformator
e asnje njeri qe deri me sot e njeh historia boterore…!”
|