Faqja e Pare

Nexhat Ibrahim
Njoftim
AlbaNur eshte i hapur per te gjithe ata intelektuale shqiptare qe kane deshire te jene ne sherbim te ceshtjes shqiptare per edukimin e brezave te rinje duke shfrytezuar teknologjine e internetit. Ne mirepresim shkrimet qe jane ne favor te integrimit brendashqiptar per te miren e te gjitheve....
 

Shkarkone Librin e Nexhat Ibrahimit:

Ishte ky Dimer i Madh

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Disa tema aktuale te derguara ne Albanur nga Nexhat Ibrahimi

 

Dhuna moderne mbi femrat

Hyrje

Diteve te fundit kryeparlamentarja e Shqiperise, zonja Jozefina Topalli, ndermori nje fushate kunder dhunes ndaj femres. Ne e-majlin qe pranova nga sekretaria e saj lexova nismen e saj dhe ne pergjigjen time, te cilin ia dergova, i dhashe perkrahje te plote, duke i bere edhe ca vrojtime, pa te cilat, mendoj, nisma e saj nuk do te ishte e frytshme, e plote dhe efikase. Per mos ta zgjatur, ne vazhdim do t’i shtrojme disa persiatje.

Ç’eshte dhuna mbi femren

Dhune ndaj femres konsiderohet çdo lloj dhune e bazuar ne gjini e cila rezulton ose mund te rezultoje me lendim ose vuatje fizike, seksuale apo psikologjike te femres. Ky shkrim nuk do te trajtoje mavijosjet e femres, eshtrat apo brinjet e thyer e te ngjashme, por do te trajtoje forma shume me perfide te dhunes mbi femren, e te cilat ne jashtesi percillen me buzagaz e miresjellje.


Psikiatri amerikan Skot Peck te keqen e perkufizon si “e keqja eshte imponimi i vullnetit vetjak me qellim te pengimit te zhvillimit shpirteror.” Thene ndryshe, çdokush qe pales tjeter perpiqet t’ia imponoje konceptet vetjake te te kuptuarit te dukurive te caktuara pa i lene hapesire per mospajtim ose qendrim tjeterfare, ai ben nderhyrje, asfiksim dhe pengim te tjetrit, dhe do te shkaktoje hendikep te perhershem ne pikepamjen mentale te personalitetit ose grupit me te cilin eshte manipuluar.


eshte lehte te deshmohet dhe demonstrohet kjo gjendje. Vetem nese e hapim televizorin, brenda dite, femren do ta gjejme si objekt reklamues apo si objekt qe reklamon gjerat e ndryshme: aeroplanet, automjetet, rrobat e ndryshme, ushqimet e ndryshme; ajo eshte objekt epshi, perversiteti, shfrenie, komercializmi.

Vendtorturimet moderne te femres

Evropa nga shekulli XV-XIX ka qene nje vend turturues i femres qe eshte veshtire t’ia gjesh shoqen ne histori. Gjuatja e shtrigave ne Evrope ka marre pas vetes deri ne 9 milione koka femrash. Pas kesaj dhune qendronte kryesisht Kisha katolike dhe priftrinjte e saj dhe instrumenti i saj – shteti. Kisha femren e konsideronte si krijese te keqe, krijese te lige qe e nxori Adamin nga parajsa, krijese qe meriton vetem vdekje. Kisha sidomos ishte alergjike ndaj femrave intelektuale, duke i shpallur ato per shtriga. Shtrigat zakonisht digjeshin mizorisht, vareshin, shqyheshin deri ne vdekje. Opinioni manipulohej se femrat e ketilla kane prekur sedren e Kishes, te vertetat e Zotit dhe si te tilla meritojne vetem vdekje te dhembshme. Njekohesisht, kjo ishte verejtja e fundit edhe per femrat e tjera, se femrat jane te krijuara vetem per plotesimin e kenaqesive te epsheve. Asgje me shume.
Si qendron puna sot? A kemi dhune te tille sot kur fene e shporrem nga jeta publike, politike, ekonomike, kur e vendosem ne muzeume? Sot femra kerkohet ne politike, ekonomi, kulture, sport! Ajo eshte pjesemarrese ne vendimmarrje! Pas kesaj qe shohim, ç’mund te themi: kemi dhune sot dhe kush eshte fajtore per kete dhune nese ajo ekziston?


Per fat te keq, femra eshte pjesemarrese ne jeten publike, por jo ne aspekt qe flitet. Prosperimi i saj lidhet ngusht me nevojat e epshet e ulta te meshkujve. Vendtorturimi modern i saj eshte puna e saj si top-modele, kengetare, moderatore e show-programeve te ndryshme, per t’i kenaqur syte e pangopur te mashkullit moralisht te kalbur. Kodoshlleku modern nuk dallon nga ai i vjetri, te fitoje ne dem te tjetrit, normalisht, duke i modernizuar menyrat organizative. Tash, ne krahasim me te shkuaren, kemi me shume qeshje, me shume retorike erotike, perkulje perfide te vazhdueshme, si puthja e dores, hapja e deres ne automjet, dhenia perparesi ne hyrje-dalje etj.

Prototipi i femres moderne

Nese i hedhim nje veshtrim personazheve dhe profilit te femres ne letersi per femije apo edhe ne zhanret e tjera, do te shohim nje gjendje te çuditshme. Keta personazhe jane figura moralisht te diskutueshme, me shprehi negative, me zhvillim psiko-fizik te gabueshem. Per fat te keq, keta figura jane bere prototipe te femres moderne. Edhe Borebardha, edhe Kesulkuqja, edhe Pipi çorapegjate, edhe Alisa nga bota e çudirave, zakonisht nuk kane me te afermit e tyre per mbeltim te dashurise dhe edukimit cilesor. Keta personazhe zakonisht jane mjaft naive dhe zakonisht ata nuk i shpeton dija, morali, apo meditimi, por princi i pasur. Pason dashurimi ne shikim te pare, pa njohjen e ndersjelle. Per te pranuar martesen Borebardhes i eshte nevojitur vetem nje buzeqeshje dhe puthje dhe xhepi perplote para nga Princi. Lumturia e Borebardhes dhe Princit, ne te cilen thirret autori, nuk çojne me tej se Borebardha te vendoset ne rolin e ajrosjes se pallatit, pastrimit te pluhurit, berjes se embelsirave e te ngjashme. Thjesht, femren e shohim si prototip te krijeses per shfrenim e kenaqesi, naive, te krijuar per pune sherbyese, por jo edhe intelektuale; ate e shohim jo si qenie qe ndihmon njerezine me intelekt e shpirt, por me trup dhe bukuri.

Çeshtjet e mirefillta

Ne fillim te eres islame, femrat sahabe te Muhammedit a.a. merrnin pjese aktive ne shpjegimin dhe interpretimin e shume çeshtjeve, duke i shtruar pyetje Muhammedit a.s.. Pyetjet ishin te natyres se ritualeve, te drejtave ndernjerezore, bontonit, vesh-mbathjes, transakcioneve ekonomike etj.. Muhammedi a.s. i ka perkrahur ato dhe kjo mund te verehet edhe sot nga dora e pare nga burimet muslimane te hadithit dhe rasteve te shkruara. Kjo klime pozitive ka ndikuar qe ne ate kohe te zhvillohen femra me aftesi te medha intelektuale dhe gjykuese. Ky ritem ka vazhduar edhe ne kohen e mevonshme, por jo edhe ne periudhen e stagnimit musliman, kur mashkulli eshte kenaqur qe femra t’i behet lavatriqe e mire, kuzhiniere e mire, pastruese shtepie dhe riprodhuese e mire, por jo edhe intelektuale e mire.

Anatomia e dhunes

Dhuna eshte rezultat i konfliktit e konflikti eshte rezultat i mosmarreveshjeve. Mosmarreveshjet jane pasoje e akcesit te gabueshem ne vleresimin e dallimeve. Edhe pse dallimi, qofte fizik, intelektual apo material, duhet ne jete ne funksion te pasurimit dhe mirekuptimit (li teârefû), ne syte e njerezve egoiste dhe prepotente, dallimi behet zjarr per inicimin e konfliktit te interesit, deri sa konflikti i interesit rezulton ne perdorimin e aspekteve te ndryshme te dominimit, ku ben pjese edhe forca. Nese konstelacionin e siperm e vendosim ne nivel rajonal apo nderkembetar, do te shohim se shume shtete sillen pikerisht ne kete menyre, duke i detyruar popujt e vegjel apo te dobet ne heqje dore nga shume gjera me rendesi dhe ne privilegje te te pasurve dhe te forteve. Pikerisht sikurse keto shtete te dobeta e te painformuara, edhe meshkujt dhe femrat behen pre, viktime e lehte ne arenen boterore te dominimit dhe interesit.

Akcesi ndaj sfidave

Njeriu ka prirje qe per mossuksesin e tij ta akuzoje dikend tjeter, zakonisht faktoret e jashtem, qe mos te ballafaqohet me mangesite personale. Djemte dhe vajzat per mossukseset e tyre akuzojne koleget e shpesh edhe fajin ia lene sihrit dhe magjise ne vend qe te hulumtojne dhe eliminojne mangesite vetjake.


Me qellim qe te mbrojne paraqitjen pozitive per veten, njeriu ka krijuar mekanizma te shumte per te mbrojtur vrimat ‘e zeza’ ne personalitetin e tij. Ky akces eshte nga jashte brenda (outside-in) dhe manifestohet duke gjetur alibi per mangesite vetjake ne faktoret e jashtem.


Akcesi i dyte eshte nga brenda jashte (inside-out) dhe nenkupton ndertimin maksimal te vetes dhe nderrimin e personalitetit vetjak. Kjo konsiston ne bindjen qe njeriut askush nuk mund t’i beje keq perveç nese ne kete ai/ajo lejon. Apo, njeriun askush nuk mund ta turperoje me shume se sa ai vetveten.


Njerezit martohen, miqesohen apo hyjne ne institucione duke kerkuar me shume mirkuptim, dashuri, sherbime, ngushellime, kohe dhe ne kete rreth prej shume individeve qe gershetohen, ku shumica shume me teper kerkon se sa ofron, lindin boshlleqe te zgjeruara te cilat gjenerojne jaze te pakalueshme dhe ftohtesi mes veti.


Brezat e pare te muslimaneve dallohen prej te sotmeve me ate qe ata ishin njerez te medhenje te cilet erdhen ta lumturojne kete planete te vogel, deri sa muslimanet aktual jane njerez te vegjel te cilet kane ardhur te kerkojne lumturi ne kete planet te madh.


Qendrimi i fundit eshte shembull i dhunes moderne, te cilin njeriu ia ben vetes meqenese vetvetiu e demton potencialin e dhene nga Zoti te intelektit dhe shpirtit duke pranuar pozite te mjerueshme te te nenshtruarit.


Vetem njerezit me qendrim proaktiv mendor e plotesojne perkufizximin e personaliteteve te fuqishme dhe e arsyetojne qendrimin e tyre ne keto hapesira.

Mendimi permbylles

Shpesh degjojme se baballaret i therrasin sugareshat e tyre me “princesha ime”, apo barrat i therrasin nuset e tyre “mbreteresha ime”. Kjo do te ishte ne rregull, sepse njeriu kenaqet nga fjalet e mira, sikur pas ketyre fjaleve mos te qendronte tentimi i mbulimit te mungesave dhe te mospersosurive vetjake. Ky abuzim me femren moderne i ngjane asaj te lojes se shahut. Qe ta kuptojme ku qendron abuzimi, do te theksojme se nder figurat e shahut vetem nje eshte femer – mbreteresha. Ate e pelqejne me se shumti kundrejt mbretit, i cili eshte statik, i ngathet dhe gjithnje pas perdes, i mbrojtur nga topi, gjuetaret, kuajt, piunet etj. Mbreteresha nuk e ka kete problem, asaj i eshte dhene liri e levizjes dhe veprimit, por pikerisht per kete ajo eshte figura me e eksponuar dhe me e perfolur. Ajo i ngjane femres se zhveshur ne pub-lokale, se ciles i japin ndjenjen e vleres se rrejshme kuajt, topat dhe figurat e shumta. Mbreteresha eshte figura qe me se shumti rrezikon dhe shpesh peson, duke mos pritur fund te lumtur. Madje, lojerat me te famshme te shahut jane ato, ne te cilat viktimizohen mbretereshat per te krijuar epersi ne fushen e tabeles se shahut.


Komenti eshte i tepert.
Vetem nese plotesohen keto dhe kushte te ngjashme, fushata e zonjes Jozefina mund te kete sukses.

 
 
Komento artikullin e Nexhat Ibrahimit ne Albanur Forum!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian CultureAlbanian Hotels  Shitblerje | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster