Faqja e Pare

Nexhat Ibrahim
Njoftim
AlbaNur eshte i hapur per te gjithe ata intelektuale shqiptare qe kane deshire te jene ne sherbim te ceshtjes shqiptare per edukimin e brezave te rinje duke shfrytezuar teknologjine e internetit. Ne mirepresim shkrimet qe jane ne favor te integrimit brendashqiptar per te miren e te gjitheve....
 

Shkarkone Librin e Nexhat Ibrahimit:

Ishte ky Dimer i Madh

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Disa tema aktuale te derguara ne Albanur nga Nexhat Ibrahimi

 

Dialogu nderfetar si imperativ kohe

“Thuaju: O Pasues te librit, ejani te nje fjale qe eshte e njejte mes nesh dhe mes jush: Te mos adhurojme, pos Allahut, te mos ia bejme Atij asnje send shok, te mos konsiderojme njeri-tjetrin zoter pos Allahut! E ne qofte se ata refuzojne, ju thoni: Deshmoni pra, se ne jemi muslimane).”
(El-Kur’an, Ali Imran, 64).


1. Hyrje

Hedhja e nje shikimi me te thelle ne doktrinat e feve te medha qiellore, judaizmit, kristianizmit dhe religjioneve te tjera, do te ve ne pah fundamentin, rrenjen e tyre te perbashket, nga e cila, ata, me pastaj, degezohen ne forma dhe trajta brenda shoqerise njerezore. Kjo sidomos verehet nese e krahasojme judaizmin, kristianizmin dhe islamin. Ky unitet transcendental i feve, te cilen filozofet e quajne si filozofi te shpalljes (philosophia perennis), kurse mistiket muslimane si tesavvuf (sufizem), kahere i ka bere kurreshtare shume intelektuale te drejtimeve te ndryshme, e natyrisht edhe vete muslimanet.

2. Islami si model

Allahu i madheruar se pari e percaktoi fene e Tij dhe pastaj, sipas saj, e pershtati krijimin e Ademit (njeriut), i cili kete fe do ta manifestoje ne boten ekzistenciale (alem’ush-shehadeh):
“Perqendro tere veten tende sinqerisht ne fene (te vetmen dhe gjithnje te vertete), i larguar prej çdo genjeshtre, ne pajtim me prirjen natyrore te cilen Allahu e mbjelli te njeriu, duke mos lejuar qe ndonje ndryshim ta prishe ate qe Allahu e krijuar ashtu; kjo eshte feja e drejte por shumica e njerezve kete nuk e dine.” (Er-Rrum, 30).


Ekziston nje fe, e cila eshte model, sipas se ciles eshte trajtesuar njeriu, dhe e cila nga ketu eshte fe burimore, natyrore e njeriut. Me kete fe çdo njeri lindet sikur me prirjen e tij te lindur, por nga familja dhe mjedisi i tij varet se sa do ta manifestoje korrektesisht ne jeten e tij te mevonshme.


Pasi qe krijues, autor i kesaj feje universale eshte Allahu, eshte e qarte se kjo eshte feja te cilen Ai e pranon dhe me te cilen Ai eshte i kenaqur:


“Feja e pranueshme tek Allahu eshte Islami ...”. (Ali Imran, 19);


“E kush kerkon fe tjeter perveç fese islame, atij kurresi nuk i pranohet dhe ai ne boten tjeter eshte nga te deshperuarit.” (Ali Imran, 85).


Islami eshte feja e Allahut sipas se ciles eshte krijuar njeriu dhe i cili eshte gravuar ne natyren e njeriut. Mirepo, a do te jetoje keshtu, varet prej njeriut, sipas hadithit te Muhammedit a.s.:


“Kul-lu mevludin juledu ale’l-fitreti. Fe ebevahu juhevvidanihi ev junessiranihi ev jumexhxhisanihi”, qe ne perkthim do te thote:


“Çdo femije lind ne fene e paster, natyrore (fitreh), kurse prinderit pastaj e edukojne si hebraik, kristian apo zjarradhurues.”

3. Esenca dhe forma e fundamentit te perbashket monoteist

Kur’ani nuk e mohon prejardhjen e paster e hyjnore te Tevratit dhe Inxhilit dhe ne kete muslimanet nuk duhet te dyshojne. Muslimanet kane verejtje ne manifestimet historike te ketyre feve qe i kane pasur ne historine e qyteterimit njerezor.


Islami si fe natyrore e njeriut ka nje esence te pandryshueshme dhe disa forma konkrete historike ne te cilat eshte paraqitur. Forma e islamit qe sot e praktikojne muslimanet eshte forma perfundimtare dhe e permbyllur e islamit si fe natyrore e njeriut.


Thelbi i islamit perbehet nga dy elemente themelore dhe te amshueshme:
1. Tevhidi – monoteizmit te paster;
2. Dorezimit dhe nenshtrimit te plote, te sinqrte dhe te pakusht kundrejt Allahut;
qe nenkuptojne:
1. Te besohet Nje, i Vetmi Allah, qe Atij mos t’ia konsiderojme askend, asgje dhe ne asnje menyre te barabarte, sepse perveç Atij, çdo gje eshte krijese e Tij.
2. Fete ekzistuese, qe sot njihen si judaizmi dhe kristianizmi, ne thelbin e tyre, ne rrenjet e tyre, nen shtresimet historike njerezore, kane formen e vjeter te islamit si fe natyrore e njeriut. Ndersa fete tjera, qe sot po ashtu ekzistojne, e qe jane rezultat i imagjinates, rezonit dhe filozofise se paster njerezore, nuk kane fundament hyjnor dhe nuk posedojne parime te fese burimore.

4. Ne vend te permbylljes

Baza e te gjitha feve te mirefillta eshte nje, e perbashket, e cila perbehet nga dy elemente esenciale te islamit si fe natyrore te njeriut: 1. Monoteizmi i pakompromis dhe i sakte, dhe; 2. Dorezimi dhe nenshtrimi i pakusht i krijesave kundrejt Allahut te madheruar.


Dallimet ndermjet te gjitha feve burojne po ashtu nga dy faktore: 1. Per shkak te formave diversitive historike te feve, dhe; 2. Per shkak te intervencionizmit njerezor ne shpalljen e Krijuesit.


Element i perbashket dhe cilesor per afrimin e ndersjelle te ketyre feve eshte:
“Thuaju: O Pasues te librit, ejani te nje fjale qe eshte e njejte mes nesh dhe mes jush: Te mos adhurojme, pos Allahut, te mos ia bejme Atij asnje send shok, te mos konsiderojme njeri-tjetrin zoter pos Allahut! E ne qofte se ata refuzojne, ju thoni: Deshmoni pra, se ne jemi muslimane).” (Ali Imran, 64).


Kerkesa e Allahut qe afrimi ndermjet feve te ndryshme te behet ne baze te te vertetes monoteiste, eshte fundamentale, sepse monoteizmi eshte element qe e posedojne te gjitha fete e mirefillta, te shpallura, qe nenkupton sinqeritetin ndaj Allahut dhe sinqeritetin ne raportet e ndersjella ndermjet feve. Nen keto kushte nuk duhet te kete pengesa per koekzistence, paqe, mirekuptim dhe tolerance:


“Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritem (Kur’anin) e vertete qe eshte vertetues i librave te meparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me ate qe Allahu e zbriti, e mos pelqe epshet e tyre e te largohet nga e verteta qe te erdhi. Per secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program. Sikur te donte Allahu, do t’ju bente nje popull, por deshi t’ju sprooje ne ate qe iu dha juve, andaj ju perpiquni per pune te mira. Kthimi i te gjithe juve eshte te Allahu, e ai do t’ju njoftoje me ate qe kundershtoheni.” (El-Maideh, 48).


Duke u nisur nga pozita e vet ne bote dhe nga kerkesta urdheruese te Kur’anit, muslimanet duhet te jene te gatshem per dialog metahistorik dhe historik me te tjeret dhe per njohje reciproke. Pa kete element, dialogu do te kishte vlera te pjeserishme dhe gjithnje do te ishte burim latent i moskuptimeve te ndersjella.

 

---------------------------------------------------------------------------------

Literatura:

1. Muhammed Asad, Poruka Kur’ana, Sarajeve, 1425 h./2004.
2. Nexhat Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004.
3. Bota Sot - Gazeta e perditshme, Prishtine, 30 maj 2005 dhe 1 qershor 2005.

 
 
Komento artikullin e Nexhat Ibrahimit ne Albanur Forum!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian CultureAlbanian Hotels  Shitblerje | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster