|
Debatimi per dialog nderfetar
vetevetiu nxit disponime dhe reaksione te ndryshme,
nga ato mohuese, miratuese deri tek ato indiferente.
Disa refuzojne kete ide ne start, a priori, pa hyre
ne hollesi. Disa miratojne, por nuk kane ndonje ide,
invencion apo platforme per sendertimin e dialogut
ne praktike, dhe; Disa, qe jane numri me i vogel, e
miratojne dialogun dhe kerkojne me kembengulje qe te
kete dialog nderfetar. eshte interesant te theksohet
se masa e gjere e popullit kerkon dialog, qe eshte
shenje eklatante se kjo shtrese e popullit eshte me
afer esences se problemit se sa prijataret e tyre,
te shkolluarit, te cilet zakonisht, jane lidhur per
ndonje qender ndikimi, intelektualisht apo
politikisht. Kete masa e shpreh shpesh, sidomos ne
rastet kur bota perendimore apo regjimi izraelit
dhunon te drejtat me elementare ndaj muslimaneve.
Ata shprehen: pse muslimanet jane te perçare, pse
nuk bashkohen? Ata nuk pyesin cilit medhheb i
takojne, cilit shtet, cilit regjim? Thjeshte, masa
sheh nevojen e nje bashkimi.
Rrethanat politike, ekonomike dhe kulturore ne boten
aktuale imponojne nje lloj organizimi per bashkim te
muslimaneve. Kjo nevoje eshte e theksueshme edhe te
ne ne Kosove e rajon, ndonese qind perqind, te
gjithe muslimanet jane sunnite hanefite, me ca rite
tesavufi dhe vetem koheve te fundit edhe me ide
hanbelite, neohanbelite, jomedhhebiste.
Historia e dialogut nderfetar pikenisjen e vet e
percakton tjeterfare edhe kohesisht edhe
hapesinerisht, ne tradita te ndryshme. Me e
manifestuara deri tash eshte ajo e quajtura
ekumenizmi (oikoumene) , i cili shtrihet ne te
gjitha traditat, monotesite apo politeiste, te
besimtaret apo jobesimtaret.
Me kete rast, nuk do te flasim per natyren themelore
te Islamit dhe dialogut nderfetar, sepse kete e kemi
bere pjeserisht ne disa shkrime te tjera , por do
t’ua terheqim vemendjen muslimaneve per kete dukuri
dhe te motivojme persiatjen mbi participimin e
muslimaneve ne te. Kuptohet, keto persiatje duhet te
bazohen ne burimet islame: Kur’an dhe Sunnet.
Perfundimet si rezultat te persiatjeve nuk mund te
merren si bazament, por vetem si suplement.
Nje nga problemet me serioze nder muslimanet ne
Kosove dhe rajon kur eshte fjala per dialogun
nderfetar eshte frika e lajthitjes nga rruga e
vertete nese preokupohemi me kristianizem dhe
judaizem.
Por, muslimanet, si trashegimtare te Shpalljes se
fundit hyjnore, te Kur’anit, duhet ta shikojne boten
si realitet e jo iluzion. Islami si feja e vetme e
pranuar te Allahu, islami si fe gjithenjerezore, pa
kufizime gjeografike dhe ideologjike, duhet te jete
i hapur per te gjithe, madje edhe per mekataret.
Islami eshte shpallur qe me frymen e tij ta
plotesoje, sheroje, fisnikeroje, ndriçoje dhe
vetedijesoje çdo gje, çdo njeri, çdo individe, çdo
bashkesi.
Dialogu nderfetar, prandaj, jo vetem qe eshte i
deshirueshem per muslimane, por eshte proces i
domosdoshem. Procesi i dialogimit nderfetar nuk do
te thote njekohesisht proces i kristianizimit,
katolicizimit, ortodoksizimit, judaizimit,
evangjelizimit, respektivisht nuk eshte asimilim i
muslimaneve ne ndonje nga keto grupime apo sekte
religjioze, por eshte process qe ka disa funksione:
1. eshte komunikim popujsh, kulturash e traditash;
“O ju njerez, vertet Ne ju krijuam juve prej nje
mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te
njiheni ndermjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu
me i ndershmi nder ju eshte ai qe me teper eshte
ruajtur e Allahu eshte sahume shume i dijshem dhe
hollesisht i njohur per çdo gje.” El-Kur’an, El-Huxhurat/
49, 13.
2. eshte pikepamje e thirrjes se muslimanit ne rruge
te drejte dhe permbushje e detyres se shenjte duke
komunikuar:
“O ti i derguar! Komunikoje ate qe t’u zbrit prej
Zotit tend, e nese nuk ben, atehere nuk e ke kryer
detyren. Allahu te garanton mbrojtjen prej njerezve,
Allahu nuk ve ne rruge te drejte popullin qe mohon.”
El-Kur’an, El-Maideh/ 5, 67.
“Pejgamberit nuk i perket kurrnje qortim per ate qe
Allahu e ngarkoi me te. Ky ishte ligj, i Allahut
edhe nder ata qe ishin me pare, e urdheri i Allahut
eshte vendim i kryer. Ata, te cilet i kumtojne
shpalljet e Allahut, i frikesohen vetem Allahut e
askujt tjeter pos Tij, e allahu eshte i mjafte te
jete llogarites.” El-Kur’an, El-Ahzab/ 33, 38-39.
Natyrisht, ekzistojne edhe shume akcese, pikepamje,
perceptime te ketij fenomeni, dhe kjo e paraqitura
eshte vetem nje nga shume mundesi. Dialogu per
muslimanet shqiptare dhe te tjere nuk ben te paraqet
“gogol”, por rruge kah sendertimi i plote i deshires
hyjnore per dialog.
Mendoj se keto funksione te dialogut kerkojne edhe
diçka tejet relevante, e ajo eshte arsimimi per
dialog, mirekuptim e tolerance. Aktualisht as
programet shteterore e private, as shkollat kishtare
dhe as ato islame te ne dhe ne rajon, nuk ofrojne
kontribut serioz ne kete pikepamje. Edukimi dhe
arsimimi i gjere dhe i thelle fetar, moral dhe
estetik thuajse teresisht eshte neglizhuar neper
sistemet tona edukative-arsimore, keshtu qe prej
tyre prodhohen njerez te manget dhe shpirterisht te
gjymtuar. Te rinjte tane kryejne shkollat dhe
maturojne e diplomojne analfabete religjioz, etik
dhe estetik. Te ne i mesojme te behen eksperte, por
jo njerez, te behen intelektuale te medhenje, port a
humbin shpirtin.
Kjo ben qe dialogu te kaloje, siç e shpreh kete Hans
Kung, nga injorimi, neper arrogance deri te
toleranca, qe e perkthyer ne gjuhe te perditshme
d.m.th. me shume disa prane disave dhe disa kunder
disave, se sa disa me disa. Ka shume te perbashket,
por nuk ka unitet; askush s’eshte kunder, por secili
i permbahet te vetes; ka tubime, por nuk ka veprime,
ka afrime, por nuk ka dashuri; ka paralajmerime
simbolike, por nuk ka orvatje serioze; ka zbutje
kontestesh, por nuk ka kapercime te tyre; ka falje,
por nuk ka harrese. Keto takike edhe nuk jane takime
te besimtareve por te institucioneve fetare ose te
perfaqesuesve te tyre, dhe se kendejmi me shume
ngjasojne ne aktrim se sa ne realitet.
Sokrati pati thene kahere:
“Nese ne Athine nuk do te kete bukepjekes, atehere
nuk do te kemi buke. Nese nuk do te kete kepucetare,
atehere do te ecim te zbathur. Por nese nuk kemi
mesues, nuk do te kemi athinjane (d.m.th. do te kemi
nenshtetas, por nuk do te kemi qytetare.)”.
Kjo eshte e jona dhe per ne, andaj, duhet te ecim
drejt dialogut pa paragjykime, pa komplekse, pa
bindje te popullit te zgjedhur, pa frike, pa droje,
por me sinqeritet, me dije!
Literature:
1. Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq.
189-190.
2. Ismail Raji al-Faruqi, Islam and Other Faiths,
Angli – SHBA, 1998/1419 h.
3. Nexhat Ibrahimi, Aspekte te marredhenieve
islamo-kristiane ne mesjete, Prishtine, 2004.
4. Nexhat Ibrahimi, Islami ne trojet iliro-shqiptare
gjate shekujve, Shkup, 1998.
5. Nexhat Ibrahimi, Islami si provokim global,
doreshkrim.
6. http://www.znaci.com/printart35.html.
7. www.ibn-sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=171&broj_id=11.
8. Znakovi vremena, reviste, Sarajeve, nr. 15/2002.
---------------------------------------------------------------------------------
Sipas: Djuro Susnjic, op. cit. |