Faqja e Pare

Nexhat Ibrahim
Njoftim
AlbaNur eshte i hapur per te gjithe ata intelektuale shqiptare qe kane deshire te jene ne sherbim te ceshtjes shqiptare per edukimin e brezave te rinje duke shfrytezuar teknologjine e internetit. Ne mirepresim shkrimet qe jane ne favor te integrimit brendashqiptar per te miren e te gjitheve....
 

Shkarkone Librin e Nexhat Ibrahimit:

Ishte ky Dimer i Madh

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Disa tema aktuale te derguara ne Albanur nga Nexhat Ibrahimi

 

Elita shterpe

Pozita inferiore ka detyruar shume segmente ne shoqeri te marrin punen ne doren e tyre dhe te bejne veprime qe nuk jane ne pajtim me standardet normale te rrethit ku jetojne dhe veprojne. Te tillet rrethi nuk i veren, por dhe kur i veren nuk i kupton. Ata si te tille nuk mund te zene vend ne mozaikun e quajtur shoqeri, ndaj me fjalet dhe veprimet e tyre imponohen, shtyhen me “berryla” per te krijuar hapesire edhe per ta. Keshtu, femrat perdorin shminken, take te zhurmshme dhe zbukurime te shumta ekspresive; çunat perdorin guralece per t’ua hedhur kalimtareve, per t’ua terhequr verejtjen atyre. Ata perdorin edhe kapela e rroba ekstravagante, frizura çoroditese me ngjyra e figura te pakuptueshme si shenje identifikuese dhe si rrebelim ndaj ofertes se shoqerise e cila nuk gjen kohe per ta dhe nuk kujdeset per ta. Per kete dhe arsye te ngjashme ata shprehin “cilesite” e tyre para auditoriumit: ne familje, shkolle, rruge e kudo tjeter. Me te njejtin qellim, por me mjete te tjera, per fat te keq, imponohen dhe zhurmojne edhe politikanet. Ata ne mungese vlerash e cilesish, ne mungese programesh konkrete prej lideri dhe qeveritari, perdorin sllogane, epitete, rekuizite e çka jo, per te fituar simpatine dhe besimin e auditoriumit, te elektoratit dhe te qytetareve ne pergjithesi. Per fat edhe me te keq, ngjashem veprojne edhe shume njerez “akademike”, shkencetare e pedagoge, te cilet ne menyre “mafioze”, duke shfrytezuar poziten ne shoqeri, sigurojne (blejne) tituj shkencore, per te treguar dhe deshmuar ne shoqeri peshen dhe cilesine e tyre (qe ne fakt mungon). Kjo mode dhe ky trend ne shoqerine tone, edhe pse ka ekzistuar edhe me heret, tanime ka marre permasa shqetesuese. Zakonisht, manifestimet e tilla jane te pranishme ne kombet, shoqerite dhe bashkesite e vogla, te cilat dobesite, mosdinjitetin, ngurtesine, injorancen dhe pasigurine e tyre e kamuflojne me rekuizite, tituj dhe sllogane te ndryshme.[1]

 

Per fat te keq, ky trend, ritem ka filluar te manifestohet me te madhe edhe brenda bashkesise islame ne bote dhe te ne. Duke stertheksuar perdorimin e titujve, te slloganeve dhe te rekuzitave, ata jane aktive “me qellim te legjitimimit te fuqise se tyre brenda grupit konkret shoqeror”. Imitojne partite politike dhe veprojne sipas lojes se tyre prej lideri.[2] Per kete qellim, perdoret shprehja e plote efendi, apo e shkurtuar ef., haxhi apo h., hafiz apo hfz., mulla apo m. (nga mewla), magjister / master apo mr., doktor apo dr.. Keto shprehje vendosen para emrit apo ndermjet emrit e mbiemrit, sikur me kete deshirohet t’i jepet infuzion personit te caktuar, sikur deshirohet t’i jepet fuqia dhe shkelqesia e cila natyrisht dhe faktikisht i mungon atij personi. Nuk u mjafton stertheksimi i titujve, por blejne ahmedije me lidhje dhe çanta te posaçme, blejne rroba te shtrenjta, kravata speciale, vetura te shtrenjta dhe me xhama te erret, per t’u imponuar para auditoriumit me vlera te huaja, sepse u mungon vlera e mirefillte brenda e tyre. Nuk eshte larg edhe koha kur disa besimtare do te shtojne epitetet “Agjeroj te henen dhe te enjten” apo shkurtesen AHE, “Jam ne i’tikaf” apo shkurtesen JI, “Fali namaz nate” apo FNN.

 

Ta imagjinojme Ebu Bekrin, Omerin, Osmanin, Aliun r.a. para vetes! Ta imagjinojme Hasan Basriun, Ebu Hanifen, Imam Maturidiun, Ibn Hazmin, Ibn Haldunin, ….. Kurrfare titujsh pos atyre qe ua ka dhene vete populli, rrethi, historia, puna dhe virtytet e tyre. Keta emra nuk durojne dekore te huaja, dekore artificiale, edhe pse posedonin lartesi dhe aftesi njerezore.

 

Imagjinojeni sikur Ebu Bekrit etj. t’u thoshim para syve: Hafiz Ebu Bekri, Haxhi Ebu Hanifeh, Mulla Shafiu, haxhi reis efendi, haxhi mufti efendi, dr./mr.haxhi Filan efendi Filani,  etj.etj. Valle nuk i dinin ata keto apo manipulime te ngjashme? Valle, nuk iu pelqenin atyre epitetet dhe fjalet e medha, edhe pse ata kishin dinjitet t’i bartin ato? E qarte, “shminka” eshte e nevojshme per personalitetet e “padeshmuara”, “te deshtuara” ne profesionin e tyre, ne jeten e tyre. [3]

Ndoshta do te duket e vrazhde, ndoshta do te tingelloje jokendshem, por ku qendron dallimi ndermjet elites politike, shkencore e fetare dhe elites se shperfillur (lypsareve etj.)? Politikanet abuzojne me fondet publike dhe me pozitat politike, pasurohen dhe shnderrohen ne “bose” te paprekur. Shkencetaret abuzojne me dijen dhe me ata qe e kerkojne dijen; shesin nota dhe nuk pergatiten per punen e tyre. Hoxhet abuzojne me detyren e imamit, çdo gje e komercializojne vrazhde: leximin e Kur’anit, lutjet e ndryshme, Jasinin, hatmen, duane e dhendrrit, dhe me e dhembshmja, shkruajne hajmali. Ne shikim te pare jane gojembel, jane mjaft teatral para mases, por ne te vertete pak punojne kurse shume fitojne.

 

Kesaj gjendjeje mos i thuani amin.[4]


 

[1] Perdorimi i titujve, rekuizitave dhe i slloganeve, bashkangjitur veshmbathjen dhe frazat e thata fetare, apo politike e akademike, kane efekte psikologjike dhe hipnotizuese te masa e gjere, qe do te thote se ata shfrytezojne padijen dhe naivitetin e tyre dhe manipulojne me ta.

[2] Robertson, Ian. Sociology (2nd ed.); New York, NY: Worth Publishers (1981), Inc, p. 81.

[3] Elita fetare, politike dhe akademike ne shoqerite muslimane eshte anakrone, e paperspektive e cila ka mbijetuar duke iu falenderuar formes se njohur nenshtruese, duke krijuar keshtu individe indiferente pa krenari, pa ndjenja dhe pa guxim te nevojshem per nje musliman. Nese brezi i ri deshiron ndryshim, duhet t’i shmanget te kaluares pasive dhe frymezimin duhet ta gjeje ne modelet qe kane dhene provimin ne histori.

[4] Ne kritiken drejtuar shtreses fetare fjala eshte per nje shtrese jo fort te vogel, por megjithate jo te gjithe. Fjala eshte per ata qe lehte dallohen: hedhni nje shikim para 10 vitesh dhe sot; shikoni pasurine e tyre atehere dhe sot; shikoni angazhimin intelektual te tyre atehere dhe sot, dhe te ta gjeni diagnozen aty per aty. Fjala eshte edhe per ata qe detyren e tyre e kane shpene vetem ne hapjen dhe mbylljen e deres se xhamise, ne udheheqjen anemike te xhematit duke e shdnerruar vetveten ne “vorraxhi’ e jo edhe ne ate te mesuesit, edukatorit. Alternativa eshte e qarte dhe e dukshme. Ajo qendron te njeriu i ri, i arsimuar gjithanshem, besimtar dhe i sinqerte, duke vjelur nga e kaluara vetem elemente te vlefshme. (Shkrimi eshte pershtatur nga:

 
 
Komento artikullin e Nexhat Ibrahimit ne Albanur Forum!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian CultureAlbanian Hotels  Shitblerje | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster