|
Motto:
Mbretėritė, nėse nė to
nuk ka drejtėsi, nuk janė asgjė tjetėr pos qerdhe
hajdutėsh. Nėse shtetarėt nėpėrkėmbin drejtėsinė,
nuk janė asgjė tjetėr pos hajdutė.
Hyrje
A ekziston njė kulturė dhe etikė globale, e
gjithėpranuar pėr njerėzit, nė bazė tė tė cilave
njeriu do tė mund ta arrijė lumturinė, rehatinė,
qetėsinė shpirtėrore dhe mirėqenien materiale?
A kanė mangėsi dhe negativitete shtetet qė posedojnė
fuqi politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake,
meqė kėta faktorė verbalisht nuk pranojnė dėshtim
eventual? A mund tė sigurojnė kėto shtete tė
fuqishme lumturi tė qytetarėve tė tyre dhe atyre
pėrreth?
A mos e ka arritur lumturinė shpirtėrore dhe
sigurinė materiale evroperėndimi dhe disa shtete tė
fuqishme botėrore apo mos kanė rėnė nė krizė edhe mė
tė madhe?
Ku ėshtė thelbi i krizės morale dhe shpirtėrore,
kriza e ekologjisė, e nihilizmit, etj.?
Ku ėshtė faji dhe kush ėshtė fajtor?
Mos vallė shkenca, teknologjia, progresi dhe
mirėqenia materiale, liria dhe ekstravaganca e
lirisė aktuale, pornografia, homoseksualizmi dhe
sjelljet tjera perversive, luksi, koka-kolaizmi, e
tė ngjashme me kėto, e pėrbėjnė qytetėrimin njerėzor?
Mos vallė ekziston njeriu pėr shkak tė vlerave
materiale apo vlerat materiale ekzistojnė pėr
njeriun?
Kush ėshtė njeriu dhe ku shkon ky?
A janė sendėrtuar premtimet se me pėrhapjen e
mendimeve progresive, tė shkencės dhe racionalizmit,
zotėrat e deriatėhershėm do tė eliminohen dhe me
kėtė do tė vijė koha e lirisė dhe lumturisė sė
njeriut?
A mund ta zėvendėsojė dhe kompenzojė scientizmi
devotshmėrinė, apo scientizmi sėshtė gjė tjetėr
pėrveēse idhujtari e vjetėr nė petk tė ri?
A mos shekullarizmi politik dhe kulturor nė Amerikė,
nė Evropė dhe nė shumė vende tė tjera, duke
propaganduar se tėrė bota duhet ti ndjekė, ti
imitojė ata dhe ta adaptojė kulturėn dhe qytetėrimin
e tyre sipas evroprendimit, ka arritur ta refuzojė
fenė?
A nuk kanė krijuar me kėtė veprim tė tyre vakum tė
thellė moral dhe shpirtėror?
A nuk ka krijuar ky veprim i tyre indiferencė,
egoizėm dhe armiqėsi tė pafund ndaj ēdo gjėje,
pėrveē ndaj plotėsimit tė dėshirave tė tyre tė
pafund?
Evrocentrizmi si masė unikale e vlerėsimit
Leximi, analizimi dhe meditimi i shtypit ditor,
javor, shkencor, por edhe i literaturės shkencore,
pastaj analizimi i veprimeve politike tė udhėheqėsve
nėpėr vende tė ndryshme evroperėndimore, na bėn tė
qartė se te evroperėndimorėt indiferentizimi,
egoizmi, racizmi, demokracia me standarde tė
shumėfishta dhe subjektive dhe epshet e shfrenuara
janė bėrė masė dhe kriter tė vlerave dhe virtyteve,
kurse altruizmi, humaniteti, vetėkontrolli dhe
solidariteti konsiderohen gjendje abnormale dhe
arkaike. Perceptimi, pėrkufizimi i njeriut: kush
ėshtė, pse ėshtė, ēfarė ėshtė synimi i tij nė kėtė
botė dhe ku do tė shkojė pas kėsaj bote, ka
ndryshuar. Ajo qė i ofrohet njeriut ėshtė instinkti
dhe arsyeja nė shėrbim tė instinktit. Parulla aq
shumė e pėrsėritur pėr liri absolute tė njeriut,
larg ēdo hyjnie e autoriteti hyjnor, u zėvendėsua me
parullėn pėr robėrim ndaj instinktit dhe arsyes. Ky
robėrim absolutisht ėshtė mė i vrazhdė dhe mė
pėrēmues pėr njeriun, tė cilin robėrim, pėr fat tė
keq, njeriu ia ka pėrgatitur vetvetes,
njeriu-njeriut. Kjo gjendje shpie nė hedonizėm (kėnaqėsi
ndijore) dhe relativizėm, nė mohimin e virtyteve
hyjnore, nė vetėkėnaqėsi dhe natyrisht, nė dekadencė
dhe korrupsion.
Ėshtė interesant pėr shkencėn se orientalisti i
njohur Italian, F. Gabrieli, nėnshtrimin e
mėtutjeshėm tė Lindjes ndaj Perėndimit e arsyeton nė
faktin se meqė Perėndimi e ka shkaktuar vakumin dhe
shkretėrimin shpirtėror dhe material nė Lindje,
vetėm ai, Perėndimi, me mjetet perėndimore, ka
potencial ta bėjė korrigjimin e kėsaj gjendje. Me
kėtė veprim Perėndimi do tė vazhdojė ta rrėnojė e
shkretėrojė Lindjen edhe mė tej politikisht,
ekonomikisht, kulturalisht, nė emėr tė emancipimit,
fuqizimit politik dhe ekonomik dhe unifikimit
kulturor.
Evrocentrizmi si stadi i kapėrcyer nga vetė
evropianėt
Pėrpjekjet e shtuara tė popujve tė ndryshėm nė tėrė
botėn pėr tiu kthyer traditave dhe kulturės vetjake,
tregojnė se tashmė ka filluar epoka e fillimit tė
fundit tė evrocentrizmit dhe fillimi i vetėdijėsimit
dhe zgjimit se kultura dhe qytetėrimi evroperėndimor
ēfarė ofrohet tashmė njė kohė tė gjatė nuk mund tė
jenė zėvendėsim pėrkatės pėr kulturat dhe
qytetėrimet e popujve tjerė. Kjo manifestohet nė
disa fusha tė jetės: disa popuj, apo disa grupe e
personalitete, me kalimin e kohės kanė filluar tė
distancohen nga evroperėndimi duke preferuar
kulturėn vetjake tė ushqimit, tė veshmbathjes, tė
banimit, tė lindjes, martesės dhe vdekjes. Kjo
pėrpjekje pėr mbrojtjen e vetjakes ėshtė nė fazėn e
pėrcaktimit dhe pėrkufizimit ideor. Nė disa vende
kjo pėrpjekje e mbrojtjes manifestohet edhe nė vetė
Evropėn, si nacionalizėm kulturor apo si
nacionalizėm fetar.
Imperializmi kulturor do tė thotė kur nėpėrmjet
mjeteve tė ndryshme elektronike dhe tė shkruara, pra
kanaleve televizive dhe satelitore, turistėve,
ushtarėve, punėtorėve, gjoja, humanistė e mėnyra
tjera, hyjnė nėpėr shtete dhe me vete bartin virusin
e dyshimit nė besimet dhe vlerat e vjetra.
Kulturėn e shekullit tė kaluar Perėndimi e
konsideron mė tė mirė dhe pėr kėtė arsye, raca
perėndimore ėshtė mė superiore dhe mė inteligjente
se popujt tjerė. Mėnyra e jetės, mėnyra e tė
menduarit, mėsimi dhe hulumtimi, morali perėndimor
duhet tė bėhet paradigmė e shoqėrive, popujve dhe
kulturave tė tjera. Kjo kulturė bazohet nė
materializėm dhe interesin individual, qė ndjek
politikėn perėndimore. Thelbi dhe filozofia e kėsaj
kulture ėshtė ateizmi, shekullarizmi dhe politika e
largimit dhe indiferentizmit nga devotshmeria dhe
morali. Parullat e kėtij qytetėrimi, si demokracia,
tė drejtat e njeriut, liria individuale dhe tė
drejtat e femrės, tė cilat shfrytėzohen si pretekst
dhe instrumente pėr konflikte dhe luftėra me popujt
dhe shoqėritė tjera qė nuk ndjekin politikėn
perėndimore. Ēka ėshtė demokratike dhe ēka ėshtė
liri individuale pėrcaktohet ekskluzivisht vetėm nga
qarqet perėndimore. Nėse njė vajzė muslimane e
shkollės sė mesme apo e fakultetit, apo nėse njė
arsimtare apo njė mjeke muslimane dėshiron tė shkojė
nė shkollė, fakultet, respektivisht nė punė me
veshje qė i pėlqen asaj, dhe kjo nuk i pėlqen
perėndimorėve dhe pengohet nga ata, kjo nuk
konsiderohet thyerje dhe kontestim i lirisė
individuale, as shkelje e demokracisė. Tė drejtat
njerėzore kanė vlerė deri atėherė kur nuk shkelen tė
drejtat e perėndimorėve. Provė pėr kėtė kemi
masakrėn e Srebrenicės, ku u zhdukėn afėr 10 mijė
njerėz tė pafajshėm, kurse vrasėsit janė mega-starė
dhe tė privilegjuar para drejtėsisė botėrore. Provė
pėr kėtė kemi masakrat e shumta nė Kosovė, kurse
vrasėtarėt shetisin nėpėr botė tė privilegjuar.
Kundėrthėniet e ndryshme ndėrmjet fjalėve dhe
veprave tė tutorėve tė kulturės evrocentriste dhe
vesterniste nė disa dekadat e fundit konfirmojnė se
Perėndimi ka humbur fuqinė dhe nėse nuk ndėrron nė
qėndrimin e tij nė pranimin e kombeve, racave dhe
feve tė tjera, ai do ta humbė edhe atė pakė besim qe
e ka pasur ndėr popujt tjerė. Duke mohuar kulturat
dhe qytetėrimet tjera, Perėndimi mohon vetėveten. Nė
sytė e muslimanėve, por edhe disa tė tjerėve,
kultura dhe qytetėrimi perėndimor konsiderohen si
konsumuese, jomorale dhe ateiste dhe pengesė pėr
trendet bashkėkohore.
Nė mesin e vetė evropianėve ka disa emra tė mėdhenjė
tė cilėt kritikojnė me rreptėsi kulturėn dhe
qytetėrimin materialist dhe ateist, qė tregon se
Perėndimi ėshtė buzė greminės.
Osvald Shpengler, i nisur nga gjendja nė Evropė,
thotė se civilimi ėshtė faza e tatėpjetės dhe e
shkatėrrimit tė kulturės.
Rozhe Garodi, njėri nga intelektualėt mė tė mėdhenj
perėndimor thotė:
Qytetėrimi perėndimor gjendet i mbyllur nė rrethin
tė cilin e ka ndėrtuar vetė. Rezultatet pozitive tė
kėtij qytetėrimi mbahen brenda tij, kurse ajo qė
ėshtė negative mund tė gjendet nė hapėsirė tė hapur.
Mendimi perėndimor zė fill dhe ushqehet nė
pėrgėnjeshtrimin e tė tjerėve, sikur ata tė cilėt
jetojnė duke pirė gjakun e tė tjerėve dhe nė rastin
kur nuk mund tė gjejnė gjakė tė huaj pėr tė pirė, ai
ia pinė gjakun vetėvetes. Pėr kėtė arsye, qytetėrimi
perėndimor do ti kthehet vetėvetes dhe ky do tė
jetė njė nga faktorėt e shkatėrrimit tė tij.
Njeriu i humbur nė vakumin moral, nė nihilizmin dhe
etjen spirituale, kėrkon rrugėn e moralit dhe
burimin e spiritualizmit. Disa klithin: ja, kėtu
ėshtė rruga e drejtė, mirėpo, nė atė zhurmė dhe
rrėmujė ideore, nė atė pavlerė dhe tirani dhe
racizėm tė evrocentrizimit , kėta zėra tė arsyes nuk
dėgjohen.
Kėtė ēėshtje na shpjegojnė vetė evropianėt. Njė
dijetar i kėsaj provenience pohon se humbja e
vėrtetė na kėrcėnohet nga lufta shpirtėrore qė
Evropa metodikisht e zhvillon kundėr frymės sė
lindorėve pėrgjithėsisht, e muslimanėve veēanėrisht
qė tė ndahen popujt lindorė nga e kaluara e tyre
.
Nė vend tė pėrfundimit
Teoria e dialogut kulturor e qytetėrues, qė ofron
islami, kundrejt teorisė sė luftės dhe dhunės sė
kulturės evroperėndimore qė ofron dhe imponon
Perėndimi, ėshtė garantues i njė perspektive pėr
njerėzinė. Si model kulturor, Islami pėrmban
elemente pėr njė model botėror: politika nė shėrbim
tė fesė e jo feja nė shėrbim tė politikės dhe
politikanėve, detyrat e sunduesit, tė dijetarit dhe
tė njeriut tė zakonshėm ndaj Krijuesit, kėrkimi i
diturisė pėr tė gjithė si detyrim fetar, duaja si
mjet kontakti ndėrmjet krijesės dhe Krijuesit, lufta
kundėr besėtytnisė dhe padijes, edukimi dhe arsimimi,
puna hulumtuese-shkencore dhe intelektuale, rendi
dhe planifikimi, urdhėri pėr tė mirė dhe pengimi i
tė keqes, angazhimi dhe pėrpjekja pėr tė mirė (xhihadi),
angazhimi kundėr korrupcionit, egoizmit,
indiferentizmit, konsultimi dhe miqėsia, liria e
mendimit, drejtėsia, barabarėsia, solidariteti etj.,
Mirėpo, pėr shkak tė jetės joislame tė muslimanėve
nga njė anė dhe luftės sė vazhdueshme tė
evroperėndimorėve dhe mungesės sė autokritikės nė
mesin e evroperėndimorėve, nė anėn tjetėr, shumė
dėshira tė muslimanėve kanė mbetur dhe do tė mbesin
pėr njė kohė, nė rrafshin e dėshirave dhe synimeve.
Literatura:
1. Znakovi vremena casopis za filozofiju, religiju,
znanost i drustevenu praksu, nr. 17/2002, Sarajevė.
2. Tomazh Mastnak, Zoti i blasfemuar dhe demokracia
perėndimore, Prizren, 2000.
3. Znakovi vremena Sarajevė, nr. 4/ 1998 ose:
http://www.ibn-sina.net/zv/znakovi_tekst.asp?tekst_id=40&broj_id=3.
4. Enes Karic (ed.), Kuran u savremenom dobu, II,
Sarajevė, 1997.
5. Jusuf El-Karadawi, Islam civilizacija buducnosti,
Novi Pazar, 2004.
6. Java, gazeta javore, qershor, Prishtinė, 2005.
7. Muharem Omerdic, Genocid nad muslimanima,
Sarajevė, 2002.
8. Rozhe Garodi, Zivi islam, Sarajevė, 2000
9. Hisham Dzait, Evropa i islam, Sarajevė, 1985
10. Murad Hofman, Islam u 3 mileniju, Sarajevė,
2004.
11. Ekrem Murtezai, Fjalor i filozofisė, Prishtinė,
1995.
12. Nexhat Ibrahimi, Islami nė trojet
iliro-shqiptare gjatė shekujve, botimi III,
Prishtinė, 2000.
13. Daniel Bucan, Poimanje arabizma, Zagreb, 1980,
fq. 180.
14. Adnan Silajdzic, Islam u otkricu krscanske
Evrope, Sarajevė, 2003.
15. Enes Karic (ed.), Kuran u savremenom dobu, II,
Sarajevė, 1997.
-------------------------------------------------------------------------------- |