Kur degjon apo sheh se ndertohet
dhe hapet nje shkolle, te rritet jeta dhe te pushon
shpirti. Besimtari kete ndjenje e perjeton dyfishe,
sepse, mesimi ne Islam eshte njeherit edhe
devotshmeri.
Si gjithehere, lajmi per ndertimin dhe hapjen e
Gjimnazit te ri ne Prizren na gezoj te gjitheve!
Mirepo, nese do te hulumtonim per prejardhjen e
emrit te gjimnazit, pak kush do te dinte se ky
gjimnaz quhet “Loyola”. Nese lexojme per te kaluaren
e Lojoles dhe te organizates se tij, gezimi qe
perjetuam ne shikim e degjim te pare, per shqiptaret
qe ideal kane kombetarine dhe per shqiptaret
muslimane qe per ideal kane edhe shqiptarine edhe
islamin, ky gezim e hare do te shnderrohet ne ankth
e ne ethe.
Perse ankthi, perse ethet?
Ankthi dhe ethet ngase jemi fanatike dhe jotolerante
ndaj besimeve tjera, ndaj shkollave tjera, ndaj
gjuheve te tjera, apo ankthi dhe ethet nga prapavija,
nga qelimet perfide, qe edhe nuk fshehen, me hapjen
e kesaj shkolle vetem ne shikim te pare “gjimnaz”,
si çdo gjimnaz tjeter.
Perse keshtu?
Sepse, “Gjimnazi Loyola” nuk eshte nje gjimnaz si
çdo gjimnaz tjeter, por eshte nje shkolle
profesionale katolike e rendit jezuit kristian ne
mesin e muslimaneve me emrin gjimnaz. Kumbare te
ketij gjimnazi jane “laramanet” tane komunale, qe
perkthyer me gjuhe te perditshme, do te thote:
kumbare jane kreu komunal i Prizrenit me baballaret
e tyre larte, thuajse te gjithe me emra personale e
emra baballaresh muslimane.
Ta hetosh dhe konstatosh kete gjendje nuk eshte e
veshtire, sepse vete emri “Loyola” ta pohon kete.
Kush eshte I. Loyola?, dhe kush eshte rendi
jezuit?
Emri i tij i plote eshte Inigo Lopez de Loyola
(1491-1556), si femija me i ri i nje shenjtori ne
malet e regjionit Bask ne veri te Spanjes, ne kohen
e mbretit Ferdinand dhe mbretereshes Izabel. (Sipas:
St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of
jesus, ne: http://www.jesuit.org/
Sipas burimit te mesiperm, Loyola dhe grupi i
shokeve te tij te diplomuar ne Universitetin e
Parisit (disa pohojne se ishin 6 shoke), te
pakenaqur me rrjedhat e jetes brenda katolike,
formuan rendin religjioz te cilin e quajten
Bashkesia e Jezusit (Society of Jesus) ose jezuizmi,
siç e njohim gjate historise. (Sipas: St. Ignatius
Loyola, The Roots of the Society of Jesus, ne:
http://www.jesuit.org/
Rendi fetar i jezuizmit karakterizohet me disipline
te madhe. Kete disipline e arrinin me edukim dhe
ushtrime te veçanta shpirterore, me degjueshmeri te
perkushtueshme ndaj me te vjeterve dhe me
degjueshmeri absolute ndaj papes.
Me 1551 ne Rome jezuitet themeluan Seminarin Romak
per pergatitjen e klerikeve, kurse me 1552 themeluan
Seminarin Gjerman per te luftuar kunder
reformacionit. Ndikimin e tyre e shtrine edhe te
sunduesit, pastaj neper shkolla. (A. Gams, Biblija i
drustvo Novi Sad, 1979, fq. 349; Zef Mirdita,
Krishtenizmi nder shqiptare, Zagreb, 1998, fq. 293.)
Ne pamundesi te zgjerohemi edhe me teper, do te
theksojme se rendi jezuit ka qene rend me sjellje
dhe aktivitete mjaft brutale e drastike, duke
perdore metoda te renda ndaj jobashkemendimatareve.
Kjo ne vitin 1773 papa Klementi IV, me kerkese te
shume sunduesve evropiane, e çregjistroi rendin
jezuit per shkak te pakenaqesise se madhe qe kishte
shkaktuar ky rend edhe ne vendet katolike, e lere ne
vendet tjera. Por, punen e ketij rendi e riperteriu
papa Pio VII ne vitin 1801. (Andrija Gams, fq. 350).
M. Vujaklija pohon se Pio VII-te e rikonfirmoi
rendin jezusit edhe ne vitin 1814. (M. Vujaklija,
Leksikon …, Beograd, 1980, fq. 373.). Sipas te
dhenave historike, jezuitet perbejne rendin me te
madh religjioz ne Kishen romako-katolike. (Enciklopedija
zivih religija, Beograd, 1990, fq. 337.).
Ky rend kishtar katolik gjate historise ishte aktiv
edhe ne tokat shqiptare, e sidomos nga mesi i
shekullit XIX dhe ne perfundim te sundimit te
halifatit osman. Ne shikim te pare dhe nga vete
shkencetaret katolike, veprimtaria e tyre eshte
vleresuar si produktive, arsimdashese, kulturore e
atdhetare, edhe pse nga disa studiues dhe
bashkekohes te tyre veprimtaria e disa veprimtareve
jezuite, kryesisht italiane dhe perendimore eshte
karakterizuar si antiatdhetare dhe sllavofile. (Zef
Mirdita, op. cit., fq. 67, 202-203, 243, 295 dhe
306-314).
Me sllavofiline e ketij rendi korrespondon edhe
fjala e shefit te zyres gjermane me rastin e hapjes
se gjimnazit: “…duajeni njeri-tjetrin, behuni
solidare dhe mos e kujtoni te kaluaren, por
orientohuni nga ardhmeria e Kosoves”, duke aluduar
qe te harrojme gjenocidin serbo-sllave, dhunimet e
tyre, prishjen e 218 xhamive ne Kosove, e te
perqafojme mesimet antikombetare te Ignacie Lojoles
dhe jezuizmit.
Shkojme me tej:
Jezuitet jane aktiv ne Shqiperi vazhdimisht, por
edhe pas permbysjes se komunizmit ne vitet e
nentedhjeta, per te vazhduar deri ne ditet e sotme.
Jezuitet jane te pranishem edhe ne Kosove, e sidomos
pas luftes shqiptaro-serbe me 1999 e pas.
Veprimtarine e vet e zhvillojne ne kuader te
institucioneve ekzistuese katolike, te kamufluar
neper shoqata humanitare, arsimore, por edhe
nepermjet organeve dhe institucioneve shteterore per
arsim dhe kulture te Kosoves dhe nepermjet bartesve
dhe praktikuesve te ketyre institucioneve. Deshmi e
fundit eshte ndodhia ne Prizren, ku me 12 shator
2005, Rendi jezuit, Kisha Katolike dhe veglat e
tyre, pushtetmbajtesit e Kosoves dhe te Prizrenit,
hapen te a.q. Gjimnazin Loyola, respektivisht shteti
I Kosoves nuk e ruajti parimin e laicizmit te
mosperzierjes se shtetit ne punet fetare, duke hapur
shkolle fetare katolike per femijet shqiptare
muslimane te Kosoves.
Sot, rendi jezuit ne bote ka 55 institucione per
edukim te larte (28 ne SHBA dhe 27 ne vendet tjera),
pa llogaritur kete ne Prizren dhe te tjere te hapur
koheve te fundit.. (Sipas: http://www.loyola.edu/about/
Per ta pare fytyren e vertete te jezuizmit do ta
theksojme edhe nje prove tjeter: Ky rend kishtar
katolik, eshte nje lloj vazhdimesie e françeskaneve
dhe dominikaneve, me synime te qarta edhe ne
rrafshin fetar por edhe nacional e tradicional. Kete
e argumenton edhe nese i bejme nje lexim Betimit te
jezuiteve:
“Ne emer te te kryqezuarit ne kryq, Krishtit, une
betohem se do t’i nderpres te gjitha lidhjet qe me
lidhin me baben, nenen, vellezerit, motrat,
farefisin, shoket, me mbretin, gjykatesit dhe me çdo
pushtet tjeter te cilit i kam sherbyer ose qe jam
betuar se do t’i nenshtrohem ose sherbej. I nderpres
marredheniet me vendlindjen time, prej tash e tutje
ekzistenca ime eshte ne sfere tjeter. Betohem se do
t’ia shpaloje kryeshefit tim te gjithe ate qe bej,
mendoj, lexoj, mesoj dhe shikoj rreth vetes.” (N. M.
Nikollov, Komploti boteror, Tetove, 2003, fq. 47).
Lexojeni edhe njehere betimin dhe vleresoni ku
qendron interesi kombetar i shqiptareve ne kete
shkolle, ne kete sekt katolik kristian dhe ne
angazhimin me mish e shpirt te pushtetareve tane qe
me shume u ngjajne roleve nga filmi “Planeti i
majmuneve” se sa nga jeta reale, duke u paraqitur
“me katolik se papa”.
Ju perkujtoj se anetare e devotshme dhe nje prej
personaliteteve kryesore te ketij rendi gjate pjeses
se dyte te shekullit XX ka qene edhe e a.q. Nene
Tereza, tash e Lumja Tereza, e pas disa kohesh e
Shenjta Tereza. Lexojeni kete betim dhe imagjinojeni
dashurine kombetare te saj.
Çfare gjimnazi eshte ky?
Nese e hapim internetin do te gjejme formulimin
vijues per nje shkolle te ngjashme te rendit jezuit
ne SHBA te themeluar nga jezuitet:
“Loyola College in Meriland is a Jesuit Catholik
university committed to the educational and
spiritual tradicions of the Society of Jesus and …”.
(http://www.loyola.edu/about/), pra, se “…Kolegji
Loyola eshte Universitet Jezuit Katolik …”.
Nese kemi pare ambientin e hapjes se kesaj shkolle
ne TV-te lokale dhe ne ato kombetare apo neper
gazeta dhe nese kemi pare strukturen e pjesemarresve
me rastin e hapjes se kesaj shkolle, serish s’do ta
kemi te veshtire ta kuptojme çfare gjimnazi eshte ky
me emrin “Loyola”. Prifterinje nga bota,
kryeipeshkvi i Kosoves Mark Sopi me suiten e tij
prej sklleverve dhe shume servile, laramane e
injorante ne shpirt, kurse deri sot muslimane ne
petk, nga Kosova dhe Prizreni.
Nese kemi degjuar se gjuha latine eshte lenda
kryesore ne gjimnaz, sepse 25% e gjuhes shqipe qenka
nga brumi latin, nese kemi degjuar se per mesues te
gjuhes latine jane angazhuar motrat e nderit, sepse
edhe eshte shkolle e tyre, nese kemi degjuar se kjo
shkolle edhe nuk eshte e lire ne para per t’u
regjistruar, perkundrazi, eshte shume e shtrenjte
per ata qe deshirojne te mesojne aty, etj. etj., e
kemi te qarte se qellimi nuk eshte t’i ndihmohet
Kosoves dhe shqiptareve, por katolicizmit dhe
vetevetes.
Roli i Kuvendit Komunal te Prizrenit
Roli i Kuvendit Komunal te prizrenit dhe i
Presidentit e Qeverise se Kosoves ne kete ndermarrje
dhe kete organizim eshte shume, shume i madh. Kete e
ilustrojne edhe prania dhe fjala e zv.ministrit te
Arsimit Fevzi Berisha e zv.ministrit Kadri Kryeziu,
kryetarit te asociacioneve te komunave te Kosoves
Ismet Beqiri, kryeshefit te ekzekutivit te Prizrenit
Ragib Gajraku, perfaqesues te SHPK-se, perfaqesues
te TMK-se, te KFOR-it, te UNMIK-ut, disa shefa te
zyrave te vendeve evropiane ne Kosove etj.
Kete rol na ilustron edhe leximi i fjaleve te
kryeshefit te ekzekutivit te Komunes se Prizrenit,
te shprehura me rastin e hapjes se ketij gjimnazi:
“Vete fakti se vendimi per ndertimin e ketij
gjimnazi eshte i vetmi vendim qe KK-ja e ka miratuar
pa asnje vote te keshilltareve kunder flete me se
miri per qasjen positive te qytetareve per ndertimin
e kesaj shkolle.” (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq.
12). Deshmitaret okular pohojne se zv.kryeshefat e
KK Prizren, qe ishin te pranishem me ate rast,
boterisht reaguan duke thene se ky pohim s’eshte i
vertete.
Roli i KK Prizren eshte i madh edhe per arsyen sepse
ne zonen me perspektive te qytetit kesaj shkolle
katolike i jane falur hiç me pak se 3.78 hektare
toke. (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Mendojeni,
falet toka qe me heret eshte nacionalizuar nga
pronaret muslimane dhe i jepet falas nje shkolle
fetare te fese tjeter. Solidaritet se jo mahi!
Me kete rast do ta bej edhe nje digresion: Me vite
te tera Bashkesia Islame e Prizrenit i kerkon KK
Prizren 3-4 ari parcele per ndertim te xhamise ne
lagjen Ortakoll, dhe ATe ME KOMPENZIM nga ana e
Bashkesise Islame, dhe pergjigjet jane: JO.
Qytetaret muslimane edhe pse paguajne tatim, edhe
pse i ruajne si “pellumba keta pushtetare”, nuk kane
ku t’i kryejne sherbimet e varrimit e te faljes.
Keshtu, ne mungese te kushteve brenda banesave te
banimit, xhenazet e me te dashurve te tyre i
pastrojne neper bodrume, neper garazha veturash apo
ne ambiente te hapura, neper trotuare te rrugeve etj..
Ky eshte kujdesi i pushtetareve tane ndaj
bashkeqytetareve te tyre. ….
Roli i qytetareve
Ne biseda rasti me disa qytetare te Prizrenit se si
e shohin kete gjimnaz, i cili eshte kryekeput
katolik, kristian, me qellime obskurantiste dhe
perfide, perfituese nga fatkeqesia e luftes se
Kosoves, per te rritur numrin e tyre ne renie edhe
ne vete Itali e Rome, ferkojne duart dhe pohojne se
“s’eshte problem, degjova se si kundershperblim ata
do ta asfaltojne rrugen Bazhdarhane – Petrove. Kjo
eshte me rendesi.
Te mjeret ne! Çfare brezi pa kurriz! E shet
identitetin e tij, e shet dinjitetin e tij, e shet
burrerine e tij, i ike pergjegjesise se tij
historike per te dhene kontributin e tij material
dhe shpirteror per kohen e tij, per nje rruge te
asfaltuar qe premtohet si kompenzim!
Kjo nuk ka ndodhe me heret, qe per “nje kulaç” te
shitet nderi!
Thjeshte: kjo gjendje quhet “prostitucion
kolektiv”!
Kjo gjendje ma kujton vitin 1991, nje nga shume
takime me Alija Izetbegoviqin dhe per here te pare
me Omer Behmenin (i gjykuar me 35 vjet burgim nga
jugosllavet) ne kuloar te Fakultetit te Shkencave
Islame ne Sarajeve. Pas njoftimit te ndersjelle ai
me tha: “Gjate vuajtjes se burgut me 1946, kam
perfunduar: “Islamin dhe traditen muslimane por edhe
shqiptare ne Ballkan do ta ruajne shqiptaret e
Kosoves. Edhe pse u shkonte koka per refuzim te
mishit te derrit, ata nuk leshonin pe. Por tash,
gjate vuajtjes se burgut me 1983, kam perfunduar:
“Ku u treten ata burra te vitit 1946, s’kishte
mbetur burreri te shqiptaret. Versuleshin pas mishit
te derrit me shume se serbet e Shumadise. Te tere
ishin bere marksiste e enveriste. Kjo nuk eshte
gjenerate e shendoshe...”.
Te dashur qytetare dhe besimtare muslimane!
Nuk me pengon gjimnazi katolik, nuk me pengon kisha
katolike, nuk me pengon kisha ortodokse, nuk me
pengon gjuha joshqipe, nuk me pengon njeriu
joshqiptar dhe jomusliman. Me pengojne ata qe
manipulojne me ndjenjen e fatkeqesise se popullit.
Muslimanet i gezohen faktit kur nje jomusliman
pranon Islamin. Prandaj, muslimanet duhet te jene te
gatshem ta pranojme faktin se edhe ndonje musliman (nga
tradita) mund ta pranoje fene joislame. Me pengojne
manipulatoret dhe sharlatanet qe ne emer te popullit
dhe te atdhetarise mashtrojne popullin ne menyrat me
te pista.
Te pakte jane ata qe ne ndonje menyre i rezistojne
kesaj menyre te mashtrimit, ndaj edhe nuk i zura ne
goje.
Kjo eshte nje pjese e te vertetes rreth Gjimnazit
Loyola ne Prizren dhe gjendjes aktuale ne Kosove.
Prizren
14. 09. 2005 |