|
Nevoja e njeriut per Krijuesin ne
boten fenomenale (alem’ush-shehadeh), eshte sikurse
nevoja e foshnjes per nenen. Nevoja e njeriut per
Krijuesin eshte edhe falenderim per tere ate qe Ai e
ka krijuar. Nevoja e njeriut per Krijuesin eshte
edhe shenje mirenjohjeje per veteekzistencen dhe
ekzistencen perreth tij. Njeriu gjithnje ka ndjere
nevoje qe Allahut absolut t’i drejtohet per ndihme
dhe mbrojtje, ne ballafaqim me fenomenet qe e
rrethojne, ka ndjere nevojen per kurajo, per
perkrahje, guxim, ngushellim dhe karakteristika te
tjera, tipike per njeriun. Kete nevoje te tij, sipas
udhezimeve hyjnore, njeriu e ka manifestuar ne forma
dhe menyra te ndryshme.[1] Nder keto forma dhe nder
keto menyra te komunikimit ndermjet Krijuesit dhe
krijeses eshte edhe flijimi, sakrifica, ne gjuhen
fetare islame nder ne e njohur si kurbani.
Te dhenat historike dhe hulumtimet shkencore nga
rrafshi i feve komparative tregojne se edhe kulturat
dhe qyteterimet e vjetra, si adhuruesit e Diellit,
Henes, te yjeve dhe objekteve e fenomeneve te
ngjashme e njohin institucionin e flijimit, te
kurbanit. Ata jane perpjekur qe nepermjet sakrifimit
te vetvetes apo te formave te ndryshme ta fitojne
simpatine e Krijuesit dhe t’i meritojne dhantite e
Tij.[2] Keto te dhena nga e kaluara tregojne se
flijimi eshte tradite e rrenjosur thelle edhe tek
popujt e vjeter si asirianet, persianet, fenikasit,
egjiptianet, greket, arabet parakur’anor,
iliro-shqiptaret, sllavet, popujt e ndryshem ne
kontinentet tjera etj.[3]
Meqenese qellimi yne ne kete shkrim nuk eshte
perkufizimi i institucionit te flijimit dhe
percjellja e tij ne faza te ndryshme historike, ne
do te kenaqemi te permendim nje perkufizim paksa te
vrazhde shekullarist ne te cilin pohohet se “flijimi
eshte pjese perberese e ritualit me qellim qe
vullneti i zotave dhe qenieve (forcave) mbinatyrore
t’u dale ne ndihme deshirave dhe nevojave te
njerezve. eshte shprehje tipike e besetytnise qe ka
pasur dhe ka forma te tmerrshme johumane: flijimi i
njerezve ne religjionet e vjetra dhe primitive.”[4]
Kete forme te flijimit, sakrifices latinet e vjeter
e kane shprehur me thenien e njohur “do ut des” qe
dmth. “jap qe te me jep mua”.[5] Keto raporte “jap
qe te me jep mua” jane te panjohura per mesimin
islam, sepse raportet Krijues-krijese do te
vendoseshin te vije komerciale, korruptive, interesi
etj.
Duke e pasur parasysh qenien jo te perkryer te
njeriut, Allahu i madheruar gjate historise ka
derguar pejgambere - te zgjedhur te Tij, qe t’i
ndihmojne njeriut ne çdo menyre, pra edhe ne
pikepamje te flijimit, duke e humanizuar sakrificen,
duke e fisnikeruar dhe lartesuar ate nga motivet
primitive, supersticioze, egosite, ekskluzive e
idhujtare ne motivet fetare, altruiste, humane e
sociale.[6]
Dimensionet e kurbanit
Institucioni i kurbanit ka nje rendesi te
shumefishte ne mesimin islam. Per kete arsye, kerkon
dhe meriton trajtim shumepikepamjesh. Nese kurbanin
e redukojme ne aspektin juridik dhe te teknikes se
premjes se kurbanit, ne me kete veprim e kemi
varferuar kete institucion dhe u japim te drejte
atyre qe kurbanin e trajtojne njeanshem.
A. Dimensioni religjioz i kurbanit
Kurbani si komponent qenesor i mesimit islam eshte
ne funksion te tewhidit – konfirmimit te Nje, te
Vetmit Allah: La ilahe il-lall-llah, Muhammedun
resulull-llah. Kontakti qe vendoset me Allahun e
madherishem eshte i drejtperdrejte dhe pa kurrfare
elementesh politeizmi, idhujtarie (shirku). Ketu
edhe eshte dallimi themelor dhe esencial ndermjet
flijimit islam dhe flijimit ne besimet tjera. Deri
sa ne besimet e tjera flijimi eshte akt per te
fituar simpatine dhe ndihmen e Hyjit dhe permbajtjen
e Hyjit nga zemerimi dhe denimi ndaj individit dhe
popujve, ne islam flijimi eshte akt i gatishmerise
sone, nje akt i sinqeritetit tone per te flijuar
gjene me te shtrenjte, me te dashur qe posedojme ne
emer te Krijuesit madheshtor por jo per t’i bere
qejf krijuesit, jo per t’iu serviluar Atij, por per
sendertimin e porosive nga fjalet e Krijuesit ne
jete per vete mireqenien tone individuale dhe
shoqerore. Allahu eshte i mevetshem, i
plotemjaftueshem, jashteekzistencial, jashtekohor,
jashtehapesinor dhe nuk eshte i ndikuar nga ligjet
dhe skemat e botes ekzistenciale:
“…. Allahu vertet nuk ka nevoje per aske ne tere
boten.” El-Ankebut, 6).
Thelbin, esencen e qellimit te kurbanit e shpjegon
vete Allahu i lartesuar ne ajetin vijues:
“Tek Allahu nuk arrin as mishi (i kurbanit) as gjaku
i tyre, por tek Ai arrin takvalleku juaj.” El-Haxhxh,
37.
Kjo do te thote se kafsha e flijuar eshte vetem
nderrim simbolik me ate qe njeriu duhet flijuar.[7]
Ilustrim konkret per kete eshte shembulli i
Ibrahimit a.s., i cili si baba flijon te birin
Islamilin dhe shembulli i Ismailit i cili pranon te
flijoje gjene me te shtrenjte –vetveten.[8]
Rasti i Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. eshte i
paperseritshem ne historine njerezore dhe si i
ketille duhet te ndikoje inspirativisht te ne
besimtaret ne kete shekull kundertheniesh dhe
antagonizmash, humbje vlerash dhe egoizmi, ne kohen
kur njeriu po humb çdo gje qe e bene ate njeri.
B. Dimensioni moral i kurbanit
Kur’ani permban mbi 200 ajete te karakterit juridik
qe drejtperdrejt trajtojne aspekte te ndryshme
juridike. Ky fakt flete qarte se pjesa tjeter me mbi
6000 ajete, kryesisht jane te karakterit moralo-etik.
Synimi paresor i tyre eshte formimi i njeriut dhe i
vetedijes dhe karakterit te tij. Institucioni i
kurbanit, pa dyshim, eshte shembulli me tipik i
formimit te njeriut: vete akti i kurbanit tregon
gatishmerine kulmore te besimtarit per dashuri ndaj
Allahut dhe per zbatimin praktik te urdhrave te Tij.
Akti i premjes se kurbanit, ne shikim te pare i
vrazhde, primitiv e mizor, zhvillon te besimtari
vetedije por edhe kritere, ne baze te te cilave ai
do t’i valorizoje kategorite etike dhe do t’i
afirmoje vlerat pozitive:
Jeta ↔ Shkaterimi i jetes
Amshueshmeria ↔ Gjerat kaluese
Uniteti ↔ Jouniteti
Fuqia ↔ Pafuqia apo dobesia
E verteta apo urtesia ↔ Genjeshtra apo jourtesia
Dashuria ↔ Urrejtja
Miresia ↔ Çoroditja, perdhosja etj.[9]
Uniteti, solidariteti, altruizmi dhe vetedija se
flijimi i nje pjese te njerezise ne dobi te pjeses
tjeter eshte çelesi i shpetimit te nje bashkesie nga
shkaterrimi i saj[10] dhe shkalla me e larte qe
synon Kur’ani.
C. Dimensioni social i kurbanit
Gjithe ç’ka ne qiej dhe ne toke i perket Allahut te
lartesuar. Njeriu eshte shfrytezues i tyre. Qe te
behet nje ndarje sa me e drejte e te mirave ndermjet
njerezve dhe botave tjera, Allahu vendosi rregulla.
Aplikimi i ketyre rregullave eshte ne funksion te
çrrenjosjes se varferise, te vigjilimit te klases
eksploatuese dhe te eksploatuar etj. Nje nga ato
rregulla ne aspektin social eshte edhe kurbani,
qellimi paresor i te cilit eshte barazia sociale
ndermjet njerezise. Gezimi qe perjeton i pasuri
duhet t’i buzeqesh edhe te varferit, por edhe
kategorise qe per shkak te dinjitetit, modestise apo
ngurrimit nuk e shprehin dhe nuk e deshmojne
varferine e tyre.[11]
Perveç aspekteve te theksuara, funksioni social i
kurbanit ne kohet e kaluara me teper kurse ne kohet
aktuale diç me pak, fiton ne rendesi edhe per arsye
se akti i kurbanit kryhet pas namazit te bajramit,
prej nga rrjedh ideja per unitet. Per ta kryer aktin
e premjes se kurbanit ne menyre te organizuar duhet
te bashkohemi. Ne kete menyre, te varferve do t’u
ndihmohej jo vetem diten e pare, por gjate disa
diteve te bajramit me ushqim te fresket.[12]
Mirepo, ne kohet aktuale, me ndryshimet globale, per
shkak te levizjeve te medha dhe dinamike te
njerezise, per shkak se menyrat e deritanishme te
shperndarjes se kurbanit nuk po gjejne manifestim te
plote, kurbani po fiton nje dimension te ri:
grumbullimi dhe prerja e organizuar te kurbanit nen
ambrellen e Bashkesise Islame, konzervimi afatgjate
afatgjate i mishit dhe shperndarja e ketij mishi te
konservuar ne destinacione te ndryshme dhe te
kontrolluar, edhe jashta nevojave te institucioneve
arsimore te Bashkesise Islame, institucioni i
kurbanit po gjen shprehjen me te mire dhe shume me
te drejte ne aspekt te sheriatit. Qytetaret mund te
ndihmohen jo vetem gjate 3-4 diteve te bajramit, por
gjate tere vitit dhe jo vetem pse dikush eshte
komshi, por atyre shtresave qe vertet kane nevoje.
Po ashtu, mund te ndihmohet edhe ne raste emergjente,
sikurse jane periudhat e pastermeteve, pasvershimeve,
paslufterave dhe kriza te tjera.
Praktika per grumbullim dhe prerje kurbani tashme ne
zbatim e siper ne Bashkesine Islame te Kosoves eshte
ne rruge te mire te depertoje ne te gjitha shtresat
e besimtareve, ne fshat dhe qytet. Mirepo, Bashkesia
Islame ne anen tjeter duhet ta çoje organizimin ne
kete aspekt edhe me perpara, duke iu shmangur
metodave individuale me parregullesi fetare dhe duke
i afirmuar metodat organizative institucionale nen
mbikqyrje te imameve dhe veterinareve.[13]
Perfundim
Kurbani eshte akt, veprim qe besimtari e ben ne emer
te Krijuesit, ndersa per te shprehur gatishmerine e
tij per realizmin e parimeve hyjnore. Historia e
njeh kurbanin nga fillimet e para (Ademi a.s. me
bijte e tij) e deri ne ditet tona.
Perkunder faktit se kurbani gjate historise ka
pesuar ndryshime ne aspektin formal dhe te teknikes,
esenca eshte e njejte: ai paraqet rast unikal
simbolik dhe praktik te demonstrimit te besimit te
tyre dhe ka ndihmuar qe besimtaret nepermjet
simbolit ta kuptojne fene e tyre me drejtperdrejt.
Simboli i kurbanit gjithashtu ka ndikuar qe te
unifikohet dimensioni shoqeror dhe religjioz, e te
gjitha keto ne frymen e maksimes se tewhidit: Nuk ka
hyjni tjeter perveç Allahut.
Literatura:
1. Branko Bosnjak, Grcka filozofija, Zagreb, 1982.
2. Dusan Pajin, Filozofija Upanisada, Beograd, 1980.
3. Emile Durkheim, Elementarni iblici religioznog
zivota, Beograd, 1982.
4. Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990.
5. Grup autoresh, Smisao i znacaj kurbana, Sarajeve,
1978.
6. Islamska Misao, nr. 55, Sarajeve, 1983.
7. Mala Enciklopedija Prosveta – Opsta Enciklopedija,
botimi IV, A-J, libri 1, Beograd, 1986.
8. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame – Ahlaku,
Shkup, 2005.
9. Preporod, e perdyjavshme ne gjuhen boshnjake, nr.
23/817/2005, Sarajeve.
10. Religije svijeta, Zagreb, 1987.
11. Religiozni obredi, obicaji i simboli (ed. Jusef
Keler), Beograd, 1980.
12. S. Kutub, Fi dhilalil-Kur’an, pjesa II dhe V,
botimi 8, Bejrut, 1979.
13. Vehbija Hodzic, Temelji islama, Sarajeve, 1971.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] “Lexoju atyre ngjarjen e vertete te dy djemve te
Ademit, kur te dy flijuan kurbane, nga te cilet
njerit iu pranua, ndersa tjetrit nuk iu pranua. …”.
El-Maidetu, 27; Es-Saffat, 101-111.
[2] “… Ne nuk i adhurojme ata per tjeter, vetem qe
te na afrojne sa me afer Allahut …”. Ez-Zumer , 3.
Ajeti pershkruan gjendjen e popujve idhujtare. Shih:
Muhammed Asad, Poruka Kur’ana, Sarajeve, 1425 h./
2004, fq. 703, fusnota 1.
[3] Religije svijeta, Zagreb, 1987, fq. 34 e tutje.
Shih edhe: S. Masovic, ne: Grup autoresh, Smisao i
znacaj kurbana, Sarajeve, 1978, fq. 39; Shih edhe:
Branko Bosnjak, Grcka filozofija, Zagreb, 1982, fq.
13; Emile Durkheim, Elementarni iblici religioznog
zivota, Beograd, 1982; Dusan Pajin, Filozofija
Upanisada, Beograd, 1980, fq. 57; Religiozni obredi,
obicaji i simboli (ed. Jusef Keler), Beograd, 1980.
Shih edhe suren El-En’am, 136. Shih: Muhammed Asad,
op. cit., fq. 187.
[4] Zeri enciklopedik “Zhrtva” ne: Mala
Enciklopedija Prosveta – Opsta Enciklopedija, botimi
IV, A-J, libri 1, Beograd, 1986, fq. 789.
[5] Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq.
820.
[6] Krhs. S. Masovic, op. cit., fq. 40.
[7] R. Bilalic, Istorijat kurbana, ne: Islamska
Misao, nr. 55, Sarajeve, 1983, fq. 15.
[8] S. Kutub, Fi dhilalil-Kur’an, pjesa II, botimi
8, Bejrut, 19079, fq. 874 e tutje dhe pjesa V, fq.
2994.
[9] Gjeresisht: N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame –
Ahlaku, Shkup, 2005.
[10] Vehbija Hodzic, Temelji islama, Sarajeve, 1971,
fq. 79.
[11] A. J. Halepota, Islamic Social Order, Minaret,
7-8/1977, Karachi, sipas: S. Masovic, Socijalni
znacaj kurbana, Islamska Misao, nr. 55. Sarajeve,
1883, fq. 19.
[12] N. Khan, The Relation between the Rich and the
Poor, Minaret, nr. 5-6, 1978, Karachi, sipas: S.
Masovic, Socijalni …, op. cit., fq.19.
[13] eshte per t’u pershendetur fetvaja e Keshillit
per fetva te Rijasetit te Bashkesise Islame te
Bosne-Hercegovines, i cili vendosi si vijon:
1. Flijimi i kurbanit eshte, para se gjithash,
ritual fetar me te cilin konfirmohet perkushtimi
ndaj Krijuesit te lartesuar dhe perkatesia
bashkesise se muslimaneve. Duke konfirmuar rendesine
e dimensionit social dhe humanitar te kurbanit,
konsdiderojme se dimensioni i tij i ibadetit
megjithate eshte paresor;
2. Qysh nga koha e Pejgamberit a.s. rituali i
flijimit eshte praktike qe te kryhet ne ambient
familjar, me çka arrihet efekti fetar dhe edukativ
te te gjithe anetaret e familjes, duke inkuadruar
edhe fqinjet, dhe per kete anetaret e Keshillit e
theksojne rendesine e kryerjes se ketij ibadeti ne
ambientin familjar;
3. Ne mjediset urbane ne te cilat nuk ekzistojne
kushtet adekuate per kryerjen individuale te ketij
ibadeti eshte e arsyeshnme, dhe e pelqyeshme, qe
organizimi i prerjes se kurbanit ne suaza te
Bashkesise Islame. Sikur edhe ne çeshtjet tjera te
ibadetit dhe interesat e xhematit, muslimanet edhe
ne kete çeshtje duhet te veprojne sipas udhezimeve
te muftiut suprem, i cili fetvane e tij e sjelle pas
hulumtimeve, diskutimeve dhe mendimeve te
hollesishme te Keshillit per fetva; …
4. (Me tej Keshilli per fetva konsideron se prerja e
kurbanit nga disa shoqata humanitare tek ata, e
raste te tilla kemi edhe ne Kosove dhe ne tokat
shqiptare, eshte josheriatike dhe se duhet ndaluar,
sepse dimensioni fetar bjen nen hijen e dimensinit
social dhe humanitar. Ver. NI).
Keshilli per fetva i therret te gjithe te obliguarit
qe kete detyre ta kryejne individualisht ose
institucionalisht ne suaza te Bashkesise Islame. …”.
Preporod, nr. 23/817/2005, Sarajeve, fq. 6.
|