Faqja e Pare

Nexhat Ibrahim
Njoftim
AlbaNur eshte i hapur per te gjithe ata intelektuale shqiptare qe kane deshire te jene ne sherbim te ceshtjes shqiptare per edukimin e brezave te rinje duke shfrytezuar teknologjine e internetit. Ne mirepresim shkrimet qe jane ne favor te integrimit brendashqiptar per te miren e te gjitheve....
 

Shkarkone Librin e Nexhat Ibrahimit:

Ishte ky Dimer i Madh

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Disa tema aktuale te derguara ne Albanur nga Nexhat Ibrahimi

 

Titull Nexhat Ibrahimi

Ndryshimet e medha ne rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe ne fushat tjera ne fillim te shekullit XV hixhrij apo ne kapercell te shekullit XX-XXI gregorian jane çast i pershtatshem per nje veteshqyrtim, veteanalize karshi historise se kultures dhe te qyteterimit islam por edhe karshi tere historise boterore. Ky veteshqyrtim eshte per arsye se paraqitja e Islamit ne skenen boterore ne shekullin VII-te beri qe historia te mos kthehet kurre me ne pozicionet e kaluara, e te cilen periudhe, domethene paraqitjen e Islamit kundrejt kohes se kaluar, filozofi i shekullit XX, M. Ikballi e quan epoke te hyrjes ne moshen e pjekurise te gjinise njerezore. Nese Islami ne shekullin e VII ishte ne gjendje te beje ndryshime pozitive dhe cilesore ne jeten e asaj kohe, duhet te shohim a e ka Islami edhe tash ate force, ate cilesi, ate shkop magjik per ndryshime rrenjesore ne rrafshin politik, ekonomik e kulturor?


Pikerisht kjo arsye, keto probleme, ky degradim aktual i jetes moderne na imponon qe, se paku here pas here, t’ia hedhim nje veshtrim shekujve te kaluar, te analizohet e kaluara, trashegimia shume e pasur dhe e llojllojshme, dhe te analizohet qendrimi i muslimaneve te sotshem ndaj te kaluares, qe shpesh di te jete pasiv, indiferent dhe i shtremberuar. Pasoje te kesaj kemi indiferenditetin ndaj Islamit dhe trashegimise islame, largimin nga islami dhe nga trashegimia e tij apo edhe abuzimin me Islamin dhe trashegimine e tij nga ana e vete muslimaneve.


Perkunder ca sukseseve ne shikim te pare ne fusha te ndryshme te muslimaneve ne fillim te shekullit XX e pas, si ne rrafshin e brendshem ashtu edhe ne te jashtem, eshte bindje dhe konstatim se qendrimi i muslimaneve nuk eshte ne nivel te kohes dhe detyrimeve te kohes qe kerkon Islami per hixhretin. Disi, hixhreti rregullisht manifestohet ne institucionet muslimane, neper familjet muslimane, por keto manifestime, ne njefare menyre, jane teper te zbehta, inerte, ne shenje te ndonje embelsire, ne shenje te ndonje lutjeje, ndonje leximi solemn te ndonje fragmenti te Kur’anit. Hixhreti ne keto ceremoni e solemnitete me teper paraqet barre se sa çlirim, me teper çast drejt te kaluares dhe te kaluarave se sa drejt te ardhmes, drejt studimit, persiatjes dhe sendertimit te porosive qe rrjedhin nga hixhreti.


Degjuesi, lexuesi, bashkebiseduesi muslimane jo forte i informuar, apo jomuslimani, me te drejte do te shtrojne pyetjen: ç‘eshte hixhreti, ç’kuptim ka hixhreti, çfare historie ka hixhreti, ç’kuptim ka per neve sot hixhreti e shume pyetje te tjera? Pergjigjja ne keto pyetje kerkon edhe hapesire edhe kohe me te madhe se sa qe eshte pretendimi i ketij shkrimi. Megjithate, do t’i cekim disa nga kuptimet e mundshme:


- Hixhreti eshte ngjarje qe e nderroi rrjedhen e historise njerezore, jo vetem muslimane. Historia njerezore nga paganizmi dhe nga nje monoteizem i degraduar dhe i bastarduar judaisto-kristian kaloi ne nje monoteizem te kristalte e te paster pa kurrfare perzierjesh e premisash politeizmi qe bastardojne besimin e mirefillte ne Nje dhe te Vetmin Allah;


- Hixhreti eshte kthese vendimtare ne zhvillimin e njerezise me vullnetin e Allahut. Kjo date eshte unikale per tere historine. Nuk lidhet per personalitete, qofte ajo edhe e njeriut me te madh - Muhammedit a.s.. Nuk lidhet as me ngjarje familjare, te qytetit apo te vendit, por me nje dukuri qe ndane dhe dallon te verteten nga e erreta dhe qe i perket tere botes;


- Hixhreti eshte zbulim i mjedisit me frytdhenes per zhvillimin e Fjales se Allahut te madherueshem dhe nuk eshte ikje prej veshtiresive e problemeve. Shume interpretime te hixhretit jane te llojit se hixhreti eshte ikje nga jeta e veshtire dhe e paperballueshme ne Meke. Perkundrazi, hixhreti nuk eshte ikje, por ‘shkeputje’ e lidhjeve, marredhenieve te te deriatehershme te demshme per Islamin, braktisje e lidhjeve me fisin qe demtojne Islamin, shperngulje nga nje vend ne tjetrin per krijim te kushteve dhe favoreve me te pershtatshme per perhapjen e Fjales se Allahut. Shume familjare u ndane mes veti per shkak te Fjales se Zotit dhe Pejgamberit te Tij;


- Hixhreti eshte braktisje e asaj qe Allahu urdheron dhe njekohesisht perpjekja drejt asaj me çka Ai kenaqet. Islami eshte ndarje perfundimtare nga e kaluara ne besim por edhe ne jeten e perditshme. Hazreti Omeri r.a. nga armiku i perbetuar u shnderrua ne luftetarin me te madh. Islami i dha fund pijeve dehese dhe ofroi platformen per permbylljen e roberise, hakmarrjes dhe shume veprimeve te shemtuara e te demshme per nje pikepamje qe pretendon te jetoje gjate historise. Hixhreti eshte fillimi i ndertimit te nje drejtesie sociale. I pasuri nepermjet ‘sadakave’ te detyrueshme dhe vullnetare duhet ta pastroje veten nga gabimet dhe defektet shpirterore dhe materiale. Mirepo, koha aktuale deshmon te kunderten. Valle, nuk vlen porosia e hixhretit edhe per pasaniket dhe dijetaret e vendeve te pasura arabe per pjesen tjeter te botes muslimane?;


- Hixhreti eshte sakrifica kulminante te cilen njeriu mund ta barte dhe ta ofroje per idealin e tij. Ai per hir te besimit te tij Islam shkeputi lidhjet me me te afermit, braktisi jeten e deriatehershme, afarizmin e deriatehershem. Muslimani braktisi besimin ne zotat lokale, ne zanat e shtrigat, ne djajte e demonet ne favor te Zotit Nje dhe te Vetem, pa kurrfare kompromisi. Por, a po e bejne kete aktualisht prijesat fetare e politike ne vendet dhe bashkesite muslimane? Valle, mos kemi krijuar hyjni individual, lokal qe do t’i identifikonim me eliten politike boterore dhe kapitalin dhe harrojme hixhretin? eshte me se e qarte se per shkak te aleancave politike dhe ekonomike te gabueshme sot per arabin eshte me i demshem persiani se sa amerikani apo per persianin arabi e te ngjashme;


- Hixhreti eshte frymezim i pashterrshem, motiv i fuqishem dhe fuqi motorrike per besimtaret e sinqerte. Ka zera te cilet pohojne se nuk ka hixhret pas hixhretit, duke i konceptuar shume ngurte porosite e hixhretit. Vertete, gjeografikisht dhe fizikisht nuk ka hixhret pas hixhreti, por perkundrazi, hixhreti jeton vazhdimisht te muslimani i mirefillte, ai eshte elif-baja e besimtarit dhe sa here zbehet ne persiatjet dhe aksionet e tij, besimtari duhet t’i kthehet hixhretit per frymezim te ri. Hixhreti duhet te jete meditim, mesim dhe veprim e levizje e jo gjum, pertaci dhe nenshtrim e roberim sistemeve e ideologjive shekullariste me primesa pagane-judaiste-kristiane. Hedhni nje veshtrim elektoratit zgjedhor ne boten muslimane apo ne tokat shqiptare dhe do te shihni nje gjendje per vajtim. Besimtari musliman me voten e tij dhene armikut te tij i ben dhune vetes dhe madje krenohet me veprimin e tij. Keshtu e kemi ne Kosove, keshtu e kemi ne Shqiperi, keshtu e kemi ne vendet muslimane;


- Hixhreti me vete barte idene e aksionit, ndryshimit dhe rimekembjes, idene e sendertimit te porosive te Kur’anit dhe Sunnetit ne çdo çast historik. Hixhreti edhe pse ka ndodhe ne shekullin VII, ai nuk i takon vetem shekullit te VII-te. Ai eshte i yni po aq sa edhe i atij brezi. Ngushtimi i kuptimit te tij vetem ne shekullin e VII-te dhe vetem brenda shketetires se Arabise do te thote varferim dhe cungim i vlerave shumepermasash te hixhretit. Ngushtimi i porosive te hixhretit vetem ne ngjarje historike ka sjelle qe pikerisht ne trollin ku fizikisht ndodhi hixhreti, ai te degradohet ne menyrat me te renda e me zhgenjyese. Si te kuptohet ndryshe fakti se Beteja e Bedrit ishte me teper shkolle se sa lufte, me teper ndertim i njeriut se sa mbytje e njeriut karshi gjendjes aktuale ne boten arabe ku perqindja e analfabetizmit kalon mbi 50% te popullsise;


- Hixhreti eshte ‘revolucion’ i madh shpirteror e material, intelektual e edukativ, social dhe ekonomik. Edhe me drejt, hixhreti eshte ‘islamizim’ permanent interior dhe eksterior i muslimanit, pa marre parasysh vendin dhe kohen kur jeton e vepron. Nese pervjetori i hixhretit nuk e ngacmon shpirtin tone, ndergjegjen tone, vetedijen tone, atehere muslimani duhet ndalur dhe pyetur veten: ç’po ndodh me mua, eshte faji te hixhreti apo tek une, pse nuk ndikon hixhreti ne shpirtin tim, ne jeten time, te afarizmi im, te mesimi im? Ai duhet te na ushqeje shpirterisht dhe te jete kriter per afarizem te mirefillte. Hixhreti duhet te na detyroje ne pune me te madhe intlektuale e edukative. Hixhreti eshte çast per drejtesi me te madhe sociale dhe ekonomike. Nese te muslimani vazhdon gjendja me te vjetren duhet hulumtuar shkakun e kesaj venitjeje kurse ky shkak eshte brenda nesh dhe ne ne;


- Hixhreti eshte mesim nga e kaluara, meditim dhe veprim ne te tanishmen dhe shikim e planifikim drejt se ardhmes. eshte bere tradite e ngulitur se hixhret eshte vetem e kaluara. eshte ngulitur ne kokat e muslimaneve se e vlefshme eshte vetem e kaluara. eshte shenjteruar çdo gje e kaluar, duke e harruar apo neglizhuar te tanishmen. Vazhdimisht lavderohemi me Omerin r.a., Omer Ibn Abdulazizin, Ebu Hanifen, Tarik ibn Zijadin, Salahuddin Ejjubin, Mehmedin e II Fatihun e shume shume te tjere, duke harruar se çdo kohe duhet t’i kete Omerat dhe Salahudinat e vet, duke harruar se rolin dhe detyrimet tona qe duhet t’i kemi ne skenen dhe kohen tone historike. Sado e vlefshme e kaluara, ajo nuk mund t’i perballoje kerkesave te medha te seciles kohe. Edhe me keq, duke e kuptuar gabimisht dhe ne menyrte te atrofizuar çeshtjen e determinizmit dhe indeterminizmit, muslimanet nuk mendojne per te ardhmen, por i dorezohen te ardhmes. Faji eshte te caktimi. Çfare ka caktuar Allahu - eshte pergjigja e shume muslimaneve. Harrojne se te menduarit, planifikimi dhe angazhimi per te ardhmen eshte pikerisht palca, thelbi dhe shpirti i Islamit. Islami eshte e ardhmja, kurse ne me botekuptimet tona prapthi e shnderrojme Islamin ne judaizem dhe kristianizem, ne nje shoqeri defetistesh, te te pashpresesh, ne nje mase amorfe qe eshte mesuar dhe pajtuar vetem t’u sherbeje te tjereve; hixhreti ne jeten e muslimanit me nuk eshte ‘lexo’, ‘meso’ ne emer te Krijuesit, por per fat te keq eshte marrje me kotesira e perçarje brendamuslimane; alamet dijetare muslimane te ashtuquajtur ‘selefinje’ merren me çeshtjen si ta rrenojne ndertesen e ndertuar me shekuj te quajtur Islam, ne emer te ca gjerave periferike, krejt periferike, dhe harrojne se Islami nuk e nderton te ardhmen duke rrenuar, por duke ndertuar e integruar.


Hixhreti eshte edhe shume sosh qe muslimani here-here edhe nuk eshte i vetedijshem per ato gjeresi dhe begati.


Nese i hedhet nje shikim kohes se paraqitjes se hixhretit do te shohim dhe do te konstatojme se hixhreti i dha shtytje te fuqishme pjekurise shpirterore dhe intelektuale, perkryerjes etike dhe estetike, humanitetit dhe shoqeroritetit njerezor. Me besimin e kristalte, me aktivitetin ekzakte islam hixhreti ishte fillimi i fundit per roberine e njeriut, ai e liroi njeriun nga roberia dhe eksploatimi, primitivizmi, roberimi i epsheve, supersticionet, heretizmi dhe politeizmi;
Hixhreti e beri te vetedijshme njerezine se respektimi i dinjitetit njerezor, pa dallim race, gjuhe, vendi, klase, nacionaliteti, fisi, eshte ardhmeria e vetme e botes. Per kete arsye, Bilali zezak etiopian dhe Selman Farisiu persian numeroheshin nje familje. Kriter per bashkim dhe veprim nuk ishte prejardhja, pasuria, superioriteti racor apo dallime te tjera, qe ne kulturat e vjetra si persiane, greke, romake dhe ne fete si judaizmi dhe kristianizmi paraqisnin vlerat me te larta, por kriter eshte perkushtimi dhe takvalleku i njeriut kundrejt Krijuesit. (El-Huxhurat, 13). Hixhreti i dha botes modelin e bashkejeteses ne ummet (Bashkesine Muslimane), per besimtaret dhe popujt e ndryshem. Njeriu e fitoi unin e tij te mirefillte, kurse femra nuk ishte me e dores se dyte, por zonje, mesuese dhe anetari me i vlefshem ne familje. Ajo nuk shitej as nuk perdhosej, por respektohej sikurse edhe mashkulli. Shembulli i Hatixhes, Aishes dhe femrave te medha muslimane do te jene shembull i perkryer edhe per shekullin XXI. Diversiteti fetar, kulturor dhe gjuhesor ne Medine trajtohej si pasuri dhe begati e jo molle sherri per konflikte dhe mosmarreveshje te vazhdueshme. Keshilla Lamtumirese e Muhammedit a. s. eshte treguesi me i mire i gjendjes parakur’anore dhe kerkesave kur’anore-sunnetike.
A ka gjasa hixhreti te beje ndryshime dhe transformime te muslimanet, sot dhe tani, ne kohen e apatise dhe ngecjes, ne kohen e pertacise dhe neglizhences, ne kohen e mosmesimit dhe mosbesimit, ne kohen e perçarjes dhe prishjes se raporteve brendamuslimane dhe me jashte, ne kohen e skizmave juridike dhe doktrinare? Hoxhet neper xhami thone po, dhe per nje çast jane ne gjendje te numerojne nje varg reçetash e udhezimesh. Ngjashem pohon edhe shtypi islam, literatura e botuar, radio e tv stacionet e vendit e boterore. Por, reçetat e tyre nuk jane asgje tjeter veçse edhe nje pranim i pafuqise per te bere ndryshime, edhe nje deshtim se nuk jemi duke e kuptuar rolin dhe misionin e njeriut ne kete bote si halif i Allahut. Ata flasin pa e njohur realitetin, pa e njohur konstelacionin e ideve dhe praktikave aktuale boterore, pa studime dhe pa hulumtime. Ata vetem perserisin tekste dhe fraza kahere bajate dhe madje neveritese. Here-here elita fetare madje abuzon edhe me ajete dhe hadithe me menyren e tyre te interpretimit.


Me te drejte lexuesi do te thote: a nuk ka rrugedalje nga ky konfuzion dhe qorrsokak apo njerezia duhet t’i dorezohet fatit te rrjedhave globale?


Po, sigurisht se ka rrugedalje, por kjo rrugedalje nuk gjendet me shkop magjik as me sistemin arsimor-edukativ amorf ne boten muslimane dhe me pergatitjen e mjerueshme aktuale te kuadrit fetare ne boten muslimane. Ndaj, nese muslimani, qofte i brezit te vjeter apo te ri, qe deshiron te arrije dinjitetin e plote dhe mbijetimin ne kete kohe vertete te rende, duhet te pergjigjet ne provokimet dhe sfidat e botes moderne. Per ta bere kete, duhet t’i mesoje dhe t’i njohe te gjitha permasat e kesaj bote, jo me emocione, por me dije burimore per ate bote, duke u mbeshtetur ne teresine e njohjes se tradites islame.


Ne fryme te kesaj ndermarrjeje qendron ruajtja e besimit ne Allahun, ne fuqine e Tij, dijen e Tij, dashurine e Tij, per ata qe i nenshtrohen Atij, qe i besojne fjales se Tij, te percjellur te njerezia nepermjet Muhammedit a.s..


Kur’ani dhe Hadithi, dy burimet paresore te doktrines islame, ofrojne udhezim komplet per te gjithe muslimanet, atehere, sot dhe deri ne Diten e fundit. Fjala e Allahut do te jete perfundimtare per çdo popull dhe per çdo kohe. Zeri i te vertetes eshte i fundit, sepse buron nga Allahu: “Erdhi e verteta dhe u zhduk genjeshtra.” (El-Isra`, 81). Por, aplikimi historik i ketyre te vertetave nuk behet me mehdiun ne kal te bardhe, apo me Isain duke e mbytur dexhallin, por me mehdiun qe meson veten dhe te tjeret, qe vepron dhe qe eshte i sjellshem dhe jo me Isain duke ia kthyer edhe faqen tjeter goditesit, por me Isain qe edukon, meson dhe vepron aktivisht, kurse goditesit ia kape doren dhe ia kthen po aq fuqishem sa edhe ai ketij, duke mos e tepruar, me Isain qe meson, edukon, lufton dhe aplikon Fjalen e Zotit ne çudira por praktikisht.


Festimi i hixhretit nuk nenkupton festimin e dites, muajit dhe vitit, por nenkupton riaktualizimin e faktoreve qe e nxiten gjithe ate kthese ne historine e botes muslimane dhe te botes pergjithesisht, nenkupton freskimin e shpirtit, zemres dhe mendjes, kthjelltesimin dhe ndriçimin e pikepamjeve dhe forcimin e rradheve para furtunave dhe rrebesheve te jetes.
Allahu i madheruar thote: “O Zoti yne, mos i lejo zemrat tona te largohen pasi qe na ke udhezuar dhe shperblena me meshiren tende! Ti je me te vertete shperblyes i madh.” (Ali Imran, 8).

Literatura e konsultuar:

1. Bintu’sh-Shat, Mea’l-enbijai fi asri’l-meb’athi, Kairo, 1971.
2. Muhammed Hamidullah, Muhammed a.s., I-II, Sarajeve, 1983.
3. Muhammed H. Hejkel, Hajatu Muhammed, Kairo, 1977.
4. Muhammed Ikball, Riperteritja e mendimit fetar ne islam, Shkup, 2006 (ne botim).
5. Nerkez Smailagic, Leksikon islama, Sarajeve, 1990.
6. Pol Shmits, El-Islamu kuwwetu’l-gaddi’l-alemijjeh, Kairo, 1974.
7. Sabir Tuajmeh, El-Islamu we mushkiletu’s-sijaseh, Bejrut, 1974.

 
 
Komento artikullin e Nexhat Ibrahimit ne Albanur Forum!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian CultureAlbanian Hotels  Shitblerje | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster