Faqja e Pare

Nexhat Ibrahim
Njoftim
AlbaNur eshte i hapur per te gjithe ata intelektuale shqiptare qe kane deshire te jene ne sherbim te ceshtjes shqiptare per edukimin e brezave te rinje duke shfrytezuar teknologjine e internetit. Ne mirepresim shkrimet qe jane ne favor te integrimit brendashqiptar per te miren e te gjitheve....
 

Shkarkone Librin e Nexhat Ibrahimit:

Ishte ky Dimer i Madh

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Disa tema aktuale te derguara ne Albanur nga Nexhat Ibrahimi

 

Amerikanet reformojne islamin

Cheryl Benard, Islami civil demokratik: partneret, resurset dhe strategjite

(Santa Monica: RAND, 2003), p. 72.

 

 

Vitin e kaluar ne botim te RAND-it, njerit nga trustet me te njohur gjysmeshteteror te SHBA-ve, u paraqit publikimi Islami civil demokratik: partneret, resurset dhe strategjite (Civil Democratic Islam: Partners, Resources and Strategies) te autores Cheryl Benard (e lindur me 1953),, e cila momentalisht jeton ne Katar. Edhe pse deklarativisht angazhohet per dialog kurse kunder konfliktit te qyteterimeve, studimi eshte shkruar nga pespektiva “Ne” (te miret) dhe “Ata” (te keqinjte). E konsiderojme te rendesishme te njoftohen lexuesit tone me permbajtjen e ketij studimi, i cili sigurisht do te ndihmoje ne perceptimin e interesave dhe marredhenieve te cilat disa vende kane kundrejt islamit dhe disa grupeve nder muslimanet ne kohet e fundit. Ne vazhdim sjellim permbledhjen te cilen vete botuesit e kane shtruar ne fillim te publikimit prej 72 faqeve.

   

Permbledhja e studimit

Nuk ka dyshim se islami ne gjendje tejet te ndezur, thelle eshte futur ne konfliktin e brendshem dhe te jashtem lidhur me vlerat, identitetin dhe vendin e vet ne bote. Versionet e konfrontuara garojne per dominim shpirteror dhe politik. Ky konflikt ka pasoja serioze dhe implikime ekonomike, shoqerore, politike dhe te sigurise per pjesen tjeter te botes. Ne pajtim me kete, Perendimi gjithnje e me shume perpiqet te pranoje, te kuptoje dhe te ndikoje ne rezultatin e kesaj lufte.

Qarte, SHBA-te, bota moderne e industrializuar dhe bashkesia nderkombetare ne teresi, e deshiron boten islame e cila eshte e bashkuar me pjesen tjeter te botes: demokratike, te qendrueshme ekonmomikisht, politikisht stabile, shoqerisht progresive – e cila ndjeke rregullat dhe normat e miresjelljes nderkombetare. Ata, po ashtu, deshirojne ta pengojne “konfliktin e qyteterimeve” ne te gjitha variantat e tij te mundshme – nga trazirat shoqerore ne rritje te shkaktuar me konfliktet ndermjet pakicave muslimane dhe popujve “autokton” ne Perendim deri te militantizmi ne rritje pergjate botes muslimane dhe konsekuencave te tyre: jostabiliteti dhe terrorizmi.

Per kete arsye duket e arsyeshme te perkrahen ato elemente brenda islamit te cilet jane me kompaktibile me paqen globale dhe bashkesine nderkombetare dhe te cilet miqesisht jane te percaktuar ndaj demokracise dhe modernitetit. 

Mirepo, identifikimi korrekt i ketyre elementeve dhe gjetja e menyres me te mire per bashkepunim me ta nuk eshte gjithnje lehte.

Kriza momentale e islamit ka dy komponenta thelbesore: prapambeturine dhe lidhja e humbur me amzen globale. Bota islame tashme nje kohe te gjate vuan nga prapambeturia dhe pafuqia komparative. Pa sukses jane provuar zgjidhje te shumta sikur jane nacionalizmi, panarabizmi, socializmi arab dhe revolucioni islam. Kjo solli deri te frustrimet dhe mllefi. Njekohesisht, bota islame ka humbur hapin me kulturen globale boterore, qe eshte gjendje tejet e pakendshme per te dyja palet. Muslimanet nuk pajtohen ne ate se si do te duhej vepruar ne situaten konkrete. Ata nuk pajtohen as ne ate se si do te duhej te duket shoqeria e tyre ne perfundimin e saj. eshte e mundur te identifikohen kater pozicione kryesore:

-   Fundamentalistet refuzojne vlerat demokratike dhe kulturen bashkekohore perendimore. Ata deshirojne shtetin autoritar, puritan, i cili ne veper do ta realizonte perceptimin e tyre ekstrem te te drejtes dhe moralit islam. Ata kane vullnet t’i perdorin risite dhe teknologjine moderne me qellim te arritjes se ketij synimi;

- Tradicionalistet deshirojne shoqeri konservative. Ata jane skeptik ndaj modernitetit, risive dhe ndryshimeve;

- Modernistet deshirojne qe bota islame te behet pjese e modernitetit global. Ata deshirojne ta modernizojne dhe reformojne islamin ne menyre qe ta harmonizojne me kohen bashkekohore;

- Shekullaristet deshirojne qe bota islame ta pranoje ndarjen ndermjet kishes dhe shtetit ne menyren se si e kane bere kete demokracite e industrializuara perendimore te cilat fene e vendosen ne sferen private te jetes;

Grupet e theksuara kane pozicione qarte te ndryshme ne çeshtjet thelbesore te cilat jane kontestuese ne boten bashkekohore islame, duke nenkuptuar lirite politike dhe individuale, arsimin, poziten e femres, drejtesine penale, legjitimitetin e reformes dhe ndryshimet dhe raportet kundrejt Perendimit.

Fundamentalistet jane percaktuar armiqesisht ndaj Perendimit dhe SHBA-ve veçanerisht, dhe jane te vendosur, ne mase te ndryshme, ta provokojne dhe shkaterrojne modernitetin demokratik. Perkrahja e tyre nuk eshte obcion, perveç ne fazat kalimtare per arsye taktike. Tradicionalistet pergjithesisht kane qendrime me te buta por ekzistojne dallime te rendesishme ndermjet grupeve te ndryshme te tradicionalisteve. Disa jane te aferm me fundamentalistet. Asnjera pale nderkaq nuk e pranojne me gjithe mend demokracine moderne as kulturen dhe vlerat e modernitetit dhe, ne rastin me te mire, me ta mund te jetohet ne paqe te ngarkuar.

Modernistet dhe shekullaristet jane me afer Perendimit kur jane ne pyetje vlerat dhe politikat. Mirepo, ata pergjithesisht jane ne pozicion me te dobet ne raport me grupet tjera sepse nuk kane perkrahje te fuqishme, resurse finansiare, infrastrukture efektive dhe platforme publike. Shekullaristet, krahas asaj qe here-here nuk jane te pranueshem si aleate per shkak te perkatesise se tyre te pergjithshme, po ashtu kane problem me komunikim me pjeset tradicionale te degjuesve islame.

Islami tradicionalist besimdrejt permban elemente demokratike te cilet mund te perdoren ne rezistence kunder islamit rerpresiv, autoritar te fundamentalisteve, por ai nuk eshte zgjidhja me e mire per zhvillimin e islamit demokratik. Ky eshte roli i modernisteve islamike, efektiviteti i te cileve, nderkaq, eshte i kufizuar me disa faktore, te cilat ky raport  ne hollesi i hulumton.

Qe ta trimerojne ndryshimin pozitiv ne boten islame ne drejtim te demokracise, modernitetit dhe lidhmerise me te madhe me rendin bashkekohor nderkombetar boteror. SHBA-te dhe Perendimi duhet me kujdes ta shqyrtojne se cilat elemente, kahje dhe forca brenda islamit deshirojne t’i forcojne. Cilat jane synimet dhe vlerat e njemendeta te aleateve dhe klienteve te tyre te ndryshem potencial? Cilat jane pasojat tjera me te mundshme te promovimit te programeve te tyre? Qasja e kombinuar e perbere prej elementeve vijuese do te jene sigurisht me frytdhenese:

 

1. Te perkrahen modernistet

 

- Te publikohen dhe distribuohen punimet e tyre me çmim te subvencionuar;

- Te trimerohen te shkruajne per publikun e gjere dhe per te rinjte;

- Te futen mendimet e tyre ne planet arsimore te arsimimit islam;

- T’u jepet platforme publike;

- Mendimet dhe gjykimet e tyre per çeshtjet fundamentale, interpretimet fetare te behen te kapshme pet publikun e gjere duke iu mundesuar atyre te garojne me fundamentalistet dhe tradicionalistet te cilet kane web-faqe, shtepi botuese, shkolla, institute dhe mjete te shumta te ndryshme per perhapjen e ideve te tyre;

- Shekullarizmi dhe modernizmi te promovohen si obcion “kunderkulturor” per rinine e deshperuar islamike;

- T’u mundesohet dhe te trimerohet njohja me historine dhe kulturen e tyre paraislame dhe joislame ne mediume dhe me planet arsimore te kulturave relevante;

- Te ndihmohet ne zhvillimin e organizatave te pavarura qytetare te cilat do ta promovojne kulturen qytetare dhe do te sigurojne hapesire per qytetaret e rendomte qe te arsimohen ne procesin politik dhe t’i artikulojne qendrimet e tyre.

 

            2. Te perkrahen tradicionalistet kunder fundamentalisteve

 

            - Te popullarizohet kritika tradicionaliste ndaj dhunes dhe ekstremizmit fundamentalist dhe te trimerohen mospajtimet ndermjet tradicionalisteve dhe fundamentalisteve;

            - Te pengohen aleancat ndermjet tradicionalisteve dhe fundamentalisteve;

            - Te perkrahet bashkepunimi ndermjet modernisteve dhe tradicionalisteve te cilet jane te aferm me modernistet;

            - Ku eshte e pershtatshme te arsimohen tradicionalistet ne menyre qe te aftesohen me mire per debatat kunder fundamentalisteve. Fundamentalistet shpesh jane me superior ne retorik, deri sa tradicionalistet praktikojne “islamin popullor” politik te paartikuluar. Ne regjionet çfare jane Azia qendrore ata ndoshta duhet edukuar dhe aftesuar ne islamin besimdrejt ne menyre qe te mund t’i kundervihen me sukses fundamentalisteve.

            - Te fuqizohet prania dhe profili i modernisteve ne institucionet tradicionaliste;

            - Te behet dallimi ndermjet sektoreve te ndryshem te tradicionalizmit. Te trimerohen ata qe kane prirje me te madhe kah modernizmi, siç eshte shkolla juridike hanefite, kunder te tjereve. Te trimerohen te japin mendime fetare dhe keto mendime te popullarizohen ne menyre qe te dobesohet autoriteti i qendrimeve regresive fetare te frymezuara vehabiste. Kjo eshte ne lidhje me finansimin: parate vehabiste shkojne per finansimin e shkolles konservative juridike hanbelite. Kjo me tej ka te bej me dijen: pjeset me te prapambetura te botes muslimane nuk jane te vetedijshme per ecjen para ne aplikimin dhe interpretimin e te drejtes islame;

 

            - Te trimerohet popullariteti dhe pranimi i sufizmit.

 

            3. Te kundershtohen dhe pengohen fundamentalistet

 

            - Te kritikohen shpjegimet e tyre te islamit dhe te zbulohen pasaktesite;

            - Te behen te ditura lidhjet e tyre me grupet dhe aktivitetet jolegale;

            - T’u jepet publicitet pasojave te veprimeve te tyre te dhunshme;

            - Te tregohet paaftesia e tyre te sundojne dhe realizojne perparim ne zhvilimin e vendeve dhe bashkesive te tyre;

            - Me keto porosi vaçant t’i drejtohen populates se re, tradicionalisteve te devotshem, pakicave muslimane ne Perendim dhe femrave;

            - Te shmanget tregimi i respektit ose admirimi ndaj dhunes se ekstremisteve dhe terroristeve fundamentaliste. Te tregohen si nervoze dhe frikacake, e jo si heronje;

            - Te trimerohen çarjet nder fundamentalistet.

 

            4. Te perkrahen selektivisht shekullaristet

 

            - Te trimerohet ideja per fundamentalizmin si armik i perbashket dhe te pengohen aleancat e shekullaristeve me forcat antiamerikane ne platforme te nacionalizmit, ideologjise majtiste e te ngjashme;

            - Te perkrahet ideja se feja dhe shteti mund te jene te ndara edhe ne islam dhe se  kjo nuk e rrezikon besimin por kjo edhe mund ta perforcoje ate. Cilado qasje ose kombinim te zgjidhet, kurse rekomandojme qe kjo te behet me kujdes te madh, duke e marre parasysh barren simbolike te disa çeshtjeve …[1].

 

------------------

[1] Sipas: http://www.novihorizonti.com/test/tekst.asp?ArtikalID=1259.

Pergatiti ne gjuhen shqipe: N. Ibrahimi

nexhatipz@hotmail.com

 
 
Komento artikullin e Nexhat Ibrahimit ne Albanur Forum!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian CultureAlbanian Hotels  Shitblerje | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster