|
Islami nuk i kundervihet
hebraizmit por e konsideron religjion te Zotit.
Islami e pranon Zotin hebraik, d.m.th. Zotin e
Ibrahimit (Abrahimit), Ismailit, Is’haqut (Isakut),
dhe Jakubit (Jakobit). Ai pranon Musane (Mojsien),
per felajmerues, dhe Toren si shpallje te Zotit.
Islami nuk e sjelle ne pyetje hebraizmin, por
hebraiket, dhe kete se pari lojalitetin e tyre ndaj
ligjeve te Tores e pastaj edhe teresine e tekstit te
Tores. Ne ate kuptim, islami pajtohet me shumicen e
hebraikeve ne histori ne aspekt te pyetjes se pare,
dhe me ata hebraike (reformistet, konservativistet,
rekonstrukcionistet, qe kane pranuar kritiken
biblike ne aspekt te pyetjes se dyte. Me pare mund
te thuhet se islami i kundervehet cionizmit,
politikes dhe sjelljes cioniste.
Cionizmi eshte levizje qe e ka iniciuar Theodor
Herzl, pas deshperimit ne aferen Drayfus. Qellimi i
levizjes eshte qe ta transformoje Palestinen dhe
territoret fqinje ne shtet hebraik "ashtu hebraik
sikur qe eshte Anglia angleze". Perpjekja cioniste
ne arritjen e atij qellimi eshte plotesisht
makiaveliste. Synimit te tij me vetem nje cak i
eshte dhene prioritet absolut jashte te gjitha
konsideratave, duke i kyqur edhe ato morale.
Pas fitimit te deklarates se Balfouroit, cionizmi ka
bere çdo gje qe ta arrije vendin. Nuk eshte ndaluar
para asgjese ne ate perpjekje, duke inkuadruar edhe
aplikimin e presionit, kercenimit, mitos, spekulimit
dhe largimit te detyrshem te bujqeve palestineze nga
toka qe e kane trasheguar gjate mileniumeve nga
gjysherit e vet.
Islami e gjykon cionizmin per shkae te krimeve te
tij kunder disa palestinezeve dhe palestinezeve,
kunder ekzistimit kolektiv te palestinezeve, kunder
individeve arabe nga vendet perreth sikur edhe
kunder Ummetit. Islami kerkon qe te permiresohet
edhe padrejtesia me e vogel e shkaktuar te
pafajshmeve. Per kete islami ia imponon te gjithe
muslimaneve pergjate botes obligimin te ngriten
sikur nje dhe ta vene piken ne padrejtesi dhe t'i
kthejne udhetaret ne vendin e tyre, ne shtepite dhe
pronat e tyre. Perdorimi i paligjshem cionist te çdo
pasurie te luajtshme ose te paluajtshme nga koha e
okupuacionit britanik duhet te paguhet e te
kompenzohet. Per kete shkak, qendrimi islam nuk i le
rast shtetit cionist pos te zhduket e te rrafshohet
me token, kurse pasuria e tij te konfiskohet qe te
paguhen borxhet e tij. Ky obligim zbrapsja,
ndalimi dhe permiresimi i padrejtesive eshte
obligim kolektiv religjioz (fard kifaja) i ummetit‚
dhe obligim personal religjioz (fard 'ajn)‚ i çdo
muslimani dhe muslimaneje te afte te rritur ne bote,
deri sa ummeti‚ zyrtarisht nuk e merre obligimin qe
t'i kryej. Mbrojtja e ummetit, d.m.th. e çdo krahine
ne te cilen ka valuar njehere flamuri islam, eshte
xhihad dhe kjo eshte detyra me e rendesishme
religjioze. Permbushja e kesaj detyre eshte falah‚ (lumturi,
ne kete dhe ne ate bote, d.m.th. fitorja ne kete
bote, martirezia dhe parajsa ne kete. (Qur'an, III.
169). Mbi te gjitha, Zoti iu udheron muslimaneve "qe
te sherbehen me te gjitha menyrat dhe mjetet e
fuqise ne menyre qe ta ngadhenjejne armikun dhe
shpejte ta perfundojne luften". (VIII, 60).
Mirepo, rrenimi i shtetit cionist nuk do te thote
domosdoshmerisht edhe shkaterrimi i jetave hebraike
dhe pronesise hebraike. Shkaterrimin e tille,
nderkaq, islami do ta konsideronte te keqe te
domosdoshme nese forcat cioniste i kundervihen ketij
rrenimi dhe procesit te pervetesimit te vendit.
Parimi i pare islam eshte qe ne agresion dhe
padrejtesi duhet pergjigjur njejte (II, 194).
Kapercimi i kesaj ne teresi eshte i ndaluar. Perveç
kesaj, sipas islamit, armiqesite duhet pushuar posa
te pushoje rrezistenca. Te vazhdohet me kete edhe
pas pajtimit eshte padrejtesi e pafalshme (VII, 61,
V, 90). Islami iu urdheron muslimaneve qe kurre mos
te gabojne, qe mos te shkojne me tej se çrrenjosja e
padrejtesise, qe kurre mos t'i japin lehtesim
kurrfare urrejtjeje qofte edhe me rritjen me te
vogel te vuajtjes, por te sillen me armikun po ashtu
si eshte sjellur ai me ta, masa per mase (V, 45).
Islami barabarte iu urdheron ithtareve te vet qe mos
te kursejne angazhimin, mjetet ose pasurine qe
luften ta perfundojne me fitore. Nuk vendose
kurrfare kufiri kohor per shpalljen ose zhvillimin e
luftes, sepse, obligimi moral religjioz eshte ex
hypothesi‚ jashtekohor. Islami mbi te gjitha
rekomandon liri, meshire dhe falje (ibid). Por, keto
virtyte nuk mund te jene detyruese, ato kane vleren
morale nese zbatohen nga pozicioni i forces dhe
vetemjaftueshmerise. Perveç kesaj, ato jane strikt
personale. Ato duhet te jene objekt i vendimit
personal qe e ka sjelle personi i lire qe ta kene
vleren morale qe vete e kerkojne.
Padrejtesia qe e ka bere cionizmi eshte aq komplekse,
aq e komplikuar dhe aq e rende qe praktikisht nuk ka
menyre qe te ndalet ose permiresohet pa lufte te
rrepte ne te cilen ushtria cioniste, shteti dhe te
gjitha institucionet e tij publike do te duhej te
shkaterroheshin. Madje sikur edhe bota perendimore
ne teresi t'i ngreje duart nga shteti cionist,
udheheqja cioniste edhe me tej do te grumbullonte
forca te mjaftueshme deshperuese qe te mbijetoje.
Sepse ai sipas natyres eshte shtet ideologjik,
domosdoshmerisht i pergatitur qe veten ta shpetoje
ne çdo kusht te shprehur me jetat njerezore dhe me
pasuri. Prandaj, te gjitha keto jane shkaqe per
muslimanet e botes qe ta kuptojne me seriozisht dhe
te pergatisin plane realiste qe pa dyshim jane te
afte t'i aplikojne.
Kur shteti cionist, ushtria e tij dhe institucionet
tjera publike njehere te shkaterrohen, do te duhej
ballafaquar me problemin ç'te behet me popullsine e
tij. Se islami nuk mundet dhe nuk deshiron te merret
vesh me cionizmin, eshte leksion qe çdo hebraik qe
jeton ne boten muslimane duhet te mesoje. Se
kendejmi, islami nuk do te duroje konstituimin e
alternatives cioniste shtetit cionist. Te gjithe
cionistet qe deshirojne te jetojne ne boten
muslimane do te duhej te decionizoheshin, te
shpernguleshin ose te ballafaqohen me ndjekjet
gjyqesore per shkak te veprimtarive te veta cioniste.
Decionizmi, duhet te kihet parasysh, eshte refuzimi
i cionizmit, programit prolitik per transformimin e
Palestines ne shtetin hebraik sipas shembullit
evropian ose perendimor.
ISLAMI DHE PROBLEMI HEBRAIK
Pikerisht pasimi i njejte i islamit qe kerkon nga
muslimanet te shkojne ne skaj te botes ne menyre qe
te zhdukin padrejtesine barabarte duhet te aplikohet
ndaj johebraikeve sikur edhe ndaj hebraikeve qe
pesojne padrejtesi. A mund te kete kurrfare dyshimi,
ne syte e muslimaneve, qe hebraiku te pesoje
padrejtesi nga ana e perendimit te krishtere?
Pergjigjja eshte shprehimore. eshte e sigurte se
hebraiku ka qene viktime e padrejtesise ne Perendim,
dhe eshte e sigurte se Zoti i ka urdheruar
muslimanit qe t'i ndihmoje shpetimit te tij, qe ta
çliroje nga vuajtjet dhe t'i ndihmoje ta sendertoje
lirine, sigurine dhe paqen e vet. Se kendejmi nuk
mund te kete dyshim, duke folur me gjuhen islame, se
bota e islamit religjiozisht eshte i obliguar qe te
luftoje per çeshtjen hebraike kunder te krishtereve,
se islamin duhet akuzuar deri sa leshon rastin qe ta
beje kete. Vertet, preokupimi per çeshtjen e te
ndjekurit ka qene komponent thelbesore e islamit ne
Meke dhe Medine, ne boten muslimane dhe ne Evrope.
Per kete shkak, hebraiket nga Damasku, Spanja, sikur
edhe nga Stambolli, nga Ballkani dhe nga Evropa e
Mesme i kane ndihmuar muslimanet me rastin e
pushtimit te atyre territoreve. Vete hebraiket kane
qene te bindur se lufta e islamit dhe ithtareve te
tij per drejtesi ka qene e sinqerte. Ç'mund te
ofroje islami ne menyre qe te pushoje vuajtja e
hebraikeve ne boten moderne?
Islami ofron zgjidhje te perkryer per problemin
hebraik qe i ka shtrenguar hebraiket dhe Perendimin
dy mileniume. Zgjidhja eshte qe hebraikeve te botes
t'u jepet e drejta te banojne kudo qe deshirojne si
qytetare te lire te shtetit sipas zgjidhjes se vet.
Atyre qe me arsye ndihen te lumtur atje ku jane dhe
deshirojne te vazhdojne aty te jetojne, duhet me
marreveshje nderkombetare t’u jepet e drejta ne kete.
Ata hebraike qe deshirojne te shperngulen nga
Perendimi duhet te jene te mireseardhur ne boten
muslimane. Nese per shkak te lojalitetit religjioz
deshirojne te jetojne ne ato treva te botes
muslimane qe jane te lidhur me historine e tyre
prej Egjiptit deri ne Mesopotami duhet t'i jepet e
drejte ne kete, ne baze te themelit qe islami ua
defton pejgambereve te Zotit dhe ne baze te
zgjerimit te domosdoshem te simpatise dhe dashurise
ndaj atyre qe e respektojne tradicionin dhe
hapesirat pejgamberike ne te cilat eshte shpallur
porosia e Zotit.
Ne çeshtjen e imigracionit hebraik islami hebraikeve
boteror u ofron shume me teper se cionizmi. Cionizmi
deshiron vetem Palestinen, islami per se gjeri hape
dyert e tere botes muslimane dhe a fortiori‚ te
botes arabe, e edhe me teper, territoret e "Gjysmehenes
produktive". "Imigracioni", nderkaq, nuk do te thote
grabitjen e tokes, translokimin ose privimin e
prones se te tjereve. As kjo d.t.th. pushtimi i
shtetit, ose transformimi i saj ne shtet per
hebraiket sipas shembullit gjerman apo françez. Ex
hypothesi, duhet te ekzistoje shteti islam qe
perfshin keto territore” shteti islam, kushtetute e
te cilit eshte Kur'ani, e drejta e te cilit eshte
sheri'ati dhe zgjedhesit e te cilit vetem pjeserisht
jane jomuslimane. Shteti i tille islam qe shtrihet
prej Atlantikut deri ne Malaje sigurisht eshte i
obligueshem qe t'i hapi dyert e veta çdo imigranti
hebraik qe udheton andej. Shteti i tille islam eshte
parajse per hebraiket boteror sikur edhe pajtor dhe
mbrojtes i pejgamberise dhe popujve te tij nga çdo
sulm nga jashte. Shteti i tille eshte shtet boteror,
me thellesi te pamatshme gjeo-politike, me pasuri te
pafund njerezore dhe gjeografike. E dhuruar me
ideologji te tille qe e konfirmon jeta dhe bota
çfare eshte islami, me historine e gjate te
konfliktimit me boten dhe me kulturen dhe me
civilizimin me te pasur, shteti i tille islam
produktivisht mund te hyje ne skenen boterore dhe ka
aftesi qe per kete jane te nevojshme.
Ne krahasim me shtetin e tille islam, shteti
Izraelit te cilin e perfaqeson cionizmi deftohet si
minor. Perbehet prej disa mijera kilometrash katrore,
te rrypit te ngushte te vendit dhe tre milione
njerez. E verteta, tash eshte armatosur deri ne
dhembe me armet me moderne dhe me te perkryera.
Mirepo, edhe fuqia e saj ushtarake sikur edhe
ushqimi qe e shpenzon varet nga imperializmi
drejtimi i te cilit mund te nderrohet prej çastit ne
çast. Krahas kesaj, eshte e rrethuar me murin e
urrejtjes dhe armiqesise te njeqind e pesedhjete
milione arabeve dhe nje milard muslimanesh qe presin
ndryshimin ne raportet nderkombetare qe do t'ua
jepte rastin qe te sulen mbi Izraelin.
Nese te gjithe hebraiket e botes, ose numer i
konsiderueshem i tyre, ose vetem qytetaret e tashem
hebraik te Izraelit do te duhej jetuar ne ndonje
shtet islam, si do te mund te jetohej ne pajtim me
hebraizmin? Si do t'i jepej shpirtit hebraik rasti
te perparoje dhe lulezoje me tej?
Kushti i pare per perparim te çdo kulture,
civilizimi ose religjioni qe eshte i njejte per te
gjitha bashkesite eshte paqa. Qe fryma njerezore
te veproje ne menyre pakez me tjeterfare apo me
konstruktive, absolutisht eshte e domosdoshme qe
njeriu te jete i bindur se si jeta dhe pronesia e
tij jane te sigurte. Pa kete, asnje qenie njerezore
nuk mund ta zhvilloje prirjen ose deshiren per te
verteten, te miren ose te bukuren ... Paqa e tille e
vazhdueshme hebraikeve askund nuk mund t'u sigurohet,
perveç prej islamit dhe nen supremacionin e tij
politik. Pasi qe raporti i islamit ndaj hebraizmit
eshte raport i simpatise e madje edhe njejtesise,
respekti islam religjioz i pejgambereve hebraike si
pejgambere te Zotit dhe Shpalljes hebraike si
shpallje te Zotit japin garancionin me te mire.
Ekziston populli, ummeti‚ nje miliarde shpirtera ne
rresht qe kete fe e perkrahin si element qenesor dhe
perberes te religjionit vetjak, vetedijes vetjake
per Zotin, veten dhe boten. Sikur edhe ne kohen e
Muhammedit a.s. dhe shokeve te tij, ummeti islam
fuqishem beson se Zoti eshte mbrojtes i hebraikeve
dhe jomuslimaneve te tjere qe percaktohen per paqe
me me deshire se sa per lufte me shtetin musliman.
Ne te vertete, sipas fese dhe te drejtes islame,
jepet garancioni madje edhe kunder sunduesve jo te
ndershem muslimane qe mund te vijne ne sprove t'i
shfrytezojne ose t'i sulmojne dhimmite‚ ose ata qe
me kontrate jane obliguar per paqe me garancionin e
Zotit. Perfundimisht, ekziston garansa qe historia e
ka konfirmuar. Perveç ne etapat mjaft te shkurtera
ne te cilat muslimanet kane pesuar nen sundimin e
sunduesve jo te ndershem madje edhe me shume se
hebraiket ose te krishteret, historia e tolerances
islame dhe jetes se perbashket me hebraizmin dhe
krishterizmin eshte pa njolla. Gjate katermbedhjete
shekujve te ekzistimit te tij, dosja e islamit eshte
e panjollosur. Ummaeti kurre nuk ka konsideruar qe
vete ajo ose pejgamberia e saj, e kaluara ose
ardhmeria e saj domosdo inkudron te decimuarit e
jomuslimaneve qe jetojne ne midisin e saj.
Para se te mbarojme me pyetjen e sigurise hebraike
nen islam, mbetet edhe nje problem. A nuk eshte e
domosdoshme qe per shkak te ndjenjes se paqes,
Hebraiket gezojne sovranitetin nacional sikur qe e
gezojne vendet evropiane? Nuk eshte! Vetedija per
sovranitetin nacional eshte zbulim i paradokohshem,
madje edhe ne Perendim. Ky eshte rezultat i
etnocentrizmit dhe nacionalizmit politik, dhe fryt i
romantizmit evropian ne dy shekujt e fundit.
Evropiani ka ekzistuar dhe ka perparuar pa kete me
shekuj. Lojaliteti Zotit, kishes, bashkesise
universale, mbretit dhe sunduesit nuk e kerkon ate.
"Sovraniteti nacional” si pjesa e trete perberese e
shtetit, pas "popullit” dhe "copes” se tokes me
kufijt e caktuar, edhe vete eshte pjese e semundjes
se romantizmit. "Sovraniteti eshte nocion i
mjegulluar e i paqarte, i cili duhet qe "popullin”
dhe "vendin” ta fillojne ne unitet mistik ne menyre
qe te perjashtohen te gjitha elementet tjera. Kur
sovraniteti nacional per here te pare kerkohej ne
Evrope, ka qene kjo me qellim qe kompetentesia
gjyqesore e kishes te perjashtohet nga punet e
bashkesise. Me vone, kur ndikimi i kishes u dobesua,
ishte per qellim te perjashtohet etika dhe vlerat e
krishtera nga punet publike.
Ne sferen e jetes personale konkrete, islami pa
dyshim ia jep tere sundimin jomuslimaneve qe vete te
vendosin per jeten e vet si konsiderojne se duhet.
Islami jo vetem qe lejon, por kerkon prej tyre te
jetojne ne harmoni me ligjet e veta. Per kete qellim,
islami i konsideron ummet bashkesi, tjeterfare dhe
te ndare prej muslimaneve dhe te gjithe johebraikeve,
bashkesi me traditen dhe institucionet e veta.
Kerkon nga hebraiket qe t'i konstituojne gjyqet
vetjake rabinore dhe qe tere fuqine e vet ekzekutive
t'ua vene atyre ne disponim. Sheri'ati, e drejta
islame, kerkon nga te gjitha hebraiket qe t'i
nenshtrohen rregullave te te drejtes hebraike si e
komentojne gjyqet e rabineve dhe çdo kundershtim ose
mosrespektim i gjyqit rabinor konsiderohet trazire
kunder vete shtetit islam, te barabarte veprimit te
ngjashem te cilitdo musliman ne raport me gjyqin
islam.
E vetmja fushe jashte kompetentesise se bashkesise
se dhimmive‚ eshte fusha e luftes dhe paqes. Kjo
eshte fushe ekskluzive e shtetit islam raison d'etre
i se ciles eshte venia e paqes dhe prezentimit
kritik te fjales se Zotit. Kjo detyre eshte detyra e
mbrojtjes se daru’l-islamit, d.m.th. ummetit
musliman sikur edhe ummetit‚ te atyre jomuslimaneve
qe i jane qasur pax islamica. Pasi qe shteti islam
realisht eshte federate e bashkesive shtete, e
vetmja qe bene dhe korrekte eshte qe asnje bashkesi
shtet mos te konsiderohet pergjegjese per
udheheqjen e politikes se jashtme, te paqes dhe
luftes, por qe shteti federal te jete pergjegjes per
to. Dy dallimet kryesore ekzistojne ndermjet shtetit
federal çfare eshte ai islam dhe shtetit federal
sikur SHBA-te ose Zvicrra. I pari eshte qe ne kete
te dyten eshte pjese perberese e minishteteve te
zena fille ne territor, derisa ajo e para, islame,
ze fille ne qeniet njerezore ne bashkesi, duke iu
dhene keshtu prioritet njerezve e jo paluajtshmerive.
Dallimi i dyte eshte qe ligji i shtetit federal
perendimor eshte pozitiv ne ate kuptim qe shumica e
konstituenteve (pa marre parasysh ne perqindjen e
tyre, gjithnje vendos ç'do te jete ligj, deri sa
ligji i shtetit islam eshte ai qe Zoti e ka caktuar
per te gjitha kohet.
ZGJIDHJA ISLAME DHE STATUS QUA-ja Ne BOTeN ARABE
Me ne fund, mund te pyetemi se si aplikimi i
zgjidhjes islame do te ndikonte ne gjendjen e
sotshme te gjerave ne Lindjen e Afert?
E para, shtetet arabe ne Lindjen e Afert duhet pa
tjeter t'i nenshtrohen transformimit nga karikaturat
e shteteve nacionale perendimore, qe tash jane, ne
nje shtet te unjesuar islam. Te gjitha shtetet arabe
jane tekstualisht krijesa te kolonializmit
perendimor. Te gjitha ato duhet te zhvillohen kurse
popullesia e tyre te riorganizohet ne shtet islam.
Edhe ligjet e tyre qe po ashtu ne pjesen me te madhe
jane trasheguar nga kolonializimi perendimor duhet
te braktisen ne favor te sheri'atit. Shteti islam qe
lind me unjesimin e tyre do te duhej t'i mbuloje te
gjithe kufijt mes tyre dhe te gjitha formacionet e
tyre defanzive individuale, dhe te marre gjithe
pergjegjesine per mbrojtje dhe punet e jashtme.
Vetem nese kjo arrihet muslimanet arabe te Lindjes
se Afert do te ishin te gatshem ta zbatojne
zgjidhjen islame te problemit te Izraelit.
E dyta, shteti cionist Izraeli do te ishte i rrenuar,
edhe me force, nese duhet. Themelimi i shtetit
cionist eshte e keqe e qarte, dhe te tilla jane edhe
te gjitha institucionet e tij mbrojtese. Kete ummeti
ua le bashkesise se Hebraikeve te jene me shtetin
islam te lidhur kryesisht me kontraten per paqe. Nga
qytetaret hebraike te Izraelit nuk do te kerkohej qe
te shperngulen. Perkundrazi, do te ftoheshin te
qendrojne ne cilindo qytet ose fshat te tere shtetit
islam, e jo vetem ne disa pjese te tokes ne bregun
perendimor te Jordanit dhe ne brezin e Gazes çfare
momentalisht cionizmi kerkon. Por, asnje hebraik
muslimanin nuk mund ta privoje nga toka e tij,
shtepia ose pasuria tjeter sikur qe kete cionistet
deri sot e kane bere. Shitblerja eshte pesonale,
kurse te dy palet, edhe bleresi eshte shitesi, duhet
te deshirojne shitjen dhe me te te jene te kenaqur.
Sa u perket palestinezeve, atyre duhet t'u kthehet
pronesia mbi shtepite dhe token e tyre nga te cilat
jane larguar me force se pari me ndihmen e armes
britanike, e me vone cioniste. Krahas kesaj, duhet
t'u kompenzohet demi, sipas te drejtes islame.
Kjo do te thote se hebraiket qe tash jetojne ne
shtepite e vjedhura dhe e punojne token e grabitur
do te detyrohen ose ta leshojne ose t'ua paguajne
demshperblimin pronareve. Nese pronaret insistojne
ne leshimin, kapitali per kompenzim mund te perdoret
per blerjen e tokes se re ose shtepise diku
tjeterkund. Nese, siç pohojne hebraiket, mbreteria e
Davudit eshte shtrire prej Nilit deri ne Eufrat,
ende u mbetet mjaft toke qe ta arrijne ose ta marrin.
Sipas islamit, siç kemi thene tashme, pergjate botes
islame nuk ka kurrfare kufizimesh te numrit te te
shperngulurve hebraike, as trevat ose pozites se
tokes qe mund ta arrijne qe ne te te qendrojne.
E treta, njehere kur te qetesohet bouleversement‚ qe
kete zgjidhje e nxite, nuk ka arsye qe hebraiket si
dhimmi‚ qytetaret e shtetit islam t'i mbajne te
gjitha institucionet publike qe deri tash i kane
zhvilluar ne Palestine (gjyqet, shoqerite arsimuese
per art e kulture, shoqatat publike, shkollat,
fakultetet dhe universitetet), ne menyre qe ato te
vazhdojne te veprojne ne cilindo vend ne Palestine
ose kudo tjeterkund ku hebraiket do te mund te
zgjidhnin te jetojne. Sandejmi me tej, vizioni i
tyre dhe perpjekjet e tyre do te mund te
orientoheshin drejt ndihmimit dhe perparimit te
hebraizmit, e jo ideologjive perendimore te
dekadences dhe devijimit. Askush, nuk do te luftoje
kunder tyre. Askush nuk do t'i ndjeke as shqetesoje.
eshte detyre e tyre te jene aq hebraike se u ka
mbetur deri tek ajo.
Atehere, kur hebraiket e shtetit islam ne lindje te
organizohen dhe te fillojne te marrin fryme si
hebraike, te çliruar nga çdo rrezik, lideri i
shtetit islam do te mund ta perserise mesazhin qe
nje pararendes i tij (Mehmedi II Fatihu i Stambollit,
ia drejtoi kryeparit te nje ummeti‚ me te hershme
jomuslimane ne shtetin islam (Genadij Shollari,
patrikut stambollas), "Beru patrik i ummetit tend ne
paqe. Le te te ruaj All-llahu. Ty ta kemi premtuar
miqesine tone ne te gjitha rastet dhe me te gjitha
kushtet, kurdo qe mund te te sherbeje. Gezoji prej
tash te gjitha privilegjet qe i kane gezuar te paret
tu!”[2]
-------------------------------------------------------------------------------------
[1] Grup autoresh, Islamski
fundamentalizam – sta je to, Sarajeve, 1990.
[2] G. Papadopoulos, Les privileges de patriarcat
oecu-meniques (Communaute grecque orthodoxe) dans
l'empire ottoman, Paris, 1924, fq. 10) nga: Voices
of Resurgent Islam, ed. John L. Esposito, Oxford
1983.
Perktheu: N. Ibrahimi |