|
”Dhe kapuni
qe te gjithe ju per litarin (fene dhe Kur’anin) e
All-llahut, e mos u perçani! Perkujtonie nimetin e
All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit
fene islame) ishit te armiqesuar, e Ai i bashkoi
zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntite e Tij aguat te
jeni vellezer. Madje ishit ne buze te gremines se
Xhehennemit, e Ai ju shpetoi prej tij. Po keshtu
All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta qe ju te
gjeni te verteten e lumtur.” (Ali Imran, 110)
Feja Islame eshte treguar dhe deshmuar, ne rrafshin
teorik por edhe ne ate jetesor, praktik, si mesim
konstruktiv, efikas dhe fleksibil per çdo kohe dhe
vend, i aplikueshem ne jeten e individit por dhe te
bashkesise. Nese nuk do te kuptohej ky segment i
Islamit, do te thote, fleksibiliteti dhe gjalleria e
mesimit islam, nuk do te mund te kuptoheshin as
fenomenet qe do te permenden ne vijim.
Si eshte e mundur qe nje njeri i terhequr nga jeta
publike dhe politike, i urte dhe i bute nga
karakteri, i cili per 40 vite nuk u shqua duke u
perzier ne politiken dhe fene e vendit te tij,
pernjehere te shnderrohet ne reformator fetar,
politik, ekonomik dhe shteteror?
Si eshte e mundur qe ky njeri, deri atehere me
profesion bariu e pastaj tregtari, pa ndihmen e
stacioneve radiotelevizive, pa shtyp dhe internet,
te arrije t’i bashkoje banoret e shkaperderdhur dhe
militante te shkretetires se Arabise.
Si arriti po ky njeri, Muhammedi a.s., qe nje popull
me fryme luftarake, pa kulture te mjaftueshme dhe
vazhdimisht i ngaterruar ne luftra recirpoke fisnore,
ta mbledh nen nje flamur, nen nje ligj, nen nje
religjon, nje kulture, nje qyteterim dhe nen nje
menyre te administrimit?
Dhe, ne fund, si kjo qe nen udheheqjen e Muhammedit
a.s. dhe me ndikimin e gjithanshem te Kur’anit,
njerezit me te shfrenuar, te Arabise, te behen
shembull te moralit, te bindjes dhe degjueshmerise
ndaj Zotit dhe bindjes ndaj ligjit dhe rendit
qytetar?
eshte e gjithenjohur, edhe nga muslimanet edhe nga
jomuslimanet, se diç te tille Muhammedi a.s. nuk e
arriti me shkopin magjik, me ndihmen e fallxhinjve
apo me dhune e mashtrim. Kur Islami i pervetesoi
shpirtrat, zemrat dhe mendimet e njerezve dhe kur
pasardhesit e tij u njohen me epersite e Islamit
kundrejt xhahilijetit (injorances), po keta njerez
me vullnet te lire, ne rrugen e Zotit, e sakrifikuan
çdo gje qe posedonin. eshte interesant me kete rast
te ceket fjalimi mjaft ilustrues i Xhafer Ibn
Talibit, te cilin ai e mbajti ne pallatin e mbretit
etiopian Negusit:
“O mbret! Ne qeme njerez pa dije, te dhene pas
idhujtarise. Kemi ngrene madje mishin e shtazeve te
ngordhura dhe kemi bere edhe shume gjera te tjera te
shemtuara. Nuk i kemi respektuar obligimet tona ndaj
kusherinjve dhe kemi vepruar keq ndaj fqinjve. Te
fortit tone kane jetuar ne llogari te te dobteve,
deri sa Zoti nuk e dergoi Pejgamberin te na
permiresoje. Ai na ftoi ne sherbim te Zotit dhe na
ka terhequr verejtjen qe ta braktisim adhurimin e
idhujve dhe gureve. Ai na ka ndaluar çdo gje qe
eshte irituese: rrenen, shperdorimin dhe shpifjen.
Per kete arsye atij i kemi besuar dhe kemi filluar
ta ndjekim dhe te veprojme sipas mesimit te tij.”
Krahas domethenies historike, ky fjalim insiprues
dhe ilustrues i Xhaferit ne ate kohe, per ne ka edhe
domethenie vendimtare per kohen ne te cilen jetojme.
Mos valle Islami porosine e tij reformatore, morale
dhe qyteteruese e ka konsumuar ne teresi gjate te
kaluares? Mos valle njerezia ne shekullin XXI eshte
ne shkalle me te larte morale dhe shpirterore nga
shkalla e shoqerise se theksuar injorante (xhahiliste)
dhe politeiste (mushrike)? Pergjigjja ne te dy
pyetjet eshte mohuese. Jo, shekulli XXI nuk mund te
lavderohet me gjendjen besimore, morale, politike,
ekonomike dhe kulturore. Madje, gjendja nga vete
perendimoret pershkruhet si me e renda ne
ekzistencen e vet.
Mirepo, ne do t’i shtrojme disa ilustrime te qarta
te cilat flasin per natyren pershtatese te Islamit,
per vitalitetin dhe fleksibilitetin e Islamit per
t’iu pergjigjur sfidave aktuale, nga nje ane, dhe
per barbarizmin tmerrues dhe shkaterrues te njeriut
bashkekohor, modernizmit dhe pasmodernizmit, nga ana
tjeter.
Disa milione muslimane jetojne ne ShBA, disa milione
ne Gjermani, Angli, France e Itali etj. Numri i
pergjithshem i muslimaneve ne bote, sipas burimeve
perendimore, e tejkalon numrin prej nje miliarde e
gjysme. Muslimanet jane populli me rritjen me te
shpejte. Xhamite dhe mesxhidet per çdo dite po
ndertohen pergjate tere botes, prej Lindjes ne
Perendim, prej Veriut ne Jug. Ne Kordobe, te njohur
me vlerat islame te muslimaneve emevit ne Spanje,
muslimanet spanjolle para pak kohesh e themeluan
Universitetin Nderkombetar Islam “Averroes”. Jo larg
xhamise se jashtezakonshme te vjeter ne Kordobe,
muezini serish therret ne namaz. Kjo ndodh pese
shekuj pas faktit te njohur kur edhe muslimani i
fundit me menyrat me turperuese qe debuar nga trolli
spanjoll.
Por, ja edhe disa tregues te theqafes, te
degjenerimit te qyteterimit modern.
eshte bere dukuri e zakonshme qe ne kontejnere apo
vende te tjera publike te gjenden bebe te
posalindura te braktisura. eshte bere legjitime qe
edhe shume foshnje nga marredheniet jashtemartesore
te hedhen. Marredheniet seksuale jashtemartesore,
legalizimi i martesave te nje gjinie dhe nje varg i
prostitucionit te organizuar femijeror, pandalshem
po shkreteron qytetet dhe vendet e tera. Varshmeria
e njerezise nga drogat e ndryshme por edhe nga
risite teknologjike aktualisht arrijne nivele
alarmante. Kemi edhe trafikimin me njerez apo me
pjese te trupit te tyre, abuzimin me femra dhe
pabarazine e madhe sociale.
Duke i pasur parasysh te gjitha keto devijime
besimore, morale dhe shoqerore, nuk duhet hequr nga
mendja se e ardhmja i takon Islamit. Islami mund te
ndihmoje qe njeriu moralisht i rrezuar (esfelu’s-safilin)
te ngritet dhe te behet njeriu me i perkryer (ahsenu’t-takvim).
Para muslimaneve qendron nje ndermarrje e madhe, e
urte dhe intelektuale. Ata nuk do te duhej te
perpiqeshin t’ia adaptojne mesimin islam kerkesave
moderne por do te duhej ta gjallerojne mesimin e
Islamit ne ate menyre çfare do te mundesoje qe
Islami te njihet dhe te pranohet mjaftueshmeria e
tij per epoken moderne.
Bukuria e ketij angazhimi qendron ne ate qe Islami
do t’i shperbeje paqes dhe do te rrise shansin qe ai
te behet feja numer nje ne bote ne kohen qe vjen.
Shqiptaret muslimane kane edhe nje epersi: ne
kopshtin me disa fe e besime mund ta prezantojne
mesimin e tyre si me te mirin dhe me origjinalin ne
menyre mjaft te pershtatshme dhe ne menyre shkencore.
Kete muslimanet e kane bere gjate shekujve VII-XII,
kete mund te bejne edhe tash.
“Secili (popull) ka nje ane, te ciles ai i kthehet,
ju shpejtoni kah punet e mbara, kudo qe te jeni All-llahu
ka per t’ju tubuar te gjitheve. All-llahu ka fuqi
per çdo send.” (El- Bekare, 148.).
Burimet:
- http://www.znaci.com/osnovi_vjerovanja/osnovi/art284_0.html
- Nexhat S. Ibrahimi, Muslimanet ne kerkim te
Islamit (shih dy shkrimet: Kthimi i muslimaneve ne
Perendim dhe Natyra, manifestimet, problemet dhe
perspektiva e zgjimit te islamit ne Ballkan.
|