|
Nje pergjigje presidences
shqiptare dhe elites politike gjitheshqiptare
Nder çeshtjet gjithhere aktuale,
si te ne ashtu edhe ne qarqet boterore, eshte tema e
bashkejeteses ne rrafshin teorik ndermjet Islamit
dhe feve, ideologjive apo botekuptimeve te tjera dhe
ne rrafshin praktik, historik ndermjet muslimaneve,
kristianeve dhe feve apo ideologjive tjera. Ky
aktualitet konsiston ne faktin se shume qarqe
politike boterore, me ane te mekanizmave te veta, e
shtrojne kete çeshtje ne kontekstin negativ dhe
pezhorativ.
Nje nder rastet me te fundit eshte ataku mbi vlerat
islame nga ana kryetarit aktual te Shqiperise, siç e
quajne disa: vllahut nga ana nacionale dhe
ortodoksit nga ana fetare, Alfred Mojsiut dhe e
politikanit injorant e prepotent nga Maqedonia
Menduh Thaqi dhe polemikat e tij dhe te
bashkemendimtareve te tij ne adrese te islamit dhe
muslimaneve.
Nese do te me pyesni: kush eshte Alfred Mojsiun,
pergjigjja ime e pare do te ishte: tipik çoban i
mjere, qe nuk mund t’i besohet as kopeja me bageti.
Ju disa do te thoshit: fjale te renda kundrejt nje
kryetari nga nje shqiptar. Pergjigjja eshte: Nese
Alfred Mojsiu, duke abuzuar me postin e kryetarit,
ka te drejte ta fyeje nje fe, islamin, perse une te
nguroje ta shprehi te verteten per nje njeri, qe i
sherbeu maksimalisht monstrumit te quajtur komunizem
dhe tash demokracise se quajtur globalizem (zhdukja
e te gjithe konkurrenteve dhe vlerave potenciale).
Ata qe ndjekin politiken dhe raportet fetare ne
tokat shqiptare dhe rajon, e kane te qarte se per
çka eshte fjala. Une me kete rast nuk do te vrapoj
pas demantimit te thenieve te tyre nje nga nje,
sepse ata kete nuk e meritojne, as Alfred Mojsiu, as
Menduh Thaqi, as shume te tjere qe genjejne
vazhdimisht ne adrese te islamit, por do te ofroje
te dhena, prova historike, kulturore, shkencore,
logjike, religjioze per te ndriçuar dhe argumentuar
fjalorin e “piste” edhe te njerit edhe te tjetrit
por edhe te mentoreve te tyre.
Ne trojet shqiptare, tema e “Islamit dhe
bashkejetesa me kristianizmin”, sepse religjione te
tjera edhe nuk ka, rendom trajtohet ne kontekstin
negativ e destruktiv. Kur thuhet se ne tokat
shqiptare ka bashkejetese, para se gjithash mendohet
ne vlerat kristiane te bashkejeteses, sepse islami
sipas tyre nuk eshte per bashkejetese, por nje e
keqe qe duhet te tolerohet deri ne nje kohe te
caktuar. Per ta sulmuar, si burim shfrytezohen pjese
kur’anore te shkeputura nga teresia, duke bere nga
Islami monstrum te llojit te vet. Burim vijues jane
edhe veprat propagandistike evrocentriste,
katoliko-centriste dhe kryqtare e inkuizicionale,
si Çeta e Profeteve e Pjeter Bogdan Maqedonasit.
Vetem shikojeni fytyren e tij nga veprat e botuara
dhe do te shihni se Zoti e ka shnderruar ate ne
pamje monstrumi, sepse Bogdani kete eshte angazhuar
t’ua beje muslimaneve.
Kur’ani dhe Bibla per bashkejetesen
Kur’ani meson se Islami nuk eshte fe qe eshte
paraqitur me Muhammedin a.s.. All-llahu nuk eshte
Zot i veçante vetem per muslimanet e as Muhammedi
a.s. nuk e ka shpallur veten per risimtar, por per
vazhdues te se Vertetes permanente Hyjnore, qe
shumehere u shpall por u harrua apo u shtremberua.
All-llahu e urdheron Muhammedin a.s. te thote:
“Thuaj: “Une nuk jam risimtar prej Te derguarve, e
nuk e di se çka do te behet me mua e as me ju, une
nuk ndjek tjeter vetem ate qe me shpallet, une nuk
jam tjeter pos I derguar qe ua terheq verejtjen
qartazi.” (el-Ahkaf, 9);
“Ne perpara teje kemi derguar Te derguar ne grupet e
popujve te hershem”. (el-Hixhr, 10).
“Ne edhe para teje popujve te tyre u derguam
pejgambere dhe ata u erdhen atyre me argumente te
qarta...” (er-Rrum, 47).
“Ne kemi derguar pejgambere para teje, per disa prej
tyre te kemi njoftuar me rrefimet e tyre, e per disa
sish nuk te kemi njoftuar...” (Gâfir, 78).
“Ju (besimtare) thuani: “Ne i besuam All-llahut, ate
qe na u shpall neve, ate qe iu shpall Ibrahimit,
Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhesve (te
Jakubit qe ishin te ndare ne dymbedhjete kabile),
ate qe i eshte dhene Musait, Isait dhe ate qe iu
eshte dhene nga Zoti i tyre pejgambereve. Ne nuk
bejme dallim ne asnjerin prej tyre dhe Ne vetem Atij
i jemi bindur”. (el-Bekare, 136).
“... Secili i besoi All-llahut, engjejve te Tij,
shpalljeve te Tij, te derguarve te Tij. ...” (el-Bekare,
285).
“Ne vazhduam gjurmet e tyre (te pejgambereve) me
Isain, birin e Merjemes, vertetues i Tevratit qe
kishin me pare. Atij i dhame Inxhilin, qe eshte
udhezim i drejte dhe drite, qe eshte vertetues i
Tevratit qe kishin prane, qe ishte udhezues e
keshillues per te devotshmit”. (el-Maide, 46), e
shume ajete te tjera.
Kur’ani pranon librat e meparshem hyjnore: fletet e
Ibrahimit, Tevratin, Zeburin dhe Inxhilin dhe
besimi ne burimin hyjnor te tyre eshte kusht per te
gjithe muslimanet, ndonese tekstet biblike kane
humbur e jane falsifikuar, e disa jane humbur
teresisht. Duke e marre parasysh kete fakt, All-llahu
e meshiroi njerezine definitivisht ne menyre te
plote, ne kohe e hapesire.
Pra, Kur’ani e pranon hebraizmin dhe kristianizmin
si realitet fetar dhe historik, por kete nuk e ben
hebraizmi dhe kristianizmi kundrejt Islamit!
Misioni i Muhammedit a.s. me te cilin e obligoi All-llahu
i madheruar, dallon nga te tjeret, sepse ai i eshte
drejtuar mireqenies se njerezise, e jo ngritjes
vetjake dhe arritjes e monopolizimit te
privilegjeve vetjake, as te bashkesise se vet ne dem
te te drejtave natyrore te te tjereve. …
Sipas mesimit islam, bartesi i mirefillte i
pushtetit eshte All-llahu xh.sh. Kete qarte e shohim
nga ajeti kur’anor:
“A nuk eshte All-llahu sundues mbi sunduesit”. (et-Tîn,
8).
Karakteristike e Kur’anit dhe e Sunnetit eshte qe
ata ngushte e lidhin anen transcendente, hyjnore te
Zotit me problemet shoqerore, ekonomike e politike
te bashkesise. E tere kjo, kushtimisht, do te mund
te shprehej se Ummetin - Bashkesine muslimane e
drejtojne parimet vijuese:
- parimi ekonomik, qe d.m.th. se “vetem Zoti eshte
posedues”
- parimi politik, qe d.m.th. se “vetem Zoti urdheron”
- parimi kulturor, qe d.m.th. se “vetem Zoti e di”.
Bashkesia muslimane, Ummeti, ne Medine shume shpejt
u çmilitarizua, u shnderrua ne qytet civil, me
xhamine kryesore, me tregje, shtepi aristokrate,
xhami te lagjeve, hamame e te tjera, ku ishin edhe
masa, bujaret, shtresat tjera popullore, ulemaja,
nepunesit. I lidhur me nje fe, me nje menyre te
jeteses, ky civilizim nuk ka imponuar vetem normat e
veta te shoqerive te ndryshme, politikisht te ndara,
por eshte paraqitur edhe si norme per te gjithe
brezat tjere. Pa dyshim, me pak me shkelqimin e vet,
se sa me koherencen e vet te brendshme.
Theniet e Kur’anit: “Ju keni fene tuaj, e une kam
fene time” (el-Kafirun, 6) dhe
“Thuaj: “Vetem All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj
Tij e bej adhurimin tim. E ju pra, adhuroni pos Tij
çka te doni!...” (ez-Zumer, 14-15), jane mjaft te
qarta dhe ofrojne hapesire per meditim afirmativ
rreth koekzistences ndermjet feve, kulturave e
civilizimeve te ndryshme.
Ne anen tjeter, Kristianizmi pushtetin e sheh si te
drejte te veçante dhe autorizim te dhene
personaliteteve fetare (klerikeve). Derisa
Kristianizmi i detyron te gjithe, pra edhe ata
jashte rendit te klerikeve, d.m.th. laiket, ne
nenshtrim ndaj Kishes, Islami konsideron se kjo i
perket ummetit, bashkesise muslimane apo popullit.
Ndaj mund te thuhet: Pushteti i takon All-llahut,
por e drejta ne perdorimin e tij i takon popullit.
Populli, nese deshiron, kete te drejte mund ta
zbatoje nepermjet perfaqesuesit te vet te zgjedhur (ulu’l-emr).
Siç cekem, e drejta e sendertimit te pushtetit
profan ne kristianizem i eshte dhene rendit te
klerikeve autoritative. Sipas Palit, pas Isait, per
transmetimin e porosise se Zotit te njerezit jane te
obliguar apostujt.
Po ashtu, kristianizmi, perkunder mesazheve te
dashurise e paqes, masat represive ndaj atyre qe
mbesin jashte udhezimit i ashperson sukcesivisht:
“Kush nuk eshte me mua, eshte kunder meje, dhe kush
nuk mbledh me mua, shkaperderdh.” (Mateu, 12:30).
“... e kush me pranon mua, e pranon ate qe me dergoi
mua...” (Luka, 9:48) ose
“... e kush me perbuze mua, e perbuze ate qe me
dergoi mua”. (Luka., 10:16).
“... dhe i detyroi te hyjne...” (Luka, 14:15-24).
Ne baze te teksteve te siperme nga Beselidhja e Re,
rezulton se Kisha dhe autoritetet fetare kane te
drejte dhe kompetenca qe te tjeret me force t’i
terheqin ne kristianizem. Kisha, sipas ketyre
teksteve, ka te drejte te beje presion e ta
terrorizoje shpirtin njerezor, e ata qe kane
refuzuar Kishen jane ekskomunikuar dhe jane hedhur
ne zjarr. Hedhja ne zjarr eshte shfrytezuar per
shkak se Kisha perbuz shpaten, ndonese shpata fare
nuk ka mbetur mbrapa ne kryerjen e krimeve gjate
gjithe historise kishtare. Kryqezatat dhe
Inkuizicioni jane shembuj te hershem, kurse lufterat
evroperendimore dhe kristo-centriste te shekullit
XX-XXI ndaj botes muslimane jane shembullin me i
qarte.
Kesaj i ka ndihmuar parulla e zjarrte “Jepja
perandorit ate qe i takon dhe Zotit ate qe i takon”,
qe eshte shnderruar ne parulle te rrejshme qe e
ndane fene prej bashkesise dhe e shnderron ne
çeshtje private, keshtu qe ua mundeson sunduesve
politike te sundojne pa Zotin. Keshtu, qysh prej
Kuvendit te Nikejes (325) e deri me sot, problemi
gjithnje eshte zgjidhur sipas vullnetit te sunduesit,
e ky eshte konstantinizmi. Kisha perendimore,
katolike, gjate historise themelin e vet te
legjitimitetit e bazon ne varrin e Pjetrit, sepse
Isai i kishte dhene perparesi. Madje, Mateu mendon
se Pjetrin per konstituues te Kishes e ka emeruar
Isai. Ne baze te kesaj, por edhe thenieve te tjera,
mund te thuhet se Isai eshte personifikuar ne Kishen,
njejte sikur qe Zoti eshte personifikuar ne Isain.
Nese kesaj i shtojme thenien e Palit se çdo pushtet
ka burim hyjnor (Omnis Potes tas a Deo), (Nuk ka
pushtet e qe nuk eshte prej Zotit), atehere e kemi
te qarte qe papet poziten dhe legjitimitetin e vet e
ndertojne mbi apostujt, e sidomos mbi Pjetrin, dhe
se çdo pape eshte hallke ne zinxhirin e shpalljes qe
vazhdon. Papa i ri eshte tok me Shpirtin e Shenjte,
sepse Koncili qe e ka zgjedhur eshte institucion
hyjnor i shenjteruar. Nga kjo rrjedh edhe ajo qe
papa fiton cilesine e inocettit (i pagabueshem).
Papa kompetencat drejtperdrejt i merr prej Zotit
dhe ka te drejte te sundoje ne emer te Isait. Ai ka
te drejte te caktoje parimet e fese e te besimit. Me
1870, ne Koncilin e pare te Vatikanit, cilesia
inocetti serish edhe zyrtarisht eshte konfirmuar dhe
eshte marre vendim decidiv se komentet e tij te fese
“jane te obligueshme per te gjithe besimtaret.”
Per ta forcuar kete bindje jane shkruar shume vepra.
Shen Augustini ne vepren e vet “Shteti i Zotit”,
konsideron se shteti profan eshte fryt i mekatit te
pare dhe institucion djalli, i obligueshem t’i
nenshtrohet shtetit te Zotit. Ndaj, pasi trupi ndjek
shpirtin, edhe pushteti profan duhet ta ndjek
pushtetin shpirteror. Me renien e Romes ne vitin 476
e deri ne shekullin VIII verejme forcimin e Kishes
duke e absorbuar ne teresi segmentin ushtarak,
politik e administrues te Romes. Kisha perdori
formulen vijuese: ne skenen politike mbreterit jane
sovrane, por njekohesisht ata duhet ta njohin
autoritetin shpirteror te Kishes dhe ne pajtim me
kete, çdokush eshte i lidhur per papen dhe duhet ta
njohe autoritetin e tij shpirteror. Ata qe nuk i
nenshtrohen kesaj politike u nenshtrohen gjyqeve
inkuizitore, qe sipas nje pohimi, per nje kohe mjaft
te shkurter, keto gjyqe kane denuar 30.000 njerez me
vdekje me kallje, ku kane pesuar shume shkencetare e
njerez te artit.
Mund te permbledhim se ne rrafshin burimor islam
“bashkejetesa” eshte bazament i pakapercyeshem i
Bashkesise Muslimane, Ummetit dhe sherben si
arketip per rregullimin fetar, politik, shoqeror,
ekonomik e te tjera edhe te shoqerive moderne.
All-llahu nuk njeh epersi te disa popujve apo
grupeve e individeve ndaj disa te tjereve. Ai ne
Kur’an thote:
“O ju njerez, vertet Ne ju krijuam juve prej nje
mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te
njiheni ndermjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu
me i ndershem nder ju eshte ai qe me teper eshte i
ruajtur...” (el-Huxhurat, 13).
“Nga argumentet e Tij eshte krijimi i qiejve e i
tokes, ndryshimi i gjuheve tuaja dhe i ngjyrave
tuaja. Edhe ne kete ka argumente per njerez”. (er-Rrum,
22).
“E nese ndokush prej idhujtareve te kerkon strehim,
ti strehoje ne menyre qe t’i degjoje fjalet e All-llahut
(Kur’anin), e mandej percille deri ne vendin e tij
te sigurt. Kjo, ngase ata jane popull qe nuk e dine
(te verteten e Fese islame).” (et-Tevbe, 6).
Kurse Muhammedi a.s. ne Haxhxhin lamtumires
keshilloi:
“Te gjithe ju jeni pasardhes te Ademit, kurse Ademi
ka qene i krijuar prej dheut; arabi nuk ka kurrfare
epersie ndaj joarabit, as anasjelltas, por me
friken prej Zotit.”
Ne anen tjeter, ne rrafshin burimor kristian
koekzistenca qendron ne kembe te qelqta.
Respektivisht, kristianizmi duke u mbeshtetur ne
bazamentin e “popullit te zgjedhur” dhe ne
bazamentin se ne “mbreterine e popullit te zgjedhur”,
kryekeput bazamente raciste, te gjithe ata qe nuk
duan te hyjne ne kristianizem do te futen
detyrimisht ne te, qarte ka proklamuar themelet se
ne çfare parimesh mbeshteten kultura dhe civilizimi
evroperendimor kristian.
II
Nese i hedhet nje shikim rrafshit teorik musliman
dhe atij kristian, por edhe rrafsheve tjera, do te
verejme se Islami pa te drejte atakohet dhe
karakterizohet si fe e jotolerances e kunder
koekzistences, dhe se mesimet e veta i imponon me
dhune. Burimet islame, Kur’ani dhe Sunneti, qarte e
deftojne qendrimin islam. Edhe burimet kristiane,
Beselidhja e Re dhe dokumentet papnore, po ashtu
qarte e deftojne qendrimin kristian, dhe kete, ne
pikat me te shkurtra, edhe per Islamin edhe per
Kristianizmin patem mundesi ta lexojme ne faqet
paraprake.
Do t’i cekim disa raste nga e kaluara: Greqia antike
karakterizohej me diskriminim kulminant. Njeri nga
dijetaret - filozofet me te medhenj, Platoni, ka
kritikuar skllaverimin e grekut nga greku, por
skllaverimin e te huajve nga greku ai e lejon per
shkak se disa popuj intelektin nuk e kane te
persosur. Kurse Aristoteli, filozofi me i madh,
njerezit i ka ndare ne te lire dhe ne skllever.
Sklleverit jane krijuar vetem per t’u sherbyer te
lireve. Sistemin e skllaverimit Aristoteli e ka
konsideruar te nevojshem.
Ngjashem eshte edhe me kulturen e civilizimin
judaist (çifut), i cili lejon skllaverimin e
joçifuteve, por jo edhe te çifuteve, sikur qe
ndalon kamaten ndermjet çifuteve, por e lejon
ndermjet çifuteve dhe te huajve, sepse populli çifut,
si “i zgjedhur” nuk ka ndonje obligim ndaj ndonje
populli injorant.
Mesimet kristiane urdherojne skllavin t’i
nenshtrohet totalisht deshires se skllavopronarit,
qe d.m.th. se jeta e vdekja vareshin nga deshira e
tij. Çdo njeri i lire autoritativ ne perandori ka
poseduar disa mijera skllave te denuar per shkaqe me
banale. Madje vete Kisha ka poseduar skllever dhe ka
pranuar qarte legalitetin e skllaverise, kurse me
pretekst se pengon lypjen dhe vjedhjen.
Ne Perandorine Bizantine kane supozuar se ata jane
udheheqesit e botes, kurse mbare bota rreth tyre
eshte krijuar per t’u sherbyer. Skllavi nuk ka
mundur te posedoje, te trashegoje, te le trashegim,
apo te martohet legalisht. Skllavi i padobishem, i
semure e ne moshe eshte vrare. Skllavi nuk ka mundur
ta padise demtuesin, sepse e drejta e padise i
takon vetem zoteriut.
As gjendja e kopteve nen Kishen bizantine nuk ishte
e mire: Nen sundimin e perandorit Fokas (602-610) te
gjithe funksionaret kopte u detyruan t’i nenshtrohen
Kishes se Konstantinopolit. Nen Herakliusin
(610-641) koptet akuzoheshin si pagane e
tradhtare, kurse Justiniani I (527-565) thoshte:
“Vetem nje qeveri, vetem nje legjislacion dhe vetem
nje kishe”, qe qarte defton se ç’ndodhte me te
tjeret qe nuk i nenshtroheshin ketij urdhri.
Paraqitja e Muhammedit a.s. ne skenen historike dhe,
me pastaj, shkuarja e tij ne Medine, hasen ne
ndjenje perbuzjeje tek çifutet, sepse ata posedonin
vetedijen mbi superioritetin religjioz, nacional e
kulturor dhe ndjenjen qe do te mund te paraqitej si
ndonje falsifikim i tradites biblike. Nisur nga kjo,
çifutet nuk e pranuan Isain a.s. (Jezusin) per
pejgamber, ndonese ishte çifut, as Muhammedin a.s.,
qe per ta ishte i huaj, joçifut.
Kristianizmi mesjetar ka qene shprehje levizese e
Evropes kundrejt Islamit, qe do te kulmoje me
lufterat kryqtare. Islami per Evropen ka qene force
kercenuese ushtarake dhe domen dinamizues ekonomik,
e me vone edhe armik ideologjik dhe shembull
filozofik, ne fillim nepermjet shtangimit mbrojtes,
e me vone nepermjet shperthimit atakues. Pikepamjet
e Evropes ne shekullin XX mbi Islamin, kryesisht
jane vazhdimesi e vizionit mesjetar ndaj Islamit.
Ne trojet iliro-shqiptare bashkejetesa midis serbeve
sundues dhe shqiptareve te sunduar ka qene shume e
veshtire. Kete pohim tonin po e ilustrojme me Kodin
e Car Dushanit (1336-1356), neni nr. 6, ku
sanksionohet: “Sa i perket herezise latine dhe atyre
qe terheqin besimtaret ortodokse ne fene e tyre,
autoritetet duhet te perpiqen t’i konvertojne te
gjithe te tillet ne fene e vertete. Nese nje i tille
nuk deshiron te konvertohet, ai do te denohet me
vdekje... pasuria e te gjithe te tilleve do te
konfiskohet dhe shume me teper ne kete drejtim.” (E.
Durham) Edhe gjate kohes se sundimit te mbreterve
Nemanja e Millutin u provua konvertimi dhe kishte
persekutime fetare e kombetare. (E. Durham)
Islami kesaj çeshtjeje i kushton rendesi te madhe
bashkejeteses. Me krijimin e qytetit-shtet ne Medine,
me hartimin e Kushtetutes se pare te praktikuar ne
bote, u vune ne praktike themelet e bashkejeteses
midis muslimaneve, kristianeve dhe hebrenjve, u
rregulluan te drejtat dhe obligimet e qytetareve dhe
u eliminuan veset e liga.
Ne menyre te permbledhur mund te shtrohet se “Shteti
islam lind me vendimin e vetedijshem te popullit te
lire politikisht qe te abstenoje nga sovraniteti ne
dobi te Zotit Famelart, dhe duke pranuar pozicionin
e mekembesit e duke vepruar ne pajtim me rregullat
dhe udhezimet qe i kane dhene Kur’ani dhe Sunneti i
Pejgamberit a.s. Ndryshe nga teokratizmi kristian,
ne Islam shteti eshte teokratik ne saje te
sovranitetit te Zotit, kurse pushteti nuk i jepet
nje rendi te veçante - siç eshte rasti ne
Kristianizem, por besimtareve. Ne anen tjeter,
shteti eshte demokratik ne aspekt te konstituimit te
pushtetit, nderrimit etj. Populli nuk ka te drejta
te pakufizuara, por ne suaza te Ligjit te Zotit dhe
te Pejgamberit. Shteti islam eshte shtet ideologjik
qe duhet t’i perfshije vetem ata qe me zemer e
pranojne ideologjine dhe parimet e saj. Mirepo,
atyre qe nuk e pranojne ideologjine islame, por
jetojne brenda kufijve territoriale, shteti islam
ua garanton te drejtat qytetare qe i gezojne te
tjeret, me kusht qe ata ta respektojne ligjin. Ne
shtetin islam nuk behet dallim ne race, ngjyre e
gjuhe dhe shtetasit e tij jane te barabarte ne te
gjitha punet e shtetit. Fryma e shtetit islam ze
fill ne politiken e moralit dhe devotshmerise. Ne
politiken e brendshme duhet te dominojne nderi,
respekti e drejtesia, kurse ne politiken e jashtme
duhet kultivuar e verteta, besimi, dashuria per paqe,
raportet korrekte dhe drejtesia nderkombetare.
Qellimi i shtetit islam nuk eshte vetem te siguroje
ligjin, rendin dhe territorin, por duhet ta arrije
drejtesine shoqerore, perparimin e se mires dhe
çrrenjosjen e se keqes.
Shteti islam, me fjale te tjera, duhet te siguroje:
- te drejtat ne sigurine personale,
- te drejtat ne sigurimin e pasurise,
- mbrojtjen e nderit,
- te drejten ne jeten private,
- te drejtat ne protesta kunder padrejtesise,
- te drejtat per “urdhrin per te mire dhe ndalimin
nga e keqja”,
- lirine e keshillimit dhe te arsimimit,
- mbrojtjen e pjesetareve te nje feje tjeter nga
fyerjet, e shume te drejta te tjera.
Islami beri unifikimin e politikes dhe religjionit
dhe, sipas te gjitha vleresimeve, ky unifikim ka
qene sinteze e suksesshme. Por, me vone, Islami u
shpartallua si perandori por mbeti si religjion dhe
vazhdoi te perhapet mbi germadhat e perandorise se
shpartalluar. Domethene, Islami eshte
universalizuar vetem pasi eshte fshire veçanesia e
politikes. Fuqia e Islamit, sipas Hisham Xhait, ka
qene ne ate se ai ka ditur ta shprehe poeticitetin e
kolektivit. Pikerisht unifikimi i te gjitha
segmenteve te jetes, beri qe imperializmi perendimor
dhe kreatura e tij “orientalizmi perendimor” Islamin
ta paraqesin si “religjion fanatik, te erret, qe
ithtaret e vet i edukon ne besimin e ngushte,
dogmatik, i cili eshte armiqesisht i disponuar ndaj
lirise se mendimit dhe zhvillimit te lire te ideve.”
Ne nje ane, duke i marre parasysh armiqesite dhe
paragjykimet mesjetare te evroperendimit ndaj
Islamit dhe ato te periudhes kolonialiste, nga ana
tjeter, edhe s’eshte çudi qe evroperendimi ka
vazhduar me sjellje injoruese e ekskomunikuese ndaj
Islamit dhe muslimaneve. Mirepo, me plot te drejte,
koheve te fundit degjohen zera, ndonese ende te
pakte, “perse moskuptimet ndermjet Islamit dhe
Perendimit duhet te vazhdojne, kur ajo qe i bashkon
keto dy bote eshte shume me e fuqishme se ajo qe i
ndane.” Princ Çarlsi mendon se moskuptimet paraqiten
kur nuk ia arrijme te çmojme se si te tjeret e
shohin boten, historine e saj dhe rolet e tyre
perkatese ne te, dhe nga kjo rezulton qe Islamin ta
shohim si kanosje dhe rrezik, si burim i
mostolerimit, ekstremizmit dhe terrorizmit.
Moskuptimet paraqiten edhe nga fakti se ekstremet ne
shoqerine islame merren si norma, qe eshte gabim
serioz. Zera pozitive koheve te fundit vijne edhe
nga vete zyrtaret e Kishes. Per shembull,
Sekretariati i Vatikanit per Jokristiane lidhur me
xhihadin jep perkufizim te ri, qe dallon rrenjesisht
nga e kaluara. Keshtu, ata thone se “Xhihadi ne
asnje rast nuk eshte karremi biblik, ai nuk synon
drejt zhdukjes, por drejt te drejtave te Zotit dhe
njerezve ne viset e reja.”
Po ashtu, te konceptuarit antropomorf te Zotit ne
Evrope, rebelimi i natyres njerezore kunder
perbuzjes kristiane te kesaj bote dhe shtypjes se
instinkteve natyrore dhe synimeve legjitime te
njeriut dhe trashegimise romake, me qendrimin e vet
te plote materialist ne aspekt te jetes njerezore
dhe vleres se saj inherente, kane rezultuar me
indiference madje edhe armiqesi ndaj Islamit, sepse
Islami ishte i rafinuar, progresiv, plot jete
pasionuese.
Çeshtje ne vete eshte edhe te perceptuarit e
nacionales ne Evrope qe dallon nga te perceptuarit
islam. Derisa ne Islam nacionaliteti eshte kualitet
individual i njeriut, individual ne raport me
njerezine dhe individual ne raport me njeriun,
vetekonfirmimi i nacionalitetit mund te fitoje forma
te nacionalizmit, d.m.th. te mbylljes,
ekskluzivitetit, armiqesise ndaj nacionaliteteve te
tjera. Edhe internacionalizmi si alternative e
nacionalizmit paraqet semundje tjeter, varferi
abstrakte, unitet abstrakt, qe mohon
individualitetin nacional. Islami edhe nacionalizmit
edhe internacionalizmit ua kunderve universalizmin,
qe nuk mohon individualizmat nacionale, por i
perfshine ne unitetin konkret. Universalizmi eshte
afirmim i pasurise ne jete me ate nacionalen.
Nacionaliteti eshte vlere pozitive qe pasuron jeten
e njerezise, qe pa ate paraqet abstraksion, kurse
nacionalizmi eshte e keqe, vetekonfirmim dhe
perbuzje egoiste, e madje edhe urrejtje ndaj popujve
tjere. Nacionalizmi lind shovinizmin dhe
ksenofobine, ndaj kete duhet dalluar nga
patriotizmi. Nacionalitetet e medha semuren nga
vullneti drejt pushtetit, drejt fuqise, vullnet
imperialist qe synon krijimin e perandorive boterore.
Kjo rezulton luften, e lufta eshte gjithnje lindja e
fatumit e jo e lirise. Perjashtim duhet bere nga
lufta mbrojtese, çliruese, qe eshte e arsyeshme,
sikurse ne rastin e Kosoves, Bosnjes etj. Ne
konceptin nacionalist dhe imperialist shteti nga
mjeti dhe funksioni behet synim vetvetiu dhe
realitet abstrakt, vjen deri te ideja e sovranitetit
te shteteve nacionale, per te cilin luftojne popujt
ne demin vetjak.
Kultura humaniste perendimore ka prirje te pranoje
tipin e vet te kultures per universale dhe te vetmen
dhe nuk pranon ekzistimin e tipeve tjera te kultures
e as nuk kerkon plotesimin me botet tjera. Me kete
kemi nje monizem te veçante, i cili gjithnje ka
tendenca tiranizuese, qofte ato religjioze apo
antireligjioze. Konceptimi monist, totalitar i
shtetit perkthyer ne gjuhen religjioze d.m.th.
konceptim idhujtarist.
Evropa dhe Amerika (dhe bota nen ndikimin e tyre),
te udhehequr nga idete e mesiperme, çdo dite po
kerkojne modele te reja te dominimit, kurse per çdo
tendence te muslimaneve per mbrojtje, Evropa e
“civilizuar” me ane te propagandes se tmerrshme i
akuzon si fundamentaliste, terroriste, reaksionare,
qe prishin qetesine dhe rendin boteror.
III
Mesazhi islam mbi “Transcendencen” dhe “Bashkesine”
per nje shekull u zgjerua prej Indise deri ne
Oqeanin Atlantik. Ky zgjerim nuk qe fryt i
pushtimeve ushtarake qe popujve te nenshtruar t’ua
impononte fene, por i rrezatimit te revolucionit te
mirefillte kulturor qe ai e solli. Ekspansioni arab
ka krijuar kushte ekonomike dhe sociale per
perteritje, duke e evituar kaosin feudal dhe
hierarkite parazite. Betejat e vetme qe muslimanet i
kane ndermarre ne ekspansionin e rrufeshem kane qene
betejat kunder shtypesve feudale, mbreterve despote,
peshkopeve sektare e inkuizitare, e jo kunder
popujve qe i kane pritur si çlirues nga zgjedha e
mehershme. Islami, duke evituar perçarjen feudale te
ekonomise, duke formuar hapesire me te madhe se
Perandoria Romake per kembim mallrash dhe idesh,
duke krijuar teresine unike ku kane sunduar ligjet
e shkruara dhe administrata korrekte gjyqesore,
pushtuesit arab i ka mundesuar perzierjen dhe
shkrirjen e gjerave, njerezve dhe ideve, qe ishte
karakteristike per te gjitha periudhat e medha
kreative ne jeten e njerezimit. Pasi qe qellimi i
kesaj pjese te shkrimit eshte qe te sjellim disa
ndodhi konkrete historike, konstatimet e mesiperme
po i ilustrojme me fjalet e nje prijesi fetar,
monsinjor Duchene, i cili ne studimin e tij per
gjendjen e Kishes ne shekullin VII ne Siri, cek
rrefimin keshillues te Mihajl Sirianit. Mihajli,
pasi qe i pershkroi vrazhdesite te cilave u qene
ekspozuar jakobitet qe nuk e pranuan Kishen uniate
te Herakliut, keshtu e pershkruan depertimin arab:
“Zoti hakmarres... duke e pare te keqen e romakeve
te cilet kudo qe kane luftuar vrazhdesisht kane
shkreteruar kishat dhe manastiret tona dhe na
gjykonin pa meshire, i solli nga Jugu bijte e
Ismailit te na çliroje me ndihmen e tyre... Kjo per
ne ishte fitore e madhe qe u çliruam nga vrazhdesite
e romakeve, nga e keqja e tyre, nga urrejtja e tyre,
nga smira e tyre e lige dhe qe, me ne fund, gjetem
prehjen.”
Shembujt e tille deftojne se Islami dhe kultura e
civilizimi i tij kultivojne bashkejetesen, madje
njohjen e pjesetareve te feve qiellore, qe eshte
pika kulminante e koekzistences. Islami refuzon
idene e popullit te zgjedhur, por pranon njerezimin
si krijim te zgjedhur te Vullnetit Hyjnor. Derisa
ne periudhen parakur’anore njeriu ishte ne pozite
inferiore me krijesat e demshme, me Kur’anin njeriu
behet zoterues i çdo gjeje qe gjendet ne qiej, toke
e midis tyre.
Me Islamin, popujt e nenshtruar kane gezuar
mbrojtjen e muslimaneve dhe nuk kane qene te
obliguar e te detyruar te kryejne kurrfare detyre
ushtarake, sepse feja ua ndalonte pjesemarrjen ne
ushtrine muslimane, e si kompensim jomuslimanet
paguanin tatim (xhizjen).
Meqe jomuslimanet ishin jashte suazave te ligjeve
muslimane, atyre u qe mundesuar te mbeten nen
jurisdiksionin e ligjeve te veta vetjake, çfare i
kane caktuar kreret e bashkesive te tyre fetare.
Kete gjendje te autonomise se pjeserishme e kane
ndjekur me vone Turqia dhe vendet tjera arabe.
Komentuesi dhe praktikuesi i pare e autentik i
Kur’anit eshte Muhammedi a.s., ndaj fjalet e tij
kane qellime te larta, por jane te nxitura edhe nga
jeta e perditshme e te mbikeqyrura nga All-llahu
xh.sh. Me nje rast Muhammedi a.s. thote: “Nuk ka
perparesi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj
arabit. Nuk ka perparesi i ziu ndaj te bardhit, as i
bardhi ndaj te ziut. Tek All-llahu me te matur jane
ata te cilet jane me te drejte dhe te cilet me se
ndershmi jetojne.”
Rasti vijues e sqaron edhe me shume kete çeshtje.
Muhammedi a.s. thote:
“Ai qe shtyp nje person me te cilin eshte lidhur me
nje zotim, ose i cenon te drejtat e tij, ose ia
imponon nje detyre mbi mundesite e tij, ose ia merr
me detyrim nje gje, mua do te me kete kundershtar ne
Diten e Gjykimit.”
Imam Buhariu shenon se Esma, e bija e Ebu Bekrit, ka
thene: “Me erdhi nena si idhujtare ne vizite, e une
iu drejtova Te derguarit, Muhammedit a.s., dhe
kerkova mendimin e tij, kurse ai me tha: “Mbaji
lidhjet me nenen tende dhe beni mire asaj.”
Edhe halifi i dyte musliman, Umeri r.a., pas
hixhretit te tij ne Medine, ka mbajtur lidhje me te
vellain, i cili ne Mekke ende ishte idhujtar.
Me rastin e dergimit te ushtrise muslimane ne Siri,
halifi Ebu Bekri kryekomandantin Usame ibn Zejdin e
porositi qe te sillet mire me keto fjale:
“Mos i shkelni zotimet tuaja, mos beni ngaterresa,
mos i keqperdorni te drejtat tuaja, mos i gjymtoni
kufomat, mos i vritni as femijet, as te vjetrit, as
grate. Mos rrezoni asnje dru, asnje hurme, mos i
digjni te mbjellat, mos therni desh as deve qe te
ushqeheni ju. Nese takoni ne rruge murgj ose fetare
duke enderruar, i lini te lire dhe mos i shqetesoni.”
Se ne ç’shkalle ishte koekzistenca gjate halifatit
te Umerit r.a. tregon rasti vijues: Mbreti i fundit
gasanid, Xhabalah ibn el-Ajhan, ne Betejen e
Jermukut (me 636) ishte ne anen bizantine, por me
vone e perqafoi Islamin. Derisa ky e bente tavafin
rreth Ka’bes ne haxhxhin e tij te pare, nje beduin e
shkeli rastesisht pelerinen e tij, kurse ish-mbreti
e goditi beduinin ne fytyre. Me te marre vesh,
halifi Umer r.a. urdheroi qe beduini t’ia ktheje
goditjen Xhabales ne menyre te njejte, ose Xhabale
ta paguaje xhoben, per çka Xhabale hoqi dore nga
Islami dhe u kthye ne Konstantinopol.
Rasti tjeter ka te beje me vete Umerin r.a. Nje dite
erdhi nje beduin te kerkoje ndihme kundrejt nje
shtypesi, e Umeri i mllefosur e goditi disa here
beduinin. Pastaj u pendua dhe e luti beduinin t’ia
ktheje me po aq goditje. Mirepo, beduini refuzoi ta
beje kete, e Umeri r.a. u terhoq ne shtepine e vet
me monologun vijues: “O i biri i Hattabit! Ti ke
qene askush e asgje, dhe All-llahu te ngriti;
lajthove, e All-llahu te nxori ne rruge te drejte;
ke qene i dobet, e All-llahu te forcoi. Ai atehere
te dha te drejtosh me kokat e popullit tend dhe kur
njeri prej tyre erdhi te kerkoje ndihmen tende, ti e
godite! Ç’do t’i thuash ti zoteriut tend kur te
paraqitesh para tij?”
Derisa disa nga ndodhite flasin per raportet
brendaislame, rasti vijues ka te beje me raportet
nderfetare ne Egjiptin e posaçliruar, e lidhur me
Umerin r.a. Flitet nga burimet e sakta historike se
nje qytetar kopt nga Kajroja, El-Fustati, shkoi ne
Medine per t’iu ankuar Umerit r.a. si halif. Ai i
tha halifit se i biri i Amr Ibn Asit e ka goditur me
shuplake te birin e tij. Umeri r.a. menjehere e
urdheroi Amr Ibn Asin dhe te birin e tij qe te vijne
ne Medine, e atebote Amr Ibn Asi ishte mekembes (vali)
i Egjiptit. Kur keta erdhen ne Medine, Umeri r.a.
urdheroi qe babai, djalin e te cilit e kishte
goditur djali i Amr Ibn Asit, ta godase ate, dhe me
kete rast Umeri r.a. i tha fjalet e njohura; “Si
mund te roberohen njerezit kur nenat i lindin te
lire?”
Aliu r.a., halifi i katert, me nje rast ka thene:
“Me vjen turp te skllaveroj njeriun qe thote All-llahu
eshte Zoti im!”
Po ashtu, Aliu r.a. me nje rast i ka dhene robit te
tij te holla per te blere dy lloj teshash prej
materialit te ndryshem. Kur ai ia ka sjellur, Aliu
r.a. ia ka dhene llojin me cilesor e shume me te
shtrenjte se ai qe e ka ndalur per vete dhe i ka
thene atij: “Ti je i ri dhe deshiron ta shohesh
veten te bukur, kurse une jam plakur.”
Se keto ndodhi nuk jane raste vetem nga periudha e
Pejgamberit a.s. dhe e halifeve te drejte, por edhe
me vone, flet ndodhia ne kohen e Ebu Jusufit,
nxenesit te Ebu Hanifes. Ne kohen kur ky ishte
gjyqtar suprem (kadi’l kudât) i halifatit islam, nje
i krishter ngriti padi kunder halifit Harunur
Rrashidit, perkitazi me nje kopsht kontestues. Ebu
Jusufi, pas shqyrtimit te lendes, gjykoi ne favor te
te krishterit, e ne disfavor te halifit.
Me Ebu Jusufin dhe halifin Harun kemi ndodhine
tjeter, me ç’rast i pari, ne cilesine e gjyqtarit
suprem te shtetit, e keshilloi te dytin: “O prijes i
besimtareve! Zoti e perforcofte mbreterine tende!
Behu miredashes ndaj te nenshtruarve, vepro ashtu qe
te mos jene kurre te shtypur ose te demtuar, mos ua
impono asnje ngarkese mbi mundesite e tyre dhe mos e
merr pasurine e tyre ne asnje menyre arbitrare.”
Do te shkonim ne pakufi sikur te ndaleshim ne çdo
faze historike, ndaj do te ndalemi ne theniet e dy
dijetareve evropiane, Volterit (Voltaires) francez
….
Volteri, ndonese kundershtar i rrepte i Islamit,
megjithate mbledh force e pohon se modeli islam i
rregullimit te jetes, i pranishem gjate kohes se
osmanlinjve, paraqet shembullin me te mire te
tolerances nderfetare dhe te bashkejeteses ne lirine
e plote te pjesetareve te feve te ndryshme dhe
popujve. Derisa, siç verejtem, sipas Kishes, çdo
banor brenda shtetit te krishter eshte dashur te
behet patjeter i krishter. Per kete, autoritetet
kishtare armiqesisht jane deklaruar kundrejt tere
botes dhe ate derisa ata nuk e pranojne
Kristianizmin.
Ç’te thuhet per shekullin e fundit? Bota muslimane
ne kapercyell te shekullit njezet u zgjua nga
letargjia e agonia kolonialiste, me ç’rast filloi
nje lufte te gjate kunder te huajve. Pas shume
perpjekjesh e sakrificash, ata u çliruan nga
pushtuesit e huaj, por rane nen ndikimin politik,
ushtarak, ekonomik dhe kulturor, si forme e re e
kolonializmit, e eksploatimit me profitabil e perfid
te Fuqive te medha, qofshin te Lindjes apo te
Perendimit. Çdo perpjekje per çlirim te plote nga
eksploatuesit e huaj, nga makineria propaganduese e
Fuqive te medha cilesohet si panislamizem,
ekstremizem fetar, fundamentalizem e koheve te
fundit edhe si binladenizem, duke i diskreditur
keshtu Islamin dhe muslimanet. Lufterat e dekades se
fundit si ne Bosnje, trojet shqiptare, Çeçeni,
Algjeri, Afganistan, Irak, Palestine, te muslimanet
ne Nenkontinentin indian, ne Kine, ish-BRSS e shume
vende te tjera, qarte deftojne angazhimin çlirimtar
te muslimaneve dhe orvatjet ofensive e shtypese te
evroperendimit. Ne kete lufte te padrejte,
evroperendimi paraqitet ne rolin e ujkut, te cilit
qengji lere kete vit, por edhe vitin qe shkoi (kur
ende nuk ekzistonte) ia ka turbulluar ujin!
* * *
Mesimi islam, e kryesisht edhe praktika muslimane, i
kushtojne rendesi te madhe bashkejeteses,
vellazerimit e solidaritetit nderfetar e
ndernacional. Mirepo, qarqet qellimkeqija e
tendencioze evroperendimore kristiane, Islamin
kryesisht e interpretuan nepermjet termave
pezhorative, per ta paraqitur ate si antihuman e
anticivilizues, regresiv e destruktiv. Motivet jane
shumellojeshe, por dominojne motivet religjioze,
politike e ekonomike. eshte fatkeqesi e madhe qe
edhe brenda trojeve tona gjenden shkencetare dhe
politikane, qe te frymezuar nga paragjykimet e
kryqezatave e inkuizicionit, ne vazhdimesi e
sulmojne Islamin dhe kulturen e civilizimin islam
nder shqiptaret, duke e karakterizuar ate kulture si
tiranizuese, terrorizuese, asimiluese, agresive e
te ngjashme. Te tillet (Ismail Kadare, Engjell Sedaj,
Lush Gjergji, Ibrahim Rugova, Alfred Mojsiu etj. etj.),
shfrytezojne konfuzionin ideologjik, politik,
ekonomik, social e te tjera, dhe me metoda perfide,
me gojen plot “komb”, perpiqen te konvertojne mbi
90% te popullates shqiptare te proveniences islame
ne katolicizem apo ortodoksizem. Sikur keto
perpjekje te ishin te natyrshme dhe shprehje e
raporteve normale, ju lumte per angazhimin e tyre,
por kur keto perpjekje jane tendencioze, kesaj i
thone terror e gjenocid religjioz e etnokulturor.
Shkrimin tone do ta perfundojme me nje thenie te
Çiro Truhelkes se: “eshte mendim i gabuar se Islami
eshte perhapur me dhune. Ekzistojne argumente te
shumta te cilat e demantojne kete. Une mund te
permend vetem nje, e ai eshte se shekulli XIX nuk do
te gjente asnje te krishtere dhe asnje kishe e
manastir ne Ballkan, sikur islamizmi te perhapej me
dhune shteterore.” Ne do te shtojme, nese do te
perdorej dhuna ne menyre institucionale nga ana e
muslimaneve kundrejt kristianeve, çfare po ndodh me
muslimanet gati gjithe kohen, duke perjetuar dhune
institucionale nga kristianizmi, ju zoteri Alfred
Mojsiu, pastaj serbet, greket, malazezet, bullgaret
ne Ballkan do te permendeshi vetem nepermjet
fosilieve te mbetura, siç flasim sot per dinasauret.
eshte e udhes qe institucionet tona politike,
shkencore dhe te tjeret te fillojne te respektojne
te tjeret, ashtu siç e kerkojne respektin per veten.
Te fillojne te ndergjegjesohen, ne te kunderten ne
histori do te permenden si kalamaje qe luanin me
zjarr dhe behen viktime e tij.
|