Faqja e Pare

Nexhat Ibrahim
Njoftim
AlbaNur eshte i hapur per te gjithe ata intelektuale shqiptare qe kane deshire te jene ne sherbim te ceshtjes shqiptare per edukimin e brezave te rinje duke shfrytezuar teknologjine e internetit. Ne mirepresim shkrimet qe jane ne favor te integrimit brendashqiptar per te miren e te gjitheve....
 

Shkarkone Librin e Nexhat Ibrahimit:

Ishte ky Dimer i Madh

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Disa tema aktuale te derguara ne Albanur nga Nexhat Ibrahimi

 

Titull Nexhat Ibrahimi

Dy tema ne vazhdimesi jane te pranishme ne preokupimet aktuale politike, ekonomike, fetare te botes perendimore dhe te asaj muslimane: Perplasja e qyteterimeve dhe Shekullarizimi i botes muslimane.


Shekullarizmi, eshte e njohur, synon qe shekullarja, para se hyjnorja, te behet baze e te gjitha ligjeve te tij. Ai lindi si pergjigje kundrejt problemit ndermjet Kishes dhe shkences, Kishes dhe shtetit, lindi si pergjigje kundrejt antagonizmit ndermjet Kishes dhe shkences dhe luftrave te vazhdueshme ndermjet kristianeve. Ndarja e kishes nga shteti ishte e vetmja zgjidhje e logjikshme ne Evrope dhe per Evropen.


Ne anen tjeter, periudha e halifatit islam nga shekulli VII dhe XII mendohet si epoke e zhvillimit, e drejtesise politike, ekonomike dhe kulturore. Mbroheshin si shumica ashtu dhe pakica kombetare, mbroheshin si shumica fetare ashtu dhe pakica fetare. Ata mbroheshin nga Kur’ani dhe Hadithi, por edhe nga ligjet e derivuara nga burimet islame. Nga ky zhvillim dhe perparim thithte edhe vete Evropa, pjese te saj ne Lindje, Jug dhe sidomos ne Perendim.


Nisur nga fakti se Islami eshte demokratik dhe se Muhamemdi a.s. nuk ka caktuar pasardhes te tij, por kete e la ta bejne vete muslimanet, le hapesire per te hulumtuar module me te mira per zgjedhjen e njeriut te pare te shtetit. Por, kur themi se Islami eshte demokratik, kjo nuk do te thote se demokracia islame eshte e njejte me ate shekullare. Demokracia ne Islam nenkupton se e drejta e nxjerrjes se ligjeve ne Islam eshte e kufizuar dhe kjo duhet te jete ne pajtim me parimet kur’anore-sunnetike. Ky parim ka rendesi edhe per te shmangur tiranine si te tille, sepse nxjerrjen e nenligjeve dhe interpretimin e tyre e bejne dijetaret / muftinjte, kurse sunduesi ka rol ekzekutiv te decizionit te muftiut.


Nuk ka rregull i cili thote se demokracia duhet te jete shekullare sikurse nuk ka rregull i cili thote se pa tjeter sistemi shekullar duhet te jete demokratik. Shoqeria islame ka qene e privuar nga tirania dhe diktatura, pikerisht per shkak se Kur’ani dhe Sunneti nuk lejonin marrjen ne dore te forces se pakufizuar nga sunduesi dhe se fetvaja e muftiut ishte me e larte se sa vendimi i sunduesit.


Mirepo, kjo gjendje nuk eshte koheve te fundit, kur sunduesit musimane nuk jane halife por kryetare apo mbreter gjysmeshekullare, te bazuar ne sistemin shekullar te shtetit. Te tillet pengojne te drejtat njerezore te te gjithe banoreve dhe ndodh qe muslimanet ne shtete te caktuara jomuslimane kane me shume te drejta se sa ne shtetet e tyre (ne emer) muslimane. Mirepo, nuk duhet harruar se ky import eshte perendimor dhe qe ndihmohet me te madhe nga sponzoret e tyre.


Ne Islam nuk ekziston konflikti ndermjet teologjise dhe shkences, ndermjet boterores dhe shekullares, siç ka ekzistuar dhe ekziston ne kristianizem. Ndaj, kopjimi i Evropes per boten muslimane nuk mund te jete shembull adekuat. Evropa e ndau shtetin nga feja sepse keto te dyja zhvillonin luftra te pafund, kurse ne boten muslimane nuk gjejme ekuivalence te tille. Kopjimi i shekullarizmit nga muslimanet apo imponimi i shekulalrizmit ndaj muslimaneve nuk do te jepe fryte sikurse ato ne Evrope.


Ne fund, te fundit, as ne Evrope ndarja e shtetit prej fese nuk dha rezultat dhe nuk ishte fryt i marreveshjes. Thjeshte, atje, feja u largua me force ne margjina te jetes, kurse shekullarja sundon edhe sot e kesaj dite. Ne vend te bashkepunimit, atje ndodhi po ate gabim qe kisha e beri ne fillim ndaj diturise, shekullares. Tash dituria, shekullarja i hakmerret fese.


Por, nese per muslimanet nuk ka nevoje per nje veprim si ai i kristianeve, si duhet pajtuar konfliktet ndermjet stagnueseve dhe reformatoreve muslimane, atyre qe shikojne perjashtimisht se prapthi dhe atyre qe shikojne perjashtimisht me sy “evropian”? A ka mundesi qe te behen perparime pa shkelur vlerat e deritashme?


Disa kete kerkese e quajne reformizem, disa modernizem, disa kete kerkese e quajne tradhti ndaj vlerave te te pareve te mire, kurse une kerkesen per ndryshim, transformim nga gjendja e tanishme e stangimnit dhe e amullise do ta quaja islamizim te diturise dhe te shoqerise muslimane, ashtu siç e quajten kete proces me heret Faruki, Atasi, Sardari, Izetbegoviqi etj.


eshte e padrejte te kembengulet qe muslimanet, por edhe popuj te tjere te kopjojne pa tjeter vlerat perendimore si te vetmet te drejta dhe prosperuese. Islami nuk mund te reformohet, as modernizohet, sepse substanca e tij eshte hyjnore e jo njerezore. Islami nuk i nenshtrohet rrethanave kohore dhe hapesinore, por Islami dhe shoqeria muslimane mund te islamizohen, ne frymen e Kur’anit dhe te Sunetit dhe ate jo duke iu permbajtur klisheve te dikurshme, por duke studiuar dhe hulumtuar me kujdes te paret e mire dhe menyren se si ata iu dhane pergjigje kerkesave dhe nevojave te kohes se tyre. Islami ka vlerat vetjake dhe ato vetem duhet te vihen ne funksion ne raport me veten, me te tjeret dhe me Krijuesin.
Ofrimi i shekullariz(i)mit si ilaç i vetem per problemet e botes nuk eshte gje tjeter pos edhe nje deshtim i qyteterimit perendimor, por tash me pasoja shume me te medha e drastike.
Kerkesa e Hungtingtonit per shekullarizimin e Islamit si rruge per t’ju shmangur perplasjes se qyteterimeve pikerisht eshte fillimi i perplasjes. Shekullarizmi perendimor e “vdiq” kristianizmin dhe kete e konstatuan P. Spengler, M. Hajdeger etj., kurse tash deshiron ta “vdese” edhe Islamin. Shekullarizmi pati sukses te konsiderueshem me kristianizmin, sepse rrenjet e tij nuk ishin hyjnore. Kristianizmi kishte vetem nje kujtese hyjnore, por jo edhe burim hyjnor. Shtyllat e tij zinin fill ne mite e legjenda, ne false e fabrikime paliane. Shekullaristet kete e dinin dhe vepruan me sukses. Por, nje gje e tille nuk mund te ndodh me Islamin. Pikerisht ketu fillon problemi. Ne pafuqi qe Islami te “vdiset” me mjete paqesore, e detyroi Evropem ta imponoje kulturen perendimore si te vetmen te drejte dhe njekohesisht duke mohuar çdo kulture tjeter qe vlen te theksohet, ne perputhje te plote me parimin biblik “te popullit te zgjedhur”.


Per t’iu shmangur me kujdes agresionit perendimor, bota muslimane duhet te largohet nga puritanizmi dhe amullia intelektuale, duhet t’i gjeje ato parime qe e ngriten boten muslimane ne piedestalin me te larte, t’i shfrytezoje te gjitha te arriturat pozitive te botes bashkekohore dhe te filloje me ndertimin e ngrehines per periudhen qe vjen. Muslimanet mund ta ndertojne te ardhmen e tyre. Per kete ekzistojne te gjitha kushtet objektive: besimi, dituria dhe vullneti per pune. Ky nuk do te ishte modernizimi apo shekullarizimi i Islamit, por islamizimi i modernes dhe shekullares, respektivisht futja ne funksion pozitiv e modernes dhe shekullares.

 
 
Komento artikullin e Nexhat Ibrahimit ne Albanur Forum!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian CultureAlbanian Hotels  Shitblerje | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster