Faqja e Pare

Nexhat Ibrahim
Njoftim
AlbaNur eshte i hapur per te gjithe ata intelektuale shqiptare qe kane deshire te jene ne sherbim te ceshtjes shqiptare per edukimin e brezave te rinje duke shfrytezuar teknologjine e internetit. Ne mirepresim shkrimet qe jane ne favor te integrimit brendashqiptar per te miren e te gjitheve....
 

Shkarkone Librin e Nexhat Ibrahimit:

Ishte ky Dimer i Madh

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Disa tema aktuale te derguara ne Albanur nga Nexhat Ibrahimi

 

Ulemaja sot dhe neser

Lavdia i qofte Allahut te madheruar qe pritem kohen kur mund te angazhohemi dhe te veprojme pak-a-shume te pavarur, ndonese ne rrethana te veshtira politike, ekonomike dhe kulturore. Lavdia i qofte Allahut te madheruar qe pritem kohen kur mund te veprojme, nese deshirojme, pa presion dhe detyrim (!) nga strukturat politike dhe qendrat e ndikimit. Se kendejmi, ulemase i imponohet detyra e organizimit te forte dhe efikas brenda Bashkesise Islame, por edhe ne forma tjera, ne shoqate moderne e kreative te ulemave (nje vazhdimesi e ish-shoqates, e reformuar sipas nevojave te kohes), apo ne shoqate te intelektualeve muslimane, ne klub te lexuesve, ne shoqate te botuesve muslimane etj., te cilat tere punen e tyre do ta orientonin ne prosperitetin e Islamit dhe te besimtareve muslimane ne keto treva.


Zgjimi nga letargjia fetare, dalja nga konfuzioni shumedimensional i besimtareve muslimane, dhe vetedijesimi i besimtareve karshi vetedijesimeve te te tjereve, aktualisht nuk mund te merret me mend


1) pa Ulemane, intelektuale, te gatshme dhe te afte te veproje varesisht nevojave te kohes dhe
2) pa Ulemane te gatshme ne sakrifica te medha personale, materiale dhe intelektuale, te gatshme ne sinqeritet, bashkepunim dhe respektim reciprok, faktore keta te domosdoshem per sukses.


Nisur nga kjo gjendje, eshte koha e fundit qe ulemaja te behet shtresa me e vetedijshme e Bashkesise Islame dhe fuqia kreative, vepruese dhe e gjalle brenda saj. Ulemaja nje pjese te kohes duhet ta kaloje ne xhami, por nje pjese tjeter te kohes patjeter duhet te dale nga ambienti i xhamise ne njemendesine e gjalle. Kete sot duhet shfrytezuar si nxitje dhe si stimulans per nje aktivitet me konstruktiv. Feja ne rrethanat e reja do te trajtohet, shpresojme, afirmativisht, apo se paku do te jete e barabarte me te gjitha idete dhe ideologjite tjera dhe me nuk do te jete a priori "element destruktiv" i shoqerise dhe "opiumi” i popullit.


Ajo do te duhej te behet nismetari kryesor i prezentimit te fese ne mas-mediume, te shkruara apo elektronike dhe ne publik. Duhet inicuar tribuna, debate, konferenca dhe sesione shkencore dhe forma tjera organizative per rinine dhe inteligjencen muslimane, duhet organizuar promovimin e librave e revistave me permbajtje islame por edhe te pergjithshme, duhet formuar klubin e lexueseve, inicimin e shkrimeve aktuale popullarizuese, duhet realizuar emisione shkencore, kulturore edukative e familjare ne Radio e Televizione me njerez perkates, pa improvizime dhe trivializma. Niveli intelektual i deritashem i paraqitjeve publike te personaliteteve fetare islame ne RTV-te e Kosoves eshte jashta çdo normaleje (me ndonje perjashtim) dhe me shume jane kunderproduktive: te papergatitur profesionalisht, improvizues te pasuksesshem dhe jashte rrjedhave shkencore e intelektuale ne Kosove, rajon dhe bote.


Nder prioritetet e ulemase ne kete kohe duhet te jete sensibizilimi i mases per masovizimin e mesim-besimit neper objektet e Bashkesise Islame dhe sensibilizimi i mases per realizimin e mesimit fetar neper shkolla laike shteterore. Elektorati besimtare me voten e tij duhet te ndikoje ne disiplinimin e pushtetareve ne dobi te votes se tyre, pa marre parasysh perkatesine partiake.


Nevojat e medha te besimtareve nga nje ane dhe roli qe ulemaja duhet ta kete nga ana tjeter, per ulemane paraqet rast ideal per deshmim te rolit avangard te tyre ne Bashkesine Islame dhe ne shoqeri. Mirepo, nese i perjashtojme shembujt e pakte te ndritshem nuk mund te mburremi me entuziazmin e nje pjese te konsiderueshme te anetaresise (ulemase) sone. Rezignacioni, neglizhenca dhe apatia jane te pranishme. eshte koha te pyesim se a eshte kjo gjendje rezultat i margjinalizimit afatgjat te rolit te ulemase, apo eshte ne pyetje paaftesia e pershtatjes adekuate karshi kerkesave te kohes, te xhematit, te degjuesve e lexuesve, apo shkaqet jane te natyres sociale, respektivisht problemi eshte diç krejt tjeter dhe dikund tjeter.


Duke perfille secilin nga keta faktore, duhet konstatuar se nje pjese e ulemase jeton ne minimumin ekzistencial, se te ardhurat personale nuk jane te rregulluara, por duhet bere pazarllek, se statusi i tij profesional dhe shoqeror nuk eshte i rregulluar, se problemi banesor dhe sigurimi pensional e social nuk eshte i rregulluar etj. Duket se ky eshte nje nga shkaqet e indiferences dhe indolences se nje pjese te ulemase. Mirepo, a e rregullon kete gjendje pasiviteti i tyre? Po ashtu, nese i perkujtojme koleget e para disa dekadave, gjendja e ulemase sot megjithate eshte me e mire!.


Perkunder kushteve te renda, ulemaja duhet te jete ne vater te ndodhive dhe te jape kontributin e vet ne kete. Ne pajtim me kete, duhet riorganizuar Shoqata e Ulemave (tash nje kohe e suprimuar nga vete BI-e) dhe ne te ardhmen ajo quhet te gjeje vendin meritor ne kete vorbull ndodhish dhe ngjarjesh. Do te duhej te punoje ne organizimin e seminareve dhe kurseve sipas metodave me te avansuara, te hartoje plane dhe programe per nje aktivitet efikas ne te gjitha shtresat e popullit. Do te duhej te merret intenzivisht me veprimtarine botuese, sepse eshte e mjerueshme qe institucionalisht edhe kete kohe nuk kemi kurrfare literature islame per femije, per rini dhe per te rritur.


Shoqata do te mbante kontakte te perhershme me organet e Bashkesise Islame per sendertimin e interesave te perbashketa dhe per orientimin e drejte te punes se anetareve te saj. Aktivisht do te marre pjese ne diskutime dhe do te jape mendimin e vet per te gjitha çeshtjet dhe aktivitetet ne Bashkesine Islame.


Shoqata do te bashkepunonte edhe me shoqatat tjera islame te ngjashme ne rajon, me shoqatat qytetare por edhe me partite politike te cilat çeshtjen e Islamit e perkrahin dhe e ndihmojne. Nga fakti se besimtaret muslimane (dhe te tjeret) çdo dite e me teper po rrezikohen, Ulemaja ka per detyre prioritare te rrezistoje kundrejt te gjithe faktoreve qe rrezikojne integritetin e tyre fetar, kulturor dhe pergjithesisht njerezor. Ulemaja duhet te vendoset ne krye te detyrave dhe pergjegjesive aktuale dhe te animoje besimtare per realizimin e synimeve te larta. Duhet ndjekur shembullin e Pejgamberit a.s., te as'habeve dhe njerezve te ndershem nga historia islame. Prandaj eshte me se i domosdoshem uniteti mes ulemase, respektimi dhe besimi i ndersjelle ne rrugen e shpetimit. Ne te kunderten, do te pergjigjemi para Zotit dhe para historise per rastin e leshuar.


Imami bashkekohor nder te tjera duhet te jete syçele ndaj atyre qe Islamin e shohin si pengese prosperiteti material dhe shpirteror, ndaj atyre qe Islamin duan ta shohin se si dorezohet para dhunes dhe injorances se jashtme dhe te brendshme, ndaj atyre qe Islamin duan ta shohin si sherbetore ne pallatet e mbreterve dhe princave, kryetareve dhe magnateve, qe Islamin duan ta shohin se si behet zedhenes i klases sunduese per t’i qetesuar masat ne dobi te sunduesit.


E dini perse Islami paraqet rrezik per disa qendra ndikimi dhe per satelitet e tyre? Sepse Islami besimtareve ua mbane syte te hapur karshi lirise, sikurse edhe karshi roberimit ndaj Krijuesit. Sepse, roberimi ndaj Krijuesit domethene mosroberim ndaj dikujt tjeter. eshte e qarte, kundershtareve u pengon islami kur’anor, islami i Islamit, por nuk u pengon islami puthadore i qeverive te vendeve arabo-islame apo i bashkesive fetare islame ne vende te caktuara. Islami kur’anor, sipas kundershtareve, prodhon ekstremiste, radikale dhe terroriste, por ne syte tone, islami kur’anor dhe muslimanet kur’anore jane vetem besimtare te devotshem, te perkushtueshem dhe asgje me shume. Per ta agresiviteti, dhuna dhe eksploatimi ndaj tjetrit eshte i huaj dhe shkelje e shenjterise. Por, po kete e deshirojne edhe per vete.


Personalisht, problemin me teper e shoh brenda nesh, para se gjithash ne eliten muslimane dhe ne mase dhe vetem pastaj ne faktoret tjere te jashtem.
Allahu na ndihmofte per perpjekjet tona fisnike!

 
 
Komento artikullin e Nexhat Ibrahimit ne Albanur Forum!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian CultureAlbanian Hotels  Shitblerje | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster