|
Profesor, ju falemnderit qe
pranuat ftesen tone per kete interviste. Keni patur
nje sere aktivitetesh ne Kosove me rastin e
70-vjetorit tuaj. Nderkohe ne Tirane keni qene prezent
vetem me vepren tuaj dhe debatet, por jo personalisht.
Ka nje shpjegim kjo mungese?
Profesor, definimi i pavaresise se Kosoves dhe njohja
e saj nga ana e bashkesise nderkombetare, rezulton se
nuk eshte kaq i thjeshte. Sipas jush, çfare ka gabuar
faktori shqiptar ne Kosove, por edhe ai ne Shqiperi,
ne menyre qe shqiptaret te mos leshonin kaq shume…?
Krijimi i shteteve te reja kurre nuk ka qene nje pune
e thjeshte. Pavaresisht per çfare qellimi behet, lufta
eshte fatkeqesi, sjell vdekje, shkaterrime, dhembje,
por lufta ka krijuar shtetet. Numri i shteteve te
krijuara ne menyre paqesore eshte teper i vogel.
Kosova e ka bere luften per te qene shtet. Dhe, e ka
fituar kete lufte bashke me forcat e NATO-s. Meqenese
KFOR-i dhe administrata e OKB-se ne Kosove jane
vendosur me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit
te OKB-se, per statusin e Kosoves tani vendoset ne
kete Keshill, qe perbehet prej anetaresh me interesa,
ideologji dhe politika te ndryshme. Dhe, kjo lejon
mundesi per nderlikime gjate vendosjes per çeshtje te
ndryshme.
Punet rreth statusit te Kosoves jane nderlikuar, mbas
refuzimit te Rusise qe te pajtohet me Planin e
Ahtisarit.
Faktori shqiptar ne Kosove ka gabuar kur caktimin e
statusit te Kosoves e ka pare dhe e ka paraqitur si
nje pune te lehte e te thjeshte.
Faktori shqiptar ne Kosove dhe ne Shqiperi vazhdon te
harroje se, si i thone nje fjale, ta shpallesh
qellimin te sendertuar para se te jete bere ai, do te
thote t‘i besh sherbim te keq qellimit.
Faktori shqiptar, si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi,
vazhdon t‘i kete fjalet e forta e punet e buta, ne
vend se te ngjante e kunderta: ne vend qe t‘i kishte
fjalet e buta e punet e forta.
Faktori shqiptar ne Kosove ka gabuar pse grupin per
bisedime e ka perbere si grup partiak e jo si grup
kombetar dhe shteteror. Çeshtja e statusit te Kosoves
s‘eshte çeshtje partiake po kombetare dhe shteterore.
Ky faktor ka harruar se nuk eshte e rendesishme vetem
çka thuhet, por edhe kush i thote ato qe thuhen.
MBI LEVIZJEN E KUFIRIT
Ndarja e Kosoves po shikohet gjithnje e me shume si
nje variant i mundshem, edhe pse shume nga qarqet e
Kosoves, po edhe nderkombetaret e mohojne here pas
here. Sa e rende eshte shkeputja e nje pjese te
rendesishme per Kosoven, siç eshte Veriu i saj?
Edhe para viteve nentedhjete te shekullit te kaluar,
kur çeshtja e Kosoves ishte bere çeshtje nderkombetare,
nga intelektuale dhe analiste te ndryshem ne
ish-Jugosllavi dhe ne bote flitej per ndarjen e
Kosoves. Ndarja shihej si zgjidhje e perhershme,
historike e çeshtjes se Kosoves, domethene e
konfliktit shqiptaro-serb. Kush i ka lexuar kujtimet e
ambasadorit amerikan ne Beograd, Cimerman, do te shohe
se ndarja e Kosoves atehere percaktohej ne
perpjesetime te papranueshme per ne. Une, personalisht,
e shihja “ndarjen” ne perpjesetim me numrin e banoreve
ne Kosove: shqiptareve do t‘u takonte aq sa jane ne
Kosove, domethene rreth 90 per qind, kurse serbeve
rreth 10 per qind - aq sa ishin ne Kosove.
Sot, sa mund te gjykohet nga shkrime te ndryshme ne
shtypin ne bote dhe ne Serbi, askush nuk flet per
ndarje te tille si para luftes. Tani folja ndarje
futet ne thonjeza. Tani flitet per levizje te kufirit
midis Kosoves dhe Serbise. Analistet amerikane “ndarjen”,
ne te vertete “levizjen” e kufirit midis Kosoves dhe
Serbise e quajne modifikim i kufirit. Serbeve, ne
njeren dhe shqiptareve, ne anen tjeter, do t‘u takonte
aq sa ishte perqindja e tyre ne Kosove ne prag te
luftes.
Sipas deklarates se anetarit, duket me perfaqesues te
Treshes ne bisedimet midis Prishtines dhe Beogradit,
Volfgang Ishinger, Grupi i Kontaktit do te pranonte
çdo zgjidhje me te cilen do te pajtoheshin te dy palet
e kjo domethene edhe me “ndarjen”, levizjen,
modifikimin e kufirit midis Kosoves dhe Serbise.
Zyrtaret tane ne Prishtine dhe ne Tirane u ngriten
shume zemrueshem kunder idese se “ndarjes”, levizjes,
modifikimit te kufirit. Ǒeshte e verteta, zyrtaret ne
Tirane u ngriten keshtu vrullshem, mbasi priten disa
dite, dhjete - pesembedhjete dite, se çka do te thone
vendet e Grupit te Kontaktit. Nuk me duket politikisht
e arsyeshme ngritja e tille e pezmatuar ndaj nje ideje
reale a utopike, per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves.
Ideja e levizjes se kufirit midis Kosoves dhe Serbise
eshte ide qe shume me teper perfaqeson interesat e
shqiptareve, sesa te serbeve. Do te mendojme, keshtu,
realisht, ne qofte se nuk harrojme se faktoret
nderkombetare nuk do te lejojne qe çeshtja e Kosoves
te zgjidhet ne menyren: te gjitha per njeren pale e
asgje per palen tjeter.
Nuk eshte e çuditshme, prandaj, pse zyrtaret serbe
edhe me vendosmerisht se zyrtaret tane u ngriten
kunder idese se “ndarjes” se Kosoves dhe ata ngrihen
kunder kesaj ideje, sepse e dine qe nuk mund te flitet
me per ndarje, por per lekundje te kufirit midis
Kosoves dhe Serbise. E dini si e tha peshkopi i
Kosoves, Artemije: “Me e mire eshte per serbet
pavaresia e Kosoves, qe nuk do ta pranojme kurre, sesa
ndarja me te cilen do te pajtoheshim. Ate qe nuk e
pranon mund ta kthesh nje dite, kurse ate qe e pranon
nuk mund ta kthesh kurre”!
Levizja e kufirit midis Kosoves dhe Serbise, qe do te
bazohej ne perqindjen e popullsise shqiptare, ne
njeren ane dhe serbe, ne anen tjeter,ne prag te luftes
dhe qe do te sillte edhe lekundje vullnetare te kesaj
popullsie, do te ishte zgjidhja perfundimtare,
historike e çeshtjes se Kosoves. Dhe, kjo zgjidhje do
te varroste pergjithmone iluzionet e peshkopit
Artemije dhe te tjereve, shume te tjereve, qe mendojne
si ai ne Serbi, kurse do ta bente te mundshme
vetevendosjen, domethene bashkimin e Kosoves me
Shqiperine pa pengesa nga ana e faktoreve
nderkombetare. Per kete arsye kundershtimet e
pezmatueshme qe iu bene idese se “ndarjes”, domethene
te levizjes se kufirit midis Kosoves dhe Serbise nga
ana e disa ministrave dhe intelektualeve tane, me
duken te pamenduara mire. Njeri nga shkrimtaret tane
deklaroi, mbasi degjoi si reagoi Tirana zyrtare, se
ideja e ndarjes se Kosoves eshte ide e rrezikshme
sepse - tha ai- rrezikon rajonin dhe, madje Evropen!
Pse? Pse levizja e kufirit midis Kosoves dhe Serbise
do te rrezikonte rajonin dhe Evropen? Sepse, na
pergjigjet ky shkrimtar, duke perseritur klishene
zyrtare, shembullin e ndarjes se Kosoves do ta ndiqnin
edhe te tjere ne rajon dhe ne Evrope. Dhe, ashtu
Evropes do t‘i hynte flaka!
E po si mund te flitet ashtu? Pse nuk mendohet pak me
qete, me racionalisht? Ne qofte se Prishtina dhe
Beogradi do te pajtoheshin per levizje te kufirit
midis Kosoves dhe Serbise pse te ngrihet kush kunder
pajtimit te tyre. Po te gjithe faktoret nderkombetare
thone se do te ishte me se miri qe te gjendet zgjidhje
rreth se ciles do te pajtoheshin te dy palet. Pse do
te rrezikonte rajonin dhe Evropen pajtimi i
shqiptareve dhe serbeve per levizjen e kufirit midis
Kosoves dhe Serbine? Ne qofte se hungarezet e Rumanise,
turqit e Bullgarise, basket e Spanjes kane kushte
gjeografike dhe arsye etnike per te kerkuar levizje
kufiri, por kete nuk e pranojne rumunet, bullgaret e
spanjollet gjendja e tyre mbetet siç eshte sot dhe
marreveshja shqiptaro-serbe nuk ka se si t‘u fuse
zjarrin Rumanise, Bullgarise e Spanjes. Faktoret
nderkombetare e me ta edhe ne po themi se rasti i
Kosoves eshte rast i veçante, i pangjashem me raste te
tjera. Dhe, vertet eshte rast i veçante. Pse atehere
te mos i lejohet ta tregoje kete veçanesi edhe me te
drejten e levizjes se kufirit me Serbine nese pajtohet
edhe Serbia. Domethene, levizja e kufirit midis
Kosoves dhe Serbise, per te cilen do te pajtoheshin
shqiptaret dhe serbet, nuk ka se si te rrezikoje
rajonin dhe Evropen, nuk ka sesi te ndeze zjarr askund
perpos ne kokat letrare! Apo jo?
PER ÇKA S‘DO TE BISEDOHET
Ekipi i Unitetit ka paraqitur platformen e tij, ku ka
vendosur tri pika te panegociueshme: a) asnje diskutim
per pavaresine; b) asnje diskutim per integritetin
territorial te Kosoves dhe c) asnje diskutim per
shtyrjen e afatit. A eshte e mjaftueshme kjo platforme
dhe si e gjykoni ju ate?
Fjale te forta. Prej fillimit te bisedimeve per
statusin, Ekipi i Unitetit i ushqen qytetaret e
Kosoves me deklarata per ato qe nuk do te beje dhe per
ato qe nuk do te ngjasin e, pastaj, i ben ato qe i ka
mohuar dhe ndodhin ato qe kane thene se nuk do te
ndodhin! Ekipi i Unitetit e di, besoj, se ne Rezoluten
e Keshillit te Sigurimit 1244 shkruan se pas nje kohe
do te behen bisedime (apo do te mbahet konference
nderkombetare - nuk me kujtohet sigurt si thuhet) per
statusin perfundimtar te Kosoves. Ata qe shkojne ne
bisedime e dine se ne bisedime mund te shfaqen mendime,
ide, propozime, te hapen çeshtje jo vetem nga Ti, por
edhe nga Ai dhe jo vetem nga Ti dhe Ai, por edhe nga
organizuesit, mbikeqyresit, monitorizuesit e
bisedimeve. Tri çeshtjet per te cilat Ekipi i yne i
Unitetit thote se nuk do te bisedoje tingellojne mire,
premtueshem per ne, por ç‘te bejme kur perfaqesuesit
tane do te pranojne qe te bisedojne per te tria
sidomos ne qofte se ashtu kerkon Treshja e Grupit te
Kontaktit. E ajo mund te kerkoje. Po per çka do te
bisedojne ata nese jo per statusin?
Ne nje deklarate te paradokohshme, ish-kryeministri i
Kosoves, Bajram Rexhepi, propozoi shkembimin e pjeses
veriore te Mitrovices me Luginen e Presheves. A ju
duket ky nje “pazar” i arsyeshem?
Propozimi eshte interesant, gjithsesi i arsyeshem, por,
si duken punet, i pasendertueshem. Kush i njeh
programet kombetare serbe, veçanerisht ato te Vasa
Çubrilloviqit, e di se Lugina e Presheves konsiderohet
lugine me rendesi te madhe strategjike, qe lidh
Serbine me Luginen e Vardarit. Veshtire se Serbia do
ta pranonte shkembimin qe propozon ish-kryeministri
yne i çmuar, Bajram Rexhepi. Dhe, pse me ne fund, ta
pranoje? Serbia mendon te mbaje edhe Luginen e
Presheves, edhe Mitrovicen Veriore, me Leposaviqin dhe
Zubin Potokun. Me ne fund, ajo ato eshte duke i
mbajtur! Per ta bere Serbine qe t‘i leshoje ato duhet
nje lufte e re! Por, koha e lufterave njehere per
njehere ka kaluar…
ARSYET E VETOS RUSE
Profesor, sipas te gjitha gjasave, Rusia nuk do te
jape voten e saj ne Keshillin e Sigurimit dhe gjerat
do te mbeten serish ashtu siç kane qene. Si mund te
levizet, sipas mendimit tuaj, ne shpalljen dhe njohjen
e pavaresise se Kosoves si dhe njohjen e ketij
realiteti te ri ne aspektin e ligjit nderkombetar, pra
ne organizatat perkatese nderkombetare?
eshte ditur prej dites se pare, kur ka shfaqur
mospajtim me Planin e Ahtisarit se, Rusia nuk do te
jape voten e saj per pavaresine e Kosoves, qofte edhe
ashtu te mbikeqyrur dhe te ndare perbrenda siç
parashihet ne ate Plan. Kush i ka percjelle deklaratat
e zyrtareve, te numrit me te madh te zyrtareve serbe
dhe te anketave te opinionit serb per qendrimin ndaj
ardhmerise se Kosoves, ka mundur te konstatoje se
Serbia ishte ne prag te pajtimit me, si thone serbet,
humbjen e Kosoves. Rusia ishte ajo qe e nxiti
politiken e tanishme vendosmerisht mospajtuese te
Serbise me pavaresine e Kosoves! Rusia e nxiti
rikthimin e ashpersuar te politikes tradicionale
serbomadhe ndaj Kosoves! Nuk do te duhej te harrojme
se Rusia ka nxitur kryengritjen e pare serbe me 1805
dhe te dyte me 1812, luften kunder Turqise ne vitet
1876-1878 dhe debimin e shqiptareve prej Nahijes se
Nishit dhe, me ne fund, lufterat ballkanike. Ne ato
kryengritje dhe luftera serbe ne shekullin 19 oficeret
ruse ishin oficere vullnetare. Dhe, te gjitha keto
Rusia i bente atehere per nevojat e veta politike dhe
strategjike. Edhe tani, perkrahja qe Rusia i jep
Serbise duke mos e pranuar pavaresine e Kosoves ne te
vertete eshte politike mbi te gjitha per nevojat
politike dhe strategjike te vete Rusise. Ariu polar do
te tregoje se eshte zgjuar.
Me pyesni si te ecet perpara? Keshilli i Sigurimit nuk
krijon shtete - kjo duhet te dihet. Ne duhet ta
shpallim vete pavaresine. Dhe, kete duhet ta beje
Kuvendi i ri, pra i riu, menjehere teksa te kryhen
bisedimet me Beogradin. Sa me shume te shtyhet dita e
shpalljes se pavaresise aq me shume mund te
nderlikohen punet.
Gjithashtu profesor, ka zera, te paket per momentin,
por siç duket po shtohen, qe flasin per bashkimin e
Kosoves me Shqiperine. Si i komentoni keta zera?
Jane zera qe flasin per diçka qe do te ndodhe nje dite,
sado po shtohet numri i feudaleve dhe bujkroberve te
tyre, qe e kundershtojne deri ne vetemohim nje ide te
tille. Leverdite politike, partiake, lokale e te tjera
i bejne keta te çohen kunder nje ideje qe qe gati nje
shekull e gjysme e ka levizur perpara historine
shqiptare.
INTEGRIMET DHE ÇINTEGRUESIT
Nderkaq, si e shikoni ju ne te ardhmen shtetin e
Kosoves ne marredheniet me Shqiperine, Maqedonine (ku
gati 30% eshte e banuar me shqiptare), Serbine (ku
ndodhet Lugina e Presheves e banuar me shqiptare) dhe
Malin e Zi, ku gjithashtu jeton nje numer i
konsiderueshem shqiptaresh? Cila, sipas jush, duhet te
jete platforma e veprimit ndershqiptar ne te ardhmen
per integrimin e faktorit shqiptar ne rajon?
Edhe sot po shohim se sjelljet e Shqiperise zyrtare
ndaj Kosoves dhe ndaj shqiptareve ne pergjithesi dhe
sjelljet e Kosoves ndaj Shqiperise dhe shqiptareve te
tjere ne Ballkan i percakton politika e faktoreve
nderkombetare, ne radhe te pare e SHBA-ve dhe e
Bashkimit Evropian ndaj tyre. Po mire. Tani, per fat,
nuk po mendojme si dikur, as me koken e Italise, as me
koken e Jugosllavise, as me koken e Bashkimit Sovjetik,
as me koken e Kines per veten, per identitetin tone
politik ne Ballkan. Tani po mendojme me koken e
vendeve me te zhvilluara dhe demokratike: te Amerikes
dhe te Evropes, sado nuk do te ishte keq qe, bile, per
identitetin tone kulturor dhe politik te mendojme pak
me shume edhe me kokat tona.
Ajo qe Ju quani platforme e veprimit ndershqiptar,
sipas mendimit tim, do te duhej te perbehej prej
perpjekjesh te programuara, te organizuara mire,
racionalisht, te ligjesuara, per integrimin shqiptar,
per krijimin e lidhjeve sa me te zhvilluara, sa me te
gjithanshme, sa me te forta kulturore, ekonomike,
tregtare, turistike, politike e te tjera e kjo
domethene te krijimit te hapesires kulturore,
ekonomike dhe, pse jo, politike gjithekombetare. Kusht
per sendertimin e ketyre lidhjeve, te kesaj hapesire,
eshte ndertimi i rrugeve, ne radhe te pare i rruges
Durres - Kukes - Prizren; Prizren - Puke - Shkoder -
Ulqin; Deçan - Plave e Guci; Guci - Vermosh - Shkoder
e i rrugeve te tjera qe lidhin krahinat dhe qytetet
shqiptare. Me rendesi jetike per integrimin dhe
zhvillimin e gjithanshem te shqiptareve do te ishte
ndertimi i hekurudhes Prizren-Kukes-Tirane-Durres.
Ne sot, mjerisht, degjojme vetje qe flasin per rolin,
thone ata, kolonial te kultures qe krijohet ne Tirane
ndaj kultures se Kosoves!
Degjojme vetje qe do te donin te keputen lidhjet
shpirterore midis shqiptareve te Shqiperise dhe te
Kosoves: te keputen lidhjet qe krijon gjuha e
perbashket letrare, gjuha standarde! Ne sot degjojme
vetje qe do te donin te krijohej nje komb tjeter ne
Kosove, i ashtuquajturi komb kosovar dhe, ashtu,
shqiptaret ne Ballkan te ndaheshin ne dy kombe!
Degjojme dhe çka nuk degjojme. Nuk mund te thuhet se
vetjet e ketilla nuk kane edhe ndonje institucion pas
shpines dhe nuk mund te thuhet se vetjet e tilla nuk
kane edhe grupe politike partiake pas shpines. Dhe,
per kete arsye nuk mund te thuhet se zerat e tille nuk
mund te ndikojne aspak ne ngadalesimin e procesit te
integrimeve shqiptare. Deshtimi i tyre, nderkaq, eshte
i pashmangshem. Ne historine e popullit gjithmone ne
fund deshtojne shprehesit e interesave te ngushta,
lokale, qofshin ato politike, ideologjike, ekonomike,
fetare e te tjera, me te cilat cenohen interesat e
pergjithshme.
Cili eshte vleresimi juaj per Planin e propozuar nga
Presidenti Ahtisari dhe a mendoni se viti 2008 do ta
gjeje Kosoven te pavarur?
eshte shkruar shume ne gazeta dhe eshte folur me shume
ne mediat elektronike per kete Plan. Kam shkruar edhe
une. Ne situaten e perbere rreth statusit te Kosoves,
Plani i Ahtisarit paraqitet si nje dhurate per ne nga
ata faktore nderkombetare qe, megjithate, synojne
zgjidhje te drejte per Kosoven - e zgjidhje e drejte,
sado jo edhe historike, e çeshtjes se Kosoves
konsiderohet pavaresia e Kosoves. Nuk do te duhej te
mos shihnim dhe te mos thoshim se Plani i Ahtisarit e
ndan Kosoven perbrenda, e ben Kosoven politikisht dhe
kushtetutare - juridikisht Kosove te dy entiteteve.
Sipas Planit te Ahtisarit, Kosova do te jete
protektorat i Bashkimit Evropian dhe, vetem mbasi te
hiqet ky protektorat - kush e di kur - Kosova do te
mund te quhet realisht e pavarur. Pra, Kosova realisht
e pavarur, Kosova pa status protektorati, domethene
sovrane, do te behet me vone se me 2008.
(vijon)
OLIGARKITe PARTIAKE Ne SHQIPeRI DHE KOSOVe
(Vijon intervista me akademikun Rexhep Qosja)
2 TETOR, 2007
PLURALIZMI I TOTALITARIZMAVE
Profesor, sa informacion keni per zhvillimet aktuale
politike, ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi dhe si i
gjykoni ato?
Zhvillimet ne Shqiperi perpiqem t‘i percjell
rregullisht. Te fillojme nga zhvillimet politike. Ne
Shqiperi, sipas mendimit tim, sot per sot monizmi
totalitar eshte zevendesuar nga pluralizmi i
totalitarizmave. Ne Kuvendin e Shqiperise sot per çdo
gje vendosin dy parti: vendosin here njera e here
tjetra ose ne marreveshje a ne mosmarreveshje njera me
tjetren.
Kuvendi i Shqiperise ne thelb eshte, prandaj, nje
gjysmekuvend, kurse demokracia e rregjuar ne procedure
jo rralle te cenuar.
Deputetet e tjere, te partive te tjera te vogla ne ate
gjysmekuvend, me se shpeshti jane te perdorur prej
atyre dy partive.
Populli, sovrani i vertete, eshte plotesisht i
perjashtuar nga mundesia e ndikimit ne vendimmarrje
dhe nga mbikeqyrja e pushtetit!
E, ne qofte se demokracine e quajme jo vetem procedure,
por edhe çka do te duhej te ishte - marredhenie mes
njerezve, humanizem, atehere ne mund te flasim vetem
per nje minimum te demokracise. Apo per nje demokraci
rurale edhe ashtu teper te shperdorur si ne Shqiperine
shteterore ashtu edhe ne Kosove.
Ne politiken shqiptare, ne Shqiperine shteterore, ne
Kosove e ne Maqedoni ngjet ajo qe Darendorfi e quan
harlisje e shpirtrave te keqij! Kush mund te prese
demokraci, njerzillek, pergjegjshmeri, drejtesi,
ndergjegje prej shpirtrave te keqij te harlisur?
Askush me mend ne koke. Politika qe bejne keta
shpirtra te keqij, te harlisur, gjithnje me disa
perjashtime, eshte thellesisht e pamoralshme.
OLIGARKITE PARTIAKE
Te vazhdojme me zhvillimet aktuale ekonomike. Relievin
politik dhe ekonomik te Shqiperise (dhe te Kosoves) e
percaktojne oligarkite partiake. Ato e kane bere parim
politik, natyrisht te mbuluar me fraza demagogjike,
gllaberimin. Keto oligarki, me ministrite e tyre, ne
kabinetet e tyre dhe jashte kabineteve te tyre, bejne
betejat per çdo prokurim, per çdo tender, duke filluar
nga çdo tualet i ri e deri te çdo kilometer rrugesh
per asfaltim, per ura, per korrent, per nafte, per
cigare, per telefonite, per institucionet e arsimit,
te shkences e te kultures, per firmat e ndryshme
shteterore, per çdo mall me akcize dhe pa akcize!
Keto oligarki partiake nuk kane vetedije per sherbim
shteteror dhe nuk kane vetedije elementare per
drejtesi sociale, per nje ndarje sadopak te drejte te
pasurive te perbashketa, publike.
Kryeministri i Shqiperise pa pushuar bertet kunder
korrupsionit, por familjaret e tij jane gjithnje e me
te pasur, kurse Shqiperia, si u deshmua me te dhena
nga nje organizate nderkombetare me 26 shtator,
kampione e korrupsionit ne Ballkan!
E gjithe kjo veprimtari e quajtur plaçkitje,
korrupsion, nepotizem, luks zyrtar, kontrabande dhe
trafikim eshte mbuluar me solidaresi klanesh dhe me
shkelqim te rrejshem patriotik. Per here te pare ne
historine shqiptare hajdutet e pasuruar sa çel e mbyll
syte zene vendet e para ne radhet e patriotizmit!
Pjesetaret e ketyre oligarkive i kane mesuar do fraza
per politiken, demokracine, ekonomine, politiken
rajonale me te cilat u servilizojne disa faktoreve
nderkombetare, do fraza qe u pelqejne vesheve te
Amerikes e te Evropes, por duke i shqiptuar keto fraza
vazhdojne te bejne çdo gje ne njemendesine shqiptare!
Dhe, keshtu do te vazhdojne derisa shqiptaret te mos
mesojne qe prej pushtetit te kerkojne shume me teper
sesa te mos jene te rrahur, te burgosur, te
shfrytezuar, te çuar per pune ne bote, te perbuzur -
si gjithmone deri tani.
Te kalojme ne zhvillimet aktuale shoqerore. Shoqeria
shqiptare vazhdon te jete thellesisht e ndare. Kjo
shihet si ne Kuvendin e Shqiperise ashtu edhe ne ato
te Kosoves dhe te Maqedonise dhe kjo shihet ne debatet
politike e intelektuale ne mediat elektronike.
Shoqeria shqiptare, me nje perqindje te madhe te
qytetareve, vazhdon te jete shoqeri e zhgenjyer dhe e
deshperuar. Ikja jashte Atdheut, gjithmone dhe per
çdokend eshte e dhembshme, ne njeren ane dhe
vetevrasjet e vrasjet e shpeshta si kurre perpara, ne
anen tjeter, jane deshmi e kesaj.
Nuk kemi sistem vlerash. Diçka qe çmohet si vlere ne
nje ane, perbuzet, shpallet jo vlere a kundervlere ne
anen tjeter.
Mosdurimi, jotoleranca e ndersjelle jo vetem politike
dhe ideologjike karakterizojne jeten tone!
Shpifjet, genjeshtrat, denoncimet jane mjeti i
shpeshte i shprehjes se mosdurimit dhe jotolerances jo
vetem politike dhe ideologjike.
Te gjitha keto, plus brutalitetet karakterizojne edhe
debatet midis intelektualeve.
Sjellje, veprime, paraqitje, mendime te njerezve te
shtresave te ndryshme, te privuara prej skrupujsh me
te domosdoshem, ka aq shume saqe njeriu pushtohet prej
medyshjes: ne mos shoqeria shqiptare eshte shoqeri e
paetike.
Shume nga ato qe degjohen, shume nga ato qe shihen dhe
shume nga ato qe behen ne jeten tone politike dhe ne
jeten tone kombetare ne pergjithesi deshmojne se ne me
njeren kembe jemi ende ne nivelin e dyte te, si e
quajne sociologet bashkekohore, qenies psiko-sociale e
kjo domethene ne nivelin e qenies karakteristike per
tribalizmin, kurse me kemben tjeter ne nivelin e trete
e kjo domethene ne nivelin e qenies psiko-sociale qe e
karakterizojne egocentrizmi i skajshem, dhuna ne
marredheniet shoqerore, lufta darviniane per
ekzistence, korrupsioni, vjedhja dhe plaçkitja! Ky
eshte nivel ne te cilin, pra, mungojne rendi dhe
drejtesia, ne te cilin nuk funksionon shteti i se
drejtes.
eshte e qarte: gati njeqind vjet pas krijimit te
shtetit, ne ende nuk kemi arritur te ndertojme shoqeri
qytetare.
E di se nuk do ta pres ndertimin e saj!
SHTETI PARTIAK DHE DEMOKRACIA
Tani Shqiperia ka nje President te ri. Si e vleresoni
procesin e zgjedhjes se tij? Po figuren e z. Bamir
Topi?
Procesi i zgjedhjes se kryetarit te ri te Shqiperise
me eshte dukur si te gjitha proceset e tjera politike
ne Shqiperi: i komplikuar dhe i lenduar prej sjelljesh
shpesh te padeshiruara, por, ne fund, u quajt
demokratik edhe prej atyre qe menjehere pas zgjedhjes
se kryetarit nuk e quajten te tille. E besoj se
nderruan gjuhe, nese jo edhe mendje, se ashtu
porositen faktoret nderkombetare. Ne qofte se ka pasur
nje marreveshje qe kryetari i Shqiperise te zgjidhet
me bashkemarreveshjen, me konsensusin e dy paleve,
atyre ne pushtet dhe atyre ne opozite, atehere kjo
bashkemarreveshje u shkel. Dhe u shkel, sepse
Shqiperia sot eshte shtet njepartiak, natyrisht
njepartiak jo si ne kohen e komunizmit dhe jo me
pasojat njepartiake te kohes se komunizmit. Shqiperia
ka sot kryetarin e shtetit, kryetaren e Kuvendit dhe
Kryeministrin - te gjithe te nje partie. E kjo parti,
Partia Demokratike e Shqiperise, ka arritur te krijoje
qeverine ne saje te koalicionit me nje varg partish te
tjera te djathta apo te qendres se djathte. Si nuk u
be qe bile njeri prej ketyre posteve t‘i jepet
ndonjeres nga partite e koalicionit! Deri ku shkon
partishmeria dogmatike e Kryeministrit te Shqiperise,
pos ketyre tri posteve, e tregojne edhe zgjedhjet e
tanishme ne zonen 31 te Tiranes. Beri çmos qe ta
kandidoje per deputet anetarin e Partise Demokratike
ne vend se te tregohej sadopak me zemergjere ndaj
partive te koalicionit dhe te pajtohej me kandidimin e
nje politikani te nje partie tjeter: te Dashamir
Shehut.
Kryetarin e ri, Bamir Topin, megjithese bashkepunetor
i njeriut per te cilin nuk kam mirekuptim - i Sali
Berishes, e shikoj me nje simpati kur e kur te
shprehur. eshte nje nga perjashtimet e deshiruara ne
Partine Demokratike, qe kujdeset te dalloje prej
kryetarit te partise se ciles i takon. E, dallon, para
se gjithash, me sjellje dhe gjykime te matura,
jokonfliktuoze, racionale, demokratike. Do t‘i
sherbeje mire Shqiperise ne qofte se u rri larg
infarkteve politike te Kryeministrit, ne qofte se nuk
pajtohet me perpjekjen e tij per rregjimin e reformes
se gjyqesorit ne qerim te hesapeve me kryeprokurorin
publik, Theodhori Sollakun, ne qofte se nuk pajtohet
me totalitarizmin e tij partiak, ne qofte se nuk
pajtohet me politiken e tij demtuese ndaj studimeve
shqiptare, ne pergjithesi, ne qofte se ruhet prej
prirjeve autoritare te Kryeministrit, i cili nuk
ngurron te fuse hunden staliniane edhe ne punet e
krijimtarise shkencore dhe artistike. E te tjera.
MJESHTERIA E FRIKESIMIT
Si e vleresoni punen e qeverise “Berisha”?
Çka mendoj per punen e qeverise “Berisha”? Berisha?
Fenomen qe flet per te dhe fenomen qe flet edhe per ne.
I vdekur politikisht dhe moralisht pas tragjedise, ne
te cilen e futi Shqiperine ne vitin 1997, ai u kthye
ngadhenjimtar ne pushtet ne vitin 2005! Askund ne
boten demokratike nje rikthim i tille politik nuk do
te mund te ngjante. Ai u rikthye dhe “i shkeli” te
gjithe: intelektualet, biznesmenet, pronaret e mediave,
me perjashtim te “Top Channel”-it, opozitaret me
perjashtim te disa prijesve opozitare. Intelektualet e
korruptuar politikisht dhe servile alla Kadare jane
bere tellalle te tij, te tjeret, te “pavarurit” jane
strukur me shprese se ashtu te heshtur, do te
shpetojne prej shpifjeve, denoncimeve dhe ndotjeve
prej partizaneve te tij ne media! Si eshte e mundshme
kjo? Sali Berisha i ben te gjitha te mundshme: edhe te
pamundshmet ne boten normale, demokratike. Ai, vetem
ai, e ka kuptuar se si, me çka arrihet sigurt ne
pushtet ne jeten tone. Ai, vetem ai, e ka kuptuar se
kujt dhe pse ia varim ne qafen ne pushtet! Ai, vetem
ai, e ka kuptuar se ne jeten tone nuk arrihet ne
pushtet dhe nuk mbahet pushteti pa shumefytyresi, pa
papergjegjshmeri, pa mashtrime, pa britme frikesuese,
pa dhune despotike orientale! E shihni ç‘ben ai ne
Kuvend, ne te vertete ne gjysmekuvendin e tij ne krye
me zonjushen Topalli, qe per nga vrazhdesia politike
eshte bere kopja e tij? Bertet Kryeministri ne ate
gjysmekuvend, kercenon, shantazhon, thote te paverteta,
fyen, cenon, perdhos ndere e dinjitete! Dhe, vazhdon
tutje. Shqiperia ne terr ne dimer dhe ne vere!
Kryeqyteti pa uje ne vere dhe ne vjeshte! E
kryeministri vazhdon tutje i paprekur: askush nuk
kerkon llogari prej tij po vetem prej disa ministrave
te tij. Hajde, thuajmani ate shtet ne bote ne te cilin
do te mund te vazhdonte te kryeministronte njeriu
politik nen qeverisjen e te cilit popullin e pllakosin
nje terr i tille dhe nje etje e tille! Dhe, kriza
politike njera pas tjetres!
Tragjikomedite, qe nen mandatin e Sali Berishes po i
shkaktohen Shqiperise, jane te ndryshme, por ai
vazhdon tutje si despotet ne kale te shales. Ai, vetem
ai, e ka kuptuar mire se ne durojme e duam ne pushtet
vetem mjeshtrit e teknologjise se agresivitetit
politik! E shkollen e kesaj mjeshterie Sali Berisha ka
pasur ku ta mesoje! Ishte nxenes i shkelqyeshem.
(Intervistoi: Urim Bajrami)
|