|
Sidoqe ta rrotullojme punen, Ismail
Kadareja po bie ne “peshe’. Po i shkundet ai
“obezitet” mitik me prejardhje te larget prej kohes
kur kendonte solo hegjemonizmi me treqind koka si nje
Hider e Lernes, e fabrikuar ne shtepine tone te
diktatures.
E çmoj shum perqasjen tuaj
gjakftofte ndaj ketij “fenomeni” letrar e jashteletrar
qe sundon mbi qiellin e kultures shqiptare me nje
efekt te dukshem shkreterues prej Hiroshime, a thua se
letrat shqiptare kane filluar e mbarojne me shfaqjen
mistike te kometes se Ismail Kadarese.
A besoni ju se Letersia Shqiptare
mbaron me Ismail Kadarene? Gjakftoftsia juaj e
admirueshme nuk di pse me sugjeron se ne duhet ta
pranojme si fatalitet diktatin e primatit kadarean te
pakten per dy shekuj mbrapa e dy shekuj para vjetit 0,
lexo 1936-es.
A nuk ju duket se lakmia per te
sunduar solo mbi Kohen dhe Epokat ka diçka qe mban
eren e rende te diktatit dhe te asaj qe mund te
rezultoje edhe me e keqe e me e rrezikshme, te
rikthimit ne monokulturen e skorbutit?
Une
kam bindjen e thelle e te sinqerte se gabimisht
problemi i Kadarese po merr dimensionet e nje
problemi mbarekulturor shqiptar. Thelbi i çeshtjes
eshte thjesht problem i brendshem i Kadarese, i cili
erdhi ne fushnajen e demokracise me nje veper te
mplakur “mbrenda nje nate”, me nje veper te sulmuar
rrezikshem e me front perparues prej nekrozes, erdhi
me nje figure publike te komprometuar, ku eleganca e
kolegeve te tij qe kujtojne se mendojne larg dhe nuk
shtyhen per te prekur caqet e kortezise, jane ndale (nuk
di se me çfare prapamendimi) te termi “konjunktural”
ne adresen e tij. Erdhi me nje pozicion shoqeror
inakcesibel (qe s'mund t'i qasesh - shenim i s.g.) e
te vetmuar qe nuk te len ta marresh me mend pas tij
krijuesin me prirjet e veta te vetmise, por vetmine e
detyrueshme e te frikshme te nje alpinisti arrivist,
alias diktatori, te nje figure gri qe nuk pershendet
askend e minon gjithkend, qe pas madheshtise se tij
olimpike dhe “indiferente” ka sajuar nje rrjet zilkash
qe e lakmojne per gjithçka, per çdo peshperitje, per
çdo verejtje ne adrese te tij. Nuk numrohen rastet kur
ka bere presion mbi shtypin e lire e titullaret e tij
qe te mos botoheshin invektiva te ndryshme me ate si
shenjester.
Dikur ne shtypin sovjetik Kadarene
e paten quajtur “grevethyes i inteligjencies shqiptare”.
Askush prej nesh nuk i pati besuar kesaj invektive
sepse ne e njifnim mire “kokurin” komunist dhe
arsenalin e tij te “shigjetave”.
Po mardheniet e tij me
inteligjencien shqiptare si do t’i karakterizonit ju?
Guximi cinik qe ka ky njeri te “mballose” me mesazhe
te mevonshme dhe te paujdisshme, librat e vet si psh,
“Dimri i madh”, mohimi publik qe i ben ai perkatesise
se tij ndaj RS, a nuk na thote se ai vente ne dyshim
inteligjencen, aprensionin e fakultetet mendore te
inteligjencies shqiptare bashkekohore? Mbi ke mendonte
ai te delte piper mbi pilaf? Mbi idiotet? Ky ishte
tavani i lavdise qe kerkonte ta arrinte, te ishte i
pari nder idiotet?!?
Une mendoj se shperfillja dhe
perbuzja qe ka diftuar ai here pas here ndaj lendes se
hirte e te bute shqiptare eshte nje rast i papresedent,
te pakten qysh ne kohen e Heinrich Heine-s e ketej.
Pse nuk e lidhni ju sadopak reagimin 15 vjeçar ndaj
ketij autori edhe si replike e nje vetedijeje
kolektive te fyer dhe te neperkembur me arrogance e
brutalitet prej nje idhulli te pjekur nen diellin
shteteror?
Kadareja eshte i diskutuar dhe i
diskutueshem. Fakti qe eshte i diskutuar eshte
plotesisht ne nderin e tij. eshte krejt normale qe ne
nje periudhe kur mendimi akademik shqiptar ngurron (se
ka mejtime te tjera, do te thoshte Çajupi) me
vleresuar perfundimisht dhe me arkivuar produktin me
te fundit te trashigimise letrare, bereqetet e RS,
axhenda e diskutimeve merr kohe shtese dhe ne e
mbllaçkisim çamçakezin shume kohe pasi i ka ikur
aroma.
Por fakti qe eshte i diskutueshem i
ben nder vetem inteligjencies shqiptare e letersise
shqiptare qe nuk ndenjen te rrezuara edhe pas ikjes se
faktorit diktature, i cili i kishte rrezuar rrafsh
pertoke. Faktet per te cilet Kadareja eshte sot i
diskutueshem nuk i bejne me nder atij vete,
perkundrazi si rezultat i ketij diskutimi vepra e tij
eshte ronitur dhe ka humbur copa e njesi te tera, deri
vellime. Kjo veç nuk eshte taksa e natyrshme e
vjeterimit nen krahun e pameshirshem te KOHeS. Kjo
eshte ronitje, shembje nen peshen e vetes, mungese e
lendes mistike te intemporales.
Ai e kishte bere stinen e vet diku
e dikur, me talentin e tij te lakueshem, por edhe me
ndihmen e mecenatit te tij, E. Hoxhes, i cili
s’merakosej per tjeter veç te vdiste ne dyshek. Meqe
vdekjen ne dyshek shkrimtari e ka absolutisht te
sigurte, synimi i tij mund te jete ai i mecenatit te
vet bashkeqytetas, qe te pakten duhet te vdese duke
qene i pare. Une mendoj se kjo deshire e tij eshte e
ligjshme dhe e drejte. Pyes. Perse Akademia Shqiptare
nuk e vulos me nder kontributin e tij eminent gjate 40
vjeteve te zhvillimit te RS e gjate se ciles kohe, ai
ishte vertet i pari, edhe i padiskutuari, edhe i
padiskutueshmi, duke e shpallur mbret te RS?
A e dini dhe, nese nuk e dini, a e
besoni ju, z.Vehbiu, se ne keta 16 vjet te nderrimit
te regjimit te shprehjes ne letrat shqipe kane ardhur
natyrshem e lirisht krijime letrare fort origjinale,
te pakondicionuara prej asgjeje perveç imperativit te
shprehjes, me forme e permbajtje te spikatur, e qe, e
kalojne artin e mesazhin e Kadarese ku e ku? A e dini
ju se vala e ndikimit te shkrimeve te Kadarese ne
prozen shqipe ka filluar te behet diçka kaduke dhe se
era e mykut qe vjen prej epokes se Luftes se Ftofte na
e ka pshtjelluar pak nuhatjen sa mos te dime se, a
vjen prej mjeshtrit apo prej dishepujve?
Dhe mos thuani, ju lutem se
“Kadareja nuk i percjell lexuesit ndonje adhurim per
autoritetin, por dramen qe i bashkelidhet duke
prodhuar nje letersi shekspiriane.”
Detyrohem t’ju kujtoj se te “Dimni
i madh” autori ne fjale na paraqet diktatorin shqiptar
si njeri qe ka “nje hall te madh”. Apo nuk ju duket e
mbeshtjellur me afeksion e qe “i qan hallin”, kjo
tirade e paharrueshme per romanin, si atehere kur
ishte kryeveper, ashtu edhe sot qe eshte ish-? Apo
keni dyshim se E. Hoxha nuk ishte autoritet? Puthja e
dores se xhelatit mua me duket nje perversitet ekstrem.
Zhvillimi i njefare erotizmi ndaj objektit qe prodhon
llahtaren eshte nje rrallesi qe ne shqiptaret e kthyem
ne moral. Me thuani, ju lutem, te cili Shekspir e keni
gjetur ju kete farefisni me nje trajtim te tille
letrar te Kadarese? Apo mos ju s’e mbani Enverin per
gjakatar e se, thjesht, ju kane thene, apo thjesht,
keni degjuar se ishte i tille e, kesisoj, ju mund te
kishit edhe nje mendim tjeter per te? Sepse, kur te
permendet SH-ja binjake, Shekspiri e Shileri, nuk
duhet te harrojme devizen e tyre vellazerore: In
tyrannos (kunder tiraneve).
Mesa duket Kadareja eshte viktime e
vetes se vet, e sjelljes dhe e politikes se vet
letrare e shoqerore dhe me fort ia kane fajin ata qe e
mbrojne sesa ata qe kerkojne ta reduktojne ne ate qe
mbetet pas veprimit te pameshirshem te kohes. Prandaj
ju me te rinjte, mos te jeni shume te sigurte ne
sinqeritetet tona te kohes se Luftes se Ftofte.
Mjafton te permendet fakti se ajo periudhe ndau ne
dysh Gjermanine dhe ushqeu me ngulm thellimin e
diferencimit te dy gjysmave natyrore te nje te tere.
Jo se me te shkaktohej dyzimi i Ismailit. Faji i pare
i tij ishte se e vuri ne sherbim talentin dhe pranoi
qe ai talent te perdorej. Pra Kadareja mbetet talent i
perdorur. Nga ana tjeter edhe Kadareja e perdori
diktaturen dhe ndertoi ashensionin e tij te karrieres.
Ata ishin nje çift simbiotik. Tashti qe ka vdekur ajo
diktature, fakti qe kishte lansuar nje shkrimtar nuk
ta vret veshin si diçka e keqe, esell-esell i jep asaj
nje elegance “artdashese” qe disi e ç’demonizon.
Kurse ai haraç i larte qe talenti i tij (e vetmja e
dhene e lindur e ketij shkrimi) i pagoi hyrjes ne
sherbim dhe ofertes per t’u perdorur, ka minuar bazen
e vepres se tij voluminoze dhe sot eshte veshtire,
vertete, nje inventar i asaj pjese qe mund te
mbijetoje e i asaj qe ka pesuar nje nekroze te
pandalshme. Ndryshe si do te shpjegohej ankthi i tij i
madh per t’i paraqitur nen nje drite tjeter, me i
mbushur a posteriori me nje permbajtje me
“koheduruese” shkrime atehere e sot univoke e pa pike
sensi ardhmerie.
Kam pasur rastin te lexoj poete e
shkrimtare, mbajtes te çmimit Nobel, te cilet as
atehere as sot nuk me kane pelqyer. Duke filluar me
Karduçin, me Seferin e deri te Pasternaku me kane lene
indiferent dhe shpesh kam pyetur veten se ku fillon e
mbaron çmimi, e ku fillon e mbaron ideali im artistik.
Poqese do t’i jepet ky çmim Kadarese per mua asgje nuk
do te ndryshoje. Thjesht do t’i shtohet listes sime te
nobelisteve te pakendshem edhe nje emer tjeter, kesaj
here nje prej shtepise sime. Por vrapi i tij
“planetar” drejt ketij çmimi prestigjioz, mos valle
eshte aspirata e tij per nje kulm te paracaktuar
lavdie dhe, per ithtaret e tij, nje aspirate per te
mos e braktisur hegjemonizmin dhe perparsite e fituara
gjate diktatures? Sepse ju, z.Vehbiu, ne nje moment te
caktuar, poqese e mbani mend, ne nji hov ngutie dhe
nervozizmi te pashpjegueshem, patet folur per
ekzistencen e perhershme dhe mbizoteruese ne kulturen
shqiptare te nje “elite toske”.
Nuk kam dyshuar kurre se meleket e
Dangellise, peshkopi i ndritur Theofan, dajakxhiu e
mendjegjeri Konice, parnasiani shqiptar i poezise
eterike, Lasgush Poradeci jane padyshim nje plejade e
ndritshme elitare e nenkultures toske. Por me lejoni
qe, me ndrojtje, t’i shtoj plejades se ndritshme te
mesiperme edhe Gjergj Fishten, Mjeden, Luigj
Gurakuqin, Migjenin, Koliqin e Martinin, te gjithe
keta, po ashtu, elite e nenkultures gege.
Kur ju pata lexuar, m’u desh te
perdor nga durimi im shume me teper sesa jam mesuar te
perdore ne raste qe duan nje pergjigje adekuate. E
quejta me vend heshtjen dhe heshta. Shkrimi yt i
fundit per Kadarene ma perligji heshtjen. Te
falenderoj qe me ndihmove te mos e queja veten pa
reflekse e disi frikacak.
Ju keni perparuar ne vizionin tuaj
mbi kete autor, ju jeni bere me i urte e gjakftofte,
me universal e elitarisht shqiptar. |