Ne i lusim vizitoret e AlbaNur, qe
kane ruajtur ne word reagimet tjera te intelektueleve
shqiptare ne lidhje me kete polemike, mundesisht te na
i dergojne via email
timshkupi@hotmail.com
Ne kemi vendosur t'i permbledhim te
gjitha, qe lexuesi shqiptar t'i gjej me lehte ne
internet, pasi interesimi eshte i madh. Kurse tani ne
kete faqe ju mund te inkuadroheni edhe permes domain;
Ne do i botojme vetem reagimet e
intelektualeve te cilat kane te bejne me kete polemike.
Kurse lexuesit shqiptare mund te marrin pjese me
debate ne
AlbaNur Forumin
Biography
Rexhep Qosja (b. 1936) is a literary critic from the Balkans.
Together with Ismail Kadare (from Albania), Qosja (who is from
Kosovo) is considered an important living Albanian writer. He is
author of various anthologies and scholarly monographs,
including a three-volume history of Albanian literature in the
romantic period. He is also the author of one of the most widely
translated novels of recent years, Vdekja me vjen prej syve te
tille ("Death comes from such eyes", Priština, 1974)..
more Here!
Rexhep Qosja per Poezin e Sotme Shqipe
Mendimi kritik i Rexhep Qosjes per
poezine e sotme shqipe
Me deshire shkruan per vepra te
ndyshme letrare, eshte skeptik dhe polemika te shumta
ka bere rreth tyre.
Pervojen e tij letrare e ndau me bashkekohesit, por
kurrsesi edhe rezultatet. Per me
teper KLIKO!
Rexhep Qosja
eshte hija e vet Zotit
Kur zihet ne goje emri i
Profesor Rexhep Qosjes ata qe e duan kombin duhet
te ngriten ne kembe, ndersa per te tjeret vlen
thenia e Qosjes:”Vdekja me vjen prej syve te tille”. Per me
teper KLIKO!
Rexhep Qosja,
Nobelist i Ardhshem
Emri i Akademi Rexhep Qosjes,
lidhet ngushte ne shume fusha te letersise shqiptare,
pa guxuar ta leme anash edhe ate te angazhimit te tij
politik ne zgjidhjen e drejte te çeshtjes shqiptare.
Kur permendet emri Rexhep Qosja, ne boten e
ndergjergjeshme shqiptare ka sinjfikimin e njeriut te
urte,te mençur,trim... kurse tek shtresa intelektuale
(perseri e ndergjegjshme, jo xheloze), sinjifikon
studiuesin me te njohur te kohes sone, duke e radhitur
perkrah Çabejit. Per me
teper KLIKO!
Aktuale nga Polemika Qose -
Kadare rreth Identitetit
"Zbuluesit e kontinenteve e te vendeve te reja,
Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuçi
dhe hulumtuesit e kontinenteve te zbuluara, mandej,
posaçerisht te Afrikes, Azise dhe Amerikes Jugore do
te jene te merituar - do te thoshin kozmopolitet apo
do te jene fajtore - do te thoshin kundershtaret e
tyre - pse lartmadheria e saj gjeografia pothuaj ka
rene prej fronit te larte te identitetit. Pse mund te
thuhet keshtu? Mund te thuhet keshtu, sepse jane te
shumte shembujt qe e deshmojne shfronesimin e
gjeografise ne mbreterine e identitetit".
Per Nene Terezen
"Nuk eshte e vertete se jam ngritur me "nervozizem"
kunder mbajtjes se portretit te shenjtores, Nena
Tereze, ne institucionet e Kosoves; e vertete eshte,
vetem, se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizem kunder
perdorimit politik te emrit, te portretit dhe te
veprimtarise se misionares e humanistes, Nena Tereze,
prej disa fondamentalisteve fetare dhe disa
koniunkturisteve politike gjithnje per interesat e
tyre fetare, ne rastin e pare dhe pushtetore, ne
rastin e dyte".
Per identitetin
"Kemi shqiptare me identitet katolik, shqiptare me
identitet ortodoks, shqiptare me identitet mysliman,
shqiptare me identitet protestant dhe shqiptare me
identitet ateist, por te gjitha keto identitete te
veçanta, me te ngushta, me te vogla, ne saje te te
perbashketave te permbajtura ne secilin prej tyre
bashkohen ne ate pergjithesine, ne ate te
pergjithshmen, ne ate te teren qe i themi IDENTITETI
KOMBeTAR SHQIPTAR. Ai qe i ka te qarta keto, ai qe ka
kuptim per marredhenien e te veçantave me te
pergjithshmen, nuk do te akuzoje se po ndan shqiptaret
ne te krishtere dhe ne myslimane...".
"Gjeografia, gjeja me kokeforte ne bote, deshmon e
para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qe me çdo
kusht duan ta zbehin disi edhe kete fakt kokeforte,
arrin disa here te krijoje pershtypjen se Shqiperia
eshte ne skaj te Evropes dhe fill pas saj nis Turqia,
ose Azia. Nderkaq, kur hedh syte ne harte veren se
gjer ne ate kufi shtrihen se paku tri shtete te tjera:
Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Per te mos permendur
ate qe quhet "Turqia evropiane"....".
Per Nene Terezen
"Por keqkuptimet ne shkrimin e Qosjes nuk jane vetem
keto. Perveç nervozizmit te paperligjur ndaj asaj
tradite kulturore qe ka qene lidhur me katolicizmin e
hershem shqiptar, nervozizem qe nuk le pa prekur
mbajtjen e portretit te Nene Terezes ne institucionet
e Kosoves, ne keto shkrime spikat diçka e erret dhe e
rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar. Muzika
ngjan si e njohur".
Per identitetin
"Askush nuk mund te jete aq naiv sa te mos e kuptoje
se nje identitet i ndare eshte nje komb i ndare.
Askush s'mund te jete aq i ngathet nga mendja qe te
mos e kuptoje se perjashtimi i gjysmes ose shumices se
kombit shqiptar nga identiteti evropian, do te thote
perjashtim nga Evropa. Dhe perjashtimi nga Evropa nuk
eshte larg debimit nga Evropa. Ky nuk eshte as
perfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar,
perpara se ta lexoje ne libra e ka ndier ne mishin e
tij kete lemeri...."
Kjo faqe eshte hapur enkas nga AlbaNur per
Dr. Rexhep Qosja. Reagimet e tij i konsiderojme pozitive ne
ndertimin e mendimit te ri shqiptar per jeten, lirine, dhe
demokracine. Tani jemi ne kohen kur intelektuali duhet te ndahet
nga politika e dites, te jete ne sherbim te dijes, te se
vertetes dhe ne mbrotje te vlerave universale te kombit shqiptar.
Tabu temat ne nje shoqeri ekzistojne per te penguar zhvillimin e
asaj shoqerie drejt progresit te gjithanshem.