|
Profesor, ju falemnderit qe
pranuat ftesen tone per kete interviste. Keni patur
nje sere aktivitetesh ne Kosove me rastin e
70-vjetorit tuaj. Nderkohe ne Tirane keni qene prezent
vetem me vepren tuaj dhe debatet, por jo personalisht.
Ka nje shpjegim kjo mungese?
- Kisha nje grip, me temperature, dhe kjo ishte
arsyeja kryesore qe te mos marr rruge edhe pse kisha
shume deshire te jam ne panairin e librit ne Tirane.
Cilat jane veprat tuaja te fundit mbi te cilat jeni
duke punuar?
-Shpresoj qe brenda ketij muaji e dorezoj per botim
nje roman te ri.
Opinioni mbareshqiptar ndoqi me vemendje shtyrjen e
percaktimit te statusit final te Kosoves pas
zgjedhjeve serbe. Ka patur deklarata te ndryshme nga
lideret kosovare ne lidhje me kete shtyrje. Disa madje
edhe me nje ton padurimi. Si mendoni se duhet te jete
reagimi kosovar pas ketyre deklaratave dhe cila do te
jete rruga per te arritur pavaresine?
- Sipas mendimit tim ne vazhdojme te bejme ne
vazhdimesi nje gabim politik: flasim politikisht
gjithnje duke bere propagande. Politika e tille
propagandistike eshte politike e kohes se luftes se
ftohte, e kohes kur ne bote ekzistonin dy blloqe:
blloku kapitalist dhe blloku komunist. Sot politika
behet me qete dhe mbeshtetet ne radhe te pare ne
argumente. Politika eshte, natyrisht, edhe propagande,
por zyrtaret me te larte nuk do te duhej te jene bash
propagandiste. Ne i kemi degjuar politikanet tane duke
thene: nuk ka bisedime me Serbine e, pastaj, u futen
ne keto bisedime; i kemi degjuar duke thene se Kosova
tashme eshte e pavarur dhe ka mbetur vetem te njihet
kjo pavaresi e, pastaj, u detyruan te bejne beteje
politike dhe diplomatike per kete pavaresi edhe permes
bisedimeve me palen serbe; i kemi degjuar duke thene
se pavaresia e Kosoves eshte e panegociueshme e
pastaj pranuan te bisedojne per te edhe me Beogradin;
i kemi degjuar duke thene se bisedimet per statusin
nuk mund te shtyhen pertej dhjetorit te vitit 2006 e,
tani, u detyruan te pajtohen me shtyrjen e ketyre
bisedimeve. Dhe, keshtu, ata e sjellin veten ne
situate qe ne vazhdimesi te bejne sot ate qe e kane
mohuar dje. Kjo e komprometon autoritetin politik.
eshte nje parim i gjithmonshem qe zoteron ne politiken
e mençur: fjalet duhet te jene te buta, por puna e
forte. Ne e dime se grupi yne i bisedimeve per
statusin e Kosoves, nuk mund te vendose vete per
statusin. Keshtu, ne te vertete, ishte edhe ne Rambuje.
eshte detyre morale e politikaneve tane qe tia thone
popullit te verteten per bisedimet.
Shtyrja e afatit per caktimin e statusit te Kosoves
nuk do marre tragjikisht. Dy muaj, a tre muaj, a kater
muaj me heret a me vone kjo nuk eshte e rendesishme,
e rendesishme eshte permbajtja e statusit, i
rendesishem eshte vete statusi. E cili do te jete ky
status? Mbas gjithe atyre qe po thuhen e po shkruhen
keto dite nuk mund ta them me siguri te plote se cili
do te jete ky status: pavaresi me sovranitet apo
pavaresi e kushtezuar. Une nuk mund ta di çfare vjege
do ti vene faktoret nderkombetare statusit te Kosoves
qe do te percaktohet, sipas te gjitha gjasave, ne
muajt e pare te vitit te ardhshem. Po une e di nje gje:
pavaresia e Kosoves ishte nje proces historik; dhe ky
proces do te perfundoje me pavaresi te plote dhe
sovrane sot e me bashkimin me Shqiperine neser.
Proceset historike te pavaresimit te popujve, siç e ka
deshmuar historia, mund te pengohen nje kohe, por
kurre nuk mund te ndalen.
Kosoven nuk e bejne te pavarur politikanet dhe
intelektualet. Ata vetem sa i nyjetojne (i artikulojne)
idete qe perfaqesojne vullnetin e popullit. Edhe tani:
Kosoven po e ben te pavarur populli shqiptar. Ne qofte
se faktoret nderkombetare do te marrin vendim qe nuk e
nenkupton pavaresine e plote, ne Kosove do te kemi
levizje te madhe popullore, vullneti i se ciles nuk do
te mund te pengohet.
Ne Shqiperi dhe ne Kosove eshte percjelle me shume
interes polemika mes jush dhe Ismail Kadarese. Se
fundi Kadare ka leshuar akuza dhe fyerje ndaj jush,
deklarata te cilat kane sjelle edhe reagime ne qarqet
intelektuale kosovare. Si i vleresoni keto deklarata?
- Fyerjet e Ismail Kadarese me kane sjelle humor shume
argetues. Ministria e Kultures, e Turizmit dhe e
Sporteve e Shqiperise dhe Ministria e Kultures e
Kosoves, dy ministri ekstremisht te partishme, e çuan
Ismail Kadarene ne Mitrovice per te bere dhe per te
thene ato qe beri dhe qe tha ai serioze dhe komike.
I perdorur gjithmone prej padroneve politike, ai u
perdor edhe kesaj radhe. Per ti bere paraqitjet e tij
sadopak te pranueshme pas botimit te librushkes
Identiteti evropian i shqiptareve, ne te cilen ai e
cenon dinjitetin e fese e te qyteterimit islamik, dy
ministrite deshem tia fshijne etiketen e racistit
kunderislamik. Ne sallen ne te cilen iu dorezua çmimi
Kepi i Shpreses se Mire, menjehere pas shpines se
Ismail Kadarese, regjisoret kishin ulur nje klerik
mysliman. Dhe, kleriku me veshjen e tij, do te duhej
te ishte deshmia se Ismail Kadare nuk eshte racist, si
e quajten intelektualet gazetare, publiciste,
shkrimtare ne Tirane dhe ne Prishtine. Gojekeqinjte
thane se regjisoret ne fjale per kete qellim e kerkuan
edhe ndonje klerik tjeter, me veshje tjeter, por nuk e
gjeten. Ishte kjo nje regji amatore si te gjitha
regjite e shtira.
Per Ismail Kadarene, nderkaq, kryesorja ishte se iu
dha çmimi. Dhe, iu dha çmimi qe quhej Kepi i Shpreses
se Mire. Dhe, ky çmim mban emrin e nje poemthi qe, siç
shkruhet ne librin Tito per Kosoven Kosova per Titon,
te botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e
Kosoves ne vitin 1979, frymezohej nga roli politik i
Josip Broz Titos. Kepin e Shpreses se Mire e ka
shkruar nje poet, i cili ne nje gjykim ne vitin 1959
ishte paraqitur si deshmitar kunder Adem Demaçit qe po
gjykohej si armik i Jugosllavise. Ky poet, me rastin e
burgimit te trete te te njejtit te denuar me 1959, dhe
te 17 te rinjve te tjere, ne vitin 1976, ne cilesine e
kryeredaktorit te Televizionit te Prishtines do te
jape deklarate,qe do te lexohet ne televizion e ne
radio e do te botohet ne gazeta, ne te cilen e
pershendet burgosjen e armiqve te popullit! Une,
natyrisht, nuk e them se ai poet ishte i lumtur, por e
them se ishte i pikelluar, pse ne dy raste ishte
ngritur kunder kolegut te vet, duke e quajtur armik
ideologun e lirise e te pavaresise se Kosoves, por une
them se ato qe ai ka bere atehere jane te mjafta qe ta
quajme te papranueshem çmimin me emrin e poemthit te
tij. Po, çmimi qe mban emrin e atij poemthi eshte edhe
nje nga idiotesite politike lokaliste qe ben Ministria
e Kultures e Kosoves!
Mund te jete, nderkaq, se çmimi ne fjale e gjeti
laureatin perkates. Ne vitin 1988 a 1989, sme
kujtohet sigurt, kur shteti serb po i vazhdonte
ekspeditat policore ndeshkimore neper Kosove dhe kur
rruget e Kosoves laheshin me gjakun e te rinjeve tane,
Ismail Kadare do te shkoje ne nje takim letrar ne
qytetin e Serbise, Bor, per te deshmuar
bashkim-vellazerimin dhe, nuk e di, a per te marre
edhe ndonje çmim letrar!
Kjo ishte pjesa solemne e paraqitjes se Ismail
Kadarese ne Mitrovice. Pas paraqitjes solemne vjen
paraqitja e tij intelektuale ne Prishtine, ne
Biblioteken Kombetare. Ketu, para shume shkrimtareve,
profesoreve te Universitetit te Prishtines, te
universiteteve private, te akademikeve dhe te
gazetareve, kolegu im Ismail Kadare e quajti
intelektualisht te arsyeshme dhe politikisht te
domosdoshme te dergoje kolegun e vet, Rexhep Qosjen,
ne psikiatri, si nje i çmendur, tha ai me ate rast.
Dhe, kjo diagnoze e tij, sado humoristike, do nje
sqarim me te gjate.
Lexuesit qe i lexojne jeteshkrimet e krijuesve te
ndryshem evropiane, se paku te krijuesve me te njohur
evropiane dhe lexuesit qe e dine se ekziston nje
shkence qe i thone psikologjia e krijimtarise,
sigurisht, kane mesuar se nje varg shkrimtaresh prej
Renesanses e kendej jane akuzuar per çmenduri, heret
me te shpeshta prej zyrtareve, prej mediokriteteve te
krijimtarise dhe prej saliereve te tyre! Bashkekohesit
e thone se kur Dante kalonte rrugeve te Firences,
sherbetoret e zyrtareve dhe mediokritetet e letersise
i thoshin njeri-tjetrit me ze te madh: shikojeni ate
fytyre te çmendur, posa ka dale prej ferrit! Zhan Zhak
Rusoit, te cilin po ashtu e kishin shpallur te çmendur
, disa vepra ia kane djegur ne turre te druve.
Dostojevski eshte çuar ne Siberi. Bajroni, i shpallur
i çmendur dhe mekatar i madh prej zyrtareve dhe
sherbetoreve te pushtetit, eshte detyruar te braktise
Atdheun dhe ka vdekur ne Greqi! Bodleri eshte nxjerre
ne gjyq, kurse salieret jane kujdesur tia mbushin
mendjen gjykatesit se vepra e tij Lulet e se Keqes
eshte nje veper e pamoralshme e shkruar prej nje te
çmenduri! Mos te flas tani per nje varg filozofesh (Suedenborgu
e Niçe), shkrimtaresh (Helderlini, Rembo, Verleni,
Edgar Allan Po), kompozitoresh (Mocarti, Betoveni,
Berliozi), piktoresh (Goja, Tuluz Lotreku, Van Gogu)
dhe shkencetaresh (Njutoni), qe jane shpallur te
marre, te denje per çmendi, prej kolegeve dhe
sherbetoreve te zyrtareve! Ismail Kadare me ka futur,
vertet, ne shoqeri te jashtezakonshme: ne shoqeri te
gjenive. Nuk e meritoj nje shoqeri aq te perzgjedhur.
Une Ismail Kadarene, megjithate, nuk do ta radhisja
mes tyre.
PSIHUSHKAT E VISHINSKIT
Po, te leme humanistet e te flasim per dhunetaret.
Prokurori i kohes se Stalinit, miku i Stalinit,
Vishinski, kishte frymezuar disa shkrimtare dhe mjeke
qe te kerkojne te hapen spitale psikiatrike, ne te
cilat do te vendoseshin kritiket e Stalinit, te
politikes, te ideologjise dhe te rendit shoqeror qe ai
po ndertonte. Ruset do ti quajne keto spitale
psihushka. Shembellyeshem sherbetoreve te Stalinit,
edhe shoku Ismail Kadare propozon qe edhe mua te me
vendosin ne psihushke: te me vendosin sepse, ja,
paskam marre guximin te kritikoj Ismail Kadarene dhe
padronin e tij, Sali Berishen. Asgje e çuditshme!
Ideologu afer dyzetvjeçar i realizmit socialist, ne te
vertete i ndryshorit (versionit) stalinist te
realizmit socialist, Ismail Kadare, e perseriti ne
Biblioteken Kombetare te Prishtines nje formule
staliniste, qe ne koken e tij si shirit filmi ishte
sjelle afer dyzet vjet dhe te cilen, kur e kur, ua
kishte ngjitur ne balle disa kolegeve ne Shqiperine
shteterore.
Ne Prishtine, Ismail Kadare e shqiptoi edhe nje
margaritar tjeter teorik stalinist. Tha se filmi
Kukumi, te cilin e pranoi se se kishte shikuar,
arsyeshem ishte bojkotuar prej shikuesve kosovare
sepse ne te tragjedia e Kosoves ishte pare me syte e
njerezve te semure e te traumatizuar. Nuk eshte e
rendesishme pse nje dite para se ai ta shqiptonte kete
margaritar politik, ne gazetat e Prishtines u botua
lajmi ne te cilin thuhej se filmi KUKUMI ishte filmi
me i shikuar ne Kosove ne vitin ne te cilin jemi. E
rendesishme eshte se ideologu afer dyzetvjeçar i
realizmit socialist te ndryshorit stalinist, Ismail
Kadare, vazhdon ti gjykoje e ti vleresoje veprat
artistike jo varesisht sa jane ato artistike, po
varesisht sa jane politikisht dhe ideologjikisht te
pershtatshme e kjo domethene se ai vazhdon ti gjykoje
e ti vleresoje veprat artistike ashtu siç kishte
mesuar ne shkollen e mesuesit te tij te kryehershem:
te Zhdanovit!
Nuk eshte thene kot se pasojat e komunizmit ne
shpirtin e mitizuesve te tij, do te zgjasin aq sa
kishte zgjatur komunizmi!
Çeshte e verteta, gjykimet e tilla dhe te tjera si
keto te Ismail Kadarese nuk jane pasoje vetem e
zhdanovizmit te patejkaluar ne sjelljen e tij; ato
jane pasoje edhe e leverdive te synuara ne ringun tone
politik dhe kulturor dhe, sidomos, pasoje e dijes se
tij teper te varfer historike, filozofike, estetike,
teorike. Si e tha nje publicist ne Prishtine keto dite:
Ismail Kadare mund te jete shumeçka po jo intelektual.
Per te qene intelektual duhet te jeshe me teper se
poet.
TOLERANCA DHE MOSPAJTIMI ME Te KeQIJAT
Pse foli keshtu siç foli, moralisht dhe
intelektualisht palejueshem, Ismail Kadare ne
Tempullin e diturise ne Prishtine? Mund te jete se
kishte harruar e mund te jete se nuk kishte degjuar se
ekziston nje shkence qe i thone psikologjia e
krijimtarise. Ata qe jane marre dhe qe merren me kete
shkence thone se shendetin psikik te njeriut, ne kete
mes te krijuesit, e deshmojne dy faktore: e para
toleranca ndaj te ndryshmes, ndaj te ndryshmit (ndaj
njeriut tjeter me ngjyre tjeter, me fe tjeter, me
prejardhje etnike tjeter, me kombesi tjeter, me bindje
te tjera politike e ideologjike, artistike e teorike.
Une, Rexhep Qosja, i dua te gjithe popujt ne kete bote,
te te gjitha ngjyrave, te te gjitha feve, te te gjitha
kombesive. Une, Rexhep Qosja, i dua te gjithe popujt
dhe sa me te vegjel ne numer te jene, sa me te privuar
te drejtash te jene, sa me te shtypur te jene, sa me
te pervuajtur te jene, sa me te perbuzur te jene prej
te forteve dhe prej filistineve te kesaj bote, aq me
teper i dua.
Une, Rexhep Qosja, e dua shume Ameriken dhe e dua, mbi
te gjitha, pse eshte as shumengjyreshe, aq shumefetare,
aq shume shumekombetare. Une e dua Ameriken çfare e
kane dashur dhe çfare e kane bere Xhefersoni,
Uashingtoni, Linkolni, Vudro Vilsoni, Kenedi, Klintoni:
Ameriken liberale demokratike, prestigjit te se ciles
ne bote aq demin po ia sjell politika e Bushit te Ri.
Deshmia e dyte e shendetit psikik e kjo do te thote e
shendetit moral intelektual te krijuesit thone
autoret ne fjale eshte reagimi mospajtues ndaj te
keqijave ne jeten shoqerore politike, kombetare,
shoqerore, fetare e te tjera. Krejt vepra ime dhe
krejt jeta ime prej se eshte bete jete e nje vetjeje
publike eshte e pershkuar prej reagimeve mospajtuese
ndaj te keqijave qe jane shfaqur ne jeten tone
shoqerore. Kete e deshmojne prozat e mia, dramat e mia,
monodramat e mia, publicistika ime. Kete e deshmojne
paraqitjet e mia te shumta publike prej se kam filluar
te merrem me krijimtarine.
Te gjitha keto qe u lejova te them per jeten dhe per
krijimtarine time, fatkeqesisht, nuk mund te thuhen
per Ismail Kadarene.
Ne disa nga veprat e tij shprehet mosdurim ndaj disa
popujve, kurse ne librushken Identiteti evropian i
shqiptareve, shprehet mosdurim perbuzes, mosdurim
recist ndaj fese islame, ndaj kultures dhe qyteterimit
islam, sidomos, ndaj arabeve.
Nje pjese e madhe e krijimtarise se Ismail Kadarese ne
poezi, ne proze, ne publicistike, e shkruar ne kohen e
komunizmit, deshmon pajtimin e tij te plote me te
keqijat politike, ideologjike, pushtetore te
komunizmit. Per te qene morali i tij intelektual edhe
me katastrofal, nje pjese e madhe e shkrimeve te tij
te kohes se komunizmit jane glorifikim, madje, mitizim
i bazes politike dhe ideologjike te diktatures: te
luftes se klasave, te kultit te individit, te
revolucionit socialist, te kolektivizmit, te
internacionalizmit proletar, te urrejtjes se feve, te
urrejtjes se kapitalizmit, te denimit te letersise
dekadente e te ideve e te vlerave te tjera te botes
perendimore. Ismail Kadare ishte mesuesi i
poltronizmit ne letersine, ne kulturen, ne politiken
shqiptare. Te Ismail Kadare, etika intelektuale dhe
humanizmi nuk takohen as ne jete, as ne veper!
Fatkeqesisht.
Jeni shprehur ne nje interviste te fundit per rolin
e dyshimte te Ismail Kadarese ne denimin e
shkrimtareve apo edhe intelektualeve gjate regjimit
komunist. Ai replikoi se ju nuk kishit prova per keto
akuza. A ekzistojne deshmi apo dokumente te tilla?
Ne lidhje me rolin e Ismail Kadarese ne fatin e disa
krijuesve a ndonje vetje tjeter nuk kam thene asgje
tjeter pos asaj qe eshte thene ne disa libra tashme te
botuar, ne disa polemika te disa krijuesve me Ismail
Kadarene tashme te botuara, ne disa emisione te
televizioneve qe tashme kemi pare dhe ne disa artikuj
te leshuar ne internet gjate vitit te fundit prej se
ka filluar polemika mes tij dhe meje, qe po zgjat ende.
Nuk jam marre me komentimin e atyre qe jane thene ne
ato libra, ne ato polemika, ne ato shkrime, ne ato
emisione. Jo. Une sjam marre dhe smerrem me vetjen
private; une jam marre dhe merrem vetem me vetjen
publike te Ismail Kadarese, me idete dhe me qendrimet
e tij dhe ndikimin e tyre ne krijimtarine e ne jeten
tone krijuese. Kam thene vetem kaq: po te kisha ditur
se roli i Ismail Kadarese ne fatin e atyre vetjeve
ishte siç po tregohet sot, une do te qendroja larg tij.
Kete e kam thene dhe kete po e perseris, natyrisht me
keqardhje pse eshte keshtu.
Nuk ka dyshim se polemika mes Ismail Kadarese dhe
Rexhep Qosjes, e filluar prej Ismail Kadarese, u ka
dhene mundesi shume vetjeve ne Shqiperine shteterore,
ne Kosove dhe ne Maqedoni, te thone te verteten e
tyre, mendimin e tyre, per çeshtjet e diskutuara. Por
ajo u ka dhene mundesi edhe disa vetjeve te tjera,
sidomos nga radhet e njerezve te politikes dhe te
gazetareve, qe te perfitojne sa mund te perfitohet
qofte edhe prej nje polemike qe ska te beje me ta, qe
te perfitojne duke servilizuar djathtas e majtas, prej
Prishtines e Tiranes e deri - ata e dine ku! Ju,
ndoshta, nuk e dini se disa politikane dhe disa
gazetare e kane quajtur te arsyeshme te paraqiten tri
here ne kete polemike pa qene asnjehere te permendur
as prej meje, as prej Ismail Kadarese. Nje ish gazetar
i yni ne moshe nga Nju Jorku njehere eshte inkuadruar
ne polemike pa mbajtur anen as te Ismail Kafarese, as
te Rexhep Qosjes; heren e dyte e te trete, nderkaq,
mbasi i jane bere verejtjet prej bazes, eshte
paraqitur me sulm te terbuar ndaj meje! Nje politikan
nga Maqedonia eshte paraqitur me tri shkrime ne kete
polemike: heren e pare ska mbajtur anen e asnjerit
polemist; heren e dyte eshte deklaruar kunder meje;
heren e trete, prape kunder meje, por ne rolin e
edukatorit kombetar! Mos te flas tani per ata qe
shkruajne, qe fyejne, qe urrejne, qe shkruajne
genjeshtra, qe genjejne duke me akuzuar se gjoja skam
shkruar per autore per te cilet kam shkruar, duke
genjyer se gjoja nuk çmoj krijues qe çmoj, duke
genjyer se gjoja nuk dua çka me mijera faqe te
shkruara kam deshmuar se dua. eshte kjo aradha
regjimore se ciles iu ka caktuar per detyre qe te
punoje per Ismail Kadarene pa zgjedhur fjalet dhe
mjetet. Si ne kohen e komunizmit!
MEKANIZMI Qe I SHeRBEN ISMAIL KADARESe
E gjithe polemika ka deshmuar se Ismail Kadare ishte
nje shkrimtar dhe nje ish-anetar i nomenklatures
komuniste, i cili kishte mekanizmin partiako-pushtetor,
qe shkilte kundershtaret e tij. Kush e njeh sado pak
jeten krijuese shqiptare te gjysmes se dyte te
shekullit te kaluar e di se Ismail Kadare shkilte mbi
dinjitetin dhe mbi paqen e disa shkrimtareve dhe
intelektualeve si te ishin kufoma! E di mire se shume
intelektuale nuk po e marrin fjalen ne kete polemike
sepse i frikesohen ketij mekanizmi: u frikesohen
genjeshtrave e ndotesive qe prodhon ai! Polemika qe ka
filluar Ismail Kadare, natyrisht, per nevojat e tij,
ne te vertete fushata qe po i prin ai kunder meje,
deshmon se nje mekanizem te tille ai vazhdon ta kete
edhe tani. Ndryshimi mes mekanizmit qe ai kishte dje
dhe mekanizmit qe ai vazhdon ta kete sot, nuk qendron
ne qellimin, nuk qendron aq as ne mjetet, por ne
subjektin qe do te donte te shtypte ky mekanizem dhe
ne rezultatin perfundimtar qe do te donte te arrinte.
Kur e shqiptoj kete fjali dua te them: e para, une nuk
jam njeri nga ata qe mund ta perdhose e ta
shpartalloje Ismail Kadare. Jeteshkrimi im politik dhe
vepra ime shkencore, letrare e publicistike jane nje
kafshate teper e madhe, te cilen nuk mund ta perbije
kurre Ismail Kadare me tarafin e tij
gazetaro-publicistiko-poetik me deget ne Tirane e ne
Prishtine. E dyta, mekanizmi i tij, sado i fuqishem,
sado i perbere prej anetaresh te djeshem dhe prej
pasardhesve te tyre te sotem eshte nje mekanizem
tashme i komprometuar. E dine, e njohin, ia dine
qellimet dhe ia dine mjetet sidomos ata qe ia kane
provuar goditjet! Kush keqyr mund te shohe se ky
mekanizem, me mbulese partiako-politike, po e ndot
jeten tone kulturore. Dhe, e them: eshte ne interesin
e shkences sone letrare, se ciles pikerisht me
shkrimet superlative per jeteshkrimin politik dhe
krijimtarine e Ismail Kadarese ne kohen e komunizmit
po i shkaktohen çoroditje te shumanshme, falsifikime
te shumta, eshte ne interesin e letersise dhe te
kultures sone te hulumtohet shkencerisht roli letrar,
kulturor, teorik, ideologjik dhe politik i Ismail
Kadarese ne kohen e diktatures. Nje veper e tille, mbi
rolin katastrofal moral, teorik dhe ideologjik te
Ismail Kadarese ne kohen e komunizmit, mbi
identifikimin e tij me stalinizmin, ndoshta me
titullin Ismail Kadare dhe ideologjia staliniste, nje
dite do te shkruhet. Deri te mos shkruhet kjo veper,
shkenca jone letrare do te jete e sunduar, e gulshuar,
e fyer prej genjeshtrave e falsifikimeve qe po prodhon
mekanizmi i tij!
Jeni shprehur pro hapjes se dosjeve te komunizmit.
A duhet te shtrihet kjo hapje dhe te dosjet e
shkrimtareve apo njerezve te artit, duke patur
parasysh demin qe mund tu sjelle kjo vepres se tyre.
Ketu mund te sillet si shembull edhe rasti i rolit te
Diana Çulit ne recencen per poezite e poetit Genc Leka
te pushkatuar nga regjimi.
- Ndryshe prej atyre qe mendojne se duhet te behet
perzgjedhje e dosjeve qe do te hapeshin e kjo, sipas
atyre qe mendojne keshtu, do te thote hapje e dosjeve
vetem e atyre qe jane sot ne jeten politike, une
mendoj se duhet te hapen te gjitha dosjet pavaresisht
per kend mund te jete fjala. Dosjet nuk duhet te hapen
ne sherbim te qerimit te hesapeve mes politikaneve te
sotem. Dosjet duhet te hapen: e para, per te njohur
edhe nje ane qe ende se njohim sigurt te te kaluares
sone komuniste; e dyta, per arsye te te ashtuquajturit
llustracion, te te ashtuquajtures katarze, domethene
per arsye morale dhe, e treta, per arsye shkencore
per te sjelle te verteta dhe per te menjanuar
genjeshtra mga mendimi yne i sotem historik, shkencor.
Domethene: dosjet sduhet te hapen per hakmarrje, por
per etike dhe per shkence.
Dhe, te mos harrojme: e verteta per nje vetje nuk mund
te mesohet vetem mbasi te hapet dosja per te, por
mbasi te hapen dosjet e te gjitha vetjeve per te cilat
jane mbajtur dosje. Nuk e thote kot Hegeli: e verteta
gjendet vetem ne teresine.
Rezultatet e polemikes
Cilat mund te jene demet e cilat mund te jene
frytet e kesaj polemike?
-Disa pjesemarres ne kete polemike kane thene dhe po
thone, se ajo mund te shkaktoje ndasi mes Kosoves dhe
Shqiperise shteterore. Se kjo eshte nje droje e
demagogeve tregoi Çmimi Kepi i Shpreses se Mire qe iu
dha Ismail Kadarese ne Prishtine. Ministria e Kultures
e Kosoves, me pjesetaret e mekanizmit qe e perdor
Ismail Kadareja, ia shperblyen atij edhe racizmin
kunderislamik qofte edhe per te deshmuar se sa shume
ata vihen ne levizje nga mendimet e mia. Fushata
kunder meje po i sjell e do ti sjelle dobi Ismail
Kadarese. Kjo ne te vertete eshte arsyeja pse e ka
filluar polemiken. Salieret e mi po punojne me duar,
me kembe e me para per te! Le te punojne. Per mua do
te punoje historia.
Frytet e kesaj polemike, nderkaq, jane te ndryshme. Po
i numeroj disa: 1. te vertetat qe deri tani jane bere
publike dhe te vertetat qe do te behen publike per
jeten tone letrare e kulturore ne kohen e komunizmit:
2. ndikimi ne vetedijen per nevojen e rishikimit,
rishpjegimit, riinterpretimit dhe, pashmangshem, te
rivleresimit te veprave letrare, te periudhes letrare
te gjysmes se dyte te shekullit te kaluar dhe te
statusit qe kane krijues te ndryshem ne letersine e
sotme shqipe. eshte permbysur nje rend shoqeror, nje
ideologji, nje teori, nje politike, qe kushtezonin
kuptimin, shpjegimin dhe vleresimin e veprave dhe
percaktonin statusin e krijuesve te tyre. Shkrimtari
me i mbivleresuar ne letersine shqipe, Ismail Kadare,
pashmangshem do te ulet disa shkalle me poshte.
Pervoja e re teorike, historiko-letrare, ne
pergjithesi shkencore, qe eshte ne formim e siper, do
te beje te mundshme te shihet se sa shabllonike,
bardhe-zi eshte nje pjese krijimtarise e tij, se sa te
politizuara jane proza dhe poezia e tij, sa e sa
tradicionale, shpesh anakronike jane procedimet e tij
krijuese, se sa larg pervojave moderne krijuese
qendronte ai! 3. pohimi i Ismail Kadarese ne Prishtine
se qendrimi i tij (racizmi i tij) ndaj fese myslimane
ishte nje gabim. Meqenese ai i nderron vendimet e veta
shume shpesh, nuk eshte e sigurte se ketij pohimi do
ti permbahet gjate; 4. ndikimi i pashmangshem qe
polemika do te kete ne gjykimet e politikaneve si
ish-kryetari i Partise Socialiste dhe kryetari i
Partise Demokratike te Shqiperise, te cilet jane
mesuar qe, per nevoja te konjuktures politike, te
shprehin fyerje ndaj fese myslimane duke fyer ashtu
edhe besimtaret myslimane; 5. ndikimi i polemikes qe
sadopak te ndalen garat qe po bejne feja katolike dhe
feja myslimane ne jeten tone kombetare dhe 6. ndikimi
i mundshem i polemikes ne institucionet politike
shqiptare ne Shqiperi e ne Kosove per nxjerrjen e
ligjit mbi fene, ne te cilin do te parashihej edhe
parandalimi i racizmit fetar apo i çfaredo racizmi
tjeter ne jeten tone.
MBI DALLIMET DHE PeRBASHKeSINe
A ekziston nje ndarje kulturore dhe botekuptimesh
mes Shqiperise e Kosoves? Nese po, cilat jane arsyet
dhe çfare duhet bere te tejkalohet ky hendek?
- Ndarje kulturore mes Shqiperise dhe Kosoves nuk ka,
por ka disa dallime, gjithsesi, te kalueshme, te
perkohshme, te kushtezuara nga rrethana te ndryshme
politike, ideologjike dhe teorike ne te cilat eshte
zhvilluar kultura shqiptare ne Shqiperi dhe kultura
shqiptare ne Kosove ne kohen e komunizmit. Ne gjykimet
dhe ne vleresimet letrare dhe kulturore ne Shqiperi
ende jane me te pranishem disa klishe ti quaje
teorike, tipike per komunizmin, kurse ne Kosove jane
me te pranishem disa klishe tipike folklorike. Ne
Shqiperi ne gjykimet letrare e kulturore jane me te
pranishme disa anime dialektore, kur e kur edhe fetare,
kurse ne Kosove koheve te fundit nje krahinorizem i
quajtur kosovarizim; ne Shqiperi gjykimet dhe
vleresimet per te kaluaren historiko-letrare ende ne
mase te madhe jane gjykime dhe vleresime ti quaje
shteterore, kurse ne Kosove jane gjykime dhe vleresime,
kryesisht, gjithekombetare. Te ashtuquajturat kierarki
krijuese ne Shqiperi te shpeshten e hereve behen me
emra vetem nga Shqiperia, kurse ne Kosove pashmangshem
me emra te krejt hapesires historike letrare e
kulturore kombetare. Keshtu, per shembull, para nje
kohe lexova nje artikull te nje publicisti te dalluar
nga Tirana, i cili fliste per nacionalizmin modern
kombetar dhe permendte emra vetem nga Shqiperia. E
verteta eshte se ideologjia e nacionalizmit shqiptar,
e nacionalizmit modern kombetar, pas Luftes se Dyte
Boterore, i ka rrenjet ne Kosove. Ne, brezi im, jemi
ndertuesit e ideologjise se nacionalizmit modern
shqiptar ne kohen e komunizmit. Dhe, kjo eshte e
kuptueshme. Ne qe jetonim ne nje shtet shumekombesh,
ne te cilin zhvillohej nacionalizmi, dhe qe jetonim ne
nje shtet federativ prej te cilit Kosova ishte e
pushtuar, ne pashmangshem do te nxiteshim per te
ndertuar e per te shprehur nacionalizmin shume me
perpara dhe shume me fuqishem se vellezerit tone ne
Shqiperi, te cilet jetonin nen trysnine e
internacionalizmit proletar. Kur une, fjala vjen, i
kisha shkruar mbi dymije faqe per çeshtjen e Kosoves
dhe çeshtjen shqiptare ne pergjithesi, duke i vene
keshtu bazat e nacionalizmit tone modern, ne Tirane
teksa do te fillojne te shkruhen artikujt e pare per
çeshtjen shqiptare.
E thash se keto dallime per te cilat pyetet ju jane te
perkohshme. Lidhjet njerezore, kulturore, ekonomike,
politike, arsimore, sportive do ta bejne te veten dhe
do ti fshijne ato dallime.
Do te jetojme ne nje teresi kulturore, dhe shpirterore,
ne krijimin e se ciles rol te veçante po luajne
botuesit shqiptare, sidomos, botuesit e Tiranes,
kultura, njerezit e estrades muzikore, sporti, arsimi,
shendetesia dhe, pashmangshem, e me pak politika dhe
politikanet. Ne krijimin e kesaj teresie, ne menyre te
vet kontribut po japin edhe intrigantet e ndryshem,
duke çuar shpifje e genjeshtra me shume prej
Prishtines ne Tirane e duke sjelle me pak prej Tiranes
ne Prishtine. Po, mire, edhe shpifjet e genjeshtrat
jane pjese e jetes.
Per here te pare pas lufterave per ne tragjike
ballkanike ne fillojme te jetojme si nje teresi,
domethene si nje komb modern. Ne kete proces, perpos
virtyteve do te shprehen edhe vese, qe do te
tejkalohen me rriten e cilesise se perbashkesise sone.
Javet e fundit opinioni shqiptar eshte perfshire
nga debati rreth dyshtetesise se akorduar nga qeveria
greke per shqiptaret qe deklarohen minoritare. Ka
pasur shume zera qe e kane cilesuar kete si nje veprim
te padrejte dhe te rrezikshem. Çfare mendoni rreth
dyshtetesise? Çfare fshihet pas ketij vendimi te
shtetit grek?
-eshte per keqardhje, madje eshte per shqetesim,
vendimi i qeverise greke per tua njohur dyshtetesine
pjesetareve te pakices greke ne Shqiperi dhe
shqiptareve qe deklarohen pakice greke. Mund te thuhet
keshtu per dy arsye: e para mund te thuhet keshtu per
arsye se ky vendim na e sjell ne mendje nje kohe te
shkuar, qe kujtohet me dhembje dhe nje politike greke,
prej se ciles do te duhej te ishte hequr dore
pergjithmone: na e sjell ne mendje politiken e
qeverive greke qe mbeshtetej ne Megali idene.
Ky vendim, sipas mendimit tim, eshte larghedhes dhe me
pasoja, te cilat do te shprehen plotesisht dhe do te
shihen qarte vetem ne te ardhmen. Se paku deri
tani,duket se zyrtaret shqiptare nuk po tregojne
gatishmeri ta çojne mendjen tek ato pasoja, prandaj as
te formulojne qendrimin perkates ndaj atij vendimi.
Arsyet per kete do kerkuar ne nevojat ende teper te
medha te shume shqiptareve per pune ne boten e jashtme,
ne njeren ane, dhe ne te ashtuquajturen politiken
rajonale, e cila qeverite tona shpesh i ben te
gelltisin edhe çka politikisht nuk do te duhej te
gelltitej!
Nuk ka dyshim se ne vendimin e sipertheksuar te
qeverise greke eshte e permbajtur politika e
greqizimit te shqiptareve te cilet, per arsye
ekonomike, fatkeqesisht, nuk ngurrojne shume te
greqizohen formalisht sado, mund te besohet, jo edhe
shpirterisht. Dhe, si te greqizohen? Atdhetarizmi i
Rilindjes Kombetare Shqiptare, ne mase te madhe i
ndertuar edhe si rezistence kulturore, politike dhe
ideologjike ndaj politikes nacionaliste dhe shoviniste
greke te shekullit XIX , qe njejtesonte kombesine me
fene dhe bente çmos per greqizimin e vellezerve tane
ortodokse, ishte dhe mbetej percaktues i vetedijes se
gjithe shqiptareve. E Rilindjen tone, qe do te sjelle
krijimin e shtetit shqiptar, e kane filluar pikerisht
vellezerit tone ortodokse.
Vendimi ne fjale i qeverise greke nuk mund te quhet i
pajtueshem me parimet demokratike, as me praktiken e
sotme politiko-shteterore evropiane. Shteti grek do te
donte te bente ndaj Shqiperise dhe ndaj shqiptareve
diçka qe nuk do te donte ta benin ndaj saj Shqiperia
dhe shqiptaret apo asnje shtet a popull tjeter. Sipas
ligjit qe qeveria greke ka miratuar ne vitin 2004,
qytetari grek e humb nenshtetesine kur me vullnetin e
tij merr nje nenshtetesi te huaj dhe kur merr sherbim
shteteror ne shtet te huaj. Me çte drejte shteti
grek i meton Shqiperise qe te mbaje qendrim tjeter
ndaj qytetareve te saj?!
E pakuptueshme!
Kolege te mi ne Tirane kane shkruar keto dite gjere e
gjate se çmenyra administrative dhe çmjete
financiare perdoren ne Greqi per nderrimin e kombesise
se shqiptareve te te tri feve. Vendimi i qeverise
greke per tua njohur dyshtetesine pjesetareve te
pakices greke ne Shqiperi dhe shqiptareve qe
deklarohen pakice greke ne Shqiperi sikur eshte njera
nga keto menyra qe, perpos te tjerash, ka per qellim
te na beje te harrojme çka nuk mund te harrohet: se
ekziston çeshtja çame dhe se qeveria greke
pashmangshem do te shtrengohet nje dite ta pranoje
kete çeshtje dhe zgjidhjen e saj te drejte; se ne
Greqi ekzistojne arvanitasit, te cilet do te duhej te
njiheshin si pakice kombetare; se Greqia, pikerisht
pse eshte shtet fqinje, do te duhej te ishte shembull
evropian ne permbushjen e te drejtave arsimore,
kulturore e te tjera te emigracionit shqiptar.
Historia e 150 vjeteve te fundit aq sa ishte fatlume
per greket po aq ishte fatkeqe per shqiptaret. Per
shkak te varferise se trasheguar, perpos te tjerash,
edhe si pasoje e copetimit ne pese shtete, shqiptaret
edhe sot vazhdojne te braktisin trojet e veta dhe te
kerkojne pune ne vende te tjera. Prej kujt do te duhej
te kerkojne sot shqiptaret me shume mirekuptim per
fatkeqesine e tyre historike sesa prej Greqise, e cila
ishte njera prej shkaktareve te kesaj fatkeqesie, por
njera prej shkaktareve te kesaj fatkeqesie ndaj
traditave te se ciles shqiptaret gjithmone kane pasur
adhurim. E duam Greqine para se gjithash sepse ishte
djepi i kultures evropiane. Lidhjet mija vjeçare
jetesore e shpirterore, adhurimi yne ndaj traditave te
saj dhe fqinjesia do te duhej ti obligonin greket qe
te sillen me me shume kujdes ndaj identitetit tone
ashtu siç do te duhej te na obligojne edhe ne,
shqiptaret, per te qene fqinje sa me te mire ndaj
tyre. Dhe, te mos harrohet ajo urtesia popullore qe
eshte e jona, por edhe e grekeve: fqinji i mire dere e
xhenetit.
Po flitet gjithnje e me teper per luften ndaj
korrupsionit ne Shqiperi dhe ne Kosove. Kjo po shihet
prej nderkombetareve edhe si nje pengese qe e ben
gjithnje e me te larget integrimin evropian te
Shqiptareve apo pavaresine sovrane te Kosoves. Mendoni
se korrupsioni eshte nje problem shqetesues, qe po
demton shqiptaret. A duhet te themi se korrupsioni
eshte tashme nje e keqe e pashmangshme e jona?
-Korrupsioni eshte nje e keqe e madhe me pasoja
kombetare dhe nderkombetare per ne. Korrupsioni eshte
nje e keqe teper e shemtuar, teper e pamoralshme
kunderdemokratike dhe atje ku lulezon demokracia
mbetet nje procedure e thjeshte dhe e shtire. Çi
duhet popullit procedura demokratike kur zyrtaret
shkelin si ne balte ne djerset e tij, kur e fyejne dhe
e neperkembin duke vjedhur e plaçkitur pasurine e
krijuar me mundin e tij!
Korrupsioni eshte nje e keqe qe njekohesisht e shemton
pamjen tone ne bote, qe u krijon perfytyrime te
shemtuara te tjereve per ne, per veçantite tona
kulturore, morale dhe politike. Bota e pakorruptuar,
bota e kulturuar, bota e shendoshe eshte e kuptueshme
qe te kujdeset ti mbaje sa me larg te korruptuarit.
Pse do te na deshironte ne Bashkimi Evropian ne radhet
e veta?
Per ta pershtrire korrupsionin edhe atje? Per ta
pershtrire çmoralizimin politik edhe ne Evropen e
Bashkuar? Jo. Do te na e mbajne gjate, derisa te mos
sherohemi, litarin e korrupsionit ne qafe.
Ju thoni se po flitet gjithnje e me teper per luften
ndaj korrupsionit ne Shqiperi dhe ne Kosove. Mire e
thene: po flitet? Dhe, vetem po flitet? Po flitet
kunder korrupsionit e korrupsioni po pershtrihet, po
thellohet dhe po legalizohet! Qeveria e Shqiperise po
e lufton korrupsionin me britma! Dhe, me kercenime,
duke perdorur, madje, edhe terminologji tipike
komuniste: doren e hekurt te ligjit!
Gishti tregues i drejtohet ketij apo atij, u drejtohet
ketyre apo atyre, por asnjeri nga zyrtaret, asnjeri
nga te korruptuarit nuk nxirret ne gjyq dhe nuk futet
ne burg.
Ne Shqiperi, e thote kryeministri, ka korrupsion te
madh, por nuk paska te korruptuar!
Ne Kosove, nderkaq, po nxjerrin prej punes ndonje mjek,
po nxjerrin prej punes ndonje mjek qe paska kerkuar
apo paska marre prej pacientit te tij 75, apo 130 apo
300 euro. Por prej kabineteve te tyre luksoze nuk po
debohen, ne gjyq nuk po nxirren dhe ne burg nuk po
futen grosistet e korrupsionit.
Pse? Sepse ata qe do ti nxirrnin ne gjyq dhe ata qe
do ti burgosnin frikesohen prej tyre: prej atyre qe
do te thoshin per ta.
Domethene: ne Shqiperi e ne Kosove flitet per lufte
ndaj korrupsionit por kjo lufte nuk po behet, sepse
nuk ka kush ta beje. Sepse ne Shqiperi dhe ne Kosove
nuk ekziston shteti i se drejtes. Po te ekzistonte
shteti i se drejtes, ne Kosove nuk do te miratohej
ligji qe u miratua keto dite me te cilen jo vetem
legalizohet po edhe shperblehet korrupsioni i
ish-presidences se Kosoves!
Lufta kunder korrupsionit nuk behet me fjale, me
retorike. Ashtu, me fjale, me britma, ne stilin e
kryeministrit te Shqiperise, korrupsioni ne kushtet
tona vetem sa maskohet. Pedagogjia foljore ben sadopak
pune vetem ne vendet me te zhvilluara dhe me kulture
politike. Korrupsioni luftohet me ligj. E shembuj te
luftes se suksesshme te korrupsionit me ligj kemi
mjaft ne Evrope. Ti leme britmat, ti leme hallakamat
kunder korrupsionit, ti leme mashtrimet e popullit me
retorike demagogjike dhe te miratojme e te zbatojme
ligje kunder korrupsionit siç kane bene vendet
evropiane. Te bejme çka bejne keto vende dhe nuk do te
kemi me nevoje per britma kunder korrupsionit. Per ta
luftuar, vertet, korrupsionin ai ligj do te duhej te
permbante çka permbajne ligjet evropiane kunder
korrupsionit:
e para, konfiskimin e pasurise se krijuar me
korrupsion;
e dyta, nxjerrjen ne gjyq dhe, rrjedhimisht, burgosjen
e te korruptuarve;
e treta, demshperblimin nga shteti per te demtuarit
nga zyrtaret e korruptuar dhe nga te tjeret qe merren
me korrupsion;
e katerta, ndalimin e marrjes se dhuratave per
sherbimet qe u behen qytetareve nga administrata, nga
zyrtaret e ndryshem dhe nga sherbime te tjera
profesionale;
e pesta, ndalimin e lobimit per partite;
e gjashta, regjistrimin e pasurise se zyrtareve ne
nisje dhe ne mbarim te mandatit.
E te tjera. E te tjera.
Po, si duken punet sot, kuvendet e Shqiperise e te
Kosoves, ligje te tilla nuk do te miratojne edhe nje
kohe derisa te mos pasurohen zyrtaret! Pse ti
shuajne burimet e pasurimit? Pse tia shkurtojne
kembet vetes?
Po, megjithate, te smos harrojne: korrupsioni dhe
luksi qe kane perfshire veprimtarine shteterore,
administrative, partiake dhe politike ne jeten
shqiptare sot nuk mund te kalojne pa pasoja ne jeten
dhe ne disponimin e popullit shqiptar. Korrupsioni dhe
luksi ne te vertete po frymezojne pakenaqesine, pezmin
e popullit, ne menyre te veçante te pjeses se tij me
te varfer. Dhe, ky pezem pashmangshem nje dite mund te
shpertheje. Mjere ata qe do te gjenden para turrit te
tij!
Prishtine, 15.11.2006 intervistoi: Erion TASE
|