Te nderuar miqe,

ju mund te leni pershtypjet e juaja ne lidhje me kete polemike duke klikuar KETU!

Rexhep Qosja, Nje dashuri dhe shtate faje, Toena, Tirane, 2003
Ramiz Alia: Bisedat e mia me Kadarene
"Babomania" Kadare Antibashkim Kunder Ribashkimit
Flerti i Kadares per “indetitetin evropian te shqiptareve” (!)
Na shau dhe iku! Nga Abdyl Kadolli
Ismail Kadareja, Enver Hoxha dhe Pesha e tij ne Politike
Intervista e Ismail Kadarese dhene Tv Koha Vision ne Prishtine
Kadare, djallezia e shkrimtarit qe hedhe gurin dhe fshehe doren
Dritero Agolli: Unë në debatin Qose-Kadare
Intervista e Ismail Kadarese dhene Tv Koha Vision ne Prishtine
Kadare, djallezia e shkrimtarit qe hedhe gurin dhe fshehe doren
► Rexhep Qosja, Demokracia Shqiptare
Interviste me Arben Xhaferin
Mustafa Nano: Kultura Perendimore dhe Qyteterimi Lindor i Shqiptareve
Ardian Vehbiu: Lehtësia e Papërballueshme e Mistifikimit
Keqkuptimet e Qoses për identitetin e shqiptarëve
"Kadare ka qene gjithnje kunder klerikeve, kishave e xhamive ne Shqiperi"
Kastriot Myftaraj, Ismail Kadare letrarizoi “bashëndërrën” gjeopolitike të Enver Hoxhes
Vizar Zhiti, "Kadare dhe Qose së bashku krijojnë identitetin tonë"
Pëllumb Xhufi, profesor doktor, historian, diplomat
Alfred Peza, kryeredaktor i gazetës “SHQIP”
Sadik Bejko, pedagog ne Universitetin e Tiranes
Plator Nesturi, analist
Lekë Sokoli, profesor doktor, sociolog
Fatos Tarifa, PHD, ish-ambasador i Shqiperise ne SHBA
Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetës "Shekulli"
Virgjil Muçi, publicist
Alfons Gurashi, gazetar, analist
Bashkim Gjergji, shef i departamentit te gazetarise
Shezai Rrokaj, rektori i UT
 

 

 

Ju mund te kerkoni materialet tjera nga Rexhep Qosja ne AlbaNurGoogle!

 
Biography

 

Rexhep Qosja (b. 1936) is a literary critic from the Balkans.


Together with Ismail Kadare (from Albania), Qosja (who is from Kosovo) is considered an important living Albanian writer. He is author of various anthologies and scholarly monographs, including a three-volume history of Albanian literature in the romantic period. He is also the author of one of the most widely translated novels of recent years, Vdekja me vjen prej syve te tille ("Death comes from such eyes", Priština, 1974) ... For more CLICK here!

 

 

 

 

TAKIMI I MADH / PREMISA TE GABUARA

TAKIMI I MADH

Te mendojme. Te mendojme ndershem dhe,
 vetem ndershem, qofte edhe kunder te gjitheve,
 sepse ashtu mendojme per te gjithe.

Romen Rolan

Premisa te gabuara

 

Siç e kam parapare ne parafjalen e saj, trajtesa mbi idete çintegruese ne shoqerine e sotme shqiptare, e botuar ne vazhdime ne gazeten e Prishtines Epoka e Re dhe ne gazeten e Tiranes, Korrieri e, pastaj, e botuar edhe si liber me titullin Ideologjia e shperberjes nga Shtepia botuese TOENA ka shkaktuar nje sere reagimesh si ne Shqiperine shteterore ashtu edhe ne Kosove. Nuk e di a eshte me i madh numri i reagimeve pajtuese a numri i reagimeve mospajtuese. Si te parat ashtu edhe te dytat deshmojne, nderkaq, se çeshtjet e ngritura ne ate trajtese ishte e nevojshme te ngriheshin. Shkrimtari i madh argjentinas, Horhe Luis Borhes, thote se “Libri qe nuk e permban kunderlibrin mund te konsiderohet i panevojshem”. Çdo liber, pavaresisht a eshte letrar a shkencor, e permbarojne lexuesit, miq dhe kundershtare te autorit, qofte duke e pohuar, qofte duke e mohuar.


Per t’iu pergjigjur te gjitha reagimeve do te duhej te shkruaja nje liber me te madh se Ideologjia e shperberjes, i cili, sigurisht, do te shkaktonte reagime te reja te pershkuara edhe prej me shume ndjenjash se reagimet e deritashme.


Ne vend se te gjithave, do t’i pergjigjem vetem reagimit te Ismail Kadarese, Identiteti evropian i shqiptareve. Kjo domethene se mbesin pa pergjigje te gjithe reaguesit e tjere ndaj trajteses Ideologjia e shperberjes:


1. predikuesit e identitetit kombetar kosovar, si identitet kombetar i ri ne Ballkan;
2. predikuesit e gjuhes se dyte standarde per folesit me identitet kombetar kosovar;
3. thirresit per kthimin e shqiptareve myslimane ne “fene e te pareve”, si gjoja kusht per pranimin me te shpejtuar te Shqiperise shteterore dhe te Kosoves ne Bashkimin Evropian!


Ne reagimin e Ismail Kadarese Identiteti evropian i shqiptareve do te pergjigjem per keto arsye kryesore: e para, pse e ka shkruar nje shkrimtar dhe publicist i njohur, me populloresi te veçante; e dyta, pse ne kete reagim eshte i permbajtur nje shperdorim dhe nje shtremberim i disa pikepamjeve te mia, sidomos, i pikepamjeve mbi ndikimin e mundshem çintegrues te vetedijeve te tejshquara fetare ne shoqerine e sotme shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehone nder lexuesit shqiptare si ne Shqiperine shteterore ashtu edhe ne Kosove dhe, e katerta, dhe, me vendimtarja, pse ne kete reagim jane shprehur ide dhe jane krijuar perfytyrime, qe nuk e nderojne kulturen shqiptare.


Sprova e Ismail Kadarese, Identiteti evropian i shqiptareve, eshte e mbeshtetur ne premisa te gabuara: ne perpjekje per te deshmuar, ne njeren ane kundershtite kulturore midis Evropes e Lindjes myslimane, kurse, ne anen tjeter siperine e identitetit evropian ndaj identiteteve te tjera, para se gjithash, ndaj identitetit mysliman! Dhe, kjo siperi eshte – te perdor nje togfjalesh te Zhan-Pol Sartrit – siperi raciste.


Gjykimet e ketilla te Ismail Kadarese, gjithsesi shume befasuese, nuk mund te mos shikohen si rrjedhoje e disa dukurive dhe disa disponimeve te pertashme politike dhe fetare ne bote. Nuk mund te mos mendohet se tani kur, si pasoje e fundamentalizmit islamik, te tejshkallezuar mbas pushtimit amerikan te Irakut, eshte rritur disponimi kundermysliman ne disa vende perendimore; kur kryetari Xhorxh Bush ben mobilizimin politik te krishterimit; kur emri i profetit Muhamed dhe fjalet islam, mysliman, xhami, shkaktojne sendisje ne mjedise te ndryshme perendimore; kur, si thone studiues, po kthehet epoka e konflikteve midis krishterimit e islamit dhe e kryqezatave; kur disa politikane shqiptare ne Kosove e quajne politikisht te leverdishme per karrieren e vet te nderrojne fene; kur, si pasoje e sjelljeve shperfillese te disa politikaneve shqiptare ndaj dinjitetit te fese myslimane, gjithnje e me shume shqiptare myslimane ne Kosove e ne Shqiperi ndihen te diskriminuar, ja, tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur çasti i deshiruar qe te degjohet per disa oktava me larte zeri i tij, me pare i peshperitur, kunder identitetit mysliman, ne te vertete kunder perberesve myslimane ne identitetin e perbashket, te pergjithshem, historik, te shqiptareve!


Per kete arsye eshte shume e nevojshme qe keto ide dhe keto perfytyrime te Ismail Kadarese te hidhen poshte me kohe dhe pa hamendjesime.


Do ta beje kete vendosmerisht edhe pse me shume keqardhje per shume arsye ne kete pergjigje detyrimisht te gjate.


Nuk e bej kete pse e kam emrin mysliman Rexhep. Jo.


Nuk e bej kete pse shkoj ne xhami a pse fali pese vaktet e dites! Jo. As nuk shkoj ne xhami per t’u lutur as nuk falem ne asnje vakt te dites. Jo.


E bej kete per hir te perendive te mi: te Vertetes dhe te Drejtes.


E bej kete per te njejten arsye per te cilen kam shkruar mijra faqe gjate shume vjeteve te kaluara: per te mbrojtur bashkekombesit, bashkeqytetaret,prej padrejtesive te pushtetit, prej dhunes se shtetit serb dje, dhe prej diskriminimit pavaresisht kush e ben kete diskriminim sot.


E bej kete per te njejten arsye per te cilen ne vitin 1994 kam mbrojtur krishterimin shqiptar prej disa shpjegimesh te disa bashkeqytetareve teper te perkushtuar si myslimane, per çka dhe kam shkruar ne librin Tronditja e shekullit.


E bej kete per te qene ku duhet te jete gjithmone intelektuali i vertete: ne anen e lirise, te te voglit, te te pambrojturit, te te diskriminuarit.


E bej kete per te qene shpirterisht i lire pavaresisht prej çmimit qe paguaj per kete liri. E une jam i lire sepse kam zgjedhur te Verteten dhe te Drejten.


Sprova e Ismail Kadarese, Identiteti evropian i shqiptareve, nuk eshte reagimi i tij i pare mospajtues ndaj pikepamjeve te mia letrare dhe kulturore. Ne shkrimin Rreth ndikimeve te huaja dhe karakterit kombetar te letersise, te botuar ne gazeten Zeri i popullit me 8.4.1973, me te cilin i pergjigjej shkrimit tim Letersia kombetare dhe letersia boterore ose afrimi permes ndryshimeve, te botuar ne permbledhjen Panteoni i rralluar ne vitin 1972, ai me akuzonte si “tellall i kozmopolitizmit”, qe, me gjuhen e atehershme politike do te thoshte se po predikoja evropianizimin dhe amerikanizimin e letersise shqipe. Tani, 34 vjet me vone, ai me akuzon se kinse po e mohoj ate qe atehere e predikoja!
Une, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarene tani se, para 34 vitesh, duke predikuar veçimin e Shqiperise dhe identitetin stalinist, ne te vertete predikonte kunderevropianizimin! Une vetem po ve ne dukje se perendia i shnderrimeve Protej, i cili e ka dhuruar Ismail Kadarene edhe me dhuntine e nxitimshnderrimeve per te qene politikisht sa me i koniunkturshem, ia ka parathene edhe kete nxitimshnderrim, fryt i te cilit eshte sprova Identiteti evropian i shqiptareve.


Po, t’i leme njehere per njehere keto dy shkrime te nje kohe te kaluar dhe te merremi me reagimin e tanishem te Ismail Kadarese Identiteti evropian i shqiptareve ndaj trajteses sime Ideologjia e shperberjes, ne te vertete ndaj kreut te kesaj trajtese Identiteti kombetar dhe vetedija fetare, qe sigurisht nuk do te jete nxitimshnderrimi i tij i fundit. Dhe te shohim sa te verteten dhe sa te drejten do t’ia flijoje qellimit te tij: shperfilljes se identitetit mysliman si njeri nga perberesit fetare te IDENTITETIT KOMBeTAR SHQIPTAR.

Shprehite e vjetra

Kritiken e pikepamjeve te mia mbi ndikimin e mundshem çintegrues te vetedijes se tejshquar fetare ne shoqerine e sotme shqiptare, prandaj edhe ne identitetin kombetar, Ismail Kadare e fillon ashtu siç filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike ne kohen e komunizmit: duke ia vene gishtin tregues komplotit te armiqve te brendshem dhe te jashtem politike e klasore dhe duke kerkuar likuidimin e tyre moral! Dy ngjarje politike i sherbejne Ismail Kadarese per te bere politikisht dhe ideologjikisht te dyshimta, ne te vertete kombetarisht te denueshme, pikepamjet e mia mbi çeshtjen e trajtuar: e para, ardhja e kryekomisionarit te Bashkimit Evropian, Baroso, ne Tirane ne lidhje me nenshkrimin e aferm te marreveshjes se Shqiperise me Evropen dhe, e dyta, fillimi i bisedimeve per statusin e ardhshem te Kosoves, qe sapo kishin filluar ne Vjene. Une isha ai qe, ja, me veprimtari mendore dhe politike po sabotoja fitoret qe sapo dukeshin ne horizontin shqiptar!


Po, t’ia japim fjalen vete Ismail Kadarese:


“Sa me shume qe nenshkrimi i marreveshjes se Shqiperise shteterore me Evropen afrohej, aq me fort ndiheshin murmurimat. Sa me shume qe afrohej caktimi i statusit te Kosoves, me fjale te tjera, besimi i Evropes e i Amerikes se Kosova mund te hynte si shtet i pavarur ne familjen kontinentale, aq me kembengulese behej krrokama se shqiptaret ishin si mish i huaj, pra i padashur, per Evropen.”
Dhe, me tej:


“S’ishte mbushur as java e fillimit te bisedimeve te Vjenes per statusin e Kosoves, e s’kishin kaluar veç disa ore qe avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur ne aeroportin e Tiranes, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqen madje edhe atje ku priteshin me pak, si per shembull, ne ndonje deklarim te akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja”.


Meqenese presjet i ve edhe ku s’duhet, nuk eshte e çuditshme pse Ismail Kadare nuk e ve pikeçuditjen ku duhet: ne fund te kesaj fjalie.


Po te leme rregullat e pikesimit e te gramatikes e te shohim logjiken.


Per te pare sa larghedhese eshte kjo logjike politike po i kthejme dy pasuset e cituara ne trajten e bashkebisedimit sepse, keshtu, do te mesojme me mire çka ne thelb mendon autori dhe si mund t’i pergjigjet ndonje lexues.


Çka po ngjante nder shqiptaret ne çastet kur po afrohej nenshkrimi i marreveshjes se Shqiperise shteterore me Bashkimin Evropian?


Po ndiheshin murmurimat.
(Mungon pikeçuditja).


Çka po ngjante ne çastet kur po afrohej caktimi i statusit te Kosoves, me fjale te tjera besimi i Evropes e i Amerikes se Kosova mund te hynte si shtet i pavarur ne familjen kontinentale?


Aq me kembengulese behej krrokama se shqiptaret ishin si mishi i huaj, pra i padashur, per Evropen!
Cilet ishin keta krrokates?
S’ka pergjigje!
Çka ngjau pak para se te mbushej java e fillimit te bisedimeve te Vjenes per statusin e Kosoves, e s’kishin kaluar veç disa ore qe avioni i kryekomisionarit evropian, Baroso, ishte ulur ne aeroportin e Tiranes?
Murmurimat kaotike u shtuan edhe me shume.
Prej nga erdhen ato murmurima kaotike?
Prej nga priteshin me pak.
Prej nga priteshin me pak?
Nga ndonje deklarim i akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.


Akademiku nga Kosova? Pse e quan akademiku nga Kosova? A vetem nga Kosova? Ai ne zemer s’e ndan Shqiperine nga Kosova. Per ta larguar prej Shqiperise shteterore apo per te treguar se nuk njihet ne Shqiperine shteterore?


S’ka pergjigje!


Mos kur thua se priteshin me pak do te thuash se, megjithate, nuk eshte qe nuk priteshin fare murmurima kaotike prej gojes se tij?


Megjithate, murmurima te tilla kaotike priteshin edhe prej tij?


Si mund te priteshin murmurima te tilla qe t’i i pandeh kaotike prej tij kur ai ka shkruar mbi 3500 faqe per çeshtjen e Kosoves dhe çeshtjen shqiptare ne pergjithesi dhe te gjitha keto faqe jane deshmi e perpjekjeve te tij per t’u çelur dyert e shtepise se madhe evropiane edhe per shqiptaret? Si mund te priteshin murmurima te tilla kaotike prej tij, qe ti i pandeh kunderevropiane kur aq perpjekjet mendore dhe politike ka bere dhe ben ai per te sjelle vlerat dhe standardet evropiane ne jeten e popullit te vet?
S’ka pergjigje!


Dhe, ja se si e deshmon Ismail Kadare pohimin e tij se edhe prej meje priteshin murmurima kaotike kunder ardhjes se kryekomisionarit evropian, Baroso, ne Tirane ne lidhje me nenshkrimin e marreveshjes me Shqiperine dhe kunder bisedimeve te Vjenes per caktimin e statusit perfundimtar te Kosoves, domethene per kthimin e Shqiperise shteterore dhe te Kosoves ne familjen meme.


“Perveç nervozizmit te paperligjur ndaj asaj tradite kulturore qe ka qene lidhur me katolicizimin e hershem shqiptar, nervozizem qe nuk le pa prekur mbajtjen e portretit te Nene Terezes ne institucionet e Kosoves, ne keto shkrime (pra ne shkrimet e Rexhep Qosjes-R.Q) spikat diçka e erret dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar”.


Nuk ka dyshim se Ismail Kadare nuk eshte “i ngathet nga mendja” qe te mos e kuptoje te verteten dhe te drejten, por Ismail Kadare sado perpiqet te lahet e te shperlahet nga e kaluara politike dhe ideologjike, nuk arrin te lirohet prej shprehive mendore te krijuara ne ate te kaluar. Ato shprehi bejne qe ne shkrimin tim te mos shohe çka ne thelb ka dhe qe ne shkrimin tim te fuse çka nuk ka! Ne trajtesen per idete çintegruese ne shoqerine e sotme shqiptare askund, me asnje fjali, nuk jam marre me “traditen kulturore qe ka qene e lidhur me katolicizmin e hershem shqiptar”. Ne qofte se ne kete shkrim me asnje fjali nuk jam marre me ate tradite kulturore, shtrohet pyetja: ku e gjen Ismail Kadare ate “nervozizem te paprligjur” te Rexhep Qosjes ndaj “tradites kulturore qe ka qene e lidhur me katolicizmin e hershem shqiptar”?


Ne veprat e mia? Jo.


Ne shkrimin per Gjon Buzukun, Nje vazhdim a nje fillim i madh, te paraqitur ne sesionin shkencor, ne Ulqin ne vitin 1995, me rastin e 440-vjetorit te Mesharit? Jo.


Ne Antologjine historike te letersise shqipe, te botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mesimore te Kosoves ne Prishtine ne vitin 1985, ne te cilen jane perfshire edhe Formula e pagezimit dhe perkthime e shkrime te Buzukut, Leke Matranges, Frang Bardhit, Pjeter Budit, Pjeter Bogdanit, Gjon Nikolle Kazazit, Ndue Bytyçit, Filip Shirokes, Ndre Mjedjes, Zef Skirovit, Luigj Gurakut, Hile Mosit? Jo.


Ne Historine e letersise shqipe, Romantizmi I-II-III, te botuar per here te pare ne vitin 1984-1985, ne te cilen, perpos autoreve te besimit ortodoks dhe myslimane, natyrisht, jane paraqitur edhe autoret katolike, mes te cileve edhe Zef Skiroi, te cilit Ismail Kadare atehere mund t’ia permendte emrin vetem denueshem? Jo


Ne studimet, trajtesat, sprovat e mia te botuara ne revista ne Prishtine per Ndre Mjedjen, Filip Shiroken, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishten? Jo.


Ne studimin mbi periodizimin e letersise shqipe prej Rilindjes e deri sot, te botuar per here te pare ne vitin 1973 dhe te mbajtur, mandej, si ligjerate edhe ne Akademine e Shkencave te Shqiperise, ne te cilen eshte folur edhe per Gjergj Fishten dhe eshte folur ne nje kohe kur Ismail Kadare per te shqiptonte akuza teper te renda me te cilat e zhvleresonte krijimtarine e Fishtes dhe, ne pergjithesi, letersine e klerikeve katolike? Jo.


Ne librin Tri menyra te shkrimit shqip, ne te cilen flitet edhe per Gjon Buzukun, Pjeter Budin, Frang Bardhin, Pjeter Bogdanin, Ndre Mjedjen, Gjergj Fishten? Jo.


Askund ne veprat e mia – ne monografite, studimet historike, trajtesat, sprovat, antologjite e mia, askund nuk mund te gjendet fare “nervozizmi i paperligjur ndaj asaj tradite kulturore qe ka qene e lidhur me katolicizmin e hershem shqiptar”. Perkundrazi: per secilin qe gjykon ndershem, mund te gjendet nje perkushtim, vertet, i madh, si edhe ndaj gjithe letersise shqipe. Ku e gjen atehere Ismail Kadare ate “nervozizem te paperligjur” te Rexhep Qosjes “ndaj tradites letrare qe ka qene e lidhur me katolicizmin e hershem shqiptar”? Ku, vertet?


Mos ne nxitimet e tij te tanishme per te qene politikisht i koniunkturshem duke u paraqitur si mbrojtes kinse i asaj tradite qe dikur e zhvleresonte, madje e mallkonte politikisht, ideologjikisht dhe artistikisht? Mos per t’i krijuar vetes edhe mundesine “e perligjur” qe te behet politikisht dhe letrarisht i koniunkturshem duke mbrojtur gjoja edhe nje figure politikisht fort te koniunkturshme sot: duke mbrojtur Nenen Tereze prej meje thuajse ajo “tradita kulturore qe ka qene e lidhur me katolicizmin e hershem shqiptar” dhe Nena Tereze pashmangshem jane ne lidhje historiko-letrare?


E ben kete lidhje te paligjshme Ismail Kadare per te pasur mundesine “e ligjshme” qe te shprehe habine e tij- te mbrojtesit tmerrshem te vonuar te “asaj tradite kulturore qe ka qene e lidhur me katolicizmin e hershem shqiptar”- se si mendja ime – e mbrojtesit te asaj tradite kur ai e mohonte dhe fyente – nuk e arsyeton” mbajtjen e portretit te Nenes Tereze ne institucionet e Kosoves.” Dhe, ketu, pikerisht ne mospajtimin tim me mbajtjen e portretit te Nenes Tereze e te Papes ne institucione partiake e administrative te Kosoves, Ismail Kadare pandeh se paska zbuluar Djallin e Tasmanise, per çka do t’i shprehet mirenjohje nga shqiptaret ne Kosove e ne Shqiperine shteterore, ndoshta ne Evrope apo, pse jo, edhe ne Nju-Jork! Zbulimi i ketij Djalli qe u ngritka edhe kunder venies se portretit te Nenes Tereze ne institucionet ne Kosove e ben shume te koniunkturshem katehizisin politik dhe ideologjik te Ismail Kadarese.

Perdorimi politik i emrit te Nenes Tereze

Po cila eshte e verteta per qendrimin tim ndaj mbajtjes se portretit te Nenes Tereze ne institucionet e Kosoves, ne te vertete ne nje institucion partiak dhe ne nje institucion administrativ te Kosoves? Nuk eshte e vertete se jam ngritur me “nervozizem” kunder mbajtjes se portretit te shenjtores, Nena Tereze, ne institucionet e Kosoves; e vertete eshte, vetem, se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizem kunder perdorimit politik te emrit, te portretit dhe te veprimtarise se misionares dhe humanistes, Nena Tereze, prej disa fundamentalisteve fetare dhe disa koniunkturisteve politike gjithnje per interesat e tyre fetare - ne rastin e pare dhe pushtetore – ne rastin e dyte. Te them se menjehere pas vdekjes se saj, per Nenen Tereze kam botuar nje sprove dhe kam dhene dy deklarata: njeren te kerkuar prej BBC-se e tjetren prej mediave te Prishtines. Qendrimi im ndaj emrit dhe portretit te Nenes Tereze sot nuk mund te mos jete i kushtezuar nga perdorimi fundamentalist fetar dhe politik i atij emri dhe atij portreti. Mbas gjithe asaj qe eshte bere dhe po behet rreth Nenes Tereze, domethene mbas gjithe ketij perdorimi e shperdorimi politik te emrit, te portretit dhe te veprimtarise se saj si misionare dhe humaniste, nuk e quaj kombetarisht te mençur mbajtjen e portreteve te saj qofte ne institucionet politike e shteterore te Kosoves, qofte ne institucione politike e shteterore te Shqiperise shteterore. Jo. eshte tejtheksuar se veprimtaria prej humanisteje e Nenes Tereze eshte e pandare, madje, e kushtezuar, nga veprimtaria e saj prej misionareje katolike. Papa Gjon Pali i Dyte ka shpallur disa qindra te shenjte, gjithsesi, thone njohes te tij, me shume se te gjithe papet para tij. Nder shenjtoret dhe shenjtoret qe ka shpallur Ai dhe qe kane shpallur papet para tij natyrisht se nuk ka ortodoks, hebre, hindus, mysliman. Te gjithe jane shpallur shenjtore dhe shenjtore sepse ishin te jashtezakonshem si katolike. eshte e kuptueshme se prej te gjithe atyre qe e shikojne portretin e Nenes Tereze, kudo qofte i vene ai, qe e shikojne shtatoren e saj kudo qofte e ngritur ajo, qe e lexojne emrin e saj kudo qofte i shkruar ai, Nena Tereze perceptohet si shenjtore katolike. Kot perpiqen te na e mbushin mendjen perdoruesit fetare dhe politike te emrit, te portretit dhe te veprimtarise se saj humaniste, se Nena Tereze meriton te jete portreti, shtatorja, mbishkrimi mbizoterues ne institucionet politike e shteterore, ne institucionet kulturore te qyteteve shqiptare, sepse eshte fituesja e vetme shqiptare e Çmimit Nobel. Çmimi Nobel i eshte dhene edhe shkencetarit dhe humanistit shqiptar, Ferid Murati, zbulimi shkencor i te cilit eshte i rendesishem per te gjithe njerezit ne te gjitha kontinentet dhe jo vetem per te semuret, te varfrit e te braktisurit e botes, para se gjithash, te Indise. Por, Ferid Muratit nuk i ngrihet kund nje shtatore, nuk stoliset me emrin e tij ndonje institucion kulturor, nuk vihet portreti i tij ne ndonje institucion politik e shteteror. Pse? Sepse Ferid Murati nuk eshte i krishtere prandaj emri dhe portreti i tij nuk mund te shperdoren per nevojat e mobilizimit politik te krishterimit dhe per nevojat karrieriste te koniunkturisteve tane politike dhe kulturore.


Ne fund te shtjellimit te siperthene eshte e kuptueshme te shtrohet pyetja: ku i çon shqiptaret perdorimi i tille i tejshtrire e i tejmadheruar fetarisht i emrit, i portretit dhe i veprimtarise se Nenes Tereze? Çka u sjell shqiptareve, te cilet u takojne jo vetem dy a tri, po pese feve (katolike, ortodokse, myslimane, protestante dhe ateiste) perdorimi aq irracional i emrit, i figures dhe i veprimtarise se nje shenjtoreje sa edhe emri i aeroportit te Tiranes pagezohet me emrin e saj: NeNA TEREZE, edhe pse çdokush mund ta dije se prej atij aeroporti, ashtu si edhe prej çdo aeroporti ne kete bote, mund te ngrihen neser edhe aeroplane luftarake, qe do te bombardojne fshatra e qytete e te vrasin burra, gra, femije, te varfer e te semure, te cileve ajo ua kishte kushtuar jeten? Çka do te thote ky mitologjizim ne thelb fetar, per arsye fundamentaliste fetare dhe te koniunkturshme politike, i nje shenjtoreje ne nje vend shumefetar? Logjika e jep kete pergjigje: do te thote nxitje e pjesetareve te feve te tjera, para se gjithash, te fese myslimane, qe e njejta gje te behet me emrat dhe me portretet e figurave te shquara fetare te fese se tyre. Per kete arsye emri, portreti dhe shtatorja e Nenes Tereze duhet vene ne mjedise fetare, humanitare dhe shendetesore e jo edhe ne aeroportin e Tiranes, e jo edhe ne institucione politike e shteterore, e jo edhe ne sheshe te qyteteve. Bashkejetesa e harmonishme mes feve te cilave u takojne shqiptaret, baraspesha historike midis ketyre feve, interesat historike te popullit shqiptar e kerkojne sot si dje, neser si sot, qe emrat, portretet dhe shtatoret e figurave te njohura, te shquara e te medha kombetare, historike dhe kulturore, siç jane Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Gjon Buzuku, Marin Barleti, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, Çajupi, Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Ndre Mjedja, Eqrem Çabej Aleksander Moisiu dhe te sa e sa piktoreve, skulptoreve, kompozitoreve, shkencetareve, krijuesve e artisteve te tjere te mos zevendesohen nga emra, portrete, shtatore klerikesh, shenjtoresh, qe perceptohen para se gjithash si vetje fetare – katolike, myslimane, ortodokse. Te siperpermendurit jane emra vetjesh qe mbahen mend per veprat kulturore qe kane lene a per bemat historike qe kane bere, qe kane pasur, kane dhe do te kene funksion integrues ne jeten e popullit shqiptar sepse vepra e tyre, krijimtaria e tyre, veprimtaria e tyre kulturore, shoqerore, politike i sherbente Shqiperise, u sherbente te gjithe shqiptareve. Pavaresisht se ciles fe i takojne, ata perceptohen ndryshe se ç’perceptohet Nena Tereze: perceptohen kryekeput si krijues e veprimtare atdhetare e jo si fetare.

Identiteti dhe identitetet

Perveç, si e pame, per nervozizmin qe “nuk le pa prekur mbajtjen e portretit te Nenes Tereze ne institucionet e Kosoves”, Ismail Kadare me fajeson edhe se po e ndaj “identitetin evropian” te shqiptareve ne “identitet mysliman” dhe ne “identitet te krishtere”. Dhe, kjo ndarje qe bekam une i ngjan atij si nje muzike e njohur, qe e ka degjuar shume here. I shqetesuar prej tingujve te kesaj muzike te degjuar shume here, eshte e kuptueshme pse ai ua perkujton lexuesve shume i sendisur pasojat e nje ndarjeje te tille, domethene te nje muzike te tille! Ne vend te gjithe fjalive, ne te cilat numerohen ato pasoja, po e citoj vetem fjaline permbyllese: “Perçartje te tilla, ne prag te afrimit te portave te Evropes, perpara se te ishin komike, jane thellesisht tragjike. Si te tilla, ato kerkojne nje pergjigje te qarte, serioze dhe pse jo, te prere. Ne raste te tilla parimi kryesor eshte se nje popull eshte ai qe eshte dhe s’ka nevoje as per puder zbukurimi e as per bloze perçmuese”.


Bukur apo jo!
Nje popull eshte ai qe eshte.
S’ka dyshim.
Dhe, s’ka nevoje per puder zbukurimi.
Pa dyshim.
As per bloze perçmuese.
Pa dyshim.
Kur e zbukurojme nje popull me puder zbukurimi?
Kur e quajme evropian dhe te krishtere, pa dyshim.
E kur e shemtojme me bloze perçmuese?
Kur e quajme joevropian dhe mysliman, pa dyshim!


Domethene: pudra zbukuruese mund te qitet vetem ne fytyren evropiane dhe te krishtere, kurse bloza perçmuese vetem ne fytyren joevropiane dhe myslimane!


Kjo eshte pergjigjja e qarte, serioze dhe, pse jo e prere e Ismail Kadarese!


Bukur apo jo! Muzika ngjan shume e njohur apo jo!


Po, t’i kalojme njehere per njehere gjykimet e ketilla “serioze”, serioze ne menyre raciste, te Ismail Kadarese dhe te merremi pak me katehizisin e tij te identitetit.


Prej sproves se tij Identiteti evropian i shqiptareve shihet se Ismail Kadare e trajton identitetin si diçka te dhene njehere e pergjithmone, qe e percaktojne gjeografia, lidhja gjinore, ngjyra e lekures dhe... hajde gjeje çka me! “S’duhej ndonje filozofi per te kuptuar se fete mund te ishin te ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmone nje”! Kultura materiale dhe shpirterore, feja, tradita, zakonet, historia – si te mos ishin fare: ato nuk lene kurrfare shenjash ne identitetin e vetjeve, grupeve etnike dhe popujve! Ku eshte degjuar kjo? Maturanti qe do te gjykonte ashtu per identitetin ne Bashkimin Evropian dhe ne SHBA-te do te perseriste klasen. Ndikimin e fese ne perberjen e identitetit Ismail Kadare jo vetem se e mohon, por edhe e perbuz! Thuajse nuk ka pare dhe thuajse nuk ka degjuar se fete jane perberes shume i rendesishem i identitetit, aq te rendesishem sa shume here dhe shumekund jane bere percaktues te tij. Po te mos ishte keshtu nuk do te flitej, per shembull, per qyteterimin e krishtere dhe per qyteterimin islamik. Dhe, po te mos ishte keshtu nuk do te shkruante Semjuel Hantingtoni vepren e tij Konflikti i qyteterimeve, ne te cilen baze te qyteterimeve qe ai, fatkeqesisht, i pandeh ne konflikt, quan fene myslimane, ne njeren ane, dhe fene e krishtere, ne anen tjeter!


Ne sproven e tij Ismail Kadare gjykon dhe ben pergjithesime per identitetin duke mos pasur parasysh se kemi identitet te veçante dhe identitet te pergjithshem; identitet vetjak dhe identitet kolektiv; identitet konvencional dhe identitet te ri; identitet historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet mendor; identitet fetar dhe identitet shteteror. E te tjera. Te gjitha keto identitete, qe jane identitete me pak a me shume te veçanta, te nje rrafshi me te ngushte, bashkohen ne nje pergjithesi, ne nje te tere, qe do t’i themi identiteti kombetar.


Dhe, me konkretisht: kemi shqiptare me identitet kosovar, shqiptare me identitet lab, shqiptare me identitet gege, shqiptare me identitet toske, shqiptare me identitet mirditas, shqiptare me identitet malesor, por te gjitha keto identitete te veçanta bashkohen ne ate pergjithesine, te pergjithshmen, te teren, qe i themi identiteti kombetar shqiptar.


Dhe, me tej: kemi shqiptare me identitet katolik, shqiptare me identitet ortodoks, shqiptare me identitet mysliman, shqiptare me identitet protestant dhe shqiptare me identitet ateist, por te gjitha keto identitete te veçanta, me te ngushta, me te vogla, ne saje te perbashketave te permbajtura ne secilin prej tyre bashkohen ne ate pergjithesine, ne ate te pergjithshmen, ne ate te teren qe i themi IDENTITETI KOMBeTAR SHQIPTAR.


Ai qe i ka te qarta keto, ai qe ka kuptim per marredhenien e te veçantave me te pergjithshmen, nuk do te akuzoje ke se po ndan shqiptaret ne te krishtere dhe ne myslimane vetem pse konstaton se kemi shqiptare me identitet te krishtere dhe shqiptare me identitet mysliman- se ata si te krishtere (katolike, ortodokse, protestante) dhe myslimane jane te gjithe shqiptare: jane shqiptare ne saje te perbashketave shqiptare te permbajtura ne secilen prej feve te tyre.
Pse, atehere, Ismail Kadare çel deren e çelur prej meje para tij?!

Evropa shumekulturore

Ashtu siç nuk do ta kuptoje drejt marredhenien e identiteteve fetare shqiptare me identitetin kombetar shqiptar, po ashtu Ismail Kadare nuk do ta kuptoje drejt as marredhenien e identitetit kombetar shqiptar me identitetin evropian! Nuk eshte e veshtire per te pare se togfjaleshin identitet evropian ai e njejteson me projektin politik evropian, domethene me Bashkimin Evropian, si bashkesi e shteteve dhe popujve evropiane, ne njeren ane dhe me krishterimin, ne anen tjeter. Nuk ka dyshim se shtetet dhe popujt, qe do te perbejne Evropen e Bashkuar, do te kene nje identitet politik – shteteror, si nje pergjithesi, si nje e tere, si nje e perbashket e te veçantave politike dhe shteterore te shteteve qe do ta perbejne. Evropes se Bashkuar te gjitha shtetet qe do ta perbejne do t‘ia dhurojne, te mos thuhet do t’ia flijojne, te veçantat e tyre politiko-shteterore, por nuk do te mund te thuhet se Evropes se Bashkuar do t’ia flijojne, se paku tani per tani, identitetet e tyre kombetare, ne te cilat jane te permbajtura veçantite qe nenkuptojne historia, gjuha, feja, tradita, kultura, zakonet e te tjera. Nuk e di si do te jete sot pesedhjete a sot njeqind vjet, por sot per sot shihet se te gjithe popujt evropiane, qe perbejne Bashkimin Evropian, kujdesen te ruajne perberesit e identitetit te tyre kombetar: historine, gjuhen, fene, kulturen, traditen e perberesit e tjere. Bashkimi Evropian behet Evrope e kombeve.


Perpos me projektin politik evropian, domethene me Bashkimin Evropian, togfjaleshin identitet evropian Ismail Kadare e njejteson edhe me krishterimin. Ky njejtesim, historikisht i shikuar, nuk eshte i sakte. Kontinenti evropian nuk ka prejardhje vetem te krishtere. eshte i madh numri i intelektualeve dhe i politikaneve evropiane te cilet vitin e kaluar e kane kundershtuar nismen per te futur ne Kushtetuten e Bashkimit Evropian konceptin mbi prejardhjen e krishtere te kontinentit. Shkrimtari dhe teoriku i njohur italian, Umberto Eko, e kundershton ate nisme per dy arsye:


e para, per arsye politike, dhe,
e dyta, per arsye historike.


Arsyeja politike: nuk duhet te futet ne Kushtetuten e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishtere te kontinentit, sepse Evropa e ardhshme duhet te jete, thote ai, projekt politik dhe vizion antropologjik e kjo, projekt politik dhe vizion antropologjik, per te e nenkupton Evropen shumekulturore, shumefetare dhe, gjithnje e me dukshem, shumeracore, shumengjyreshe – jo vetem te bardhe.


Arsyeja historike: nuk duhet te futet ne Kushtetuten e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishtere te kontinentit sepse e kaluara e kontinentit, thote ai, nuk eshte plotesisht e krishtere. Kulturen evropiane e kane pasuruar: matematika e Indise, mjekesia arabe, filozofia dhe shkenca greke, kur e kur e zbuluar ne Evrope permes arabeve, filozofia dhe shkenca romake, gjuha latine si gjuhe e ritualeve te shenjta, mitet dhe adetet pagane me trajtat e politeizmit, monoteizmi i hebrenjve. E te tjera.

Ide raciste

Nuk mund te them a eshte a s’eshte Ismail Kadare i nje mendjeje me intelektualet dhe politikanet evropiane, qe jane ngritur kunder futjes ne kushtetuten e Bashkimit Evropian te konceptit mbi prejardhjen e krishtere te kontinentit, por mund te them se disa ide dhe disa mendime te tij te permbajtura ne Identitetin evropian te shqiptareve do te priteshin mire prej publicistes se njohur italiane, Oriana Falaçi,dhe prej kult-shkrimtarit francez, Mishel Uelbek, qe ne vendet e tyre jane akuzuar per ide raciste!


Pse do te mund te priteshin mire prej asaj publicisteje dhe prej atij shkrimtari disa ide dhe mendime te shkrimtarit tone?


Sepse jane ide raciste.


“Letrat e Shqiperise – shkruan Ismail Kadare ne Identitetin evropian te shqiptareve – jane te qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, te shtire apo te fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij eshte gjithashtu i qarte, pavaresisht se dikush nuk deshiron ta shohe, e dikujt nuk i intereson ta shohe”.


Kush jane ata qe nuk deshirojne ta shohin kete identitet te qarte te shqiptareve?
S’ka pergjigje!
Kush jane ata te cileve nuk u intereson ta shohin identitetin shqiptar, qe nuk eshte i “fshehur pas lajlelulesh mashtruese”?
S’ka pergjigje!
A ka identitete te fshehura pas” lajlelulesh mashtruese”?
S’ka pergjigje!
Pse s’thuhet se edhe letrat e Kosoves jane te qarta?
S’ka pergjigje!
Çka thuhet me tutje?


Thuhet:


“Gjeografia, gjeja me kokeforte ne bote, deshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qe me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe kete fakt kokeforte, arrin disa here te krijoje pershtypjen se Shqiperia eshte ne skaj te Evropes dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Nderkaq, kur hedh syte ne harte veren se gjer ne ate kufi shtrihen se paku tri shtete te tjera: Maqedonia,Greqia dhe Bullgaria. Per te mos permendur ate qe quhet “Turqia evropiane”. Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithe kontinentit evropian, eshte e bardhe. Ashtu si gjuha, ajo quhet, ne rastin me te favorshem, pasardhese e ilireve, ne me te pafavorshmet, e trako-ilireve”.


A eshte e mundshme?


Shkrimtari eshte bere mesues i gjeografise: po na tregon se Shqiperia eshte ne Evrope. Nxenesit qe do te pergjigjeshin sakte do te merrnin note dhjete!


A eshte e mundshme!


Muzika, vertet, ngjan si e njohur! Tragjikisht e njohur.


Shqiperia dhe Kosova, kur eshte fjala per identitetin, i paskan letrat e ndara! E mesuam prej gojes se Ismail Kadarese se letrat e Shqiperise jane te qarta, por çfare jane letrat e Kosoves. Çfare jane letrat e shqiptareve ne Maqedoni? Çfare jane letrat e shqiptareve ne Mal te Zi? Çfare jane letrat e shqiptareve ne Luginen e Presheves?


Te paqarta!


Pse nuk qenkan te qarta letrat e Kosoves? Pse nuk qenkan te qarta letrat e gjithe shqiptareve te tjere kudo qofshin ata? Pergjigjen na e jep, natyrisht, vete Ismail Kadare: duke i ndare letrat e Kosoves prej letrave te Shqiperise shteterore!


Dhe, kjo pergjigje nuk eshte e bindshme per arsye se gjeografia, “gjeja me kokeforte ne bote”, ate qe e deshmon per Shqiperine shteterore do te duhej ta deshmonte edhe per Kosoven dhe shqiptaret e tjere, se paku ne Ballkan.


Gjeografia eshte nje “gje” shume e dashur nga shkrimtari yne. Pse? Sigurisht per dy arsye: e para, per arsye se e deshmon evropianitetin e shqiptareve te Shqiperise shteterore dhe, e dyta, pse Evropen e ndan, ne saje te Gjirit te Bosforit, te Mesdheut, dhe te Gjirit te Gjibraltarit, prej Azise dhe prej Afrikes! Ismail Kadare eshte i gezuar pse Shqiperia shteterore eshte me larg prej Azise se disa shtete te tjera evropiane me identitet evropian. Ai eshte i gezuar pse midis Shqiperise shteterore dhe Azise shtrihen tri shtete: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. “Per te mos permendur ate qe quhet “Turqia evropiane”! Dhe, kete çerekshtetin tjeter, Turqine evropiane, ai e fut ne thonjeza!


Pas ketyre margaritareve gjeografike, me te cilet e stolis qafen e Shqiperise, shkrimtari yne na e dhuron kryemargaritarin gjeografik me çmimin e te cilit shpreson te na beje te lumtur te gjitheve: “Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithe kontinentit evropian, eshte e bardhe”. Ne qofte se gjeografia u ka caktuar shqiptareve dhe evropianeve te tjere fatin qe te jene te bardhe, mos gjeografia ua ka caktuar fatkeqesine aziatikeve dhe afrikaneve qe te jene te verdhe, te vruget, te zinj? Mos ngjyra eshte arsyeja pse Ismail Kadare deshiron te na mbaje sa me larg prej tyre?


Nuk eshte gjeografia e vetmja frymezuese e idese raciste te Ismail Kadarese: frymezim te njejte mund t’i sjellin atij edhe historia e arkeologjia. Degjojeni:” “Ashtu si gjuha, ajo quhet (popullsia shqiptare – R.Q) ne rastin me te favorshem, pasardhese e ilireve, ne me te pafavorshmet, e trako-ilireve"! Meqenese, si e thone studiuesit e tij, racizmi eshte “botekuptim qe s’pranon t’i çmoje dinjitetet te barabarta”, atehere na del se rumunet e shkrete, si pasardhes te dakeve, fis trakas, nuk mund te kene dinjitet te barabarte me pasardhesit e ilireve, madje, as te iliro-trakasve.


Po, t’i leme per pakez idete raciste dhe te merremi me frymezuesen e tyre kryesore: me gjeografine.

Gjeografia levizese

eshte e çuditshme pse Ismail Kadare, megjithese do te kete qene ne kontinente te ndryshme, sigurisht, ne Amerike, ne Azi dhe ne Afrike, nuk do te shohe se deri ku arrin roli i gjeografise ne percaktimin e identitetit te popujve dhe te grupeve te ndryshme etnike. Nuk eshte shume e veshtire, edhe ne qofte se nuk kemi pasur fatin qe, perpos Evropes, te shohim edhe kontinente te tjera, te pranojme se gjeografia, vertet, flet shume per identitetin e popujve e te grupeve etnike por, megjithate, nuk i thote te gjitha per te. Perpos gjeografise, edhe nje sere faktoresh te tjere marrin pjese, cili me pak e cili me shume, ne percaktimin e identitetit te tyre.Mund te thuhet se dikur, para, fjala vjen, kater-pese shekujsh, gjeografia, vertet, e percaktonte plotesisht ose perafersisht plotesisht, identitetin e popujve dhe te grupeve te ndryshme, por me vone ky ndikim i saj do te vije duke u pakesuar gjithnje e me dukshem. Zbuluesit e kontinenteve e te vendeve te reja, Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuçi dhe hulumtuesit e kontinenteve te zbuluara, mandej, posaçerisht te Afrikes, Azise dhe Amerikes Jugore do te jene te merituar – do te thoshin kozmopolitet apo do te jene fajtore – do te thoshin kundershtaret e tyre – pse lartmadheria e saj gjeografia pothuaj ka rene prej fronit te larte te identitetit.


Pse mund te thuhet keshtu?


Mund te thuhet keshtu sepse jane te shumte shembujt qe e deshmojne shfronesimin e gjeografise ne mbreterine e identitetit.


Nuk ka dyshim se dikur, para zbulimit te kontinenteve te reja, gjeografia e kontinentit te Australise e percaktonte identitetin (fizik, shoqeror dhe kulturor) e aborixhaneve; gjeografia e Amerikes e percaktonte identitetin e majeve, inkeve, shoshoneve, çejeneve, apaçeve, komançeve e te fiseve te tjera indiane; gjeografia e kontinentit te Afrikes e percaktonte identitetin e zezakeve, te arabeve dhe te popujve a grupeve te tjera qe ne ate kontinent jetonin; gjeografia e kontinentit te Azise e percaktonte identitetin e persianeve, tani te quajtur iranas, te afganeve, te kinezeve, te japonezeve, te vietnamezeve, te hindusve, te tajlandezeve e te tjereve. Ajo kohe, nderkaq, ka kaluar pergjithmone dhe nuk do te kthehet me. Kontinentet e reja, Amerika dhe Australia, jane banuar me popullsi te kontinenteve te vjetra, para se gjithash, me popullsi te Evropes, te Afrikes dhe te Azise. Prej gjysmes se dyte te shekullit njezet levizjet e njerezve prej shteti ne shtet, prej kontinenti ne kontinent jane bere me te shpeshta. Tani njerezit sikur e marrin gjeografine me vete: ne shpine dhe ne shpirt.


Çka po shohim tani?


Tani po shohim, natyrisht ata qe duan te shohin, se anglezet, skocezet dhe irlandezet, fjala vjen, te cileve dikur ua percaktonin identitetin ishujt britanike, e kane ruajtur identitetin e tyre historike edhe ne Amerike, ne Kanada, ne Australi dhe ne Republiken Jugafrikane, natyrisht, te pasuruar me perberes apo me ngjyresa perberesish, qe ka sjelle koha dhe qe ka sjelle bashkejetesa me popuj te tjere ne ato kontinente. Apo jo? Arabet jetojne ne dy kontinente, ne kontinentin e Azise dhe ne kontinentin e Afrikes, prej te cileve Ismail Kadare, pikerisht pse arabet jetojne atje, perpiqet aq shume ta largoje Evropen, sidomos, Shqiperine, por arabet e kontinentit aziatik pothuajse nuk ndryshojne prej arabeve te kontinentit afrikan: kane te njejtin identitet – arab, me prejardhje, me gjuhe, me fe, me kulture, me qyteterim pothuaj te njejte.


T’i afrohemi edhe me teper Evropes.


Turqit jetojne ne kontinentin e Azise dhe ne kontinentin e Evropes, qe jane te ndare nga Bosfori, por turqit e Turqise Evropiane nuk ndryshojne me asnje perberes te identitetit prej turqve te Azise.


Ruset jetojne edhe ne Evrope edhe ne Azi, por ruset e kontinentit evropian kane te njejtin identitet qe kane ruset aziatike.


Shqiptaret jetojne ne Ballkan, ne kete pjese te skajshme te Evropes, e jetojne edhe ne SHBA-te, ne Kanada dhe ne Australi, por shqiptaret ballkanike, qe kane pasur rastin te vizitojne bashkekombesit e tyre ne ato kontinente, nuk thone se e kane ndryshuar identitetin, se paku jo ata qe kane lindur ne Ballkan. Perkundrazi.Thone se shqiptaret qe jetojne ne kontinente te tjera nuk jane me pak shqiptare se ne ne Ballkan: e kane tejçuar atje identitetin kombetar dhe e ruajne traditen kulturore me shume dashuri.


Se sa eshte bere i paqendrueshem roli i gjeografise ne percaktimin e identitetit te popujve e te grupeve te ndryshme etnike ne kete planet me se miri, ndoshta, e tregojne hebrenjte. Fati tragjik historik i ka shperndare ne disa kontinente, ne vende te ndryshme te kontinentit evropian, te kontinentit aziatik dhe te kontinentit amerikan, por, prape, edhe nese perpiqen shume qe t’u pershtaten kushteve politike, shoqerore, kulturore ne vendet ku jetojne, prape e ruajne identitetin historik te hebrenjve.


Por, sa i paqendrueshem eshte bere ndikimi i gjeografise ne identitetin e popujve e te grupeve te ndryshme na e thote edhe deklarata e shkrimtares se njohur amerikane, Emili Dikinson. I takonte brezit te ashtuquajtur brezi i humbur i shkrimtareve amerikane; kishte vendosur te jetonte nje kohe larg Atdheut te vet – ne Evrope, ne Paris. Kur, me nje rast, miqte evropiane e pyesin: a frikesohet se duke jetuar aq gjate larg atdheut, larg SHBA-ve, do te mbetet pa rrenje, ajo do te pergjigjet: “Çka me duhen rrenjet ne qofte se nuk jane rrenje qe mund t’i marr me vete”. Kjo shkrimtare, me populloresi, kryesisht, te pakte, por, megjithate, shkrimtare gjeniale, para Luftes se Dyte Boterore e kishte verejtur ate qe ne as shtatedhjete vjet pas saj nuk po e verejme: se gjeografia nuk eshte me çka ishte. Kush ju beson te dhenave sendore mund te bindet se te njejten fjali te shkrimtares amerikane do te mund ta shqiptonin edhe Fani Noli, Faik Konica, Arshi Pipa, qe kane jetuar dhe kane vdekur ne SHBA-te,Naim Frasheri e Sami Frasheri, qe kane jetuar dhe kane vdekur ne Azi, ne Stamboll; Vaso Pasha qe ka vdekur ne Azi, ne Liban; Andon Zako Çajupi qe ka vdekur ne Afrike, ne Egjipt; Filip Shiroka qe ka jetuar dhe ka vdekur ne Azi, ne Liban, dhe , sot, Naum Prifti dhe Naim Balidemaj, qe jetojne e krijojne ne Nju-Jork.


Ç’duan te thone te gjitha keto te dhena?


Duan te thone, ndoshta, se gjeografine mund ta shpallin edhe me tej faktor vendimtar ne percaktimin e identitetit te popujve e te grupeve te ndryshme etnike vetem ata politikane e intelektuale, te cilet, kur flasin per gjeografine dhe identitetin, ne thelb mendojne per gjeografine e kohes se Kristofor Kolombos. Harrojne se, perpos levizjeve te njerezve prej kontinenti ne kontinent, edhe teknika e teknologjia, mediet elektronike, interneti dhe globalizimi i eger, ndikojne ne identitetin e popujve me shume se gjeografia e shfronesuar.

Identiteti dhe kultura

Perpos gjeografise, Ismail Kadare do ta vere edhe kulturen ne sherbimin e perpjekjeve te tij per te qeruar hesape njehere e pergjithmone me perberesit myslimane te identitetit te shqiptareve. eshte bindur, me ne fund, se vetem me gjeografine nuk e ka kryer punen. Perpos nocioneve, me se shpeshti te pasqaruara a te keqkuptuara, do te perdore ai edhe krahasime, metafora e simbole per t’i mohuar e, kur nuk arrin t’i mohoje, per t’i zhvleresuar ata perberes. Si shkrimtar do ta quaje te arsyeshme apo, ndoshta, edhe te obligueshme qe me se pari te qeroje hesape me letersine e bejtexhinjve e cila, sipas tij, eshte fryt i luftes qe bente Perandoria otomane, “per zbehjen e identitetit shqiptar dhe zevendesimin me ate otoman” edhe pse kjo letersi nuk ka luajtur ndonje rol te veçante ne krijimin a mbajtjen e identitetit te shqiptareve myslimane. Ne kete beteje fitoren e pandeh te paracaktuar, per ç’arsye edhe mund te shkruaje:” “Letersia e bejtexhinjve, per shembull, njefare brumi i perzier shqiptaro – turk, u thye perfundimisht, si nje sajese prej qerpiçi prej murit hijerende e monumental , ndonese te ftohte, te tradites se letersise dygjuheshe shqiptaro-latine”.


Sa me kujtohet, as Osman Myderrizi, as studiuesit e tjere te pakte para tij apo pas tij te letersise se bejtexhinjve, nuk kane shkruar se autoret e saj ishin te detyruar prej pushtetit turk qe te shkruanin ashtu siç shkruanin, domethene se ajo letersi ishte e tille çfare ishte sepse ne Perandorine Otomane kishte nje doktrine teorike-letrare dogmatike, se ciles, deshen s’deshen, ishin te detyruar t’i permbaheshin shkrimtaret, ne radhe te pare shkrimtaret shqiptare. Sa dihet, ne Perandorine Otomane nuk kishte nje formacion letrar, qe do te quhej “realizmi otoman” apo, “realizmi despotik”. Perandoria Otomane, si e thone historiane te saj evropiane, qe kane jetuar ne Stamboll si perfaqesues diplomatike te vendeve te tyre evropiane, ishte nje shtet kur me pak e kur me shume despotik, si mbreterite e asaj kohe ne Evrope.Ka madje historiane evropiane qe thone se Perandoria Otomane, se paku deri ne shekullin XIX, ishte shtet qe e karakterizonte toleranca etnike. Mos te ishte keshtu, thone ata, nuk do te mbahej aq gjate. Ne kete mbreteri ngjante, sigurisht, shpesh, qe fatkeqijte e shpallur fajtore te nguleshin ne hunj, por edhe ne mbreterite evropiane ngjante qe fatkeqijte e shpallur fajtore te digjeshin ne turre te drureve! Mund te besohet se ndonjeri nga te denuarit me pare do te zgjidhte djegien ne zjarr se nguljen ne hu, por mund te kishte edhe te tille qe me pare do te zgjidhte nguljen ne hu se djegien ne zjarr! Barbaria politike ishte ligji i kohes edhe ne Azi edhe ne Evrope. Bejtexhinjte shqiptare shkruanin ashtu siç shkruanin jo pse ishin te detyruar t’i nenshtroheshin luftes se Perandorise Otomane “per zbehjen e identitetit shqiptar” dhe per “gjymtimin e trurit te tyre”, por pse vete, vullnetarisht, kishin vendosur te shkruanin ashtu: perzieshem! Letersia e bejtexhinjve shkruhej prej vetjeve, qe kishin kryer fare shkolle fetare ne gjuhen turke, arabe a persiane, ashtu siç shkruhej letersia e krishtere prej vetjeve qe kishin kryer fare shkolle a fakulteti ne gjuhen latine. Ajo shkruhej prej vetjeve te cilet, si shumehere dhe shumekund gjate historise, e kishin pranuar pushtetin, gjuhen, kulturen, politiken, ideologjine, zakonesine, rendin shoqeror te pushtuesit: te pushtuesit despotik i cili, megjithate, vellezerit e tyre te besimit katolik dhe ortodoks i lejonte te shkruanin qofte shqip, qofte latinisht, qofte greqisht apo italisht. E tille çfare ishte ajo perfaqesonte per ta dhe lexuesit e tyre shijen e kohes, besimin dhe iluzionin e kohes. Letersia e bejtexhinjve ishte, pra, shprehje e vullnetshme e autoreve te saj, ashtu siç ishte letersia katolike apo ortodokse shprehje e vullnetshme e autoreve te tyre, ashtu siç ishte letersia e realizmit socialist shprehje e vullnetshme, edhe teorikisht e mbeshtetur, e Ismail Kadarese ne kohen e komunizmit. Letersia e bejtexhinjve shkruhej mbi temat fetare, si edhe letersia e krishtere. Letersia e bejtexhinjve, nderkaq, me shpesh se letersia e krishtere, shkruhej edhe mbi tema laike dhe kjo do te thote se tematikisht ishte me e pasur se ajo. Po t’i vleresojme artistikisht, pa paragjykime fetare, letersine e bejtexhinjve dhe letersine e krishtere do te mund te themi se nuk dallojne shume njera prej tjetres, me perjashtim te sibilave te Pjeter Bogdanit qe shquhen me vlere estetike: jane letersi me vlera kryesisht modeste artistike. Por, aq sa e ul vleren e letersise se bejtexhinjve leksiku i huaj-turk, arab dhe persian, po aq e shton vleren historike gjuhesore te letersise se krishtere, ne menyre te veçante te letersise katolike, pikerisht gjuha shqipe e perdorur ne te sado me shume shtresa te huaja.


Ismail Kadare na ben me dije, i gezueshem, se letersia e bejtexhinjve na qenka thyer perfundimisht “si nje sajese prej qerpiçi” prej “murit hijerende e monumental, ndonese te ftohte, te tradites se letersise dygjuheshe shqiptaro-latine”. As historia e letersise shqipe, as historia politike e popullit shqiptar nuk e deshmojne kete pohim poetik. Letersia dygjuheshe shqiptaro-latine asnjehere, gjate asnje shekulli, nuk ia ka vene perpara letersise se bejtexhinjve murin e saj “hijerende e monumental”, prandaj edhe nuk e ka thyer, siç thuhet, “si nje sajese prej qerpiçi”. Letersite nuk qerojne hesape mes vetes as me mure, as me qerpiçe! Letersite dygjuheshe shqiptaro-latine, shqiptaro-greke dhe shqiptaro-turke, shqiptaro-arabe kane bashkejetuar, duke mos u takuar apo duke u takuar rralle e tek, deri ne gjysmen e dyte te shekullit nentembedhjete. Jo ato njera tjetren, po vetem letersia e Rilindjes Kombetare, qe ne jeten e popullit shqiptar sjell idene laike as katolike, as ortodokse, as myslimane, qe kryeteme te saj ben Kombin ne vend te Fese, do t’i tregoje historikisht jo perkatese, historikisht te tejkaluara ato letersi. Shkrimtaret e Rilindjes do t’i pranojne ato si tradite te veten pavaresisht prej ideologjive fetare ne te cilat mbeshteteshin jo per arsye artistike sa per arsye se, duke i pranuar qe te tria, mund te ndertohej ideologjia kombetare shqiptare mbi sloganin: fe e shqiptareve eshte shqiptaria. Ata i trajtonin ato letersi te barasvlershme qofte edhe pse ishin te vetedijshem se nuk kishte arsye as etnike, as shoqerore, as ideologjike qe autoret e njeres prej tyre te shpalleshin me te afte, me te talentuar se autoret e te tjerave.
Mendja e shendoshe nuk do t’i quante me te pa dhunti krijuese bejtexhinjte se krijuesit e letersise se krishtere vetem pse ishin myslimane.


Sado letersia e Rilindjes kombetare e bente historikisht te tejkaluar, letersia e bejtexhinjve, si edhe letersia e krishtere, do te vazhdoje te shkruhet edhe me vone, ne Kosove, madje, deri te Lufta e Dyte Boterore.


Qendrimi teper subjektiv, nga pikepamje historiko-letrare i paarsyeshem, i Ismail Kadarese ndaj letersise se bejtexhinjve nuk merr fund me kaq. Ai shkruan se “gjate kohes se komunizmit u bene shume perpjekje per ta rehabilituar kete letersi, me qellimin meskin per t’ia kundervene letersise tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, qe regjimit nuk i pelqente kurrsesi”. Dhe, keto perpjekje per “rehabilitimin” e saj beheshin pavaresisht pse studiuesit qe “e moren neper duar, e pane se perveç qe ishte qesharake per nga niveli, ajo ishte thellesisht e pamoralshme”.


E pse ishte qesharake, per nga niveli kjo letersi?


Ishte qesharake per nga niveli pse nuk pershkohej prej besimit te krishtere si letersia e krishtere, sidomos ajo katolike, po prej besimit mysliman!


E pse ishte thellesisht e pamoralshme kjo letersi?


Ishte thellesisht e pamoralshme jo aq per shkak se pjesa e saj erotike ishte e “mbushur me motive ashikesh e dylberesh”, qe Shqiperia mund t’ia paraqiste Evropes sot” si deshmi te habitshme te vizionit te saj te emancipuar per homoseksualizmin, dy shekuj perpara Evropes se sotme”, por pse “e ashtuquajtura letersi erotike, ne nje pjese te madhe te saj s’ishte gje tjeter veçse bejte dhe lavde per pedofiline. Ne - vazhdon Ismail Kadare – i degjojme keto kenge edhe sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thone. Ato gjemojne disa here neper lokalet e nates, madje, ne programet televizive, e ne prape shtiremi se nuk i kuptojme”.


Kjo qe thote shkrimtari yne eshte e vertete: ne pjesen erotike te kesaj letersie kishte, si te themi, pornografi, kishte homoseksualizem, kishte ashike e dylbere, kishte, ndoshta, edhe “bejte dhe lavde per pedofiline”! Kishte shume çka nga ato qe mund te shihen e mund te degjohen edhe ne nje pjese te nenkultures se sotme masive. Por, lexuesit e sproves se Ismail Kadarese Identiteti evropian i shqiptareve, qe mund te kene degjuar dhe lexuar se kush ishte kush ne kohen e komunizmit, mund ta pyesin Ismail Kadarene: ti qe ishe gjate deputet i Kuvendit te Republikes Popullore te Shqiperise, qe ishe, njekohesisht, nenkryetar i Frontit Popullor te Shqiperise, qe edhe deputet, edhe nenkryetar i Frontit Popullor ishe perzgjedhur si perfaqesuesi me i shquar i letersise, nje, si mund te thuhet, ideolog i krijimtarise artistike komuniste, pse nuk e ngrije zerin kunder rehabilitimit te letersise se bejtexhinjve dhe kunder diskriminimit te letersise se krishtere, sidomos asaj katolike? Do te kishe argumente te fuqishme: ruajtjen e masave popullore prej atyre qe kendoheshin ne ate letersi: prej homoseksualizmit, qe aq fort e denonte komunizmi dhe prej pedofilise, qe aq fort e denonte edhe komunizmi dhe e gjithe bota? Pse i lejoje vetes te shkruaje ne sproven Mbi ndikimet e huaja dhe karakterin kombetar te letersise, me te cilen i jepje pergjigje sproves se Rexhep Qosjes Letersia kombetare dhe letersia boterore ose afrimi permes ndryshimeve: “Nuk ishte pak per letersine tone (te realizmit socialist – R.Q) qe ne keta tridhjet vjet te jetes se saj te ngrihet si nje proteste kunder botes se vjeter, te ndante llogarite nje here e pergjithmone prej letersise reaksionare zyrtare, dekadente dhe klerikale te se kaluares...”?


Po mire, te mos kerkojme shume prej Ismail Kadarese ne ate kohe kur nuk ishte e lehte te thoshe lirisht çka mendoje, sidomos çka mendoje ne kundershtim me mendimet zyrtare, sado ne Shqiperi edhe ne ate kohe kishte intelektuale dhe qytetare te zakonshem qe e thoshin mendimin mospajtues pavaresisht prej pasojave. Por, hajde, ta kerkojme te drejten dhe te verteten prej Ismail Kadarese sot! Ne qofte se me te drejte ngre zerin kunder pornografise tradicionale ne letersine e bejtexhinjve e ne kenget popullore, pse nuk ngre zerin edhe kunder pornografise ne nenkulturen tone te sotme? Mos pse ajo e para shprehet ne gjirin e ideologjise fetare myslimane, kurse kjo e dyta nuk eshte ne lidhje me kete ideologji fetare? Ne qofte se Ismail Kadarene e shqetesojne lokalet dhe televizionet ne te cilat, ja, kendohen kenge per ashiket, dylberet, pedofilet, pse nuk e shqetesojne po aq edhe filmat pornografike, ne te cilet vajza te reja perjetojne peruljen me te shtazerishme qe mund te imagjinohet e qe jepen rregullisht ne shume televizione ne bote, qe i shohin te rinjte dhe qytetaret tane, qe duan t’i shohin? Ne qofte se sinqerisht e shqetesojne kenget per dylberat, axhiket dhe pedofilet, pse nuk e shqetesojne edhe kenget e shfrenimet pornografike ne klubet e nates, ne te cilat per joshje ashikerie perdoren edhe lloje te ndryshme te droges? Pse nuk e ngre zerin edhe kunder ketij zhgruanimi, ”zhburrerimi e zvetenimi moral te pashembullt”?


Mos pse ajo e para na qenka Lindje, kurse kjo e dyta Perendim?


Mos pse kjo e dyta eshte deshmi e identitetit modern evropian, kurse ajo e para ishte deshmi e identitetit “lengaraq”, si e quan Ismail Kadare identitetin mysliman, te cilin identiteti shqiptar, “si nje luan i zgjidhur nga zinxhiri”, bente perpjekje ta hidhte “si lecke”! Bukur! Identiteti, si luan me zinxhire ne qafe! Ku eshte pare luan i tille? Me zinxhire ne qafe!


Betejes se pabarabarte mes identitetit mysliman dhe identitetit shqiptar pas çlirimit nga Perandoria Otomane i jep fund vete Ismail Kadare kur thote: “Kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet”. Per te deshmuar sa serioz, sa shkencor, sa i qendrueshem eshte ky pohim i Kadarese po e japim nje te dhene. Ne Enciklopedine linguistike te Kembrixhit, te autorit Dejvid Kristal, shkruan se deri sot, ne bote, jane shuar rreth njezetmije gjuhe, qe ishin gjuhe te grupeve te vogla etnike, te fiseve dhe te popujve. Me to mund te besohet se jane shuar a jane pervetuar nga popuj te tjere edhe folesit e tyre. Dhe, mund te besohet se numri me i madh i ketyre grupeve, fiseve dhe popujve jane shuar a jane pervetuar nga popuj te tjere si pasoje e pushtimeve dhe e kolonializmit. Edhe historia shqiptare e pergenjeshtron pergjithesimin “teorik” te Ismail Kadarese: pushtimi turk ka sjelle konvertimin e mbi dy te tretave te popullit shqiptar, kurse ky konvertim ka sjelle nje identitet fetar, identitetin fetar mysliman, si perberes i identitetit te pergjithshem, historik shqiptar: i identitetit kombetar shqiptar. Domethene: kombet mund te ndryshohen shume edhe nga pushtimet, edhe, sidomos, nga konvertimet.

Thirrje per kthim ne fene e te pareve

Perpos ne Shqiperine shteterore, ku, thote Ismail Kadare, perkraheshin prej komunizmit, bejteve, muzikes, kengeve, veshjeve, ne pergjithesi, tradites myslimane, shqiptaret do t’ia shohin sherrin edhe ne ish-Jugosllavine. Dhe, do t’ia shohin sherrin jo vetem ne Jugosllavine mbreterore, por edhe ne Jugosllavine komuniste.


Duke filluar prej viteve te 50-ta te shekullit njezet, shkruan ai, shqiptaret po treteshin:” i gjithe ngjyrimi kombetar po zbehej me shpejtesi. Muzika po orientalizohej me fort se me pare, veshjet e famshme tradicionale, ato qe edhe gjate periudhes se gjate otomane ishin ruajtur, po zevendesoheshin, jo prej veshjeje te kohes si kudo, por me petka arabe qe nuk ishin njohur kurre ne kete vend. Jugosllavia, kjo primadone e “botes se trete”, po i ofronte kesaj bote popullsine me te padeshiruar te saj, shqiptaret. Ajo perpiqej qe keta te ngjanin sa me pak evropiane e aq me shume afrikano-veriore e aziatike”. Megjithese ne fund te kesaj fjalie do te duhej te vihej, se paku nje pikeçuditje, Ismail Kadare e ve nje pike te zakonshme! Jugosllavia, “primadona” e botes se trete, po i afronte asaj bote popullsine me te padeshiruar: shqiptaret ne ndryshorin (variantin) afrikano-verior dhe aziatik! Domethene: popullsia me e padeshiruar e kesaj bote nuk ishin shqiptaret, po vetem shqiptaret qe ngjanin “me pak evropiane e aq me shume afrikano-veriore e aziatike”! Perfundimi i gjykimit te ketille te Ismail Kadarese eshte ky: afrikano-veriori dhe aziatiku, per shkak se dallojne prej evropianit, nuk kane dinjitet te barasvlershem me te.Ja edhe nje shperthim racist i shkrimtarit tone – edhe nje qerim hesapesh me turqit dhe me arabet!


Nuk ka dyshim se si ne Jugosllavine mbreterore ashtu edhe ne Jugosllavine komuniste jane bere perpjekje te ndryshme per shkombezimin e shqiptareve.Perpjekje per shkombezimin e tyre, gjithsesi shume djallezore, ishte regjistrimi pa i pyetur, i nje numri shqiptaresh si myslimane apo si turq! Por, as ne Jugosllavine mbreterore, as ne Jugosllavine komuniste shqiptaret as nuk jane kandisur as nuk jane detyruar qe te orientalizojne muziken e tyre, veshjen e tyre, pamjen e tyre vetem e vetem qe te ngjajne sa me pak evropiane e sa me shume aziatike, domethene turq dhe afrikano-veriore, domethene arabe. Jo. Perkundrazi: ka ngjare qe detyrueshem te “çaziatizohen” dhe te “çafrikanizohen”! Keshtu, per shembull; grave ,ne shume raste, me dhune u eshte hequr ferexheja. Aziatizim dhe afrikanizim folklorik i shqiptareve ne Kosove, “duke filluar prej viteve te 50-ta te shekullit njezet”, nuk ka ngjare. As ne Jugosllavine mbreterore, as ne Jugosllavine komuniste, turqit nuk jane perbuzur, perkundrazi: jane çmuar. Kudo ishin ne Jugosllavi – ne Kosove, ne Maqedoni, ata ishin nje si shtrese e larte; ne Kosove ata ishin qytetaret e qyteteruar te Kosoves, fisniket e Kosoves. Ata trajtoheshin keshtu qofte edhe per shkak se si Jugosllavia mbreterore ashtu edhe Jugosllavia komuniste kishte marredhenie politike dhe shteterore me Turqine te mira, ne situata te veçanta, jashtezakonisht te mira, kurse babai i Turqise moderne, Ataturku, kishte qene mik i mbretit Aleksander, ashtu siç kishte qene kryetari i mevonshem, gjeneral Evreni, mik i Josip Broz Titos. Ne Serbi dhe, ne pergjithesi, ne Jugosllavi nuk perbuzeshin siç i perbuz Ismail Kadare as veshja, as muzika turke apo arabe. Si muzika e veshja ashtu edhe veçori te tjera orientale te kultures serbe shiheshin si nje mbetje historike, qe do te duhej te ruhej ne muze, ne teater apo ne festivale te kenges popullore. Te rinjte shqiptare qe kane studiuar ne universitetin e Beogradit, mbajne mend se ne dekanatin dhe sallat e Fakultetit te Gjuhes dhe te Letersise Serbe mbahej portreti i madh me fes ne koke i themeluesit te gjuhes letrare serbe, Vuk Stefanoviq Karaxhiqit, i cili njihet edhe si autor i sloganit ku jeton qofte edhe nje serb eshte toke serbe, qe do te behet slogani i nacionalizmit pushtues serb, duke filluar prej gjysmes se pare te shekullit nentembedhjete. Ne teatrot serbe, qofte edhe ne Beograd, me shpesh se asnje shfaqje tjeter do te shihej shfaqja e punuar sipas drames se shkrimtarit serb, Borisllav Stankoviq, Koshtana, ne te cilen te gjithe personazhet jane te veshur siç ishin veshur ne kohen e Perandorise Otomane – allaturka dhe argetoheshin siç ishin argetuar atehere – allaturka!


Ata qe urreheshin ne Jugosllavi, ata qe perbuzeshin ne Jugosllavi, ne Jugosllavine mbreterore dhe ne Jugosllavine komuniste, mund te ishin vetem shqiptaret. Ata ishin te paracaktuar per te bere punet me te renda dhe me te pista ne Beograd e ne qytete te tjera si me te medha ne te dy Jugosllavite: per te bartur qymyrin dhe per te fshire rruget.


Dhe ata qe ishin te paracaktuar per dajakun e policise dhe per plumbat e ushtrise serbe kudo e, sidomos, ne kufirin me nenen Shqiperi, ishin shapkebardhet – shqiptaret, qe mbanin ne koke qylafin, qe i binin fyellit dhe çiftelise! Vetem ata, thuhej ne Klubin kulturor serb, ku perpunohej strategjia e zgjidhjes perfundimtare te çeshtjes shqiptare e ku ishte paraqitur edhe projekti i Vasa Çubrilloviqit Shperngulja e arnauteve - para Luftes se Dyte Boterore dhe ne UDB-ne e Rankoviqit - pas Luftes se Dyte Boterore, e mbajne kombin sepse vetem ata nuk e nderrojne qyken lehte! Ne kohen kur Sllobodan Millosheviqi e kishte filluar te ashtuquajturin jogurt – revolucionin, me qellim qe te permbyste autonomine e Kosoves te njohur ne vitin 1974 dhe, ashtu, mandej, t’i ndryshonte marredheniet kushtetutore mes republikave te ish-Jugosllavise, serbeve qe prej Kosoves shkonin neper Serbi per ta shprehur zeshem mosdurimin e tyre ndaj shqiptareve, ne Novi Sad te Vojvodines, u thuhej: kthehuni atje prej nga keni ardhur dhe qerojini hesapet me ato kokat e gjipsuara! Vetem ata ju vijne haqesh ju! Jo shqiptaret qe Ismail Kadare i pandeh te veshur ne rroba turke (aziatike – thote ai) dhe arabe (afrikano-veriore – thote ai) po shqiptaret, me koke “te gjipsuar”, ishin ata qe duhej te deboheshin prej Kosoves, sepse prej tyre, prej vitalitetit te tyre, prej qykes se tyre, frikesoheshin serbomedhenjte. Do ta provojme kete ne vitin 1998 dhe ne gjysmen e pare te vitit 1999: fshati shqiptar ishte ai mbi te cilin u derdh gjithe terbimi i shtazerishem i paramilitareve, i policive ne uniforma te ndryshme dhe i ushtrise serbe dhe i cili u “pastrua etnikisht”, per fat, vetem perkohesisht. E, keta, “primadona e botes se trete”, Jugosllavia, nuk do te denjesonte t’i vishte ne veshjet e miqve te atehershem politike: te turqve dhe arabeve.


Qellimin e ketyre bredhjeve te tij fetare, politiko historike, neper Jugosllavine mbreterore dhe Jugosllavine komuniste, Ismail Kadare do ta shpjegoje vete kur shkruan: “Nje shekull me pas – thote ai, duke e zgjatur harkun kohor ne nje shekull edhe pse rrefimin per orientalizimin e shqiptareve ne Jugosllavi e kishte filluar nga vitet e 50-ta te shekullit njezet – kunder propagandes serbe qe kembengulte t’i jepte shqiptaret si turq apo aziatike te ardhur vone ne Ballkan, dhjetera mijera te rinj myslimane shqiptare me 1981-shin e 1991-shin, kerkuan rrenjet e krishterimit te hershem shqiptar, aspak per arsye fetare, por thjesht per te treguar se populli i tyre kishte qene ngulitur ne Kosove shume shekuj perpara sllaveve”.


Sa shume do te befasohen “te rinjte myslimane shqiptare” kur ta lexojne kete pohim propagandistik te koniunkturshem te Ismail Kadarese. Rinia studentore dhe shkollore e Kosoves, as ne vitin 1981, as ne vitin 1989-1990, nuk eshte ngritur ne demonstrata “per te kerkuar rrenjet e krishterimit te hershem shqiptar”. Demonstratat e vitit 1981 dhe te vitit 1989-1990 nuk jane bere as per te kerkuar rrenjet e paganizmit ilir, as te krishterimit te hershem, as te krishterimit te vonshem, as te myslimanizmit te hershem a te vonshem. Jo dhe jo. Kerkimi i rrenjeve te krishterimit te hershem do te behet zbulim i komunisteve te kthyer shpejt e shpejt ne gjoja demokrate pas viteve te 90-ta, te cilet do ta kuptojne se duke i kerkuar ato rrenje do te munde te perfitojne politikisht per karrierat e tyre! Dhe, disa prej tyre edhe do te perfitojne: do te degjohet per ta dhe do te jene te ndihmuar ne perparimin e tyre. Te rinjte e ngritur ne demonstratat e vitit 1981 dhe 1989-1990 nuk do te kerkojne rrenje, sepse ata rrenjet i kishin me vete si ne shtepi, ne shkolla e ne fakultete ashtu edhe ne demonstrata. Ne qofte se, megjithate, do te pranojme se dofare rrenjesh i kerkonin, atehere duhet te thuhet e verteta: te vetmet rrenje qe disa prej tyre kerkonin me 1981, fatkeqesisht, ishin rrenjet marksiste-leniniste!


Ata nuk ishin ngritur ne demonstrata as “per te treguar se populli i tyre kishte qene ngulitur ne Kosove shume shekuj perpara sllaveve”. Ata brohorisnin: jemi shqiptare jo sllave jo per te thene se shqiptaret jane rrenjes, banore me te hershem te Kosoves se serbet, po per te thene se Kosova as etnikisht, as historikisht s’i takon Jugosllavise. Ata nuk ishin ngritur ne demonstrata as per arsye fetare, as per arsye arkeologjike, historike a linguistike. Per kete as nuk kishin nevoje, as nuk kishin kohe. Ngulitjen e popullit te tyre ne Kosove perpara sllaveve e kishin deshmuar arkeologet, historianet dhe gjuhetaret e shquar shqiptare: Hasan Ceka, Skender Anamali, Muzafer Korkuti, Vangjel Toçi, Neritan Ceka, Aleks Buda, Arben Puto, Kristo Frasheri, Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti, Ali Hadri, Gazmend Shpuza, Eqrem Çabej, nje varg shkencetaresh te huaj – gjermane, franceze, italiane,bullgare, kroate, boshnjake, madje, edhe ndonje serb. Ata nuk e lodhnin mendjen atehere te shqiptojne ne demonstrata parullat fetare qe Ismail Kadarese do t’i duhen dhjete a njezet e pese vjet me vone per koniunkturen e tij politike dhe letrare. Ata ishin ngritur ne demonstrata per ta bere botore nje kerkese shume me te rendesishme: kerkesen per Kosoven republike e cila, mbasi te behej republike, do te munde te bashkohej me, si thuhej atehere, shtetin ame – Shqiperine.

Cili s’eshte misioni i Shqiperise

Nxitimi per te qene politikisht i koniunkturshem atje ku ai shume deshiron te jete i koniunkturshem, do te beje qe Ismail Kadare te predikoje nje ide politike oh sa te palejueshme per Shqiperine dhe nje ide politike, oh sa te palejueshme per te si krijues! Ta degjojme me ç’vetebesim e predikon kete ide ai.
“Klisheja krejtesisht e gabuar e perftimit te Shqiperise si vend ndermjetes, nje sanduiç midis Lindjes dhe Perendimit, nje qyteterim as ashtu, as keshtu, thene ndryshe nje “vend i as-as-it”, s’na ben kurrfare nderi.Se pari, sepse nuk eshte e vertete, se dyti, sepse te lakmosh nje cilesim te tille, eshte njelloj si te veteshpallesh “gjysmak”, qe ne shqip midis te tjerash do te thote “tarrallak”. Ideja e perhapur andej-kendej, dhe fatkeqesisht e perkrahur nga Qosja, se “fati yne historik eshte i paracaktuar per te sendertuar zbutjen e kundershtimeve midis Lindjes dhe Perendimit”, te kujton nje nga njollat (e) historise shqiptare, kapardisjen e Shqiperise komuniste per kinse misionin e saj planetar per mbrojtjen e marksizem-leninizmit.


Ide te tilla delirante, ato me te cilat, Shqiperia, per nje kohe te gjate, u be gazi i botes, u kane ardhur ne maje te hundes shqiptareve”.
Çfare margaritari politik!
Çfare margaritari diplomatik!
Çfare margaritari historik!
Çfare margaritari gjuhesor-stilistik!


Per ta kuptuar plotesisht, me te gjitha ngjyresat politiko-diplomatike, dhe tragjiko-komike kete katehizis politik te Ismail Kadarese eshte e nevojshme ta kthejme ne trajte te bashkebisedimit.


Çka eshte pohimi i Rexhep Qosjes se fati historik i popullit shqiptar eshte i paracaktuar per te sendertuar zbutjen e kundershtimeve midis Lindjes e Perendimit?


eshte nje klishe krejtesisht e gabuar e perftimit te Shqiperise si vend ndermjetes, nje sanduiç midis Lindjes e Perendimit.


Thene ndryshe?
Thene ndryshe do te thote nje vend i as-as- it.
Çka s’na ben ky pohim i Rexhep Qosjes?
S’na ben kurrfare nderi.


Pse s’na ben kurrfare nderi pohimi per Shqiperine si vend ndermjetes, qe mund te zbuse kundershtite midis Lindjes dhe Perendimit?


Sepse, kjo se pari nuk eshte e vertete.
E se dyti?
Se dyti, sepse te lakmosh nje cilesim te tille, te lakmosh te behesh ndermjetes eshte njelloj si te veteshpallesh gjysmak.
Çka do te thote gjysmak ne shqip?
Gjysmak ne shqip, midis te tjerash, do te thote “tarrallak”.
A eshte kjo ide qe i pari e paraqet publikisht Rexhep Qosja?
Kjo eshte ide e perhapur andej – kendej?


Nuk me kujtohet qe per kete ide te kem lexuar ne gazetat tona a te kem degjuar ne mediet tona elektronike.


S’ka pergjigje!


Idete e perhapura andej kendej kane nje shqiptues te pare.
S’ka pergjigje!


Duket, megjithate, se shqiptues i pare publik i kesaj ideje djallezore, kesaj klisheje, te jete Rexhep Qosja.


S’ka pergjigje!


Çka te kujton kjo ide e Rexhep Qosjes e perftimit te Shqiperise si vend ndermjetes, nje sanduiç midis Lindjes dhe Perendimit, nje qyteterim as ashtu, as keshtu?


Me kujton nje nga njollat e historise shqiptare, kapardisjen e Shqiperise komuniste per kinse misionin e saj planetar per mbrojtjen e marksizem-leninizmit?


ehe! Po cili eshte kontributi yt ne kapardisjen e Shqiperise komuniste per kinse misionin e saj planetar per mbrojtjen e marksizem-leninizmit?


S’ka pergjigje!


Sa kap numri i vjershave, tregimeve, romaneve, sprovave, artikujve, referateve, intervistave me te cilat ti i ke sherbyer posaçerisht shume asaj kapardisjeje te Shqiperise ne kohen e komunizmit per kinse misionin e saj planetar per mbrojtjen e marksisem-leninizmit?
S’ka pergjigje!


A deshiron t’i perkujtojme titujt e tyre dhe te shenojme ndonje citat si me te gjate?
S’ka pergjigje!


Si mund te cilesohet ideja e Rexhep Qosjes per perftimin e Shqiperise si vend ndermjetes, nje sanduiç midis Lindjes dhe Perendimit, nje qyteterim as ashtu, as keshtu?
Mund te cilesohet si ide delirante?


Deri ku ju kane ardhur idete e tilla delirante shqiptareve?
Idete e tilla delirante, me te cilat per nje kohe Shqiperia u be gazi i botes, u kane ardhur ne maje te hundes shqiptareve.


E pse idete e tilla delirante ju kane ardhur ne maje te hundes shqiptareve? A vetem pse i shqipton Rexhep Qosja?


Sepse idete e tilla po “shkaktojne çoroditjen kryesore ne politiken shqiptare. Nje pjese e madhe e politikaneve flasin gjithe diten per Evropen dhe Perendimin, por mendjen, me sa duket, e kane nga Lindja. Nga Lindja ne te gjithe gamen qe ajo ngerthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po te mos mjaftoje kjo, edhe ajo kineze maoiste”.
E pabesueshme! Vertet delirante! Lindjefobi! Myslimanofobi! Myslimanofobia e Ismail Kadarese, vertet, eshte delirante! Dhe, eshte e leverdishme!

Politika e keshtjellezimit

Shkrimtari Ismail Kadare jo vetem se kundershton, denon, zhvlereson, duke e quajtur, madje, njolle ne historine e Shqiperise, pohimin tim se “fati yne historik eshte i paracaktuar per te sendertuar zbutjen e kundershtimeve mes Lindjes e Perendimit”, por njekohesisht merr ne thumb te gacatores se tij edhe ate pjese te politikaneve shqiptare, qe bejne politiken e bashkepunimit politik, diplomatik, ekonomik dhe, pse jo, kulturor te Shqiperise me te gjitha vendet pa dallim race, kombesie, feje, ideologjie. Shihet qarte: Ismail Kadare e ngre zerin, zeshem, vendosmerisht, kunder çdo kontakti te Shqiperise me vendet e Lindjes se Aferme e te Lindjes se Mesme, domethene me vendet islamike, duke perfshire ketu, madje, edhe ish-republikat aziatike sovjetike, si vende me popullsi kryesisht myslimane. A eshte e mundshme? Dhe, perpos vendeve myslimane, Ismail Kadare e ngre zerin edhe kunder çdo bashkepunimi te Shqiperise me Kinen e cila per te vazhdon te jete maoiste, si ne kohen kur e ka shkruar romanin Dasma – jehonen e revolucionit kulturor kinez ne letersine shqipe! Siç e keshillonte dikur Shqiperine komuniste qe te mbahej larg, sa me larg, prej imperalizmit perendimor dhe sa me larg prej revizionizmit sovjetik, Ismail Kadare e keshillon tani Shqiperine demokratike qe te mbahet larg, sa me larg, prej vendeve islamike! A ka nevoje fare te shpjegohen burimet dhe frymezimet e kesaj myslimanofobie ne te vertete te ketij keshtjellezimi te ri ne menyre te koniunkturshme te Ismail Kadarese? Jo.


Por ka nevoje te thuhen edhe disa fjale per zhvleresimin politik dhe historik qe i ben ai mendimit tim mbi fatin e paracaktuar historik te Shqiperise per zbutjen e kundershtimeve midis Lindjes dhe Perendimit.
Per fatin e popujve te tyre, dhe per fatin e kulturave e te qyteterimeve te tyre eshte i madh numri i intelektualeve ne Perendim dhe ne Lindje te cilet as ne kohen e luftes se ftohte nuk jane pajtuar me keshtjellezimin e popujve e te shteteve te tyre, te cilet kane predikuar dhe te cilet predikojne lidhjet, bashkepunimet, bashkemarreveshjet midis Perendimit dhe Lindjes, midis qyteterimit te krishtere dhe qyteterimit mysliman. Dhe, fatmiresisht, numri i tyre tani eshte ne rritje si pas Luftes se Dyte Boterore. Jane keta intelektuale te cilet jo vetem se nuk e kundershtonin dhe nuk e kundershtojne, dhe jo vetem se e predikonin dhe e predikojne, por e quanin dhe e quajne te fisem misionin historik te vendit te tyre per zbutjen e kundershtimeve midis Lindjes dhe Perendimit. Dhe, per me teper, kete fat te rende, te vendit te tyre e quanin dhe e quajne te shenjte.


Po e citoj njerin prej tyre: po e citoj shkrimtarin grek, Nikos Kazanxhakis, i cili ne romanin e tij te lavdishem, nje kryeveper e letersise boterore, Leter El Grekos, perkthyer shqip nga Miço Gubera e te botuar nga Shtepia botuese Eugen, ne vitin 2001, perpos te tjerash, shkruan:


“Pozicioni i Greqise eshte me te vertete tragjk; pergjegjesia e Greqise se sotme eshte derrmuese; ajo ngarkon mbi supet tona nje detyre te rrezikshme, te veshtire per t’u plotesuar.Forca te reja ngrihen nga Lindja, po ashtu forca te reja ngrihen nga Perendimi dhe Greqia qendron gjithmone midis ketyre dy shtysave qe perplasen e behet edhe me shume vendi i vorbullave. Perendimi ndjek traditen e logjikes e te kerkimit, turret per te pushtuar boten; Lindja, shtyre nga forca te tmerrshme te subkoshiences, perpiqet edhe ajo te pushtoje bote. Greqia, ndermjet tyre, kryqezimi gjeografik e shpirteror i botes, ka detyre serishmi t’i pajtoje keta dy sulmues te medhenj, duke arritur sintezen e tyre. A do te mundet?


Fat i shenjte, tmerresisht i hidhur.”


Beni krahasim!


Sa i thjeshte eshte mendimi im per fatin e paracaktuar historik te Shqiperise per te zbutur kundershtite midis Lindjes dhe Perendimit ne krahasim me mendimin e autorit grek, i cili nuk ishte njeri pa paragjykime politike dhe ideologjike, por, megjithate, ishte humanist i vetedijshem per misionin qe historia ia kishte caktuar vendit te tij: jo vetem per te zbutur, si them une per Shqiperine, kundershtimet mes Lindjes e Perendimit, po per te bere sintezen e tyre.


Beni krahasim! Sa kunderhistorik e sa shkurtpames eshte mendimi i Ismail Kadarese, gabimisht i pandehur si i koniunkturshem sot, me te cilin ia mohon Shqiperise, me mbi dy te tretat e popullsise-myslimane, misionin qe ia kane paracaktuar historia dhe gjeografia, per te luajtur rol, vertet, ndermjetesues,per te qene jo “sanduiç”, po subjekt historik, qyteterues, moral ne zbutjen e kundershtimeve mes Lindjes e Perendimit sot! Sa perjashtues dhe moralisht i mjere eshte mendimi i Ismail Kadarese ne krahasim me mendimin e gjeniut grek, Nikos Kazanxhakis, i cili Greqine, me fare, fare pak popullsi myslimane dhe jo greke, e sheh si ndermjetesuese, madje si vend pajtimi, ku do te arrijne sintezen e tyre Lindja e Perendimi, i cili Greqine e sheh çka ajo ishte e do te jete: kryqezimi gjeografik e shpirteror i dy boteve.


E kush e sheh njemendesine shqiptare te tille çfare eshte, kush e sheh njemendesine shqiptare pa paragjykime fetare e politike, kush e sheh njemendesine shqiptare pa e shpernjohur per shkak te leverdive te veta te çastshme, do te thote: me pare se Greqia – me fare pak popullsi myslimane dhe jogreke, eshte Shqiperia (me Kosoven dhe Maqedonine Perendimore) – me mbi dy te tretat popullsi te besimit mysliman, eshte, pra, Shqiperia ai kryqezimi gjeografik dhe shpirteror i dy boteve, i Lindjes dhe i Perendimit, qe ka misionin historikisht te paracaktuar per zbutjen e kundershtive te tyre.


E kuptueshme.


Tokat shqiptare jane ato ne te cilat, me dukshem e me krijueshem se kudo ne Ballkan apo ne bote, ka ngjare takimi i Lindjes dhe i Perendimit, eshte arritur bashkimi midis qyteterimit te krishtere dhe qyteterimit mysliman. Kultura dhe qyteterimi shqiptar, ashtu si i ka trasheguar brezi yne – brezi qe i afrohet fundit te jetes, eshte deshmia e kesaj. Dhe, bashkejetesa shumeshekullore e harmonishme fetare ne tokat shqiptare eshte deshmia e mrekullueshme e kesaj.


Dhe, ky mision i paracaktuar i Shqiperise nuk e nxjerr Shqiperine sot as gjeografikisht, as shpirterisht, as politikisht prej Evropes. Perkundrazi, pikerisht per shkak te ketij misioni, do te duhej ta bente me te deshiruar per Bashkimin Evropian.


Mos mendojme ne se Evropa dhe Amerika do te na çmojne, vertet, pse prodhojme keso mendimesh perjashtuese, si te Ismail Kadarese, qe na kthejne ne kohen e luftes se ftohte? Mos mendojme ne se Amerika dhe Evropa do te na çmojne, vertet, me shume pse ministrin spanjoll te puneve te jashtme e presim gojekyçur vetem pse kishte ardhur ne Tirane per te frymezuar pikerisht rolin zbutes te Shqiperise, me nje pjese te madhe te popullsise se besimit mysliman, ne marredheniet e sotme midis Lindjes myslimane dhe Perendimit te krishtere? Mos mendojme ne se Amerika dhe Evropa duan te na konvertojne ne te krishtere per te na perdorur ne “luften” fetare midis qyteterimit te krishtere dhe qyteterimit islamik? Jo. Kjo nuk eshte ardhmeria jone. Dhe, kjo nuk eshte ardhmeria e qyteterimeve. Dhe, kjo nuk eshte politika e Perendimit. Kjo nuk duhet te jete dhe historikisht nuk do te mund te jete politika e Shqiperise. Kjo mund te jete vetem rreshqitje politike dhe intelektuale e Ismail Kadarese.

Identiteti i nençmuar

Prej hidherimit mospajtues me te cilin reagon ndaj pohimit tim se ne identitetin shqiptar jane te permbajtur perberes te krishtere dhe perberes myslimane, se identiteti kombetar shqiptar ne te vertete eshte nje pergjithesi, nje e perbashket, nje e tere e gjere, e identitetit fetar te krishtere dhe e identitetit fetar mysliman, ne te cilet jane bashkuar edhe perberes historike, kulturore, zakonore, morale e te tjere edhe me te perparshem; prej perzgjedhjes se njeanshme te disa te dhenave apo trillimit te disa te tjerave; prej analizes dhe shpjegimit te njeanshem te tyre, kur e kur te ceket e te njeanshem deri ne naivitet dhe, me ne fund, prej disa pergjithesimeve qe ben, del qarte se Ismail Kadare mohon te verteten dhe te drejten per identitetin shqiptar i tille çfare eshte dhe madheron nje identitet evropian shqiptar sot te mbajtur prej tij ne shemerim te hamendjesuar me identitetin mysliman te Lindjes. Qendrimi shperfilles ndaj identitetit mysliman ne identitetin e gjithesishem shqiptar nuk ka se si te perjetohet ndryshe perpos si fyerje prej shqiptareve myslimane qe si perberes te identitetit te vet kombetar e çmojne edhe fene myslimane me te gjitha te veçantat e saj shpirterore, morale dhe qyteteruese. Mund te thuhet keshtu sepse ne gjykimet e tij jane shperfillur: adetet qe shoqerojne ceremonite e lindjes, te marteses dhe te varrimit; menyra te jetes ne shtepi dhe ne shoqeri; ceremonite fetare ne ndertesat dhe ne vendet e kultit; veshjet me te cilat shume gra myslimane vishen ne shtepite e tyre apo edhe dalin ne qytete; muzika popullore me veçori te muzikes orientale; vallet popullore me veçori te valleve orientale; kuzhina popullore me veçori te kuzhines orientale; arti popullor ne te cilin jane te permbajtura motive dhe veçori te tjera te artit popullor turk dhe arab; krijimtaria letrare, fetare, iluministe, pedagogjike, morale, dokumentare e shkruar me alfabetin arab; monumentet fetare kulturore siç jane xhamite, teqete dhe tyrbet, numri i te cilave, posaçerisht i xhamive, eshte i madh ne Shqiperi, ne Kosove dhe ne te gjitha trevat ku jetojne shqiptare ne Ballkan; urat dhe keshtjellat e ngritura ne kohen e Perandorise Otomane vlera kulturore historike e te cilave eshte e madhe; objektet e arkitektures bashkekohore, ne te cilat shihen perberes te arkitektures tradicionale orientale; qytetet e njohura shqiptare si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e te tjera, ne te cilat arkitektura evropiane paraqitet vone, kryesisht, gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ne kohen e komunizmit.


Ne turrin e tij shperfilles te perberesve myslimane ne te vertete te identitetit mysliman ne identitetin e gjithesishem shqiptar, Ismail Kadare ka shkuar aq larg sa ka shperfillur edhe emrat e mbiemrat e disa milione shqiptareve e kjo do te thote se ka shperfillur qyteterimin qe i ka krijuar ata!


Dhe, jo vetem kaq.


Ne kete turr shperfilles Ismail Kadare ka shkuar edhe me larg: ka shperfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranoje se edhe emri i tij e nenkupton nje qyteterim – se eshte shprehja e tij dhe nje identitet – se eshte deshmia e tij.


Domethene: ne kete turr te myslimanofobise se tij, te hamendjesuar te leverdishme sot, ai ka shperfillur nje qyteterim - nje sistem vlerash materiale e shpirterore, zakonesh, rregullash, shprehish, virtytesh e vesesh, qe karakterizojne identitetin mysliman te shqiptareve myslimane e qe, bashke me identitetin e krishtere te shqiptareve te krishtere, eshte i permbajtur ne identitetin e perbashket: ne identitetin kombetar shqiptar.


A eshte e mundshme?


Mos ka dashur Ismail Kadare t’i beje te verber dhe t’i beje te shurdher evropianet qe kane qene ndonjehere ne Shqiperine shteterore, ne Kosove dhe ne Maqedoni? Dhe, mos ka dashur Ismail Kadare te na beje edhe ne te verber dhe te shurdher: te mos shohim çka eshte dhe te mos degjojme çka degjojme! Dhe, te mos jemi edhe çka jemi!


Po, kjo eshte e drejta e tij: njeriu mund te beje me veten çka te doje. Nuk mund te beje çka te doje, nderkaq, me te tjeret: me identitetin e tyre. Mbas permbysjes se komunizmit kjo quhet shkelje e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.

Si ta sjellim Evropen ne jeten tone

Nuk ka dyshim se rruga qe ka ndjekur Ismail Kadare per ta treguar evropian identitetin tone, eshte e gabuar dhe eshte e gabuar per dy arsye: e para, pse prej identitetit tone eshte perpjekur te heqe ato qe nuk mund te hiqen, dhe e dyta, pse ne jeten tone nuk po i sheh ato qe do te duhej te hiqeshin.


Duke vrapuar neper histori ai nuk u eshte afruar pothuaj fare çeshtjeve kryesore ne jeten e sotme shqiptare.


Pse Evropa po i afron shqiptaret me ngadale se popujt e tjere te Ballkanit? Sigurisht jo per shkak se ne identitetin e tyre, ne ate pergjithesine, ne ate te teren, qe i themi identitet kombetar i shqiptareve, eshte i permbajtur edhe identiteti mysliman i numrit me te madh te tyre. Siç shkruan Rexhep Meidani ne artikullin Eurobarometri dhe barometri shqiptar, te botuar ne gazeten Panorma, me 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian per Hulumtin e Opinionit deshmon se vetem 33 per qind e qytetareve evropiane e perkrahin pranimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, kurse Bosnjen e Hercegovinen 40 per qind. Kjo e dhene deshmon mjaftueshem se nuk eshte feja myslimane e shumices se shqiptareve arsyeja pse ata deshirohen me pak se te tjeret ne Bashkimin Evropian se, po te ishte feja arsyeja , atehere me pak se shqiptaret do te ishin te deshiruar boshnjaket. Arsyeja e vertete pse shqiptaret deshirohen me pak se te tjeret ne Bashkimin Evropian ne te vertete eshte joevropa e sotme ne jeten e tyre te sotme politike dhe shteterore, jane mentalitetet, shprehite, sjelljet, veprimet, te berat e palejueshme, jodemokratike, primitive ne politiken e tyre te sotme, qe po ua vrasin syte evropianeve qe na vizitojne, a qe jane ne Kosove, qe u kane ardhur ne maje te hundes edhe shqiptareve e per te cilat Ismail Kadare nuk e quan te nevojshme te beje fjale ne sproven e tij Identiteti evropian i shqiptareve.


Dhe, keto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, te bera te palejueshme, jodemokratike, ne thelb cenuese per identitetin tone ne syte e te tjereve aq sa jane orientale jane edhe oksidentale, aq sa jane burimore jane edhe te mesuara prej botes se huaj te djeshme dhe te sotme.


Ne qofte se kjo eshte e vertete, atehere per nje intelektual shqiptar, qe do te merrej me çeshtjen e perbere te identitetit, shume me e arsyeshme se te shemeroje identitetin kombetar shqiptar dhe identitetin mysliman, qe te shemeroje Lindjen dhe Perendimin ne kulturen dhe ne qyteterimin tone, eshte te beje betejen mendore pikerisht kunder kesaj joevrope te sotme ne politiken dhe ne jeten tone te sotme. eshte e rendesishme per te sotmen dhe per te nesermen tone evropiane qe te ngreme zerin e te mos lejojme qe ne heshtje te behen perberes i identitetit tone: kultura e kuptuar vetem si e drejte e jo, para se gjithash, si obligim; shteti i privatizuar qe po ngjan ne Shqiperi e ne Kosove; shteti i kuptuar kryekeput si pushtet mbi popullin e jo si servis i tij; politika e kuptuar si sundim urdherdheniesh e jo si qeverisje demokratike; tribalizmi dhe krahinorizmi te deshmuar jo vetem ne zgjedhje, ne organizimin partiak e ne administrate, po edhe ne gjykimet politike te njerezve te politikes; trajtimi i partive si firma tregtare me pare se si organizata qe reformojne shoqerine; korrupsioni tmerresisht i pershtrire si ne Shqiperine shteterore ashtu edhe ne Kosove, ne te cilin jane zhytur prijes politike, familjare, miq dhe te aferme te tyre te tjere; plaçkitja marramendese e prones dikur te quajtur shoqerore ne Kosove nga ana e pushtetareve dhe te afermeve te tyre; luksi tragjiko-komik i njerezve te politikes ne Kosove ndersa 67 per qind te kosovareve jane te papune, 38 per qind jetojne ne varferi, kurse 17 per qind jetojne ne varferi te skajshme; despotet qesharake, te cilet krye me vete, pa pyetur Kuvend, Qeveri a popull shpallin: ndertimin e Shtepise se bardhe, afer Prishtines,si ajo ne Vashington dhe Diten e presidentit, domethene te vetvetes, si Dita e stafetes se rinise e Marshall Titos; despotet qesharake te cilet, pa pyetur Kuvendi,Qeveri a popull caktojne flamur dhe himn te vendit ende te pa bere shtet, caktojne urdhra, medalje e dekorata te folklorizuara me te cilat i bejne “figura kombetare” miqte, shoket dhe bashkepunetoret e vet; politikanet te cilet pjese te teknikes nga kabinetet e veta çojne ne vilat vetjake, kurse pastruesit e zyrave ne institucione i perdorin per pastrime ne shtepite e tyre; administrata me e shtrenjte partiake, politike dhe shteterore ne skajet me te varfra te Evropes; gropat e rrugeve ne kryeqytetet shqiptare; telat e korrentit te rene neper arat dhe livadhet e Shqiperise shteterore dhe te Kosoves; qerimhesapet foljore dhe trupore, tashme te shpeshta, ne Kuvendin e Shqiperise; kthimi i Kuvendit te Kosoves ne kuvend te familjareve, miqve, shokeve, kusherinjve te kryetareve, nenkryetareve, sekretareve te partive te perfaqesuara ne Kuvend. E te tjera e te tjera.


Te gjithe shembujt e siperthene te joevropes se sotme ne politiken dhe ne jeten tone te sotme flasin mjaft per mbetjet e shumta:


1.te despotizmit oriental,
2.te tribalizmit primitiv, dhe
3.te totalitarizmit komunist ne identitetin tone te sotem.


Do te duhej te shqetesoheshim: mos shembujt e siperthene dhe shume te tjere si ata, mund t’i nxisin institucionet evropiane te mendojne se klases politike, qe prodhon aq te keqija ne jeten e popullit te vet, i mungon pergjegjesia per jete te perbashket institucionale ne nje bashkesi demokratike, moderne, siç eshte Bashkimi Evropian!


Per kete arsye eshte e nevojshme qe parullat e Ismail Kadarese per identitetin tone evropian t’i zevendesojme me perpjekje te sinqerta, kembengulese, te vazhdueshme qe te sjellim Evropen ne jeten tone: shtetin e se drejtes, demokracine e vertete, kulturen politike, gjedhen kulturore kritike, standardet dhe vlerat evropiane. Vetem keshtu do ta shpejtojme integrimin ne Evrope.


Nje nga personazhet ne romanin Mbreti i xhindeve te shkrimtarit bashkekohor francez, Mishel Turnie, thote se çdo popull i shquan si virtyte te vetat pikerisht ato qe me se shumti i mungojne. Ismail Kadare ne sproven e tij Identiteti evropian i shqiptareve eshte perpjekur qe t’i jape sa me shume te drejte ketij personazhi dhe ta beje perberes te identitetit tone pikerisht ate qe me se shumti na mungon: identitetin evropian! Jo rastesisht kete identitet edhe e ka rregjuar ne gjeografine.


E kuptueshme!


Populloresia e Ismail Kadarese, perpos ne ate pjese te çmuar te krijimtarise se tij, qe i ka shpetuar realizmit socialist, ne mase te madhe u detyrohet edhe iluzioneve, gjysme te vertetave dhe te pavertetave historike dhe bashkekohore me te cilat i ka ushqyer ai gjate shume viteve perkushtimet politike, ideologjike, kurse tani edhe anshem fetare te lexuesve e me te cilat eshte bere edhe frymezuesi me pershtypjelenes i atdhetarizmit te rendit te trete ne jeten tone kombetare. Per kete arsye, eshte shume e nevojshme, eshte ne interesin e shkences letrare shqipe dhe te kultures shqiptare ne pergjithesi, qe krijimtaria e tij, aq shume politike dhe e politizuar, te shpjegohet dhe te paraqitet kritikisht, objektivisht, ndershem. Kjo do te jete e dobishme edhe per vete Ismail Kadarene sepse leximi, shpjegimi, vleresimi glorifikues i krijimtarise se tij e ka bere te vetekenaqshem: i ka krijuar iluzionin se te gjithe lexuesit, paraqitesit dhe kritiket pajtohen edhe me koniunkturizmin e tij politik. Ky koniunkturizem eshte edhe arsyeja kryesore pse Ismail Kadare, sado krijues me veper letrare te rendesishme, nuk eshte bere pike referimi ne kulturen shqiptare. Dhe s’mund te behet. Mjerisht.


Prirja e Ismail Kadarese per te qene me çdo kusht i koniunkturshem politikisht, nuk eshte me vetem çeshtje e tij: kjo eshte, tani, mezire e letersise dhe e kultures sone, sepse letersia dhe kultura jone prirjen e tille po e shperblejne! Dhe, kjo ka nje çmim moral qe letersia dhe kultura jone e paguajne ne demin e vet!


E, letersise dhe kultures sone, per shkak te shtrirjes se jashtezakonshme te korrupsionit material, mendor dhe moral ne jeten tone, sot me teper se kurre i nevojitet ajo qe gjithmone eshte kerkuar dhe eshte pritur prej shkrimtareve: ndershmeria intelektuale.

Prishtine
19.4.2006

 
 
 
Njoftim per vizitoret shqiptare te AlbaNur

Ne i lusim vizitoret e AlbaNur, qe kane ruajtur ne word reagimet tjera te intelektueleve shqiptare ne lidhje me kete polemike, mundesisht te na i dergojne via email timshkupi@hotmail.com

Ne kemi vendosur t'i permbledhim te gjitha, qe lexuesi shqiptar t'i gjej me lehte ne internet, pasi interesimi eshte i madh. Kurse tani ne kete faqe ju mund te inkuadroheni edhe permes domain;

www.rexhepqosja.com

Ne do i botojme vetem reagimet e intelektualeve te cilat kane te bejne me kete polemike. Kurse lexuesit shqiptare mund te marrin pjese me debate ne AlbaNur Forumin

 

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2006

eXTReMe Tracker