DR. JUSUF OSMANI

Dr. Jusuf Osmani, Biografi

Kolonizimi Serb i Kosoves

 

 

  

 

Shenime per Autorin

Jusuf Osmani u lind ne Albane te Madhe (Sllatine te Madhe) te Fushe Kosoves me 1948. Pasi kreu shkollen fillore, te mesmen, fakultetin dhe studimet pasuniversitare ne Zagreb (1878), ne vitin 1986 doktoroi ne fushen e arkivistikes prane Fakultetit Filozofik (Dega e Arkivitikes). eshte doktori i pare i arkivistikes ne Kosove si dhe eshte kandidati i pare ne Universitetin e Lubjanes qe e mbrojti temen nga kjo lemi.


Ka punuar si arsimtar, profesor, kurse prej vitit 1973 ne Arkivin e Kosoves ne Prishti-ne, prej vitit 1987 - 2001 ne Arkivin e Qytetit te Prishtines, ndersa prej marsit te vitit 2001 prape kthehet ne Arkivin e Kosoves ne vendin e punes drejtor, ku edhe tani e kryen kete funksion.


Deri me tani ka botuar vepra, punime e artikuj te shumte nga lemia e arkivistikes dhe historise, nga te cilat po i veçojme disa prej tyre: Lenda arkivore per kolonizimin dhe reformen agrare ne Kosove 1918-1941, Prish-tine, 1996; Leksikon i termave dhe i shprehjeve te arkivistikes, Prishtine, 1996; Vrasjet ne Prage: e Cena Beut - 1927 dhe e Alqiviadh Bebit - 1928 (sipas burimeve arkivore), Prishtine, 1997; Kolonizimi serb i Kosoves (recenzent prof. dr. Noel Malcolm nga Londra), Prishtine, 2000; Vendbanimet e Kosoves, nr 1 - 18, per komunat: Prishtina, Kastrioti dhe Fushe-Kosova 1, (2003); Rahoveci 2, (2003); Klina 3, (2003); Theranda 4, (2003); Lypjani 5, (2003); Gjilani 6, (2004); Vitia 7, (2004); Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku 8, (2004); Ferizaj, Shtimja dhe Shterrpca 9, (2004); Kaçaniku 10, (2004); Peja dhe Deçani 11, (2004); Burimi (Istogu), 12, (2004); Dardana (Kamenica) 13, 2005, Gjakova 14, (2005); Drenica 15, (2005), Vushtrria 16, (2005), Besiana (Podujeva) 17, 2005, Prizreni 18, 2005 dhe Arkivistika – teoria dhe praktika, Prishtine, 2005.


Shkroi edhe shume punime e artikuj shkencor e profesional, te botuar ne gazeta e revista si dhe mori pjese me kumtesa ne shume tubime shkencore e profesionale kombetare e nderkombetare.

 

Home      Albania       Kosovo      Macedonia      Montenegro     LifeStyle      Religion         Contact

 

 

WWW.ALBANUR.NET

eXTReMe Tracker

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2006