|
Ne historine e popujve
te Evropes, veshtire se mund te gjendet ndonje popull
qe te kete qene objekt i shtypjes nacionale siç ishte
populli shqiptar, i cili jeton ne trojet e veta
autoktone ne Kosove e gjetiu. Mjeti me drastik, perveç
shtypjes, terrorit, dhunes, likuidimit fizik etj.
ishte edhe spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe
kolonizimi me elementin serb. Keshtu, Kosova, edhe pse
truall etnik i shqiptareve, vazhdimisht u ballafaqua
me pretendimet e pushtetit serb per kolonizim dhe
keshtu me dhune te ndryshohet struktura e popullsise
qe pastaj do te bente sllavizimin dhe shkrirjen
graduale te popullit autokton shqiptar. Serbia gjate
historise shfrytezoi te gjitha modelet e kolonizimit
te trojeve shqiptare, e ne veçanti te Kosoves, e cila
eshte edhe objekt trajtimi ne kete punim.
Kolonizimi i
trojeve ne Kosove eshte nje proces, qe pikesynim
kryesor i gjithe politikes dhe i makinerise ushtarake
serbe e pastaj edhe jugosllave, ne te gjitha periudhat
kohore, ka qene sllavizimi i Kosoves. Nderkaq, gjate
historise jane verejtur edhe oshilime, here ngadalesim
e here shpejtesim i hovshem te procesit kolonizues,
gje qe varej nga rrethanat politike, ekonomike e
shoqerore qe ishin te pranishme. Mirepo, si proces, ai
nuk eshte ndalur asnjehere.
Per te
realizuar sllavizimin e territoreve shqiptare mbi
popullin tone u veprua me masa e me mjete te ndryshme
politike e ushtarako-policore, kuptohet edhe me ato
ekonomike e sociale. Masat ishin sa antinjerezore, aq
edhe fashiste e te egra. Ato shkonin nga ato te
ngacmimit e te kontrollimit te vazhdueshem policor,
deri tek rrahjet, vrasjet e zhdukjet masive te
vendesve.
Per
realizimin e qellimeve pushtuese te kolonizimit te
Kosoves me elementin sllav dhe debimin e shqiptareve
nga atdheu i tyre, ne politiken e tyre antishqiptare
ishin angazhuar akademike serbe, politikane, shkrimtare,
nobeliste, historiane, ushtarake madhor, mesues,
pedagoge, diplomate te karrieres, te cilet ne baze te
udhezimeve te kupoles se piramides shteterore serbe
hartuan projekte, platforma, memorandume, programe,
mbajten tribuna te fshehta e te hapura, u tubuan ne
konferenca e simpoziume “shkencore”, organizuan tryeza
te rrumbullakta ne emer te “Serbise se Vjeter”, çuan
mesha drejt qiellit, shenjteruan ose mallkuan
luftetaret serbe e shqiptare, shkruan libra e
monografi plot mllefe, shperndane fletushka me
subjekte te trilluara dhe me ngjarje te stisura, me
heronj te paqene, me teza demagogjike qe profanonin
popullin shqiptare dhe kulturen, moralin dhe traditat
e tij shekullore.
Perkitazi me
shkrimet dhe deklarimet e tjera antishkencore te
historigorafise serbe, nuk mjafton vetem konstatimi se
jane botime jo shkencore. Nuk mjafton te thuhet se nuk
meriton me merresh me te. Ky supozim eshte i dembshem,
eshte pacifist dhe i papranueshem per shkencen e
vertete. Mirepo, te gjitha ato shkrime e vleresime
paushale duhet te argumentohen me gjuhen e fakteve dhe
te ndriçohet e verteta per te kaluaren historike te
tevave shqiptare. Per kete ekzistojne shume fakte e
deshmi te dokumenteve arkivore qe i demantojne
plotesisht vleresimet dhe botimet e shume “studuesve”
serbe por edhe disa te tjere qe ishin nen influencen e
shkrimeve serbe.
Ne disa
shkrime, studime, por jo te mjaftueshme, studiuesit
shqiptare, historianet, analistet, shkencetaret tane,
u jane kundervene si propagandes serbe, ashtu edhe
deformimeve e shtremberimeve qe akademiket,
shkencetaret, letraret, etj. serbe u kane bere
fakteve historike. Por, botimet serbe me trillime
antishqiptare, me shpifje dhe me shtremberime te
fakteve historike jane aq te shumta dhe ne tirazhe aq
te medha, sa kete te keqe mund ta shlyeje vetem nje
pune vellimore dhe e gjate shkencore e me perkushtim
atdhetar, e historianeve, e studiuesve dhe e
analisteve te paanshem te mbeshtetur ne te vertetat
historike, perkatesisht te akademive dhe te
institucioneve tona shkencore.
TREVAT E KOSOVeS Ne
ANTIKe
Treva e Kosoves eshte e banuar prej kohesh me te
lashta. Shqiptaret jane pasardhes te fisit ilir,
dardaneve. Dardanet ishin nje nga fiset e medha ilire,
qe kane jetuar ne pjesen qendrore te Ballkanit. Zemren
e trojeve dardane e perbente Kosova e sotme.
Te dhenat
arkeologjike, historike, gjuhesore, folklorike etj.,
deshmojne qarte per autoktonine shqiptare, per
vazhdimesine iliro-shqiptare. Prania e shqiptareve ne
keto treva deshmohet dhe vertetohet me vone edhe ne
krisobulat e diplomat e sundimtareve mesjetare serbe,
ndersa ne periudhen e sundimit osman ekzistojne
dokumente te hollesishme dhe te bollshme mbi
popullsine dhe vendbanimet e Kosoves.
Populli
shqiptar nder popujt me te vjeter te Evropes, mbi te
cilin u versulen stuhi te shumta dhe rralle mund te
kete ndonje popull ne bote qe te kete pasur pushtime
dhe pushtues kaq te eger, qe kane njohur keto troje te
banuara me iliro-shqiptare. Ne tokat ilire, e me vone
te arberit te paraardhesve te shqiptareve, u versulen
nje mori pushtuesish me qellim qe te gllaberojne pjese
sa me te medha nga trungu ilir. Ata pushtues,
arsenalin e vet do ushtrojne me masakra, vrasje,
djegie, vjedhje te kultures shpirterore e materiale.
Te paret ne keto fushata qene greket dhe romaket, te
cilet jo vetem qe do te roberojne banoret vendes, duke
i helenizuar e romanizuar, por do t’u plaçkisin çdo
gje, duke zhdukur qenien ilire. Me vone gjithe kjo do
t’u mundesoje fiseve sllave qe posa kishin zbritur nga
Karpatet, me lehte t’i nenshtrojne e me lehte t’i
asimilojne.
Nga kjo mund
te konstatojme se pushtimi i tokave shqiptare dhe
kolonizimi i tyre filloi qe nga koha e Ilirise.
Pushtuesit e tjere shkuan, kurse serbet dhe malazezet
qe u vendosen ne trojet etnike shqiptare, ketu jetojne
edhe sot. Objekt i interesimeve te perhershme te
pushtuesve ne Kosove ishte pozita shume e rendesishme
gjeografike, pasuria natyrore, tokat pjellore si dhe
kushtet e favorshme klimatike te viseve shqiptare etj.
DEPeRTIMI I
SLLAVeVE Ne BALLKAN DHE VENDOSJA
E TYRE Ne TREVAT
ILIRO-ARBeRORE
Trevat iliro-arberore te Kosoves, pas sundimit romak,
perkatesisht bizantin, e pastaj nje kohe edhe bullgar,
kaluan nen sundimin e shtetit te Rashes ne krye me
Stefan Nemanjen (1165-1195), qe e pushtoi pjeserisht
edhe Kosoven. Pushtimi i plote i Kosoves u be me 1216.
Bashkangjitja e Rrafshit te Kosoves dhe te Rrafshit te
Dukagjinit, ne administraten shteterore te Rashes
shenon fillimin e ekzistimit te etnikumit serb ne keto
vise.
Duhet
theksuar se ne shekullin VI-VII, kur sllavet shkelen
Ballkanin, shume sllave u dynden ne Ilirik dhe
shkaktuan fatkeqesi te papershkrueshme. Pasi kaluan
nje kohe te gjate me grabitje, ata mbushen rruget me
trupa, roberuan shume njerez, plaçkiten gjithçka. Ne
tokat ilire ata rrembyen e vrane me mijera njerez,
duke depertuar edhe ne vendet me te fshehura te atyre
aneve, prandaj banoret e ketyre vendeve u detyruan te
marrin malet dhe te fshehen neper pyje. Keshtu, duke u
lene lirisht te trashegojne te gjitha te arriturat
kulturore e shpirterore qe neper shekuj i arriten vete.
Kudo qe kalonin sllavet, plaçkitnin, masakronin,
varnin, digjnin vendbanime etj. Keshtu ata, me zjarr e
me hekur, arriten te tkurrin ndjeshem hapesiren e
banuar nga banoret autoktone te Gadishullit Ballkanik.
Popullata
serbe erdhi ne trevat shqiptare, perkatesisht ne
Kosove si pushtues. Ketu gjeten popullaten
iliro-shqiptare autoktone, e cila jetoi shume shekuj
me pare panderprere ne keto troje.
Nga
Rashka, serbet filluan te depertonin ne shekullin
XI-XII, me pare ne Fushe-Kosoven pjellore, madje ne
viset e rrjedhes se eperme te Moraves se Jugut dhe te
Vardarit. Çetat serbe kane shkateruar çdo gje. Zhupani
i madh, Vukani ka djegur Lypianin dhe ka shkreteruar
edhe viset tjera (1091). Keshtu kane vepruar edhe
sundimtaret tjere. I biri i Stevan Nemanjes, Stevan
Pervovençani, ka shkruar me 1190: “Nemanja ka
okupuar perveç qyteteve te Lugines se Strumes ....
edhe Prizrenin, Shkupin dhe qytetin Leshtak te
Pollogut te Poshtem... Keto qytete i rrenoi dhe i
çrrenjosi me themel, sepse nuk mbeti asnje gur pa u
rrenuar....; tokat e pasurite e tyre ia bashkoi
pasurise dhe fames te sundimtareve te vet....”.
Pastaj, thuhet: “se ne Serbi eshte shfaqur herezia
e urrejtur dhe e mallkuar, Nemanja ka futur ne
kuvendin shteteror perfaqesuesit e kishes e
sundimtaret dhe ka vendosur qe “herezia” te çrrenjoset
me force. Nemanja ka derguar ushtrine dhe disa i dogji,
te tjeret i denoi me denime te ndryshme, te tretet i
deboi nga shteti i vet, e shtepite e tyre dhe tere
pasurite ua mori dhe ua dha denonciatoreve dhe
bashkepunetoreve; mesuesit dhe kryeparit te tyre ua
shkuli gjuhen ne germaz...., kurse librat e
tyre te pandershem i dogji dhe i ndoqi, duke u
kercenuar se ato rrefejne dhe permendin ne te gjitha
anet ate emer te mallkuar, dhe ne te gjitha anet
çrrenjosi ate besim te mallkuar qe te mos permendet
kurrsesi ne shtetin e tij”.
Me invadimin e sllaveve ne tokat shqiptare
synim te perhershem kishin spastrimin etnik te atyre
trojeve. Qe te sendertonin keto synime, ata
shfrytezuan menyra dhe forma te ndryshme te veprimit,
te cilat kuptohet, vareshin nga rrethanat e brendshme
dhe te jashtme, nga rrjedhat politiko-shoqerore, si
dhe nga mundesite tjera, qe mund te ndikonin ne
sendertimin e ketij synimi.
Vendosja e
sundimit rasian ne Kosove shenoi fillimin e nje prej
periudhave me te veshtira per popullsine shqiptare te
kesaj treve. Kjo e fundit jo vetem qe u privua nga
çdo e drejte politike, por iu nenshtrua edhe
shfrytezimit ekonomik te hierarkise shteterore
rasiane-serbe dhe asimilimit. Trysnia asimiluese
arriti kulmin ne kohen e sundimit te perandorit Stefan
Dushanit. Nje rol te veçante luajti kisha serbe me
seli ne qytetin e Pejes (Patrikana e Pejes), e cila
duke pasur edhe mbeshtetjen e pakursyer te shtetit,
punoi sistematikisht per largimin e popullsise
shqiptare nga riti katolik, i perhapur gjeresisht ne
radhet e kesaj popullsie me se nje mije vjet me heret
dhe orientimin e saj drejt ortodoksise sllave. Ne keto
rrethana nje pjese e mire e popullsise shqiptare te
Kosoves u shtrengua te perqafoje ritin ortodoks sllav.
Ne kohen e Perandorise se Dushanit, i cili e kishte
shpallur veten “mbret te serbeve, te grekeve dhe te
shqiptareve”, pushteti serbe, me pare edhe pushteti
bullgar ben ndryshime toponomastike, ndertuan objekte
te veta (kisha e manastire), dhe marre ne pergjithesi,
u perpoqen qe viset e pushtuara t’i veçonin me tipare
sllave. Gjithe kete veprimtari ata e shoqeruan me
perhapjen e propagandes se tyre, kinse per te drejten
e tyre historike dhe natyrore, veçanerisht ne shtetet
e krishtera. Duke vepruar keshtu me kohe dhe ne menyre
te vazhdueshme forcuan synimet e spastrimit etnik dhe
trasuan rruge te tjera te thellimit te ketij synimi.
Pushteti
mesjetar serb, ne viset e pushtuara filloi te
organizoje jeten fetare, duke marre per baze fene
ortodokse. Kisha ortodokse sllave, duke pasur aspirata
te dominimit, fillon asmimilim e popujve te tjere
josllave, e ne radhe te pare te arberve. Pushtetaret
rasiane merrnin masa drastike te persekutimeve e
ndeshkimit te atyre, qe nuk ishin te fese ortodokse.
Kishat shqiptare filluan t’i pervetesojne dhe t’i
uzurpojne si te tyre, ose bene rrenimin e tyre dhe ne
themelet e tyre ngritnin kishat serbe, si psh. te
Banjskes, Deçanit, te Graçanices
etj.
Prandaj, politika e sotme serbe nuk mund te mbeshtetet
ne te dhenat se ato kisha dhe manastire jane te tyre,
por te pervehtesuara. Kete e mbeshtet edhe fakti se
gjate tere kohes deri ne ditet e sotme vete popullata
shqiptare i kishte ruajtur ato, pasi kishin qene te
tyre.
Me ardhjen e
sllaveve ne Ballkan, harta toponomastike e tij
ndryshoi fytyre rrenjesisht. Shume emertime te vjetra
iliro-shqiptare u zevendesuan me emertime te reja
sllave. Pushtimet dhe sundimet e huaja se bashku me
rrjedhimet e tyre kane shkaktuar qe hapesira
gjeografike, qe zinin shqiptaret ne mesjete te jete
rezultat i nje ngushtimi territorial. Presioni i gjate
e i fuqishem i shteteve dhe i kishave sllave, qe
shoqerohej edhe me kolonizim te trojeve shqiptare nga
sllavet, veçanarisht te Kosoves, ka bere qe hapesira
gjuhesore shqipe te vinte vazhdimisht duke u ngushtuar.
Megjithate,
orvatjet e mbreterise mesjetare rasiane (serbe) per te
ndryshuar fizionomine etnike te treves se Kosoves nuk
dhane rezultatet e deshiruara. Popullsia shqiptare i
kunderqendroi me sukses trysnise serbizuese, duke
mbetur shumice derrmuese ne strukturen etnike te
ketyre viseve. Vete dokumentet e kancellarise serbe te
shek. XIV-XV si dhe ato raguziane vertetojne
vijimesine e panderprere te etnicitetit shqiptar te
Kosoves gjate sundimit mesjetar rasiano-serbe.
KOSOVA GJATe
SUNDIMIT OSMAN DHE PLANET SERBE
PeR SERBIZIMIN E
TROJEVE SHQIPTARE
Pushtimi
osman i trevave shqiptare, pas vitit 1389, megjithese
solli me vete ndryshime te rendesishme ne planin
politik, ekonomik, shoqeror e ideologjik, nuk e
ndryshoi ne thelb fizionomin e struktures
etno-kulturore te nacionalitetit shqiptar ne Kosove
dhe ne Rrafshin e Dukagjinit. Vendosja e sundimit
osman ne Kosove, shenoi nje ndryshim rrenjesor ne
zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqerore te kesaj
treve. U asgjesuan strukturat e pushtetit rasiane-serb
dhe bashke me to edhe pushteti ekonomik i feudaleve
serbe dhe atij kishtar. Me vendosjen e sundimit osman
ne Kosove, u shenuan ndryshime thelbesore edhe ne
jeten shoqerore. Keshtu, gradualisht nje pjese e
popullsise shqiptare braktisi fene e krishtere dhe
perqafoi fene islame. Nje nder faktoret, qe e lehtesoi
depertimin e islamit ne masen e popullsise kosovare
ishte prirja e saj per t’u larguar nga autoriteti
fetar i kishes serbe. Ashtu si e gjithe popullsia
shqiptare e islamizuar, edhe ajo e Kosoves, ndryshoi
vetem fene, pa prekur qenien e vet etnike shqiptare.
Ne gjysmen e
dyte shek. XVI nje pjese e konsideruar e popullsise
arberore-shqiptare islamizohet dhe si rrjedhim,
antroponimia e saj shnderrohet ne antroponimi te
sferes fetare islamike. Prania e popullsise shqiptare
ne kete kohe perben ne vetvete nje deshmi te
pakundershtueshme, qe provon se ajo ekzistonte aty
edhe ne periudhen e sundimit mesjetar rasian-serb, se
ishte autoktone dhe vazhduese e popullsise se
dikurshme ilire, se me sukses i kishte bere balle
procesit te sllavizimit gjate shekujve XII-XIV. Perveç
kesaj, per islamizimin e popullsise shqiptare vepruan
edhe faktore te tjere ekonomike e social-politike.
Dokumentacioni i periudhes pas pushtimit osman te
Kosoves hedh drite akoma me mire dhe jep te dhena me
te shumta, qe deshmojne se ato banoheshin nga
popullsia shqiptare, kurse serbet te ardhur si
koloniste dhe si shtrese sunduese gjate kohes se
pushtimit rasiano-serb ne keto troje, perbenin nje
pakice te parandesishme, por sunduese politikisht.
Gjate
sundimit te Perandorise Osmane, perkunder shpernguljes
se disa famljeve serbe nga Kosova, ne anen tjeter ne
njefare menyre kishte vazhduar edhe vendosja e disa
banoreve serbe si nga vete Serbia, apo viset malore te
Malit te Zi, kryesisht si çifçinj ne trevat shqiptare.
Keshtu pushteti osman, perkatesisht çifligaret,
begleret i sillnin dhe i vendosnin duke u dhene toke
popullates sllave ne pjeset me pjellore te Kosoves, si
p.sh. rreth lumit Sitnica, ku edhe sot ata jane te
vendosur ne disa vendbanime serbe. Ata kete e benin,
sepse ajo popullate ishte shume e degjueshme dhe i
shkonte pershtati beglereve ne çdo aspekt. Ndersa, te
popullata shqiptare kete nuk ka mundur ta arrinte. Ata
ne forma dhe menyra te ndryshme pervetesuan
pushtetaret osmane dhe u bene zoterues te terthorte
apo te drejtperdrejte te vendeve dhe te aneve te
ndryshme me shumice absolute shqiptare, por edhe te
territoreve, te cilat deri ne ate kohe nuk ishin te
banuara.
Ne baze te
burimeve arkivore historike e te tjera, te cilat
fatkeqesisht jane te pakta, por megjithate deshmojne
se ne trevat e Sanxhakut te Nishit dhe me gjere qe nga
antika e deri ne shekullin XIX ekzistonte nje
kontinuitet i popullsise shqiptare.
Kete e deshmojne edhe me faktin, se ne nje
dokument arkivor te dates 30 nentor 1584, ne mes
tjerash thuhet: “Krysheci me pese fshatra dhe me
1500 fryme shqiptaresh...”
Mirepo, sikurse edhe ne trevat te tjera, edhe ketu
kishte levizje te medha te popullsise, e sidomos
te asaj shqiptare. Kjo levizje ishte pasoje e
imigrimit dhe emigrimit te popullsise, qe ka qene
gjithnje dukuri historike e kushtezuar prej lloj-lloj
shkaqeve, por qe ka mbizoteruar shkaku ekonomiko-social
dhe shoqeror, por shpeshhere edhe ai politik.
Siç dihet, ne vitin 1689, me nxitjen e perandorise
austriake, ne Ballan shpertheu nje kryengritje
antiosmane e fuqishme. Nje nder kreret e saj ishte
arkipeshkopi Pjeter Bogdani, i cili kishte lidhje te
drejtperdrejte me gjeneral Pikolominin, perçuesin e
ndikimit austriak per kryengritje ne Ballkan. Pas nje
rezistence jo aq te gjate, disa mujore, Austria u
terhoq dhe kryegritja deshtoi. Porta e Larte, si
ndeshkim, e shpalli “zone nen ferman” nje pjese te
mire te Kosoves. Pikerisht per kete shkak, popullata e
shpallur fermanlie, me sakte pjesa kryengritese e saj,
e cila ne mase perbehej prej shqiptaresh, u detyrua te
largohej nga trualli i vet per t’iu shmangur
diskriminimit. Burimet historike tregojne se gjate
kesaj terheqjeje popullsie, qe ra ne sy te historise,
serbet nuk perbenin shumice. Edhe serbet u bashkuan me
austro-hungarezet per te luftuar kunder Perandorise
Osmane, por, mbasi kryengritja u shtyp, nuk pati
shperngulje masive te tyre. Ajo pjese kryengritesish
serbe qe u detyrua te largohej, ndoqi drejtimin e
veriut dhe u vendos ne Vojvodine. Shperngulje per
shkak te pjesemarrjes ne kryengritje pati kryesisht
nga luftetaret shqiptare.
Pikerisht ketij momenti “boshlleku” fiktiv, kur prania
shqiptare ne strukturen demoetnike te Kosoves pati
renie relative, i referohet me se shumti dija serbe
per te provuar se shqiptaret “u dynden” drejt veriut
per te zene troje te te tjereve, ne fillim te
shekullit te 18-te. Ndersa e verteta eshte e thjeshte:
Kur, me 1710, Porta e Larte e hoqi regjimin “nen
ferman”, shqiptaret kryengrites u rikthyen ne trojet e
mehershme. Shkenca serbe pikerisht ne kete moment e
fillon historine: shqiptaret e ripopulluan Kosoven ne
shekujt 17-te dhe te 18-te, sepse Perandoria Osmane e
favorizoi dyndjen e tyre si shperblim per nderrimin e
fese dhe si ndeshkim per serbet fanatike. Asaj nuk i
intereson kronologjia absolute, mjafton nje kronologji
relative, qe shqiptaret t’i gjeje ne mungese.
Nje pjese e popullsise shqiptare qe ishte vendosur
perkohesisht ne viset malore te Shqiperise Qendrore,
pas perfundimit te luftes austro-osmane qe zgjati gati
20 vite, filloi gradualisht perseri te kthehet ne
vendbanimet e tyre te meparshm ne territoret e sotme
te Kosoves dhe me gjere, qe atehere administrativisht
kryesisht jetonin ne Sanxhakun e Vushtrrise, Prizrenit
etj. Por nje pjese e popullsise shqiptare e besimit
orthodoks si edhe te asaj katolike qe kishte qene e
inkuadruar ne radhet e ushtrise austriake, nga frika e
ushtrise osmane u shternguan te dynden ne Vojvodine e
vende te tjera te asaj ane, e jo popullsia serbe qe
numerohej ne gjishtrinje e nje fakt ajo ishte me
prejardhje vllehe e serbizuar ne mesjete, siç ishte
serbizuar edhe nje pjese e popullsise shqiptare te
besimit te krishtere.
Perpjekjet e shqiptareve per çlirim kombetar nuk
pushuan asnjehere, por perkundrazi ato vazhduan duke
gjetur forma te reja te rezistences, me qellim qe te
çlirohen nga sundimi i Perandorise osmane.
Çlirimi
i viseve te Pashallekut te Beogradit
dhe 6 nahijet
gjate viteve 1800 e deri ne vitet 1875 ishte e
drejte legjitime serbe. Mirepo, ne anen tjeter,
ajo largoi popullaten joserbe nga ato treva. Keshtu
sipas nje shenimi historiografik nga periudha 1800 e
deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe
qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura
dhe nga Lugina e Moraves, siç thuhet aty, rreth
150.000 banore shqiptare.
Regjimet e dinastise se Obrenoviqeve (1817-1903)
vazhduan politiken terroriste shteterore ndaj
shqiptareve e boshnjakeve e gjate viteve ‘30 te
shekullit XIX, me qellim te spastrimit etnik. Ne
frymen e kesaj politike, qeveria e Principates se
Serbise urdheroi me 1832 qe çdo shqiptari dhe
boshnjaku, qe kapet ne territorin e Serbise, t’i
meshohen nga 25 te rena me shkop, ndersa me 1834
urdheroi qe te perdoret ushtria per t’iu djegur
fshatrat.
Politika e Mbreterise serbe perhere kishte per qellim
dhe synim te perhershem grabitjen e tokave shqiptare
dhe zgjerimin e tyre. Serbia shpresonte qe te
shfrytezoje rastin ne rrethanat e krijuara, per te
gllaberuar ne teresi jo vetem Kosoven, por edhe tere
Shqiperine bregdetare, per te dale ne detin e hapur.
Qe nga viti 1844 ajo kishte perpiluar shume programe,
me te vetmin qellim per t’i shfarose shqiptaret si
popull - per nje moment ose ne etapa. Ndersa, ato vise
te vendosen te kolonizohen me elementin sllav. Ata per
te shkeputur pjese nga trojet shqiptare intensifikuan
veprimtarine e tyre diplomatike. Per kete qellim
monarkia serbe, infensifikoi edhe shtypin, publikimet
dhe aktivitetin shkencor, ku synonte t’i vinte nje
mbeshtetje gjoja historike shkencore politikes
grabitqare pushtuese te borgjezise serbomadhe ndaj
tokave shqiptare ne Kosove e gjetiu. Ne kete politike
ishte dhe eshte angazhuar edhe shkenca serbe, sidomos
per sa i perket trajtimit te se kaluares historike dhe
autoktonise se popullit shqiptar ne viset e Ballkanit,
ku jeton sot, para se gjithash ne Kosove dhe ne
Maqedoni. Kjo “shkence” nuk ka pasur per baze normat
dhe moralin shkencor, te verteten shkencore, por vetem
interesat e politikes se dites, politikes
antishqiptare. Shkencetaret e tille perpiqen qe me çdo
kusht ta mohojne prejardhjen ilire te shqiptareve. Ata
kishin vetem nje qellim te caktuar - mohimin e se
kaluares historike etnike te shqiptareve, falsifikimin
e historise dhe te autoktonise se tyre.
Per realizimin e kesaj, ata perdoren te gjitha
format dhe metodat diplomatike e “shkencore”, duke mos
kursyer me vone edhe metoden e dhunes e te terrorit
per spastrimin etnik te Kosoves, shkombetarizimin e
saj dhe kolonizimin me elementin sllav.
Gadi kater dekada me pare, ne Vilajetin e Kosoves
bente pjese edhe Sanxhaku i Nishit me kazate e saj te
Vranjes, te Pirotit, te Leskocit ku prania e
shqiptareve ishte e konsiderueshme. Por Kongresi i
Berlinit, Sanxhakun e Nishit ia dha Serbise, per te
kenaqur Rusine, e cila e kishte fituar luften kunder
Perandorise Osmane. Se bashku me Sanxhakun e Nishit,
Vilajeti i Kosoves perfshinte ne gjirin e vet troje
etnike shqiptare. Kete e pohojne, midis te tjereve,
tre vezhgues te huaj objektive, te cilet disa dekada
perpara Kongresit te Berlinit, i vizituan keto troje.
Qe te tre keta vezhgues, njohes te mire te Gadishullit
Ballkanik, studimtari erodit freng Ami Boue me 1810,
analisti i mprehte britanik E. Spenser me 1847 dhe
shkencetari i njohur austriak J. Hahn me 1853, kishin
dhene ne menyre te perafert edhe konturet e trojeve ku
shqiptaret ishin te pranishem ne kohen e tyre. Sipas
tyre, shqiptaret ishin te pranishem ne Veri deri ne
Nish, Leskofc dhe Vranje, ne Lindje deri ne Kumanove,
Perlep dhe Manastir, ne Jug deri ne Konice, Janine dhe
Preveze, pa qene nevoja te perseritet se ne periferi
te kesaj treve kishte perzirje etnish, ku shqiptaret
formonin diku pakicen perball etnive tjera.
Sa i perket pronave te patundeshme, ato ishin
kryesisht ne pronesi te begelerve dhe agallareve
shqiptare dhe ndonje turq, e rralle te ndonje
nacionaliteti tjeter. Shumica e banoreve punonin te ta
si çipçinje. Perandoria osmane pronareve u leshonte
deshmite per pronat ne forme te tapive te regjistruara
ne kadaster e cila mbatej me njesine matese dulum etj.
Nuk kishte ndonje matje kadastrale nga pushteti i
atehershem osman. Sipas nje dokumenti arkivor i vitit
1874 (1290 H) te proviniences osmane qe ruhet ne
origjinal ne Arkivin e Kosoves, deshmohet se valiu i
Selanikut, Ymer Fejziu ne te shkruan: “Nga
pushtetaret ushtarake austriako-hungareze jane caktuar
per fotografimin e disa terreneve te Rumelise, Kembrug
Hambukovic dhe baroni Magdeburg. Keta dy duhet te
fillojne fotografimin topografike, andaj meritojne te
jene te respektuar qe t’i kryejne punet e besuara dhe
duhet t’iu ndihmohet per banim, t’i sigurohen kuaj per
udhetim dhe per bartjen e mjeteve”.
Shekulli i XIX shenon per shqiptaret e te gjitha
trevave nje epoke te re, ate te Rilindjes Kombetare,
te levizjes per emancipimin e tyre te gjithanshem
ekonomik, politik dhe kulturor, per çlirimin nga
sundimi osman dhe per bashkimin ne nje shtet te vetem
kombetar. Ne kete periudhe shperthyen shume
kryengritje te fuqishme ne te gjitha viset shqiptare.
Ndersa, ne anen tjeter politika hegjemoniste dhe
nacional-shoveniste e pushtetit serb, nder qellimet
kryesore ka pasur shkombetarizimin dhe sllavizimin e
tokave shqiptare qe kur jane dyndur ne Gadishullin
Ballkanik e deri ne ditet e sotme. Ajo ka ndjekur
gjithmone nje linje te pandryshueshme, ate te
spastrimit etnik te tokave shqiptare nga banoret e saj
te lashte iliro-shqiptare, duke perdorur te gjitha
mjetet mizore si vrasjet, terrorin, shpernguljen e nje
numri sa me te madh shqiptaresh nga atdheu i vet dhe
shkombetarizimin e atyre qe mbeteshin deri ne
asimilimin e plote, si dhe ne anen tjeter kolonizimin
e atyre trojeve me elementin serb. Gjate gjithe
historise, pushteti serb beri çmos per t’i serbizuar
viset etnike shqiptare.
Programi i
politikes se jashtme te Serbise per pushtimin dhe
kolonizimin e viseve shqiptare u perpunua ne
“Naçertanie” (1844) te Ilia Garashaninit - politikan
dhe me vone kryeminister i Qeverise se Mbreterise se
Serbise. Permbajtja e “Naçertanies” mbeshtetet ne
krijimin e te ashtuquajtures Serbi Jugore me te cilen
nenkuptohej Kosova e Maqedonia me tokat shqiptare te
saj, por edhe Shqiperia Veriore, per te krijuar keshtu
te ashtuqujturen “Perandori te car Dushanit”.
“Naçertania” rrezatoi ne shtetin serb, ne organet dhe
ne institucionet e tij, sikurse edhe ne aktivitetet e
pushtetareve te tij prej vitit te perpilimit te saj e
deri ne ditet tona. Ne objektivat e “Naçertanies” kane
gjetur mbeshtetje sidomos politika e gjenocidit te
pushtetit serb ndaj shqiptareve. Format kryesore te
politikes gjenocidale te pushtetit serb ishin dhe
ngelen debimi dhe deportimi i shqiptareve nga trojet e
veta dhe kolonizimi i ketyre trojeve me popullsi
sllave.
Pushteti
serb me 1856, me Marreveshjen e Paqes se Parisit
kishte fituar njefare te drejte qe t’i largoje te
gjithe shqiptaret nga qytetet e Shumadise, si dhe nga
Hercegovina. Duhet theksuar se shqiptaret deri
kah fundi i shekullit XIX qene te vendosur ne shumicen
e qyteteve dhe qytezave, fshatrave te Sanxhakut te
Nishit e me gjere. Pjesa derrmuese e familjeve
shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices (Rrethi
i Prokuples, Dobriqit, Kosanices dhe pjese te
Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli), Qarkun e
Vranjes (pjese te Rrethit te Pustarekes dhe
Jabllanices, rrethi i Leskocit, Polanica, Gerdelica,
Masurica, Pqinja, Inogoshte etj.), si edhe ne Qarkun e
Nishit, e ndoshta disa edhe ne ate te Pirotit.
Banore shqiptare kishte edhe ne vende tjera, e sidomos
ne qytete, si psh. ne Qupri, Paraqin, Uzhice, Krushec,
Aleksinc, Karanovc (Kraleve) e deri te Beogradi.
Disa
vendbanime, perbeheshin vetem prej popullates
shqiptare, kurse te disa te tjera, ajo ishte e perzier
me popullaten serbe (diç pak me ate çerkeze, etj.).
Rrjedha e historise se Kosoves shqiptare, ndryshoi me
permasa te tjera, pas Kongresit te Berlinit me 1878 me
shkeputjen e Sanxhakut te Nishit nga trugu i Vilajetit
te Kosoves. Nga ai Vilajet gjate dimrit te vitit
1877/78 u be spastrimi etnik i shqiptareve me masat me
radikale gjate marshimit te ushtrive serbe ne kete
Sanxhak. U be pastrimi i me se 700 vendbanimeve
shqiptare dhe te perzira me popullate tjera serbe,
çerkeze etj. me me se 200.000 te debuar dhe vendosja e
tyre kryesisht ne trevat e sotme te Kosoves por edhe
shperngulja e tyre ne mase te madhe ne trevat e sotme
te Turqise.
Po ashtu gjate viteve 1877/78 ushtria serbe
kishte debuar nga shtepite e veta stergjyshore 350.000
shqiptare te Saxhakut te Nishit, Pirotit, Jeni Pazarit,
Plaves, Gucise, Hotit e Grudes si dhe nga nje pjese e
Kosoves Veriore deri te periferia e Prishtines.
Ushtaraket serbe per te realizuar qellimin
e debimit dhe te kolonizimit kishin perdorur mjetet me
brutale te likuidimit fizik te shqiptareve, duke mos i
kursyer as femijet, grate e pleqte. Mbi 35.000
shqiptare te moshave te ndryshme gjeten vdekjen nga
zjarri i armeve, i bajonetave, nga djegiet per se
gjalli, nga ngrirjet ne debore e akulli. Pati edhe
shume nena te ngrira me foshnje ne gji. Pastaj ata
plaçkiten, dogjen e shkaterruan shume fshatra
shqiptare. Djegiet e shkaterrimet e shtepive te
shqiptareve qene te pallogaritshme, gati te gjitha
fshatrat shqiptare u bene shkrum e hi ne kulm te
dimrit te ashper. Vetem ne njeren nga lagjet e
qytetit te Nishit qene bere shkrum e hi 300 shtepi
shqiptare. Grabitjet e pasurive ishin masive, duke
nisur qe nga stolite dhe deri te mobiljet,
shtroje-mbuloje, veshjet, parate, dritherat, bulmetrat,
bagetite etj.
Debimi i shqiptareve me dhune nga
Sanxhaku i Nishit u be gjate dimrit te vitit 1878/78,
ne kushte shume te veshtira. Popullata e debuar gjate
rruges kishte pesuar mjaft. Shume femije, pleq e te
tjere kishin vdekur neper deboren e madhe, ndersa
bagetia kishte ngordhur. Kete e deshmojne shume
dokumente te kohes. Shfarosja e shqiptareve
behej ne menyrat dhe me metodat me mizore dhe me
barbare, per çka deshmojne edhe vete serbet. “Disa
familje shqiptare iknin dhe terhiqeshin ne luginen e
lumit te Moraves Jugore, neper te ftohtit e madh,
prane rruges, neper gryken e Gerdelices deri te Vranja
dhe Kumanova, shiheshin femijet te hedhur dhe te
vdekur dhe pleq te ngrire. Terheqja ka qene tragjike,
kuajt dhe qete terhiqnin ngadale qerret neper bore,
sepse qerre kishte pak. Disa femije te hedhur, te
humbur apo gjysme te vdekur nga lodhja dhe uria kane
qene te enjtur dhe te fryre si daullja, disa i linte
shpirti atehere kur tanet i ushqenin, ose pas ngrenies”.
Mbreti serb Millan Obrenoviq, per te arritur
kete qellim, ushtareve te vet serbe u kishte
shperndare proklamata, ne te cilen thuhej: “... sa
me pak shqiptare qe te mbeten ne territoret e çliruara
nga Turqia, aq me shume do te kontriboni per shtetin.
Sa me shume shqiptare te shperngulur, aq me te medha
meritat per atdhe.”
Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon
qellimet e qeverise serbe per pushtimin e territoreve
ne jug. Ai shkruan se debimi i shqiptareve u be me
qellim “qe
Serbia te behej shtet i paster nacional”
dhe te krijohet mundesia “qe aksioni serb ne te
ardhmen te drejtohej kah pjeset e Kosoves”...
“Me ndjekjen e arnauteve, disa fshatra ne ato ane
mbeten plotesisht te shkreta. Disa fshatrave nuk u
diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t’i tregonte,
prandaj ato fshatra te shkreta te Sanxhakut te Nishit
- Prokuple, Leskofc, Vranje duhet te popullezoheshin”.
Popullata e debuar shqiptare nga Sanxhaku i
Nishit, kryesisht u vendos ne territorin e Kosoves se
sotme, disa u vendosen ne territorin e Maqedonise, e
shume prej tyre te mjere perfunduan jashte Kosoves,
tej Bosforit, ne shkretirat e Anadollit e me gjere.
Sipas
statistikave turke okupatori serb ne sanxhaqet e
Nishit dhe te Pirotit do t’i pervetesoj per koloet
sllave 48.000 shtepi te shqiptareve, 42.000 shtalla
bagetish, 18.000 hambare dritherash, 48.000 maxhe buke.
Nga çdo shtepi serbet kishn rrembyer nga Nishi deri
te Prishtina prej 20 e deri ne 4000 dele, 3 deri 50
lope, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete te tjera
shtepiake te shqiptareve.
Duke u
mbeshtetur ne Ligjin mbi kolonizimin e te huajve, nga
2 marsi 1865, pushteti serb te gjitha pronat e
shqiptareve do t’i kolonizoje me banore serbe e
malazeze, keryesisht nga viset e Malit te Zi dhe nga
pjese e paokupuar e Kosoves. Pushteti serb me 3 janar
1880 nxjerr Ligjin per viset e reja te kolonizuara. Me
kete ligj regjimi serb e perligji plaçkitjen e cila
eshte bere ne popullaten shqiptare te Sanxhakut te
Nishit. Pronat shqiptare pa kurrfare kompenzimi u
morren nga pushteti serb. Ne to u vendosen shume
familje nga viset e ndryshme te Serbise dhe nje numer
vogel edhe nga treva e sotme e Kosoves.
Me 1879 ishte themeluar komisioni
per kolonizim. Secili sllav kishte te drejte te
shkruaj lutje per te marre toke te braktisur ne te
ashtuquajturin “Arnautllek”. Lidhur me kete Franc
Kanic, thekson se 7500 persona ne valen e pare jane
lajmeruar per kolonizim ne Toplice deri te Molla e
Kuqe afer Nishit.
Kolonizimi i ketyre trevave shqiptare ishte bere
kryesisht nga malazezte nga Mali i Zi dhe nga disa
banore serbe te ikur ne kete kohe nga Kosova.
Sipas urdhereses se qeverise serbe nga Kosova
ne Sanxhakun e Nishit gjate vitit 1979 jane vendosur
rreth 5600 serb.
Kolonizimi vazhdoi edhe ne vitet e metutejshme.
Ne fushaten serbe per kolonizimin e Toplices
1880-1899, pronat e shqiptareve do t’i perfitojne 5600
serbe nga Kosova dhe 9200 malazeze nga Mali i Zi.
Ne
valen e kryengritjeve te pergjithshme shqiptare
(1908-1912), qeveria e Serbise e ka shpallur Programin
e ri serbomadh me titull: ”Direktiva per pune me
shqiptaret” (Direktiva za rad sa Arnautima), duke
deshiruar qe te shkaterroje tere nje popull. Ne ate
program ne mes tjerash dedikuar opinionit evropian me
titull “Arnauti i velike sile”, te autorit
Vlladan Gjorgjeviqit. Ai pamflet prej 188 faqesh,
pushteti serb qe te arrije lejen per likudimin e
shqiptareve, te publikuar ne disa gjuhe, qe me ate te
“deshmon” se “shqiptaret nuk e kane gjuhen, nuk i kane
librate veta (letersine), nuk e kane historine e vete,
me ate sipas orientimeve (programeve) serbomadhe nuk
kane te drejte ne jete, nuk kane te drejte te
ekzistojne, nuk kane te drejte te formojne kurrfare
shteti”. Jo vetem kjo, ministri i puneve te jashtme te
Mbreterise se Serbise qartatas do te kerkoje ne Vjene
qe shqiptaret “te likuidohen sikurse jane likuiduar
popujte e Afrikes Veriore”.
Sukseset e medha qe dolen nga kryengritjet shqiptare
ne fillim te shek. XX i shqetesuan pa mase shtetet
ballkanike Serbine, Malin e Zi, Greqine dhe Bullgarine.
Prandaj ata ne mars-maj 1912 lidhen Aleancen
Ballkanike me qellim te pushtimit te trojeve shqiptare
dhe qellime te tjera. Nikolla Pashiqi kishte hartuar
projektin ne vitin 1912 –Çka don Serbia?.. “Serbia
don qe te zbatohen ato urdhera nga Kongresi i Berlinit,
te cilat po presin qe te realizohen qe 34 vjet. Serbia
don te punoje ne fryme e Evropes. Ajo don qe te
realizohet deshira dhe qellimi i Fuqive evropiane. Ajo
don qe edhe gjakun ta derdhe vetem qe te realizohet
endera e vellezerve te saj. Ajo don qe ne rrezik dhe
ne harxhime e saj te realizohen vendimet e Fuqive
evropiane..”
Trupat serbe shfrytezuan dobesimin e forcave
osmane nga kryengritjet e shumta shqiptare, dhe duke
lidhur aleancen me shtetet ballkanike, ato hyne ne
Kosove.
Me
vone, perkitazi me kete pushteti serbe perhere
pergatitej per pushtim te Kosoves dhe te trevave te
tjera shqiptare. Ne vitin 1911 e kishte urdheruar
konsullaten e vet ne Prishtine dhe doganat ne Rashke
dhe ne Javor qe te benin regjistrimin e popullates
serbe, aty ketu edhe te ndonje vendbanimi shqiptar. Ne
regjistrimin e popullsise ne terren ishin angazhuar
mesuesit dhe prifterinjt. Aksioni i regjistrimit ishte
kryer ne 230 fshatra. Perveç tjerash, keto shenime per
numrin e banoreve serbe dhe te tjere, sherbente ne
shfrytezimin e tyre ne luften e ardhshme.
KOLONIZIMI I
KOSOVeS 1912-1914
Politiken e spastrimit etnik dhe te
kolonizimit te trevave shqiptare, Mbreteria Serbe dhe
ajo Malazeze e vazhduan edhe pas pushtimit te
Vilajetit te Kosoves dhe te viseve te tjera shqiptare.
Dihet se me vendimet e Konferences se Ambasadoreve te
Londres te vitit 1912/13 keto vise mbeten
padrejtesisht jashte kufijve te shtetit shqiptar. Ato
iu nenshtruan spastrimit etnik dhe kolonizimit. Per
keto qellime qarqet politike serbo-malazeze
shfrytezuan pervojen e meparshme, ushtruan terror e
dhune te pashembullt. Njesite e ushtrise, te policise
dhe “Narodna Odbrana” benin gara kush do te likuidonte
me shume shqiptare, kush do te rrenonte shtepite e
tyre, do te plaçkiste ose t’i kthente ata perdhunisht
ne fene ortodokse sllave. Dhuna e terrori u kthyen
ne metoda te preferuara per te frikesuar dhe detyruar
shqiptaret te shpernguleshin ose te zhvendoseshin ne
vende te tjera. Kjo fushate u shoqerua me shpernguljen
masive, me grabitjen e pasurive dhe me djegien e
fshatrave te tere shqiptare, si dhe me kolonizimin e
ardhacakeve serbo-malazeze.
Qarqet politiko-ushtarake shoveniste serbo-malazeze
(1912-1914) nuk u kenaqen qe shtetit shqiptar te vitit
1912-1913 ia imponuan dhe ia shkeputen pjesen me te
madhe te tokave te veta. Keshtu, nga te dhenat
kadastrale te administrates osmane shihet se trevat
shqiptare qe nga Mesjeta e hershme e deri me 1912
kishin nje siperfaqe prej 115.000 kilometra katrore.
Nga ky territor, u krijua shteti shqiptar ne
hapesire vetem ne 28.748 kilometra kateror. Madje ato
qarqe tentuan qe edhe viset e okupuara te Kosoves, te
Maqedonise Veriperendimore dhe pjese te tjera te
aneksuara nga Mali i Zi, por se bashku me shovenistet
greke tentonin qe edhe Kosoven dhe viset tjera t’i
shnderrojne ne Toplice e t’i zbraznin nga popullsia
autoktone shqiptare, popullsi kjo qe ishte me e vjeter
se keto sllave se paku dy milenium vjetesh dhe ne vend
te tyre te vendosin elementin sllav, kryesisht serb e
malazez, siç edhe u veprua.
Keto
pushtime u justifikuan ne konferencen e ambasadoreve
te mbajtur ne Londer ne vitin 1913, ku jashte shtetit
shqiptare te shpallur me 28 Nentor 1912, mbeten pjesa
derrmuese e tokave shqiptare, si Kosova, Kosova
Lindore, Maqedonia Perendimore, pjese te Malit te Zi,
Çameria etj. Shteti shqiptare u cungua. Nga 90.270 km²
(Vilajeti i Kosoves me 32.900 km², Vilajeti i Shkodres
me 10.270 km², Vilajeti i Manastirit me 28.500 km² dhe
Vilajeti i Janines me 17.900 km²) u perfshine vetem
28.500 km² apo 32,24% te teresise etnike te tokave
shqiptare, tregon qarte per padrejtesine qe i behej
kombit shqiptare qysh atehere. Njeherit, ne saje te
okupimit te tokave shqiptare, shtetet fqinje rriten
territoret e tyre ne keto permasa: Serbia zgjeroi
territorin e vet per 82% dhe popullsine per 55%, Mali
i Zi territorin per 62% dhe popullsine per 100%,
Bullgaria territorin per 29% dhe popullsine per 3%,
ndersa Greqia territorin per 68% dhe numrin e banoreve
per 67%. Prandaj, me pushtimin e 67,79% te territorit
shqiptar, u be zgjerimi i territoreve te shteteve
orthodokse te Ballkanit dhe zvoglimi katastrofal i
territorit te shtetit shqiptar.
Me
qellim te realizimit te kolonizimit te Kosoves dhe te
debimit te shqiptareve nga atdheu, menjehere pas
pushtimit te tokave shqiptare, ushtrite pushtuese
serbe, malazeze e greke, repartet e xhandermerise, si
dhe formacionet çetnike, te krijuara e te armatosura
nga shteti serb, ndermoren nje fushat te pashembullt
terrori e gjenocidi shfaroses, e cila u shoqerua me
shperngulje masive, me grabitjen e pasurise dhe me
djegien e fshatrave te tera shqiptare, si dhe me
kolonizimin me ardhacake serbo-malazez. Politika e
dhunes, qe iu imponua shqiptareve ne te ashtuqujturat
“viset e reja”, siç u quajten nga qarqet serbe ne ate
kohe Kosova dhe trevat e tjera shqiptare te aneksuara,
synonte spastrimin etnik dhe shkombetarizimin e tyre.
Terrori antishqiptar u shoqerua me nje sere masash
ekonomike-administrative, me ndryshimin e sistemit te
taksave, te cilat çuan Kosoven dhe popullin shqiptare
ne buze te gremines.
Politika antishqiptare u shoqerua edhe me perpjekjet
per ndryshimin e perkatesise fetare te popullsise. Jo
vetem mbi shqiptaret e besimit mysliman, por edhe ne
ata te besimit katolike, duke u munduar qe me dhune
t’ia imponon fene ortodokse.
Perveç vrasjeve, debimit dhe dhunes nga Kosova, ata
ndermoren aksionin e pergjakshem per t’ua nderruar
fene shqiptareve, per t’i kryquar dhe per t’i
serbizuar, si shqiptaret myslimane, ashtu edhe ata
katolike. Kete mase te konvertimin e ndermorri
pushteti malazez ne Rafshin e Dukagjinit, ne pjesen qe
e kishte aneksuar. Permes diktatures ushtarake e
policore “i tubonin shqiptaret me dhune, i venin ne
rresht me flamur perpara dhe i çonin ne kishe” U vrane
e u pushkatuan me mijera vete. Kjo kryqezate e ushqyer
me helmin e urrejtjes fetare e kombetare, shekuj me
radhe nga kisha e qeverite e tyre, korri shume viktima
te pafajshme. Fshatrat shqiptare rrethohen, plaçkiten
dhe u vihet flaka. Fshatra te panumerta u rrenuan per
toke, u shnderruan ne grumbuj germadhash. Oficeret
serbe shpallnin se “paqja efektive ne Shqiperi mund
te arrihet vetem duke i shfarosur krejtesisht
shqiptaret”. Urdheri suprem i Beogradit ishte i
prere: “Duhet mesuar ai popull i eger per te jetuar
ne nje shtet modern”. Pastaj, ne gazetat serbe
shkruante: “Duhet te vdesin disa gjenerata te
shqiptareve qe te harrohet çfare bene serbet ndaj
tyre”.
Ata kane thyer dyert e shtepive dhe kane masakruar
kedo qe gjenin brenda, pa pyetur ne ishte i ri apo
plak, burre a grua. Nje deshmi tjeter qe deshmon edhe
kete. Se ne tregun e Prishtines, me 18 tetor 1912 me
nje lire ari te Turqise mund te bliheshin 82 fesa turq.
Me 10 nentor 1912, po ne kete treg, nje fes mund te
blihej me 82 lira ari. Ngritja kaq e larte e çmimit
ishte bere per shkak se ushtria serbe likuidonte te
gjithe njerezit me plisa te bardhe, ndersa i kursente
ata qe mbanin fesin turk ne krye.
Sipas te
dhenave te Komitetit te Kosoves, neper burgjet e
Serbise, Malit te Zi e Greqise, ne kete periudhe, jane
mbytur ose kane pesuar rreth 23 mije shqiptare.
Shoqata e imameve myslimane pohon se ne territoret
etnike shqiptare, ne kete periudhe, kane qene 21 mije
varre dhe kufoma te masakruara nga ana e xhandarmerise.
(Ne keto shenime nuk jane perfshire te vdekurit gjate
luftes tetor-nentor 1912). Ne Kosove jane shenuar pese
varreza masive. Vetem ne Gazimestan ne periudhen
janar-maj 1913 jane likuiduar mbi 5000 shqiptare
etnike.
Pas okupimit
te Kosove nga Serbia dhe Mali i Zi, pas vendosjes se
pushtetit ushtarak serb e malazez, nga nentori i vitit
1912 deri ne qershor te vitit 1914, Kosova u
shkaterrua me shume se gjate gjithe pushtimit
peseshekullor osman. Serbia dhe Mali i Zi gjate vitit
1913-1914 dogjen e rrafshuan 235 fshatra shqiptare,
133 serbet e 102 malazezet”.
Leo Freundlich, shkruan: “Mijera e mijera burra,
femra, pleq e femije te vrare e te mbytur me te
therrura, fshatra te djegura dhe shtepi te plaçkitura,
grate dhe vajzat e çnjerezuara, nje vend i shkreteruar,
i plaçkitur, i lare me gjak i turperuar, deshmon se
serbet ne Shqiperi nuk hyne si çlirimtare, por si
vrases te shqiptareve... Fshatra te panumerta u
rrafshuan me toke, u masakruan njerez te panumert ne
menyren me shtazarake. Vendi, ku gjeneratat e zellshme
te shqiptareve te varfer, krijuan atdheun e tyre, u
shnderrua ne grumbuj germadhash. Nje popull i tere u
kryqezua me gjak dhe Evropa hesht....”
M. Edit Durham, shkruan me 1913: “Ne Shale,
myslimanet ose duhet te pagezoheshin ose do te
mbyteshin. Nje njeri nga Peja rrefente: “Çdo
dite telalli therret neper rruge: - Qeveria do te
pushkatoje sot nja dhjete vete! Asnjeri nuk di se
cilet jane keta njerez dhe perse vriten. I shpiejne
perpara nje grope qe do te jete varri i tyre. Pastaj
12 ushtare shtijene mbi ta derisa bien per dhe. Atyre
u hidhet dheu persiper, pa marre parasysh se jane
gjalle apo te vdekur. Njerezit hidhen ne ujin e
akullte te lumit, e pastaj detyrohen te qendrojne
prane prushti te zjarrit deri te kerkojne meshire. Dhe
çmimi per te gjithe kete ishte te kthyerit ne fene e
krishtere. Shume nga keta qe ishin pagezuar ne tmerr,
vinin tek une”.
Krahas
metodave te gjenocidit, vrasjeve, djegieve, rrenimeve
te vendbanimeve etj. shqiptare, filloi edhe procesi i
serbizimit te trevave shqiptare te pushtuara dhe te
roberuara, perkatesisht kolonizimi i trevave shqiptare
me elementin serb e malazez. Çrrenjosja e autoktoneve
shqiptare dhe rrenjosja e ardhacakeve serbe, perbente
nje proçes te gershetuar, te organizuar e te drejtuar
nga Beogradi. Proces i shpopullimit te shqiptareve dhe
popullimi me kolone serbe e malazeze dhe proces i
shpronesimit te shqiptareve dhe pronesimit te koloneve.
Me qellim qe
kolonizimi te arrinte ritme te larta e te ngutshme
ashtu si ne Jabllanice, ne Leskoc, Pusta Reke etj., ne
vitet 1877-78, Mbreteria serbe i hapi rrugen edhe
emgiracionit serb jasht vendit, deri edhe jashte
kontinentit. Lidhur me kete fletorja e Beogradit “Ballkan”,
nr. 6, e shkurtit 1914 njoftonte urdheresen per
kolonizimin e “viseve te reja”, sipas se ciles
“edhe serbet qe banojne ne Amerike, me origjne nga
Mali i Zi, Bosnja, Serbia e nga Hungaria Jugore do te
merren parasysh. Ne fakt mund te perfitojne edhe
serbet me banim ne monarki” (Austro-Hungaria, J.O.).
Ky proces
gjenocidal ndaj popullates shqiptare u shoqerua me
debimin e tyre ne Turqi e ne Shqiperi. Sipas disa
vleresimeve ne periudhen ndermjet viteve 1912-1914 ne
Turqi u shperngulen rreth 500.000 njerez. Ndersa,
vetem nga Kosova prej vitit 1913-1915 per te shpetuar
koken nga gjenocidi shteteror serbomalazez u detyruan
te shperngulen me se 120.000 shqiptare.
Ne anen tjeter nje numer prej mijera koloneve u vendos
ne trevat e Kosoves, posaçerisht ne tokat e
shqiptareve te ikur nga atdheu per shkak te dhunes e
terrorit. Sipas disa shenimeve, organet serbe sollen
ne Kosove rreth 20 mije serbe, shumica e tyre
kriminele. Ata u vune ne funksion te grindjeve dhe te
konflikteve ndernacionale, duke u rekrutuar ne
xhandarmeri dhe ne provokatore ndaj shqiptareve.
Ndersa, ne ate pjese te Kosoves, ku okupator ishte
Mali i Zi, nepermjet “Ligjit special per kolonizim”,
ne pronat shqiptare ne Peje e ne Gjakove u
vendosen rreth 6000 kolone malazeze.
Keto toka pushteti menjehere ose gjate kohes se
Mbreterise jugosllave ato i pronesoi ne duar te
ardhacakeve, keshtu duke ndryshuar ne mase te madhe
gjendje kadastrale te pronareve faktik te tokave.
Kolonizimi i
trevave shqiptare te pushtuara me elementin sllave,
siç u tha kishte filluar menjehere pas okupimit ne
vitin 1912, ajo u sanksionua me dekretligje te veçanta,
qe dolen ne te dy mbreterite ne fillim te vitit 1914.
Me keto perligjeshin te gjitha padrejtesite qe u ishin
bere deri atehere shqiptareve. Keto ligje u hartuan ne
nje menyre te tille qe te arrihej efikasiteti sa me i
madh ne shpronesimin e fshatrave shqiptareve dhe qe te
favorizoheshin e te stimuloheshin kolonet sllave per
te jetuar ne viset shqiptare.
Mbreteria
serbe, me 17 shkurt 1914, ua ndaloi gjyqeve ta
regjistronin token perderisa te shqyrtohej çeshtja e
patundshmerise si dhe derisa te studiohet çeshtja e
tapive. Me kete, qeveria deshironte te injoroje
realitetin e dikurshem osman lidhur me perkatesine e
prones ne rrethanat e reja shoqerore dhe politike.
Pronat ne Kosove para okupimit te vitit 1912 ishin me
se 90% ne duar te popullates vendase shqiptare,
kryesishte ne duar te belgereve dhe agallareve.
Menjehere, Serbia qe me 20 shkurt 1914, nxori
“Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve te posaçliruara
dhe te bashkuara ne Mbreterine e Serbise”, i cili
me vone u plotesua. Po ashtu veproi edhe Mali i Zi, i
cili kishte nxjerre “Ligjin mbi kolonizimin e
viseve te posaçliruara” prej 27 shkurt 1914. Keto
dispozita ligjore, dhe shume te tjera, qe merren me
vone, sherbejne si mbeshtetje per nxjerrjen e ligjeve
te mevonshme ne Mbreterine SKS, perkatesisht
jugosllave, si p.sh. Dekretligji mbi kolonizimin e
viseve te reja jugore i vitit 1920, i cili ne vitin
1922 aprovohet si Ligj mbi kolonizimin e viseve te
reja, Ligji mbi kolonizimin i vitit 1931 dhe shume te
tjere. Me ato ligje tere toka shpallet prone
shteterore, sidomos per ata qe nuk kane pasur
dokumente te shkruara, edhe pse e punonin ate me vite
sepse ato ishin shkaterruar gjate lufterave ose marre
ne forma tjera nga pushteti. Pra, me keto akte
juridike legalizohet dhuna ndaj shqiptareve, te cileve
me ane te venies ne loje te atyre tapive te pakta qe i
dispononin iu mohohet e drejta e tyre e pronesise
shumeshekullore mbi token.
Me gjithe
shpronesimin e popullsise agrare shqiptare dhe
sjelljen e qindra familjeve te koloneve, qarqet
politike serbo-malazeze nuk arriten objektivat e
caktuara: nderrimin e dukshem te perberjes etnike te
popullsise ne dem te shumices derrmuese shqiptare. Ky
qellim nuk u arrite per shkak te rezistences se
armatosur te popullit shqiptar, ashtu edhe per shkak
te kohes se shkurter te sundimit te ketyre regjimeve,
e veçanerisht te shperthimit te Luftes se Pare
Boterore, kur nje numer i koloneve u kthyen ne vatrat
e tyre.
KOLONIZIMI I
KOSOVeS ME ELEMENTIN SLLAV 1918-1941
Me
ripushtimin e Kosoves, ne vjeshte te vitit 1918 dhe
vendosjen e pushtetit serbo-malazez e venien ne
funksion te aparatit te veçante administrativo-politik,
administrata shteterore e ushtarake, krahas
organizimit te operacioneve ndeshkimore, te dhunes,
terrorit, vrasjeve, denimeve te medha etj., ne te
njejten kohe filloi nje presion politik per
shkombetarizimin e popullates shqiptare me metoda te
ndryshme. Qarqet drejtuese te Beogradit rifilluan
politiken e vjeter shoveniste.
Pushteti
menjehere filloi organizimin administrativ ne Kosove
dhe vise te tjera per zbatimin e kolonizimit dhe
reformes agrare. Regjimi i mbretit Aleksander ne vitin
1920 e ka perpiluar programin special per pastrimin e
territoreve etnike shqiptare. Duke u bazuar ne ate
pogram, ushtria serbe dhe xhandarmeria kane bere krime
te papare, duke i djegur 182 fshatra shqiptare.
Organet per zbatimin e
kolonizimit dhe te reformes agrare
Per
realizimin e politikes kolonizuese agrare ne Kosove
dhe viset tjera, organet e pushtetit te Mbreterise SKS,
perkatesiht jugosllave, ne menyre te drejteperdrejt
ose ne ndonje forme tjeter ishin te angazhuar per
zatimin e reformes agrare. Formimi i organeve te tilla
u be ne fillim te vitit 1919. Ne fillim u nxorr
dekreti i Dispozitave papraprake per pergatitjen e
reformes agrare ne Mbreterine e re te SKS te 25.II
1919 (Sl. List Kraljevine SHS nr. 11/27.1919) dhe
Urdheresa e Keshillit Ministror te Mbreterise se SKS,
dt. 10.IX 1919, per aplikimin e pjeserishem te
Dispozitave praparke per pergatitjen e reformes agrare,
qe e domosdoshme themelimi i organeve shteterore, te
cilat do te zbatonin reformen agrare dhe kolonizimin.
Keto kompetenca dhe detyra iu caktuan ministrit per
politiken sociale. Me kete perpiqej te theksohej se
reforma agrare kishte karakter social.
Organi i
pare per zbatimin e reformes agrare dhe te kolonizimit
ishte Zyra shteterore per reformen agrare, qe iu dha
ne mbikeqyrje ministrit te politikes sociale. Ajo
duhej te merrej me reformen agrare, kolonizimin e
brendshmem dhe riatdhesimin e te shperngulureve nga
Amerika dhe vendet e tjera. Sektori per reforme agrare
menjehere filloi ndarjen e tokes te pronareve te
medhenj shqiptare e te tjere nepermjet te besuarve te
vet.
Me vone
rezultoi perfundimi se kjo detyre duhej t’i besohej
nje ministrie te veçante. Me 2 prill 1919 emerohet
ministri i reformes agrare per zbatimin e Dispozitave
paraprake. Ne disa vise filluan te formohen Keshillat
agrare per zbatimin e reformes agrare dhe te
kolonizimit. Ne Kosove dhe ne disa vise nuk u formuan
kurrfare keshillash, por te gjitha keto pune i kryente
pushteti administrativ (policor). Me Dekretligjn nr.
2119, date 12 shkurt 1920 u themelua Ministria e
Reformes agrare e Mbreterise SKS, detyra kryesore e te
ciles likudimi i marredhenieve çifligare dhe e
kolonizimit. Gjate vitit 1920 formohen drejtoratet
agrare dhe zyrtat agrare krahinore. Ne kuader te kesaj
Ministrie ishte sektori i kolonzimit dhe ai i reformes
agrare. Per territorin e Kosoves ishte themeluar
Drejtoriati suprem i reformes agrare me seli ne Shkup,
ndersa ne kuader te tij ishin drejorate agrare te
qarkut me seli ne Peje, Prishtine, Mitrovice, Vushtrri,
Gjakove dhe Prizren dhe me vone ne Ferizaj qe
perfshinin rrethet e caktuara.
Detyrat e
ketyre drejtorateve ishin te shumefishta. Ato
kryesisht ishin ne zbatimin kolonizimin e ketyre
trevave me elementin sllave, marrjen e pronave
shteterore, komunale dhe private dhe ndarjen e tyre
koloneve te ardhur dhe institucioneve te tjera sidomos
atyre shteterore, stacioneve te xhandarmerise, kishave,
manastirave, shkollave etj. Nje prej detyrave kryesore
te tyre qe e udheheqnin me perpikeri ishte udheheqja
me prona te eksprorijuara dhe barjta e tyre kadastrale
te pronaret e rinje kolone ose aty ketu pronareve
vendes serb. Perveç kesaj ato perpilonin progranin e
kolonizimit dhe oganizonin ndihmen finansiare dhe
ndihma te tjera per kolonet serbe e malazez dhe te
tjere te sjellur ne Kosove. Propozimet e tyre i
aprovonte Ministria e Reformes agrare, me vone e
Bujqesise dhe per kete aprovonte edhe planin bugjetor.
Ne punen e ketyre organeve beheshin malverzime te
shumta. Ne kuader te ketyre ministrive formoheshin
komisione dhe keshilla te shumta per perkufizimin e
kompekseve te shumta agrare pa kurrfare kriteriumi,
pronat me pjellore te pronareve shqiptare si dhe te
benin konfiskimin e pronave te pronareve te ikur neper
male per shkak te dhunese e terrorit.
Perveç
Ministrise se reformes agrare, pastaj te bujqesise
ishin te angazhuar edhe keto ministri:
- Ministria
e Puneve te Brendshme, qe nepermjet policise qe
perdorte trusnine dhe dhunen, te ndihmonte zbatimin e
kolonizimit, parcelimin dhe ndarjen e pronave, ndihmen
koloneve ne ardhjen dhe vendosjen, mbojtjen e tyre,
ndersa ne anen tjeter te bente presion ne popullaten
shqiptare per leshimin e vendit, shperngulje jashte
atedheut dhe ne vend te tyre sjelljen e koloneve serbe.
- Ministria
e Ushtrise dhe Detarise, ndihmonte dhe percillte
kolonet nga vendlindja deri ne Kosove, bente
propogande per kolonizim, ndersa tek shqiptaret
propogandonte shpernguljen ne Turqi e Shqiperi.
Lironte ushtaret e atyre familjeve qe shpernguleshin.
Kjo ministri e angazhonte Ministrine e Puneve te
Brendshme qe te shakaktonte sa me shume çrregullime,
ne menyre qe organet e saj te intervenonin.
- Ministria
e Puneve te Jashtme kishte per detyre t’i kundervehej
propagandes se shoqerive te ndryshme dhe individeve
shqiptare qe luftonin kunder shpernguljes dhe
ankoheshin ne Shoqerine e Kombeve ne Gjeneve ndaj
dhunes, marrjes se tokave dhe formave te tjera te
presionit ndaj shqiptareve. Ndersa, ne opinionin
boteror e arsyetonte reformen agrare dhe kolonizimin
si mase te nevojshme ekonomike dhe “deshire” te
popullit josllave per shperngulje.
- Ministria
e Pylltarise dhe e Xehetarise u jepte koloneve
material ndertimor, lende e tjere per ndertimin e
shtepive, lende djegese dhe u pronesonte komplekse te
tere te pyjeve.
- Ministria
e Komunikacionit u jepte koloneve bileta pa pagese per
bartjen e familjeve dhe te invetarit deri te vendi i
kolonizimit, ndersa shqiptareve te shperngulur u
siguronte transportin.
- Ministria
e Arsimit angazhohej qe nepermjet te mesuesve te bente
propagande per kolonizim te elmentit sllave ne nje ane
dhe per shperngulje te popullates shqiptare ne anen
tjeter. Hapte shkolla ne vendbanimet kolone.
- Ministria
e Ndertimtarise angazhohej per ndertimin e shtepive,
rrugeve, pusave, ujesjelleve per kolonite sllave.
- Ministria
e Politikes Sociale dhe e Shendetit Popullor kujdesej
per hapjen e ambulancave dhe per shendetin dhe
sherimin e koloneve pa pagese etj.
Edhe Oborri
Mbreteror ishte angazhuar ne keto pune rreth zbatimit
te kolonizimit ne forma te ndryshme. Siç ishte rasti i
ndonje ankese qe e zgjidhnin ne favor te kolonit,
vizites se mbretit ne trevat e shqiptare per t’i
motivuar kolonet qe ne numer sa me te madh te vendosen,
ndersa te bente presion te shqiptaret per shperngulje.
Rreth
pronesimit te pronave tokesore koloneve ishin te
angazhuar gjyqet e te gjitha niveleve. Gjyqet e
rregullta dhe me vone ato agrare te formuara neper
qendra te Kosoves ishin angazhuar qe gjate zgjedhjes
se kontesteve te ndryshme pronesore qe ato t’i
zgjidhnin ne favor te kolonit. Qe sa me pare te benin
pronesimin e tokave dhe leshimin e tapive pronareve te
rinje. Ne kete kontest ata benin edhe malverzime dhe
keqperdorime te shumta me tapite e pronareve te
deritanishem shqiptare aty ketu edhe turq. Ata
menjehere benin intabulimin e tokave “pronareve” te
rinje pa kurrfare procedure.
Nje prej
ministrive qe luajti rolin kyq ne zbatimin e
kolonizimit ne Kosove pasojat e te ciles edhe sot jane
evidente ishte Ministria e financave. Ne kuader te
kesaj ministrie funksiononte Drejtorati i Kadastres.
Ne kete sektor gjendeshin keto materiale per matjen
dhe parcelimin e tokes, materiale per punen e
gjeometrave, shenimet per token e goditur nga reforma
agrare, evidinecat kadastrale te marredheneve
pronesore – poseduese dhe librat per pronat tokesore,
kulturen, klasen, matjen e tokes, tatime per token,
toka e goditur nga agrari, lirimi nga tatimi i
koloneve etj. Keshtu kjo Ministri komplekse te tera te
pronave si atyre pjellore, te vreshtave, pyjeve,
livadheve e te tjera ua pronesonte menjehere koloneve.
Keshtu qe toka e pronareve shqiptare per te cilat
kishin paguar tatimin, por edhe ende paguanin pa
kurrfare baze juridike kaloi ne pronesi te ardhacakeve.
Gjendja e prones ndryshoi ne menyre katastrofale. Tani,
pronare te rinje ne pjesen derrmuese te tokave behen
kolonet. Fatkeqesisht kjo gjendje edhe nga pushtetet e
ardhshme edhe pse ne mase te madhe popullata shqiptare
e bleu me vone ate prone, pushteti komunist ne menyre
perfide nuk e beri intabulimin e saj ne pronare faktik.
Keshtu qe edhe sot disa pushtetar duke u bazuar ne
kete gjendjen e kohes se Mbreterise jugosllave
manipulojne me shifra statistikore, se siperfaqe te
medha te pronave tokesore jane ne pronesi te serbeve
dhe malazezeve. Por, nuk e marrin gjendjen faktike ate
reale, para vitit 1912, kur me se 90% e tokave ishte
prone e shqiptareve dhe aty ketu e ndonje age apo begu
turq, te cilet disa nga dhuna u detyruan te
shperngulen nga atdheu, ose gjendjen se e kujt ishte
ajo toke dhe e kujt eshte sot qe punohet me vite te
tera. Ndersa, disa pronare serbe e malazeze kishte
raste qe kurre nuk kishin ardhur ne Kosove, por iu
ishte ndare toka, iu ishte pronesuar ne kadaster dhe
gjyq, por e kishin dhene per ta punuar pronaret faktik
shqiptare me qesim.
Qellimi dhe masat per
zbatimin e kolonizimit dhe reformes agrare
Pushteti i
Mbreterise SKS, ndonese kishte premtuar se do te
respektonin te drejtat e shqiptareve etnike qe jetonin
ne Jugosllavi, madje kishin nenshkruar edhe aktet
nderkombetare te kohes, qe percaktonin te drejtat e
pakicave kombetare (Traktati i Sen Zhermenit, i
unifikuar edhe nga Lidhja e Kombeve), keto qarqe,
menjehere pasi vendosen administraten e tyre
ushtarako-policore dhe civile, rifilluan terrorin e
praktikuar ne vitet 1912-1915. Keshtu sipas nje
statistike, qe u botua me vone, trupat serbe vetem
gjate janarit dhe shkurtit te vitit 1919 kishin vrare
6.040 veta, kishin rrenuar 3.873 shtepi.
Qeveria shqiptare e informon Lidhjen e Kombeve
ne prillin e vitit 1921 se ne Kosove ishin vrare 2.000
shqiptare, qe nga fillimi i po atij viti; kurse kater
muaj me vone, kreu i Bashkesise Islame ne Bosnje, Reis
ul-ulema Çausheviq, i tha nje diplomati se qe nga
nentori i vitit 1918, ne rrethin e Prishtines ishin
vrare 5.000 veta. Sa per shifrat e pergjithshme,
nje dokument i hartuar nga Komiteti i Kosoves, me
1921, llogariste se deri atehere ishin vrare 12.371
veta, ishin burgosur 22.110 veta dhe ishin djegur
perafersisht 6.000 shtepi.
Nje nder
metodat e spastrimit etnik, shkombetarizimit dhe
sllavizimit te Kosoves, ishte edhe kolonizimi i
Kosoves me elementin sllav dhe shperngulja e
shqiptareve nga vendlindja e tyre. Kolonizimi si
metode perfide filloi te mistifikohet dhe te
kamuflohet me zbatimin e njeres nga metodat borgjeze
me reforme agrare, e cila propagandohej si mase
perparimtare e qe ne te vertete fsheh qellimin e
borgjezise serbomadhe - kolonizimin e Kosoves dhe
shkombetarizimin e popullsise shqiptare, e cila ishte
ne shumice absolute. Pra, borgjezia bente perpjekje qe
ta rralloje sa me teper popullsine shqiptare, sidomos
ne ato treva ku shqiptaret jetonin ne numer te madh
dhe Kosova ishte rajoni me popullsi me te dendur ne
tere Jugosllavine. Ekzistonte nje program i gjere i
kolonizimit, i vendosjes se folesve te sllavishtes ne
viset e banuara me shqiptare.
Ne Kosove
per shkak te konfiguracionit te papershtatshem te
terrenit dhe nivelit te ulet te forcave prodhuese ne
bujqesi, toke te punueshme ka pasur relativisht pak.
Ne ato siperfaqe ekzistunte dendesi e madhe e
popullsse, e cila gjitnje rritej per arsye te shtimit
te madh natyror, sidomos te popullsise shqiptare.
Sipas shenimeve statistikore ishte shume e larte
rritja e popullsise qe merrej me bujqesi. Ne
siperfaqet bujqesore nga viti ne vit rritej gjithnje
numri i njerezve, te cilet jetonin nga bujqesia.
Keshtu dendesia ne Kosove vende-vende ishte prej
200-300 banore ne nje kilometer katror, ndersa ne
Vojvodine ne po kaq siperfaqe bujqesore ishin 80
banore. Gjendja me e keqe ishte nse merrej parasysh
sasia e tokes se punueshme, sepse ne Serbi ne 100 ha
toke te punueshme vitin 71,1 banore, ne Vojvodidne 175
banore, dersa ne Kosove 228 banore.
Qellimi i
borgjezise serbe ne te vertete ishte qe nen parullen e
reformes agrare te zbatoje kolonizimin e Kosoves me
elementin sllav te ardhur nga viset e ndryshme te
Mbreterise Serbo-Kroate-Sllovene, perkatesisht
jugosllave dhe nga disa shtete te jashtme. Pra, ne
funksion te kolonizimit te tille u vu edhe e
ashtuquajtura reforme agrare. Kolonizimi dhe
reforma agrare ne Kosove kane pasur qellim kryesisht
nacional-politik dhe karakter eksploatues. Qellimi
kryesor i kolonizimit ishte thyerja e kompaktesise
nacionale te popullsise shqiptare dhe nderrimi i
struktures nacionale ne dem te shqiptareve.
Veçanerisht, synimi ishte qe te kolonizohej dhe te
forcohej elementi kolonist ne pjeset rreth kufirit me
Shqiperine, sepse mendonin se me ate kufiri do te jete
me i sigurte dhe do te nderpritet vazhdimesia e
popullates autoktone shqiptare nga territori i
Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise, siç thuhej ne
dokumente me qellim sigurimi dhe ne perputhje me
planin e tyre strategjik. Perkitazi me kete dr. Hinko
Krizman, deputet dhe minister, ne fjalimin e tij ne
Kongresin e Partise Demokratike te Pavarur ne
Beograd, me 6.12.1925, nder te tjera, thekson se
kolonizimi eshte kerkese e mbrojtjes popullore, forcim
i popullates nacionale ne kufijt, ne veri dhe ne jug.
Perveç kesaj, ajo politike bente perpjekje qe
ta rralloje sa me teper popullsine shqiptare dhe ne
ato treva homogjene dhe vendbanime te banuara
plotesisht me popullate shqiptare te vendoste kolone,
pra ne ato krahina, ku shqiptaret jetonin ne numer te
madh, si dhe synohej te kolonizohen ato treva te
pastra etnike shqiptare siç ishin: Drenica, Llapi,
Llapusha, pjese te Rrafshit te Dukagjinit, te Kosoves
etj, dhe te thyhej homogjeniteti nacional i atyre
vendbanimeve e trevave ne fjale. Sepse siç dihet ne
treven e Llapit para pushtimit serb ne vitin 1912 nuk
kishte asnje banore serbe, ne komunen e sotme te
Deçanit serb kishte vetem ne manastirin e Deçanit dhe
disa ne fshatin Lloqan qe prejardhjen e tyre duhet
studjuar, ne qytetit e Gjakoves kishte disa familje te
pakta serbe, ne komunen e sotme te Malisheves serbe
kishte vetem ne fshatin Kijeve dhe Mleqan, treva e
Drenices sidomos asaj jugore nuk kishte fare serbe dhe
keshtu me radhe.
Programi i
kolonizimit ishte nje dukuri komplekse, qe kishte
qellime te ndryshme: pikesynim i pergjithshem dhe
afatgjate i tij ishte, siç u tha nderrimi i struktures
kombetare te popullates ne Kosove (si edhe ne Maqedoni,
e cila po ashtu po kolonizohej), por ne kete mes, u
ngaterruan edhe faktore te tjere. Nje fakor i ketille
ishte deshira per te ndalur valen e popullates nga
Serbia dhe Mali i Zi, qe po emigronte ne Amerike, duke
u ofruar toka te lira afer shtepive te tyre. Nje
tjeter faktor ishte politika e denimit te kaçakeve me
konfiskimin e prones se tyre: menyra me efikase ishte
ajo e zbatimit te ketij denimi, dhenia e tokave te
tyre kolonisteve. Ishte madje edhe nje plan tjeter (i
shqyrtuar seriozisht ne Beograd, me 1921, por fare i
pazbatuar) per kolonizimin ne Kosove te 7.000
ushtareve ruse te gjeneralit Vrangel - nje lloj
ekuivalence serbe ndaj politikes osmane te vendosjes
se çerkezeve luftarake ne rajonet me rendesi
strategjike.
Me procesin
e zbatimit te kolonizimit agrar ne Kosove,
suksesivisht krijoheshin vendbanime te reja kolonesh.
Pushteti kishte per qellim qe te vendoste kolone ne
ato treva e vendbanime te banuara plotesisht me
popullate shqiptare ne menyre qe te zbertheje, te
shkaterroje homogjenitetin nacional shqiptar te atyre
vendbanimeve dhe te sendertoje qellimin nacional te
kolonizimit. Posaçerisht synohej qe te behej pastrimi
etnik i popullates shqiptare, sidomos perreth kufirit
me Shqiperine dhe ne keto pjese te vendose kolonet dhe
te ngriten vendbanime kolonesh. Kjo kishte per qellim
te formohet nje tampon zone, te nderpritet lidhja
ekzistuese organike territoriale, kombetare, kulturore,
familjare e shpirterore e popullsise shqiptare. Ne
zbatimin e politikes se kolonizimit te Kosoves,
perkatesisht ngritjes se vendbanimeve te reja kolone,
organet agrare kishin parasysh eksklusivisht interesat
nacionalo-politike e shteterore, duke lene anash
faktin se krijimi dhe zhvillimi i vendbanimeve te reja
duhet te kete qellim te zhvillimit te natyres
ekonomike dhe sociale.
Organet
shteterore deshironin qe nen masken e reformes agrare
dhe te kolonizimit te realizonin politiken per
shtypjen brutale te popullsise shqiptare, konfiskimit
te tokes se fshatareve shqiptare, te nxiste tendencen
e shpernguljes se saj ne Turqi e ne Shqiperi dhe te
realizonin idene e nacionalizimit dhe te serbizimit te
Kosoves. Me kete, politika hegjemoniste jugosllave,
duke e konsideruar se popullata shqiptare homogjene
autoktone, e cila jeton ne numer te madh dhe veshtire
mund te asimilohet per shkak te kultures dhe gjuhes
tjeter nga ajo sllave, ajo gjeti metoden e terrorit,
te dhunes, te marrjes se tokes dhe te shpernguljes me
dhune te popullates shqiptare jashte atdheut te tyre,
dhe me kete te fitoje siperfaqe te medha toke te
punueshme, ne te te vendose nje numer te madh te
koloneve. Me qellim te rrembimit te tokave, ushtria
dhe xhandarmeria shpeshhere se bashku edhe me
elementin kolon, te cilin e furnizonin me arme dhe
municion, hidheshin ne aksion terrori kunder
shqiptareve.
Kolonet te
ashtuquajtur vullnetare, çetnike, optante, etj.,
kishin ardhur gati nga te gjitha viset e Jugosllavise
borgjeze, si nga Mali i Zi, Hercegovina, Bosna,
Dalmacia, Lika, Korduni, Bania, Serbia Jugore,
Vojvodina, etj. Mirepo, kishte kolone te ardhur edhe
nga disa shtete te jashtme si nga Rusia, Italia,
Hungaria, Shqiperia, Amerika, etj. Atyre pushteti u
jepte prona te medha te tokes, siperfaqja me e madhe e
marre nga pronaret shqiptare, duke i detyruar ata qe
te shperngulen ose te behen sherbetore “te agallareve”
te rinj, duke ua punuar token dhe duke e paguar edhe
tatimin per ate toke. Pushteti, kolonet i vendoste
edhe ne shtepite e fshatareve vendas shqiptare dhe te
atyre te shperngulur. Koloneve, perveç tokes se dhene
falas, pushteti disave ua ndertonte edhe shtepite, si
dhe u jepte ndihme ne material ndertimor, vegla pune,
kredi, i lironte nga tatimet shteterore per 10 vjet
dhe nga ato komunale per 5 vjet, kurse te drejten e
plote si pronare - me te drejte per te shitur ate - do
ta merrni pas dhjete vjetesh, transportin falas te
tyre, te materialit ndertimor, veglave te punes,
bagetive etj. deri te vendi i vendosjes etj. U
formuan Kooperativat agrare nga te cilat kolonet
merrnin kredi pa kamate, material ndertimor dhe ndihma
te tjera.
Ne mesin e
koloneve te ardhur, qe shteti u kishte dhene toke,
perveç fshatareve bujq kishte edhe tregtare,
pensioniste, oficere, xhandare, nepunes, etj. Per t’i
nxitur dhe per t’i terhequr kolonet qe te vijne dhe te
vendosen ne Kosove, makineria propoganduese serbe
perdorte ne forma te ndryshme propaganden se ne Kosove
ka toke me bollek, shtepi te lira etj.
Koloneve te
ardhur sllave, pushteti, perveç tokes “utrine”,
kullota e te tjere, u ndante posaçerisht toke te
punueshme pjellore te marre nga pronaret shqiptare, te
cilet ishin te detyruar te shperngulen jashte vendit
ose te marrin nga kolonet e te punojne token e vet
pergjysme ose me qesim dhe per te edhe te paguajne me
tutje tatimin. Token pronareve shqiptare pushteti ua
merrte edhe me motivacion se eshte perfshire ne
kompleksin agrar dhe per ate shpesh nuk jepte kurrfare
kompensimi, ose nese jepte ate toke e jepte te cilsise
se dobet.
Siç eshte
theksuar me pare, per zbatimin e kolonizimit ishin te
angazhuara te gjitha organet e pushtetit, duke filluar
nga ato me te uletat lokale e deri tek ato me te
lartat shteterore. Pra, ishte angazhuar tere makineria
shteterore. Ata kurrnjehere nuk kishin marre parasysh
poziten e fshatarit shqiptar. Perkundrazi, ne aksionet
e marrjes se tokes, perdoreshin metoda te llojllojshme,
keshtu qe kishte raste kur toka iu ishte marre deri ne
prag te shtepise, e qe per te hyre shqiptare ne shtepi
do te detyrohej te kaloje tani neper “pronen” e
kolonit.
Me marrjen e
pronave te banoreve shqiptare ne forma te ndryshme,
sidomos te atyre te kaçakeve, qe konsideroheshin armiq
te shtetit, toke kinse teprice, toke untrine, prone e
tere fshatit, komplekse te shumta te pyjeve etj.
Ne
veprimtarine e organizuar per nxitjen e vazhdueshme te
shpernguljes shqiptare dhe te kolonizimit me kolone
sllave, ne vend te tyre, administrata shteterore i
kishte lene vend te veçante propagandes, sidomos
shtypit, i cili duhej te kontribuonte ne pergatitjen
psikologjike te opinionit brenda vendit per ta
perkrahur shpernguljen dhe per ta justifikuar kete
para opinionit te huaj. Ndersa, nga kolonet, nga tere
shteti dhe jashte t’i nxite dhe t’i terheqe te
vendosen ne Kosove, duke u premtuar toke me bollek,
shtepi, vegla bujqesore, lehtesi tatimore, kredi etj.
Me kete shtypi borgjez synonte qe ne radhet e
popullsise shqiptare te krijoje nje gjendje tensioni
te vazhdueshem, i cili duhej te ndikonte ne shtimin e
metejshem te shpernguljes. Ne shumicen e gazetave,
sidomos ne ato beogradase, botoheshin artikuj shpifes,
tendencioze, duke e paraqitur shpernguljen si
“deshire” te popullates “myslimane”, ndersa kolonizimi
arsyetohej per token e lire dhe interesat qe kishte
shteti per t’i kolonizuar keto treva me elementin e
krishtere nga aspekti i mbrojtjes.
Shpronesimi
ne mase i fshatarsise shqiptare pati per rrjedhoje
varferimin e saj. Ndersa si rrjedhoje e spastrimeve
etnike dhe e kolonizimit te tokave shqiptare u be
ndryshim i ndjeshem i struktures etnike te popullsise.
Duke u ballafaquar me poziten e rende te tyre, te
shkaktuar nga presionet e llojllojshme, qe ushtronte
pushteti policor ushtarak i Jugosllavise borgjeze, dhe,
duke mos gjetur mbrojtje elementare juridike per
pronat dhe jeten e tyre, e po ashtu te ndihmuar me
lehtesi te medha rreth pergatitjes se dokumentacionit
te udhetimit, qe i ofronte po ai pushtet, nje pjese e
popullit shqiptar emigroi ne Turqi, e nje pjese edhe
ne Shqiperi. Shperngulja e shqiptareve nga vendlindja
e tyre ka qene e motivuar nga politika antishqiptare e
diskriminuese. Ky proces i prirur nga qendrimet
negative dhe nga paragjykimet e qarqeve sunduese
ndaj shqiptareve dhe vendeve te tyre kishte filluar
edhe gjate periudhave me te hershme historike. Per ta
nxitur shpernguljen, pushteti borgjez i ngacmonte
shqiptaret edhe ne ndjenjat e tyre kombetare e fetare,
si ne rrenimin e xhamive, varrezave etj.
Me vendosjen
e koloneve jane krijuar shume vendbanime te reja te
cilat jane pagezuar me emra sllave, si p.sh. Tankosiq,
Nova Shumadia, Llazarevo, Devet Jugoviq, Hercegova,
Dushanova, Serbobran, Petrovec, Petroviq, Kralica, dhe
shume te tjera. Mirepo, edhe disa toponime te mbetura
shqiptare te cilat qe nga mesjeta ishin nderruar, tani
ne kete periudhe nderrohen ne menyre arbitrare, si
p.sh. Ferizaj ne Uroshevac, Hani i Elezit ne Gjeneral
Janoviq, Glloboderi ne Obiliq, Ujmiri ne Dobravode,
Azizia ne Millosheve, dhe shume te tjera. Kjo ishte
diskutuar edhe ne nje konference nderministrore ne
vitin 1937 per nderrimin e emrave gjeografik.
Ultranacionalistet serbe, duke filluar nga Garashanini,
Klubi Kulturor serb, Konventa famekeqe per shperngulje
e vitit 1938, me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore,
vazhduan perpjekjet per realizimin e planeve, si p.sh.
Elaborati i ri i Vasa Çubrilloviqit i titulluar
“Problemi i pakicave ne Jugosllavi”. Ai pushtetin
e ri e “meson” se perveç spastrimit nga ana e ushtrise
gjate operacioneve, duhet zbatuar edhe metoda te tjera
ne menyre qe pakicat kombetare te detyrohen te
shperngulen, te krijohen per ta kampe perqendrimi,
ndersa pasuria e tyre te konfiskohet.
Te bazuar ne
shenimet statistikore, qeveria arriti qe ne Kosove, ne
periudhen midis dy lufterave, siç thuhej per nevoja te
reformes agrare t’i kufizoje rreth 129.212,94 ha toke.
Ndersa, gjate kesaj periudhe jane vendosur
13.482 familje me rreth 67.410 anetare ne 594
vendbanime.
Sipas nje burimi tjeter ne 14 rrethe te Kosoves 21.876
familjeve iu eshte dhene 81.134,49 ha.
Sipas nje raporti te Drejtoratit Suprem te Reformes
agrare ne Shkup, deri ne fund te muajtit tetor 1940,
per drejtoratet agrare ne Peje, Ferizaj, Shkup dhe
Prizren jane kufizuar 381.245 ha toke.
Toke ne mase te konsideruar iu eshte dhene kishave dhe
manastireve ortodokse, stacioneve te xhandarmerise etj.
Sipas nje raporti te Drejtoratit Suprem te Reformes
Agrare ne Shkup, sek. nr. 344, date 12.XI 1940, ne
territorin e ketij Drejtorati kishave dhe manastiereve
iu jane ndare 569 ha toke, ushtrise 1.342 ha,
xhandarmeris 250 ha dhe te tjera.
Ndersa, ne anen tjeter merrej edhe prona e vakefeve,
xhamive, teçeve etj. pa kurrfare kompezimi dhe ne
forma te ndryshme perfide. Nuk eshte mbajtur ndoje
evidence e mirefillte per marrjen e ketyre pronave
duke i konsideruar si prona te lira ose te perfshira
ne kompleksin agrar. Duhet permendur se pushteti
agrare ne vitin 1927, Manastirit te Deçanit iu dhane
pronat e 50 familjeve shqiptare te fshatit Isniq,
nersa Manastirit te Deviçit iu dhane proant e 20
familjeve shqiptare te fshatit Llaushe, komuna e
Skenderaj.
Duhet
theksuar se numri i koloneve te vendosur ne Kosove
eshte me i madh, sesa e jep statistika zyrtare serbe,
sepse ky numer ka te beje vetem per familjet, te
cileve zyrtarisht u eshte ndare toka. Kane mbetur
anash familjet, qe e kane rrembyer token ne forma te
ndryshme, ato ne qytet - te ardhur si nepunes,
xhandare, tregtare dhe te profesioneve te tjera.
Secila familje mesatarisht i kishte marre nga 8,45 ha
toke, por kishte shume raste kur nje familje kishte
marre edhe deri 45 ha toke. Ndersa, familjeve
shqiptare kishte raste kur toka i merrej ne teresi
deri ne prag te shtepise, keshtu qe nuk zbatohej edhe
ai dekretligj famekeq, i cili parashihte se familjeve
shqiptare t’i mbetej 0,40 ha toke per nje anetar te
familjes.
Ne
territorin e Kosoves kolonet sllave u vendosen ne keto
vendbanime:
Komuna
e Prishtines: Badofci (13 familje),
Ballabani (9), Barileva (13), Besia (2), Çagllavica
(3), Dabisheci (17), Gllogovica (6), Hajkobilla (5),
Hajvalia (48), Keçekolla (5), Koliçi (4), Lebana (8),
Makoci (3), Mareci (4), Nente Jugoviqet (66), Nisheci
(9), Orlloviqi (34), Prapashtica (26), Prishtina (70),
Slivova (2), Teneshdolli (3), Truda (2) dhe
Vranidolli (3).
Komuna
e Fushe-Kosoves: Batusa (1), Bardhi i Madh
(23), Fushe Kosova (142), Graboci i Poshtem (20),
Harilaqi (18), Henci (2), Krivova (25), Miradia e
Eperme (80), Nakarada (3), Pomozotini (40), Sllatina
e Madhe (33) dhe Vrogolia (11).
Komuna
e Obiliqit: Babimoci (1), Lokaliteti
Bakshia-Nente Jugoviqet (48); Breznica (58),
Caravadica (3), Dobrosella (34), Hadja (4), Dardhishta
(15), Lajthishta (4), Llazareva (17), Mazgiti (11),
Millosheva (68), Miniera e Kosoves (9), Obiliqi (122),
Plemetini (6), Raskova (6) dhe Siboci (7).
Komuna
e Podujeves: Bajçina (12), Balloci (71),
Batllava (28), Bellopoja (39), Berveniku (7), Braina
(6), Bradashi (24), Burica (4), Doberdoli (28),
Dobratini (11), Dumnica e Eperme (1), Dumnica e
Poshtme (137) , Dumoshi (12), Dyzi (4), Gerdoci (9),
Gllamniku (43), Halabaku (5), Herrtica (36), Kaçibegu
(7), Katunishta (23), Kerpimehu (21), Konusheci (24),
Kushevica (13), Letanci (5), Livadica (33), Lupçi i
Poshtem (14), Llapashtica e Eperme (63), Llapashtica
e Poshtme (21), Llausha (30), Lluga (3), Luzhani (9),
Majaci (8), Merdari (33), Metergoci (39), Metohia (7),
Miroci (14), Murgulla (4), Obrança (42), Orllani (56),
Pakashtica (28), Penuha (11), Perani (21), Perpollci
(5), Podjeva (157), Pollata (1), Potoku (3), Radujeci
(31), Repa (54), Revuçi (33), Sallabaja (5), Sfeçla
(48), Siboci i Eperm (38), Siboci i Poshtem (9),
Sllatina (1), Surkishi (17), Shajkoci (17), Shakovica
(8), Shtedimi (15), Terrnava (22), Turuçica (37) dhe
Zakuti (15).
Komuna
e Lipjanit: Akllapi (3), Babushi i
Muhaxhireve (17), Baica (4), Banulla (9), Bregu i Zi
(9), Bujani (8), Dobraja e Madhe (6), Dobraja e Vogel
(10), Gadime e Eperme (5), Gadime e Poshtme (9),
Gllogoci (3), Gracka (82), Hallaçi i Vogel (6), Lepia
(4), Lipjani (10), Llugaxhia (3), Lluga (34), Magurja
(11), Mareci (8), Medveci (13), Poturoci (17),
Qyqylaga (12), Radeva (6), Ribari i Madh (1), Rubofci
(4), Rufci i Ri (40), Shala (Sedllari) (1), Suhadolli
(125), Topliçani (5), Versheci (13), Vrella e Goleshit
(111).
Komuna
e Ferizaj: Babushi i Serbeve (6), Bibaj
(13), Cernilla (12), Doganaj (4), Ferizaj (36), Gaçka
(rreth 20 familje), Gerlica (7), Gremja (23),
Komogllava (5), Kosharja (13), Lloshkobarja (26),
Mirashi (22), Mirosala (16), Muhoci (19), Nekudini
(5), Nerodimja (8), Nerodimja e Poshtme (1), Papazi
(23), Pleshina (25),* Pojatishta (22), Prelezi i
Jerlive (37), Prelezi i Muhaxhireve (7), Rahovica
(15), Raka (33), Sazlia (10), Slivova (15), Softoviqi
(20), Sojeva (14), Katuni i Vjeter (39), Surqina
(10), Talinoci i Jerlive (5), Talinoci i Muhaxhireve
(25), Tankosiqi (119), Terni (2), Varoshi (13) dhe
Zaskoku (20).
Komuna
e Shtimes: Gllavica (6), Godanci i Poshtem
(14), Gjurkoci (9), Petroviqi (Lagjja e Pajtimit)
(22), Muzeqina (3), Raçaku (1), Rashinca (15), Shtimja
(3) dhe Vojnofci (8).
Komuna
e Kaçanikut: Elezaj (9), Gabrica (1), Kaçaniku
i Vjeter (29), Reka (10) dhe Stagova (3).
Komuna
e Gllogocit: Abria e Eperme (1),
Arllati (8), Baica (11), Dobrasheci (12), Domaneku
(10), Fushtica e Poshtme (12), Gllanasella (27),
Gllobari (15), Komarani (91), ndersa ne lokalitetin
Ostrok (8), Karratica e Eperme (5), Karratica e Poshme
(18), Krikova (21), Likoshani (4), Llapushniku
(31), Negroci (9), lokaliteti Negroci -Llapushniku
(29), Pokleku (10), Polluzha (11), Çikatova e Re
(163), Çikatova e Vjeter (2), Sankoci (5),
Shtrubullova (2), Tersteniku (22), Zabeli i Poshtem
(16) dhe lokaliteti Zabeli - Krivova (26).
Komuna
Skenderaj: Buroja (39), lokaliteti
Çubrel-Llaushe-Vitake (8), Izbica (8), Klina e Eperme
(41), Klina e Mesme (7), lokaliteti Kodra e Tomes ne
trekendeshin Ternafc-Prekaz-Kline (51), Klladernica
(1), Kosieri i Ri (20), Kallica (48), Kuçica (2),
Likoci (1), Luboveci (9), lokaliteti Kolena-Lubovec
(2), Makermali (11), Mikushnica (26), Fshati i Ri (Novosella)
(13), Padalishta (1), Polaci i Ri (55), Polluzha
(13), Prekazi i Eperm (22), Prekazi i Poshtem (9),
Radisheva (2), Skenderaj (Serbica) (55), Ternafci
(8), Turiçeci (25), Vitaku (12) dhe Vojniku (32).
Komuna
e Vushtrrise: Akrashtica (3), Beçiqi (10),
Bivolaku (8), Brusniku (8), Bukoshi (58), Cecelia (5),
Dalaku (14), Druari (26), lokaliteti Druari-Resniku
(35), Doberlluka (6), Dubofci (8), Dumnica e Eperme
(9), Dumnica e Llugave (15), Dumnica e Poshtme (19),
Galica (6), Graca (6), lokaliteti Graca-Stanofci i
Eperm (28), Hercegova (46), Jezera (Liqeni) (41),
Kollo (15), Mavriqi (5), Nedakoci (12), Novolani (32),
Maxhunaj (8), Pantina (16), Pestova (15), Resniku (6),
Ropica (5), Samadrexha (29), Sllakofci (1), Sllatina
(7), Smrokonica (1), Stanofci i Eperm (5), Stanofci i
Poshtem (9), Studimja e Poshtme (8), Sverçaku i Eperm
(19), Sverçaku i Poshtem (52), Shalci (16), Shtitarica
(1), Taraxha (15), Terllobuçi (1), Lumi i Madh (28),
Vernica (17), Vilanci (17), Vushtrria (shume familje),
Zagora (21) dhe ne lokalitetin Zhilivoda-Siboci (6).
Komuna
e Mitrovices: Brabaniqi (3), Gushafci (7),
Kçiqi i Madh (2), Kopriva (2), Lisica (2), Lushta
(13), Mitrovica (30), Pirqa (12), Shipoli (45),
Shupkoci (1), Suhadolli i Eperm ( 10), Frasheri (Svinjari)
(14), Vaganica (12), Vernica (10), Vinarci i Poshtem
(6) dhe Zhabari i Poshtem (3).
Komuna
e Zveçanit: Korila (1).
Komuna
e Leposaviqit: Kijavçiqi (1) dhe Kopariqi (1).
Komuna
e Kamenices: Berivojca (30), Bozhevci (1),
Bratilloci (1), Busovata (2), Dajkoci (6), Drenoci
(14), Firiqeja (2), Gllogoci (1), Hajnoci (2),
Hodonoci (10), Hogoshti (7), Kamenica (6), Karaçeva e
Eperme (11), Kollolleçi (29), Kopernica (5), Koretini
(68), Miganofci (1), Moçari (1), Muçiverci (13),
Çarakofci (8), Rubofci (6), Rogana (21), Shipashnica e
Poshtme (12), Strelica (2), Cfirca (3), Terstena (2)
dhe Topanica (27).
Komuna
e Vitise: Ballanca (11),
Begunca (3), Binça (2), Buzoviku (37), Budrika e
Eperme (2), Devaja (3), lokaliteti Devaja-Vrapçiqi
(17), Drobeshi (39), Germova (50), Gerçari (3),
Gjylekari (16), Goshica (40), Kabashi (34), Mogilla
(21), Podgorci (3), Pozherani (54), Radivojci (1),
Ramjani i Eperm (18), Ramnishta (9), Remniku (19),
Sadovina e Çerkezeve (62), Sadovina e Jerlive (11),
Shasharja (12), Sllatina e Eperme (17), Smira (13),
Terpeza (13), Tersteniku (1),Verboci (3), Vitia (25)
dhe Zhitia (9).
Komuna
e Istogut: Banica (27), Banja (42), Bellopoja
(14), Caralluka (5), Dobrusha (234), Dragalefci (7),
Dreja (4), Dubova e Vogel (7), Dubrava (103),
Gurrakoci (33), Istogu (15), Kaliçani (28), Kashica
(3), Kerrnina (37), Kovrraga (31), Lluga (1), Llukaci
i Begut (8), Llukaci i Thate (2), Lubova (84),
Lubozhda (11), Muzhevina (6), Oroberda (97), Prekalla
(1), Prigoda (11), Rakoshi (32), Serbobrani (30),
Shalinovica (20), Staradrani (9), Studenica (4),
Suhogerla (Syrigana) (2), Shushica (70), Tomoci (5),
Tuçepi (39), Uça (1), Veriqi (62), Vrella (16), Zallçi
(25) dhe Zhakova (7).
Komuna
e Klines: Biça (17), Bokshiqi (14), Budisallci
(12), Caraviku (8), Çabiqi (4), Deiqi (14), Dollci
(2), Dollova (13), Dranoshiqi (29), Dersniku (3),
Gjyrgjeviku i Madh (7), Gjyrgjeviku i Vogel (28),
Gllareva (13), Grabanica (5), ne lokalitetin Arat e
Gjata (24), Gremniku (4), Jagoda (43), Jashanica (73),
Kernica (24), Klinafci (18), Klina (14), Kepuzi (44),
Krysheva (23), Pjeterqi i Eperm (15), Pjeterqi i
Poshtem (13), Pogragja (7), Qeskova (6), Qypeva (5),
Radulloci, Renoci (10), Jashanica-Resniku (52),
Shtupeli (41), Stupa (25), Ujmiri (6), Videja
(19), Lokaliteti Zajm-Deiqi-Videja-Drenoc (51),
Volljaka (6), Zabergja (1), Zajmi (12), Zllakuçani
(23) dhe ne lokalitetin Klina-Zallkuçani (41).
Komuna
e Malisheves: Banja (18), Bellanica (14),
Bubaveci (14), Bubli (11), ne lokalitetin
Mirusha-Carravrana (25), Carralluka (22), Damaneku
(10), Jançishta (1), Lashkadrenoci (24), Kjeva (9),
Lladroviqi (20), Llazica (42), Lubizhda (23),
Malisheva (20), Millanoviqi (Shkoza) (4), Mirusha
(12), Mleçani (26), Pagarusha (3), Lokaliteti
Mleçan-Plloçice (20), Plloçica (9), Panorci (25),
lokaliteti Panorci-Bubli (31), Seniku (8),
Shkarashniku (9), Terpeza (23), Lokaliteti
Terpeza-Arllati (19), Turjaka (8) dhe ne lokalitetin
Vermica-Bellanica (9).
Komuna
e Rahovecit: Bellacerka(19), lokaliteti
Bellacerka-Xerxa-Gexha-Radosta (119), Bernjaça (11),
Brestofci (2), Celina (1), Çifllaku (20), Deja (12),
Gexha (8), Kramoviku (7), lokaliteti Kramovik-Çifllak
(23), Krusha e Madhe (41), Mrasori (3), Nushpala (13),
Radosta (20), Rahoveci (9), Ratkoci (21), ne
lokalitetin Ratkoci-Vranjaku-Nushpala (24), Saroshi
(11), Sopaniçi (31), Vranjaka (7) dhe Xerxa (46).
Komuna
e Gjakoves: Babaj Bokes (3), Bardhaniqi (11),
ne lokalitetin Bardhaniqi-Llugaxhia (26), Batusha
(27), Beci (82), Berjahu (5), Bardosana (24),
Bishtazhini (5), ne lokalitetin
Bishtazhin-Lipovec-Smaç (33), Biteshi i Poshtem (41),
Biteshi i Eperm (36), Brekoci (36), Brovina (3),
lokaliteti Brovine-Morine (37), Cermjani (37), ne
lokalitetin Varret e Cermjanit (6), ne lokalitetini
Drini-Cermjani (13), Dallashaj (25), Damjani (20),
Deva (16), Doblibare (28), Dobrixha (30), Dobroshi
(9), ne fushen Kallavaj ndermjet Dobroshit e Junikut
(92), Doli (17), ne lokalitetin Doli-Zhubi (111),
Dujaka (11), Firaja (4), Firza (33), Gerçina (12),
Gergoci (16), Gradisha (44), Gjakova (26), Fusha e
Gjakoves (42), lokaliteti Nakarade afer Gjakoves (59),
lokaliteti Goden-Zulfaj (7), Guska (7), Hereçi (66),
ne lokalitetin Malet e Hereçit (58), Jabllanica (15),
ne lokalitetin Jabllanice-Luti-Nevxhe-Vardishte (27),
Jahoci (21), Janoshi (22), Kodralia (14), ne
lokalitetin Kodralia - Neci (39), Korenica (55),
Kralani (37), Kusari (6), Kushaveci (6), Lipoveci
(18), Llugaxhia (11), ne lokalitetin Bardhoq-Llugaxhia
(26), Lugbunari (122), Marmulli (79), lokaliteti
Milena-Rezina (19), Meja-Orize (31), Meça (37), ne
lokalitetin Meça-Cermjani (43), Moglica (9), ne
lokalitetin Moglica-Raça-Doli (39), Mulliqi (13),
Morina (5), Neci (77), Nivokazi (19), Novosella e
Eperme (2), Novosella e Poshtme (8), Osek Hyla (21),
Osek Pasha (2), Pacaj (7), Palabardhi (4), Plançori
(26), Ponosheci (51), Popoci (5), Qerimi (3), Raça
(35), Radoniqi (128), Rakoci (37), Rogova (47), Rracaj
(22), Rrypaj (7), Sheremeti (34), Shishmani (34),
Shishmani i Bokes (11), Skivjani (27), Smaqi (17),
Smolica (19), Stublla (21), Trakaniqi (8), Ujzi (14),
Vogova (20), Vraniqi (32), Zidi i Sadik Ages (5),
Zhabeli (8), Zhdrella (7) dhe Zhubi (7).
Komuna
e Prizrenit: Dushanova (100), Grazhdaniku (4),
Hatmaxha (5), Hoça e Qytetit (16), Kabashi (14),
Kabashi i Hasit (9), Lokaliteti Korisha-Kabashi (11),
Kushnini (8), Landovica (2), Lugishta (14), ne
lokalitetin Lugishte-Kabash (10), Lutogllava (37),
Shumadia e Re (55), Petrovasella (14), Prizreni (shume
familje), Romaja (6), Trepetnica, Tupeci (18), Vermica
(3), Vllashnja (20) dhe Zhuri (4).
Komuna
e Suharekes: Dubrava (3), Duhla (30),
lokaliteti Goranca-Novaci (4), Grejkoci (11),
Gjinoci (15), Javori (3), Leshani (7),
Neperbishti (2), Reshtani (7), Savrova (4),
Semetishti (7), Studençani (17), Suhareka (5), Shiroka
(13), Terni (17) dhe Topliçani (26).
Disa dokumente
arkivore qe deshmojne kolonizimin e Kosoves
Perkitazi me kolonizimin e Kosoves me elementin sllav
dhe shpernguljen e shqiptareve jashte vendlindjes se
tyre, ekzistojne dokumente te shumta arkivore, te
cilat e deshmojne kete. Keto dokumente sot ruhen ne
arkiva te ndryshme ne Beograd, Tirane, Londer,
Prishtine, Stamboll, Shkup, Vjene, Rome etj.
Dokumentet me te rendesishme padyshim ruhen e Arkivn e
Jugosllavise, ne Ministrite perkatese ne Beograd,
sidomos ne ate te reformes agrare dhe te Financave.
Edhe ne Arkivin e Kosove ne fondet e gjykatave te
Qarkut dhe te rrethit ka dokumente qe e ndriçojne kete.
Ndersa fondin e refomres agrare, kartoteken prej rreth
14.500 familjeve me mese 70.000 banore, fondin e
Revizionit te reformes agrare 1945-1945 qe ka
funksionuar ne Kosove ne kuader te Keshillit Popullor
Krahinor dhe disa pjese te fondeve, pushtetis serb
gjate kohes se masave te dhuneshme ne Arkivin e
Kosoves 1990-1999, nje pjese e ka marre dhe e ka
derguar ne Beograd. Dihet qellimi, humbja e gjurmeve
te deshmive faktike pronesoro-juridike dhe per qellime
te manipulimeve dhe perfitimeve te mevonshme.
Mirepo,
gjate hulumtimeve te mia shkencore per kete qellim
kame regjistruar ne numer te konsideruar te ketyre
dokumenteve, disa prej te cilave po i paraqesim ne
kete raste vetem disa qe e ndriçojne kete forme
gjenocidiale nga aspekti pronesoro-juridik qe eshte
çeshtja me e ndishme dhe ajo kyqe qe do te bisedohet
gjate bisedave te komisioneve te ndryshme per statusin
e Kosoves, repertacionin, demshperblimet etj. Keto
dokumente pasqyrojne metodat, format, menyren,
qellimin, propaganden e tjere, te perdorura nga
pushteti per realizimin e kolonizimit dhe te
shpernguljes, rezistencen kunder kolonizimit dhe
shpergnuljes e pasojat e tyre.
Dokumentet
arkivore deshmojne se menjehere pas vitit 1912, dhe ne
nje nderprerje per shkak te Luftes se Pare Boterore ne
fund te vitit 1918 per shkak te dhunes filloi
shperngulja e madhe shqiptare dhe ardhja e vendosja e
popullates sllave ne trevat shqiptare. Keshtu me daten
12.01.1919, ne shkresen nr. 13 Kompania I e Batalonit
III te regjimentit jugosllav e njoftonte Komandantin e
Batalionit III nga Plava per ardhjen e 30 shqiptareve
nga Dukagjini, te cileve atje u jane djegur shtepite.
Lazer Mjeda,
Kryepeshkop i Shkupit,
nga Prizreni me 29 gusht 1919 i shkruan Eminences T.
ztr. G. M. Kardinal Von Rossum, Prefekt i
Kongregacionit te Shenjte, De Propoganda Fide, Rome,
ne mes tjerash edhe kete: “..... E ndersa serbeve (qeveria)
u jep arme e municion, muhamedanet dhe katoliket
arbnor i torturojne per t’u nxjerre ato arme qe nuk i
kane....”.
Ministria e Ushtrise dhe Marines me daten 12.IX.1919
ne Beograd e informon Ministrine e reformes agrare per
leje qe komandat e qarqeve te regjimenteve mund t’u
japin arme, sipas nevojes koloneve ne Dukagjin,
Drenice, Kosove, rrethin e Dojranit dhe Maleshkut. Po
ashtu mund t’u japin arme zjarri dhe municion edhe
komandave te regjimenteve te qarqeve ne kufijt e
nevojave te verteta, pushtetit policor dhe komunal per
mbajtjen e rendit dhe kryerjen e sherbimit te rojes
neper fshatra.
Drejtorati kryesor ne Mal te Zi i
Ministrise se Reformes Agrare ne Cetine, me
shkrese nr. 2547, date 20.VII.1921 - raporton
perkitazi me angazhimin e pushtetit ushtarak per
kolonizimin e Pejes. Ministria e Ushtrise dhe e
Marines urdheron qe Komandanti i Territorit te Armates
II t’i percjelle kolonet nga Berani deri ne Peje,
ndersa Komandanti i Armates III nga Peja ne Drenice
dhe kerkon qe koloneve t’u jepen arme dhe municion.
Perveç
dhunes e terrorit behej edhe masaker ndaj popullates
shqiptare, me qellim te realizimit te kolonizimit.
Kryetari i delegacionit shqiptar ne Konferencen e
Paqes ne Paris, Mithat Frasheri me 29.IV 1921, i
drejtohet Sekretarit te pergjithshem te Lidhjes se
Kombeve, ku e njofton per ekceset serbe kunder
shqiptareve, te cilet kane qene subjekt i sundimit
serb qe nga vitit 1912, dhe se ato po vazhdojne dhe po
behen edhe me te shpeshta, keshtu qe elementi shqiptar
eshte i rrezikuar nga shkaterrimi total. Shqiptareve,
te cilet i banojne territoret e veta, po u plaçkiten
pasurite e tyre, po ndiqen me dhune prej fshatrave te
tyre dhe ne vend te tyre po vendosen kolonet ruse.
Vetem gjate tre muajve te fundit me se 2.000 shqiptare
jane mbytur pa kurrfare arsye, duke mos permendur
shtepite e tyre te shkaterruara, pasurite e tyre jane
plaçkitur, keshtu qe ata kane qene te detyruar te ikin
dhe te vendosen ne Shqiperi. Mirepo, Serbia ka
proklamuar se familjet e atyre refugjateve do te
internohen dhe tere pasuria e tyre do te konfiskohet.
Me
10.V.1921. z. Aubrey Herbert, bene pyetje ne
parlamentin britanik per masakrat serbe ndaj
shqiptareve: “Se a jane ne dijeni se me 28 janar dy
batalione serbe te komanduara nga nje major vajten ne
fshatrat e Llapit, afer Prishtines Keçekolle,
Prapashtice dhe Sharban, ku i derguan banoret meshkuj
te moshes prej 12 vjet afer nje mali i masakruan me
mitraloza, pastaj kaluan ne fshatra dhe ua futen
zjarrin shtepive dhe i masakruan te gjitha grate dhe
femijet, duke i lene vetem 14 perjetues nga popullata
prej 1.680 vetave ne 320 shtepi dhe a jane kerkuar
informata nga qeveria jugosllave lidhur me kete?”.
Disa banore te fshatit Prapashtice, ne
ankesen e tyre ne vitin 1922, shkruajne per vrasjen e
fshatareve te tyre, nepunesit e Ministrise se
Reformes agrare po ua masin tokat e tyre dhe po ua
marrin.
Pastaj, ne nje artikull te gazetes “Pravda”,
nr. 196, date, 11.XII 1923, Sarajeve, shkruhet per
vrasjen e tre malazezeve ne fshatin Vernice, komuna e
Qyqavices nga ana e nje kaçaku, te nesermen kolonet
malaziaz me arme ne dore i kane sulmuar shqiptaret
duarthate, kane rrahur ke kane gjetur, pastaj kane
vrare 15 dhe lenduar 3 shqiptare. Pushteti ka qendruar
pasiv.
Lidhur me
vrasjet dhe masakrat gazeta beogradase “Rad”, e
dates 5 gusht 1925, shkruan:“Qe disa dite shtepite
shqiptare digjen ne flake. eshte veshtire te degjosh
britmen e femijeve dhe pleqve qe keqtrajtohen dhe
merren neperkembe me qellim qe te plaçkiten”..,
“Ne Arnautlluk jehojne pushket. Vise te tera te
banuara me shqiptare vlojne nga trazirat e ngjashme me
ato ne Irlande... Serbia ka formuar...
nje province me qytetare te rendit te dyte. Atje
kallen fshatra te tera, vriten shume njerez, mizorite
jane te pakufishme. Askush me ne kete vend nuk ka turp.
Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen e
nje popullsie per shkak te urrejtjes fetare dhe
nacionale. Askush nuk pyet se kush i shtyri ata njerez
te arratisen. Askush nuk do te shohe se duhet ndaluar
policet dhe nepunesit tane, qe jane fajtore per gjakun
qe atje po derdhet qe nga “çlirimi”. Mirepo po
predikohen therje e gjakderdhje te reja. Fshatrat
shqiptare ngjajne ne kaspahane te verteta”...
“Punisha deri me tash ishte me dorembare, grate dhe
femijet shqiptare i therrte me sukses. Ai dinte qe t’i
vriste me nje plumb nga gjashte. Derisa lodhej therte
me thike njerez ne Kosove”.
Raporti i
revistes “Vullneti” me titull “Qetesia e
Kosoves” i vitit 1930, ne te cilin, ne mes tjerash
theksohet, se po behet kolonizimi sistematik ne keto
treva me qellim qe te rritet perqindja e serbeve ne
80% ne te gjitha viset, e sidomos ne ato kufitare.
Kolonizohet eksklusivisht elementi serb ne ate menyre
qe te krijohet penda ne mes te shqiptareve dhe shtetit.
Ndersa, nga dosja “Pakica shqiptare” dhe
“Kolonizimi” i Shtabit te Territorit te Armates
III, sek.gj.ob.r.1859/1938, ne mes tjerash i shkruan
Prefektit te Gjeneralshtabit Kryesor, i propozon masat,
sipas tyre efikase, per zbatimin e kolonizimit dhe te
shpernguljes se shqiptareve, siç ishin: qe ne viset
kompakte shqiptare ne Kosove te vendosen se paku 50%
te koloneve serbe ne menyre qe te shthuret masa
kompakte shqiptare, te formohen garnizone te reja
ushtarake, sidomos nga zona kufitare, ndersa elementi
turk te shperngulet vetem sa te mund te zbatohet
shperngulja e shqiptareve, te zbatohet kolonizimi,
sidomos ne zone kufitare; debimi i te gjithe
emigranteve politike; ne viset e pastra shqiptare, te
mos kerkohet qe femijet te shkojne ne shkolle, d.m.th.
te mos arsimohen, te mos mbahen, kurse te arsimimit
fizik per te rinje dhe mos te pergatiten te rinjte
para kohe per luftetare. Perveç kesaj, sidomos duhet
te shperngulet elementi fshatar ne menyre qe te
fitohet toka e lire per kolonizim.
Qellimi i
qarqeve sunduese, sidomos atyre policore, ishte qe ne
radhe te pare t’i detyroje qe te shperngulen personat
e fshatit me autoritet, te pasurit, paria e fshatit,
sidomos poseduesit e tapise, sepse pas tyre do te
shkonin te tjeret. Ndersa, ne shkresen tjeter
rez.gj.o.nr.3550/1938 qe i shkruan Ministrit te
ushtrise dhe marines thekson: Nevoja per krijimin e
garnizoneve te reja ne Rahovec, Suhareke, Podjeve,
Vushtrri, Gjilan si mbeshtetje per shkaterrimin e
masave kompakte shqiptare dhe sigurimin e kolonizimit
ne keto vise. Dihet se ekziston Konventa sipas se
ciles nje numer i madh i familjeve, te cilat nuk i
takojne popullates serbe do te shperngulen para se
gjithash nga zona kufitare ne largesi qe kap 50 km.
Pastaj, ne mes tjerash paraqet edhe kete: “Per
pushtimin definitiv te ketyre viseve ne aspektin
nacional eshte e nevojshme, siç u tha nga paraqitja e
meparshme, kolonizimi sa me i afert i elementit tone
te shendoshe prane shpernguljes se shkalleshkallshme
te popullates shqiptare. Nese ky kolonizim nuk
zbatohet ne kohe sa me te shkurter dhe ne menyre sa me
racionale, ekziston rreziku, qe ajo ne nje kohe te
ardhshme per shkak te shtimit te madh vjetor te
elementit shqiptar do te behet e pamundshme.
Kolonizimi efikas ne vendbanimet e pastra shqiptare
mund te mbeshtetet vetem ne garnizonet e propozuara te
formuara ne Territorin e Divizionit te Kosoves”.
Ne kete kohe
menjehere filloi edhe rrembimi i tokave dhe pasurive
te ndryshme, sidomos nga te shperngulurit. Ne kete
drejtim ishin angazhuar edhe vete qeveritaret serbe,
si psh. Nikolla Pashiqi me disa borgjeze te tjere si
pop Miniqin, Jakov Çobriqin etj. i kishin rrembyer me
se 300 ha toke rreth Tyrbes se Sulltan Muratit,
pasurite e fshatrave Mazgit e Azizi (banoret e ketij
te fundit me teper se 100 shtepi kishin qene te
detyruar te shperngulen ne Turqi ne vitet 1912-1914).
Punisha Raçiqi kishte marre toke 3500 ha pyje ne malet
e Deçanit dhe 50 ha toke pjelloe ne fushen eShkupit. Toke
ne Kosove, perveç koloneve fshatare, merrnin edhe
kategori te ndryshme te popullsise, persona te cilet
nuk e kishin profesion bujqesine, si nepunesit,
xhandaret, tregtaret, oficeret, pensionistet etj.
Siç shkruan gazeta “Socijalistiçka Zora”, Shkup,
nr. 31, date 16.V.1920 - dhenia e utrinave komunale
edhe ashtu te pamjaftueshme per kullota si dhe marrja
e tokes fshatareve te varfer te deshmuar me tapi, dhe
dhenia e saj papunetoreve, oficereve, inxhiniereve,
tregtareve etj. Ndersa, revista ”Policija” nr.
3-4 e vitit 1922, e boton fjalinim e V. Bojlozeviqit,
prefekt i Rrethit te Graçanices, ku ai paraqet se nje
numer i madh i te ashtuquajtureve kolone banojne ne
qytetza dhe jetojne komod, kane profesion tjeter, e jo
bujqesine, se ne mesin e tyre ka nepunes, sherbetore,
zejtare dhe tregtare, dhe ata ne ate menyre behen
pronare dhe “age” te rinje, token e tyre e japin me
qesim qe ta punojne te tjeret. Keshtu qe, ne vend se
reforma agrare t’i zhduke marredheniet fuedale, ajo
prape po krijon, por vetem me ndryshim qe agallaret
serbe po i zevendesojne ata “turq”. Edhe Nedelko
Simonoviq, ish-deputet ne nje raport te vetin te dates
13.VII 1927 njoftonte per rezultatet negative per
shkak te zbatimit te politikes nacionale nga
plaçkitesit dhe vagabondet. Ai thote, token e huaj e
kane marre ardhacaket e pasur ose nepunesit e
pensionuar, ne menyre jonormale dhe plotesisht
joligjore, ate toke e cila nuk ishte e perfshire ne
goditje te agrarit. Token e marre e kane shitur, e
pastaj perseri kane marre toke tjeter, ose ia kane
dhene tjeterkujt ta punojne, ndersa ata neper kafene
po e kritikojne rregullimin e tanishem shteteror.
Shpesh si shperblim ne vend te honorarit,
nepunesve shteterore u jepej toka e kaçakeve. Nje
kolon ne ankesen e vet drejtuar mbretit Aleksander me
daten 6.IX.1932, per shkak se ia kishin marre token,
sepse nuk ishte vendosur ne te, thekson se ka
pensioniste e nepunes, qe kane marre toke nga shteti,
te cilet jo vetem qe nuk po e punojne, por edhe po e
shesin. Edhe pasurine e meparshme ne trevat e
vendlindjes e kane shitur. Keshtu, p.sh. nje kolone
nga Peja me 10 janar 1927, ne ankesen e saj ne mes
tjerash thekson se tere pasurine e prinderve, te cilen
e ka pasur ne rrethin e Kollashinit, e ka shitur per
60.000 din.
Stacioni i xhandarmerise ne Landovice te Prizrenit me
shkresen nr. 680, date 7.VI.1936 e njofton Prefektin e
Rrethit te Sharrit perkitazi me kete: “....Kolonet,
te cilet e kane marre token ne kompleksin “Tupec”,
jane marre ne mbrojtje nga ana e ketij stacioni sa
eshte e mundur. Mirepo, shumica e ketyre koloneve ia
kane dhene token shqiptareve qe edhe me tutje t’ua
punojne pergjysme me marreveshje te ndryshme, ndersa
disa sish gjenden neper Serbi dhe Mal te Zi, ne
shtepite e tyre, ne vend se ata vete ta punojne token
qe e kane marre. Pastaj, ka raste te tilla qe disa nuk
ishin personalisht te pranishem me rastin e dhenies se
tokes, keshtu qe madje, nuk dine as mezhdat e verteta
te parcelave te veta...”.
Per zbatimin
e te ashtuquajtures reforme agrare si maske per
zbatimin e kolonizimit, disa gazeta te kohes dhe
dokumente deshmojne qellimet dhe keqperdorimet. Keshtu
gazeta “Pravda” nr. 70, Sarajeve me 10.VII
1920, ne mes tjerash shkruan: “...Se tere Mbreteria
jone eshte perplote me prona te medha feudale dhe
kapitaliste, e sidomos te domenit te madh shteteror,
por prape tere çeshtja kryesore agrare eshte bartur ne
Bosnje dhe ne Serbi te Vjeter (Kosove J.O.). Pse?
Kroacia eshte plote latifonde, Sllavonia gjithashtu,
Banati, Baçka dhe Baranja poashtu, por prape per keto
krahina nxjerren dispozita dhe dekretligje te tjera,
ndersa Shumadia, e cila gjithashtu ka mjaft shume
latifonde kapitaliste e feudale, te cilat punohen me
ndihmen e punetoreve dhe meditesve, eshte shkeputur
nga reforma agrare. Parulla, se toka do t’u takoje
atyre, te cilet e punojne, ka te beje vetem ne
Bosnje dhe ne Serbi te Vjeter (Kosove J.O),
Pse?...”. Gazeta “Vreme”, e dates
2.01.1923, perkitazi me çrregullimet e “myslimaneve”
ne te ashtuquajturen “Serbi Jugore” (Kosove e Maqedoni
J.O) thekson se ato nuk behen, kinse nga irredenta,
por nga administrata e dobet, e cila i ka perfshire te
gjitha kategorite e nepunesve. Ndersa, revista
“Agrarni Pregled” nr. 1/1924, thekson se
kolonizimi ka filluar para reformes agrare, e pastaj
ka shkuar paralel me te, ne vend qe te vije pas saj.
Ajo zbatohet pa plan, pa kurrfare kuptimi, pa
institucione te organizuar dhe pa mjete. Administrata
agrare eshte e paafte, pa njohuri, ne mungese te
intelegjences. Me toke po spekulohet, 40% te tokes nuk
e kane marre bujqit, por spekulante te ndryshem,
papunetoret, parazitet. Gazeta “Pravda” nr. 27
e dates 29.01.1925, Beograd, e boton nje depeshe te N.
Petroviqit, ku thuhet se ne te gjitha anet ka
paligjeshmeri te ashper dhe dhune mbi qytetare te mire
e te urte. Organet policore duke filluar nga zhupani e
deri te xhandaret, e kane hedhur nen kembe kushtetuten
dhe Ligjin dhe ndaj te gjithe qytetareve, te
cilet nuk kane dhene shenja te dukshme se jane me
pushtetin e tanishem, po perdorin mjete te palejueshme.
Diktatura e
6 Janarit 1929 e beri shtypjen edhe me te eger. Me
rastin e vizites qe i beri mbreti Gjilanit, fshatareve
shqiptare te Pozheranit lidhur me padrejtesine e
qarqeve agrare, iu pergjigj me zemerim: "Shkoni ne
Turqi, nese nuk jeni te kenaqur”! Naçellniku i
rrethit te Zveçanit - Kujunxhiq, ne vitin 1930
lavderohet se gjate sherbimit te tij jane shperngulur
ne Azi, prej nga nuk do te kthehen me, me se 32.000
shqiptare te rrezikshem per shtetin, ndersa token e
vet ua kane shitur me çmime shume te uleta koloneve
malazeze dhe vendesve, kurse 6.000 te tjere kane
vajtur ne Shqiperi.
Ministri i komunikacionit dr. Spaho kishte
marre shume ankesa nga shqiptaret e Kosoves dhe
Maqedonise. Ai per kete e njofton kryetarin e qeverise
M. Stojadinoviq, keshtu ne shkresen e dates 29.VII
1938 shkruan: “Puna e tanishme e pushtetit agrar ne
Serbine Jugore eshte ne kundershtim me dispozitat
ekzistuese ligjore dhe tere rendit juridik. Kjo dhune
qe po behet ndaj myslimaneve ne Serbine Jugore ka
jehone mjaft te pavolitshme edhe te ne ne Bosnje. Bota
po pyet, pse po behet kjo vetem kunder shqiptareve,
dhe pse nuk po behet, p.sh. ndaj hungarezeve, te cilet
jane ne te njejten pozite sikurse shqiptaret. Nuk ka
shembull ne bote qe me reformen agrare t’u merret toka
bujqeve”.
Ekzistojne
dokumente te shumta per ankesat e fshatareve shqiptare
lidhur me marrjen e tokes, pastaj te korrave verore
nga ana e pushtetit dhe te koloneve. Ata ankoheshin,
por kujt, kishte raste kur edhe denoheshin. P.sh. Me
daten 19.IX.1934, nje kolon nga Kushnini i Hasit e
padite Rexhe Sylen se ai e ka mbjelle dhe punuar token
dhe nuk po e lejon ta punoje ai. Syla deklaron ne
polici se prona e tij ishte e madhe, ia kane marre 2/3
e tokes dhe u kane dhene koloneve. I kane lene vetem
pak toke. I eshte ankuar organeve me te larta, por nuk
ka marre pergjigje, dhe se i ka 14 anetare te familjes
dhe do te mbetet pa buke. Gjyqi i Rrethit te Prizrenit
e shpall fajtor R. Sylen, e denon ate me 300 din. dhe
e detyron qe ta kthej pronen kontestuese, siperfaqen
prej 6,92 ha dhe shtepine.
Pastaj shume dokumente deshmojne se shqiptaret
token e vet qe i eshte marre, duke mos pasur tjeter
detyrohen ta marrin dhe ta punojne me qesim ose
pergjysme, si p.sh. Shaqir Xhemaili nga Pirana,
Nik Prenku nga Dedaj
e shume te tjere. Jane paraqitur raste gjate kufizimit,
ku jane marre edhe frytet nga toka e kufizuar, keshtu
qe ajo popullate e varfer ka mbetur edhe pa mjete me
elementare per jetese. Marrja e tokes eshte dashur te
behet ne fund te vitit ekonomik, pas vjeljes se
fryteve. Perkitazi me kete shume veta nuk kane bere
ankesa per shkak se nuk kane ditur dhe se ishin te
varfer
dhe nuk kishin para per pagese te shkruarjes se
ankesave nga ana e avokateve qe perfitonin shume dhe
kishte raste qe edhe ndermjetesonin kinse ne
shitblerje, siç kishte ndodh rasti ne fshatin Bujan te
komune se Lypjanit.
Ne nje
ankese te dates 27.VII 1938, flitet se, organet e
pushtetit ne forma te ndryshme merrnin pronat
shqiptare pa kurrfare kompensimi. Por, nese e jepnin
ate e benin ne sasi jo te mjaftueshme dhe ne vendet
jopjellore dhe qe duhej çelur token. Pushteti agrar u
bente te pamundshme punonjesve nga nje ane te gjejne
dokumente, me te cilat do te deshmonin bazen e
pronesise se saj, ndersa ne ane tjeter po ai pushtet
kerkonte qe t’i paraqesin ato dokumente, nxjerrjen e
te cilave ata e benin te pamundshem.
Gazetat e
kohes, dokumentet zyrtare etj., flasin se krahas
kolonizimit te Kosoves me elementin nacional sllav, po
zbatohet edhe shperngulja e popullsise shqiptare nga
keto treva. Ato i paraqesin pikepamjet e veta, duke
propozuar njekohesisht edhe masa perkatese. Ministria
e Puneve te Brendshme e Mbretesise SKS me shkresen
nr. 11079 e dat. 26.IV 1923 e njofton ministrin e
drejtesise per verejtjen e levizjes se shqiptareve dhe
te turqve ne pjesen jugore te vendit, per shkuarje ne
Turqi, e kryesisht ne Thraki, qe atje perhere te
vendosen dhe te behen nenshtetas turq. Kerkon qe t’i
urdherohet pushtetit lokal qe te mundesojne
shpernguljen, e njofton edhe per çeshtje te tjera dhe
kerkon qe te merren masa dhe te mundesohet shperngulja
e atyre, qe “e deshirojne” ate.
Gazeta “Politika” e dates 6.VIII.1923 perkitazi
me shpernguljen shkruan, ne mes te tjerash edhe “...
se interesi yne nacional, ne pergjithesi, eshte
serbizimi i Kosoves dhe i lugines se Vardarit dhe se
çeshtja e shpernguljes eshte me aktuale dhe me rendesi
se shume çeshtje te tjera”.
Gazeta “Pravda”
nr. 81 e vit. 1923, qe dilte ne Sarajeve, perkitazi me
kete thekson edhe kete: “... kolonizimi ka pasur
sukses ne luginen e Llapit .... sot turqit po
shperngulen nga Llapi, qe do te thote se kolonizimi
ka pasur sukses ne ate treve”. Ndersa, gazeta me
te njejtin emer nr. 27 e vitit 1925 paraqet te dhenat
se kolonizimi ne mase te madhe po ndikon ne nxjerrjen
e pasaportave, se po shperngulet Sanxhaku e Kosova, se
toka po blihet mjaft lire nga ata, te cilet po shkojne,
dhe se ka raste kur toka falet ose lihet krejtesisht
nga te shperngulurit, dhe thekson edhe kete: “...
se ky eshte akt i madh historik i kesaj shpernguljeje”
dhe propozon: “Me mire te kemi krizen ekonomike,
sesa ate politike treqindjveçare”. Dokumentet e
kohes theksojne se shperngulja ne Turqi po merr
permasa te medha dhe se fshatrat dhe qytezat po i
humbin karakteristikat e vjetra, sidomos tregtia dhe
zejtaria.
Shoqata
Kulturore Shqiptare ne Sofje “Deshira”, ne protestat e
veta te shumta, sidomos ne vitet 1923 e 1924 ne mes
tjerash lidhur me grabitjen e tokave dhe kolonizimin
shkruan: “Pasurite e patundshme te familjeve qe
jane deyruar ta braktisin vendin e tyre, jane grabitur
nga familjet serbe dhe malazeze te vendosura nga
autoritetet serbe, para debimit te pronareve te
ligjshem shqiptare. Kurrfare e drejte nuk u eshte
dhene atyre qe te munde te dispononin me pasurite e
veta, qofte direkt, qofte nga fondet e pushtetit. Aq
me teper, pushteti serb ka konfiskuar te gjitha
pasurite e shqiptareve, qe gjenden perkohesisht per
nje arsye ose nje tjeter, jashte limiteve te
territorit te vet”.
Dokumentet e
shumta arkivore deshmojne se pushteti, per te
realizuar qellimin e shpernguljes dhe krijimit te
tokes se lire per vendosje te koloneve, perdori
edhe metoda te ndryshme te dhunes. Kete me se miri e
deshmon artikulli i botuar ne gazeten “Proleter”
nr. 10, te dates 20 janar 1930, me titull “Smrt
albancima - Zemlja belorukcima”- (“Vdekje shqiptareve
- Toka dorebardheve”). Ne fillim te artikullit te
shkruar nga fshatari i Pejes thuhet: “Ne kete treve
shumica e fshatareve jane shqiptare. Kjo eshte toka
jone qe nga koherat me te vjetra. Mbi ne deri me tani
kane sunduar pushtetmbajtes te ndryshem, beglere e
pashallare. Ne fshataret kemi luftuar kunder tyre,
prandaj edhe jemi mbajtur nen sundim. Nje kohe, ne
Mesjete, neve na kane sunduar edhe feudalet serbe. Ne
vitin 1912 prape serbet i kane pushtuar keto toka dhe
qe nga ajo kohe i ndjekin shqiptaret, ua marrin token,
i ngarkojne me gjoba, ua djegin shtepite, i mundojne
grate dhe femijet, ndersa te rriturit i vrasin...”.
Ne te deshomohet, ne mes te tjerash, edhe menyra e
marrjes se tokes se punueshme nga komisionet agrare me
ndihmen e xhandareve, per vendosjen e koloneve ne
shtepite e fshatareve shqiptare, te cilet ishin te
detyruar qe t’i mbanin me ushqim, t’ua punonin
token, t’ua ndertonin shtepite etj., siç thuhet ne
dokument: “Ne shqiptaret, pos tjerash duhet t’u
ndertojme koloneve edhe shtepite me te hollat tona, na
duhet ta blejme litarin me te cilin duhet te na varin
ata. Gjate kohes kur ne ndertonim shtepi, kolonet
vendoseshin te ne, sepse duhej menjehere te mbesin ne
fshat dhe menjehere te fillojne serbizimin e kesaj
treve. Ata jetojne ne shtepite tona deri sa ne ua
ndertojme shtepite e tyre ose deri sa mos t’i debojne
familjet tona shqiptare dhe per kete asgje nuk
paguanin. Çdo shqiptar, te cilit i vinte ai “mysafir”
i cili ia kishte marre token, duhej qe ate dhe
familjen e tij ta ushqeje deri te korrja e re dhe
duhej qe me bagetine e vet t’i ndihmoje ne punimin e
tokes, ate toke te njejte e cila shqiptarit i eshte
grabitur. Me ate metode te xhandareve dhe te
komisionit agrar bellorukas, kolonet ne te vertete po
behen bashibuzuke, ndersa shqiptari rob i thjeshte, i
cili duhet vetem te punoje, duke heshtur, ku perveç
tatimit qe duhej dhene shtetit dhe komunes, duhet qe
gjysmen e bereqetit t’ia jape kolonit, nese nuk ia
merr ne teresi. Toka ne librat tatimore eshte e
regjistruar prone e shqiptarit dhe ata duhet ta
paguajne tatimin edhe per ate toke, e cila i eshte
marre...”. Ketu pastaj jepen fakte per burgosjet,
vrasjet e mbajtesve te familjeve, montimin e proceseve
te ndryshme, gjobitjeve, maltretimeve, vrasjeve etj. e
tere kjo i ka detyruar ato familje, te cilat i
shpallnin si kaçake, te uritura e te zbathura te
marrin rrugen e mergimit, duke ua lene token koloneve
ardhacake. Sipas kesaj, terrenin per shpernguljen e
shqiptareve e pergatisnin organizatat terroriste
“Bella ruka” dhe “Narodna Odbrana”. Po ashtu kjo
gazete, me pare ne numrin 6 te dates 1.XII.1929,
thekson edhe kete se ne Kosove po zbatohet kolonizimi
me brutal. Po rrembehen prona te tera te fshatareve
nepermjet proceseve tradhtare, po debohen shqiptaret
dhe tokat shqiptare po kolonizohen me serbe te
degjueshem ndaj regjimit. Dhenia e tokes me te mire
bandave bellogardiste dhe vrangeliste. Ndarja e
Kosoves ne tri banovina eshte bere me qellim te
serbizimit me te shpejt te ketyre viseve.
Ne nje
dokument ne forme broshure me titull: “Tere
Shqiperia e te gjithe shqiptareve”, botuar ne Rome
me 1931, per te cilin njofton Gjeneralshtabi kryesor i
Armates ne Beograd, theksohet se po behet shpronesimi
i tokes ne mase, sidomos rreth kufirit, ku jetojne
shqiptaret, ne menyre qe te lirohen trojet per
fshatare serbe dhe kolone.
Zbatimi i ketij
shpronesimi po behet ne menyre barbare dhe me dhune.
Fshataret serbe ne menyre te thjeshte dhe te padrejte
po e marrin token, e cila eshte rrembyer nga
shqiptaret. Shqiptaret kane rene ne mjerim, po
shperngulen ne Amerike ose ne Mbreterine e Shqiperise.
Per kete, siç thuhet ne dokument, Hasan Prishtina i
drejtohet kryetarit te Shoqates se Kombeve, ku e
padite regjimin e terrorit, sepse shqiptaret me force
po debohen nga vatrat e tyre, ndersa pronat e tyre po
u jepen serbeve, malazezve dhe ruseve, te cilet po
vendosen ne keto vise si kolone.
Ne nje
afishe te Rinise perparimtare te Kosoves dhe te
Jugosllavise, te marsit 1937, ne mes tjerash thuhet: “Prej
vitit 1918 shqiptaret ne Jugosllavi u jane ekspozuar
vrasjeve, djegieve se tere fshatrave, debimit nga
vendi; u grabiten shtepite, pasuria, kullotat dhe
pyjet e fshati dhe ato fisnore. Shqiptareve u ndalohet
perdorimi i gjuhes amtare, u zhduken doket e zakonet
popullore. Pas te gjithave vijne plaçkitjet e
fejdexhinjve te bankave, si dhe plaçkitja ne forma te
tatimeve dhe kullukut. Zoterinjte serbe, me qeverine
reaksionare Stojadinoviq - Koroshec - Spaho me te
gjitha forcat punojne ne shkaterrimin e popullates
shqiptare, si benin me pare qeverite antipopullore,
prandaj, ne vend te lirive te premtuara kabineti i JRZ
vazhdon terrorin dhe vrasjet masive te luftetareve
popullore. Ne te gjitha plaçkitjet dhe goditjet me
dhune, shqiptaret bejne rezistence heroike. Edhe pse
gjithnje te poshteruar, te ndjekur me kundak dhe
bajoneta, persekutohen nga armiqte perkates, nga
qeveria, ata me kembngultesi vazhdojne te rezistojne.....”.
Ndersa, ne afishen e studenteve te Kosoves, te
muajit qershor 1938, ne mes tjerash thuhet:
“Shqiptare - Policet, xhandaret dhe spiunet jane bere
te pafrenueshem ne pronat dhe jeten tuaj, trefish ua
marrin tatimin, ju plaçkisin, ju rrahin dhe ju vrasin.
Per te gjitha keto krime askujt nga ata zullumqare nuk
u ka rene asnje fije floku nga koka, por, madje, per
kete marrin shperblime dhe dekorata...”.
Ne afishen tjeter te Rinise shqiptare, te qershorit
1939, ne mes tjerash shkruan: “..... Ju kane marre
token te cilen me shekuj e keni punuar dhe me te cilen
i keni ushqyer femijet tuaj. Politikisht te lene anash,
ekonomikisht te shterrur, ne fushen kulturo-arsimore
te lene ne terr dhe ne padije, ju ishit ekspozuar
terrorit te papare. Kulminacionin e ndjekjeve
shqiptaret e kane perjetuar gjate kohes trivjeçare te
qeverise antipopullore te JRZ te Millan Stojadinoviqit.
eshte shtuar marrja e tokes. Nen goditjen e njefare
“agrari” eshte vene toka ne te cilen jeton fshatari
shqiptar. eshte hartuar Konventa me Republiken e
Turqise per shpernguljen e dhunshme te shqiptareve.
Terror te papare, keni perjetuar vitin e kaluar kur ne
çdo ane trumbetohej njefare “kryengritje” te
shqiptareve....”.
Deshmi te
shumta ndriçojne se toka u merrej ne teresi familjeve
shqiptare bujqesore, e u jepej atyre, qe nuk merren me
bujqesi. P.sh ne nje raport te Konsullit te
Pergjithshem te Mbreterise Shqiptare ne Shkup, nr.
320.C.III, date 8.VIII.1930 thuhet: eshte marre toka e
Sokol Hajdarit nga Janoshi i Gjakoves, i cili ka
mbetur ne rruge me 30 anetare te familjes dhe i eshte
dhene sekretarit te Bashkesise se Gjakoves, malazezit
Jovo Joksiq. eshte marre toka nga disa fshatare te
fshatit Nec te Gjakoves dhe i eshte dhene anetarit te
bashkesise Boko Tomoviq dhe drejtorit te shkolles
fillore ne Gjakove Vojiq Tomoviq. Keta token ne fjale,
e perdorin si çiflig dhe te zotet e tokes - shqiptaret
i perdorin si bujq. Marrja e tokes edhe te familjeve
te tjera si ne Cermjan, Bec etj.
Ne nje analize te K. Kerstiqit, shef i Zyres se
Mbretit, drejtuar Drejtoratit suprem te reformes
agrare ne Shkup me 23. janar 1932, ne mes tjerash
perkitazi me marrjen e tokes thote: Ajo eshte bere
ashtu qe shqiptaret autoktone per shkak te
mosinformimit se toka i eshte marre, e ka mbjelle dhe
ka perjetuar qe koloni t’i thote: Ndalu, kjo eshte
e imja”. Ose e ka thirre pushteti agrar dhe i ka
thene: “Degjo, ti, ate dhe ate are e ke mbjelle ne
kete vit, t’i per ate ke me paguar qirane”.
Ekziston toke pjellore, ku koloni nuk ka ardhur; ate
toke pushteti agrar e ka dhene me qira dhe e kane
marre ate; ka edhe toke te pambjelle as nga shqiptaret
e as nga kolonet, te cilet nuk kane ardhur, keshtu ajo
ka mbetur djerrine, e papunuar. Rastet ne komunen e
Vogoves dhe te Ponoshecit, ku vendesit e tere
fshatrave kane mbetur pa asnje hektar toke. Rasti i
Abdyl Tahirit nga Vogova, i cili ka 79 anetare te
familjes dhe ka mbetur pa kurrfare prone per jetese.
Ka raste, qe vete kolonet kane treguar, qe te gjitha
familjet rreth shtepise i eshte marre toka, keshtu qe
tani per te hyre ne shtepi duhej te kalonte neper
pronen e kolonit.
Ne nje raport nr. 57, date 25.VII 1940, ne mes
tjerash thuhet se - shqiptaret nuk do te ankoheshin
nese u lehej 40 ari per anetare te familjes, por qe
ajo toke te jete e punueshme, e jo rrah dhe pyll.
Kolonet
serbe, qe merrnin token ishin te liruar nga tatimi.
Ndersa, shqiptaret ishin te detyruar qe te paguajne
taksat per 5 vjet per tokat shqiptare te marre para
3-4 viteve. Duke mos pasur te holla per t’i bere balle
pagesave, autoritet jugosllave i nxirrnin rrobat ne
menyre arbitrare e te çuditshme ne ankand, i shisnin
me çmime te lira si edhe teshat e nuseve.
Ne nje referat te nje deputetit T. Diniq, te
marsit 1938 - ne mes tjerash shkruan: Ngarkimi me
tatim ne menyre jo te drejte. Pagesa e tatimit edhe
per token, te cilen shteti e ka marre. Dhenia me qesim
e tokes per te cilen paguajne tatimin. Shkaterrimi
sistematik i bujqve, nga shtepiaku krijohen persona pa
strehe dhe proletare. Shkaterrimi i amvisnive
shtepiake. Pasoje e nje pune te tille eshte qe bujku
po ik nga toka, shtepiaku po shnderrohet ne proletar
dhe punetore te vrazhde te papune.
Me qellim qe
ne vitin 1934 te nxitet shperngulja dhe te
intensifikohet edhe me tutje kolonizimi, Ministria e
Bujqesise e Mbreterise Jugosllave, nepermjet bankes
hipotekare kishte lidhur kontraten ne shume prej
15.000.000 din. me qellim te blerjes se tokave private
ne Kosove. Kjo ministri kerkon qe te organizohet
sherbimi te drejtoratet e Banovines per dhenien e
pasaportave pa pagese per ata te cilet e shesin token
dhe shperngulen jashte shtetit, ndersa Ministria e
Ushtrise dhe e Marines qe t’i leshoje para kohe te
gjithe ushtaret e familjeve, te cilat shperngulen
jashte shtetit.
Duke pare se
kolonizimi me elementin sllav dhe shperngulja e
shqiptareve nuk po jep rezultatet e duhura, sipas
deshires dhe mendimeve te qarqeve borgjeze sunduese,
ne kete drejtim te gjitha ministrite shteterore dhe
organet tjera, u angazhuan edhe me teper. Ne kete
drejtim u angazhua edhe Klubi Kulturor serb, i cili
beri plane dhe hartoi elaborate se si te zbatohet me
sukses kolonizimi dhe serbizimi i Kosoves dhe
shperngulja e shqiptareve ne Turqi e ne Shqiperi. Po i
paraqesim disa nga ato:
Ne elaboratin voluminoz te Vasa Çubrilloviqit, me
titull “Shperngulja e Shqiptareve” i 7 marsit
1937, veçojme: “Shqiptaret nuk eshte e mundur t’i
thyesh vetem me kolonizim gradual; ky eshte i vetmi
popull qe arriti ne keto nje mije vjet te fundit... te
mbijetoje drejt berthames se shteti tone... pse nuk
patem sukses nga viti 1912, ky eshte faj yni mbasi
pushtetin nuk e shfrytezuam si duhet. Menyra e vetme
dhe mjeti i vetem, eshte dhuna brutale e nje shteti te
organizuar, ne ç‘drejtim ne prore ishim perpara tyre”.
“Perpos njerezve te besueshem kete konflikt duhet
pergatitur mire; konflikti duhet te masivizohet, qe te
jete me lehte te shpjegohet se shqiptaret kane ngritur
krye, ndersa gjithe gjendjen duhet paraqitur si nje
konflikt vellazerie a fisi dhe sipas rastit t’i jepet
edhe dimensioni ekonomik. Ne shkalle te fundit, mund
te shkaktohet edhe kryengritje lokale, te cilat do te
shuheshin me gjak dhe me mjete efikase, por jo gjithaq
me ushtri, sa me koloniste, fise malazeze dhe çetnike.
Mbetet edhe nje mjet, te cilin Serbia ne menyre shume
praktike e kishte perdorur pas vitit 1878:
djegia e fshehte e fshatrave shqiptare dhe te lagjeve
te qyteteve...”. “Deri ne fund te shfrytezohen
ligjet per t’ua bere shqiptareve jeten sa me te hidhur:
gjobat, arrestimet, zbatimit i pakufishem i gjithe
ndjekjeve policore, denimi i kontrabandes, i prerjes
se pyjeve, ndjekja per leshimin e qeneve, detyrimi me
angari dhe te gjitha mjetet tjera, qe mund t’i kete ne
dore nje polici..”. “Me rastin e krijimit te psikozes
per shperngulje, duhet bere gjithe ç‘eshte e mundshme
te largohen fshatra te tera, ose se paku familje te
tera. Duhet perdorur te gjitha mjetet per te penguar
mbetjen e nje pjese te familjes ketu...”. “Me
rastin e krijimit te kolonive te reja, sa here qe i
kerkon nevoja, duhet perdorur forca ushtarake...”.
“.... duke ditur çfare deshirohet dhe duke mos kursyer
as para as gjak, shteti yne do te mund te beje qe
Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit te shnderrohen ne
Toplice te re”.
Lideri tjeter, Gjoka Perina ne ligjeraten e vet me
16.VI.1937 - Propozon, qe pasi kolonizimi i elementit
serb nuk po mund te arrije te jete ne shumice ne
Vojvodine dhe ne Serbine Jugore, te behet kembimi i
popullsise ne krahinat perkatese, sepse “elementi i
huaj do te zvogelohet, ndersa yni do te rritet”.
Ne referatin e Drejtoratit Suprem te Lidhjes se
Bashkesive Agrare ne Shkup me titull “Per nevojen e
zbatimit intensiv te kolonizimit te lire ne Serbine
Jugore”, shkruan, se: Perparesite e kolonizimit te
lire ndaj kolonizimit shteteror dhe zyrtar jane:
vazhdimi i kontinuitetit ne zbatimin e kolonizimit;
mundesimi i kolonizimit ne vendet, ku nuk ka toke te
lire shteterore, e sidomos ne kufirin shqiptar;
moskrijimi i pakenaqesise nder vendesit, krishteret
dhe myslimanet; blerja dhe oferta gati eksklusivisht
nga myslimanet; kolonizimi ne tokat e punuara, te
cilat menjehere mund te punohen dhe te shfrytezohen;
vendosja menjehere pas blerjes, pasi qe ekzistojne
ndertesat, ofrimi i stabilitetit, deshires dhe
sigurimit te koloneve; vendosja e lehte e personave te
shkolluar ne disa koloni; zgjedhja e vendit per
kolonizim etj. Sigurimi i mjeteve te nevojshme per
zbatimin e ketij kolonizimi. Ky kolonizim do te
shkaktonte shpernguljen e popullates myslimane pa
pasoja dhe pa jehone, meqenese kjo llogaritet si
iniciative private. Ai propozon, se ne aspektin e
kolonizimit ne Serbine Jugore duhet punuar mjaft. Kete
e kerkojne ne menyre imperative interesat ekonomike e
nacionale dhe se per kete aksion nuk duhet te ankohen
mjetet, sepse ato trihere ia kthen popullit dhe
shtetit.
Orestije Kerstiq ne ligjeraten e vet me 4 prill 1938,
ne mes tjerash shkruan: “Lufta per toke ne Serbine
Jugore - eshte lufte nacionale - ekonomike, e jo
thjesht kembim me te mira. Konflikti i dy elementeve
nacionale “ne dhe shqiptaret”. Pushtimi i maleve nga
shqiptaret si fise te ilireve te vjeter”. Propozon
vazhdimin e kolonizimit dhe ndihma koloneve, vendosjen
e familjeve te nacionalitetit serbe ne fshatrat e
pastra shqiptare.
Ne referatin tjeter te Klubit kulturor serb te dates
16 maj 1938, thuhet: Ndermarrja e masave qe
elementi shqiptar te behet i parrezikshem, te
shperngulet ne Shqiperi ose ne Turqi, ose blerja e
pronave te tyre dhe dhenia “elementit tone nacional”
dhe keshtu te detyrohen te shperngulen. Pastaj thuhet:
“nese çeshtja shqiptare te ne nuk zgjidhet ne
menyre diplomatike, d.m.th. me shperngulje, ajo do te
zgjidhet me kolonizimin e metejshem, atehere duhet
ditur, qe per ate duhet kolonizuar nje numer te madh
te popullates sone, qe te arrihet superioteti i madh
ndaj shqiptareve”.
Ne
konferencen nderministrore perkitazi me shpernguljen e
popullates me prejardhje josllave nga e ashtuquajtura
Serbi Jugore, te mbajtur me daten 1 tetor 1935, ne
Beograd ne Ministrine e Puneve te Jashtme u diskutua
edhe per angazhimin rreth shpernguljes se shqiptareve,
lidhjes se nje marreveshjeje me Turqine etj. Ne kete
Konference u nxoren keto konkluzione:
1. Shperngulja duhet te rregullohet sa me pare me
konvente speciale me Turqine dhe Shqiperine;
2. Nese me Shqiperine nuk mund te lidhet marreveshja
dhe shtetasit tane nuk deshirojne te shperngulen ne
Turqi duhet bere kete:
a.
shpernguljen graduale te popullates me prejardhje
shqiptare e turke nga zona
kufitare ne brendesi dhe
te kolonizohet ai vend me popullate te nacionalitetit
jugosllav;
b.
kembimi i popullsise me Shqiperine.
3. T’i behen lehtesime popullsise, e cila shperngulet,
si transporti, dhenia e pasaportave pa pagese, lirimi
nga taksat, rekrutimi;
4. Te
pamundesohet edhe te pengohet propaganda kunder
shpernguljes;
5. Zbatimi i
rrepte i te gjitha dispozitave mbi kolonizimin e
viseve jugore, dhe
6.
Nacionalizimi i emrave gjeografike.
Perveç
ketyre dhe shume formave te tjera, perkitazi me
shpernguljen e shqiptareve ndermjet Mbreterise se
Jugosllavise dhe Republikes se Turqise ne vitin 1938
ishte lidhur konventa e njohur famekeqe. Si organ
ishte formuar Komiteti per Shperngulje, ne kuadrin e
te cilit funksiononte Inspektorati Suprem per
Shperngulje me seli ne Shkup, si dhe inspektoratet
levizese. Keta te fundit kishin per detyre te caktonin
terrenin per kolonizim me elementin sllav,
perkatesisht t’u jepnin urdhra per shperngulje te
shqiptareve. Qeveria jugosllave nuk deshironte qe
shqiptaret te shperngulen ne Shqiperi, per shkak te
rritjes se numrit te banoreve ne Shqiperi dhe hyrjes
ne te te nje elementi, i cili ishte i disponuar
armiqesisht ndaj serbeve. Ajo deshironte qe shqiptaret
te vendosen sa me larg vendlindjes, ne shkretetirat e
Anadollit, duke mos pasur keshtu kurrfare kontakti me
vendlindjen dhe duke mos mundur te kthehen kurre me ne
atdheun e vet. Po ashtu, edhe qeverise turke i
konvenonte vendosja e shqiptareve ne kufi me kurdet
rreth kufirit me Irakun dhe Iranin. Kjo ndikon qe
nxjerrja e vizave per pasaporta per ne Turqi te behej
per dy dite, ndersa ato per Shqiperi per dy muaj apo
hiq.
Kete e deshomojne dokumentet e shumta, te ruajtura ne
arkivat e ndryshme.
Ne nje
dokument tjeter te Shtatmadhorise Kryesore ne Beograd,
i vitit 1938, ne mes te tjerash shkruan: “Po
verehet dekurajim i madh i shqiptareve per shkak te
marrjes se tokes dhe po frikesohen se edhe toka tjeter
do t’u merret dhe do te shperngulen ne Turqi. Versioni
per shperngulje i ka goditur mjaft. Ne Turqi nuk po
shkojne, sepse besojne se vendi, i cili iu ka dhene
per vendosje eshte i semure dhe se per shkak te klimes
se papershtatshme te gjithe po vdesin”.
Organet e pushtetit, perveç metodave te dhunes e
terrorit, te marrjes se tokes popullates shqiptare
nepermjet reformes agrare dhe kolonizimit me element
sllav, si forme per nxitjen e shpernguljes, e perdori
edhe propaganden dhe angazhoi edhe organizatat,
shoqerite nacional-shoveniste, agjencite dhe agjente
te ndryshem si dhe shume persona vendes e kolone, por
kishte te perziere edhe disa fanatike te blere me
parate e qeverive borgjeze. Tere keta vepronin
anembane Kosoves dhe jasht saj. Ne tere kete ishte i
angazhuar edhe sherbimi informativ jugosllav. Te
shperngulurit me pare plaçkiteshin mire nga aparati
burokratik, avokatet e ndryshem si dhe nga vete
agjencite dhe agjentet. Lumi i te shperngulureve ne
kete periudhe kryesisht shkonte ne dy drejtime: nga
Shkupi per ne Selanik dhe me tutje ne Turqi, kurse
drejtimi tjeter drejt Sofjes.
Perkitazi me
shpernguljen e shqiptareve, Legata Britanike ne Durres
me 27.VI 1938 njofton: “se eshte duke u folur
shume prej vitit 1936-37 per nje marreveshje
ndermjet Turqise dhe Jugosllavise per shpernguljen e
madhe te shqiptareve myslimane prej Kosove ne Turqi.
Deshtim i marreveshjes se vitit 1936 per transferim te
50.000 shqiptareve kosovare ne Shqiperi. Marreveshja
ndermjet Turqise e Jugosllavise veshtire do te
realizohet. Deklarimi i nje diplomati turk se
Ministria Shqiptare lejon shkuarjen ne Turqi vetem te
turqve. Mundesia e shkuarjes ne Shqiperi te nje numri
te vogel te kosovareve. Konstatimi se numri i vertete
i turqve ketu eshte shume i vogel. Marreveshja
turko-jugosllave per shperngulje te 250.000 - 300.000
personave madje sipas nje shkrimi dhe te 480.000
vetash. Konstatimi se ky numer aq i madh per
shperngulje te kosovareve nuk mund t’i takoje
kombesise turke, por ata duhet t’i takojne asaj
shqiptare. Deklarimi i Ekrem Libohoves se gjuhen turke
siç e flasin edhe gjuhen shqipe, e flasin nje numer i
banoreve te qyteteve, se popullata nuk ka deshire te
shperngulet ne Turqi, sepse, nese shkojne, atje do te
bejne nje jete mizore”.
Kunder
shpernguljes se popullates shqiptare, ne Kosove e
gjetiu vepronin disa shoqata nacionaliste, patriote
shqiptare etj., te cilet propagandonin ne popull qe te
mos shperngulen, benin rezistence, kritikonin
pushtetin dhe protestonin per shkak te terrorit,
gjenocidit, shtypjes, dhunes, kolonizimit, zbatimit te
padrejte te reformes agrare etj. Ne kete drejtim prej
patrioteve shqiptare me se shumti eshte angazhuar dhe
ka kontribuar Hasan Prishtina, i cili disa here deri
ne vdekje i drejtohet me shkresa, ankesa, memorandume
etj. Shoqates se Kombeve ne Gjeneve etj. perkitazi me
kolonizimin dhe marrjen e tokave shqiptare nga serbet,
malazezet dhe emigrantet ruse, duke i debuar
shqiptaret nga tokat e tyre. Ne nje leter nga Vjena te
dates 10.II.1924 shkruan: se ata jane te terrorizuar
me metodat me gjakatare dhe te rrezikuar ne çdo
pikepamje nga pushteti me qellim qe ata te detyrohen
te largohen nga atdheu, edhe pse jane banoret me te
vjeter te Gadishullit Ballkanik.
Ai perveç kesaj, e ngrit zerin edhe kunder
tatimeve te medha, denimeve te shumta, ndalimit te
shkollimit ne gjuhe amtare, shtypjes, terrorit etj.,
duke theksuar se po behet shtypje ne 1 milion
shqiptare, qe jetojne ne Mbreterine SKS qe te
shperngulen ne Turqi, ne Shqiperi dhe ne vende te
tjera, ku jetojne ne mjerim. Ne nje dokument proteste
nga Vjena me 15.III.1927 drejtuar Sekretarit te
Pergjithshem te Lidhjes se Kombeve ser Erik Drummond,
shkruan: “Afer nje milion shqiptare, qe jetojne ne
Kosove e Maqedoni nuk kane asnje shkolle ne gjuhen e
tyre amtare. Po keshtu, atyre u eshte ndaluar te hapin
shkolla me mjetet e tyre private; Qeveria e Mbreterise
se Jugosllavise perdore te gjitha menyrat e mundshme
per t’i shfarosur shqiptaret e Kosoves dhe te
Maqedonise. eshte fakt, eshte e njohur dhe e qarte qe
masakrat dhe zhdukja e fshatrave te tera, vrasjet e
shqiptareve dhe plaçktija e shtepive te tyre, jane
bere dhe po behen sipas urdherave te agjentve dhe te
autoriteteve me te larta; Si pasoje e konfiskimit pa
zhdemtim te pasurise se bujqeve shqiptare, e cila u
eshte dhene serbeve dhe malazezeve, shqiptaret jane
shtrenguar te braktisin ne mase vendin e tyre,
truallin e te pareve te tyre. Shqiptaret myslimane e
katolike duhet te paguajne taksa 60% me te larta, mase
kjo e marre per t’i rrenuar ekonomikisht, e me kete
menyre, per t’i detyruar te emgirojne.
Si pasoje e kesaj eshte se popullata serbe e
qarkut te Gjakoves, e cila para 10 vjetesh, nuk kapte
1% te popullsise, sot arrine 20% te popullsise, kurse
20% te popullsise autoktone u larguan nga toka e saj.
Ankesat dhe memorandumet e Hasan Prishtines,
pushteti jugosllav i ka percjelle perhere, eshte
munduar t’i mohoje te dhenat e verteta, pra ka
perdorur kontrapropaganden.
Bajram Curri dhe Hasan
Prishtina, si perfaqesues te Komiteteve te Bashkuara
Shqiptare te paçlirura me daten 26.IV.1924 i drejtohen
Kryesise se Keshillit te Lidhjes se Kombeve dhe e
njoftojne per protestat kunder regjimit te Shtetit SKS,
per mosrespektimin e te drejtave te minoriteteve dhe
mohimin e se drejtes se shqiptareve per te jetuar.
Lidhur me kolonizimin thuhet: “Çdo goditje per
shkaterrimin e Shqiperise pasohet nga nje operacion
vendosje kolonesh ruse, malazeze e serbe. Nga ana e
tyre keta kolone terrorizojne sistematikisht fshatrat
fqinje duke i detyruar banoret t’i braktisin vatrat
dhe tokat e tyre, te cilat konfiskohen dhe kolonizohen
menjehere. Jane pikerisht nje pjese viktimash te kesaj
manovre tragjike, qe bredhin rreth vatrave te tyre qe
quhen kaçake.... Kosova, vend kryekeput
bujqesor... tani vuan nga mjerim i tmerrshem,
fshatareve dhe qytetareve bujq ne pergjithesi u jane
marre tokat me pretekst te zbatimit te ligjit agrar...
Ky regjim i hekurte, i zjarrte dhe i plaçkitjes perben
faktorin kryesor te emigrimit ne mase te popullsise
shqiptare ne Turqi, i cili po kryhet ne kushte te
tmerrshme, duke u kushtuar jeta qindra familjeve e
duke denuar pjesen tjeter ne nje mjerim te
patregueshem....”.
Sekretarit
gjeneral te Shoqates te Kombeve ne Gjeneve i dergojne
peticione edhe atdhedashes te tjere, por me i njohur
prej tyre pa dyshim eshte ai i dates 5.V.1930, i
derguar nga tre prifterinjte shqiptare: dom Gjon
Bisaku, dom Shtjefen Kurti nga Prizreni dhe dom Luigj
Gashi nga Shkupi. Ne peticionin e tyre, ne mes te
tjerash, thuhet se qellimi i pushtetit eshte qe me çdo
kusht ta ndryshoje karakterin etnik te viseve, ku
jetojne shqiptaret, duke mos zgjedhur mjete per
arritjen e qellimit te shpernguljes se tyre ne Turqi,
ne Shqiperi dhe ne vende te tjera, siç ishin perdorimi
i mjeteve te dhunes, djegia e shtepive dhe e fshatrave,
vrasjet, plaçkitjet, maltretimet, denimet etj.
Vrasjet masive te shkaktuara per shkaqe me te vogla
mbi njerezit e pafajshem, faj i vetem i te cileve
ishte pse ishin shqiptare. Therrja ne Dumnice (rrethi
i Vushtrrise) me 10 shkurt 1924 - masakri mbi 25
shqiptare (prej tyre 10 gra, 8 femije nen 8 vjeç, 7
burra mbi 50 vjeç) Pra, per kete krim askush nuk eshte
denuar. Djegia e Rugoves. Ne dokument perkitazi me
debimin e shqiptareve, kolonizimin e Kosoves me
elementin sllave thuhej: “Shperngulja ne Shqiperi
nuk shikohet me sy te mire. Qeveria jugosllave ka
interes te plot, qe te gjithe te ndjekurit dhe te
plaçkiturit t’i shoh te vendosur sa me larg kufirit te
vet. Per kete shkak u shkaktohen njemije fatkeqesi
atyre njerezve, qe deshirojne te shkojne te te afermit
e tyre ne Shqiperi”..... “Ne fshatin prej nga
shperngulen shqiptaret dhe ne pronat e tyre te
konfiskuara dhe te ekspropriuara po sillen malazezet
dhe sllavet nga Bosnja, Sremi e Banati. Ata po
vendosen me qellim te nderrimit te pamjes etnografike
te Krahines. Shartime te ngjashme po behen pak a shume
çdokund dhe ky proces po vazhdon me forca te shtuara..
Ka ndodhur qe banoret me prejardhje shqiptare, qe jane
larguar perkohesisht nga vatrat e tyre, kur jane
kthyer i kane gjetur ne to sllavet”.... “Viktimat
e te ashtuquajtures, reformes agrare jane te shumta.
Popullsise shqiptare po i shkaktohen veshtiresi te
medha. Per qytetaret, qe kane kryer sherbimin ushtarak,
reforma parasheh qe te mbaje nga 5 ha toke te punuar
per koke. Familjet shqiptare, qe e kane ruajtur formen
patriarkale, te perbera prej 6-10 anetare, do
te kishin te drejte ne 30-50 ha. Mirepo sot nuk ka
asnje familje shqiptare ne territorin e Jugosllavise,
qe kane prone te ketille. Shqiptareve, madje u jane
ekspropriuar edhe pronat prej nje hektari.
Ata ne peticion theksojne se deri ne kete kohe
kane migruar me se 10.000 emigrante te pafat ne
Shqiperi dhe 130.000 ne Turqi, ndersa Qeveria e
Beogradit dhe e Angores po bejne marreveshje per
debimin e 300.000 - 400.000 shqiptareve nga Kosova, ne
tokat e te cileve do te sillen malazezet dhe
boshnjaket. Si mjet me efikas per t’i detyruar
shqiptaret qe te shperngulen ishte shpronesimi i
pronave te tyre pa kurrfare kompensimi. Qeveria serbe
eshte munduar qe me makinacione e rrena te ndryshme
t’i mohoje deshmite e pamohueshme te ketyre tre
prifterinjve dhe te tjereve.
Ne Beograd
disa here kane shkuar delegacione te ndryshme
shqiptare nga Kosova - persona me autoritet, patriote
etj., ku kane kerkuar intervenimin e qeverise qe te
mos u merret toka shqiptareve dhe qe te mos
shperngulen shqiptaret. Por kujt t’i ankohej, kur vete
qeveria ishte organizatore dhe qendronte pas tere asaj.
Edhe disa deputete ne parlamentin mbreteror, disa here
kishin kerkuar intervenimin e qeverise, por kot.
Keshtu, p.sh. Mustafe Dauti, deputet popullor i
rrethit te Anadrinit, ne parashtresen e vet te dates
19.IX.1936, ankohet per marrjen e tokes pjellore
fshatareve shqiptare dhe ndarjen e saj koloneve.
Thekson se atyre u lihet edhe me pak se 0,40 ha per
anetare te familjes, edhe ajo toke e dobet, pyll, e
paçelur dhe toke jopjellore.
Sherif Voca, duke diskutuar ne parlament, ne
mes te tjerash, kishte thene: “Shqiptaret nuk po
kerkojne rruge te asfaltuara, hekurudha, lidhje ajrore,
nuk kerkojne pune - sherbim, nuk shkojne te lypin, nuk
presin prej askujt pension dhe as t’i jap kush toka te
huaja, ose me pergjysme, por duan t’i punojne tokat e
veta. Per shqiptaret çdo qiell tjeter eshte i huaj.
Ata deshirojne dhe do te jetojne ne token e tyre. Ata
deshirojne te jetojne ne liri, me dinjitet dhe te
kenaqur”.
Nje
delegacion prej rreth 50 shqiptareve nga komuna e
Shtimes dhe Kosines para Shtabit te Armates III ne
Shkup, ishin ankuar dhe kishin dekleruar: Se ankohen
ne pushtetin agrar, per shkak te marrjes se tokes ne
menyre joligjore, e cila nuk eshte beglere, por toke e
punueshme e varfanjakeve, prone e trasheguar nga
pararadhesit, se per te paguajne tatimin dhe kane
tapite turke. Toka nuk eshte utrine, e as prone e
fshatit, por e individeve. Se kufizimi me dhune eshte
bere gjate dites se Shen Mitrit te vitit 1939 nga ana
e xhandareve, pa pranine e pronareve.
Roli i
veçante i gruas shqiptare ishte shume i ndjeshem ne
kuadrin e luftes kunder kolonizimit serbomadh, merite
e veçante kjo, te cilen detyrohet te njohe edhe njeri
nga kreret “shkencor” ideatori Vaso Çubrilloviq, kur
ne vitin 1938 shkruante se “politiken tone te
kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare”.
Gruaja shqiptare ka bere rezistence edhe ndaj
marrjes se tokes dhe te shtepise popullates shqiptare
nga te ashtuquajturat komisionet agrare dhe nga
xhandarmeria. Keshu, p.sh. me 29 nentor 1936, ne
fshatin Budrike e Poshtme, xhandarmeria serbe vjen ne
fshat per ta marre shtepine e familjes Musliu dhe t’ia
dorezoje kolonit Jovan Dishlakoviqit. Te gjithe
anetaret e familjes e kundershtojne kete, por
xhandarmeria i lidhe ata, ndersa e bija e tyre
Havushja, arrine qe te godas me dru nepunesin policor
te rrethit te Gjilanit Petar Kavadariqin.
Ekzistojne
edhe shume burime te tjera qe deshmojne per marrjen e
tokes, kolonizimin dhe detyrimin e popullates nga
presioni e dhuna te migrojne nga atdheu, si p.sh.
Elaborati i Ivo Andriqit, me 1 janar 1939. Ky akademik,
zgjidhjen definitive te çeshtjes se Kosoves e sheh
duke e ndare Shqiperine ne dy pjese: njeren pjese
duhej ta pushtonte Italia, kurse pjesen tjeter, sipas
Andriqit, duhej ta pushtonte Jugosllavia.
PLANET
SERBE PeR SPASTRIMIN ETNIK DHE KOLONIZIMIN E
KOSOVeS GJATe LUFTeS Se DYTe
BOTeRORE
Fillimi i Luftes se Dyte Boterore e nderpreu procesin
e kolonizimit te Kosoves me elementin sllav. Pas
hyrjes se ushtrive gjermane e italiane, nga frika e
hakmarrjes, ne gjysmen e dyte te prillit te vitit
1941, pasoi ikja e koloneve serbe, malazez e te tjere
nga Kosova. Nje numer i tyre u vendos ne vendbanimet
kompakte serbe e malazeze, e kishte edhe qe kishin
mbetur ne vendbanime te tyre, perkunder te gjitha te
keqiave te bera ishin mbrojtur nga popullata vendase
shqiptare.
Nga synimi i
nderrimit te struktures nacionale dhe kolonizimit te
Kosoves Serbia nuk hoqi dore as ne rrethanat me te
veshtira, siç ishin ato gjate Luftes se Dyte Boterore.
Ne kete kohe Serbia, veç luftes kembengulte rreth
vijave te demarkacionit ndermjet pushtuesve italiane e
gjermane, i kushtoi kujdes te veçante koloneve te saj
ne Kosove. Qeveria e Nediqit perpiqej perhere qe nga
nje pjese e Kosoves, qe, me marreveshje e sipas se
drejtes historike e natyrore i takoi Shqiperise se
pushtuar nga Italia fashiste, te shpergnulen sa me pak
serbo-malazeze. Kur nuk ia arrinte dot qellimit, kjo
qeveri kolonet e shperngulur i vendoste perreth
kufirit te Kosoves dhe panderprere i pergatiste per
rikthimin e tyre duke i indoktrinuar ne domosdone e
kthimit, si edhe duke i pergatitur ata ne fushen
ushtarake, duke formuar njesite te armatosura çetnike
prej çetave e deri te korpuset ushtarake. Çeshtjen e
shpernguljes se koloneve serbo-malazez nga Kosova
gjate Luftes se Dyte Boterore Qeveria e Nediqit e
shfrytezoi edhe ne lufte kunder synimeve çlirimtare te
forcave te ndryshme shqiptare, veçanerisht te
Komitetit te Kosoves e te Qeverise Shqiptare, por edhe
ne fushen diplomatike. Qeveria e Nediqit, duke
politizuar çeshtjen e koloneve te shperngulur perpiqej
ta bindte Gjermanine naziste qe ajo te perkrahte per
rishtrirjen e meparshme te Serbise se madhe ne keto
ane.
Per
sendertimin e qellimeve te parashtruara Qeveria e
Nediqit qe nga ditet e para, u organizua ne shkalle
shteterore. Ne fillim kjo detyre iu ngarkua Sigurimit
Shteteror e me vone, kur çeshtja u masivizua edhe me
shume, sendertimin e ketyre qellimeve e moren per
siper prefektet e qarqeve dhe te rretheve. Shteti
pergatiti pyetesoret, te cilet duhej t’i plotesonte
çdo kryefamiljar i shperngulur, e ku kerkohej, veç te
tjerash, te deklaroheshin se sipas urdherit te kujt
shpernguleshin, çfare qendrimi kishin ndaj
serbo-malazezve organet e pushtetit, organizatat e
individet dhe a shpernguleshin per shkak te torturave
apo pse nuk donin te mbeteshin jashte Serbise.
Kuptohet, sipas skenarit te Qeverise se Nediqit
deklaratedhenesit duhej te flisnin sa me keq per
Qeverine Shqiptare, veçanerisht per qendrimin e saj
ndaj koloneve serbo-malazeze qe keto pastaj ata t’i
shfrytezonin ne arenen diplomatike nderkombetare. Per
kete arsye nuk jane te rralla deklaratat ne te cilat
ne menyre te paskurpullt sulmohet jo vetem Qeveria
Shqiptare, por edhe populli shqiptar ne teresi. Te
kesaj fryme jane veçanerisht raportet e hieromonahut
te kishes se Deçanit. Veç kesaj, shume deklaratedhenes
te manipuluar nuk mund te fshehnin faktin se me
shqiptaret deri ne kohen e “kreyengritjes”, siç e
quanin shume prej tyre fillimin e Luftes se Dyte
Boterore, paten fqinjesi te mire. Bile disa prej tyre
u detyruan disa here te pohojne se edhe ne kohen e
Luftes se Dyte Boterore shumica e popullsise shqiptare
nuk nderroi qendrimin e saj te meparshem.
Perveç kesaj,
qarqet shoveniste serbe benin plane per pushtimin e
trojeve shqiptare, kolonizimin me elementin sllave,
perkatesisht te nderrimit te struktures etnike te
popullsise se Kosoves, te bazuar ne projektin e Ilija
Garashaninit. Po i theksojme disa nga ato: Sipas
projektit te hartuar prej avokatit nga Sarajeva Stevan
Moleviq, te titulluar “Serbia homogjene” i 30
qershorit 1941, parashihej qe Serbia te perfshinte ne
lindje dhe ne juglindje Kosoven dhe Maqedonine,
Vidinin dhe Qystendilin ne Bullgarine e sotme; ne
perendim - banovinen e Verbasit, Dalmacine Verirore,
Liken, Kordunin, Banine dhe nje pjese te Sllovenise;
ne jug - Malin e Zi dhe Hercegovinen, duke perfshire
edhe Dubrovnikun, te cilit do t’i jepej status i
veçante, dhe pjesen veriore te Shqiperise. Sipas
Moleviqit, ne gjirin e Serbise se Madhe duhej te
perfshiheshin te gjitha trevat ku ka serbe, apo ku
Stevan Moleviqi supozonte se kishte serbe. Per te
serbe ishin edhe maqedonasit dhe malazezet. Nderkohe
ai kerkonte shpernguljen ne mase te kroateve,
myslimaneve dhe te shqiptareve nga rajonet, ku ata
perbenin shumicen derrmuese te popullsise.
Ne programet
e çetnikeve me 1941 planifikohej: “Te krijohet
Jugosllavia e Madhe ne te Serbia e Madhe, etnikisht e
paster ne kufijte e Serbise dhe te Malit te Zi, te
Bosnjes e Hercegovines, te Sremit e te Banatit. Te
pastrohen te gjitha territoret nga elementet joserbe”.
Te krijohen kufijte e drejtperdrejte, kufijte e
perbashket ndermjet Serbise e Malit te Zi, si dhe
Serbise dhe Sllovenise, nepermjet spastrimit te
Sanxhakut dhe te disa pjeseve te Bosnjes nga
myslimanet dhe kroatet. Ne perputhje me planet e
siperpermendura, Levizja Çetnike synonte ta kultivonte
dhe ta mbante gjalle ne Kosove frymen e hakmarrjes, te
shfarosjes se shqiptareve dhe te gllaberimit te
trojeve te tyre etnike. Keshtu ne nje nga elaboratet e
pergatitura ne ate kohe, me titull: “Krahina e
Kosoves dhe e Rrafshit te Dukagjinit”, midis te
tjerave thuhej, se “Kosova ka qene serbe dhe ajo do
te mbetet patjeter serbe, jo vetem per nga pozita
shteterore juridike, por edhe nga struktura e
popullsise se vet, e cila duhet te jete me shumice
serbe”. “Pas perfundimit te luftes do te shpertheje
hakmarrja e serbeve ndaj shqiptareve. Kjo nuk do te
pengohet e sidomos aksioni i Vasojeviqeve, te cilet
duhet te zgjerohen ne Rrafshin e Dukagjinit.
Nderkaq, me
ligjin mbi kolonizimin e brendshem duhet te parashihet
qe shqiptaret, per shkaqe strategjike te transferohen
ne Srem, ne Shumadi dhe ne trevat e tjera, ku do te
jene te parrezikshem dhe me kohe do te asimilohen.
Me 12
shtator 1941 gjenerali Lubo Novakoviq ne letren qe i
dergonte Kosta Peçancit, te njohur edhe me pare per
krimet e pashembullta mbi shqiptaret, i perkujtonte:
“Kur te nisem ne rrugen fatlume, e di çfare planesh
ke per jugun tone. Besoj se ne Sanxhak, ne Dukagjin
dhe ne Fushe te Kosoves, nuk do te mbetet asnje plis
per fare. Lumenjt Sitnica dhe Llapi do te bartin dy
muaj koka shqiptaresh”.
Programi i Drazha Mihailoviqit per spastrime
etnike dhe krijimin e Serbise se Madhe ne Jugosllavine
e Madhe me 20 dhjetor 1941, ne mes tjerash parasheh:
“..... Te spastrohen territoret shteterore prej te
gjitha pakicave dhe elementeve jonacionale....
Pjeset e spastruara te kolonizohen me malazeze,
ndersa çeshtjen e myslimaneve duhet rregulluar me
Turqine permes Londres”.
Agjentet e D. Mihailoviqit paralajmeronin se
“çetniket do te çlironin Kosoven nga shqiptaret dhe te
gjithe ata do t’i zhduknin, pa lene njeri te gjalle”.
Ne mars te vitit 1942 ne fshatin Suhadoll, Voja
Dragoviq, prijes çetnik, deklaronte se “pas fitores
se luftes nga aleatet, duhet zhdukur te gjithe
shqiptaret, duke mos perjashtuar as femijet ne djep”.
Per nxitjen
e urrejtjes kunder popullit shqiptar, krahas Levizjes
Çetnike, nje rol shume agresiv luajti edhe Kisha
ortodokse serbe. Per kleriket serbe “shqiptaret
ishin gjarpinj helmues qe duheshin zhdukur,
mbytur ose u duhej shtypur koka”.
Gazeta “Borba”, ne nentor te vitit 1944, shkruante
se “ne Kosove, pas 6 prillit te vitit 1941 serbet
dhe malazezet kishin perjetuar nen shtypjen e
shovinisteve shqiptare, qe i shnderruan keto treva ne
arene te tmerrshme te vrasjeve dhe te djegieve”.
Sipas saj, “mbi kolonistet e lodhur e pa ndihme, qe
luftonin ne front kunder keqberesve italiane e
gjermane u bene krime te tmerrshme.
KOLONIZIMI
SLLAV GJATe JUGOSLLAVISe SOCIALISTE
Planet
per zbatimin e kolonizimit
Qendrimi i Serbise ndaj kolonizimit te Kosoves
dhe nderrimit te struktures etnike te saj nuk ndryshoi
as pas debimit te pushtuesve gjermane. Per zbatimin e
projekteve te njohura antishqiptare, udheheqja
jugosllave perdori po ato mjete dhe metoda, qe ishin
perdorur edhe perpara luftes. Ndryshonin vetem
pretekstet. Perpara vitit 1941, shqiptaret u trajtuan
si te huaj e te rrezikshem per ekzistencen e shtetit
jugosllav. Pas luftes kjo politike e keto masa u
justifikuan e u paraqiten si veprime qe drejtoheshin
kunder “shqiptareve reaksionare”, kunderrevolucionar”,
“bashkepunetore te okupatorit” e “bandite” etj.
Perpjekjet per spastrimin etnik te Kosoves dhe te
trevave te tjera etnike shqiptare te pushtuara nga
Jugosllavia, se pari filluan ne zonat periferike, por
shpejt u shtrine ne mbare trevat shqiptare. Ne
operacionet e tilla te organizuara moren pjese disa
divizione me nje efektiv prej 40.000 vetash.
Menjehere u hap çeshtja e kthimit te koloneve.
Keto veprime luftarake, veç formave te tjera, u
shoqeruan me projektin e ri antishqiptar te Vasa
Çubrilloviqit “Problemi i pakicave ne Jugosllavine
e re”, date 3 nentor 1944. Çubrilloviqi, ne
projektin e tij, ne fillim pranon faktin se serbet,
pas Luftes se Pare Boterore, perkatesisht pas formimit
te Mbreterise Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavise) me
1918, fituan nje pjese te territoreve me popullsi te
huaj, te cilat u bene rrezik per Jugosllavine, jo per
shkak te kunderpeshes se tyre ndaj popujve sllave, por
per shkak te trevave ku jetojne dhe te vazhdimesise
gjeografike qe kane keto treva me vendet e tyre ame.
Ai ne mes tjerasht thekson: “Shqiptaret duhet akuzuar
per bashkepunetore te okupatorit dhe sateliteve te tij.
Ne baze te asaj akuze, nje pjese te shqiptareve duhet
thjesht shperngulur (debuar), nje pjese duhet
transferuar ne brendi te vendit qe ata pergjithmon aty
do te humbin, sepse atje nepermjet te “integrimit” ata
do te behen ata çka nuk jane, ku nepermjet te fejes
gradualisht do te serbizohen”. Ne anen tjeter, thekson
me tutje Qubrilloviqi, “pronat shqiptare duhet t’i
marrin kolonet”.
V.
Çubrilloviqi, para udheheqjes me te larte te LNÇJ e te
UNÇJ, i propozon shpernguljen masive te miliona
njerezve, sepse, sipas tij, “zgjidhja e vetme dhe e
drejte e kesaj çeshtjeje eshte shperngulja e ketyre
pakicave”. Mbeshtetje dhe shembull per nje veprim
te tille ai merrte veprimet e Rajhut te Trete dhe
debimet e kolonizimet e shume popujve ne Bashkimin
Sovjetik dhe ne vendet tjera evropiane.
Autori i projektit parashihte edhe hollesi per
realizimin e ketij projekti. Per sendertimin e
projektit, V. Çubrilloviqi parashihte edhe kohen,
mjetet dhe menyrat e veprimit. Sipas tij, koha me e
pershtatshme per shpernguljen efikase ishte lufta, pra
shperngulja me e suksesshme ishte shfarosja fizike dhe
e plote e njerezve. Rol vendimtar, sipas Çubrilloviqit,
kishte ushtria, prandaj ai propozonte qe ne Shtabin e
UNÇJ te formohej nje seksion i posaçem per kete
çeshtje. Ne rast se nuk arrihej shfarosja e plote
fizike, ai parashihte edhe masa tjera, siç ishte
mohimi i te gjitha te drejtave, krijimi i kampeve te
perqendrimit, plaçkitja e pronave, shfarosja e
intelegjencies dhe e shtresave te pasura shoqerore dhe
pastaj kolonizimi i menjehershem i viseve me elementin
sllav.
Per kete qellim, ai propozonte formimin e nje
ministrie te veçante, apo se paku, nje komisariat ne
kuader te Ministrise se Bujqesise. Pastaj, qe bartesit
kryesore te misionit te beheshin keshillat
nacionalçlirimtare, prej instancave me te uleta deri
tek ato me te larta, ndersa kolonet te zgjidheshin nga
radhet e luftetareve me te deshmuar dhe, sipas
mundesive, serbe e malazeze qe me pare nuk ishin
kolonizuar. Per bartesit e ketij misioni, sipas tij,
duheshin siguruar rroga te larta, poste dhe status me
te privilegjuar ne shoqeri.
Ne mes
tjerash ai propozon: “Ushtria ne kohen e
opercioneve luftarake, duhet t’i spastroje me plan dhe
ne menyre te pameshirshme... ato vise qe deshirojme
t’i kolonizojme me elementin tone kombetar....” “Ne
duhet t’i perzeme te gjitha pakicat nga tokat tona.
Per kete duhet punuar. Gjithe kete qe e them per
Vojvodine, Sllavoni, Serbi te Vjeter (Kosove) dhe
Maqedoni, ky eshte minimumi qe duhet te arrihet nese
duam t’i sigurojme per te ardhmen vetes pronen e atyre
tokave”... “Tash per tash po theksoj vetem se
gjermanet duhet te spastrohen patjeter nga Vojvodina,
kurse shqiptaret nga Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe
Pollogu....”; “Çfare mund te them se pari:
lufterat japin mundesite me te medha per zgjidhjen e
ketyre problemeve. Ato si tufan, duke kaluar neper
shtete, nxjerrin me rrenje popuj. Ate qe duhet bere me
dhjetevjetesh e shekuj, gjate luftes behet per ndonje
muaj apo ndonje vit”. “Duhet bere plane detaje,
se cilat fshatra dhe cilat rrethe ne Serbi te Vjeter
dhe ne Maqedoni duhet te spastrohen, dhe ne baze te
atij plani duhet vepruar....”. “Perpos
spastrimit nga ana e ushtrise gjate operacioneve,
duhet perdorur edhe mjete te tjera qe pakicat
kombetare te detyrohen te shperngulen. Para se
gjithash, per shkak te qendrimit te tyre ne kete lufte,
minoriteveve duhet t’u merren te gjitha te drejtat.
Duhet te nxirren pameshirshem para gjykates se luftes
te gjithe ata anetare te pakicave kombetare qe ne
çfaredo menyre kane qene ne sherbim te okupatoreve.
Per kete duhet te formohen kampet e perqendrimit,
pasurite e tyre duhet t’u konfiskohen, familjet duhet
t’u dergohen ne kampe dhe ne rastin e pare te debohen”.
Me
planin terrorist te Çubrilloviçit parashihej amnestia
e pergjithshme e çetnikeve, qe u be nga Kryesia e
AVNOJ-it me 21.XI.1944. Pas amnestise, formacione te
tera çetnikesh u transferuan ne Kosove per te
realizuar planin e Çubrilloviqit. Per t’i pasur duart
te lira ne zbatimin e terrorit dhe te gjenocidit mbi
popullin shqiptar, udheheqja jugosllave mobilizoi me
dhune forcen me vitale te shqiptareve. Shqiptaret e
moshes madhore u mobilizuan me dhune ne formacionet
ushtarake dhe u derguan ne Srem te Vojvodines, ne
Bosnje e ne Kroaci. Te rinjte shqiptare u nisen ne
front pa arme. Ne rruge per ne Tivar u vrane me
dhjetera shqiptare te mobilizuar ne Ushtrine
Jugosllave, kurse ne Tivar te Malit te Zi vetem brenda
nje nate u vrane dhe u masakruan nga trupat
percjellese serbe rreth 1500 shqiptare te mobilizuar.
Si rralle ndonjehere ne histori, vete
komandantet, pa asnje shkas, kishin urdheruar te hapet
zjarr ndaj ushtareve te tyre - vetem pse ishin
shqiptare. E vrasja e te rinjve shqiptare te
mobilizuar vazhdoi edhe me tej ne “udhetimin” e tyre
ne “front”, keshtu qe as sot e kesaj dite nuk dihet
numri i sakte i atyre qe jane ekzekutuar nga ushtria
jugosllave ose qe vertet jane vrare si “mish per topa”
ne ndonje front. Sepse, ishte ky edhe motiv per
ndjelljen e frikes e te pasigurise ne tere popullsine
shqiptare, qe kishte mbetur ne Jugosllavi.
Shtabi
Suprem i Luftes Nacional-çlirimtare dhe armata
jugosllave, qe ne muajin gusht 1944 iu kishte drejtuar
popullit shqiptare ne Kosove dhe me gjere me kete
porosi kercenuese: “Ju shqiptaret, bashke me
pushtuesit fashiste, çuat dore kunder popujve fqinje
dhe u turperuat keq … Nga sjellja e tille deri me tash
ju nuk keni ftuar te drejten te jetoni vellazerisht
dhe te barabart me popujt e tjere te Jugoslavise”.
Me shkuarjen nga Kosova te luftetareve dhe rekruteve
shqiptare dhe me ardhjen e njesive ushtarake serbe,
malazeze dhe maqedonase, ne Kosove u ndryshua perberja
e forcave ushtarake ne dobi te elementit serb. Qe
atehere filluan aksionet e ketyre njesive ushtarake
per pastrimin e Kosoves nga “bandat shqiptare”. Ne te
vertete, ketu ishte fjala per hakmarrje kunder
popullit shqiptare, per shkak se gjate luftes nuk
kishte lejuar depertimin e forcave çetnike ne Kosove.
Edhe pse
Jugosllavia ne menyre publike pas vitit 1944 ishte
deklaruar per “barazi te pergjithshme dhe lirine e te
gjithe qytetareve”, politika serbomadhe ka shkuar disa
hapa me tutje ne aspektin e programimit te shfarosjes
se popullit shqiptare. Nje program te ri te tille
kunder shqiptareve me titull “Tajni cirkular za
istrebljavanje svih albanaca Kosova 5.II.1945” (Qarkorja
serkete per shfarosjen e tere shqiptareve te Kosoves
me 5.II 1945), e kishte shkruar nje mesues nga
Vushtrria. Edhe ky program, sikurse te tjeret nuk
kishte risi ne aspektin e metodave dhe menyes se
shfarosjes se shqiptareve, nga programet tjera.
Para ardhjes
se njesive ushtarake nga territoret fqinje, hakmarrjen
e kishte filluar OZN-a, si dhe disa njesi kosovare nen
komanden e komunisteve serbe e malazez. OZN-a filloi
me likuidimin e njerezve qe gezonin autoritet te cilet
nuk ishin nen arme, por ishin njerez kryesisht te
nderuar. Kjo behej me qellim te lenies se popullit
shqiptare pa njerez qe mund t’i pritnin atij. Njerezit
merreshin nga shtepia, kryesisht naten, dhe
dergoheshin ne burgje dhe atje pas “marrjes ne pyetje”
vriteshin te shumten e heres me arme te ftohta.
Familjeve te te vrareve nuk u kumtohej asnjehere per
fatin e tyre dhe as qe u dihen varret e sot e kesaj
dite. Me ligjin per amnistine, te dates 20 tetor 1944,
pjesemarresite e njesive çetnike te Drazha Mihajloviq,
kriminelet e te gjitha ngjyrave, jo vetem qe u
amnistuan, por atyre u jepej edhe mundesia per t’u
futur ne aradha partizane, dhe ashtu si me pare me
kokarden çetnike, tani me yllin pesecepesh te vrisnin
“kunderevolucionaret shqiptare”.
Ne
rrethana te tilla shfarosese shqiptaret organizuan
rezistencen e armatosur per t’u mbrojtur nga terrori
dhe per te kundershtar riokupimin e viseve te tyre nga
komunistet serbe. Per te thyer rezistencen e fuqishme
demokratike e liridashese, si dhe per te justifikuar
zbatimin e metejshem te gjenocidit, me 8 shkurt 1945,
ne Kosove u vendos administrimi ushtarak, me
arsyetimin per ta normalizuar gjendjen. Tani, vazhdimi
i terrorit dhe krimit mbi popullaten shqiptare u
legjitimua edhe zyrtarisht. Pushteti ushtarak, qe iu
imponua popullit shqiptar te Kosoves, nuk ishte forme
e panjohur represioni, gjenocidi e terrori ndaj
shqiptareve, sepse pushtuesit jugosllave e kishin
zbatuar ate edhe me pare. Keshtu kishte ndodhur sa
here qe trupat serbe, malazeze apo jugosllave kishin
pushtuar e ripushtuar viset shqiptare. Ne vitin 1913,
ne viset shqiptare, qe iu aneksuan Serbise, organizimi
i pushtetit iu ngarkua ushtrise dhe administrates
ushtarake.
Kjo u be ne baze te propozimit te Komandes se
Zones III te Armates, date 12.XII.1912. Ne keto treva,
Komanda Supreme e Ushtrise serbe e drejtonte
vendin nepermjet organeve te sistemit ushtarak e
policor.
Ne vjeshte te vitit 1918, krahas ripushtimit te
Kosoves dhe te viseve te tjera etnike shqiptare u
vendos diktatura ushtarake-policore e gershetuar me
pushtetin civil serb, i cili ushtroi gjenocidin
shfaroses mbi popullin shqiptar. Ne trevat shqiptare
nuk vlente kurrfare legjislacioni, “rregullin” dhe
“qetesine” e siguronte ushtria serbo-jugosllave me
ndihmen e aparatit policor.
Administrimi Ushtarak, qe u vendos ne Kosove ne vitin
1945, te cilit iu besua udheheqja ushtarake e
pushtetit civil dhe gjyqesor “deri ne rregullimin e
rrethanave”, perkatesisht deri ne aneksimin e saj nga
Serbia.
Ne
korrik te vitit 1945, ne nje kuvend te organizuar ne
Prizren, Kosoves, ne vend te pavaresise, perkatesisht
te bashkimit me Shqiperine, iu njoh vetem autonomia e
kufizuar ne kuader te Serbise dhe Jugosllavise dhe iu
caktuan kufijte e sotem. Trojet Shqiptare u copetuan
nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Duhet shtuar se
gjate luftimeve kunder forcave ushtarake gjermane dhe
italiane ne Kosove u vrane reth 6.100 vete, nga te
cilet, pothuajse teresisht ishin shqiptare.
Per t’i
mashtruar disa qarqe te brendshme perparimtare e
internacionaliste dhe mbare opinioni nderkombetar,
serbomedhenjte, me ndikim te dukshem ne mbare
Jugosllavine, emertimit Ministria e Kolonizimit
i shtuan atributin sintagmor reforme agrare,
keshtu qe kjo ministri me vone do te quhet Ministria e
Reformes Agrare dhe e Kolonizimit. Se kjo ministri nuk
kishte kurrfare karakteri agrar dhe nuk punonte fare
per ndonje reforme agrare shihet edhe nga fakti se kjo
“reforme” dhe ky kolonizim u zbatua vetem ne Vojvodine,
ne Kosove e ne Maqedoni, pra ne territoret ku jetonin
kryesisht nacionaliteti shqiptar, hungarez, gjerman,
maqedonas etj. Po kete konstatim e verteton edhe e
dhena se revizioni i reformes agrare u be mbeshtetur
ne Dekretin jugosllav dhe ne “Ligjin per revizionin e
ndarjes se tokave koloneve dhe te interesuarve te
tjere agrare ne Maqedoni dhe ne Kosove e Metohi” me 5
nentor 1945.
Rikolonizimi
- kthimi i koloneve ne Kosove
Çeshtjen e
rikolonizimit dhe kinse te reformes agrare ne Kosove
ne muajt e pare te vitit 1945, Serbia nuk e aktualizoi,
perkundrazi Drejtoria e Puneve te Brendshme te
Jugosllavise Fedrative Demokratike me vendimin e dates
5 mars 1945, perkohesisht ua ndalonte kthyerjen e
koloneve ne vendet e vendosura gjate periudhes
ndermjet dy lufterave boterore.
Kjo e beri ate, jo pse ajo nga ky synim kishte
hequr dore, por nga se ne kete kohe ne Kosove
zhvilloheshin luftera te rrepta, sepse shqiptaret nuk
pajtoheshin me ripushtimin dhe ngase pozita e Kosoves
ende nuk ishte e qarte. Mirepo, edhe perkunder kesaj
ishte marre Direktiva e Politbyros se KQ PKJ e dates 1
prill 1945 per kthyerjen e te gjithe koloneve ne
Kosove (perkunder qendrimit te 5 marsit 1945). Pasi
kundervenia e shqiptareve u shua me gjak dhe deri diku
u ndriçua pozita e Kosoves, çeshtja e kolonizimit te
Kosoves ne mbledhjen prej 6-8 shtatorit 1945 te
Keshillit agrar u fut ne procedure te shpejtuar, duke
sqaruar se Kosova futet ne kuoten e Serbise dhe se ne
kete krahine me kolonizim e reforme agrare do te
perfshihen 28.750 hektare ose 50.000 jute.
Po ne kete mbledhje u miratua Ligji per revizionin e
reformes agrare per Maqedoni dhe Kosove e Metohi.
Ne kohen kur
ne qarqet jugosllave heshtej çeshtja e reformes agrare
dhe e kolonizimit, ne Kosove dhe ne Serbi zhvillohej
veprimtaria e madhe e pergatitjeve per kolonizimin e
serishem te Kosoves. Kete konstatim e vertetojne
depeshat e shumta te koloneve dhe autoriteteve serbe,
qe ua derguan Keshillit Agrar me kerkesa qe edhe ne
kete krahine te filloje kolonizimi dhe reforma agrare,
te cilat u shqyrtuan ne mbledhjen e 5 tetorit te vitit
1945. Po te kesaj fryme ishin vendimet e Keshillit
Agrar te mbedhjes se tij me 16 tetor 1945. Ne kete
mbledhje, veç te tjerash, u vendos qe kolonet
serbo-malazeze te vendosur ne Vojvodine te kthehen ne
Kosove, ndersa “kolonet” e Shqiperise sa me pare
te shperngulen nga Kosova. Veprimtaria e organizuar
mire ne Kosove per kolonizimin e saj u hetua edhe ne
Keshillin Agrar te Ministrise se Kolonizimit. Ne
mbledhjen e ketij keshilli me 7 dhjetor 1945, veç te
tjerash, u trajtua çeshtja e zbatimit te Ligjit te
revizionit dhe te ndarjes se tokave ne Kosove dhe per
referim sa me te shpejte u autorizua njeri nga
ministrat e kesaj ministrie. Veç kesaj per sendertimin
e ketij qellimi ky keshill, ne mbledhjen e njejte,
koloneve te Kosoves ua ndau 5.000.000 dinare, qe per
ate kohe paraqiste nje shume te madhe te hollash.
Veprimet e
organizuara ne te gjitha shkallet per kolonizimin e
Kosoves gjate vitit 1946, veçanerisht pas angazhimit
te madh te Serbise, nuk mbeten shterpe. Qysh ne fillim
te vitit 1946 u pergatiten te dhenat per kolonet e
interesuar te rretheve te ndryshme te Kosoves, te
cilet kerkesat e tyre ua kishin derguar “Komisionit
agrar te Kosmetit”, Komisionit te revizionit agrar dhe
Ministrise per kolonizim. Kerkesat e tyre ishin
shqyrtuar dhe pothuajse per te gjithe ishin miratuar
vendimet perkatese nga organet kompetente. Nderkohe ne
terren vepronin komisionet kolonizuese agrare ne punen
e te cileve pati shume verejtje dhe ankime ne organet
e shkalleve te ndryshme. Pune te veshtire paten
veçanerisht organet te cilat duhej te vendosnin per
pasurine e patundshme, tokes dhe shtepive per banim.
Nje pune e tille “behej me e veshtire”, veçanerisht
kur kontestet ishin serbo-malazeze - shqiptare. Ne te
vertete ne kohen e kolonizimit pas Luftes se Pare
Boterore ndaj shqiptareve u bene aq leshime sa asnje
komision ne çfaredo perberjeje qofte ne rrethana te
reja nuk mund t’i kapercente keto padrejtesi. Mirepo,
ne kete kohe kishte kundershtime te medha rreth
korrigjimeve te ketyre padrejtesive. Veç kesaj, per
nje veprim te tille nuk u treguan te interesuara as
organet e atehershme krahinore e republikane dhe as
organet fedrative. Per kete arsye shumica absolute e
pasurive te patundshme gjate punes se komisioneve nuk
preken fare (te 1.515 familjeve), apo u preken vetem
pjeserisht (1.253), ndersa vetem disa koloneve iu mor
toka e tere (445), qe kurrsesi nuk mund t’u takonte as
me keto ligje diskriminuese. Shume me lehte e kishin
organet e angazhuara per rikthimin e koloneve dhe
vendosjen e koloneve te rinj. Per rikthim te koloneve
duhej vetem angazhim i veçante ne aspektin
organizativ-administrativ per grumbullimin e te
dhenave dhe popullarizimin e krijimit te gjendjes se
re ne Kosove. Keto organe u angazhuan mjaft, madje,
edhe ne bindjen e kolonisteve qe te ktheheshin ne
Kosove, qe ishin vendosur ne Vojvodinen e pasur e te
cilet ishin te sigurt per ardhmerine e tyre. Mirepo,
kolonizimi i Kosoves me te interesuar te rinj behej
shume me lehte. Ata vendoseshin kryesisht ne pronat
shoqerore e te interesuarit per kolonizim ishin
thuajse te gjithe nepunes e punetore.
Duke u
bazuar ne shenimet statistikore, gjate Luftes se Dyte
Boterore ne Kosove kishin mbetur 3.150 familje te
cilat ishin kolonizua ne periudhen ndermjet dy
lufterave boterore. Ishte e dukshme edhe dukuria e
kthimit te koloneve para fundit te kesaj lufte (5.545
familje), perkrah numrit te madh te koloneve qe u
shperngulen nga Kosova gjate Luftes se Dyte Boterore
(7.397 familje). Mjaft kolone, edhe pse nga Komisioni
revizor fituan vendimet e rikolonizimit, nuk u kthyen
ne Kosove deri me 11 korrik 1947 (2.471 familje te
kolonizuara). Kolonet e tille, kishin vendosur te
jetonin ne Vojvodine apo gjetke, ku perspektiva e
jetes se tyre ishte me e dukshme. Duhet shtuar se ne
kater rrethet e Kosoves (Peje, Vushtrri, Llap dhe
Gjilan) deri ne kohen e permendur u kthyen me shume
kolone sesa ishin shperngulur gjate Luftes se Dyte
Boterore. Marre ne pergjithesi nga te gjithe kolonet e
shperngulur gjate Luftes se Dyte Boterore nuk u kthyen
serish ne Kosove me teper se 1.500 familje apo afer
7.500 veta, nese supozohet se çdo familje ne kete kohe
kishte nga pese anetare.
Ne Arkivin e
Kosoves ka ekzistuar fondi i Revizionit te reformes
agrare, mirepo pushteteti serb gjate kohes se masave
te dhuneshme ne Arkivin e Kosoves edhe kete fond dhe
shume dokumentet rreth konfisikimit, eksproprijimeve
etj. te pronave i ka marre dhe derguar ne Serbi me
qellim qe te humben gjurmet e pronesise, te behen
falsifikime dhe qe pronaret e vertete mos te mund t’i
realizonin te drejtat e tyre pronesoro-juridike.
Siç po
shihet, pushteti i ri vazhdoi reformen agrare ne kete
periudhe. Ai, perveç dispozitave ligjore per reformen
agrare dhe kolonizimin, nxorri dispozita te shumta
ligjore e nenligjore, ne baze te te cilave prona
private u bart ne prone te ashtuqujtur gjithepopullore
– shteterore, e cila me vone u shnderrua ne prone
shoqeore, si p.sh. nepermjet te sekuestrimit,
konfiskimit, nacionalizimit, eksproprijimit, arondimit,
marrjese se pronave kinse si teprice dhe shume forma
te tjera.
Ne
kete kontest perkitazi me reformen agrare dhe
kolonizimin duhet permendur Ligjin mbi revidimin e
ndarjes e tokes kolonisteve dhe interesenteve agrare
ne Maqedoni dhe ne Krahinen e Kosoves e Metohise,
Ligji mbi reformen agrare dhe kolonizimin,
Ligjin mbi ndarjen e tokave te braktisur te
kolonisteve ne KAKM,
Ligji mbi reformen agrare dhe kolonizimin e brendshem,
etj.
Ne
kete kohe filloi edhe konfiskimi i pronave te
ashtuqujtur armiqeve te popullit, sidomos te atij
shqiptare. Perkitazi me kete duhet permendur –
Vendimin e AVNOJ-it mbi kalimin ne pronesi shteterore
te pasurise se armiqeve, mbi administrimin e shtetit
me pasurine e personave qe mungojne, dhe sekuestrimin
e pasurise te cilen pushteti okupues e ka tehuajsuar
me dhune,
Ligji mbi sekuestimin e profilit te luftes te arritur
gjate kohes se okupimit te armikut,
Ligji mbi kalimin ne pronesi te shtetit te pasurise se
armiqeve dhe sekuestrimin e pasurise se personave te
arratisur.
Ligji mbi konfiskimin e pasurise dhe ekzekutimin e
konfiskimit;
Ligji mbi vertetimin dhe ndryshimet e plotesimit e
Ligjit mbi konfiskimin dhe ekzekutimin e konfiskimit,
Ligji themelor mbi veprimin me posedimet pyjore te
eksproprijuara dhe te konfiskuara,
Ligji mbi veprat penale kunder popullit dhe shtetit.
Pra, Konfiskimi ishte instrument
juridik me te cilin pasuria private merret ne favor te
shtetit, pa kurrfare kompensimi. Zakonisht konfiskimi
vjen si denim aksesor ndaj personave te cilet jane
denuar per vepra penale te caktuara, dhe ate denin e
shqiptonte gjykata. Ne Kosove pas Luftes se Dyte
Boterore shume persona ishin shpalle armiq te popullit
dhe gjykatat e formuara per kete qellim ua kishte
konfisuar tere pasurine. Fshatareve iu ishte
konfiskuar pasuria edhe ne raste kur ata nuk ishin ne
gjendje te permbushnin detyrimet, dorezimit te
“tepricave te prodhimeve bujqesore”. Deri ne vitin
1965, iu konfiskua pasuria te gjithe qytetareve te
nacionalitetit “turk” ose jevrej, te cilet ishin
shperngulur nga Jugosllavia dhe kishin marre shtetesi
tjeter. Ne kete kategori bien shume familje shqiptare
nga Kosova dhe viset e tjera, por edhe boshnjake, te
cilat kishin marre shtetesi turke, me qellim per t’u
shperngulur ne Turqi ose ne vende tjera.
Me rendesi eshte te permendet se ne
kete kohe shume fshatareve shqiptare iu kshin
konfiskuar edhe pronat me arsyetim se nuk paguanin te
ashtuqujturen “tepricat” e prodhimeve bujqesore te
cilat nuk ishin ne gjendje t’I siguronin, si p.sh. te
prodhimeve bujqesore, blegtorale etj.
Ne kete kohe
filloi edhe nacionalizimi i pronave. Duhet permendur
Ligjin mbi nacionalizimin e ndermarrjeve ekonomike dhe
private.
Nacionalizimi (ose shtetezimi) ne
kuptimin juridik ishte akt i njeanshem i pushtetit
shteteror, sipas te cilit ne menyre te dhunshme merret
nga pronari privat dhe kalon ne pronesi te shtetit
pasuria e nje dege te ekonomise se caktuar, me ose pa
pagese. Ne vitin 1958 bihet edhe Ligji mbi
nacionalizimin e ndertesave dhe dhena me qira dhe te
tokes ndertimore.
Per nevoja
te ndryshme behej edhe eksproprijimi i pronave private
te bazuar ne Ligjin themelor mbi eksproprijimin.
Sa i
perket ardacionin e pronave eshte pruar Dekretligji
mbi arondacionin e tokes ekonomike bujqesore.
Ky nderrim i pronave eshte bere ne forme jo reale.
Shpesh merrej prona e cilesise se larte dhe ipej prona
e cilesise shume me te ulte.
Duhet theksar se banoret e vendbanimeve
fshatare ne kete periudhe i kishte goditur mjafte edhe
i ashtuqujturi kooperativizmi. Me ligjin mbi
Kooperativat,
ishin parapare tri modele te kooperativizimit dhe tri
lloje te kooperativave: kooperativat e pergjithshme
bujqesore ; kooperativat e specializuara dhe
kooperativat punetore-fshatare. Keto te fundit ishin
ato te cila e goditen nje pjese te banoreve shqiptare.
Koperativat punetore-fshatare ishin kooperaiva tipike
socialiste, sipas modelit te sovhozeve dhe kolhozeve
sovjetke. Ato kooperativa nder te tjera kishin per
qellim te thyenin mentalitetin patriarkal te
familjeve, dhe te unifikonin interesat individuale me
ato kolektive. Me bashkimin e tokes, te kafsheve, te
punes dhe te mjeteve ne kooperativa, tentoej te
formoheshin ekonomi te medha bujqesore e te
tjetersohej prona private. Per kete qellim zhvillohej
propagande politike, sikur kooperativat te ishin
parajse. Propagohej se aty punon kush sa mundet,
ndersa merr kujt sa i nevoitet. Jo vetem keso fjale
joshese, por propaganda permbante edhe kercenime, se
po te mos pranonin hyrjen ne kooperative –
kolektivizim, do te burgoseshin dhe do t’iu
konfiskohej pasuria. Natyrisht se kercenimi i tille
ishte ne kundershtim me proklamimin ligjor, se
kolektivizimi eshte ne baze te vullnetit te lire. Edhe
perkunder propagandes qe zhvillohej per
kolektivizimin, familjet shqiptare nuk deshironin te
bashkoheshin ne kooperativa te tilla. Ndonese
popullsia shqiptare e Kosove ishte me se trefish me e
madh se popullsia tjeter, vetem 29% e anetareve te
kooperativave ishin te nacionalitetit shqiptare. Ata
nuk kishin besim ne pushtetin dhe fikoheshin se do t’i
humbnin tokat e tyre te mbajtura gjenerate pas
gjenerate. Nderkaq, serbo-malazezet qe tokat i kishin
marre falas nga reforma agrare, dhe ndiheshin te
sigurt nga shteti i tyre, nuk hezitonin te hynin ne
kolektivizim te tille.
Ndersa sa i
perket marrjes se pronave dhe ndarjes se atyre
organizatave bujqesore ishin pruar dispozita te shumta.
Duhet permendur Ligjin mbi fondin e tokave bujqesore
te pasurise se pergjithshme popullore dhe ndarjen e
tokave organizatave bujqesore.
Ketyre organizatave iu kishte dhene edhe prona
qe konfiskohej kinse si teprice toke mbi 10 ha,
kryesisht te banoreve shqiptare, te cilet ishin ne
numer te madh te anetareve. Ata jetonin ne familje
patriarkale, ndersa serbet e malazezet ndaheshin dhe
kishin numer te vogel te anetareve me qellim te
perfitimeve te pronave. Keto prona pushteti serb prej
vitit 1990 e deri ne vitin 1999 ua kishte pronesuar ne
mase te madhe pronareve serbe e malazeze. Keta te
fundit pas vitit 1999 filluan ne mase te madhe qe
pronat e ish kooperativave t’ua shesin banoreve
shqiptare me çmime te larta, siç eshte rasti me
fshatrat Çagllavice, Llapllaselle e shume te tjere ne
Kosove.
Presionet
per shperngulje te shqiptareve
Duke mos pasur mundesi realizimi te plote te projektit
te Çubrilloviqit dhe te projekteve te tjera, pas
Luftes se Dyte Boterore, pushteti serb e vijoi
zbatimin e fazave te metejshme te dhunes e te terrorit
ndaj shqiptareve, te shpernguljes se tyre nga atdheu
dhe kolonizimin me elementin serb ne Kosove.
Edhe pse
Jugosllavia ne menyre publike pas vitit 1944 ishte
deklaruar per “barazi te pergjithshme dhe lirine e te
gjithe qytetareve”, politika serbomadhe ka shkuar disa
hapa me tutje ne aspektin e programimit te shfarosjes
se popullit shqiptare.
Pas mbarimit
te luftes dhe formimit te organeve te reja te
pushtetit siç quhej popullor, ne emer te
vellazerim-bashkimit, rindertimit te vendit, te
drejtave “te barabarta”, filluan aksione te shumta ne
pune vullnetare, ne rindertimin e vendit. Edhe ne
Kosove, ne krahasim me periudhen ndermjet dy lufterave
boterore, filloi ne zhvillim i ngadalshem ekonomik,
pastaj kulturor, arsimor, shendetesor etj. Filluan te
hapen shkollat ne gjuhen shqipe me ideologji te
caktuar komuniste, te organizohen kurse kunder
analfabetizmit, kurse shendetesore, kurse te amvisnise,
te bujqesise dhe te tjera. Filloi nje zhvillim dhe
rindertim i ngadalshem, me moton ta shkaterrojme te
vjetren dhe te ndertojme te rene. Vazhdoi periudha e
ndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve, internimeve. etj. Me
pastaj filloi presioni ekonomik per grumbullimin kinse
te “tepricave”, propaganda per deklarim te dhunshem
si kombesi turke, me qellim te shpernguljes ne Turqi,
aksioni i mbledhjes se armeve te cilat shqiptaret nuk
i kishin, ne dimrin e viteve 1955/56, me arsyetim se
shqiptaret po pergaditeshin per kryengritje te
armatosur dhe bashkimin me Shqiperine. E tere kjo u
percoll edhe me gjykime masive e denime drastike te
shqiptareve perseri per gjoja “koloaboracion me
okupatorin” per te vazhduar me vone, pas Rezolucionit
te Inforbyrose (1948), por gjoja krijimin e Shqiperise
se Madhe dhe bashkepunimin me Bashkimin sovjetik e
shtetet e tjera te Bllokut te Lindjes. Shqiptaret
arrestoheshin, vriteshin, masakroheshin dhe
internohesin ne burgjet e kampet e ndryshme te
Jugosllavise (Goli-Otok, Bileçe, Nish, Gradishke etj.).
Si presione
me te drejteperdrejta per ndjekjen dhe per
shpernguljen e shqiptareve, perveç maltretimit te
personave te pafajshem dhe veçanerisht te
intelegjences se paket dhe punetoreve te arsimit, qe u
shpallen armiq te rendit socialist dhe u burgosen, u
internuan e, madje, nje pjese edhe u pushkatuan pa
gjyq - ishin deklarimi i dhunshem per kombesi turke,
aksionet e mbledhjes se drithit, aksioni i mbledhjes
se armeve me arsyetim se shqiptaret kinse po
pergatiten per kryengritje te armatosur dhe bashkim me
Shqiperine, inskenimi i organizatave te fshehta
politike “irredentiste”, redukimi i te drejtave sa i
perket perdorimit te gjuhes shqipe dhe simboleve
kombetare, mbyllja e disa shkollave ne gjuhen shqipte,
nxjerrja e flamurit shqiptar ne diten e festes
kombetare nga ana e organeve te sigurimit si
provokacion per t’i burgosur njerezit e pafajshem etj.
E gjithe kjo strategjeme mizore u sajua per te gjetur
shkak per shpernguljen masive te shqiptareve jashte
Jugosllavise. Ne kete periudhe “u zbuluan” kinse
gjithato “organizata irredentiste e diversioniste”, “shqiptaromedha”,
te cilat, ne fakt, nuk ekzistonin.
Siç
po shihet, presionet per shperngulje ndaj shqiptareve
ishin aq te shumta e te shumellojshme, sa jeta e tyre
ne Kosove e ne viset e tjera te Jugosllavise u be e
padurueshme. Prandaj, nje numer jo i vogel u detyruan
te regjistroheshin si turq qe te shkonin ne Turqi per
te shpetuar sa me pare nga ferri i pushetit serb.
Shpergulja e shqiptareve nga Kosova mori permasa te
gjera me intensitet te larte, sidomos gjate viteve ‘50
e ‘60 te shekullit XX. Gjate ketyre viteve u
shperngulen ne Turqi 283.000 shqiptare, do te thote
afer nje e treta e popullsise se atehershme.
Maqedonia ishte etapa perfundimtare e
shpernguljeve pa kthim te shqiptareve ne Turqi. Te
gjithe lumenjte e popullsive te dyndura nga
Jugosllavia vershonin ne Maqedoni dhe pastaj i
drejtoheshin Turqise. Procesi u realizua “fshehtazi”,
ndersa motivet e shpernguljes ishin sikurse te
paraluftes, kryesisht te natyres politike, vetem qe u
modifikuan dhe iu pershtaten kushteve te reja te
sistemit socialist.
Ne anen tjeter ne Kosove vinin nje
numer i madh i serbeve dhe malazezeve si nga
territoret e aferta, ashtu edhe nga ato te largeta te
Serbise dhe te Malit te Zi, si kuadro dhe me familje.
Punesohen kryesisht ne organizatat dhe institucionet
shteterore, shoqerore, kulturore etj. Vleresohet se ne
Kosove prej vitit 1945 deri me 1965 jane vendosur
12.300 familje sllave, ose rreth 64.000 persona me
prejardhje sllave.
Ky
proces u nderpre ne vitin 1966 (pas Plenumit te IV te
Brioneve), kur u kritikua ashper sherbimi i Sigurimit
Shteteror te Jugosllavise se asaj kohe, qe kishte
goditur rende te gjithe te tjeret pikerisht shqiptaret
e Kosoves, por edhe te viseve te tjera te
ish-Jugosllavise.
Nderpreja e perkohshme e kolonizimit dhe kthimi i disa
koloneve ne vendlindje
Pas vitit
1966, e posaçerisht pas nxjerrjes se Kushtetutes te
vitit 1974, serbet e malazezet, duke i humbur
privilegjet dhe duke mos e duruar barazine e
shqiptareve me ta, nje numer i tyre, sidomos ai me
origjine kolonizuese kthehen ne vatrat e para te saj
si dhe ne viset me te zhvilluara te ish Jugosllavise.
Ata pasurine, token, banesen e tjere te marre falas ne
Kosove e shiste me çmime te larta dhe me ato mjete
blenin toke, shtepi, objekte ekonomike dhe gjera te
tjera ne viset e Serbise, ne krahasim me Kosoven me
çmime shume me te ulta, keshtu qe i mbeteshin mjete te
bollshme edhe per kursim. Shpernguljen e ketille
ekonomike te serbeve e malazezeve, qarqet politike
shteterore te Serbise dhe disa edhe te Jugosllavise e
shfrytezonin si presion te metejme ndaj shqiptareve.
“Presioni” mbi serbet dhe malazezet ishte floskule
politike dhe shpifje. Gjendja faktike nuk perkon me
kualifikimet se serbet dhe malazezet po shperngulen
nga Kosova per shkak te “presioneve”, “diskriminimit”,
“terrorit”, “gjenocidit” etj. nga ana e shqiptareve.
“Presioni” i shqiptareve mbi serbet dhe malazezet
ishte nje shpifije e rende dhe mbi kete konstruksion u
krijua nje klime dhe nje strategji antikosovare dhe
antishqiptare pothuajse ne tere Jugosllavine. Sipas
burimeve serbe prej vitit 1967-1980 nga Kosova u
shperngulen 57.118 serbe e malazeze.
Duhet
theksuar se popullata shqiptare e Kosoves qe nga vitit
1968 e deri ne vitin 1981 perjetoi deridiku nje
transformim ne aspektin arsimor, kulturor, shkencor,
ekonomik etj. Ajo ishte njefare pauze ne valen e
shpernguljeve dhe u be per te evituar ndonje situate
shperthyese ne Jugosllavi dhe per te vendosur njefare
ekuilibri politiko-etnik ne federate, me shpresen qe
ajo te mos shperbehej ne te ardhmen.
Planet e reja
dhe veprimet per rikolonizimin e Kosoves me popullate
serbo-malazeze
Ne
kushtet e krijuara, shume te renda dhe me pasoja te
medha te asaj kohe, populli shqiptare i kesaj treve
perhere i doli zot vetes, kurre nuk u pajtua me kete
gjendje te krijuar nen sundimin serbo-jugosllav. Gjate
gjithe periudhes se ashtuquajtures Jugosllavi “socialiste”,
format e veprimit per Kosoven e pavarur dhe
demokratike ishin konspirative dhe te udhehequra nga
truri i kombit. Populli vazhdonte perhere perpjekjet
per çlirimin dhe bashkimin kombetar. Ne vitin 1968,
rinia studentore e Kosoves, organizoi demonstrata
masovike me kerkesen kryesore per Republiken e Kosoves.
Pas
ndryshimeve kushtetutare ne vitin 1969, ne vitin 1974
Kosova fitoi Kushtetuten e vet, si njera nder tete
njesite federale jugosllave me perfaqesim ne te gjitha
organet dhe me te drejten e vetos si dhe gjashte
republikat tjera dhe Krahina e Vojvodines, por pa te
drejte te shpalljes se Republikes. Pas kesaj filloi
nje faze e re e zhvillimit dhe ndertimit te Kosoves.
Konstituimi i autonomise se Kosoves, si njesi e
barabarte e federates jugosllave u dha mundesi
shqiptareve qe ne Kosove te zhvillohen ne pikepamje
ekonomike, politike, shendetesore, sociale dhe
kulturore. Po ashtu hov te madh mori edhe zhvillimi i
arsimit, shkences dhe teknologjise.
Vitet
1974-1981, ne historine e Kosoves njihen si nder vitet
me te suksesshme si ne sferen politike ashtu edhe ne
ate ekonomike. Gjate kesaj periudhe shtatevjeçare,
shqiptaret ishin te inkuadruar ne te gjitha lemenjt
shoqerore, si: ne udheheqjen komunale, polici,
shkollim, shendetesi, punesim, etj. Kuptohet, ne
shumicen e rasteve, eshte dashur t’i pershtaten
rrethanave te kohes, per ndryshe nuk do te kishin
mundur te shfrytezojne edhe ato ndihma te kufizuara qe
i dedikoheshin Kosoves. Mirepo, megjithe avancimet qe
shqiptaret paten gjate kesaj kohe, mund te themi se
pakica serbe dhe malazeze ishte me e priveligjuar,
edhe pse neper revista, gazeta, simpoziume etj.,
propaganda serbe per qellime politike, theksonte se “Serbia
kishte humbur ne paqe ate qe kishte fituar ne lufte”
qe do te thote se sipas tyre te drejtat e serbeve
dhe malazezeve jane “neperkembur”. Prandaj me 1977,
disa “intelektuale” serbe kishin hartuar “Librin e
Kaltert”, ne te cilin thekesohej se te drejtat dhe
kompetencat e krahinave autonome (Kosoves) duhet te
kufizohen. Te ndikuar nga “Libri i Kaltert”, shume
politikane serbe filluan te kerkonin revidimin e
statusit te krahinave autonome. Ne qoftese krahasojme
parametrat e zhvillimit te qyteteve te Kosoves me
qytetet e pjeseve tjera te ish RSFJ-se, niveli i
zhvillimit ekonomik te qyteteve te Kosoves me ato te
qyteteve tjera jugosllave ishte shume prapa.
Militarizmi
i Kosoves ze fill qysh ne fillimin e viteve te
tetedhjet te shekullit te kaluar, sidomos pas
demonstratave te rinise, te studenteve, te punetoreve
e te tjereve ne Kosove. Sipas disa deshmitarve, ne
listen e te burgosurve te Sigurimit te Brendshem, si
organizatore dhe pjesemarres te demonstratave te vitit
1981, jane perfshire rreth 600 persona. Pushteti serb
filloi aktivizimin e planeve te veta hegjemoniste te
njohura me pare. Me metoda te ndryshme perfide
mundohej edhe te pengonte zhvillimin ekonomik te
Kosoves dhe te arriturat tjera. Keshtu, gjate viteve
te nentedhjeta, krahas shtimit te masave represive
ndaj popullsise shqiptare, pushteti serb vazhdimisht
shton numrin e forcave policore dhe ushtarake ne
Kosove. Ne shumicen e udhekryeqeve ishin vendosur
punkte te policise serbe, ku maltretohej dhe
terrorizohej popullsia shqiptare.
Forcat
hegjemoniste serbe 1981 vepruan hapur e fshehur, me
propagande e veprime konkrete, ne nderrimin sa me te
madh te struktures etnike te Kosoves dhe te
kolonizimit te saj. Per sendertimin e ketij qellimi,
forcat ne fjale nuk ngurruan qe, ne njeren ane, te
montojne procese te ndryshme politike dhe shtypje te
tjera ndaj shqiptareve, ndersa, ne anen tjeter, te
gjitha keto veprime i arsyetonin me padrejtesite qe u
jane bere serbeve dhe synimet nacionaliste e
seperatiste shqiptare.
Pas
demostratave te rinise e studenteve shqiptare te vitit
1981, veprimtaria dhe qendrimet antishqiptare te
qeverise se Beogradit u intensifikuan. Ne kete vit
qeveria e Beogradit iu fut punes per aprovimin e
masave kunder shqiptareve dhe per pergatitjen e
terrenit politik per sllavizimin e Kosoves. Duke marre
shkak nga kerkesat e drejta te demonstruesve dhe ne
emer te luftes kunder nacionalizmit, irredentizmit dhe
separatizmit shqiptar, neper mbledhjet e ish-LKJ-se,
pastaj te organeve politike e ekzekutive, nga
ish-federata, republikat e deri ne krahina, u hap nje
lufte frontale kunder rinise shqiptare, kunder atyre
qe kishin kerkuar statusin e Republikes per Kosoven ne
kuader te ish-Federates. Kunder demonstruesve u perdor
fjalori me fashist dhe u nxoren me mijera vendime
shoveniste e nacional-fashiste, si dhe u sanksionua
dhuna.
Pas kesaj
kohe pushteti jugosllav, perkatesisht ai serb, i hyri
planit te ri me qellim te rikolonizimit te Kosoves me
popullate sllave, perkatesisht organizimin e aksionit
kinse te kthimit te serbeve dhe malazezeve te
shpergulur nga Kosova. Pushteti serb i mbeshtetur nga
ai jugosllav e herehere edhe nga ai kosovar, duke e
shfrytezuar kete klime filluan te aprovojne vleresime,
platforma, rezoluta e programe kinse per kthimin e
serbeve dhe malazezeve ne Kosove, ne te vertete
pergatitej vala tjeter e kolonizimit te Kosoves me
elementin sllav.
Pushteti serb filloi levizjet per suprimimin e
autonomise se Kosoves. Sherbimet e fshehta serbe,
nxitnin serbet e malazezet e Kosoves qe te ngriteshin
ne demonstrata – protesta kunder pozites “inferiore”
qe kishin perballe shqiptareve. Çerdhja e
organizatoreve te demonstrave ishte ne Fushe-Kosove.
Ata si moto perdoreshin edhe kthimin e serbeve dhe
malazezeve te shperngulur kinse me dhune nga Kosova ne
periudhat e mehershme. Kjo fushate antishqiptare u
pershpejtua dhe motivua me ardhjen ne pushtet te
Sllobodan Millosheviqit, ndersa u frymezua nga
Memorandumi i ASHS, ku u organizuan shume mitingje me
karakter antishqiptar dhe per suspendimin e autonomise
se Kosoves.
Te
nxitura dhe te frymzuara nga memorandumi i ASHA te
Serbise (1986), madje, individe e parti te ndryshme
çeshtjen e rikolonizimit te Kosoves, e ngrene edhe ne
Parlamentin serb me arsyetim se gjate Luftes se Dyte
Boterore u be kolonizimi i Kosoves me shqiptare nga
Shqiperia. Siç dihet ne fillim flitej me mese qindra
mijera kolone shqiptare, me vone per dhjetera mijera e
me ne fund u konstatua nga ana e Sekretariatit
Fedrativ te Puneve te Brendshme, se ne Jugosllavi prej
vitit 1949-1956 nga personat e ardhur kishin mbetur
vetem 754 emigrante shqiptare, kurse nga ai numer
vetem 243 banonin ne Kosove. Megjithate, kjo e vertete
nuk pengon keto qarqe dhe qeverine e Serbise qe te
propogandoje e te veproje haptas per nderrimin e
struktures kombetare ne Kosove dhe per kolonizimin e
saj me elementin sllav. Nje veprimtari te tille Serbia
edhe e ligjesoi.
Perveç kesaj,
qeveria e Beogradit arriti te mobilizoje gjithe
popullin nen parullen “Serbi unike”. Disa vjet rresht
u organizuan me qindra mitingje e demonstrata
antishqiptare. Per te bere kthesa nacionaliste nga
Qeveria Serbe u organizuan marshime dhe demostrata
shoveniste ne Kosove, ne Serbi dhe para organeve
serbo-jugosllave ne Beograd. Parullat e tyre ishin:
“Kosova eshte Serbi”, “Kosova eshte zemra e
Serbise”, “Kosova eshte toke e shenjte serbe”, “Ne do
te luftojme per kete vend te tokes se vjeter serbe”,
“Serbi mos e lesho Kosoven nga dora” etj.
Kjo qeveri serbe para organeve shteterore perdori si
paravan shpernguljen nga Kosova te serbo-malazezeve.
Ky ishte vetem nje pretekst i pabaze dhe jashte
realitetit.
Perkitazi me
politiken e punesimit, vete pushtetaret serbe benin
propogande dhe nxitje te serbeve dhe te malazezeve
kinse per shperngulje, por me qellim te punesimit te
tyre pa kurrfare kriteriumi. Keshtu, ne vitin 1987, ne
komunen e Prishtines pune pritinin 18.500 njerez, nga
te cilet vetem 2600 ishin serbe e malazeze. Mirepo, ne
Prishtine per nente muaj te vitit 1987 jane punesuar
442 serbe dhe 42 malazeze, nga 2263 te papunesuar ne
ate kohe. Rendesi te posaçme nga organet e atehershme
i kushtohej punesimit te personave qe perhere te pare
vijne e punojne dhe te jetojne ne Kosove. Keshtu,
vetem ne komunen e Prishtines ne vitin 1987 jane
punesuar 110 persona qe perhere te pare punojne e
jetojne ne komunen e Prishtines. Shumica nga keta
ishin punesuar ne Elektroekonomine e Kosoves, ne
organet e administrates etj. Kjo ishte nje prej
formave te kolonizimit te Kosoves me elementin sllav.
Shqiptaret ne nje forme shume me te bute, duke e pare
qellimin e kerkesave per nderrimin e kushtetutes se
vitit 1974, orgnizuan disa protesta, marshime
protestuese te minatoreve te “Trepçes” se Stantergut,
te ngujuar ne zgafelle me 17 nentor 1988 ne Prishtine
dhe shume te tjera, qe nder me e njohura ishte greva e
minatoreve te “Trepçes” me 20-28 shkurt 1989. Me
grevat dhe kerkesat e popullates shqiptare u
solidarizua tere populli shqiptare.
Ne
kete kohe ne Kosove u vendos gjendja e jashtezakonshme
dhe ora policore nen presionin e 30 mije policeve te
sjellur nga Serbia. Keshtu me 23 mars 1989 nen
gjendjen e jashtezakonshme dhe nen kercnimin e armeve,
si dhe me ane te votave joparlamentare, Kuvendi i
Kosoves aprovoi amandamentet per nderrimin e
kushetutes se vitit 1974, qe edhe de jure u suprimua
autonomia e Kosoves. Me 28 mars 1989, ne Beograd
Kuvendi Fedrativ i Jugosllavise ratifikoi vendimin e
Kuvendit te Kosoves. Ndersa ne korrik te vitit 1990
pushteti serb e okupoi Kosoven.
Perkitazi me politiken gjenocidiale dhe qellimet e
hapta te pushtetit serb me se miri na paraqet nje
leter e Akademik Mark Krasniqit derguar Kryetarit te
Kryesise se RFS te Jugosllavise, Prishtine me 1 shkurt
1990, ne mes tjerash shkruan: “
….. Marrja e autonomise
se Kosoves ne pranveren e vitit 1989 eshte realizuar
suksesi i pare i asaj politike, e pjeserisht edhe me
gjere. Siç eshte e njohur, autonomia e Kosoves eshte
rrenuar me tanksa, me policine speciale dhe me viktima
te shumta te nacionalitetit shqiptar, e cila me
manifestime masive ne tere Kosoven ne menyre
plebicitare eshte shprehur kunder heqjes se
Kushtetutes te vitit 1974, dhe kunder amandamenteve te
RS te Serbise ka shkaktuar probleme te shumta te cilat
ajo mendon t’i zgjidh nepermjet te masave represive
drastike ndaj shqiptareve, te cilet ne Kosove perbejne
80% te popullates se pergjithshme, duke i larguar ne
menyre masive nga puna, me burgime dhe me vrasje te
reja te njerezve te pafajshem, qe mund te kete pasoja
te paparashikuara tragjike te permasave te gjera. Kete
politike te rrezikshme te Serbise eshte duke e denuar
tere bota demokratike liridashese, me disa perjashtime,
por te gjitha keto i shiqon me duar kryq.
Shqiptare akuzohen
para se gjithash per tri mekate kryesore
vdekjepruese: per kontrarevolucion, per presion ndaj
serbeve dhe malazezve, perkatesisht kinse per
mosbarazi dhe per Kosoven e paster etnike. Mirepo, te
gjitha keto jane trillime. Kontrarevolucioni ne
Kosove fare nuk ka ndodhur me 1981 dhe te viteve te
ardhshme, kur shqiptaret ne menyre masovike kane
demonstruar duke kerkuar vetem barazine e tyre
nacionale, ekonomike dhe politike ne kuader te
federates jugosllave. Nuk eshte numri i vogel i
shkenctareve jugosllave te cilet me argumente te
pamohueshme kane deshmuar se ajo akuze eshte pa
kurrfare baze, por me tendence te qarte antishqitpare.
Shqiptaret ne menyre masovike kane marre pjese ne
Revolucionin popullor gjate LNÇ-se, me te cilen kane
fituar te drejten qe te jene te barabarte me kombet
dhe kombesit tjera te Jugosllavise socialiste, qe nje
nje mase te konsideruar eshte arrijtur me Kushtetuten
e vitit 1974, prandaj çdo kunderrevolucion do te ishte
kunder tyre. Shqiptaret atehere dhe tani me kerkesat e
tyre asgje tjeter nuk deshirojne te arrijne perveç
barazise se plote ne kuader te RFSJ, dhe kete barazine
ne veper por jo vetem ne leter. Mirepo, politika
unitariste e Serbise ende krijohet ne dominimin e saj,
dhe jo ne barazine e kombeve dhe kombesive.
Sa i perket akuzes se dyte, pabarazine e
serbeve dhe malazezeve ne Kosove, kjo eshte e pavertet
e paskrupullt. T’i theksoje vetem disa fakte te cilat
ne menyre bindese tregojne se serbet dhe malazezet ne
Kosove jo vetem qe nuk jane ne poziten e pabarabart,
por ata ne mase te madhe jane te privilegjuar, ndersa
shqiptaret te diskriminuar. Kosova, siç eshte e njohur
eshte treva me e pazhvilluar e Jugosllavise, e cila ne
prodhimtarine shoqerore te vendit merre pjese 2.1%,
ndersa me popullsi 8%. Kontigjenti i ri çdo vit arrine
prej 18 deri 20 mije persona, keshtu qe armata e te
papuneve ne menyre rapide rritet. Ne 1000 banore ne
Jugosllavi mesatarisht jane 281 te punesuar, ndersa ne
Kosove vetem 120. Keshtu, mesatarja e te papunesuareve
eshte 3.3 me e madhe ne Kosove. Mbi 41% te papuneve e
perben rinia me shkollim te mesem, ndersa te
papunesuar me kualifikim superior jane mbi 3000.
Dhjete komuna ne Kosove kane madje 6.5 deri 8 here te
ardhurat me te ulta per koke te banorit se sa qe eshte
mesatarja e Serbise dhe e Jugosllavise. Ne kete
situate dramatike ne Kosove e drejta ne pune eshte
privilegja me e madhe shoqerore, sepse me te sigurohet
kushti themelor i ekzistences. Ne ate baze krijohen
konfliktet dhe padrejtesite me te medha siciale dhe
nacionale. … Ne kete sfere ekonomike shqiptaret ne ate
mase jane te diskriminuar keshtu qe shume familje jane
sjellur deri te shkopi i varferise dhe deri te skaji i
urise farmale, ndersa kjo sipas normave
nderkombetare, eshte krimi me i madh ndaj njeriut. Kjo
ne te vertete eshte nje politike e paramenduar
ndaj shqiptareve, qe ketij populli
ne ate menyre t’i merret mundesia per shkollim te
gjeneratave te reja dhe me masa te tjera represive,
shqiptaret per shkak te varferise te leshojne atdheun
e vet ne Kosove, Maqedoni, Serbi dhe Mal te Zi. Kjo
eshte politika e sotme antishqiptare dhe praktika e
koalicionit jofromal serbo-malazezo-maqedon, e cila
rrenjet e veta i ka qysh ne shekullin e kaluar. Por,
vete faktet te ilustrojne te verteten faktike.
Struktura
nacionale e popullsise ne vitin 1981 ishte: shqiptare
77,4%, serbe 13,2%, malazez 1,7% dhe turq 0,8%. Me
30.IX 1988 ishin te punesuar: 162.499 shqiptare,
51.092 serbe, 6.957 malazez dhe 3.014 turqe. Nga kjo
shihet se ne vitin e theksuar ishin te punesuar çdo i
treti malazez, çdo i pesti serb, por çdo i
trembedhjeti shqiptar. Me 30.VI 1989, ishin te
paraqitur ne entet e punesimit ne Kosove 113.000
(82,1%) shqiptare, 14.156 (10,5%) serbe, 1.2225 (0,9%)
malazeze dhe 1.095 (0,8%) turqe. Ketu duhet theksuar
se çdo serb dhe malazez i rritur kerkon te punesohet,
ndersa, nje numer i madh i shqiptareve ne pergjithesi
nuk paraqitet per pune ne entet e theksuara, sepse e
dijne se kjo eshte e kote, duke u bazua ne ate se
serbet dhe malazezet punesohen edhe kunder kushtetutes
dhe pakurrfare konkursi, pa kualifikim perkates,
ndersa intelektuale mund te shihen neper tere
Jugoslavine si ne tregjet duke pritur çdo dite qe te
angazhohen ne çfaredo pune fizike per meditje te
mjerueshme. Kete gjendje disa e asyetojne me
natalitetin e larte te gruas shqiptare, qe eshte
problem i llojit te vet, por nuk eshte kurrfare
argumenti per arsyetimin e politikes diskriminuse ne
punesim. Kete diskriminim ne menyre te qarte e
verteton fakti se mbi 60.000 familje shqiptare nuk e
kane asnje anetar te punesuar, ndersa ne anen tjeter
nuk ka asnje familje serbe dhe malazeze pa nje te
punesuar ose pa ndonje pension ose ndihme tjeter.
Para kesaj gjendjeje faktike, si mund te thuhet se
serbet dhe malazezeve debohen ose jane te pabarabarte
ne Kosove? Ata ne te vertete eshte kategoria me e
privilegjuar jo vetem ne Kosove, por edhe ne tere
Jugosllavise, sepse as ne Mal te Zi, as ne Serbi
malazezet dhe serbet ne ate shkalle nuk jane te
punesuar. Kesaj duhet t’i shtohet fakti se serbet dhe
malazezet jane te punesuar kryesisht ne veprimtarite
dhe sherbimet administative, ndersa shqiptaret ne
xehetari, ndertimtari dhe ne punet tjera te renda.
Qe
edhe nje fakt bindes i cili flet per poziten e
prvilegjuar te serbeve dhe te malazezeve ne Kosove.
Kete e tregon shkalla e urbanizimit te tyre e cila
eshte e pakrahasueshme e madhe te ta se sa te
shqiptaret, sepse sipas regjistrimit te vitit 1981,
mbi 38% te serbeve dhe 70% te malazezeve jetojne ne
qytete, ndersa gjithsejte 28,9% te shqiptareve. Perveç
kesaj, vetem ne Prishtine ne banesat shoqerore
jetojne 84,7% malazeze dhe 70,3% serbe, por vetem
26,9% shqiptare. Pas suprimimit te autonomise se
Kosoves ne vitin 1989, Serbia ka ndermarre disa masa
qe bene te mvarur nga ajo tere ekonomine e kesaj
Krahine, duke e arsyetuar kete me dofare integrime dhe
bashkesine ne kuader te Republikes. Keshtu eshte rasti
e Elektroekonomine e Kosoves, Kombinatin Ndertimor
“Ramiz Sadiku” nga Prishtina, me Trepçen etj. …… Ne
vend qe te merren masa per permiresimin e kesaj
politike drastike te pales te rrezikuar, familjeve
shqiptare, veprohet ne te kunderten: gadi te gjitha
objektet industriale ndertohen ne mjediset dhe
vendbanimet serbe, ne te cilat ekskluzivisht punojne
serbet dhe malazezet. Ato jane ndermarrje te pastra
etnike. , si dhe ne disa vendbanime ne te cilat
pushteti me bulduzher rrenojne shtepite e shqiptareve
te paket ne fshatra (si p.sh. rasti ne Bresje te
Prishtina), ndersa nga disa shkolla te perzira debohen
nxenesite e nacionalitetit shqiptare (Prilluzhja te
Vushrrria) ne menyre qe shkollat te mbeten plotesisht
serbe. Mirepo, politika dhe propaganda serbe i
padisine shqiptaret se ata po deshirojne vendbanime
dhe Kosoven e paster, qe ne esence eshte e kunderta.
Ne komunen e posathemeluar Zubin Potoku, e cila i ka
6.000 banore, kryesisht te nacionalitetit serb, jane
ndertuar disa objekte industriale, sikurse edhe ne
komunen serbe Leposaviq, ashtu edhe ne Siriniq etj.,
ndersa ne komunen e Malisheves, me 43.000 banore
kryesisht te nacionalitetit shqiptare, nuk ekziston
asnje objekt industrial, ku jane te punesuar gjithsej
1.000 njerez. Madje, ketu eshte ndertuar ndertesa
moderne e stacionit te policise. Per realizimin e
kesaj politike ekonomike dhe pabarazise nacionale
shfrytezohen edhe mjetet e Fondit fedrativ per trevat
e pazhvilluara, nga te cilat pushteti fedrativ ka
lejuar ndertimin e 2.000 banesave dhe blerjen e 700
pllaceve per serbe dhe malazez te cilet do te vijne te
jetojne dhe te punojne ne Kosove. Ne nje ane nxitet
ardhja dhe punesimi edhe i atyre te cilet kurr nuk
kane jetuar ne Kosove, ndersa ne anen tjeter largohen
nga puna shqiptaret vendes, te cileve iu rekomandohet
te kerkojne pune neper tere vendin dhe jashte tij…..”
Madje
kishin reaguar edhe perfaqesuesit e Seksionit te
luftetareve te Brigades se Shtate Sulmuese ne Kosove,
ne letren e hapur nga Prishtina, me 19 mars 1990,
derguar Kryesise se RFSJ dhe Keshillit fedrativ te
Lidhjes se Luftetareve te LNÇ te Jugosllavise, ne te
cilen ne mes tjerash thuhet: “ ….. rrenimi i
autonomise, prape kolonizimi i Kosoves, regjistrimi i
vullnetareve per ardhje ne Kosove, shpernguljen nga
Kosova mbi 300.000 kinse te emigranteve shqiptare,
mbylljen e Universitetit ne Prishtine, heqjen e gjuhes
shqipe si gjuhe zyrtare etj. Po na iritojne edhe masat
e denimeve te cilat po ndermirren ne baze te
kriteriumeve nacionale, e jo sipas shkalles se vepres.
Keshtu, te themi, nje prind shqiptare denohet vetem se
femiu i tij dyvjeçare, sigurisht nen ndikimin e
fotografive ne TV ose tjeterkund, ngrite dy gishtrinje
ne shenje te shkronjes “V” kur e sheh miliconerin, ose
nje shqiptare ne gjendje te dehur, ne kafene kerkon qe
te hiqet fotografia e liderit aktual serb, denohet me
60 dite burg, ndersa nuk merren kurrfare masash ndaj
nje V. Shesheli, V. Drashkoviqi, te cilet para
kamerave te TV e heqin fotografine e Titos duke e
quajtur kriminel…. Me keqardhje jemi deshmitar te vete
kohes ku qellimi i ketyre forcave, receptiv V.
Qubrilloviqti, I. Andriqit dhe drejtimeve te
memorandumit “te paekzistuar” te ASSHKA gradualisht po
realizohen, duke u perputhur gati ne teresi
identifikohen me programin dhe masat e politikes
zyrtare te Serbise. Kete fakt na e verteton edhe V.
Drashkoviqi ne tryezen e rrumbullaket te partive
politike serb e per Kosoven (9 mars 1990)…”
Sip u
theksua me 23 mars 1989, kur Kosoves iu mor
subjektiviteti i saj ne ish-RSFJ dhe iu shfuqizua
Kushtetuta e vitit 1974, veçanerisht pas 5 korrikut
1990, kur Serbia ne menyre klasike e okupoi Kosoven,
mbreteron nje politike tejet nacional-shoveniste dhe
ekspansioniste e Serbise ndaj popullit shqiptar ne
Kosove. Ndersa, ne anen tjeter, me 2 korrik 1990
Kuvendi i Kosoves shpalli pavaresine e Kosoves dhe
aprovoi Kushtetuten e Republikes se Kosove. Me 7
shtator 1991 qytetaret e Kosoves u deklaruan me
referendum per pavaresine e Republikes se Kosoves.
Qeveria e Kosoves i beri kerkesen komisionit te
Badinterit ne kuader te Konferences nderkombetare per
ish-Jugosllavine qe ne procesin e shperberjes se
ish-Jugosllavise te njohe shtetin e pavarur te Kosoves.
Me 1992 ne Kosove u mbajten zgjedhjet presidenciale e
parlamentare. Mirepo, kerkesave demokratike te
popullit te Kosoves, pushteti serb u eshte pergjigjur
me dhune e terror te organizuar shteteror qe ka pasur
per qellim spastrimin etnik te Kosoves dhe serbizimin
e saj.
Krahas
percaktimit politik per serbizimin e Kosoves, Serbia
me vazhdimesi ka nxjerr ligje dhe akte normative me
permbajtje diskriminuese te veçanta per Kosoven.
Pushteti serb kishte aprovuar rreth 1360 akte politike,
juridike, te pergjithshme e te veçanta ne funksion te
rikolonizimit te Kosoves me serbe e malazeze. Ato kane
qene ligje thjesht kolonizuese. Me to u krijua
mbeshtetja ligjore per kolonizimin e Kosoves me
elementin sllav. Me ligje te tilla u shnderrua Kosova
ne koloni te tipit monarkik te Serbise.
Ish Federata
Jugosllave dhe republikat e saj ndanin mjete te medha
per stimulimin e ardhjes sa me masive te serbeve ne
Kosove. Privilegjet e serbeve ishin shume te medha:
sigurimi i punesimit, i banesave, i trojeve falas, i
kredive afatgjate pa kamate, per te njejtin vend pune
te ardhurat shume me te medha dhe benificione te tjera.
Ne kete periudhe filloi ngritja e reparteve
industriale ne enklavat serbe dhe ndertimi i objekteve
segregacioniste te banimit dhe te tjera.
Vala e re e
kolonizimit filloi me sjelljen e policeve, te
instruktoreve te larte ushtarake, te gjykatesve dhe
administratoreve per t’i ndjekur e torturuar sa me
teper shqiptaret. Me 1988 dy Kryesite e Jugosllavise
Socialiste (Kryesia e LKJ-se dhe Kryesia e
Jugosllavise) dhe qeveria kerkuan kolonizimin e
Kosoves permes nje aksioni per kinse dhenien e ndihmes
kuadrore Kosoves: ne arsim, kulture, jurisprudence,
polici etj. Ish Federata Jugosllave dhe njesite e saj
ne kete menyre stimulonin represionin dhe
segregacionin ne Kosove dhe ndihmonin realizimin e
synimeve te kahmotshme te politikes hegjenomiste te
Serbise.
Serbia, me 8
mars 1990 abrogoi “Ligjin mbi revizionin e ndarjes
se tokave kolonisteve ne Kosove e ne Maqedoni”, me
te cilin sipas llogarive do te duhej t’u kthehej toka
rreth 14 mije familjeve serbe, qe kishin ardhur si
kolone ne Kosove ndermjet dy Lufterave Boterore, çka
si pasoje pati qe shume ish familje kolone serbe e
malazeze te marrin prona te reja toke te kooperativave
bujqesore, apo para te majme si “kompensim”. Ndersa,
ne “Ligjin per formimin e fondit per kthimin e
serbeve dhe malazezeve ne Kosove”, parashihej
sigurimi i mjeteve per kolonizim nga tatimi ne te
ardhura, legata dhe dhuratat, nga kamatat dhe burimet
tjera.
Pasojat e
ketij diskriminimi ne aspektin legjislativ goditen pa
meshire te gjitha sferat e jetes shoqerore ne Kosove.
Nepermjet te sjelljeve te ligjeve dhe akteve normative
diskriminuese, shqiptaret u perjashtuan nga jeta
ekonomike, politike e shoqerore. Keshtu u paralizua
tere jeta ekonomike e shoqerore ne Kosove dhe me gjere,
duke thelluar edhe me teper krizen ekonomike me pasoja
katastrofale, sidomos per rreth 130.000 punetore
shqiptare, qe mbeten pa pune dhe pa mjete per
ekzistencen e tyre dhe te familjeve te tyre, shumica e
te cileve u detyruan qe ta marrin rrugen e mergimit ne
vende te ndryshme te botes, sa per te siguruar nje
ekzistence. Politika e pabarazise dhe e diskriminimit
u manifestua ne nje forme te veçante edhe ne sferen e
arsimit.
Per kete
qellim ishte hartuar edhe “Platforma politike per
Kosoven” e LKJ qe parashihej kolonizimi i Kosoves
permes aksionit te kinse kthimit te serbeve dhe
malazezeve. Pastaj, ishte hartuar Projekti per kthimin
e rreth 200.000 serbeve e malazezeve per te jetuar ne
Kosove. Ky projekt ishte nje dokument, ku behej
ngarkim kolonizues i Kosoves me serbe dhe me malazeze,
perkunder faktit se Kosova kishte dendesine me te
madhe te popullsise, 200 ban/1 km2 (dy here e gjysme
me shume se mesatarja ne ish-Jugosllavi). Per
kolonizim te tipit klasik Kosova nuk ka pasur kurrfare
kushtesh, sepse eshte territor me i dendur i banuar ne
kete pjese te Evropes, sidomos ne ne pikepamje te
dendesise agrare, me potenciale te medha te fuqise
punetore te papunesuar, me zhvillim te pamjaftueshem
te kapaciteteve perpunuese dhe me nje shkalle shume te
ulet te finalizimit te lendeve te para qe disponon
vete. Ne anen tjeter shkaterrimi i bazes ekonomike te
Kosoves, plaçkitja e fondeve dhe e teknologjise nga
ana e pushtetmbajtesve serbe nuk shkon ne favor te
popullzimit plotesues. Por qellimi kryesor i pushtetit
okupues ishte tendenca per nderrimin e perberjes
kombetare te Kosoves. Ne anen tjeter, shume vendbanime,
madje edhe krahina te tera rurale agrare ne Serbi
kishin mbetur te zbrazeta, pa popullsi. Por pushteti
nuk ka vendosur atje refugjate serbe, ku kishte toke
te mjaftueshme dhe kushte elementare per arsye se nuk
e kishte kete qellim, por qellimin e kolonizimit te
Kosoves me elementin sllav dhe nderrimin e struktures
nacionale.
Nga pushteti
i asaj kohe ishte hartuar edhe i ashtuquajturi
Programi jugosllav per Kosoven, i dates 9 shkurt 1990.
Nepermjet te ketij programi, pushteti mundohej qe ne
menyre te rafinuar dhe perfide, ne dallim nga regjimet
e meparshme serbe te ndryshoje strukturen etnike dhe
te veje baraspeshen etnike ne Kosove, duke bere
presion pa presedan ne shqiptaret qe t’i leshojne
vatrat e veta, ndersa ne vend te tyre te sjelle serbe
e malazeze me qellim te sllavizimit dhe te kolonizimit
te Kosoves. Ai program synonte marrjen e masave
konkrete ne te gjitha fushat: politike, ekonomike,
kulturore, arsimore, shendetsore, gjyqesore,
informative, te punesimit, te urbanizmit, zhvillimit
demografik etj. Programi i tille i cili barte nje
titull mjaft cinik “Programi per realizimin e
paqes, lirise, barazise dhe prosperitetin e Kosoves”,
i njohur si “Programi per Kosoven”,
thjeshte ishte program diskriminues dhe racist. Me te
parashihej hapja e vendeve te reja te punes, perparesi
ne punesim, stimulime te veçanta per investime ne
programet per punesim, te gjitha per kthyerje,
perkatesisht ardhje te nje numri me te madh te serbeve
dhe malazezeve ne Kosove qe te jetojne e punojne ketu
dhe te pengojne shpernguljen e tyre nga Kosova;
parashihet zvogelimi i te gjitha kuadrave shqiptare ne
institucionet shoqerore dhe organizatat ekonomike,
parashihte nxjerrjen e ligjit te posaçem me te cilin
do te themelohej Fondi per sigurimin e kushteve
materiale per zhvillimin e Kosoves, ne menyre qe te
pengohet shperngulja e serbeve dhe e malazezeve,
kthyerja dhe ardhja e te rinjve. Gjithashtu,
parashihej shqyrtimi i mundesise se punesimit te
shqiptareve ne vendet tjera te Jugosllavise ne pajtim
me “Programin per Kosoven”; parashihte ndertimin e 30
reparteve te ndermarrjeve serbe ne vendet ku kryesisht
ne to jetonin serbet, malazezet, myslimanet, goranet,
perkatesisht ne vendet ku serbet dhe malazezet
deshirojne te kthehen qe te punojne e jetojne ne
Kosove - ne Leposaviq, Mitrovice, Fushe Kosove, Zubin
Potok, Novo Berde, Shterrpc, Lipjan, Gjilan, Obiliq,
Ferizaj, Kamenice dhe ne bashkesite lokale ne
Graçanice dhe ne Prishtine, ku jetojne serbet dhe
malazezet.
Krahas
planeve te Jugosllavise Socialiste, te inicuara nga
Serbia, edhe ajo kishte hartuar plane dhe projekte per
rikolonizimin e Kosoves. Ne nje plan operativ
parashihej ndertimi i 30 lagjeve, ndertimi i banesave
ne Gjakove, Prishtine, Fushe-Kosove, Obiliq, Novoberde,
Shterrpce, Lypian, Zubin-Potok dhe ne Kamenice. Me 12
dhjetor te vitit 1991 me qellim te kolonizimit te ri
te Kosoves, ne lokalet e pushimores te femijeve dhe te
rinise ne Deçan u vendosen 100 familje me prejardhje
serbe e malazeze te ikur nga Shqiperia.
Me vone aty dhe gjetiu u vendosen edhe shume familje
te tjera.
Ne kuader te
aksionit per kolonizimin e Kosoves, Jugosllavia
Socialiste me 16 shkurt 1990 kishte aprovuar Ligjin
per sigurimin e banesave per nevoja te kuadrit dhe
kthyerjen e personave te shperngulur nga Kosova ne
periudhen 1989 deri 1993, si dhe Ligjin per realizimin
e atij programi.
Sipas atij programi, perkatesisht ligji,
parashihej ndertimi i 2.000 banesave ne siperfaqe
115.273 metra katrore dhe ndarja e 711 trojeve dhe
kredive per ndertimin individual, me vlere te mjeteve
per realizimin e atij programi ne shume prej
20.075.712 dinare. Pas shkaterrimit te ish
Jugosllavise, apetitet per kolonizim te Kosoves ishin
ngritur edhe me teper. Per kete qellim Kuvendi i te
ashtuqutuajres RFJ, me 17 mars 1994 kishte aprovuar
Ligjin per sigurimin e banesave per nevoja te kuadrit
dhe kthyerjen e personave te shperngulur ne Kosove.
Sipas atij ligji parashihej qe ne periudhen prej vitit
1994 deri 1998 per keto nevoja, te ndertohen ose te
blehen 1.564 banesa. Ne vitin 1994 ishte parapare qe
te kryhet ndertimi i 1.024 banesave te filluara me
pare.
Me dispozita
ligjore ishin percaktuar kushtet dhe kriteret per
dhenien e kredive dhe ndarjen e banesave kategorive te
caktuara te “kuadrave” dhe personave te cilet kthehen
ne Kosove. Pastaj, percaktohej ndarja e placeve per
ndertimin e shtepive per kolone etj.
Me 6 gusht
1992, Serbia aprovoi nje “Program per formimin e
fondit per zhvillimin e Serbise”, ne te cilin
siguroheshin mjetet per vazhdimin e fushates se
kolonizimit.
Nje nder
aktet juridike sistemore me ekstreme eshte “Ligji
per Organizimin Territorial te Serbise”.
Sipas nenit 7 te ketij ligji “Qeveria e
Serbise mund t’ua ndryshoje emertimin (toponimin)
vendbanimeve ekzistuese sipas percaktimeve me ate ligj,
pas mendimit paraprak te marre nga kuvendi i komunes”.
Me dispozitat e nenit 72, paragrafi 1, te Ligjit te
sipershenuar, “Organet e Komunes se Malisheves
pushojne se punuari diten e hyrjes ne fuqi te ketij
ligji”. Ne anen tjeter, formohen komunat e reja si
Zubin Potoku, Zveçani, Shterrpca dhe Gora. Me
dispozitat e nenit 73 te Ligjit ne fjale, kuvendet
komunale detyrohen t’i “rishqyrtojne emertimet
ekzistuese te vendbanimeve dhe te caktojne emertime te
reja ne afat prej nje viti nga dita e hyrjes se tij ne
fuqi”. Kjo do te thote se se pari permes akteve
juridike fillohet me sllavizimin e toponomise
autoktone shqiptare.
Me ligjin e
Serbise mbi transformimin e pasurise shoqerore ne ate
private parashihej qe nga shitja e pasurise shoqerore
60% te mjeteve te ndaheshin per fondin per zhvillimin
e Serbise, me te cilin siç u pa financohej kolonizimi
i Kosoves.
Perveç
organeve te pushtetit, edhe organizatat e ndryshme,
personat, shoqatat e tjere jepnin propozime te ndyshme
per kolonizimin e Kosoves. Ishte dhene propozimi per
sjelljen e 400.000 serbeve nga Rumania
mendohej madje edhe versioni izrailit i
kolonizimit te Kosoves, pastaj propozimi qe kolonizimi
i Kosoves te behet menjehere, duke e bere Prishtinen
kryeqytet te Serbise e te Jugosllavise, ku do te
barten te gjitha institucionet shteterore, shkollat
ushtarake e policore, shume oficere, nepunes, police
etj. me familje. Kjo vale e kolonizimit do te kapte
nje numer prej 100.000 serbesh e deri te kerkesa e
disa funksionareve kosovare serbe qe ne Kosove
menjehere te vijne se paku 300.000 serbe e malazeze.
Ne aspektin
ekonomik pushteti i instaluar serb donte qe perveç
anes politike, debimit te shqiptareve, ekspolatimit te
tyre, kolonizimit te Kosoves me elementin serb etj.
filloi edhe rrenimin e asaj ekonomike te pakte qe
ishte ndertuar ne Kosove ne krahasim me viset tjera te
ish Jugosllavise. Si mase perfide perdori integrimin e
ndermarrjeve shoqerore te te njejtat ne Serbi dhe
Vojvodine. Qellimi ishte perfitimi dhe barta e
kapitalit nga Kosova. Me kete edhe largimi i
punetoreve shqiptare dhe sjellja e kuadrave serbe ne
vendet udheheqese pa kurrfare kualifikimi perkates
shkollor.
Shoqata e
serbeve dhe e malazezeve “Bozhuri” e Fushe-Kosoves
percaktoi nje program per kolonizimin e Kosoves. Ky
program operativ, nuk dallon shume nga programet e
tjera te mehershme, sepse ne esence ai eshte nje
konglomerat i kerkesave te prezentuara shume vjet, si
ne tubimet serbo-malazeze, po ashtu edhe ne forumet e
pushtuara te Kosoves. Si kerkese e pare e tij veçohet
obligimi per ndertimin e lagjeve dhe te paralegjeve me
me se paku nga njeqind ekonomi shtepiake anekend
Kosoves, obligim ky qe duhet ta jetesoje Serbia,
perkatesisht drejtoria per zhvillimin e “Kosmetit”. Me
pastaj radhiten kerkesat e tjera, si ajo per fillimin
e menjehershem te pergatitjes se lokacioneve per
ndertimin e vendbanimeve te reja dhe atyre ekzistuese,
kthimi i maleve te uzurpuara nga shqiptaret (!) ne
pronesine shteterore, me kusht qe ato pastaj t’u
ndahen serbeve dhe malazezeve; vendosja e familjeve
serbe ne trojet, qe u shiten ne kundershtim (!) me
ligjin sikunder dhe ne tokat e ekspropriuara, siç jane
ato ne Brezovice, Gazivode, Radoniq e gjetiu; kerkesa
per nxjerrjen e ligjit per ndalimin e ndarjes se
tokave te punueshme shoqerore shqiptareve; kerkesa per
anulimin e Ligjit per ndalimin e kthimit te serbeve ne
Kosove; kerkesa per nxjerrjen e vendimit per perzenien
e emigranteve shqiptare qe nuk kane shtetesine
jugosllave; ndalimi i punes se partive, te shoqatave
dhe te asociacioneve te tjera qe po eksponohen
“armiqesisht” etj. Natyrisht, “Bozhuri” nuk harroi te
kerkoje edhe nxjerrjen e ligjit diskriminues, atij per
planifikimin e familjes.
E
ashtuqujtura qeveria jugosllave me 12 janar 1995 e
kishte aprovuar dekretin, ku sipas tij nga buxheti
fedrativ per kete vit, per ndertimin e kolonive ne
Kosove duhet te ndahen 4,1 milion dinare. Me kete
dekret plotesisht antishqiptar perkrahej kolonizimi i
Kosoves me popullate serbe e malazeze; “Te gjithe
qytetaret e shperngulur nga Kosova e Metohija, te
cilet jane te ineresuar qe te kthehen dhe kuadrat te
cilet deshirojne te vijne ne kete krahine, per
ndertimin e shtepive ose blerjen e banesave do te
marrin kredi me afat kthimi prej 40 vjetve, ndersa
place - pa pagese”. Sipas kektij dekreti perparesi
kishin: a) kuadrat e domosdoshme per organe te
administrates, gjyqesi, sherbime ekonomiko-shoqerore
dhe te kthyerit, te cilet jane shperngulur para
31.12.1991; b) kuadrat dhe personat tjere, te cilet
punojne ne administraten e sherbimeve
shoqeroro-ekonomike te KAKM (kuadrat e sjellura pas
okupimit te serishem); c) personat, te cilet kane
numer te madh te anetareve te familjes. Me aprovimin e
ketij dekreti zyrtaret beogradas parashihnin mundesine
e realizimit te programit per vendosjen e 100.000
serbeve dhe malazezeve ne Kosove.
Edhe ne
lemin e pronesise, ne kontest te kolonizimit u be
kalimi i kompetencave nga organet e Kosoves ne ato te
Serbise. U nxorr Ligji, i cili e perkufizonte
shitblerjen e patundshmerise.
Sipas tij, Sekretariati republikan i
Serbise per financa mund te lejoje shitblerjen e
patundshmerise vetem nese vlereson se me ate nuk do te
ndikoje ne nderrimin e struktures etnike te popullsise,
ose shpernguljen e popullit te caktuar. Ky ligj
aplikohej vetem per Kosove, ndersa “populli i caktuar”
ishin serbet dhe malazezet. Sipas ketij ligji dhe te
tjereve me qindra kontrata te shitblerjes u anuluan.
Shume hektare toke dhe dhe me qindra shtepi e banesa
iu moren shqiptareve.
Nje aksion
konkret te kolonizimit te Kosoves, Serbia ndermori
edhe permes ndryshimit te planeve urbanistike te
Kosoves dhe te komunave te saj. Ato ndryshime jane
bere ne kundershtim me Ligjin e rregullimit hapesinor,
te mbeshtetura vetem ne dispozitat (diskriminuese) te
Ligjit per punen e organeve republikane ne rrethana te
veçanta. Kuvendi i Serbise ne kete drejtim, ka
aprovuar edhe vendimin per ndryshimin dhe plotesimin e
Vendimit per planin detaj urbanistik te lagjes
“Ulpiana” ne Prishtine, me te cilin ishte parapare qe
ne vend te objekteve sportive te shkolles fillore,
kane ndertuar objektet per banim te 110 banesave per
serbe e malazeze nga trevat tjera te Jugosllavise te
cilet deshirojne te kthehen ose te vendosen ne Kosove
qe aty te jetojne e punojne. Per kete qellim Kuvendi i
Serbise, ka marre vendimin per nderrimin dhe
plotesimin e planit urbanistik te lagjes “Dardania” ne
Prishtine, ne te cilin ishte e parapare qe ne vend te
lokalitetit per gjelberim te ndertohen objekte per
banim te 98 banesave per serbe e malazeze.
Serbizimin e
Kosoves pushteti aktul serb e ka zbatuar edhe me
ndertimin e kishave ne qendrat urbane, nderrimin e
emrave te shkollave, rrugeve, shesheve, organizatave
te ndryshme dhe emerimi me emra mitologjike serb.
Shkrimi i çirilices dominonte kudo.
Siç po
shihet shqiptaret ne Kosove ishin te diskriminuar ne
shkollim, kulture, punesim, mbrojtje shendetesore e
sigurim social, ne mbrojtjen juridike te integritetit
fizik dhe moral, ne informim, ne ekonomi, politike dhe
ne te gjitha sferat e jetes dhe te punes se tyre.
RFJ, per
kolonizimin e 100.000 serbeve dhe malazezeve ne Kosove
me Dekretin mbi menyren dhe kushtet e kolonizimit te
Kosoves te dates 12 janar 1995, percakton dhenien
falas per kolonet serbe troje, toke, banesa, shtepi
dhe mjete financiare shume te medha. Sipas gazetes
serbe “Jedinstvo”, organet e qeverise serbe te
Obiliqit kane planifikuar ta ndertojne nje vendbanim
ndermjet Millosheves dhe Obiliqit, me 247 shtepi (familje)
per kolonet serbe te Kroacise. Po ashtu, parashihet qe
koloneve serbe, qe duan te merren me bujqesi, t’u
jepet edhe toke bujqesore prej tre hektaresh”.
Pas renies
se te ashtuquajtures Kraine Serbe ne Kroaci (gusht
1995) u intensifikua kolonizimi i Kosoves me serbe te
ikur nga Kroacia. Brenda nje kohe te shkurter ne
Kosove, u vendosen 13.895 kolone serbe. Perveç
Kroacise ne Kosove u vendosen edhe shume serbe nga
Bosnja, por edhe nga vete Serbia. Sipas planeve te
mehershme serbe, te inicuara nga kryetari serb
Millosheviq, planifikohej qe ne Kosove te vendoseshin
disa dhjetera mijera refugjate, rebele (kryengrites)
dhe kriminele serbe qe do te largoheshin nga Kroacia e
nga Bosnja e Hercegovina. Refugjatet serbe u vendosen
ne 23 objekte shkollore, 8 konvikte te nxenesve dhe te
studenteve, 7 çerdhe femijesh, 21 hotele dhe pushimore,
ne 2 shtepi shendeti, ne 9 objekte kulturore-sportive
dhe ne 35 objekte te tjera te Kosoves.
Ne nderkohe, apo me vone u vendosen edhe ne
shume objekte te tjera te organizatave punuese, enteve,
institucioneve, fabrikave e te tjera, nga nje apo dy
familje, ku punesoheshin dhe vendoseshin aty. Madje,
çka eshte kunder te gjitha normave ligjore
nderkombetare, u vendosen edhe ne objekte te arkivit,
ku ruhet lenda arkivore si monument i kultures, siç
eshte rasti me Arkivin e Kosoves, Arkivin e Qytetit
te Prishtines etj. Ata perveç, rrogave te majme,
ishin te liruar nga te gjitha pagesat, si p.sh. te
rrymes elektrike, telefonit, taksave e tatimeve
komunale, madje edhe te udhetimit etj. Numri i
koloneve te vendosur neper ato objekte dita me dite
rritej.
Koloneve te
vendosur ne Kosove dhe atyre qe do te vendosen u jane
dhene dhe u jane premtuar 30 mije ha toke bujqesore,
pasuri e popullit te Kosoves, kryesisht e shqiptareve.
Sidomos u ishte ndare toka e kooperativave bujqesore,
te marre me pare nga popullata shqiptare, te bazuar ne
“Ligjin mbi kushtet, menyren dhe proceduren e
ndarjes se tokes bujqesore qytetareve, te cilet
deshirojne te jetojne e te punojne ne territorin e KA
te Kosoves e Metohise”.
Ndersa, shume familjeve serbe e malazeze, pushteti
nepermjet kinse te kthimit te tokave me pare te
konfiskuara, te nacionalizuara apo te ekspropriuara
edhe pse ishin bere pagesa per to ua “kthente” ato
prona, ose iu jepte nderrim ose prape paguante shuma
te medha te hollash, ku kishte raste edhe pse i kishin
marre te hollat, ato prape paguheshin. Raste te tilla
ishin te shumta. Rast me karakteristike jane pronat e
kooperativave ne fshatin Qagllavice dhe Llapllaselle
te Prishtines, por edhe gjetiu. Ato prona tani pas
vitit 1999 serbe ne mase te madhe jane duke ua shitur
shqiptareve te cilet pa kurrfare plani jane duke
ndertuar objekte te shumta, kryesisht sherbyese.
Perveç anes materiale qe po perfitojne banoer serbe te
atyre trevave, ne anen tjeter ne Kosove tani ne mase
brengosese po nxinet toka pjellore dhe po shnderrohet
ne objekte te ndryshme jo vetem banimi por edhe te
tjera. Keto lloj veprimesh askund nuk behen ne bote.
Ndertimet behen ne tokat jopjellore, kryesisht te
klasit te IV dhe V, ndersa ruhet toka e bukes. Kjo me
vone do te na hakmerret dhe do te na gjykojne
gjeneratat tona te ardhshme. Kete banoret shqiptare
shofin vetem interesin personal. Nuk iu intereson e
ardhmja e shtetit, familjeve te tyre. Ndertojne pa
kurrfare plani, pa leje, madje edhe ne prona shoqerore
duke i uzurpuar ato. Pushteti ne shume raste ne
mungese te dispozitave ligjore, por edhe te
neglizhences te gjitha keto po i toleron. Mirepo, me
vone per te gjitha keto do te na denoje historia. Ne
shtetet e moderne te botes per individin ne radhe te
pare eshte forcimi i shtetit e me kete edhe te tij. Te
ne ne Kosove ekziston e kunderta. Pronen shteterore,
sigurisht mentalitet i trasheguar nga e kaluara pronen
shteterore ende e konsiderojme te huaj. Pa krijim dhe
forcim te shtetit nuk ka siguri, prosperitet e
demokaci. Madje, edhe obligimet shteterore nuk jemi
duke i paguar siç eshte rasti tatimi ne prone, pagesat
e sherbimeve komunale etj.
Gjate nje
vizite te nje delegacioni zyrtar holandez, ne qershor
te vitit 1995, Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave
dhe Lirive te Njeriut te Kosoves, kryetari i ketij
Keshilli, zoti Adem Demaçi, ne mes tjerash e kishte
njoftuar ate delegacion edhe per kolonizimin serb te
Kosoves, duke thene: Se gati nje e katerta e
popullates shqiptare, madje ajo me vitalja ka emigruar
jashte vendit. Serbia po i ndermerr te gjitha masat
per krijimin e kushteve per vendosjen e 100.000
koloneve serbe dhe malazeze ne territorin e Kosoves
dhe ajo ne menyre intensive po vepron dhe qe nga viti
i kaluar pushteti serb ka filluar ndertimin e qendrave
te banimit per kolone serbe dhe malazeze ne territorin
e Kosoves.
Ne anen
tjeter, duke e pare se per nderrimin e shpejte te
struktures kombetare te popullsise se Kosoves,
kolonizimi permes programit te permendur te
ish-Jugosllavise, programit te Serbise te vitit 1990
dhe sjelljes se refugjateve serbe, nuk dha rezultate
inkuarjuese, pushteti serbe vazhdoi, por tani edhe me
intensitet me te shtuar nje terror sistematik mbi
shqiptaret, veçanerisht mbi te rinjt me qellim qe
Kosova te braktiset dhe te boshatiset. Ndersa, si
pretekst perdorej mbledhja e armeve, te cilat
shqiptaret nuk i kane, sipas skenareve te aksionit te
mbledhjes se armeve ne vitet e 50-ta, si dhe ndjekja e
rekruteve shqiptare, numri i te cileve çdo vit eshte
prej 18.000 deri 20.000 si dhe provokime te shumta te
bera te rinjve shqiptare si nga vete organet policore,
pusheti, administrata si edhe nga vete popullata serbe
e malazeze, qe jetonte ne Kosove. U debuan nga puna
130.000 te punesuar shqiptare te Kosoves, nga 150.000
te tille gjithsej. Funksionet shteterore, juridike,
policore si dhe te gjitha ne vendet udheheqese
kaluan teresisht ne dore te serbeve. Sipas disa
shenimeve me se 1.600 serbe e malazeze u emeruan
drejtore dhe kuader tjeter udheheqes ne organizatat
ekonomike, institucione dhe ne organizata te tjera ne
sektorin shoqeror (keshtu thonin vete serbet dhe
malazezet ne paraqitjet publike).
Jane keqtrajtuar nga policia me qindra mijera
shqiptare. Ne çdo vit jane vrare e masakruar me
dhjetra persona. Vrasje e masakrime, kinse jane bere “vetevrasje”,
behej sidomos ndaj ushtareve shqiptare ne kazermat
serbojugosllave.
Qeveria
serbe, kolonizimin e Kosoves me serbe dhe debimin e
shqiptareve e konsideronte si aksion te shenjte
kombetar. Kurse per shqiptaret keto veprime perbejne
akte gjenocidi me prapavije deshqiptarizimi. Megjithe
pompozitetin e propagandes serbe se aksioni ishte i
karakterit humanitar, eshte e qarte se qellim kryesor
ishte ndryshimi i struktures etnike te popullsise dhe
kolonizimi i Kosoves.
Per kolonet
serbe e malazeze pushteti aktual ndertoi shtepi, por
edhe koloni vendbanimi. Keshtu ndertoi rreth 119
shtepi afer Junikut, mbi 180 shtepi (1996) afer
fshatit Baballoq dhe fillimi i ndertimit te
vendbanimit te ri ne anen tjeter te rruges, ndertimi
i 76 shtepi ne Lum te Madh te Vushtrrise, ne Kodren e
Diellit ne Prishtine 160 shtepi, kompleksi banesor ne
lagjet “Ulpiane”, “Dardani” etj., ne Shiroke te
Suharekes, ne Miradi te Eperme 80 banesa per kolone
etj. Kishte ndryshuar planin urbanistik te shume
qyteteve dhe fshatrave si dhe te zonave industriale
per ndertimin e vendbanimeve kolone, si ne Gjilan,
Prishtine, Prizren, Kline, Suhareke, Vushtrri, Istog,
Deçan, Zveçan etj.
Mirepo, kishte raste kur kishin deshtuar planet
serbe per kolonizimin e Kosoves. Kete e deshmon rasti
ne komunen e Istogut, kur tri blloqesh banesash, te
cilat ishin ndertuar per kolonet, perkatesisht per
malazezet nga Vrraka e Shqiperise, i ndane mes tyre
serbet dhe malazezet qe jetonin ne kete komune.
Perkitazi
me numrin e koloneve te vendosur ne Kosove ne kete
periudhe nuk kemi shenime te sakta, sepse vete
pushteti nuk ka dashur qe ato t’i paraqese, mu per
shkak te politikes dhe qellimit te caktuar. Mirepo,
sipas disa shenimeve, qe posedojme mund te theksojme
kete: Pas renies se te ashtuquajtures Kraine Serbe ne
Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i
Kosoves me serbe te ikur nga Kroacia. Brenda nje kohe
te shkurter ne Kosove, u vendosen 13.895 kolone serbe.
Perveç nga Kroacia, ne Kosove u vendosen kolone
edhe nga Bosnja, por edhe nga vete Serbia; Sipas nje
shenimi tjeter ne Kosove deri ne vitin 1997 jane
vendosur rreth 20.000 kolone serbe, malazeze e te
tjere.
Sipas disa shenimeve qe i jep dr. Hakif Bajrami,
Serbia prej vitit 1981 e deri ne vitin 1995 ka ndare
per kolonet serbe se paku 5.519 banesa e shtepi. Nese
nje familje mesatare ka 5 anetare, atehere del se
permes planeve te ndryshme te ish-Jugosllavise dhe te
Serbise ne Kosove jane sjelle 27.595 kolone. Ky numer
deri ne vitin 1998 eshte rritur edhe me shume. Mirepo,
kolonet, perkatesisht refugjatet leviznin prej nje
vendbanimi ne te tjetrin, kalonin aty, ku kishte
kushte me te mira per jetese.
Edhe pse ne
Kosove kishte filluar lufta per çlirim kombetar nga
ana e popullates shqiptare ne krye me UÇK-se, ushtria,
policia dhe paramilitaret serbe benin gjenocid mbi
popullaten shqiptare, partia politike serbe ne pushtet
“SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), perkatesisht
“Keshilli Krahinor i “SPS” per Kosove e Metohi”
bente plane dhe kishte hartuar projekte per kete
qellim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull
“Predlog mera za resavavanje aktualnih problema na
Kosovu i Metohiji”
(“Propozim i masave per zgjidhjen e problemeve
aktuale ne Kosove e Metohi”), Prishtine, 15 dhjetor
1998.
Ne hyrje te
atij projekti ne mes tjerash theksohej: “Per
mbetjen e Kosmetit ne Serbi me e rendesishmja eshte qe
Serbet dhe Malazezet te mbesin ne keto treva. Qe te
ruhet Kosova dhe Metohia duhet qe shteti te ndermarre
masa urgjente per shkaterrimin e terrorizmit dhe
para-shtetit shqiptar, ne ngritjen e pozites
ekonomike dhe sociale te serbeve dhe malazezeve dhe
krijimit te kushteve per kolonizimin e ketyre viseve”.
Ne hyrje te
projektit propozohen masat adekuate, qe duhet
ndermarre shteti ne kete drejtim. Po i theksoj disa me
kryesoret:
- Vetem
serbet dhe malazezet e forte dhe te organizuar mire
munden me sukses me e mbrojte kete pjese te Serbise.
Per kete shteti duhet urgjentisht te aprovje planin
per ngritjen ekonomike te popullates serbo-malazeze ne
keto vise;
- Duhet
qe urgjentisht te kryehet ndertimi i banesave te
filluara ne Kosove me te gjitha aspektet. Momentalisht
ndertohen rreth 1300 banesa dhe ato duhet te kryhen ne
afatin sa me te shkurter;
- Duhet
te sigurohen mjete per ndertimin e banesave dhe
shtepive te reja. Jane evidencuar se ne treven e
Krahines ka 4286 familje serbo-malazeze te rrezikuara
nga aspekti social dhe ato kryesisht ne mjediset
fshatare, te cilet jetojne ne objekte te
papershtatshme te banimit dhe ne varferi e mjerim;
- Ne
Kosove ka 7300 te interesuar per ndertimin e shtepive.
Mendojme se duhet te sigurohen troje me kushte shume
te volitshme;
- Ky
eshte rasti qe refugjateve nga BeH dhe Kroacia, te
cilet tani gjenden ne vendosjet kolektive, qe t’u
sigurohet banim i perhershem dhe te lidhen per keto
treva;
-
Ndertimi i banesave dhe i shtepive ne Kosove do te
sjell edhe nje numer te madh te Serbeve dhe Malazezeve,
te cilet nuk jane gjetur ne viset tjera te Serbise;
-
Ekziston mundesia reale qe ketyre kategorive te
popullsise t’u ndahet toka punuese. eshte konstatuar
se ne Krahine ekzistojne 44.529 ha, te cilet jane
kryesisht ne pronesi te kooperativave ose kombinateve
bujqesore. Me rendesi eshte qe organet shteterore te
thjeshtojne proceduren e ndarjes se tokave, te
percaktojne kriteriumet per kete proces;
- Pjesa
me e madhe e serbeve dhe e malazezeve punon ne
ndermarrjet shoqerore dhe shteterore. Pak jane ata, qe
merren me biznisin privat. Eksitojne mjedise, ku te
punesuarit me disa vite nuk kane marre te ardhura, qe
ka ndikuar ne varferimin e tyre. Per kete arsye duhet
te gjenden mjete per levizjen e prodhimtarise ne ato
ndermarrje, ku jane te punesuar serbet dhe malazezet;
- Duhet
gjetur rruge per stimulimin e serbeve dhe malazezeve
per biznisin privat. Kjo mund te arrihet vetem
nepermjet te lehtesimeve dhe benificioneve;
-
Perkrahja institucionale e te gjitha formave te
integrimit te Kosoves me Serbine. Ne kete duhet
posçerisht te insistohet, sepse pervoja po tregon se
numri me i madh i kolektiveve dhe ndermarrjeve nga
trevat tjera te Serbise gjate integrimit me
ndermarrjet kosovare kane hy te motivuar parcialisht,
te paqarte, nganjehere edhe me interesa personale,
duke mos llogaritur se procesi i integrimit eshte me
rendesi strategjike per ekzistencen e shtetit te
Serbise ne keto treva. Tani eshte shansa qe nepermjet
te transformimit te ndermarrjeve ne Kosove, te
forcohen ekonomikisht familjet serbo-malazeze, keshtu
qe nen kushte te pershtatshme t’u ndahen aksionet. Ne
kete menyre edhe transformimi do te jete ne funksion
te ekzistimit te Kosoves ne Serbi;
- Me
qellim te nderrimit te pasqyres etnike ne Kosove,
ngritjes ekonomike te popullates serbo-malazeze duhet
domosdo qe ne sherbimet shteterore dhe ndermarrjet
shteterore te punesuarve t’u caktohet “shtesa e
Kosmetit”. Kjo do te ishte mase efikase stimuluese jo
vetem per ekzistence, por edhe per kolonizimin e
ketyre viseve. Ne te kaluaren kjo ka dhene efekte te
medha;
- Si
mase me rendesi shteterore dhe çeshtje politike eshte
matja e tokes dhe regjistrimi kadastral ne Kosove.
-
Propozohen edhe çeshtje te tjera, si krijimi i
kushteve me te mira per shkollimin e femijeve serbe e
malazeze, lidhjen urgjente te te gjitha vendbanimeve
serbe me qendrat komunale me rruge, furnizimin normal,
venien e telefonave, permiresimin e sistemit te
informimit etj.
Perkitazi
me kolonizimin e Kosoves, ne piken 3 dhe 6 te atij
Projekti, parashihen lokacionet e vendeve se ku mund
te ndertohen vendbanimet, kush mund te jetoje ne to
dhe burimet per ekzistence:
- Komuna
e Gjakoves: Vendbanimi mund te ndertohet prane
rruges magjistrale Gjakove-Prizren ne te dy anet e
rruges, ku eshte bere parcelizimi nga 21 ari.
Lokacioni i dyte eshte prane rruges rajonale
Gjakove-Prishtine ne te dy anet, ku mund te ndertohen
me shume se njeqinde objekte. Propozohet qe perveç
shtepise dhe oborrit, banuesve t’u ndahen edhe nga 2-3
ha toke bujqesore, 2-3 ha pyll dhe 0,5 deri 1 ha
vereshta. T’u jipet edhe nga nje traktor dhe nga nje
lope qe do t’i paguanin ne natyre. Te gjitha keto
familje do te merren kryesisht me bujqesi. Komuna
disponon me 29.436 ha toke ne sektorin shoqeror.
- Komuna
e Gores: Kuvendi i komunes se Gores ka aprovuar
Programin per kthyerjen e serbeve dhe malazezeve dhe
nderprerjen e shpernguljes se goraneve dhe ka siguruar
9 troje per ndertimin e shtepive familjare ne
vendbanimin Dragash. Tri troje ua ka ndare familjeve
serbe e malazeze, por ndertimi nuk ka filluar. Per
kete qellim kjo komune posedon me 174 ha toke ne
sektorin shoqeror.
- Komuna
e Suharekes. Vendbanimi mund te ndertohej ne
lokacionin ne vendin Shiroke, ne afersi me Suhareken
pran rruges magjistrale Suhareke - Prizren. eshte
siguruar komplet infrastruktura. Ne Shiroke komuna ka
hartuar dhe aprovuar planin urbanistik per kete
vendbanim dhe ka bere parcelizimin per 50 troje per
ndertimin banesor individual, si dhe 50 troje per
ndertimin e vendbanimit per refugjatet. Ekziston
lokacioni ne fshatin Mushtishte per ndertimin e 50
shtepive familjare. Infrastruktura eshte siguruar si
dhe punesimi ne ekonomi dhe ne komune dhe ne organet
shoqerore. Per keto vendbanime ka te interesuar.
Burimet e ekzistences se ketyre familjeve do te
siguroheshin nga punesimi ne ekonomi, organet
shteterore, administratat lokale dhe ne institucionet
tjera ne komune. Ekziston mundesia e ndarjes se tokes
punuese te sektorit shoqeror ne shfrytezim ne
siperfaqe prej 120 ha.
- Komuna
e Rahovecit: Ne territorin e kesaj komune mund te
ndertoheshin vendbanime ne Xerxe, Bernjaçe dhe Hoçe te
Madhe. Ketu do te vendoseshin familjet e ikura nga
fshatrat tjera. Keta duhet te punesohen dhe t’u
ndahet toke punuese per ata qe deshirojne ta punojne.
Posedon me mbi 920 ha siperfaqe punuese per ato
familje qe deshirojne te jetojne ne kete mjedis.
- Komuna
e Prizrenit: Lokalitetet, ku mund te ndertohen
vendbanimet: Dushanove - 150 troje x 5 ari = 75 ha;
Lubizhda (te objekti i Perllonkes) 60 troje x 5 ari
gjithsej 3 ha; Novaku 10 troje; Jagllanica ne Prizren
30 deri 35 troje. Burimet e ekzistences nga bujqesia,
perveç kesaj te fundit nga puna ne subjektet ekonomike.
Per kete qellim posedon me 160 ha toke bujqesore
punuese.
- Komuna
e Novoberdes: Sipas planit urbanistik eshte
parapare ndertimi i dy komplekseve banesore per banim
individual e kolektiv ne fshatin Prekoc 60 banesa dhe
Bostan 76 banesa. Ata do te punesohen ne administraten
lokale dhe organet shteterore, ne miniere etj. Nga 205
ha toke sa posedon mund t’u ndahen 35-40 ha.
- Komuna
e Kamenices: Vendbanimi mund te ndertohet ne
ngastren e fshatit Kololeç, ne vendin “Pjesa e Dyte”,
ku jane afro 25 ha toke punuese. Kjo do te sherbeje si
per refugjate dhe per te gjithe ata, qe deshirojne te
jetojne dhe punojne ne kete komune. Punesimi do te
behej ne qytet. Posedon me 260 ha siperfaqe tokesore,
prone e Kooperatives Bujqesore.
- Komuna
e Vitise: Per shkak te shpernguljes se kroateve
nga BL ne Letnice jane krijuar kushtet per kolonizimin
e 3000 serbeve dhe malazezeve. Ne ngastren e fshatit
Sadovine, ne pronat qe i shfrytezon “Agromorava” per
arsye strategjike, propozohet ndertimi i vendbanimit
me ekzistence nga bujqesia dhe pjeserisht punesimi ne
ekonomi. Jane ndare 250 ha toke punuese per serbe e
malazeze qe deshirojne te jeojne ne Kosove.
- Komuna
e Gjilanit: Ne kete komune ka lokalitete te shumta
te pershtatshme per ndertimin e vendbanimit. Ne lagjen
“Park” ne qytet jane ndare 100 troje dhe 120 te tjere
duhet t’u ndahen familjeve serbe. Duhen mjete per
infrastrukture, sepse me planin urbanistik eshte
parapare ndertimi i Lagjes serbe. Ne fshatin Livoçi i
Poshtem ekziston lokacioni shoqeror prej disa ha,
mjaft te pershtatshem per vendbanim me 100 shtepi. Ka
mjafte te interesuar dhe ekzistenca e tyre sigurohet
nga puna ne ekonomi, bujqesi dhe institucione te tjera.
- Komuna
e Leposaviqit: Vendbanimi do te ndertohet ne
Soçanice (dy vendbanime) dhe ne Leshak, ne te cilet do
te vendoseshin familjet e refugjateve, te cilat
deshirojne te jetojne dhe te punojne ne Kosove.
Burimet e ekzistences do te ishin bujqesia dhe puna ne
ndonje ndermarrje bujqesore.
- Komuna
e Zubin Potokut: Ekzistojne dy parcela te arave
nga 2 ha, 50 troje, te cilat mund te shfrytezoheshin
per ndertimin e vendbanimit per refugjate dhe te
kthyerit.
- Komuna
e Mitrovices: Lokacionet per ndertimin e
vendbanimeve gjenden ne BL te Suhadollit dhe BL
Frasherit, perkatesisht 15 ha ne BL te Shipolit dhe 11
ha BL te Frasherit.
- Komuna
e Zveçanit: Me planin urbanistik te vitit 1996, si
mundesi te lokacioneve per ndertimin e lagjeve te
reja te banimit ne shtate blloqe banimi dhe mundesia e
ndertimit e nje numri te objekteve te banimit ne te
gjitha Bashkesite lokale. Me kete numri i te
shperngulureve do te zvogelohej. Ne dispozicion ka
rreth 100 siperfaqe tokesore.
- Komuna
e Shterrpces: Jane caktuar tri lokacione per
ndertimin e vendbanimeve ne kete komune, ne te cilin
do te vendoseshin kuadrat e nevojshme te komunes,
refugjatet dhe personat sociale.
- Komuna
Skenderaj: eshte hartuar projekti urbanistik per
ndertimin e vendbanimit prej 74 shtepive te parapara
per refugjate, ne afersi te qendres se Skenderajve.
Per kete qellim ne kete komune ka 3.200 ha.
- Komuna
e Kaçanikut: eshte planifikuar ndertimi i
vendbanimit ne ngastren e Rruges magjistrale
Prishtine-Shkup, ne lokacionin rruga e Partizanit ne
siperfaqe prej 42 ha. Sipas projektit do te ndertohen
230 njesi banesore. Vendbanimi u dedikohet personave
te ikur dhe te debuar nga ish republikat e
Jugosllavise dhe disa qytetareve te varfer, ne
funksion te pengimit te shpernguljes dhe kthimit te
personave te shperngulur. Ata do te punesoheshin ne
Fabriken “Sharri”, ne dogane, ne ushtri, ne polici, ne
organe te administrates dhe ne punimin e tokes
bujqesore, qe posedon me 42 ha siperfaqe tokesore dhe
250 ha siperfaqe kontestuese qe pastaj do te ndahej.
- Komuna
e Ferizaj: Parashihej ngritja e ketyre
vendbanimeve: Babushi serb (punesimi ne Fabriken e
pjeseve te biçikletave qe eshte ndertuar afer ketij
fshati); Nerodime te Poshtme (ndarja e tokave
bujqesore dhe se ekziston infrastruktura); Talinofc (ndarja
e tokes bujqesore punuese) dhe Kosine (ndarja e tokes
punuese bujqesore dhe merase se fshatit). Per kete
qellim komuna posedon me 1000 ha siperfaqe tokesore
prone e kooperativave bujqesore.
- Komuna
e Gllogocit: Ndertimi i vendbanimit ne Komaran, ne
anen e djathte te rruges Prishtine-Peje (ekzistimi
bujqesia), Karrotica e Eperme, ne anen e djathe te
rruges magjistrale Prishtine - Peje. Burimi i
ekzistences: punesimi ne komunat e aferta Fushe-Kosove,
Gllogoc ose Prishtine. Ne territorin e kesaj komune
mund te ofrohen 5000 ha siperfaqe toke punuese
bujqesore per kolonizimin e serbeve dhe te malazezeve.
- Komuna
e Shtimes: Mund te ndertohen vendbanimet ne disa
vende si ne Shtime ne vendin “Koshtane” dhe jashte
Shtimes ne vendin “Fidanishte” dhe “Gllavice”.
Punesimi: ne Fabriken e gypave ne Ferizaj dhe
aktivizimi i bujqesise, ku sektori shoqeror posedon me
12.827,oo ha siperfaqe punuese.
- Komuna
e Obiliqit: Eksistojne dy lokacione per ndertimin
e vendbanimit: ne Millosheve eshte hartuar plani i
parcelizimit per ndertimin e 250 objekteve individuale,
ne token e cila eshte prone shteterore ne drejtimin e
rruges Prishtine-Mitrovice, dhe ne Obiliq ne qender te
vendbanimit ne siperfaqe prej 100 ari ne te cilen mund
te filloje menjehere ndertimi i objekteve individuale.
Ka 1333 ha siperfaqe punuese, qe mund te ndahet.
- Komuna
e Pejes: Jane percaktuar keto lokacione: 1.
Vendbanimi pran rruges rajonale Peje-Deçan, rreth 4 km
larg qytetit, ne anen e majte te rruges ne siperfaqen
shoqerore, ku mund te ndertohet vendbanimi me 40 njesi
banesore me siperfaqe te nje njesie 10-15 ari. Eksiton
infrastruktura. 2. Vendbanimi prane rruges magjistrale
Peje-Prishtine, ne anen e majte te rruges rreth 8 km
larg nga qendra e Pejes, ku ekziston prona shoqerore e
cila mundeson ndertimin e vendbanimit prej 100 e me
teper njesive banesore. Çdo njesi do te merrte nga 20
ari. 3. Vendbanimi ne ngastren Peje-Gorazhdevc, ne
lagjen Orashje, ku gjendet kompleksi shoqeror pran
rruges ne te cilin mund te ngriteshin 30 njesi
banesore me siperfaqe prej 10-15 ari. Per kete
lokalitet ekziston infrastruktura. Per kete mund te
ndahen rreth 1.200 ha prodhuesve bujqesor me qesim.
- Komuna
e Klines: Vendet ku mund t’u ndertoheshin
vendbanimet: Kompleksi ne siperfaqe prej 6 ha, i cili
gjendet pran motelit Nora, prane rruges
Prishtine-Kline; Siperfaqja, prone e Fabrikes se
sheqerit ne Zajm, prane rruges Prishtine-Peje;
Siperfaqet e Fabrikes se sheqerit ne Budisalc, ku
ekziston rruga lokale e asfaltuar; Fshati Biçe,
siperfaqja prone e Kombinatit Bujqesor “Malishgan”;
Fshati Jashanica, siperfaqet e Kombinatit “Malishgan”,
larg 3 km nga rruga asfaltuar Kline-Ujemir. Siperfaqe
punuese ne sektorin shteteror e shoqeror, e cila mund
t’u ndahej familjeve, te cilat deshirojne te vijne dhe
te jetojne ne kete komune eshte 3.422,86 ha.
- Komuna
e Deçanit: Ndertimi i vendbanimit ne te cilin do
te jetonin serbet dhe malazezet e shperngulur nga
fshatrat e kesaj komune, ne lokalitetin ne ngastren
“Rrafshi i Koshtanit” (3 km) dhe ne fshatin Rastavice
(8 km). Serbeve dhe malazezeve te ikur nga Shqiperia
te cilet jane vendosur ne Baballoq dhe Junik u eshte
ndare 600 ha toke punuese. Kjo komune momentalisht
posedon edhe me 40 ha toke punuese, e cila
eventualisht mund te ndahej per punim.
- Komuna
e Istogut: KK i Istogut ne mbledhjen e
jashtezakonshme me 14.09.1998 ka marre vendimin per
ndarjen e 97,66 ha toke ne kompleksin
Bellopoje-Dubrave. Jane leshuar 147 vendime me nga 20
ari truall per ndertimin e shtepive familjare. Mirepo,
refugjatet qe ishin te vendosur ne kete komune jane
larguar dhe kane shkuar ne Amerike. Ne pronesine
shteterore dhe industriale ka gjithsej 3.793 ha toke.
- Komuna
e Fushe-Kosoves: Lokacioni Komplesi 300, eshte
parapare ndertimi i objekteve banesore shumekateshe,
perkatesisht 327 banesa sipas programit JU, per
kolonizimin e te kthyerve. Deri me tani ne kete
lokacion 42 banesa sipas JU programit jane ndertuar te
cilat jane ne shrytezim nga viti 1992 dhe 49 banesa
per treg, te cilat i ka blere Armata Jugosllave qe
gjithashtu jane ne funksion. Gjate vitit 1997 ne kete
lokacion ka filluar ndertimi edhe i 36 banesave sipas
JU programit dhe 24 banesa nepermjet te Fondit te
solidaritetit. Ne kete lokacion mund te filloje
ndertimi edhe i 168 banesave. Popullata e ketyre
vendbanimeve do te punesohej ne Elektroekonomine e
Kosoves, Ndermarrjen hekurudhore, NSH “Thertorja”,
Kombinatin e teksitilit “Jumko” dhe ne organizatat
tjera qe gravitojne ne komunen e Fushe-Kosoves.
Posedon me 75 ha toke punuese Uglar e Miradi e Eperme)
per kete qellim.
- Komuna
e Lypianit: Mundesia e ndertimit te vendbanimeve
ne fshatrat Magure dhe Suhadoll. Ne Magure qe nga viti
1995 ka filluar iniciativa per ndertimin e lagjes se
refugjateve. Per kete qellim u ndane 10.54,96 ha toke,
punesimi i te cileve do te behej ne Minieren e
magnezitit “Golesh”. Ne kete kohe eshte ndermarre
iniciativa edhe per ndertimin e shtepive ne
vendbanimin Suhadoll. Kjo komune posedon per ndarje te
siperfaqeve tokesore familjeve, te varfera dhe atyre
qe deshirojne te jetojne dhe te punojne ne Kosove: ara
- 131,65,13 ha, kullota - 904,56,46 ha, livadhe -
23,00,35 ha, livadhe - 23,00,37 ha, male 296,50,94 ha
dhe toke jopjellore 14,74,42 ha.
- Komuna
e Podujeves: Ne largesi prej 2 km nga qendra e
qytetit mund te ndertohej vendbanimi prej 100 shtepive
familjare ne vendin e quajtur “Fusha e Livadhise”, 20
troje te parcelizuar permbi hekurudhen, te kisha
ortodokse dhe 106 troje per shtepi familjare te NSH “Fagar”.
Keto vendbanime parashihen per ata qe jetojne dhe
punojne ne territorin e kesaj komune dhe nuk e kane te
zgjidhur çeshtjen banesore, ata te cilet deshirojne te
vijne dhe te jetojne ne kete komune dhe refugjatet nga
Kroacia, te cilet deshirojne te mbesin ketu. Punesimi
i tyre ne ndermarrjet e kesaj komune. Per kete qellim
kooperativat bujqesore posedojne me 139 ha siperfaqe (Ballofc
15 ha, Shajkoc 20 ha, Merdar 14 ha, Obranxhe 20 ha,
Shammalluk 30 ha, Dyz 25 ha dhe Zakut 15 ha).
- Komuna
e Vushtrrise: Ne kete komune planifikohej ndertimi
i vendbanimeve ne keto lokacione: fshatin Maxhunaj,
Lokacioni i qytetit “Kooperativa”, Lokacioni i qytetit
“A reparti”, Lokacioni i qytetit “Polet”, Lokacioni
“Prilluzha 1-2-3”, Stanofci i Poshtem, Stanofci i
Eperm, Novolani, Samadrexha, Pantina, Vermica, Bukoshi,
Nadakoci, Druari dhe Begaj. Ne keto do te jetonin
refgjatet, familjet ne gjendje te veshtire materiale,
ato familje qe nuk kane toke ndertimore. Punesimi i
tyre do te behej ne ndermarrjet dhe fabrikat e qytetit
dhe te tjera. Per kete qellim ishin planifikuar 170 ha
siperfaqe tokesore (Grace 100 ha toke punuese, vendi
“Bregu” 7 ha, Vendi “Korrizi” 3 ha, afer Llapit,
fshati Maxhunaj - 60 ha).
- Komuna
e Prishtines: Kuvendi i Qytetit te Prishtines ka
siguruar edhe nga aspekti urbanistik ka caktuar per
ndertimin e shtepive: ne Hajvali 141 troje me nga 10
ari, me mundesi punesimi ne Minieren e Hajvalise; ne
Leban 175 troje me nga 7,5 ari, me mundesi te
punesimit ne Elektroekonomine e Kosoves; ne fshatin
Nente Jugoviqet 59 troje me nga 5 ari, me mundesi te
punesimit ne Elektroekonomine e Kosoves dhe ne
kolektivet e Prishtines. Ne nderkohe eshte, duke u
pergatitur ndarja e 150 trojeve me nga 7 ari ne
fshatin Badovc per “Vendbanimin e solidaritetit serb”.
Siperfaqe bujqesore, te cilat mund t’u ndahen
familjeve te varfera dhe familjeve qe deshirojne te
vijne dhe te jetojne ne kete mes eshte 72,36,80 ha.
Ne anen
tjeter, si pasoje e dhunes e terrorit qysh heret
kishte nisur vala e shpernguljes se shqiptareve ne
forme refugjatesh, azilantesh politike, stinore etj.
Sipas te dhenave te ndryshme, rezulton se deri me
1996, neper shtete te ndryshme te Evropes gjendeshin
rreth 350.000 azilkerkues shqiptare nga Kosova. Numri
I tyre deri ne vitin 1999 arriti deri ne 500.000.
Vrasjet,
masakrat, debimi masiv i shqiptareve dhe kthyerja e
tyre
Platforma antishqiptare e pushtetareve serbe per
asgjesimin e shqiptareve ka gjetur zbatimin e saj ne
vazhdimesi kohore ne te gjitha fushat e jetes
shoqerore. Ajo ka pasur kulmet e veta here ne fushen
ekonomike, here ne ate politike, here ne ate fetare
apo ne ate ushtarake, por vazhdimisht te gershetuara.
Ndaj
popullates dhe vendbanimeve shqiptare, policia,
ushtria dhe paramilitaret serbe ne mase te gjere, duke
filluar ne mars te vitit 1998 e deri ne pranvere te
vitit 1999 ndermoren ofensiva per vrasjen e popullates
shqiptare dhe rrenimin e vendbanimeve te tyre. Kjo
shtypje kulmin e arriti ne muajt mars - qershor 1999.
Ne kete fundshekulli, kur bota pergatitet te hyje ne
mijevjeçarin e trete me arritje njerezore e qytetare,
shqiptaret e Kosoves pesuan nje tragjedi te vertete:
ata u ndodhen perpara mizorive dhe reprezaljeve
makabre si dhe perpara nje spastrimi te eger etnik te
ushtruar nga ana e forcave policore e ushtarake si
asnjehere tjeter me pare. Millosheviqi dhe
bashkepunetoret e tij, ne zbatimin e planeve te
pergatitura ne fshehtesi, hodhen kunder shqiptareve
kosovare armaten 45-mijeshe te policeve, ushtarakeve
dhe paraushtarakeve serbe. Repartet e saj me uniforma
e pa uniforma nxirrnin dhunshem brenda disa minutave
shqiptaret nga banesat dhe shtepite e tyre, disa nga
te cilave ua vinin flaken, ndersa njerezit i nisnin
drejt kufirit shqiptar e maqedonas. Millosheviqi
kishte vendosur qe t’i qeronte hesapet pergjithmone me
shqiptaret e Kosoves, ta spastronte etnikisht token sa
me pare nga keta banore autoktone. Keshtu planifikonte
qe 610 vjetorin e Betejes se Kosoves ta “festonte” ne
Gazimestan pa shqiptare ne Kosove.
Edhe
perkunder vrasjeve, masakrave e debimeve te
shqiptareve, pushteti serb me qellim te kolonizimit te
Kosoves bente propagande dhe vazhdonte ndertimin e
objekteve te banimit per popullaten serbe. Keshtu, siç
njofton gazeta “Jedinstvo” e Prishtines, e dates 11
mars 1999, ne lagjen “Bazhdarhane” ne Prizren me 10
mars 1999 filloi ndertimi i 236 banesave per nevoja te
Ushtrise Jugosllave dhe Ministrise se Puneve te
Brendshme te Serbise dhe kuadrave te nevojshme per
ekonomine e Prizrenit.
Vala e
terrorit te institucionalizuar shteteror serb, e
vrasjeve, e masakrimeve, e ekzekutimeve te shqiptareve
perfshiu mbare Kosoven. Paramilitaret e policet, por
dhe ushtaret e egersuar serbe mund te vrisnin dhe
vrisnin ke te donin e kur te donin - pa ndjere
kurrfare pergjegjesie as morale, as njerezore e as
ligjore. Mund te vrisnin edhe vrisnin te rinj e te
reja, pleq, plaka e burra, duke mos kursyer as femije
e as foshnja. Vrisnin - me apo pa motiv. Vetem pse
ishin shqiptare. Vetem pse donin t’i zhduknin nga
faqja e dheut, t’i zhduknin nga Kosova, ne menyre qe
ata, qe mund te shpetonin nga plumbi ose nga thika e
tyre, te iknin, te detyroheshin te largoheshin nga
Kosova, ne qofte se rastesisht mund te shpetonin nga
arrestimi apo deportimi i dhunshem i tyre.
Vrasjet dhe
masakrat barbare me monstruoze, qe beri pushteti
kunder popullit shqiptar ne Kosove, me synim
plotesisht te qarte per shfarosjen totale te tere
popullates shqiptare te Kosoves demaskoi plotesisht
politiken dhe karakterin gjenocidal te pushtetit dhe
te shtetit serb. Falangat dhe kordonet ushtarake,
policore e paramilitare serbe te vdekjes nuk kursyen
jo vetem civilet e paarmatosur shqiptare, por as grate,
as femijet, as foshnjet e as pleqte e tyre. Duke
treguar haptas tere egersine e tyre dhe duke u munduar
t’i fshinin gjurmet e dhunes makabre, forcat serbe
dogjen viktimat e terrorit te tyre, ose edhe i
zhvarrosen dhe i derguan trupat e tyre ne drejtime te
panjohura, te cilat sot po zbulohen ne varrezat e
shumta neper Serbi.
Me fillimin
e konfliktit te armatosur ne Kosove (mars 1998),
spastrimi etnik e gjenocidi moren formen e nje
veprimtarie barbare, qe sfidoi gjithe bashkesine
nderkombetare ne prag te shekullit XXI. Bombardimet e
NATO-s te filluara me 24 mars 1999 kishin per synim
ndaljen dhe nderprerjen e spastrimit etnik te Kosoves
me vrasje, masakrime e ekzekutime, me plaçkitje,
rrenime e djegie te vendbanimeve te tera dhe me
deportimin masiv te popullsise shqiptare nga trojet e
veta etnike, qe ushtronte pushteti ushtarako-policor
serbe mbi popullaten shqiptare.
Planet serbe,
te propozuara edhe nga Dobrica Qosiq e akademike te
tjere serbe, deri edhe nga qarqe te politikes zyrtare
te Beogradit, kane planifikuar zbrazjen e Kosoves nga
shqiptaret. Per te arritur kete qellim, eshte ushtruar
gjenocid i plote mbi nje popullsi te tere ne Kosove.
eshte masakruar gjithe ajo popullsi civile, per t’u
poshteruar ne ate mase aq barbare e per t’u deportuar
ajo ne tri drejtime: Shqiperi, Maqedoni e Mal te Zi.
Ky debim ishte eksoduesi, perkatesisht zhvendosja me
masive ne Evrope qe nga Lufta se Dyte Boterore.
Debimi -
nxjerrja e njerezve me dhune nga shtepite dhe banesat
e tyre, ku para tytave te automatikeve urdheroheshin
qe te vazhdojne drejt stacionit te trenit ose te
motorizuar, madje edhe kembe iknin drejt Shqiperise,
kufirit me Maqedonine, por edhe drejt viseve me
popullate kryesisht shqiptare e boshnjake ne Mal te Zi.
Nga te kater anet e Kosoves kolona njerezish ne kembe,
me traktore, me makina e me tren kishin marre rrugen e
mergimit, te ndjekur e te persekutuar nga forcat serbe.
Ne mesin e tyre kishte edhe te semure e te moshuar dhe
te hendikepuar, gra shtatezena e femije dhe foshnja te
posalindura. Udhetonin keta te ndjekur ose ecnin kembe
kilometra e kilometra ne kushte te veshtira
atmosferike e me perjetime e kujtime tronditese per
njerez te vrare e te pavarrosur, kufoma te hedhura
anes rrugeve, djegie te tyre e te shtepive te tyre. U
sendertuan ne veper theniet e kriminelit Sheshel, i
cili vazhdimisht theksonte se shqiptaret duhet te
ndiqen pertej Bjeshkeve te Nemura, te vdekur ose te
gjalle... Ndersa, pushteti serb kishte bere plane qe
pas kesaj te gjithe refugjatet nga Kroacia e Bosnja te
sillen ne Kosove si dhe nje numer i popullates serbe
nga e ashtuquajtura “Srpska Republika”, p.sh. pjese e
popullates se Banja Llukes ne Prishtine e keshtu me
radhe.
Per te
debuarit ne Maqedoni vend i ferrit ishte Bllaca, ku
njerezit ballafaqoheshin me vdekjen. Te moshuarit, te
semurit, femijet, te lodhur e te rraskapitur, te
merdhire e te uritur erreshin, por nuk gjenin dot te
gjalle. Bllaca ishte nje katastrofe njerezore e
politikes antihumane ndaj nje populli te pambrojtur.
Bllaca, si e ketille, u denua nga opinioni demokratik
e humanitar boteror.
Pas asaj
rremuje te invazionit te policeve dhe te
paramilitareve, shtepite shqiptare mbeten dyerhapur.
Mbeten edhe shporetat e ndezur, edhe buka ne shporete,
gjellera mbi te e pergatitur, tryeza e shtruar.
Gjate
debimit iu plaçkiten te hollat, gjerat me vlere,
automobilet. Ata qe nuk kishin maltretoheshin,
rraheshin apo edhe vriteshin. Dokumentet personale u
merreshin dhe menjehere ua grisnin, me qellim qe ata
te mos kene deshmi legjimiteti. Ata ishin te bindur
se shqiptaret nuk do te kthehen kurre. Edhe gjate
debimit paramilitaret serbe u thonin: Se kurre nuk
do ta shohin Kosoven me, e nese e shohin ate do ta
shohin nepermjet ekranit te televizionit!; Se vete e
keni kerkuar kete, shkoni ne Shqiperi se ajo eshte
juaja, kjo eshte Serbi!; Qe kjo eshte NATO-ja,
vete e keni kerkuar ate, etj.
Para
terheqjes, paramilitaret serbe ekzekutonin shqiptaret
ne vend, ndersa gjate terheqjes ndanin burrat nga
grate, nga anetaret e familjes dhe i kane ekzektuar
apo i kane humbur, ndersa grate dhe vajzat ka raste
kur i kane dhunuar.
Lidhur me debimin e popullates shqiptare nga Kosova,
Kadare shkruante: “Deportimi i shqiptareve te
Kosoves eshte e treta tragjedi, me e egra, me e
pashembullta e me mizorja. Por ajo ka brenda, bashke
me zine, edhe driten e se ardhmes. eshte hera e pare
qe shqiptaret do te kthehen perseri atje prej nga u
shkulen. Ne fatin tone ka ndodhur nj ndryshim, nga ato
qe quhen hyjnore. Shqiperia, pas gjithe anktheve te
saj po skajohet me ne fund ne ate pjese te botes, qe
enderronin njerezit me te ndritur te saj, qe nga
Gjergj Kastrioti gjer te rilindasit: ne zonen
evropiane, ku ka qene e aty ku e kishte vendin. Te
tjeret, fqinjet e saj te eger le te shkojne ku te duan.
Ate Kosove, qe e lane si nje te keqe, shqiptaret do te
mbushin perseri me pranine e tyre, me djemte dhe
vajzat e bukra, me rrudhat e pleqve, me armate e
pathyeshme te foshnjeve e te femijeve, qe do te
perterihen te gjitha, siç perterihej jeta pas ikjes se
mortajes. Jeta e rikthyer pas nje sezone çmohen me
shume, dhe po ashtu çmohet me shume toka dhe shtepia,
ninullat dhe librat, de gjithçka teter qe perben ate
qe thuhet vendi i atit, atdheu. Duke u ndare nga nje
nate e zeze tmerri, shqiptaret nuk duhet te harrojne
ne jete te jeteve ate qe u ndodhi. Jo per te rene ne
kurthin e urrejtjes shterpe, por per te çmuar e per ta
mbrojtur me mire jeten e tyre…”.
Pushteti ka
luajtur lojen e dyfishte, ate te krimit te organizuar
e te krijimit te bindjes te popullsia lokale serbe e
malazeze se me debimin e shqiptareve kjo ane do te
jete gjithmone Serbi. Disa serbe vendore naive jane
nxitur te bejne krime e mizori mbi fqinjet e vet
shqiptare, madje edhe pronat e shqiptareve u jane
ndare serbeve lokale. Keshtu shume serbe vendore jane
vene pas krimit, plaçkes e ndarjes se tokave te
shqiptareve. Mirepo, ne fund pasi u shfrytezuan u
tradhtuan nga pushteti dhe nje numer i tyre, pas
kthimit te shqiptareve, pas muajit qershor 1999 ne
atdhe, pasi i kishin duart e pergjakura bashke me
paramilitaret, policet e ushtaraket, shkuan pas tyre
ne Serbi e gjetiu, ku pjesa me e madhe e tyre kishte
shtepite dhe banesat e veta.
Vandalizmi i
pushtetit serb krahas krimeve çnjerezore mbi
shqiptaret, rrenimit te fshatrave shqiptare me tere
infrastrukturen, ne shenjester te shkaterrimeve
sistematike pati edhe objektet shkollore, ambulanca,
shtepi te kultures, objekte me vlere te trashegimise
historiko-kulturore, si p.sh. shume kulla te vjetra
shqiptare, me 27 mars 1999 ndertesen e kompleksit te
Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Çarshine e Gjakoves,
Çarshine e Pejes, me se 209 xhami, shume teqe, shtepi
te vjetra me vlere te madhe arkitektonike etj., si dhe
shume dokumente arkivore, libra, eksponate muzeale etj.
Gjate kesaj
periudhe pushteti serb kishte plaçkitur nga kuvendet
komunale, zyret e vendit etj., tere dokumentacionin e
ofiçarive, siç ishin librat ame te te lindurve, te te
kurorezuarve, te te vdekurve, librat e nenshtetesise,
pastaj dokumentacionin e sherbimeve kadastrale etj.
Ato i kishte shperndare neper qytete te Serbise.
Ndersa, dokumentet e tilla personale dhe pronesore qe
posedonin shqiptaret, soldateska serbe u kishte djegur
se bashku me shtepite dhe gjithe pasurine qe kishin,
ose ua kishin grisur gjate debimit te tyre. Qellimi i
tere kesaj ishte, qe dokumentet e gjendjes civile, se
bashku me librat e sherbimeve kadastrale dhe
dokumentet e tjera me vlere qe deshmojne qenesine dhe
indentitetin shqiptar te Kosoves, ajo i plaçkiti per
t’i fshehur gjurmet e spastrimit etnik qe bente ne
Kosove dhe per te nderruar me dhune strukturen
demografike te popullsise ne favor te pakices serbe e
malazeze dhe per t’ua ndaluar me dhune te debuarve
pergjithmone kthimin ne Kosove, duke u munduar qe para
syve te opinionit boteror te paraqesin mungesen e
ketyre dokumenteve, si “argument” se ata nuk kane qene
kinse asnjehere banore te kesaj treve. Nga Arkivi i
Kosoves eshte marre dokumentacioni per kolonizimin e
Kosoves ndermjet dy lufterave boterore, ai i
revizionit te reformes agrare dhe dokumentacion tjeter
per çeshtje pronesoro-juridike dhe ate te denimeve
politike pas Luftes se Dyte Boterore. Po ashtu edhe
nga institucionet tjera shteterore jane marre
dokumentet si ai nga Sekretariati i Puneve te
Brendshme te Kosoves, nga Enti i Mbrojtjes se
Monumenteve te Kultures se Kosoves, Muzeu i Kosoves
dhe shume institucione te tjera.
Deri ne
fillim te majit 1999, nga Kosova ishin perzene rreth
730.000 shqiptare. Prej tyre 605.000 u strehuan ne
Shqiperi, ne Maqedoni, Mal te Zi, ne Bosnje e
Hercegovine, ndersa 125.000 te tjere ne vende te
ndryshme te Evropes dhe te Amerikes dhe Australise. Po
t’u shtohen ketyre refugjateve edhe te ikurit deri me
1996, del se shovenizmi serb shpernguli me dhune deri
ne maj afro 1.000.000 shqiptare te Kosoves ose me
shume se ½ e popullsise shqiptare te ketyre trojeve.
Rreth 700.000 shqiptare u shperngulen nga banesat dhe
shtepite e tyre dhe u detyruan te jetonin ne rajonet
malore te Kosoves ne nje situate dramatike.
Sipas te dhenave te UNCHR ne fillim te qershorit 1999,
nga refugjatet e debuar prej Kosove 443.300 ishin
vendosur ne Shqiperi; 247.800 ne Maqedoni, 69.300 ne
Mal te Zi; 21.700 ne Bosnje e Hercegovine, gjithsej
782.100. Ne vendet tjera te botes u vendosen gjithsej
76.475 refugjate, duke perfshire 13.639 ne Gjermani,
7.581 ne Turqi, 5.829 ne Itali, 5.730 ne SHBA, pastaj
ne France, Norvegji, Suedi, Britani te Madhe, Poloni,
Spanje, Portugali, Finlande, Izrael etj.
Duhet
theksuar se ne mbrojtje te popullates vendore
shqiptare, te pragut te shtepise, ne kthimin e
krenarise kombetare, ne sensibilimin e çeshtjes
shqiptare ne arenen nderkombetare dhe ne çlirimin e
vendit kishte dhen padyshim Ushtria Çlirimtare e
Kosoves, bijet dhe bijat me te mira te popullit tone.
Disa nga ata dhane vleren me te shtrejte per liri e
pavaresi – jeten.
Njesite militare e paramilitare anticivile serbe kane
bere ne Kosove krime te renda, permasa te krimeve
kunder njerezimit. Kriminelet serbe, perkunder gjithe
egersise qe kane treguar duke vrare, ekzekutuar,
masakruar dhe torturuar ne menyren me te tmerrshme
viktimat, gjate tere kohes jane munduar t’i fshehin
gjurmet e krimeve te veta, duke varrosur e zhvarrosur
trupat e vrareve e te te masakruarve, duke i bartur
nga nje vend ne vendin tjeter, duke i hedhur ne puse e
humnera ose edhe duke i djegur e zhdukur ne menyra te
ndryshme. Megjithate, edhe ne Kosove po shihet se
krimet nuk mund te fshehen. Kete e ka vertetuar edhe
zbulimi i rreth 550 varrezave masive dhe i qindra e
mijera varreve individuale me trupat e dekompozuar e
skeletet e viktimave qe ende po gjenden neper vise te
ndryshme te Kosoves te shkaktuar nga kriminelet serbe.
Numri i te
vrareve, te ekzekutuareve, te masakruareve, te
djegurve per se gjalli apo per se vdekuri, sipas
parametrave te deritashem, vleresohet te jete se paku
11.000. Mbi 2.000 shqiptare te burgosur dihet se po
dergjen neper burgjet e Serbise e te Vojvodines,
ndersa deri ne 4.000 vleresohet te jete numri i te
zhdukurve dhe i te kindapuarve. Ushtaret, policet e
paramilitaret serbe kane dhunuar femrat shqiptare ne
pjese te ndryshme te Kosoves. Numri i objekteve te
shkaterruara, te djegura ose te demtuara - i shtepive
dhe i banesave, i lokaleve afariste dhe i fabrikave, i
shkollave dhe i objekteve te tjera arsimore, kulturore
e shkencore, i objekteve fetare, i monumenteve
kulturore e historike qe nga lashtesia e deri ne ditet
e sotme, lokaleve afariste, punetori zejtare, fabrika
etj. - eshte tejet i madh. Vleresohet se gjate luftes
ne Kosove (mars 1998 - qershor 1999) sipas te dhenave
jokomplete jane shkaterruar dhe djegur 204.285 shtepi,
pastaj banesa, lokale afariste, punetori zejtare,
fabrika, ne 1300 vendbanime te 29 komunave, 534
shkolla dhe 240 institucione shendetesore, kurse 617
vendbanimeve jane shkaterruar instalimet dhe objektet
|