Mirėsevini nė net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanians click here for English

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari  Autobiografi
 

SHPALLJE ONLINE

BANESA TE REJA TE STILIT ANGLEZE NE SHITJE NE  KOSOVE CHELSEA POINT

Libri Vizitoreve

Ju tė nderuar miqė dhe lexues shqiptar keni mundėsi tė shkruani pėrshtypjet e juaj duke klikuar kėtu..>> Ose, ju mund tė leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Zgjedhjet Parlamentare 2006

Pas nje viti pushim, zagoria partiake e BDI-se, permes qatibit Petrit Menaj, perseri leshohet ne avanturen kunder Musa Lamallarit!

Ne xhep kam nje tallkin shqip per Petrit Menaj
Pergjigje telepatike nga Londra per Petrit Menaj

Zgjedhjet Lokale 2005

Tė dashur miqė! Ju do tė keni rast tani t'i keni nė net disa shkrime qė u botuan nė gazetėn Fakti me letrėn e hapur tė drejtuar nga Musa Lamallari kryetarit tė BDI-sė, Ali Ahmeti. Mbetet ju tė vlersoni se a janė ka na shkojnė punėt mbarė!

Ndalnie llakerdine TOPTAN
Zbrit ne toke, se ke zbrit nga mali

Analiza Politike

Partneriteti Iluzor nė Maqedoni
Historia e lidereve te PPD-se dhe PDSH-se (Aliti dhe Xhaferi)
Trazirat e Gostivarit 1997

 

WEB FAQE FALAS

Jeni i angazhuar me biznis, keni firme dhe deshironi qe biznesi juaj te ze vend te merituar edhe ne internet, atehere Albanur ekziston per ju...Me reklamimin e juaj ne faqet tona, JU FITONI SHUME!


ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

E-Mail us at  TIM SHKUPI to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 
 

 

Shkupi ėshtė shpirti dhe gjaku yt qė nuk falen lehtė!

musawebi im nė

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

I LUMI AI QĖ KA GJETUR RRUGĖN E DREJTĖ! (Kurani Shqip)

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNur ose Google!

ADVERTISING AT ALBANUR

If your choose to advertise in our site with a Top Page Banner or Centre Page Banner we will give you extra advertising in our top LINKS, which are visited the most 24 hours a day. Also we take care about our partners with special offers throughout the period of time they are with us.
E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

LETĖR E HAPUR PĖR ALI AHMETIN – LIDER I BDI-sė

NDALNIE LLAKĖRDIN TOPTAN!

 

(Shkas prononcimi i Hashim Thaqit per konfliktin e vitit 2001 dhe zgjedhjet lokale ne Maqedoni)

 

I nderuar, lider Ali Ahmeti

 

E titullova kėtė letėr kėshtu dhe kam bindje tė thellė se njerėzit qė janė nė politikė do tė mė kuptojnė drejtė, pavarėsisht nga ajo se ju si do tė mė kuptoni. Me vetė faktin qė ju shkruaj, ju drejtohem juve, tregoj se sa i “madh” jeni ju, ndersa sa i “vogėl” jam unė. Ndaj nuk keni nevojė tė prononcoheni askundi ne lidhje me ketė. Fundja, unė kam desht tė jetoj dhe tė jem shtetas britanez, por me tė drejtė tė mbaj edhe shtetėsinė e Maqedonisė, nėse kėte nuk ma merr ndonjė nga policėt e partisė suaj. Por, jam thellė i bindur, se identitetin tim shqiptar, tė menduarit shqip dhe reintegrimin e shqiptarėve nė vlerat kombėtare, qofshin nė politikė, ekonomi, kulturė, sport, etj., duke pėrjashtuar nga ky koncept integrimin “integralist” tė ideologjisė suaj, askush nuk mund tė ma marr, por jam edhe nė gjendje ta mbrojė, jo pėr karrierė politike, jo pėr aleanca te rrejshme, jo pėr t’i dhėnė jetė partneritetit iluzor nė Maqedoni, qoftė LSDM apo VMRO. Mua, tek e fundit, nuk mė duhet luftė tė bėhem lider nė Maqedoni, t’ua prishi rehatin fshatrave shqiptare, t’ua burgosi bijtė dhe bijat, por ēka ėshtė edhe mė dhimbshme, nuk mė duhen dėshmorė pėr karrierėn time politike nė Maqedoni, pėrkundėr asaj qė unė nė kėtė letėr prezentojė njė reintegrim tjetėr pėr shqiptar qė ka mund edhe pa luftė tė realizohet nė Maqedoni.

 

Ju, i nderuar, lider Ali Ahmeti, e dini se kur ka veprime politike nga liderėt nė Kosovė dhe Shqipėri, gjithēka levizė nė Maqedoni, trazohet ēdo gjė, sikur kafshėt dhe insektet kur lėvizin para momentit tė termetit, pasi ata kanė njė nuhatje shqisore mė tė pėrsosur se sa njerėzit. Jo rastėsisht hazreti Sulejmani, mbreti i Judės, bisedon edhe me bubrrecin, pavarėsisht sa i madh ka qenė me mbretėri dhe pushtet ky mbret i israilėve. Kjo lėvizje tregon diēka, paralajmeron njė tė vėrtetė, por para se gjithash vet verpimi i juaj, ngurrimi pėr t’u kundėrpėrgjigjur deklaratave tė Hashim Thaqit, qoftė kur ato mund tė mirren edhe si kėshilla, dėshmon se koncepti i juaj integralist nė Maqedoni ėshtė vetėm pragmatizėm, pamflet i qenies me mentalitet defensive nė politikė dhe pa bazė reale nė proceset integruese globale nė botė. Me nje fjalė: ju, i nderuar, z. Ali Ahmeti, jeni i varur nga faktorėt politik nė Kosovė dhe Shqipėri. D.m.th., edhe ju e pranoni me veprimet e juaja se nuk mund tė ketė integrime parciale ngase logjika dhe ligjet e natyrės e dėshmojnė tė kundėrten. Por kėto doktrina “humbje kohėsh” janė qesharake kur u imponohen shqiptarėve nė Maqedoni, pasi qė ata natyralisht nė proceset e reja kanė filluar tė shijojnė frytete e njė reintegrimi tjetėr nga ky i juaji. Por, unė tani nuk dua nė kėtė letėr tė ju informoj mė tepėr pėr reintegrimin e shqiptarėve nė tė cilin besoj unė dhe shumė shqiptarė. Sa pėr hyrje, unė ju jap njė shembull: shqiptarėt si nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni dhe anė e kėnd botės kanė filluar reintegrimin e tyre si shqiptar ta shfaqin pėrmes mediave elektronike dhe internetit, pėrkunder asaj qė pronarėt e tyre kanė pengesa nga ujqtė e partisė suaj, ose kushtėzohen (blackmail) pėr ta pasur ndonjė integrist joshqipfolės nė bord, qė ėshtė nė kundėrshtim me logjiken e tregut dhe proceseve globalizuese. Kėtė haraq mė sė shumti janė ka e paguajnė shqiptarėt nė Maqedoni… Pėr aspektin ekonomik do tė ju shkruaj njė herė tjetėr, tė ju tregoj se sa i madh jam unė, e sa i vogėl jeni ju, nga fakti se mua nuk mė janė dashtur fondet e shqiptarisė pėr tė akomoduar oreksin e jetės sime, pasi jetoj prej djersės sime dhe jam krenar pėr punėn qė e bėj…

 

Eshtė fakt, zoteri Ali Ahmeti, se vizita dhe prononcimi i Hashim Thaqit nė Shkup pėr konfliktin e vitit 2001 nxori nė siperfaqe inatet dhe konspiracionet e interesave miskine tė kampit politik shqiptarė nė Maqedoni. Derisa opozita, siē ėshtė rasti me PDSH-nė, qė gjerat tani i sheh vetėm bardh dhe zi, nga inati i humbjes sė pushtetit nga ju, u pėrpoqėn kėsaj vizite t’i japin konotacion politik nė luftėn partiake kundėr jush, tė tjerėt ndryshe e kuptuan liderin e PDK-sė Hashim Thaqi nė Shkup. Ndėrsa, ju, i nderuar, nė vend qė prononcimin e tij  t’a kuptoni ndryshe nga opozita, ndryshe nga tė tjerėt, tė jeni autokritike, i pėrgjegjshėm dhe tė kuptoni drejt mesazhin e demokracisė, ju, i nderuar, vrapuat tė lidhni aleanca aty pėr aty, tė shkaktoni mjegullė, tė mospranoni realaitetin e dėshtimeve politike, nėnvlersuat edhe konceptin e juaj ideologjik “itnegralist” dhe kėrkuat mbeshtetje ke oponentėt e Hashim Thaqit nė Kosovė. Tani ua pėrkthejė mesazhin e Hashim Thaqit edhe njė herė, qe nuk ėshtė asgjė tjetėr perveē se pėrkthim bukfal,  pasqyrim i formulės “zbulim i zbuluar” qė pėr ēdo shqiptarė ėshtė e ditur dhe e qartė. Asnjė aleance nuk fshihet nė prononcimin e Hashim Thaqit perveē hallit tė vėrtetė tė shqiptarėve nė Maqedoni. A mos vallė, ju i nderuar, deshtėt qė Hashimi tė thotė se pėr tė gjitha dukuritė negative nė Maqedoni pyetjet e shqiptarėve duhet tė adresohen ke partia e Arbėr Xhaferit. Ose, tė gjitha anomalitė qė kanė ndodhur nė kohėn tėnde, duke filluar prej mashtrimeve, maltretimeve policore, kidnapimeve, burgosjeve, ndjekja e ushtareve tė ushtrisė suaj, duke mos pėrjashtuar kėtu edhe familjet e tyre, pastaj vrasjet qė kur nuk u ndriēuan, mos definimi i statutit te invalidėve tė luftės, papunėsia e madhe e shqiptarėve, etj.etj.. – tė gjitha kėto probleme, qė u krijuan me ardhjen tėnde nė skenėn politike si lider nė Maqedoni, duhet tė zgjidhen nga opozita dhe jo pozita. Tė mos hutoheni, shqiptarėt kanė pyetje edhe pėr opozitėn qė deri dje ishte pozitė, por pyetjet janė tė natyrės tjetėr, ndoshta kėto pyetje ishin edhe nje nga shkaqet e konfliktit tė vitit 2001 se shqiptarėt nuk durojnė arrogancėn e tė medhėnjėve lider nė fillim te shekullit 21…Kėtė e provoi edhe Berisha, por dėshtoi nė vitin 1997. E sheh, i nderuar, se kėtu edhe unė jam i njėjtė me prononcimin e Hashim Thaqit.

 

Ju, i nderuar, lider i BDI-sė, pėr marketing tė zgjedhjeve lokale nė Maqedoni, lejuat aktivistėt e partisė suaj tė manipulojnė me posterėt e Ramush Haradinaj, nė kundėrshtim me porosinė e tij, me idealin e tij se Kosova ėshtė para Ramushit, kurse ju vet vrapuat nė tė njėjtėn kohė tė “dėshmoni” i pari pafajėsine e tij nė Prishtinė.  Askush nuk beson se njė veprim i kėtillė i aktivistėve tė partisė suaj i bėn nder Ramush Haradinajt dhe familjes sė tij, pavarėsisht nga patriotizmi folklorik primitive ne rrugėt e Shkupit. Juve edhe nuk ju interesonte shumė  Ramush Haradinaj, ngase u munduat tė luani njė rol tė ndėrmjetėsuesit, rolin e mėparshėm tė Xhaferit, rolin e kryeplakut tė fiseve, gjoja se mund tė manovroni nė kėtė rol krahas porosisė sė Sollanės “se cfarė qeverie i duhet Kosovės”, i cili qe nė start ka qenė kundėr emėrimit tė Ramush Haradinajt pėr kryeministėr tė Kosovės. Kurse, nga ana tjetėr, angazhuat nė Maqedoni skoevcat pėr thyerjen e heshtjes parazgjedhore nė zgjedhjet lokale, duke mbushur webfaqen e juaj nė internet me materiale propagandistike, pastaj shfrytėzuat MTV tė plasoni fitoren e Hazbi Likės para pėrfundimit tė procesit zgjedhor. Krejt kjo dėshmon se demokracia nė Maqedoni edhe pas konfliktit 2001 nėn udhėheqjen tėnde ėshtė kuptuar mbrapshtė, kurse mjetet e informimit publik shėndrrohen ne kamxhik partiak, edhe ma keq se nė kohėn e komunizmit, nė kohėn e PPD-sė, nė kohėn e PDSH-sė. Mua mė vjen shumė keq qė informatėn shqiptaret ta marrin nga mediat joshqiptare, nga ata tė mėsojnė pėr ngjarjet nė vendin e shqiptarėve. E ju, i nderuar, si cdo herė, ishit nė Prishtinė. Buqkovski ne Turqi dhe Cervenkovski nė Israel. Edhe nė shtetet mė tė zhvilluara demokratike nuk ndodhin vizita zyrtare nė kohėn e zgjedhjeve. Kujt u munduat t’ia shitni kėto marifete nė Pazar? Do t’i kisha besuar demantit tė webfaqes suaj tė publikuar nga Drenushi nė internet sikur tė mos ishte fotografia e juaj me Bajram Kosumin nė Kosovapress. Pra, ju qendruat nė Prishtinė dhe jo siē pretendojnė skoevcat e partisė suaj nė internet. Eshtė shumė e vertetė se Hashim Thaqi nuk deshti tė takohet me ju nė kėtė moment tė mjegullave politike nė Kosovė. Por kjo nuk do tė thotė se aga Abaz dhe Kėrēova, strehimorja e heroit tonė Nuhi Berisha, i kanė dyert e mbyllura nė Kosovė. Ama, aga Abaz, i nderuar, e jo Ali Ahmeti nė rolin e babadimrit tė vonuar nė Prishtinė.

 

Ju, i nderuar, lider i BDI-sė, duhet ta dini se Kosova ka program dhe ka udhėheqės qė idealet e UĒK-sė tė mos zbehen, tė mos vihen nė pyetje, pavarėsisht spektrit tė ndryshėm politik atje, dilemat nuk ekzistojnė kur nė pyetje ėshtė pavarsia e Kosovės, ndaj ata nuk kanė nevojė pėr asistencėn tuaj integraliste, siē ju e kėrkoni prej saj kur jeni nė situata tė palakmueshme nė Maqedoni, ose, tė them mė mirė, vetėm integristėt e partisė suaj jetojnė me bindje se shqiptarėt mund tė ndahen nė pro-Hashim dhe pro-Ramush, kurse shqiptarėt tjerė nuk mendojnė kėshtu, por edhe ju nuk mendoni kėshtu, pasi edhe Hashimi edhe Ramushi kanė luftuar nėn betimin e amblemės se Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pėr ta larguar policinė dhe ushtrinė e Serbisė nga Kosova dhe pėr t’i dhėnė vulė proceseve globalizuese botėrore  edhe nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ata nuk janė shetitur zyreve tė Millosheviqit dhe oborreve tė kishave tė Italisė. Kėtė i madh e i vogėl e di nė Kosovė, edhe atėherė kur nuk votohet partia e Ramushit ose partia e Hashimit. Por, kjo ėshtė demokracia, pėrcaktimi i qytetarėve nė zgjedhje, qė respektohet me tė madhe nė Kosovė nga tė gjithė…

 

Pra, i nderuar, erdha te percaktimi, qė ėshtė norma e parė e demokracisė, qė buron nga koncepti i lirisė pėr tė jetuar i lirė, pėr tė zgjedhur nė jetė, tė quhesh Abaz apo tė quhesh Ali, e ju zgjodhėt tė quheni Ali integralisti, tė jeni lider i nje partie, tė jeni tė zgjedhur, kurse unė i lirė nė percaktim tė zgjedh, tė percjellė punėn e tė zgjedhurve. Kėshtu, edhe unė e edhe ju, pvarėsisht nga pėrcaktimet, para ligjeve duhet te jemi tė njėjtė, me tė drejtė tė japim vetėm njė votė. Asgjė e keqe kėtu. Mirėpo, e keqja, nė realitetin e shqiptarėve nė Maqedoni, qėndron kur qytetarėve u mohohet pėrcaktimi, u refuzohet liria pėr tė zgjedhur, mbushen kutit e votimeve, gėnjeshtra shitet si e vėrtetė, mjetet e informimit publik shqip bėhen pronė e partisė nė pushtet dhe qytetarėt mbeten nė terr informativ. Provohet edhe mė e keqja, verdikti i shqiptarėve nėpėr fshatra shitet TOPTAN si nė kohen e Ali Babės nė Bagdad. Kjo kėshtu ka filluar tė ndodhė nė kohėn e Alitit, ka vazhduar dhe ėshtė profesionalizuar nė kohėn e Xhaferit, kurse tani, nė kohėn tėnde, po legjitimohet, pėrkundėr “idealit” dhe luftės qė ju e zhvilluat pėr “liri dhe tė drejta mė tė mėdha” pėr shqiptarėt nė Maqedoni.

 

Dorėn nė zemėr, zotėri Ali Ahmeti, nuk ėshtė edhe krejt zi, keq. Do tė jem i marrė nėse nuk e pranoj se ka edhe aspekte positive me ardhjen e juaj si lider, por ju duhet tė bėni edhe mė shumė. Nuk do tė thotė se nė tė gjitha zonat shqiptare veprohet kėshtu nė zgjedhje. Nuk veprohet kėshtu atje ku ka zėnė rrėnjė vetėdija kombėtare, kultura dhe shkollimi, ku primare ėshtė shkenca, dija dhe puna. Atje e patėn kot edhe Aliti, edhe Xhaferi, por edhe ju do ta keni kot nėse e provoni. Unė nė kėtė shkrim e kam fjalėn pėr malėsinė e Sharrit, pėr njė pjesė tė Kumanovės, rrethin e Shkupit dhe pėr disa lagje tė getoizuara shqiptare nė Shkup. E kam fjalėn pėr zonat ku varfėria po merr haraqin e vet, ku shkenca dhe puna janė vetėm ėndėrr e parealizuar, ku vetėdija e shėndosh kombėtare, pėrcaktimet demokratike dhe proceset globale nuk janė terminologji e fjalorit tė pėrditshėm, nė vend tė gjithė kėtyre pėrdoret feja e mullahave dhe qullahave, abuzohet nėna dhe fėmija, frikėsohet dhe kėrcėnohet personeli edukativo-arsimor, votohet edhe pėr tė vdekurit dhe krejt kjo llakėrdi shitet TopTan nga mullahi ose qullahi, qė nė kohėn e kralit kanė qenė nė saff tė parė, nė kohėn e Titos nė saff tė parė, nė demokracinė e Alitit dhe Xhaferit vazhduan prapė tė jenė nė saff tė parė, e po kėshtu edhe nė kohėn tėnde. Ky fenomen dhe kjo fe e mullahave dhe qullahave bėhet lehtė servile e partisė nė pushtet, ndėrsa ata tė pushtetit e preferojnė kėtė fe pėr shkak se manipulimi dhe instrumentalizimi i mullahave dhe qullahave bėhet veresi nė emėr tė njė premtimi “udhėtimi” pėr visėn false nė xhenet.

 

Dhe, nė fund, i nderuar, ta kam drejtuar kėtė letėr me shpresė se ju keni rastin tė kapni trenin e fundit, keni njė shansė historike, jo vetėm tė nėnshkruani kode tė marrėveshjeve pėr zgjedhje tė drejta dhe tė lira, por edhe tė mos e pranoni fenė e mullahave dhe qullahave, qė deri dje ishin servilėt e atyre qė ishin para jush nė pushtet. Ju takon tani juve, nė vend qė tė shkoni e tė mirreni me “big politics” nė Prishtinė, tė merrni Xhaferin pėr dore dhe tė dilni nė teren pėr ēka edhe jeni zgjedhur, tė ndalni kėtė dukuri negative, tė ndalni votat TopTan dhe grindjet e panevojshme, tė betoheni se do tė mbroni tė drejtat e gruas shqiptare nė pėrcaktim, tė mos bėhemi objekt pėr tė huajt se nuk e kuptojmė demokracinė drejtė, premtoni se do tė zhdukni bashkarisht varfėrinė, analfabetizmin, tė ngritni nivelin edukativo-arsimor,  duke ofruar sende tė kapshme, vende pune, plasmane pėr shitjen e prodhimeve tė bujqėve shqiptarė, ose tė gjeni fonde pėr stimulimin e fermerėve shqiptar, tė hartoni plane pėr zhvillim dhe jo tė mirreni me hallet e Kosovės, se askush nga Kosova nuk ju ka votuar, nuk ju ka zgjedhur. Por edhe nuk kanė nevojė.  Nė tė kundėrtėn, edhe ju nuk do ta keni larg, njėjtė si ish komandanti, e tė deklaroni:”Si ėshtė e mundur nė lagjen time, unė mbeta me 300 vota, ku shumica janė shqiptare, kurse Trifun Kostovski me 3000 vota.” Kjo duhet tė na shqetėsojė tė gjithėve? Vėndonie gishtin nė kokė, para se tė merrni ndonje pėrgjegjėsi!

 

Musa Lamallari,

 

15. 03. 2005

 

Albanian Homepage Shkupi

 
 
 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Hotels      Albanian Video      Albanian Movie

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptėsisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker