|
Kur PPD u nda ne dysh
ne vitin 1994, frakcioni i saj me shtojcen
SH, qė kishte bekimin e apetiteve tė
Salės sė parė, pėr tė subordinuar Tetovėn
dhe Prishtinėn, kryesinė legjitime tė
Nevzat Halilit e quajtėn kryesi
tradhėtarėsh, edhe pse kreu i saj kurrė
nuk u shnderrua nė rolin e vojvodės apo
komitit nė mbrotje tė Ilindenit. Kurse
bėrthamat e rezistencės shqiptare tė
formuara nga atdhetarė shqiptarė dhe tė
pėrkrahura nga PPD, qė atėherė ishte me
tepėr lėvizje shqiptare se sa parti,
Menduh Thaēi, i pari, dhe disa tė tjerė
pas tij, i quajtėn gardista tė Nevzatit
dhe Mitatit nė shėrbim tė Beogradit. Tėrė
kėtė zbulim tė zbuluar, siē do ta quante
Menduh Thaqi nė vitin 1993, do ta
ndihmojnė edhe disa protagonistė tjerė tė
infiltruar nė bėrthamat e rezistencės
shqiptare, ku njė prej tyre ka qenė: Refet
Elmazi. Jo rastėsisht afera e armėve nė
vitin 1993 shpėrthen me arrestime nė
Tetovė dhe Gostivar dhe hallka e
arrestimeve nuk mund tė kalojė nė qytetin
e Shkupit, por ndalet nė Dėrvend me
vrasjen e atdhetarit tė shquar Halil
Gerqecit nė stacion tė policisė si
rezultat i dhunės nga mossuksesi i marrjes
sė deklaratės nga ana e tij. Zoti, e pastė
nė mėshirė, Halil Gėrqecin! Me urdhėr tė
qendrės, aktivistėt nga Shkupi arrijnė
shumė shpejt ti largojnė nga Mqedonia dy
anėtarė tė KMK-sė pas deklaratave
kooperues tė Refet Elamazit me organet e
sigurimit tė shtetit tė brishtė
sllavo-maqedon nė formim, qė atė kohė pas
largimit tė ushtrisė serbe nga Maqedonia,
nuk kanė pasur kapacitete ushtarake pėr
konfrontime me pėrmasa tė mėdha me
shqiptar, por edhe pėr shkak tė faktorit
ndėrkombėtar dhe nga frika e ndonjė triki
befasues tė gjeneralėve tė Millosheviqit.
Pėr fuqinė kombėtare tė PPD-sė nė fillim
tė viteve 90, mė vonė pėr media do tė
prononcohet edhe vetė Pavle Trajanov: Ne
kemi pasur kontakte tė vazhdueshme me
Menduh Thaēin pėr shkatrrimin e krahut
militant dhe tė njėsive paramilitare tė
PPD-sė. Nuk kemi dashur tė shohim njė
parti tė fortė shqiptare nė formim tė
shtetit maqedon
Nga ajo periudhė e viteve tė 90-ta dhe
deri mė sot, nė kontekst tė statusit tė
shqiptarėve nė Maqedoni nuk ka lėvizur
asgjė nė drejtim tė kėrkesave tė
formuluara nė vitin 1990 nga lėvizjet e
para politike shqiptare. Ka pasur zig-zage,
tensione, kriza, ndryshime nė struktura
partiake, nė sistem, hap pas hapi, jashtė
sistemit, helmime, idesh krizash, rrahje,
burgosje, vrasje, taktika politike,
marreveshje fisesh, koalicione parimore,
joparimore, lexime dosjesh nga njė grup,
pajtim elitash, grupeve tė interesit, ka
pasur edhe konflikt, kryengritje, luftė,
por diēka substanciale qė shqiptarėt tė
jenė bartės tė plotė tė sovranitetit tė
Maqedonisė: JO. Faji pėr kėtė JO tė madhe,
kur Maqedonia ndėrtoheshte si shtet unitar
nėn komandė vetėm tė sllavėve maqedon,
ėshtė tek politikanėt shqiptare qė pranuan
shkatrrimin e partisė lėvizje nė fillim
dhe kėrkesat legjitime tė shqiptarėve i
margjinalizuan pėr akomodim tė grupeve tė
tyre tė interesit afatshkurtėr nė politikė
dhe, nė emėr tė kėtyre interesave, luftuan
pamėshirshėm ēdo mendim opozitar shqiptar
duke pėrdorur shpifje prej mė tė
ndryshmeve. Mė e keqja nė gjithė kėto ka
qenė kur punėsimet partiake janė shitur si
realizim tė kėrkesave tė tė drejtave
politike tė shqiptarėve nė Maqedoni. Qė
hipokrizia tė bėhet edhe mė e madhe dhe
shumė e padurueshme, ishte kur partia e
Ali Ahmetit, si parti e dalur nga lufta,
filloi ti adaptohet lojės sė mėparshme tė
lypėsit, mė takon kjo e drejtė, ky punėsim,
kjo drejtori, deri sa morėn edhe guximin
pėr tė derdhur djersėn e fondeve tė
diasporės nė themelimin e degėve nė Shtip,
duke harruar luftėn, invalidėt e luftės,
tė burgosurit shqiptarė dhe gjithnjė gojėn
plotė e pėrplotė: MARREVESHJA E OHRIT.
Kjo ėshtė njė hyrje e vogėl, e shkėputur
nga ditari im i asaj periudhe, pėr tu
pėrgjigjur nė kėrcnimin e anėtarit tė
Kryesisė sė PDSH-sė, Ernad Fejzullahut:
drejtuar veprimtarit tė shquar tė ēėshtjes
shqiptare, Mr. Bardhyl Mahmutit, dhe
postuar me lezet ne web faqen e tyre
Zyrtare Gurra nė internet. Arsyet pse
unė reagojė janė tė natyrės tė sė drejtės
njerėzore pėr tė qenė zot, siē ju thotė
Bardhyli qytetarėve shqiptarė nė Maqedoni.
Asnjė politikanė deri sot nuk e ka pėrdor
fjalėn zot pėr qytetarėt shqiptarė, pasi i
kanė konsideruar vetėm turma dhensh qė
mund tu vidhet vota e tyre e lirė sa herė
qė tė kenė dėshirė dhe vetė ata tė
zgėrdhihen tė nesėrmen para kamerave
sikurse ska ndodhur asgjė. Nė demokraci
politikanėt shqiptarė duhet tė jenė tė
pėrgjegjshėm para se ta lėshojnė fjalėn nė
letėr pėr opinion. Fjalėt mė irituese dhe
tepėr armiqėsore nė formė kėrcnuese nė
shkrimin e Ernad Fejzullahut, janė fjalėt
qyqja pa fole, tekerlek dhe do tė
kesh pak telashe E para, i konteston
vendin e lindjes njė veprimtari shqiptar,
e dyta, i tregon se nė PDSH ende vazhdon
tė luhet tekerlek me kokat e njerėzve, dhe
e treta, paralajmeron telashe pėr tė
padėgjuarit. Tre fjalė, tre simbole dhe
njė TRINI. Njėshi nė tresh dhe treshi nė
Njesh, tė ruhet Puti i idolatrisė materile
i riprodhuar nė kokat e servilėve tė
PDSH-sė qė nga viti 1993. Jo Ernad,
gjithashtu JO edhe ata qė tė rrin ty mbas,
nuk ėshtė ashtu, nuk ėshtė koha e 93-sė,
as e 97-sė dhe as e vitit 2000. Pėr fatin
tėnd tė keq nuk janė edhe njėrėzit e
njėjtė.
Kyēja e Mr. Bardhyl Mahmutit nė Maqedoni
dhe rreshtimi i tij nė pėrkrahje tė
PDSH-sė si opozitė nė fushatėn elektorale
2006 ka qenė dhe duhet tė kuptohet si
vlerė demokratike, qė njė veprimtarė
shqiptarė si Bardhyli merr guximin qytetar
tė vendohet nė anėn e tė dobėtit pėr shkak
tė politikės joproduktive integruese tė
Ali Ahmetit. Angazhimi i tij dhe
marrėveshjet paraprake pėr tė krijuar njė
bosht demokratik kanė qenė me kreun e
PDSH-sė dhe jo me ty, o Ernad Fejzullahu.
Bardhyl Mahmuti nuk ka pasur bagazh tė
servilizmit dhe krimit nė Maqedoni, sikur
e ke ti, o i mjerė, me rastin e Kondovės
nė vitin 2000. Mos e harro kėtė! Askund
nuk mund tė hasish se Bardhyli ka
propaguar se ėshtė anėtarė i Kryesisė, as
nuk ka pretenduar pėr poste: qoftė tė
deputetit, qoftė qeveritarė. Tė gjithė ata
qė vizitojnė faqen e Bardhylit nė internet
www.bardhyl.com do tė shohin deklaratėn e
tij se pėrse u angazhua nė fushatėn
elektorale 2006. Kurse unė kam votuar pėr
PDSH-n pėr ta dėnuar inferioritetin e Ali
Ahmetit karshi probatimit Branko dhe pse
pėr ty dhe pėr qiftat si ti nuk e ka bėrė
njė komision hetimore pėr tju nxjerr
pėrpara drejtėsisė si pėrgjegjės kryesor
me rastin e Kondovės nė vitin 2000. Ti
fortė mire e di se ēka ju ke thenė
shkupjanėve tek shkallėt e zyrės sė
PDSH-sė. Kėtė do ta kesh bagazh deri nė
ditėn e Gjykimit. Nė momentin kur shpirti
yt do tė ballafaqohet me dy engjujt
trishtues. Aty do tė jesh vet dhe nuk do
ta kesh pranė PDSH-n. Ndaj, kėrcnimi yt
ndaj Bardhylit dhe fjalori i ulėt ėshtė
vetėm i yt, jo i PDSH-sė. Vdiq koha kur
pėrgjegjėsit ia apostrofoni organeve tė
partisė. Askund nė intervistėn e Bardhylit
nė Alsat nuk e gjenė njė akuzė mė tė vogėl
pėr anėtarėsinė ose krejt Kryesine e
PDSH-sė, nuk gjenė pėrgjithėsime, por
pėrmend disa persona, ku njė prej tyre je
edhe ti. Bardhyli nė Alsat flet pėr
fenomene dhe hendikepet e PDSH-sė nė
qeverinė e Gruevskit. Nuk e pranon teorinė
e 11 deputetėve si arsye tė mos realizohen
premtimet paraelektorale tė PDSH-sė nga
frika se Gruevski mund ta marr Ali Ahmetin
dhe Ermira Mehmetin nė qeveri. Askund nuk
thotė se largimi i tij ėshtė i lidhur me
rastin e ministrit Ilirian Beqiri. Ai
thotė, mė vjen keq pse njė praktikė e
kėtillė ndodh tek subjekti politik
shqiptar si nė tė kaluarėn, bėnė
krahasime sikur dikush tė pėrgatit nesėr
njė dramė komike, ose cullakhane pėr
Millosheviqin dhe ta shesin si vlerė arti
tek shqiptarėt qė akoma presin tė dijnė
pėr fatin e mijėra shqiptarėve tė vrarė me
urdhėrin e tij. Sikur ti qe e jep njė
version pėr largimin e Bardhylit,
bashkėveprimtarėt, shokėt dhe diaspora
shqiptare me kohė kanė qenė tė informuar
edhe pėr kyqjen e Bardhylit nė fushatė tė
PDSH-sė edhe pėr ēkyqjen e tij sot.
Shancėn e patėm tė kthehemi tė gjithė nga
e mbara, duke ua falur juve gjynahet dhe
duke ja ulur Ali Ahmetit kibrin e Titos,
vetėm pėr hirė qė subjekti politik
shqiptar tė mos fragmentarizohet edhe mė
shumė se sa ėshtė aktualisht. Por, njė ta
dish, nė tė gjitha kėto tė kėqija, nė
rrėnjėt e tyre ia nis e mira dhe
rimėkėmbja, por pa ty dhe pa sojin tėnd, o
Errnad Fejzullahu.
Nėse lezeti yt ėshtė tė jesh nė kryesi tė
PDSH-sė dhe Iranin ta quajsh shtet
diktatorial, pa dyshim ti tregon dhe
vėrteton arsyen e Bardhylit se ēfarė
xhahilash mund tė ketė nė Kryesi tė
PDSH-sė. Krejt tė kėqijat mund tė jenė nė
Iran, por Irani nuk ėshtė shtet
diktatorial. Raporti i fundit i Bekerit
rekomandon dialogun dhe pranimin e Iranit
si lojtarė kryesor pėr paqė nė Lindjen e
Mesme. Mos e harro rekomandimin e aleatėve
tanė perėndimore pėr udhėheqėsit nė Kosovė
tė kontaktojnė me lidhjet e tyre vetė
Iranin, Libinė, Qatarin dhe Marokon nė
favor tė rezolutės sė pavarėsisė sė
Kosovės. Ti je i pa cipė dhe stapiqė
banderi nė dije, o i mjere i kryeservilėve
tė mjerė nė lezetin Havije. A e di ti cka
ėshtė Havije?
Nėse ti i thua gazetarit shqiptar
bukurosh nė thonjėza, atėherė nxjerre
suratin tėnd nė sipėrfaqe tė shohim
bukurinė tėnde karshi gazetarit tė Alsatit.
Ēlidhje ka intervista e Bardhylit nė
Alsat me pėrkrahjen qė ky medium i ka bėrė
kampanjės sė BDI-sė. Eshtė e drejtė e
Alsatit se kend e pėrkrah, sikurse qė
ėshtė obligim etik profesional tė
informojnė drejtė. A mos ėndrrove se me
futjen nė qeverinė e Gruevskit do tė mund
tė pėrzihesh edhe nė politikėn redaktuese
tė Alsatit? Ky ėshtė mjerimi yt qė ti nuk
e kupton, ndaj ke mbetur tė sillesh
vėrdallė rreth pordhave tė Latasit nė
Sitel. Nė gjithė kėtė mllef sarkastik qė
ti e shpreh pėr gazetarin shqiptar duke
pėrdorur thonjėza, tregon se ti nė gjen e
ke tė fshehur vesin e keq tė popullit te
Lutit: perfiditetin seksual.
Ēkyēja e Mr. Bardhyl Mahmutit duhet tė
kuptohet poashtu vlerė demokratike. E kam
pėrcjellur me vėmendje intervistėn e tij
nė Alsat. Askund Bardhyli nuk ka pėrmend
fyerje, shpifje, shantazhe pėr PDSH-n.
Nėse Bardhyli flet pėr mospėrmbajtjen e
premitmeve nga Mendu Thaci, nuk flet pėr
qyqet pa fole nė shqiptari, nėse Bardhyli
flet pėr servilizėm partiak, nuk flet pėr
korrupcionin dhe vijat familjare tė Menduh
Thacit nė biznes, nėse Bardhyli pėrmend
treshin dhe emrin tėnd, nuk flet se ka me
ua cuar kokat tekerlek, nėse Bardhyli flet
pėr anėtarėsinė e shkėlqyeshme tė PDSH-sė,
nuk flet pėr krimet dhe banditėt qė ua
kanė zėnė bishtin me dorė si nė kohėn e
paraluftės. Nėse Bardhyli flet pėr tė
punėsuarit e BDI-sė, qė largohen nga
vendet e punės si rezultat i revanshizmit
partiak pėr tia bėrė qejfin Gruevskit,
vėrteton se angazhimi i tij nė fushatė ka
qenė vetėm reagim kundėr krerėve tė BDI-se,
qė nisėn luftė nė emėr tė idealeve
kombėtare dhe pėrfunduan nė prehėr tė
probatimit Branko, duke lėnė njė varg
problemesh tė pazgjidhura, sic janė
dėshmorėt, invalidėt dhe statusi i
luftarėve, por mė tepėr duke pranuar
Maqedoninė si shtet unitarist. Nėse doni
tė keni parti me servilė rreth e rrotull,
me vazhdimėsi tė sė vjetrės, autoritare,
Bardhyli u thotė, urdhėroni, ecni pėrpara,
por jo edhe unė nė tė. Nuk ua konteston
aspak tė drejtėn juve qė me vetėdėshirė
keni zgjedhur tė mbeteni thundrrinat e
fundit tė vasalitetit tė Ilindenit. Por
kėsaj radhe kjo e keqe ka pėr tu luftuar
ndryshe. Kanė pėr tė dalur gjitha gjynahet
nė shesh, do tė flitet haptazi para
qytetarėve shqiptar pėr 17 vjetėt e fundit
nė Maqedoni. Do tė kėrkohet llogari pse
kryesia e Nevzatit u quajt kryesi
tradhėtarėsh, kur Nevzati asnjėherė nuk
ėshtė shnderruar nė vojvodė si Mendu Thaēi
dhe komitė si Ali Ahmeti. Kur tė mblidhen
tė gjitha kėto GRUMBULL: nuk shoh qė ka
ndryshuar dicka substanciale pėr
shqiptaret nga 93 nė favor tė
atdhetarizmit tė premtuar tė Menduh
Thaqit dhe ēlirimit kombėtarė tė Ali
Ahmetit nė vitin 2001. Niqahet nuk janė tė
pėrhershme, votat e qytetarėve nuk janė
pronė e askujt. Nė demokraci nuk vlejnė
niqahet, vlejnė premtimet dhe pėrmbushja e
tyre nga premtuesit. Bardhyli ka bėrė mirė
qė ėshtė larguar dhe prononcuar publikisht.
Nuk e ka vendin te vojvodat dhe komitat e
Ilindenit.
Kur Bardhyli flet pėr intelektualėt
shqiptare, pėr energji tė reja krijuese,
qė janė margjinalizuar nga politikat
joproduktive, nga xhandarėt partiak,
tregon largėpamėsi dhe shqiptarėt i sheh
tė barabartė me tė drejta pėr tu
kandiduar nė ēdo instancė organizative
partiake. Edhe pse flet nė superlativė pėr
Arbėr Xhaferin, shpresat e shqiptarėve dhe
ardhmėrinė e tyre nuk e mbėshtet nė
individin: Xhaferi. Bardhylit nuk i
nevojitet Gjergj Elez Alija pėr tia
mbuluar gjynahet politike dhe bizneset me
derivate nafte dhe cigare. Kurse
bardhylat tjerė shqiptarė nuk jane Ali
Ahmeta me i hangėr forat e predikuesve tė
Gjergj Elez Alijave nė Maqedoni. Nėse
dorėheqjet shihen si akt moral pėr
ndalimin e shfaqjes sė Titos, poashtu
njėjtė duhet tė kėtė dorėheqje morale pėr
mos realizimin e premtimeve brenda 60
ditėve. Bardhyli flet pėr bashkim, pėr
raporte tė reja me palėn sllavo-maqedone,
pėr relaksim brenda politikės shqiptare,
pėr demokratizim tė partive, pėr fuqi tė
reja qė mund ta ecin procesin pėrpara nė
tė drejta politike dhe jo qytetare.
Bardhyli ėshtė autokritik nė Alsat dhe
tregon realitetin shqiptar nė Maqedoni.
Intervista e tij tregon se duhet tė ketė
demokratizim tė partivive shqiptare:
angazhim tė intelektualeve, masa kritike
pėr fenomenet politike, qė nuk do tė jenė
predhė e xhandarėve partiak. Por mė tepėr
nė kėtė intervistė kuptojmė se tė
arriturat e qytetarėve janė meritė e tyre
dhe jo e politikanėve qė kanė prashitur
pėr 17 vjetė. Eshtė e vėrtetė se disa
projekte tė realizuara gjate ketyre 17
vjetėve janė projekte tė qytetareve (intelektualeve)
shqiptare (jopartiak) te inicuara si ide
ne levizjet e para politike shqiptare ne
Maqedoni, por qė rangohen si tė drejta te
qyteatreve dhe jo te drejta politike nė
shtetet demokratike ku ekonomia zhvillohet
nė bazė tė logjikės sė tregut dhe nevojės
sė qytetarit. Merrnie si shembull Nota
Festin, UT, Sharri Kėndon, TV private,
gazetat private, Ditėt e Naimit, Teatrin,
botuesit privat, etj, tė gjitha kėto jane
inciativa dhe organizime tė qytetarėve dhe
intelektulėve shqiptarė tė hudhura si ide
qysh nė fillim tė pluralizmit politik nė
Maqedoni. Me humbjen e levizjes shqiptare
ne PPD dhe me instalimin e luftės partiake
mė vonė, kėto organizime tė qytetarėve nuk
kanė pasur njė zhvillim normal pėr shkak
tė kusuritjeve partiake tė liderėve dhe
oligarkive tė tyre nė terren pėr mbulesė
tė deshtimeve tė tyre nė planin e tė
drejtave politike tė shqiptarėve nė
Maqedoni. Do tė sjelli dy shembuj:
Frakcioni i PPD-se me shtojcėn SH nė
fillim karrieren e tyre e mbėshtetėn nė
atdhetarizėm, kriza politike, nė flamur,
nė UT dhe kur erdhėn nė pushtet pėrfunduan
me njė surrogatė tė UT-sė, qė quhet
universitet i Shtullit me disa punėsime
partiake, qė u plasuan si tė drejta
politike pėr tė fshehur monopolin e
biznesit nė emėr tė partisė dhe nė kurrizė
tė qytetarit shqiptar. Eshtė fakt se
privatizimi mė i madhė i sipermarrjeve
publike ka ndodhur nė kohėn e paraluftes
nė Maqedoni, nė kohėn e qeverisė
Georgievski dhe PDSH-sė. Nė atė kohė
qarkullonte njė anekdotė nė Shkup. Dikush
e ka pyetur njė tė punuesuar nė toaletin
publik tė Bit Pazarit: Kush tė punėsoi ty,
or vėlla? Ai pėrgjigjet:Elham Zotit,
partia e Menduh Thacit Shembulli i dytė
ėshtė i BDI-sė. Kur keta vijnė nė pushtet,
duke i marr votat si krah lufte, duke
menduar se edhe Nota Festi ėshtė pjesė e
emėrimeve tė qeverisė, turrė e huxhum tek
Kėshilli i Nota Festit: Mevlan, na jep
vulat se tash ne kemi fituar! Paramendo
nėse gjaku i shqiptarėve nė Maqedoni nė
vitin 2001 ėshtė derdhur pėr me i marr
vulat e Nota Festit! Kjo ėshtė njė
tragji-komedi e partive shqiptare kur
lejojnė tė pėrzihen tė drejtat qytetare me
te drejtat politike tė shqiptarėve nė
Maqedoni.
Kyēja, ēkyēja dhe beteja e Mr. Bardhyl
Mahmutit tregon ndarjen e kėtyre dyjave,
kėrkon ndėrtimin e raporteve tė reja ne
shtet, pasi qė, edhe pas Marrėveshjes sė
Ohrit, Maqedonia pėrsėri nė Washington
quhet FYROM dhe si e tillė ka mbetur me
gjenratorė pėr riprodhim krizash nė proces,
i cili akoma ska perfunduar. Kur jemi te
procesi, beteja e Bardhylit, ju tregon
shenjat e krismave. E ato veē janė:
presidenca e Cervenkovskit pėrjashton
komitėt e Ali Ahmetit, kurse Gruevski luan
majtap me vojvodėt e Menduh Thaēit.
Ndryshime do tė ketė dhe ndryshimet do tė
jenė tė mėdha nė shqiptari. Njė here kam
thenė nė vitin 1994: qofshin shtatė vjetė
sa shtatėdhjetė vjetė dhe shtatėdhjetė
vjetė sa shtatė vjetė. Por gjithnjė, nuk
jam i obliguar tua tregoj detajet, pasi po
shpifni dhe po kėrcnoni pėr hire tė
majtapizmit!?
NESE DESHIRONI TE KOMENTONI DHE TE JEPNI
MENDIMIN E JUAJ PER POZITEN E SHQIPTAREVE
NE MAQEDONI, ATEHERE KLIKO KETU!
Nese deshironi te
shkruani vetem autorit te teksti, email
adresa eshte::
mlamallari@tiscali.co.uk
Londer
14 prill 2007
|