Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Analiza Politike

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

 

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Nga jeta kur isha Student

Bleta Shqiptare

Nje ere e lehte, qe paralajmeronte flladin e mbremjes me aromen e lagesht te Nilit, fryni ne "Roxy" dhe me freskoi rutine e bredhjeve te pakuptimta, te cilat kishte kohe qe ma kishin lodhur shpirtin. Shkova me vrap ne drejtim te tavolines se lire te "Groopit", qe, ne cdo mbremje, pershkohej me simfoni ngjyrash nga studentet shqiptare. U ula dhe fillova te marr fryme pak me lehte se c'merrja me pare, kur ecja rrugeve te "Maser Xhedides" apo te "Heliopolicit". Atje, ne anen e majte, ku gjendet edhe rezidenca e kryetarit egjiotian, nje dru ilceje, me sa me dukej, me gjithe dhembe - dhembe, henen e plote si drite ma ngerthente ne formen e llambes prej abuzhuri.

 

Ne keto caste, kisha pershtypjen e thelle se hena do te ma marre qetesine e vetmise se plogshte, qe une i thoja mbyllje hermetike ne vetveten, kur vija dhe ulesha ne kete tavoline. Ajo, njeheresh me therret, e pastaj, edhe do te me trete ne fantazite e jetes se syrgjynosur, qe kapnin majen e piramidave pa e ushtruar stereometrine me heroeglifet kiptase. Si kurre me pare, hena vetetimthi me shkrepi ne kujtese, ne ajthin e trurit, nje histori nga e kaluara e begatshme e kolonise shqiptare ne Egjipt. Pernjeheresh vinte e shkonte ne kujtese si drite "Bleta shqiptare". Mos, valle, hena  po flet me Thimi Mitkon. Me njeriun qe vdiq me 22 mars te vitit 1890 ne beni Seuf te Egjiptit. Po sikur edhe te flase hena, kam bindjen e thelle se ajo nuk do ta kete edhe aq lehte qe heroglifet ilire te "Bletes studentore" t'i percjell ne shtypin qeveritar te Egjiptit, ne rezidencen e kryetarit egjiptian, qe e ka gojen plot e perplot "adem-ul-inhijaz": "jugosllavia eshte nje vend mik dhe ka rolin kryesor ne organizaten e te pa-angazhuarve".

 

Deri sa po tretem ne fantazite e jetes se syrgjynosur, duke shikuar driten e henes, fillova te ngulitem edhe me teper ne renkimin e dhembjeve te forta, qe merrnin ngjyren e ngrysur ne fytyren time, kur e dija se nuk do te mund t'i afrohem Mitkos as deri te thembra e kembes. E lere te permbledh 359 kenge te gjinive e llojeve te ndryshme, 490 proverba, 80 gje e gjeza, 12 perralla etj. Keto krijime Mitkoja i grumbulloi dhe arriti t'i botoje me 1878, ne prag te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, me titullin "Bleta Shqiptare"

 

Per me teper, me punen e tij te gjate, rreth 30 vjecare, te konkretizuar pervec "Bletes shqiptare" dhe ne lenden tjeter folkloristike shqiptare si figura me e shquar e saj ne te kaluaren, Mitkoja me veprimtarine e tij ne pergjithesi, ne sherbim te ceshtjes kombetare, ze nje vend nderi ne historine e Rilindjes Kombetare, me cilesine e nje pararendesve te saj.

 

Hena e kishe bere me te veten, e kishte marr qetesine e vetmise se plogesht dhe e kishte tretur ne historine e kolonise shqiptare te Misirit. C'te them per kete histori - atebote te jetosh e te veprosh ne Misir, pa medyshje, ishte si sot te jetosh e te veprosh ne Zvicer. Ne Heliopolis "LULET KISHIN ERE E NJEREZIT KISHIN NDERE"

 

-     Ja pse keshtu them: atebote po te mos kishin pasur njerezit virtyt, karkter dhe nder te forte, Cajupi per Gjeneven nuk do te thoshte:"LULET NUK KANE ERE E NJEREZIT NUK KANE NDER", pikerisht ketu hena ma zbuloi enigmen pse cajupi u kthye ne Misir. E shume mire dihet se atebote ne Misir sundonte  "Bleta shqiptare". Prandaj, nuk eshte aspak cudi, pse lulet nxirrnin leng te embel, me ere te kendshme, dhe qe e thithnin bletet e Rilindjes Kombetare per te ndihmuar ceshtjen shqiptare.

 

Sot, ketu ne Egjipt, veshtire eshte te depertohet ne shtypin qeveritar te Egjiptit. Ne ate opozitar nuk eshte edhe aq me rendesi. "Pse nuk provuat ne shtypin islam" - do te pyesin islamistet e Shkupit. Te mjere dhe medioker jane ata te cilet mendojne se ne Egjipt ka shtyp te mirefillt islam. Ata nuk e dine se ketu, si ne Shkup, ka vetem oligarki fetare qe derigjohet si instrument nga regjimi burokratik dhe faraonik i "mubareqve" te ngopur me djersen e felahineve dhe me eksploatimin e punetoreve. Keta "mubareq", qe kane shume tule pas vesheve, si Danjolli i Sherkes ne romanin: "Vdekja me vjen prej syve te tille", nese propagojne ndonjehere per islam universal ne bote, vetekuptohet se asocojne kolltuke dhe, pastaj, ne emer te elites bucitese sa me me lehtesi te gjejne ato turma budallenjesh qe do t'u perulen dhe  t'ua vendojne ndergjegjen kiptase ne gjum.

 

KOSOVA… "Manifestim nen kercnimin e armeve", ne "Al-Ahram", me 31 mars te vitit 1988, ne oren 00:00, titullohet artikulli i gazetares Samije el Xhundi. Kjo gazette ka tri botime Brenda 24 oreve. Artikulli ne fjale u botua ne botimin e pare. Pikerisht ne oren 00:00 te mesnates. Kur une kthehesha nga hotel "Semir Ramis Interkontinental", per ne shtratin "Sheraton Baus". Ne botimin e dyte dhe ne ate te trete nuk u botua, sic u informova nga Samije el Xhundi, kishin intervenuar kucedrat e kuqe te RSFJ-se ne Kjaro.

 

Ja, pra, pasardhesit e "Bletes shqiptare" mund te marrin vesh vetem se kush LULEVE UA KA HUMBUR EREN NE EGJIPT!?

 

Zoteri! Kafe…si cdo here, - degjoj zerin e kamarierit qe me nxori nga kjo fantazi e fuqishme, POR E VERTETE?!

 

 

Nga ditari: Kajro 5 prill 1988

Musa Lamallari

Botuar ne "Flake" 12 qershor 1992

 

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker