Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

DRAMA ISLAME

EZANI I BILALLIT

(Lidhur me premieren "Ezani i Bilallit" ne regji te Xhevat Limanit, skenografi e kostume te Mahir Hasaniit, Skena e Skender Dacit e muzika e Syria Imamit)

 

Drama "Ezani i Bilallit" kap ndodhite nga historia apo nga periudha e quajtur "xhahiljet" (injorance) dhe nga periudha e quajtur "nur ul hak" (drite e te vertetes) dhe perfundon me vdekjen e Muhamedit a.s. duke lene porosine:"O ju njerez, kush e ka adhuruar Muhamedin, le ta dije se Muhamedi ka vdekur, e kush e ka adhuruar Allahun, le te dije se Allahu nuk vdes dhe se Ai eshte i perjetshem!"

 

Ceshtja e besimit, domethene para se gjithash e bindjes, ceshtja e besimit ne  nje Zot, qe mplekset ne njeriun qe nga momenti kur ai behet i vetedijshem per vetveten dhe krijuesin e vet, eshte mesazh i disa skenave ne kete drame. Madje kjo ceshtje kete drame e lidh edhe me porosite e Allahut, duke na nxitur dhe udherrefyer relacionet shumedimensionale: shpirterore, sociale, ekonomike, politike, etj. ku me kete feja islame bashkeqeneson ne shoqeri jo vetem si sistem i thjeshte, por edhe si levizje krijuese ne art dhe jete. Te tera keto Bilalli si kryeprotagonist nuk i realizon si njeri abstrakt ne pergjithesi, por si qenie qe eshte percaktuar me ndikime te shumta nga rregullatoret universale te fese islame. Mirepo, gradacioni i porosive te Allahut te Bilalli ne cilesi imanente pasqyron gjendjen se si ai dhe ne c'mase zgjidh kontradiktat ne mes te mires dhe te keqes, njerezores dhe jonjerezores, lirise dhe roberise. Nga menyra e zgjedhjes se tille percaktohet cilesia e devotshmerise se tij, vlera shpirterore gradacioni krijues, zgjidhja e vertete e konfliktit ne mes te njeriut dhe djallit, ne mes te njeriut dhe instiktit, zgjidhja e vertete e luftes ne mes materies dhe jomateries, ne mes lirise dhe domosdoshmerise.

 

Zgjidhja e drejte e ketyre kundershtive paraqet jo vetem shkallen e porosive te Allahut, por njekohesisht edhe domosdoshmerine per progresin islam. Cka mund te jete progresi islam apo veprimtaria islame (jashte mureve te xhamise madje e paraqitur edhe ne teater) pos shkalla e mirekuptimit dhe bashkekzistimit te qenies njerezore, shkalla e ndjeshmerise se njeriut te devotshem - "Ezani i Bilallit".

 

Xhevat Limani me sukses arriti ta beje dramatizimin e jete se Bilallit dhe personazheve te tjere. Suksesi i tij qendron mu ne tejkalimin e rendit individual te kultit te ndonje protagonisti ne ate te rendit kolektiv. Duke u udhehequr me parime me te cilat mund te bejne permiresime, plotesime, korrigjime, begatime ne drejtim te artit, ai menjanon interesat emocionale te cilat (ndoshta ne fillim) kane mundur te reflektohen nga disa medioker te personelit edukativo-arsimor, me paraqitjen e kesaj drame ne auditorium. S'ka dyshim se fitoi arti.. Puna profesionale e ketij regjisori shprehet si aftesi per te gjetur zgjidhje optimale produktive dhe si shkathtesi per t'i bartur ato ne praktike.

 

Skenografia dhe kostumografia e pergatitur nga Mahir Hasani jane dy elemente te reja qe u paraqiten ne dramen e derisotme shqiptatre. Funksionaliteti i tyre lidhet drejtperdrejte me tematiken e drames e cila ka karakter qenesor te periudhes se pare te fese islame, prandaj edhe mjeshtria e pergatitjes se skenave ne kete shfaqje, ne nje ane dhe shijes e zgjedhjes se ngjyrave te kostumeve ne anen tjeter, jane dy koncepte te thelbit te drames islame te shprehura ne menyre simbolike. E si misherim i ketyre dy elementeve ne nje menyre terheqese dhe prekese nderlidhet muzika orientale e zgjedhur nga Syria Imami, e cila pasuron shfaqjen e kesaj drame dhe nderkohe mbulon skenat me te prekshme te saj.

 

Ne vend te permbylljes te ketij teksti, do te sherbehem me vizionin e mendimtarit islam, Seid Kutb, kur thoshte se "nese nuk e kuptojme natyren islame si nje fe te kompletuar, atehere veshtire e kemi ta kuptojme cdo lemi te menjanuar prej lemenjeve te shumenumert te islamit…!?

 

Musa Lamallari

 

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
 
Musa Lamallari
Botuar ne "Flake" Ramazan 1992

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker