Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

RREFIM FILOZOFIK ME SPICA

GJYQI I DIELLIT

Me sa dukej, s'donin ta kuptonin shkollimin e tyre, ndryshe askush nga ata qe ndoqen mesimet ne "Akademi" nuk do te tregonte mirekuptim per profesoret e tyre kur ata ankoheshin per "eproret" qe nuk ishin te vemendshem, sidomos Sakuti dhe Mekuti, e qe te dy me talent te rralle ishin dalluar si njohes te mire te "aritmetikes", te "planimetrise", te "stereometrise", prandaj edhe s'gjenin vend se ku te qendronin, ne huje apo ne kuje. Ama profesoret nuk ishin aq naïve sa i kujtonin, kur thoshin se me "eproret" e tyre po manipulohet dhe se ne "akademi" dikush enkas ka future dicka jo te popullit. Si ne "Velika Akademine" e "Kralit".

 

Keto i mendonin profesoret e "Akademise" se re plot dy vjet tek po ecnin me hapa te sigurte ne udhezen e ngushte te Bardharit, e qe ndryshe quhet edhe "demokraci e Aleksandrit". Atyre u kishin kallzuar drangasit se Sakuti dhe Mekuti,  ish "eproret" e "Akademise", po pergatiten ne tempullin Kullinas:"Njih te teret". Kjo do t'u ndihmonte qe ata dy te marshojne neper "shtigje te gjata", neper "gjurmet e Aleksandrit", jo te atij te birit te Filipit te Maqedonise, por te atij te biri…, lindi 98 e vdiq 871 para eres sone. Pervec tjerash, profesoret e paten kuptuar se keta dy, pas fitores ne luften 7 vjecare qe e korren spartanet kunder drangaseve, ia imponuan qeverine oligarkike te tridhjeteve te ithtareve te Topdikut (991 p.e.sone), i cili me preardhje ishte nga ujdhesa e Beonasit. Drangasit keto i quanin "sofiste" ne thonjeza dhe cinike. Me 992 (p.e.sone) drangasit i rrezuan dhe vendosen pushtetin "demokratik", gjithashtu, ne thonjeza.

 

Ligji i ri ne "Akademi" u perkrah, por ky nuk ishte ai "ligj" qe kishte ekzistuar ne kohen e "Apostullit!" Pasionet dhe etja karrieriste per t'i paguar llogarite e vjetra nuk ishte e mundshme te qetesohen lehte. Kerkohej fajtori per te gjitha fatkeqesite dhe per te gjitha "abortuset" qe kishte pesuar ujdhesa e Beonasit dhe shteti i Spartes.

 

Para hetuesise ne "Gjyqin e Diellit", ne banken e te akuzuarve, gjendeshin Sakuti dhe Mekuti.

 

"Une Sakut Terkusi, qe jam nga siujdhesa e Teosit, i biri i Maristofanit te te birit te Terekleut, qe kam ecur deri ne Skandinavi dhe Afrike, qe e njoh Perendimin dhe Lindjen, dhe qe kam qene ne sherbim te te tridhjeteve, te lulishtja e nderuar "Apostulli" qe eshte pellangoz dhe kamikas i gardes se mbretit, u betova se do te jem besnik ne radhet e tij deri sa te me kapin agjentet "KGB"-se, sepse keshtu, dikur, kishte vepruar edhe babai im, Maristofani."

 

"Une Mekut Abtuli, qe jam nga principata e Peleponaseve, i biri i Ranitit te te birit te  Santarafellit, qe kam ecur e ka nuk kam ecur, qe e njoh e cilin shtet te botes nuk e njoh, andaj s'po di nga e si t'ia filloj…, e di vetem ate se, pa deshiren time, kam qene ne sherbim te te tridhjeteve, te lulishtja e nderuar "Apostulli" qe eshte e cka nuk eshte ai…Ehhh…ai"

 

Keshtu shkruanin Sakuti dhe Mekuti ne fillim te deklaratave te tyre. Kur ata edhe i nenshkruan me duart e tyre para hetuesise se "Gjyqit te Diellit". Me poshte, ne deklaraten e Mekutit, hetuesia i verejti edhe keto fjale, plote pezem!

 

"Mjeri une, duke e ditur, si mi mori Erinija mendte e u mashtrova. Krejt cka benin ata ishin te "…." Dhe te "……….", te mbeshtjella e te maskuara me lekure gjarperi."

 

Padine kunder Sakutit dhe Mekutit e kishte ngritur Deoniti - mjeshter i fjaleve dhe afarist, kundershtare i madh i "sofisteve" dhe anetare autoritativ i pushtetit "demokratik". Ne padi thuhej:"Sakuti dhe Mekuti jane fajtor sepse po e prishin ligjin e ri dhe po nxjerrin kulte te reja te clat shteti i Drangaseve nuk i njeh - PROPOZOJ LIRIMIN NGA BURGU" Me 9 vota "per" dhe 2 vota "kunder" gjykata e "Gjyqit te Diellit" konstatoi se padia eshte e arsyeshme dhe, pasi Sakuti dhe Mekuti ishin ish-"eproret" e "Akademise", gjykatesi i ketij organi ne fjale ua shqiptoi JETEN e jo Vdekjen.

 

Papritmas me hapen syte. Nga endrra qe kasha pare isha djersitur e bere uje. Jorgani ishte peshtjellur e bere si lemsh ne fund te kembeve te mia. Akrepat e ores tregonin syfyrin e muajit te madheruar - Ramazanit. O Zot, thashe ne vete, me ndihmo e kete enderr mos ma bene zgjenderr asnjehere.

 

Musa Lamallari

Botuar ne "Flake" 27 shkurt 1992 

 

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
 
Musa Lamallari
Botuar ne "Hena e Re" 1 Janar 1990

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker