Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Zgjedhjet Parlamentare 2006

Pas nje viti pushim, zagoria partiake e BDI-se, permes qatibit Petrit Menaj, perseri leshohet ne avanturen kunder Musa Lamallarit!

Ne xhep kam nje tallkin shqip per Petrit Menaj
Pergjigje telepatike nga Londra per Petrit Menaj

 

Zgjedhjet Lokale 2005

Ndalnie llakerdin TopTan

Zbrit ne toke, o Ali Ahmeti

Analiza Politike

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

 

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Portrete: Musa Lamallari, kandidat per kryetar te PPD-se

"DO TA PERGATIS BREZIN E RI PER SFIDAT PAS VITIT 2001"

"Jam anetar i disiplinuar dhe besnik i PPD-se dhe per njerezit qe e shijuan kajmakun e PPD-se gjate ketyre viteve, nuk jam anonimus", deklaron Musa Lamallari, i cili sic qendrojne punet, ne Kongresine Trete te PPD-se qe mbahet te shtunen dhe te dielen, do te jete njeri nga kandidatet per kryetar (krahas liderit te tashem Abdurrahman Aliti dhe ish-ministrit Abdulmenaf Bexheti). Fakt ky qe befasoi opinionin e ketushem, pasi as per se afermi nuk eshte i njohur si dy te paret. Kete befasi, para disa ditesh, e beri Dega e Cairit kur per te shprehur "pakenaqesine" me punen e udheheqjes aktuale te PPD-se, per Kongresin e Trete doli me kandidat te "vet". Se pse pikerisht kjo dege vepron keshtu, pergjigjja qendron ne faktin se ajo qe prej kohesh ishte vazhdimisht e pakenaqur, kurse pakenaqesia e saj do te kete kulminuar edhe me rastin e marreveshjes PPD-PDSH per paraqitje te perbashket ne zgjedhje, ku kjo dege u perjashtua nga mundesia per te dhene kandidat (kandidatin, sipas marreveshjes, e dha dega e PDSH-se).

 

Musa Lamallari (I lindur me 1966) nuk eshte aq i panjohur, sidomos per ato qe kane ndjekur shtypin shqiptar. Ka shkruar pa numer tekste (ese politike, filozofike…) dy libra ("2001- Fundi i Botes -ese dhe "Historia e Fese Hyjnore" liber shkencor i cili pręt botimin edhe ne maqedonisht) dhe sic thote vete, edhe dy libra tjere presin te botohen ne Shkup. Ai ka kryer shkollen e mesme fetare ne Medresene "Alaudin" te Prishtines, kurse pastaj ka studjuar ne Univerzitetin "El Ez-her" te Kajros. Ka punuar si imam ne disa xhami, kurse tash, si thote vete merret me veprimtari te lire, me shkrime, pasi nuk eshte i punesuar. Eshte edhe anetare i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptare te Maqedonise. Nderkaq ne PPD, sipas fjaleve te tij, eshte qe nga ditet e para te themelimit dhe ne vitin 1990, ka marr pjese ne themelimin e Nendeges se PPD-se ne Kantonin e Gjeneves ne Zvicer.

 

Cka paraqet per te kandidimi per kryetar te PPD-se?

 

"Eshte nje provokim per mua dhe ne Kongresin e Trete te PPD-se me vetedije te plote shkoj per te thyer skemat neokomuniste te mikroelites shqiptare te deritashme ne PPD. Jam thelle i bindur se kandidatura  ime do te fundose karizmat e rrejshme politike te poltroneve te Kryesise qendrore te deritashem nga deget e Shkupit"-thote Musa Lamallari, i cili thekson se me pare ka biseduar me shume aktiviste partiake ku eshte shprehur bindja se Shkupi duhet te dale kesaj rradhe me kandidat serioz. Mirepo, pastaj, nenvizon M.Lamallari, per shume arsye ata i kane ikur kesaj pergjegjesie. "Shihet se kane qene ne skemat e mikrioelites neokomunsite te Abdurrahman Alitit, ndaj pranimi i kandidatures sime do te shenoje nje kthese historike ne PPD qe ne te ardhmen kjo parti te mos ngulfate pluralizmin e ideve, mendimeve, obcioneve, qe te deshmoje veten se i ka bere 10 vjet ne pluralizem. Njejte si femija qe ka mbushur 10 vjet, kur synon te ballafaqohet me natyren rreth tij. Prandaj, kete process nuk do te lejojme ta gulfate mikroelita e deritashme e PPD-se. Se me kete, ajo do te gulfate ardhmerine e vet, por edhe te popullit te vet,- thekson Musa Lamallari i cili ka shume veretje ne udheheqjen e deritashme dhe veprimin e PPD-se. Sipas tij, "u shkelen disa nga intrersat vitale te shqiptareve ne maqedoni, u manipulua me ndjenjat e tyre sublime dhe pas ngjarjeve te Gostivarit, formacioni i pare i PPD-se, nuk e pa te arsyeshme, nuk mundi ose ndoshta edhe nuk deshti qe gishtit te Cervenkovskit t'i thote STOP, por lejoi qe si me ngjarjet e Bit Pazarit dhe ato rreth Universitetit te Tetoves, te amortizohen per  poste ne ndermarrjet publike, duke rene keshtu ne kurthin e interesave te ngushta klanore, grupore, individuale ose pragmatike". Musa Lamallari, udheheqjes se deritashme ia ze per te madhe edhe lenien pasdore te aktivisteve kur pyet:"pse u shkel e u perdhose dinjiteti i aktivisteve me te zellshem te PPD-se prej fillimit te vitit 1990 e deri sot?" Megjithate, shton me tutje "nuk dua te merrem me te kaluaren dhe le t'u mbetet kjo atyre qe ne te kaluaren kishin se paku  nje gram kulaci pushtet. Per mua kryesorja do te jete hapja e nje debati konstruktiv mes ideve te reja qe po lindin ne Shkup e gjetiu, se si te rirreshtohet PPD-ja ne te ardhmen dhe te mos lejojme qe te na perseritet 1994-ta. "Fraksionet jane te dobishme" do te thoshte kryetari aktual i PPD-se, por z. Alitiu i them se nuk do te lejojme qe PPD-ja te percahet dhe ta marr timonin e saj ai me nje grup njerezish te vegjel dhe te flase ne emer te 120.000 votuesve shqiptare ne Maqedoni. Kjo, nga fakti se fraksionet nuk sjellin avancimin e ceshtjes shqiptare dhe shqiptaret ne maqedoni nuk kane nevoje per shume parti, se u mjaftojne dy te forta, pavaresisht cila eshte pozite ose opozite.

 

Mirepo, cka ofron te re Musa Lamallari si kandidat i mundshem per te udhehequr me PPD-ne?

 

"Ne radhe te pare, me vete faktin qe jam kandiduar, ofroj gjak te ri, levizje, duke u perqendruar ne endrren e hershme te vitit 1991 kur PPD-ja si parti dhe levizje kombtare luftonte per statusin e shqiptareve si element shtetformues ne Maqedoni. Edhe pse PDSH-ja eshte ne pushtet, per keto kater vjet nuk do te jete ne gjendje te realizoje shtetformesine e shqiptareve" pergjigjet kandidati per kryetar te PPD-se, nga Dega e Cairit. "Une si udheheqes i mundshem kam per qellim qe ta rirreshtoj PPD-ne si opozite konstruktive dhe ta pergatis brezin e ri te saj (Prosperitetin rinor) per sfidat pas vitit 2001." Por jo vetem kaq: "Tani flitet per ndryshimin e Kushtetutes se RM-se, perkatesisht, pranohet se kjo kushtetute me preambulle nacionaliste eshte katalizatore e te gjitha krizave ne Maqedoni. Ne kete drejtim kampi politik maqedonas ne Qeverine aktuale (VMRO-DPMNE dhe AD) ka nje trandje, por kjo ende nuk eshte e mjaftueshme. Qe t'i hyhet punes me seriozitet per hartimin e nje kushtetute te re, te instalimit te njekohesise te bazes dhe superstruktures, administrata shteterore duhet te jete shume e afte dhe nuk guxon te bjere ne sprovat e Qeverise se meparshme te Gligorovit ne fillim te pluralizmit, kur u instalua sistemi i jonjekohesise ku nuk u perfillen proceset integruese brendaperbrenda Maqedonise, por edhe ato europiane e euroatlantike, me cka shqiptaret mbeten jashte tyre. Prandaj une do te angazhohem qe si opozite konstruktive te ndihmoj qe te mos ndalet ky process i filluar ne relaksimin e marrdhenieve nderetnike qe ta ndertojme  Maqedonine si shtet me koncept qytetar duke i vene ne qender dy etnikume, shqiptaret dhe maqedonasit, por duke mos i lene anesh as grupet e vogla etnike"-perfundon Musa Lamallari, kandidat per kryetar te PPD-se per Kongresin e Trete te saj.

 

D.Dauti

Botuar ne "Flake" 19 mars 1999

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker