|
Sikunder
dihet, shqiptaret gjinden perballe
sprovave te reja ne jete. Gjate gjithe
jetes se tyre te vetme kerkojne rruge dhe
menyra qe kete ta kalojne si njerez. Aty
ku do te ndihen me te lire dhe me te
kenaqur shpirterisht dhe materialisht. Si
studente te popullit me te vjeter ne
Europe e dijme edhe ate se deri ne
c'shkalle liria ka kuptimin e plote, deri
aty sa nuk rrezikon lirine e tjetrit. Ne
saje te kesaj, populli yne, ne fund te
shekullit XX, duke respektuar te gjitha
normat nderkombetare dhe te drejten e
popujve per vetvendosje, nuk do te
largohet nga rruga dhe synimet e tij te
qarta, te shprehura fuqimisht ne
Referendum…"
…
Disa
vjet me pare, ne kohen e fushatave
antishqiptare e posacerisht pas Plenumit
VIII ne Serbi, (atebote) ne
ish-Jugosllavine e kulcedrave te kuqe, e
si pasoje e krimeve te shekullit te lige,
lindi faraoni ballaknik. Nje faraon qe
filloi te godase, te vrase e te derdh gjak
mbi token arberore. Mbi token e atij
nenqielli qe u tymos me gazra lotsjelles e
helmues. Nje faraon qe po perpiqet per nje
qellim te caktuar e te vetem, e ky eshte:
T'i mbaje shqiptaret te shtypur e te
roberuar: per t'i shebyer "popullit
te zgjedhur" dhe per t'i ndertuar
Piramide - Varre ne shenje respekti. S'ka
dyshim se ditet e ketij faraoni i jane te
numeruara, ashtu, sic paten qene ditet e
faraonit te Musait a.s. dhe te Muhamedit
a.s.
Zoti
xh.sh. e pat thirrur Musain ne luginen
Tuva (rrenze kodres Turi Sina), i pat
folur dhe e pat urdheruar:"Shko te
faraoni se vertete e ka tepruar. Dhe
thuaj:"E ke ndermend te heqish dore
nga kjo rruge...?" Une te udhezoje te
Zoti yt e ti t'ia kesh friken Atij. Dhe ai
ia tregoi argumentet e medha. Por ai e
pergenjeshtroi dhe e kundershtoi. Pastaj u
kthye prapa dhe iku me te shpejte. I tuboi
(te gjithe te vetet) dhe u mbajti fjalim.
E u tha:"Une jam Zoti juaj me I larte!"
Atehere Allahu i plotefuqishem tmerrshem e
denoi ate, per kete te fundit dhe per ate
te paren". (En Naziat 17 - 25)
Pas
zbritjes se vahjit - shpalljes nga Zoti
xh.sh., ne Meke pat lindur faraoni i
gadishullit arabik. Nje faraon qe i pat
munduar muslimanet me metoda te ndryshme,
duke filluar prej atyre me cnjerezore e
deri te ato monstruoze. Prandaj Muhamedi
a.s. ka thene:" Cdo popull ka pasur
nga nje faraon, e faraon i ketij populli
eshte Ebu Xhehli". E sot faraon, Ebu
Xhehl dhe kriminel i nenqiellit tone eshte
S. Millosheviq, i cili me vete i ka "te
gjithe te vetet" (ASHA-ne e Serbise),
magjistaret e memorandumit trillues.
Dhe
me konkretisht edhe nje here t'i kthehem
historise:
I
pari, mbret i Egjiptit - Faron. Edhe pse
nuk e pranoi qortimin dhe besimin ne Nje
Zot, megjithate ai pranoi dialog me te
derguarin e Zotit, Musain a.s. Por, edhe
pse pranoi dialog me Musain ai u bind tek
atehere, kur u fundose ne detin e kuq me
tere ushtrine e vet. Kurse faraoni
ballkanik me parine e tij as nuk pranon
qortimin e Zotit e as qe e ka ndermend te
bej dialog me shqiptaret qe jetojne ne
trojet e stergjysherve te tyre. Thene
shkurt: Europa shtrige do te thote se
"nuk mund t'u pranojme" nga
fakti se nuk kemi "profete" te
rangut si: Ivo Andriqi, Vasa Cubrilloviqi,
Dobrica Qosiqi, etj.. Te parin (nobelistin)
tani e kemi edhe ne dinarin e ri 5000 e te
fundit te ketij ish-shteti ne te cilin
lindi faroni ballkanik.
I
dyti, Ebu Xhehli - babai i paditurise.
Faraon i gadishullit me te madh ne bote -
arabik. Edhe pse eshte quajtur babe i
paditurise dhe kryeneqesise, megjithate
per ne rruge te mbrapsht e te mallkuar ai
ka qene i ditur dhe i pasur. Sa ka qene i
pasur dhe krenar deshmon fakti historik i
komplotit te pasuksesshem. Kur ai e
urdheroi parine e mushrikeve:"Nuk dua
te mbytet prapa shpine i biri i Abdullahut,
Muhamedi!" Ai pati fatin e zi t'i
luftoje muslimanet deri sa ra perplaste ne
luften e Bedrit. E, ne castet e fundit te
jetes se tij prap me kryeneqesi
tha:"Sikur te isha ende gjalle do ta
luftoja Muhamedin te biriii…" Dhe
vdic i shtangur ne rere. Kur per kete mori
vesh i derguari i Zotit, Muhamedi a.s.,
tha: "FARAONI I POPULLIT TIM PASKA
QENE ME TMERRUES SE FARAONI I MUSAUT!"
I
treti, S.M. - princ i Shumadise. Faraon i
gadishullit ballkanik. I eger, kriminel.
S'ka asnje fije nderi dhe as ndonje
ndjenje te vecante te njerezise. Asgje e
hijshme ne qenien e tij dhe asgje e re ne
politiken e ushqyer me mjete antietike dhe
antihumane.
Ky
faraon dhe paria e tij, per te shtypur
Kosoven pergatiten prapa shpine sabotime e
shantazhe, filluan ne menyre me te vrazhde
te diferencojne, te largojne nga puna e te
burgosin mijera e mijera vigane te
pafajshem, e pastaj u versulen prapa
shpine per te mbytur edhe nje
"terrorist" nente vjecar,
vogelushin Milot Kryeziu, vashen lupcjane,
Ylfete Humollin, e sa te tjere..!? Keto
krime i dijne vetem renkimet dhe lotet e
nenave kosovare. Keta lote te paster
arberor e detyruan Nenloken e madhe te
thote:"FARAONI I POPULLIT TONE QENKA
ME TMERRUES SE FARAONI I BENI ISRAILEVE
DHE ME GJAKPIRRES SE FARAONI I BENI
ARABEVE!"
Musa
Lamallari
Kajro,
1989
Botuar
ne "Hena e re" ne janar 1992
Koment
ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
Albanian
Homepage
Shkupi
|