|
(ne shenje
perkujtimi te imam Hysni Hoxhes, burrit qe
e deshti shume edhe fene edhe popullin e
vet)
Ne fillim te
janarit, u mbush nje vit qe kur u nda prej
nesh pergjithmone, ne Uashington, Imam
Hysni Hoxha, nje nder ligjeruesit fetar me
te njohur dhe nje nder aktivistet me te
zellshem ne mergaten shqiptare. Vdekja e
ketij intelektuali pate tronditur thelle
ne shpirt te gjitha qarqet e komunitetit
shqiptar ne Shtete e Bashkuara te Amerikes,
ne Australi, ne Europe ashtu edhe ne Atdhe,
apo sic i thoshte i ndjeri:"Ne Shqypnin
Ethnike". Imam Hysni Hoxha ishte jo vetem
udheheqes fetar por edhe nje atdhetar i
merituar e i respektuar nga e gjithe
mergata politike shqiptare. Fese e Atdheut
i ka sherbyer me zotsi e dinjitet dhe me
nje guxim te pashoq. Andaj lajmi per
vdekjen e ketij patrioti qe lajmeruar edhe
ne Seksionin shqiptar te "Zerit te
Amerikes" ne Uashington.
Imam Hysni
Hoxha u lind ne vitin 1914. Shkollen
fillore e filloi ne Gjakove, gjegjesisht
ne vendlindjen e tij, dhe e mbaroi ne
Tirane, ku edhe kreu pastaj Medresene e
larte te Tiranes. Me vone, ne vitin 1934 i
vazhdoi studimet ne Universitetin El-Ez-her
te Kajros dhe, ne vitin 1942, u diplomua
ne Fakultetin e shkencave islmike.
Aty kah mesi
i viteve te dyzeta, kur Shqiperia kishte
cliruar veten, pa ndihmen e askujt, ne
kohen kur po i buzeqeshej e bardha dhe e
bukura liri, Hysni Hoxha e pa si
domosdoshmeri kthimin e tij, duke menduar
se ne atdheun e tij do ta arsyetonte
ndergjegjen e vet se te jesh ne sherbim te
popullit eshte detyre e shenjte.
I shtyer nga
kjo pergjegjesi per atdheun, Hysni Hoxha
pa hamendje vendosi t'i kthehet
vendlindjes dhe poullit te etshem per
dituri. Mirepo, rrjedhat komuniste qe u
krijuan asaj kohe nga pasuesit e
bolshevizmit ne Shqiperi dhe ne Kosove, e
vecmas kur ata ua ndezen sinjalin e kuq te
gjithe atyre te cilet kishin pikepamje te
kunderta politike me ta, sikurse per
intelektualet tjere ashtu edhe per imam
Hysniun qene te mbyllura te gjitha rruget
e kthimit per ne Atdhe, per cka edhe ky u
detyrua te marre rrugen e mergimit me plot
dhembshuri, dashuri dhe sinqeritet ndaj
Atdheut te tij.
Edhe pse
kahere i kishte mbaruar studimet, Imam
Hysniu ne Kajro qendron deri atehere, kur
per shkaqe te ndryshme detyrohet te
largohet nga ky vend (qe deri kah fundi i
viteve te pesedhjeta ka qene vater e
kolonisteve shqiptare). Nga keto rrethana,
pa u menduar shume, zgjodhi rrugen per ne
Arabine Saudite. Dhe pasi kreu konditen
Islame Haxhin, u vendose ne Xhede ku disa
vite punoi si mesimdhenes ne nje shkolle
te mesme. Por i pasionuar per mjedisin
shqiptar dhe deshira e tij per te qene ne
sherbim te popullit te vet, ne fillim te
viteve shtatedhjeta niset per ne Amerike,
ku ne kete vend numri i emigranteve
shqiptare shtohej per dite e me shume.
Ne SHBA ne
fillim punon si imam ne Vuterburung te Nju
Jorkut, kurse me vone shkuarja e tij ne
Cikago i ka ndihmuar komunitetit shqiptar
- musliman aq sa menjehere u emerua si
imam ne "Qendren Islame Shqiptare
Amerikane". Kjo gje ju be e mundur nga
shqiptaret - muslimane te Amerikes vetem
duke e njohur dhe duke e respektuar
personalitetin dhe autoritetin e imam
Hysni Hoxhes. Kush e ka njohur
shkelqesine e tij, ka per te deshmuar
kontributin e punen e frytshme te tij ne
ruatjen dhe kultivimin e kultures,
tradites dhe gjuhes shqipe ne Amerike.
Me te gjitha
brengat e vuajtjet e mergimit, Imam Hysniu
nuk e pushoi aktivitetin e tij ne sherbim
te Fese e te Atdheut. Edhe pse larg
Atdheut, levizjen dhe qendresen e
vellezerve kosovar e percillte me vemendje
e kushtrim dhe me nje dashuri te madhe.
Ndoshta ishte i pari imam qe nisi te
denoncoje neper shtypin arab politiken
bolshevike te serbomedhenjeve.
Bashkepunonte me Lidhjen Islamike per
perhapjen e fese Islame ne Amerike. Ishte
bashkepunetor i zellshem i redaksive te
gazetave dhe revistave ne gjuhen shqipe ne
mergim, si p.sh.: "Dielli", "Perpjekja
Jone", "Krahu i Shqiponjes", "Koha e Jone",
etj. Ka bashkepunuar edhe me organizatat
politike shqiptare qe punonin ne Amerike
per te miren e Atdheut, e sidomos per
Kosoven.
Imam Hysniu
pervec qe u angazhua ne ceshtjen kombtare,
pa u zhvesh nga misioni i shenjte Islam,
me nje ndjenje te fuqishme, te thelle dhe
te qendrueshme, u mor edhe me perkthime
nga arabishtja ne gjuhen shqipe. Eshte
marr me perkthimin e Kur'anit. Perktheu
librin "Islami dhe te drejtat e njeriut"
nga autori i shquar egjiptas Zekirja el
Berri. Ky liber i perkthyer nga i ndjeri
dhe ende i pabotuar gjendet ne mesin e
studenteve atdhetare ne Kajro.
Sidoqofte,
tash kur Imam Hysni Hoxha nuk ėshtė mė
ndėr tė gjallėt, tash kur rrethi i
komunitetit te shqiptareve - muslimane ne
SHBA eshte me i ngusht per nje aktivist,
para se gjithash per nje imam qe do te
mund te kontribuonte ne gjirin e tij; tash
dhe ne te ardhmen, pra, duhet te hapet
shtegu qe te gjitha shkrimet e botuara e
te pabotuara te mblidhen dhe te botohen
dhe tek atehere do te njihet jeta dhe
vepra e ketij atdhedashesi te madh. Do te
afirmohet edhe ne gjiun e tokes ku eshte
lindur dhe ne radhe te pare do te
afirmohen ato vlera qe do t'i sherbejne
brezit te ri se si duhet ruajtur vlerat
shpirterore dhe kulturore te popullit
tone.
Studentet
atdhetare ne Kajro me nje dhembje te madhe
e perkujtojne kete imam dhe atdhetar te
palodhshem, dhe familjes se tij ne Amerike
si dhe farefisit ne Kosove e Shqiperi, u
shprehin ngushellimet tona me te thella.
Dhe e lusim Zotin xh.sh. qe Imam Hysni
Hoxhen ta shperbleje me xhennetin me te
larte!
E pergatiti:
Musa Lamallari
Botuar ne "Hena e Re" 1992
Koment
ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
Albanian
Homepage
Shkupi
|