Sa
here ulesha ne "Fejshavi" e
shihja tymin e nargjiles me dy gaca prush
ne enen e ornamentit egjiptian duke percjelle
valet e radios me zerin e bukur te Ummu
Kulthumit, qe per njerezit e ketushem
eshte ze i cili me dhembje te thelle
i kendon dashurise, menyres dhe stilit
ekzotik te jetes. Pernjeheresh ky ze
t'i ngjalle ndjenjat per aromen erotike
ne shtratin e Sheherzades, me stilin e
Kazanoves, pa u ngerthyer ne formen
spirale te nje mije e nje neteve.
Aty,
ne "El Husejn", sheh e çka nuk
sheh, plot burra me fustana e gra me
minifunde. Edhe aso grash te mbuluara e te
mbyllura, si zana e Spartes ne mendafsh
te kalter. Sa nuk mund t'ua shohesh bebezat
e syrit. E lere t'ua zbulosh menjehere
misterin e portokallit dimeror. Stinen
kur portokajte piqen me bukuri joshese.
Si ne fidanishten e mbretit Faruk. Per
Farukin, nuset e bukura qe ne kujtese
kane stilin e Kazanoves shqiptar, thone
se, ne vend te ujit, ai pinte vetem leng
te shtrydhur nga portokajte dimeror. Ne
shtrat, ai, shtrydhte me lehtesi edhe
trupin duke pire tembel te nxehte
mollash te nuseve qe zhveshnin te
gjitha fshehtesit e femres. S'kishte pire
ai burr uje Nili. Prandaj edhe nuk u
kthye kurre me ne Egjipt. E me te
shkoi edhe dinastia shqiptare e Muhamed
Ali Kavalles.
Atyre,
vashave te bukura te Nilit, thone
burrat me fustana, u vije hakut vetem
Abdul Halim Hafidh, kengetar i kenges se
gjalle ne dashurin e vdekur, qe hijen e
tij e pushtojne me trup te bute dhe, ne
çdo nate, e kane thelle ne gji, ne
gjak dhe ne zemer. Mirepo, per
Hafidhin e ndjere, si per çdo yll te
muzikes, thone se ka qene impotent,
s'ka pasur hormone shtrati, ka vuajtur nga
kanceri, vetem nje Zot mund ta dije se
çka ka pasur ne te vertete. Shpesh
ndodhe qe, kur i ke ne preher
bukuroshet e Nilit, si Jusufi a.s., t'i
drejtohesh Zotit:"Une nuk e
shfajesoj veten time, pse epshi eshte
shume nxites per te keqen". E kur
ato gjenden larg nga shtrati yt, me epsh
nostalgjik, i bertet vetvetes dhe i
vrojton hijet e tyre ne shtratin e nje
mije e nje neteve. Keshtu, ç'te besh,
eshte natyra e njeriut qe lengon nga
frika.
O,
Nil, lum i zhgjendrrave te mia ne
shtratin
"Sheraton
Baus"
vetem
ti e di pse me pelqen "Fejshavi"
e
askush tjeter!
Ne
"Fejshavi" e takova Sylen duke
u shkrumbuar ne tymin e nargjiles, qe te
magjepste me nostalgji. Ç'dreq i zi te
solli ne "Fejshavi", me pyet.
I pergjigjem: merzia dhe romantika e
syrgjynosur. Sillja, kamarier, edhe
vendasit tim nje nargjile dhe nje sirup
drethezash! A kemi ndonje lajm te ri,
cime, eh?
Paj,
pasi s'pat letra ne poste, s'di as vete
ç'lajm te ri ka sot. E sheh kete gazete.
Sot, pas shume muajsh, valet e "avanturave"
e kishin futur ne nje fjok ne posten e
"Bausit". Desha te kthehem ne
banese, por s'munda. Dhe thashe,
vetmevete, hajt te shkoj ne "Fejshavi".
Aty, ndoshta, do te me hiqet pak merzia.
Por, me thuaj, sa nargjile i ke pire? Ai
ia priti menjehere: lere nargjilen. Ma
jep gazeten, me tha, cime. Ama ta shoh
se ç'ere fryn ne vendlindje dhe me
trego se c ç'duhet bere une pasi ka
kohe qe nuk kam marr leter prej shtepise.
Kane humbur te gjitha lidhjet me Kosoven,
nuk ka letra, nuk ka gazeta, nuk ka ze
familje ne receptorin e telefonit, nuk ka
kurgje. Ama kurgje, cime, bash hiç. Qy,
i them une qe shfletoja gazeten, kjo
gazete eshte nga Maqedonia dhe jo nga
Kosova, me lajme te para nente muajve
veçse ka per t'i shtuar merzite tua
edhe me shume, kjo s'eshte "Rilindje"
e as qe do e di ta luaj rolin e RILINDJES!?
Syla
me tha: besome, cime, çka do e sido qe
te jete, a eshte ne gjuhen shqipe,
do te me hiqen pak merzite dhe do te
me sherohen disa plage. Qy, bre, i
them, mos m'u ben artist. Me kete gazete
s'ke me çka t'i sherosh plaget tua. Ti,
Syle, e di shume mire se "El
Hilali", me "dy" denar pulle
postare, prej Shkupi (Rr e Çairit 52) e
deri ne Kajro (Islamic Students City 15 W
7), nje here, pa grime fytyre, bene
avantura ne tre gjuhe neper kampe te
ujdhesave me te bukura ne Mediteran dhe,
per t'i la mekatet, zakonisht, ne
ujdhesen e Kritit sterpike, me uje
Sharri mbi varrin e Thalesit, e me pastaj,
si virgjireshe plake, vjen te kaperceje
çastet me te kendshme me studentet
shqiptar ne shtratin e Sheherzades.
Cime,
ja priti Syla, lere, ke te drejte, se vertete
kjo gazete me tre gjuhe mua ka per t'i
mi shtuar plaget e merziave edhe me
shume. Une dij shqip, arabisht dhe
frengjisht, por jo maqedonisht. Me trego,
cime, sa muslimane qe flasin
maqedonisht ka ne Maqedoni? Une, qesha,
e i thash: Hajt t'i lajm rehat hoxhet e kesaj
gazete dhe te kqyrim punet tona me tym
te nargjiles, te mendojme se nje dite
vjen edhe koha e jone kur kete gazete
kena per ta bere shqip!? Mire e ke, me
tha Syla, vjen nje dite edhe koha e jone…por
kur…???
Musa
Lamallari
Shkruar
ne Kajro, mars 1989
Botuar
ne "Flake" 22 maj 1992
Koment
ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
Albanian
Homepage
Shkupi