A Website of the Albanian Activist Albin Kurti - Released  by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

This Website is for Albin Kurti click here for English
 
Who is Albin Kurti?

Albin Kurti was born on March 24, 1975, in Prishtina, Kosova. He finished primary school (1981-1989) and high school (1989-1993) in Prishtina with  excellent success. For more go Here!

  

Ju mund te diskutoni dhe te jepni mendimet e juaja ne AlbaNur Forum per Albin Kurtin!

  
 
Shpallja e Pavaresise nga Hashim Thaçi
 

Fjalimi i ndaluar i Albin Kurtit ne Gjyq!

  

Çka po ndodh? Kah po na çojne? Çka duhet te bejme?

  
 

6 ASIMETRITE

PADREJTESITE THEMELORE

 
BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISE

Shteti serb ne luften e fundit ne Kosove vrau rreth 14.000 njerez. Afer 90% prej tyre civile te paarmatosur. Te pambrojtur. Kryesisht femije, gra dhe burra te moshuar. Per me teper kliko ketu...>>

 
 

PSE BOJKOT I PRODUKTEVE Te SERBISe?

Shteti serb ne luften e fundit ne Kosove vrau rreth 14.000 njerez. Afer 90% prej tyre civile te paarmatosur. Te pambrojtur. Kryesisht femije, gra dhe burra te moshuar. Rreth 3.000 persona te rrembyer jane ende te pagjetur. Pjesa derrmuese e tyre gjenden ne Serbi. Afer 20.000 femra te dhunuara. 740.000 persona te deportuar dhunshem. 120.000 shtepi te shkaterruara apo te demtuara nga ushtria serbe. Per me teper kliko ketu...>>

 

Per te pare posterat kunder produkteve te Serbise klikoni ketu: 

 

Ju mund te kerkoni materialin ne AlbaNurGoogle!

Arbitrariness of Police Justice NEW

Çka po ndodh? Kah po na çojne? Çka duhet te bejme?

Aq shume koncesione ka bere Grupi Negociator (GN) i Kosoves deri sa ka arritur te Pakoja e Ahtisaarit, saqe tash natyrisht se do te kerkohen koncesione te reja. Duke e pare fleksibilitetin e negociatoreve kosovar Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kerkuan negociata te reja. Serbia bile kerkonte negociata te drejtperdrejta, duke pasur parasysh perfitimin qe kishte nga kesolloj negociatash ne Vjene dhe duke qene e vetedijshme per inferioritetin e papermiresueshem te negociatoreve nga Kosova. Ata realisht ngadhenjyen ne kete beteje te rendesishme. Tash, e gjithe ajo qe quhet bashkesi nderkombetare eshte per negociata te reja dhe ato porsa kane filluar. Madje eshte percaktuar edhe nje afat prej 120 diteve per kohezgjatjen e ketyre negociatave qe per fillim do te kene formen e diplomacise fluturuese. Me keto 120 dite duan ta krijojne pershtypjen se ka zhvillime, se megjithate po punohet, se sidoqofte ka angazhime dhe perpjekje, andaj njerezit duhet te (vazhdojne te) presin. Pra, ata do te shtiren se kinse po bejne diçka ne menyre qe te mund te na thone qe ne, populli i Kosoves, te mos bejme asgje. Qe te mund ta kerkojne pritjen dhe durimin, qetesine dhe heshtjen e qytetareve te Kosoves, atyre medoemos u duhej te shpiknin ndermarrjen e ardhshme, farsen e radhes. Pikerisht keshtu erdhi ky propozimi per 120 dite, i cili jo vetem qe synon t’i paralizoje qytetaret por nuk i lejon ata as te presin lirisht. Krejt çfare duhet te bejme sipas tyre eshte te presim, mirepo, jo te edhe presim ashtu siç duam vete ne. Ndonese realisht s’mund te themi gje per menyren e pritjes perderisa ajo asnjehere s’eshte alternative kundrejt asnje konteksti, edhe ne pritjen e ‘sugjeruar’ (duan te) intervenojne. U thuhej qytetareve qe duhet te presin fillimin e ketyre 120 diteve. Tash u thuhet te presin skadimin e 120 diteve. Me pas, sigurisht, do te kalojne te premtimet e reja per te rifilluar me negociata te drejtperdrejta mu ashtu siç ka kerkuar Serbia. S’ka se si te jete ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me perfundimin e atyre 120 diteve nuk mbaron ama bash asgje. Rrjedhimisht as pritja.

Zgjedhjet qe po planifikohen tash, edhe njehere per institucione pa sovranitet, jane te kota. Manipulimi me daten dhe menyren e zgjedhjeve – si nje aspekt themelor i demokracise (atje larg diku ne bote) – i ben ato kunderproduktive. Vete shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si nje guvernator i kolonise qe eshte, tha se e sheh mundesine e zgjedhjeve te reja nga prizmi i ndikimit ne procesin e statusit. Ja se çfare eshte kjo demokracia pa vetevendosje te cilen na e rrefejne dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t’i mbajne ne nentor te ketij viti nese vleresojne qe ne shtator ka potencial per shperthim te situates. Zgjedhjet do t’i shtyjne per pranvere nese vleresojne se atehere do te kete mundesi shperthimi, me ç’rast pakenaqesia kanalizohet ne fushata parazgjedhore. Shperthimin, per te cilin do te flasim me vone, keta sigurisht nuk e duan tash. Shperthimin e duan vetem pas ketyre 120 diteve dhe atehere kur te jemi ne prag te konferences se re nderkombetare per Kosoven per marreveshje te re me Serbine te arritur nga ky Grupi Negociator i Kosoves.

Nderkohe, Grupi Negociator nuk do te kete as mandat e as detyre te re. Negociatoret kosovar do te orvaten qe t’i normalizojne gjerat jonormale, qe te jashtezakonshmen ta bejne te zakonshme. Kush ne kembe e kush me duar, ata qysh tash kane nisur fushaten qe te pranohen edhe negociatat e reja. Me vone do ta bejne edhe fushaten tjeter per pranimin e marreveshjes me Serbine, e cila (do te thone ata) eshte ne ujdi me bashkesine nderkombetare, dhe (serish do te thone ata) e shpie Kosoven (edhe) nje hap drejt pavaresise. Ngjashem, para tete vjeteve e gjysme, keta politikane u paten ‘konsultuar’ me popullin per dokumentin e Rambujese te cilin, siç e mbajme mend mire, e shiten ne emer te ‘referendumit’ qe kinse do te organizohej pas tre vjeteve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjehere. Thuhej se do te merret per baze ‘vullneti i popullit’ mirepo mendohej per popullin e tere Jugosllavise meqe ne atje as qe konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike te problemeve te sotme vijne nga defektet dhe demet e shumta te Rambujese. eshte e domosdoshme qe te theksohen gabimet e djeshme per te kuptuar hallet e sotme. Me kete rast, do te kufizohem duke i permendur vetem edhe 13 te keqija te tjera te Rambujese qe na kane degdisur ne tatepjeten ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen ne Rambuje behet shkelja e betimit te ushtarit te UÇK-se por madje edhe e referendumit te vitit 1991; behet degradimi i luftes çlirimtare ne konflikt te armatosur; Jugosllavia, te cilen nuk e pranonte atebote as vete bashkesia nderkombetare, behet shtet i shqiptareve permes kater nenshkruesve shqiptar qe pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavise; behet kategorizimi i popullit shqiptar ne Kosove si bashkesi nacionale sikurse edhe serbet ne Kosove qe me se shumti ishin vetem 8%; vuloset mungesa e sigurimit shteteror per Kosoven duke parapare vetem sigurimin publik per te; behet trajtimi i Kosoves si pjese e Serbise, perveçse e Jugosllavise, me ç’rast Kosova duhej t’i dergonte 20 deputete ne Kuvendin e Serbise; nuk permendet askund UÇK-ja – ajo konsiderohet ne grupin e formacioneve te tjera; nenshkruhet çarmatosja e UÇK-se; behet defaktorizimi i plote i Kosoves dhe natyrisht se pastaj perfaqesuesit e saj nuk i pyet askush per marreveshjen ne Kumanove e as per Rezoluten 1244; u jipet pushtet i madh komunave gje qe e ben Kosoven dhe integritetin e saj territorial shume te brishte dhe mundeson autonomi brenda autonomise; behet pamundesimi i mevetesise ekonomike te Kosoves, resurseve te saj e i kontrollit te kufijve dhe qarkullimit te mallrave; behet pamundesimi i se drejtes se Kuvendit te Kosoves per ndryshime kushtetuese; qe prej atehere çdo dokument ne Kosove behet ne baze te marreveshjes se Rambujese ose ndonje dokumenti tjeter qe i referohet marreveshjes se Rambujese. E gjithe kjo baterdi juridike e politike u hesht atebote duke u mbuluar me genjeshtren per referendumin pas tri vjeteve; per referendumin qe po na mohohet edhe pas tete vjeteve!

Negociatoret kosovar rregullisht e kane genjyer popullin. Pse do te ishte ndryshe tash? Pse do te jete ndryshe ne te ardhmen? Sa me shume qe genjejne, aq me teper zvogelohen gjasat qe te mos genjejne edhe heren e ardhshme. Induksioni e thote kete. Induksioni s’ka nevoje per pervojen; por, anasjelltas vlen. Te besosh se do te jete ndryshe kesaj radhe me keta negociatoret kosovar, kjo s’ka kurrfare shpjegimi racional. Per me keq, genjeshtra e ketyre politikaneve eshte e skajshme. Kur ata thone qe s’do te negociojne per kete e per ate gje, kjo do te thote saktesisht e kunderta: se do ta bejne pikerisht ate qe thone se nuk do ta bejne (pasi qe UNMIK-u te beje pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonese genjeshtra e tyre eshte aq e veçante ne kuptimin qe eshte aq larg se vertetes, megjithekete, ajo na e tregon te verteten si asnje genjeshter tjeter. Duke qene vete e kunderta e se vertetes ajo na ndihmon aq shume, ne mos plotesisht, qe ta zbulojme te verteten.

Por, le t’i kthehemi edhe njehere Rambujese, ku Kosova u la juridikisht nen Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe çarmatosja e UÇK-se. I pari qe e pat nenshkruar dokumentin e Rambujese atebote ishte Veton Surroi. Krejt njesoj, ky serish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtese e marreveshjeve te reja. Duke konsideruar se banoret e qyteteve tashme jane bindur, ne shenjester te tij jane fshatrat. Fundja, ne negociata shkohet per marreveshje e jo per mosmarreveshje. Veton Surroi eshte njeri i marreveshjeve. Kjo marreveshje e re me Serbine do te ndodhet ndermjet Pakos se Ahtisaarit dhe qendrimit te Serbise e qe serish i bie te jete qendrim i Serbise, meqe gjithnje brenda suazave te formules se saj te kahmotshme per ‘me shume se autonomi, me pak se pavaresi’. Me shume se autonomi e me pak se pavaresi eshte veçse autonomi. Serbia pa dyshim qe ia ofron autonomine (qe e kishte) Kosoves vetem dhe vetem qe t’ia marre ate pastaj mu sikurse beri ne vitin 1989.

Negociatat e metutjeshme te paralajmeruara nga nderkombetaret e tashme te pranuara nga vendoret do te sjellin zgjidhje te cilat do te jene nen Pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se te pakenaqurit fitojne nga vazhdimi i negociatave. E keta jane ne politiken zyrtare ne Beograd, jo ne Prishtine. Perkunder kesaj, negociatoret kosovar i pranojne dhe madje i afirmojne negociatat e reja. Korit te ketyre negociatoreve ne fushaten per te promovuar negociatat e reja drejt marreveshjes se re, ne stilin ‘Kosova e mirepret te ardhmen’ (çfaredo qofte ajo), do t’i bashkohen edhe aleatet tradicional: nderkombetaret vendas (burokratet e UNMIK-ut) dhe vendasit nderkombetar (burokratet e OJQ-ve) . Neper shumicen e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatoret e ndryshem nderkombetar do te japin paga te majme e fonde te medha vetem e vetem qe qytetaret te rrine duarkryq. Do te na paguajne mire e mire qe te mos bejme asgje. Do te na paguajne qe te sodisim veten tone ne fjalet e tyre. Jo me kot per vite te tera me radhe e kane fabrikuar njefare shoqerie civile kompradore si lidhje organike e shumices se OJQ-ve, mediave dhe ‘intelektualeve’ te cilet a priori e denojne dhe do ta denojne rebelimin dhe ‘dhunen’ e protestuesve. ‘Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, jane mbi te gjitha!’ – deklarojne ata. Po – sepse jeta e tyre eshte e mire dhe u dashka te jete e sigurt, ne kohen kur jeta e popullit eshte e rende dhe e pasigurt. Po – sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurine e tyre, kurse rendi qe sjell ky pushtet siguron rehatine e tyre. Fenotipi i tyre eshte i njejte. Sikurse edhe ministrat dhe politikanet e tjere te pasur, edhe keta, kane dhe jane ne boten e tyre te veçante bashke me familjet e tyre. Te varferit i shohin vetem ne televizor ose neper statistika. Nese perjashtojme ketu lypesit e shtrire neper rruge nga te cilet ndjehen te bezdisur, atehere kur rrallehere ecin kembe.

Alternativat

Perderisa perpiqeshin qe ta miratojne nje rezolute te re per Kosoven ne KS te OKB-se, faktore te rendesishem boteror na rrefenin se si kjo eshte ‘rruga e duhur perpara’, duke na perkujtuar se alternativa tjeter e kesaj – ajo e shpalljes se (njeanshme te) pavaresise – na shpie ne ndarje te Kosoves, e mbase edhe ne nje lufte te re. Pra, thoshin se jane dy alternativa: rezoluta per Kosoven ose ndarja e Kosoves. I aludonin, e dikur edhe permendnin qartazi, keto dy alternativa qe te kuptohej se ka vetem nje alternative – rezoluta e re per Kosoven, pra, mu ajo qe po mundoheshin ta arrinin. Rrefenin per dy alternativa qe te kuptohet se ka vetem nje te tille, dhe kesodore ta perforcojne drejtimin e tyre qe perputhet me ate alternative e cila asisoj behet ekskluzive. Se pari, e reduktojne realitetin e se mundshmes ne alternativat qe ata i shfaqin, per t’i totalizuar me pas ato deri ne okupimin e pergjithshem te se mundshmes (sipas tyre). Se dyti, alternativat paraqiten ashtu qe shpejt atrofizohen ne mendjen e secilit qytetar, per te mbetur ne fund vetem nje alternative e cila perputhet plotesisht me procesin aktual politik te dirigjuar nga vete ata. Kur e pane se Rusia jo vetem qe nuk po leshon pe por se as qe e ka ndermend ta beje nje gje te tille, atehere konceptualisht propozuan kthimin ne te kaluaren – negociatat me Serbine. Mirepo, permbajtesisht propozuan vazhdimin e avazit te vjeter. Pasi qe e negociuan copetimin e brendshem te Kosoves mbi baza etnike dhe fetare, radhen e kane negociatat per statusin e Kosoves i cili per rrjedhim tani nuk do te jete as ai i pavaresise se mbikeqyrur, por i njelloj federate me Serbine. Edhe njehere, si alternative tjeter e negociatave te metutjeshme drejt fundosjes se metejme paraqitet ndarja e Kosoves, pra perseri po ajo alternative e meparshme, e cila sherben si kercenim per ata qe kane dilema rreth vazhdimit te negociatave.

GN-ja dikur thoshte se nuk po ben koncesione. Kompromiset ne Vjene, GN-ja i interpretonte si nje e mire ne vetvete per Kosoven dhe jo si kompromise e koncesione. Andaj, me pastaj u tha se palet nuk arriten te merren vesh dhe, si rrjedhim, ne emer te Kosoves qe e pranoi Pakon e Ahtisaarit u vazhduan kompromise te tjera neper draftrezolutat evro-amerikane per KS te OKB-se. E, siç dihet, keto rregullisht hedheshin poshte nga Rusia. Sepse ajo mundej dhe sepse Serbia keshtu donte. Per ate pse Serbia e donte kete do te perpiqem ta shpjegoj me vone. Paraprakisht, eshte e nevojshme qe ta trajtojme temen e ndarjes se Kosoves ne kontekstin e ketyre negociatave te reja, apo, siç do te thoshin Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi, te ketyre ‘angazhimeve shtese qe po kerkohen’.


Ndarja?

Gjithnje e me shume flitet e shkruhet sesi me keto negociatat e reja do te ndahet Kosova. eshte interesante sesi mu ata analiste qe dikur thoshin se pavaresia eshte çeshtje e kryer tash thone se ndarja e Kosoves eshte pune e kryer. Ata gabuan atehere. Ata gabojne edhe tash. Kesaj radhe gabojne dyfish. Se pari, ata nuk e kuptojne se Kosova faktikisht eshte e ndare dhe bashkimi i saj nuk behet me negociata. Dhe, se dyti, edhe nese Kosova juridikisht dhe legalisht eshte nje entitet i tere: ajo s’mund te ndahet me negociata.

Vetem kur Kosova te jete shume afer pavaresise, vetem atehere Serbia do ta deshiroje fuqishem ndarjen e plote, vetem atehere Kosova do te mund te ndahej, natyrisht, nese ne s’jemi te pergatitur per kundervenie. Kur Serbia ta shohe se perfundimisht po e humbet Kosoven, ajo do t’i angazhoje te gjitha forcat per ndarjen e saj. Nje gje te tille ajo pak a shume e ndermori ne qershor te vitit 1999. I koncentroi serbet ne veri dhe ne lindje te Kosoves ne frike e siper se (ndonese asnjehere legalisht) do te mund ta humb Kosoven faktikisht. Ne vitet e mepasshme Serbia nuk e deshi me ndarjen sepse iu shtuan edhe shanset edhe apetitet per rimarrjen e Kosoves. Tash qe me keto negociata jemi duke iu larguar pavaresise se Kosoves, eshte naivitet te mendohet se Serbia e do ndarjen. Serbia do ta kerkoje ndarjen vetem nese Kosova nis t’i afrohet pavaresise dhe atehere kur ajo t’i jete afruar dukshem asaj. Tash per tash nuk po duket askund nje rast i tille. Po ashtu, Serbia nuk ka nevoje per veprime ilegale te nderhyrjes masive ne Kosove. Procesi politik legal eshte aq shume ne favor te saj. Zyrtarja e larte e Serbise per Kosoven, Sanda Rashkoviq-Iviq, pat deklaruar hapur se ka qene sukses i madh i Serbise hyrja ne Kosove ne sferen e shendetesise dhe arsimit pa shkrepur asnje plumb. Vetem atehere kur ky proces do te ndryshoje kahje, do te vihen ne jete mjetet ilegale te forces brutale te Serbise.

Pra, Kosova nuk do te ndahet (legalisht). Ne nje kuptim ajo tashme eshte e ndare dhe kete e perforcon dhe legalizon Pakoja e Ahtisaarit brenda se ciles Kosova mund te futet vetem e bere cope-cope. Nderkaq, ne kuptimin e ndarjes se plote dhe perfundimtare, kjo s’behet dot pa pastrim etnik dhe pa luftera te reja.

Ne kete kohe Serbise i duhet ndarja e Kosoves ne kuptimin e ndarjes se brendshme. Kjo mundeson qe ajo ta shantazhoje pavaresimin e Kosoves duke betonuar dhe nderlidhur enklavat serbe ne nje federate te komunave serbe. A nuk ia hap shtegun Serbise per kete pikerisht Pakoja e Ahtisaarit? Pse ta ndaje ajo Kosoven kur legalisht mund ta kete te teren, ndersa praktikisht mund ta zgjeroje edhe territorin edhe numrin e komunave me shumice serbe drejt sajimit te kompaktesise se tyre territoriale? Bashkesia nderkombetare pa dyshim qe do ta pranoje nje ndarje te brendshme te Kosoves e cila do te arrihej me marreveshje ndermjet Prishtines dhe Beogradit ne negociatat e ardhshme. Me nje kusht i cili perputhet me paradigmen e tyre per stabilitet rajonal: qe ndarja e brendshme ne Kosove te mos reflektohet edhe ne Maqedonine perendimore dhe ne Luginen e Presheves. Negociatoret kosovar jane simptoma se nje marreveshje e tille mund te arrihet. Ata dikur thoshin se Kosova nuk do te ndahet, e tash kane zbritur ne qendrimin se ndarja nuk eshte e pranueshme. Po, e di se i kemi degjuar shpesh angullimat e politikaneve kosovar dhe te analisteve te afert me ta se po qe se levizin kufijte e Kosoves (te mos harrojme se ne Debellde kane levizur qe ç’ke me te!), atehere edhe Lugina e Presheves dhe Maqedonia perendimore do t’i ndryshojne kufijte e Serbise e Maqedonise. Dhe, e di qe po te njejtit po gargarisin se nese ndahet Kosova pason reaksioni zinxhiror i llojit te njejte ne Serbi e ne Maqedoni. Ne fakt, ata thone keshtu per shkak se nuk mendojne keshtu – ngaqe nuk do te jete ashtu gjersa nuk ka as plan e as organizim per ate reaksion zinxhiror. Kot thua me fjale kur nuk jep asfare shenjash per veprat qe do t’i materializonin fjalet. Ne Debellde, para pese vjeteve, shqiptareve ua kane matur pulsin. Pulsi i tyre doli te ishte paimagjinueshem i ulte. Sot, keta negociatore kosovar do te bejne marreveshje me Serbine, duke perfshire gjithfare copetimesh e ndarjesh ne Kosove perderisa ato do te jene edhe ashtu te brendshme dhe t’iu mundesojne atyre te thone se Kosova megjithate nuk eshte e ndare. Edhe Serbise i konvenon shume nje ndarje e brendshme paqesore e Kosoves ne marreveshje me Kosoven. Serbia nuk do qe ne kete faze te sundoje plotesisht ne çdo pellembe te Kosoves ashtu siç donte ajo ne kohen e Milosheviqit. Ajo do qe ta kontrolloje rreth 30% te territorit te Kosoves, ndersa pjesen tjeter ta kete Misioni Civil Nderkombetar (MCN). MCN do te jete njelloj EUMIK-u: trashegimtar pasues dhe regjim zevendesues i UNMIK-ut, pergatitja e zellshme strukturore per te cilin, e nisur qysh para nje viti, deshmon se burokracia nderkombetare eshte thelbesisht nje fenomen recidivist. I gjithe angazhimi i MCN-se do te jete ne konservimin, e mbase edhe perjetesimin e gjendjes ekzistuese, e cila per nga forma e rregullimit institucional, administrativ dhe territorial do t’i shembelleje modelit te Bosnjes dhe Hercegovines. MCN zyrtarisht do ta sundoje tere territorin e Kosoves, mirepo, zaten sikurse edhe ne rastin e UNMIK-ut sot, kontrolli i tij ne 30%-shin serb do te jete shume me i bute sesa ne 70%-shin shqiptar te Kosoves.

Ne kete menyre, Kosova do te perbehej prej dy pjeseve. Njera do te ishte realisht Serbi, ndersa tjetra ne Serbi (ne njefarelloj federate me te) por nen Misionin Civil Nderkombetar. Pjesa shqiptare e Kosoves, e cila natyrisht nuk do te quhej ashtu, do te ishte analoge me Republiken Serbe ne Bosnje. Kesisoj, do te kemi Republiken Shqiptare ne Serbi (qe megjithate nuk do te quhet keshtu) dhe Republiken Serbe ne Bosnje. Serbia do te vendoste nje baraspeshe qe do te dukej joshese sidomos per disa vende evropiane me ç’rast, pas disa vjeteve, pavaresimi i perafersisht 70% te Kosoves ose bashkimi i saj me Shqiperine, do te percjellej me bashkangjitjen e Republikes Serbe ne Bosnje me Serbine. Sidoqofte, me shume ka gjasa qe keto shkembime territoriale te mos ngjajne fare, por perkundrazi, per shume kohe te ruhet pat pozicioni. Pra, Republika Serbe ne Bosnje dhe ’Republika Shqiptare’ ne Serbi. Natyrisht qe kjo s’do te jete kaq eksplicite qe ne fillim. Per disa vite me radhe nje pjese e shqiptareve te Kosoves do te kerkojne qe misioni i ardhshem nderkombetar te qendroje ne Kosove, duke mos lejuar ne ate menyre qe te shkeputen teresisht ana veriore dhe lindore e Kosoves. Pra, ngjashem sikurse boshnjaket qe e duan bashkesine nderkombetare ne Bosnje, ashtu qe Republika Serbe se paku formalisht te mbetet ne Bosnje. Ajo qe ne Bosnje eshte realizuar permes pastrimit etnik, ne Kosove do te perpiqen ta bejne dalengadale dhe legalisht nepermjet implementimit te Pakos se Ahtisaarit. Sepse, pastrimi etnik mund te jete i rrufeshem por edhe i ngadalshem, shumevjeçar. Lloji i pare ngjau ne Bosnje, kurse per llojin e dyte po investohet ne Kosove.

Deri kur do te mbetej nje Kosove e tille e ndare dhe e perçare perbrenda nen EUMIK (MCN)? Deri atehere kur Serbine, bashke me Kosoven, do t’i fusnin ne BE pas nje dekade apo edhe me shume. Madje, Kosova mund te mbetet edhe ca prapa jo vetem per shkak te rritjes ekonomike te Serbise por edhe shembullit te Qipros. Dhe, jo vetem shembulli i Qipros tregon qe, BE-ja nuk eshte as zgjidhje dhe as zevendesim per zgjidhjen e konflikteve dhe lufterave qe kane marrur primesa etnike. Sido qe te jete, MCN, nje mision ky kryekeput i BE-se, me ardhjen e tij ne Kosove ka edhe dy qellime tjera jo me pak te rendesishme.

Se pari, qellimisht na lene te gjymte ne menyre qe ne vete ta kerkojme ndihmen e tyre e ata te na sundojne. P.sh. duke mos na e lejuar ushtrine tone, na detyrojne qe ne ta kerkojme ndihmen e KFOR-it per te na mbrojtur (se paku psikologjikisht) nga Serbia. Ose, duke avancuar e privilegjuar kuadrot e dyshimta vendase qe lehte korruptohen, ata krijojne pershtypjen te qytetaret se vete populli nuk ka njerez te zot e te ndershem per te qeverisur drejt. Ne pergjithesi, burokratet nderkombetar te shkuar, te tanishmit dhe ata te ardhshmit e duan jeten tone te mjere sepse e duan produktin e tyre. Sipas Aristotelit, mireberesi e do jeten e pranuesit te miresise te cilen e ka bere ai, mu ashtu sikurse qe poeti e do poezine e tij. Me shume e do mireberesi ate qe e ka ndihmuar sesa i ndihmuari mireberesin. Meshiruesi e do me shume te meshiruanin sesa anasjelltas. A nuk e imagjinojne zyrtaret e UNMIK-ut veten e tyre porsi ky meshiruesi e mireberesi? A nuk eshte pikerisht kjo menyra sesi ata ia racionalizojne vetes poziten karshi neve? Kenaqesia qe ua sjell kjo gjendje i kushtezon ata qe te luftojne per ta ruajtur kete marredhenie. Qe te mund te na duan na japin meshire dhe ndihma. Qe te na japin vetem meshire dhe ndihma nuk na lejojne te zhvillohemi, nuk na lene te lire qe te zhvillohemi.

Dhe, se dyti, misioni i ardhshem nderkombetar ne Kosove – i cili, pra, do te jete ne i BE-se permbajtesisht megjithese jo edhe ne emertim – do qe ta farkoje nje elite politike proevropiane ne Kosove. Nuk duan qe Kosova te futet ne BE me nje elite politike qe e karakterizon proamerikanizmi i pakushtezuar. Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush u prit me entuziazem dhe lule ne Shqiperi porse me protesta ne dy vendet e BE-se qe i kemi ne fqinjesi – ne Greqi e Bullgari. BE-ja nuk do Kal te Trojes brenda meqe se paku ne rrafshin ekonomik ajo i ka konkurrent SHBA-te dhe do t’i kete edhe ne te ardhmen. BE-ja nuk do qe ta fuse Kosoven ne gjirin e saj pa u siguruar se pushtetin ne Kosove ne menyre afatgjate do ta kene forca te reja proevropiane dhe jo aq proamerikane. Kjo eshte arsyeja pse Serbia eshte kaq terheqese per BE-ne. Serbia eshte antiamerikane, dhe nese nuk eshte aq proevropiane, megjithate nuk eshte as antievropiane. BE-ja, thjesht, eshte e zhgenjyer me vendet e Evropes lindore qe me shume e kthejne koken kah Uashingtoni sesa kah Brukseli. BE-ja do qe ta forcoje politiken e saj te jashtme dhe nuk do çarje te vetes karshi botes, siç ishte rasti ne kohen e intervenimit te fundit amerikan ne Irak kur Donald Ramsfeld e ndau Evropen ne ’te vjeter’ dhe ’te re’.

Pergjithesisht, ky eshte drejtimi i negociatave te dikurshme dhe te ardhshme per Kosoven dhe shtegu kah po na shpien ato. Po mire, e lufte a do te kete? Nese jo lufte, atehere ndoshta shperthim te dhunshem? Situata mund te shpertheje pa kontroll dhe asgje s’mund te parashikohet me, apo jo? Le t’i analizojme pak ne vazhdim edhe keto.

Lufta?

Pa dyshim se lufta eshte gjithnje nje alternative dhe madje disi nje alternative jashte alternativave. Ajo eshte rruga qe besohet se se paku te kthen ne udhekryq. Mirepo, a thua eshte keshtu edhe ne rastin e Kosoves tani? Nuk besoj. Rusia, me sugjerimin e Serbise sigurisht, me ngulm i ka refuzuar edhe draftet e favorshme per Serbine qe ofroheshin si propozime per rezoluten e re per Kosoven ne KS te OKB-se. Perkunder qe e dine mire se shqiptareve te Kosoves po u soset durimi dhe se ata megjithate nuk mund te presin edhe shume gjate, Rusia i ka hedhur kategorikisht poshte ofertat per rezolute te re te cilat thelbesisht jane mjaft te favorshme per Serbine. Kjo tregon qe Serbia ka plan se çfare te beje ne rast te shperthimit te shqiptareve. Hezitimi perendimor deshmon dy gjera jo aq te ndryshme lidhur me kete. E para, se ata jane te vetedijshem qe Serbia ka plan. Dhe, e dyta, se realisht vetem Serbia ka plan. Madje, nuk eshte fare veshtire qe te parashikohet ca me konkretisht ky plan i saj. Modeli i viteve te ’90-ta i rebelimit te serbeve ne Kroaci dhe Bosnje kur keta shpallnin autonomi e pavaresi atje duke bllokuar rruget dhe duke vendosur pushtet ushtarak, eshte fare lehte i mundshem ne Kosove. Serbia nuk do ta pranonte se ka nderhyre ne Kosove ashtu siç nuk e pranonte dikur as Milosheviqi nderhyrjen e tij ne Bosnje, duke thene se serbet lokal jane te diskriminuar, rrezikuar dhe te pakenaqur. Natyrisht qe Serbia do t’ua dergonte armatimin shtese po qe se nje gje e tille do te ishte e nevojshme, por edhe oficeret dhe planin strategjik me ç’rast asnjeren prej ketyre asnjehere nuk do t’i shihnim ne televizor. Krejt çfare do te bente KFOR-i ne ate situate eshte se do te futej ndermjet shqiptareve qe mund te sulmojne (sic!) dhe serbeve te barrikaduar. Dhe, sulmin eventual te shqiptareve Serbia do te orvatej ta perdorte si arsyetim per ndertimin e mureve rreth e perqark enklavave (mundesisht sa me te zgjeruara per nga territori) sikurse qe kjo tashme po behet me keto zonat e veçanta perreth manastireve ne Deçan dhe Peje por qe do te zgjerohet edhe gjetiu ne mbi 40 keso zonash anekend Kosoves. Palestinizimi i Kosoves do te rrumbullakesohej dhe konflikti do te perjetesohej. Po ky skenar do te ishte pothuajse teresisht i zbatueshem edhe ne rast te shpalljes se pavaresise nga ana e Kuvendit te Kosoves pa u pergatitur mekanizmat qe do te siguronin mbrojtjen e kufijve te Kosoves dhe integritetin territorial te saj. Ne rast te nje shperthimi te armatosur te situates nuk besoj se do te kete kohe as per riaktivizimin e UÇK-se. Serbia nuk synon lufte te kohes se Milosheviqit ne Kosove, por organizim te serbeve si dikur ne Kroaci e Bosnje. E, nese ajo megjithate do te intervenonte, veshtire se do te kishte çfaredo casus belli, lufta do te ndodhte ne formen e nje blitzkrieg-u disaditor, ngjashem sikur intervenimi izraelit me 1967 ne shtetet perreth apo ai turk me 1974 ne veri te Qipros. Per kete arsye investimi i Serbise ne ushtrine e saj eshte dedikuar kryesisht per kembesorine dhe armatimin e nevojshem per te si dhe per 30 bazat levizese ushtarake dhe te xhandarmerise ne Luginen e Presheves (nderkohe qe Shqiperia lavderohet per shkaterrimin e armeve te llojllojshme). Me e rrezikuara me kete rast do te ishte Anamorava, komunat e Burimit, Klines, e madje edhe ajo e Pejes, por gjithsesi edhe vete Lugina e Presheves.

UNMIK-u nuk ndejti duarkryq per tete vjet ne Kosove. Drejtpersedrejti ose nepermjet mekanizmave te tij, dihet qe pjesen e TMK-se qe nuk e kontrollonte e ka lodhur. Komandantet dhe pjesetaret e shquar te saj gjate ketyre tete viteve i çonte neper burgje dhe, me pas, kur dilnin nga burgu e kuptonim se ata tashme e kishin braktisur TMK-ne, me ç’rast menjehere rraseshin neper parti politike (kujto ketu p.sh. gjeneralet Rrustem Mustafa-Remi dhe Daut Haradinaj). Zaten, kjo eshte veçse vazhdim i Rambujese. Kur u nenshkrua fundi i ushtrise çlirimtare, kreret e saj njekohesisht po beheshin zyrtar civil te qeverise se perkohshme para se te formonin me pas edhe partite e tyre politike. Dikur dorezoheshin armet dhe hyhej ne politike. Sot, dorezojne uniformen dhe hyjne ne politike. Agim Çeku me keshilltaret e tij jane shembull tipik i ketij kalimi ne nje variant te bute per dallim nga rasti i lartepermendur i Remit dhe Dautit i kalimit ne variantin e forte permes gjyqeve e burgjeve. Keto tete vjet kane sherbyer per te shkaperderdhur dhe shterrur potencialin revolucionar dhe kryengrites ne Kosove. Jo vetem ne Kosove politika ishte gjyq dhe gjyqi politike. Edhe Tribunali i Hages pati ketu nje rol te theksuar. Duke mos qene nje gjyq i pavarur, ai u mundua ta kompensoje kete me paanesine te cilen e sendertonte nepermjet ngritjes se akuzave per politikane e ushtarake te shquar nga te gjitha palet ne te gjitha lufterat ne ish-Jugosllavi. Dy procese e goditen rende UÇK-ne. Ne procesin kunder Fatmir Limajt, per shkak te mbrojtjes dhe paraqitjes se tij te dobet dhe jo te denje, u la te kuptohej gabimisht se UÇK-ja nuk kishte pasur strukture te qarte komanduese e cila eshte karakteristike themelore e ushtrise dhe se ajo na paska qene vetem nje mori bandash te paorganizuara. Nderkaq, ne anen tjeter, procesi kunder Ramush Haradinaj meton qe ta paraqese UÇK-ne si kriminale, permes akuzave per dhunime grash minoritare dhe mizori e tortura ndaj kolaboracionisteve te arrestuar. Shteti eshte shkalla me e larte e organizimit shoqeror e politik. Berthama e shtetit te ardhshem te Kosoves do te konsiderohej pikerisht UÇK-ja si organizim qe kishte kreun e saj ushtarak dhe politik, ushtaret, strukturen, hierarkine, gjyqin ushtarak, zonat operative dhe komandat e tyre, armatimin dhe logjistiken, mbeshtetjen popullore etj. Pasi qe e çarmatosen UÇK-ne, ngadale por sigurt, e zhbene edhe perfytyrimin per te, duke e degraduar nga nje ushtri çlirimtare siç ishte, ne nje shumesi grupesh te pakoordinuara kriminale. Per pasoje, sipas tyre, meqe s’kishte lufte dhe ushtri çlirimtare por konflikt dhe rebele te armatosur, nuk do te kete shtet te pavarur e sovran por vetem federate me Serbine, bile edhe me nje federate komunash serbe perbrenda Kosoves. Formula serbe per ‘autonomi brenda autonomise’ do te mund te transformohet maksimalisht vetem ne ‘federate brenda federates’. Asgje me shume.

E gjithe puna ilegale e grupeve dhe organizatave te ndryshme shqiptare pergjate shekullit XX u kurorezua me lindjen e UÇK-se. Prushi njeshekullor me ne fund u shnderrua ne zjarr çlirimtar. Dhe, çfare ngjau? Delegacioni shqiptar ne Rambuje, ne krye me Hashim Thaçin, ketij zjarri çlirimtar ia hodhi nje kove uje. E pranuan çarmatosjen e UÇK-se dhe, me pas, transformimin e saj drejt shuarjes se saj. Deshmoret e dhane jeten qe t’ia vazhdojne jeten luftes. Jeta e tyre u nderpre qe kjo te mos i ndodhte luftes. U ndal jeta e tyre qe te vazhdohet lufta. Hashim Thaçi e beri te kunderten. Hashim Thaçi e ndali luften per ta vazhduar jeten. Ai eshte anti-deshmor. Nuk eshte e rastesishme qe Hashim Thaçi pak muaj me pare ne nje tubim ne Peje deklaronte se nuk ka gje kunder ‘pavaresise se mbikeqyrur’ dhe se ai do t’i frikesohej pikerisht pavaresise pa mbikeqyrje! Ai me te drejte deklaronte keshtu dhe e dinte saktesisht se çfare po fliste: ai i frikesohet pavaresise pa mbikeqyrje sepse frikesohet per vete, natyrisht. Ne pergjithesi, politikaneve kosovar pikerisht MCN-ja ua zgjat jeten. Pavaresia i mbyt ata. Sepse ne ate rast nuk do ta kishin mbikeqyrjen nderkombetare mbi popullin qe i mbron ata nga populli. Ne anen tjeter, e mbase jo aq shume ne anen tjeter ngaqe nuk ka nje çarje doktrinare LDK-PDK, per strukturen udheheqese te LDK-se, kreun e dikurshem te se ciles mundohet ta kopjoje Hashim Thaçi (doren ne zemer – jo pa sukses), njemend nuk ka se çfare te flitet. Ata duan qe te mos marrin vendime. Kjo gjithmone ka qene vete thelbi i tyre: shprehje e nje vetedije te nje shtrese te gjere njerezish pasive dhe meskine. Shumica e tyre vetem do te sodisin çfaredo situate dhe ne çfaredo situate. Ata jane spektatore te pakundshoq. Edhe deportimi qe ua ka bere Serbia ne pranveren e vitit 1999 atyre u kujtohet vetem ashtu siç shfaqej e dukej ai mandej ne televizor. Ata nuk e mbajne mend jeten e tyre, por vetem transmetimin e jetes se tyre.

Origjina eshte kriminale, thoshte Frojdi. Grupi Negociator eshte formuar qe te mos kete tradhtare. Qe te gjithe tradhtare, andaj askush tradhtar. Grupi Negociator do te kollapsoje jo per shkak se do te deshtoje, por per shkak se do te kete sukses. Ata do te arrijne te bejne marreveshje me Serbine. Negociatat me Serbine te Serbia na shpien. Negociatat me Serbine jane proces regresiv i cili na kthen ne te kaluaren. E, ne te kaluaren na pret Serbia (dhe terrori i saj). Kjo eshte arsyeja pse Levizja VETeVENDOSJE! qysh prej fillimit, me emertim dhe nocione, me strategji dhe aksione, tregon te parimi e jo te qellimi, tregon te menyra e jo te rezultati. Andaj koncepti i saj eshte aq i fuqishem – ai eshte koncept i se drejtes. Ajo shenon qasjen e kundert me ate te politikes zyrtare. Jo negociata (me Serbine per Kosoven) por vetevendosje (e popullit te Kosoves). Mbi te gjitha, s’mund te kete rezultat te duhur – sado qe te deshiruar – me menyre te gabuar. Dhe, çeshtja e Kosoves nuk eshte fare e nderlikuar per t’u zgjidhur. Menyra se si keta negociatore prej dhaskalesh kinse po perpiqen te gjejne zgjidhje e komplikon zgjidhjen sikunderqe tashme edhe ka ngjare. Kosova nuk eshte nyje gordiane por mbase po e shnderrojne ne nje te tille.


Shperthimi i dhunshem (per federate)?

Aktualisht po kalojme ne nje faze shume te dhimbshme: bashkesia nderkombetare ne Kosove po punon per t’i zvogeluar pritjet e popullit te Kosoves. UNMIK-u (dhe jo vetem ai) nuk po brengoset per cilesine e percaktimit te statusit te Kosoves. Pasi qe disi na shpallen edhe sui generis, tash per neve s’vlejne kurrfare parimesh e kriteresh. Problem shihet pamundesia e menaxhimit te shperthimit eventual te situates ne Kosove. Nuk ka shqetesim per permbajtjen e statusit te ardhshem, por per kontrollimin e pakenaqesise! Kjo do te thote qe nese do te arrinin qe ta kontrollonin dhe menaxhonin shperthimin, atehere s’do te ishte fare problem per ta kjo shtyrje e panderprere. Ne synimin e tij per te kontrolluar gjithçka e madje edhe shperthimin e krizes, UNMIK-u do te perpiqet qe me çdo kusht ta shkaterroje frymen antikolonialiste dhe antiimperialiste qe po e senderton Levizja VETeVENDOSJE!. Ata e dine mire qe Levizja jone ka goditur aty ku duhet duke e problematizuar sistemin politik, e jo dallimet etnike qe veçsa ushqehen nga sistemi politik, prandaj regjimi i UNMIK-ut ne luften kunder nesh nuk do te hezitoje te beje edhe projektimin e konflikteve te reja etnike dhe fetare. Imperializmit (jo vetem rus, apo jo!) i konvenojne lufterat e vogla lokale dhe te mbyllura. UNMIK-u pa dyshim qe eshte i interesuar qe shqiptaret t’i urrejne serbet ne Kosove (dhe anasjelltas) ne menyre qe te mos e urrejne ate, dhe ai te kete pergjithmone pune ketu. Nese Serbise i leverdis nje konflikt i dhunshem shqiptaro-serb ne Kosove per t’i fortifikuar enklavat, gje te cilen e sjell edhe implementimi i Pakos se Ahtisaarit, UNMIK-ut i leverdis po ai konflikt per t’ia vazhduar vetes jeten se paku edhe per nje dekade ne po kete format. Ka edhe nje arsye tjeter jo me pak te rendesishme, pse Serbise dhe UNMIK-ut iu konvenon nje konflikt i dhunshem shqiptaro-serb perbrenda Kosoves. Marreveshja e re ndermjet Grupit Negociator te Kosoves dhe Serbise per federaten e Kosoves me Serbine, per te cilen folem me lart, nuk eshte lehte e nenshkrueshme per shkak te opinionit publik ne Kosove. Nese paraprakisht do te ngjante nje shperthim kaotik i llojit te 17 e 18 marsit te vitit 2004, pra shperthim pa koke dhe organizim politik, atehere shume me lehte do te kalohej te pranimi i federates, perfshire ketu edhe disa organe te perbashketa qe i nenkupton federata. Nje federate e tille do te mund te nenshkruhej edhe me lehte kur Kosova do te ishte ne nje gjendje pak a shume emergjente (qe medoemos e imponon shperthimi) me ç’rast negociatoret kosovar, diku pas ketij preludi prej 120 diteve, do te mbylleshin ne nje konference nderkombetare te ngjashme sikurse Dejtoni apo Rambujeja. Keto organe te perbashketa te federates nuk do te ishin te shumta per nga sasia meqe Serbia nuk e do Kosoven ne Serbi sa e do Serbine ne Kosove. Ajo nuk eshte aq e interesuar qe Kosova te jete ne Serbi sa Serbia te jete ne Kosove. Pra, jo qe Kosova te kete pjesen dhe perfaqesimin e vet ne Serbi, por qe Serbia te jete e pranishme dhe te kete sa me shume kontroll ne Kosove. Apo, e thene me sakte, Serbia do qe Kosova te jete formalisht pjese e Serbise, formalisht ne Serbi, dhe qe Serbia te jete sa me praktikisht dhe konkretisht ne Kosove, mirepo tash per tash pa u bere shenjester shume e qarte per shqiptaret. Nje gje e tille, aspak paradoksalisht, iu shkon per shtati edhe politikaneve kosovar te cilet do te mund te thoshin se Serbia nuk eshte ketu dhe gjithashtu se edhe ata nuk po shkojne (aq shume) atje.

Shperthimet e shpejta ne Kosove qe po ashtu mund te ndalen shpejt, duke zbrazur pakenaqesine si nje ventil, nuk jane te pamundshme pikerisht per shkak se UNMIK-u, te cilit ato i konvenojne porsi Serbise, ka shume mundesi per provokimin e tyre si rezultat i pushtetit te tij arbitrar dhe te pakufizuar. Hegjemonia e UNMIK-ut nuk ndodhet vetem ne politike por ajo shtrihet edhe ne shume sfera te shoqerise. Armet, parate dhe propaganda kontrollohen nga ai. Me gjithe kete varferi, papunesi dhe zemerim qe mbreteron te shumica e popullit, UNMIK-u nuk e ka veshtire qe te provokoje xixa shperthyese. Ata nuk do t’i ndiqte askush per çfaredo te paberash qe do t’i planifikonin e zbatonin nderkohe qe kane mundesi te panumerta per te kushtezuar veprimet dhe sjelljet e te tjereve. Pushteti arbitrar, siç eshte ky i UNMIK-ut me imunitetin e tij, eshte vete perkufizimi i mohimit te lirise. Pushteti arbitrar eshte fuqi pa kufi e cila asnjehere askund s’mund te jete legjitime. Ky pushtet eshte me i rrezikshem sesa gjendja natyrore ne variantin e saj me te keq te mundshem. Ata pushtetare jane deshmi e mungeses se kontrates shoqerore. Legjislacioni, thjesht, nuk vlen per ta. Sikurse çdo regjim tjeter shtypes edhe UNMIK-u sherbehet me formulen ‘perçaj e sundo’. I ushqen perçarjet e vjetra dhe sajon te reja. Qytetari yne (nga regjimi) identifikohet vetem etnikisht. Ai eshte bere jashtezakonisht pasiv. Mirepo, njerezit ne Kosove jane pasiv pikerisht meqe sistemi eshte autarkik. Sistemi politik demokratik e ben njeriun qytetar dhe qytetarin aktiv. Despotizmi i shkurajon njerezit per pjesemarrje politike. Ata behen pasive e me pas edhe indiferente. Madje, Alexis de Tocqueville shkruan se “despotizmi e ben indiferentizmin virtyt te popullit.” Per ndryshimin e kesaj gjendjeje, para se gjithash, duhet t’i flakim iluzionet. Nuk mund t’ua heqim privilegjet dhe arbitraritetin pushtetareve pa konflikt me ta. Ata kane aq shume interesa prej te cilave nuk heqin dore lehte. Njerez te ndryshem ne pozita te ndryshme jane nderthurur organikisht neper shkallet e pushtetit nderkombetar e vendor ne Kosove. Organizimi i tyre e ben shtypjen dhe korrupsionin te organizuar.

Mirepo, shtrohet pyetja, çfare te bejme ne, çka te beje populli i Kosoves, qytetaret e saj? Po, pra, çka te bejme ne?


Çka te bejme?

Jo vetem qe lirine nuk ta sjell kush, por ajo duhet te fitohet vete. Per hir te se kaluares (atyre qe u vrane e u zhduken ne vend tonin) dhe per hir te se ardhmes (atyre qe po i rrezikojme nese vazhdojme te heshtim e te rrime te qete) duhet te ballafaqohemi e te mos ndalemi. Duhet te ecim perpara edhe vetem per shkakun qe te mos ecim prapa. Vetem kur jane te mashtruar njerezit presin. Sidomos tash nen administraten e Bushit kur SHBA-te jane te zhytura ne kriza te tjera ne nuk i kemi as per se afermi SHBA-te PeR pavaresine e Kosoves (perkunder deklarimeve verbale) ashtu siç i kemi Serbine e Rusine KUNDeR pavaresise se Kosoves. Republikanet ne SHBA nuk jane treguar aq te suksesshem ne diplomaci dhe per ta mund te thuhet se me pare kane plane kur ato jane ushtarake. Pra, planet e tyre disi jane thelbesisht ushtarake prandaj duket qe aktualisht edhe me Iranin e humben garen diplomatike. Demokratet ne SHBA sigurisht qe kane shume me teper motiv qe Kosova te jete rrefim i suksesshem. Nese bota perfundimisht do te deshtonte ne Kosove, intervenimi i NATO-s i vitit 1999, ne menyre retroaktive do te fitonte kuptim krejtesisht tjeter.

Ne nuk duhet te presim me. Javet, muajt dhe vitet deri te pavaresia jane vetem javet, muajt dhe vitet e zgjatjes se mandatit te negociatoreve kosovar dhe pushtetit te tyre. Ata s’çajne koken per humbjen kolektive por brengosen vetem per perfitime individuale. Nese do te heshtim ne vjeshte, MCN do te instalohet ne pranvere. Nese do te heshtim ne pranvere, autonomia nen Serbi e quajtur federate me Serbine na pret ne vjeshten e vitit 2008. Meqe MCN do te instalohet pa pavaresi per Kosoven, do te perpiqet ta kompensoje kete me ate qe BE-ja i ka me shumice: parate dhe donacionet. Detyra e MCN-se do te jete politikisht kriminale. Do t’i bejne pergatitjet per kurorezimin e mohimit te vullnetit te popullit te Kosoves ne marreveshjen e re me Serbine e cila vetem si e tille do te kalonte ne KS te OKB-se. Ne gjysmen e pare te ketij viti çeshtja e Kosoves ishte ne KS te OKB-se, por e larguan prej atje duke e perflakur serish ne Grupin e Kontaktit. E qarte: KS i OKB-se do qe ta tregoje veten rrefim te suksesshem dhe kerkonte pajtim paraprak te Kosoves me Serbine (dhe Rusine); dhe, e dyta, KS i OKB-se nuk donte te merrej me nje çeshtje e cila nuk ishte urgjente pasi qe ne Kosove perveç VETeVENDOSJE!-s te gjithe te tjeret heshtnin. Gjate kesaj kohe, partite politike ne Kosove serish e deshmuan se nuk kane qellime kombetare por vetem objektiva personale e grupore; se ato s’kane strategji por vetem taktika dhe, rrjedhimisht, ato taktika jane brenda strategjive te huaja.

Pavaresia nuk behet me menyra kryekeput te varura siç pretendohet ne Kosove. Mali i Zi nuk kerkonte njohje por referendum. Vetem pas refrendumit ata e bene shpalljen dhe e kerkuan njohjen. Referendumi e ben konkrete lirine kolektive. Edhe nese per nje moment mendojme se si Kuvendi i Kosoves do ta shpall pavaresine, per çfare njemend imagjinata jone duhet te jete shume e bujshme, atehere edhe kete gje do te duhej ta bente pas mbajtjes se referendumit, ashtu qe vendimi te jete legjitim dhe fuqiplote, vendim jo i ca politikaneve por i tere nje populli.

Aq shume degjojme te thuhet nga aq shume njerez shprehja vullneti i popullit. Mirepo, ai vullnet duhet te shihet dhe veproje. Politika matet me vepra. SHBA-te edhe ne qofshin teresisht ne anen tone kurre nuk bejne demonstrata per neve. Vullneti yne eshte i yni. Ai duhet te shfaqet ne greva e bojkote, ne demonstrata e protesta, ne padegjueshmeri qytetare. Atehere do te jemi popull sepse do te behemi popull. Ne kundershtim dhe ne ballafaqim me regjimin qe po na e mohon vullnetin si popull.

E di se mund te mos kemi mjaft fuqi e madje nganjehere edhe te ndjehemi te pafuqishem. Mirepo, kur nuk je i fuqishem te mbetet vetem nje mundesi: te behesh i fuqishem! Kur nuk ke fuqi te mjaftueshme ne politike te mbetet vetem nje mundesi: ta krijosh e ndertosh ate fuqi. Fuqia qe nuk eshte politike behet politike. Politika pa fuqi mbetet opinion tragjik. Fuqia ne politike mund te jete ushtri, ekonomi ose masa e organizuar popullore. E treta eshte me e rendesishmja. Vetem ajo e siguron qendrueshmerine e dy te parave kur ato jane.

Masat e organizuara popullore zakonisht per nga natyra jane paqesore. Jo vetem ne manifestime, por edhe ne demonstrata e protesta. Jo vetem atehere kur jane te kenaqura me gjendjen por edhe atehere kur te indinjuara perpiqen ta ndryshojne ate. Per me teper se kaq, bazuar ne kushtet dhe rrethanat e tanishme ne te cilat eshte kurthuar Kosova, mu ashtu siç jane aktivitetet popullore rruga e duhur politike per daljen nga kjo situate politike, njesoj, natyra e padhunshme e ketyre aktiviteteve masive publike eshte menyra e duhur. Le ta shtjellojme tash me detalisht joviolencen si karakter te veprimeve politike qe duhet t’i ndermarrim.


Pse joviolenca?

Me joviolence duhet kuptuar grevat, bojkotet, padegjueshmerine qytetare, protestat dhe demonstratat. Qendra Nderkombetare per Konflikt Joviolent, shpjegon se si shumica derrmuese e atyre qe kane perdorur aksionet joviolente nuk e kane pasur joviolencen qellim ne vete. Ata nuk kane qene te motivuar nga deshira per paqe ose nga deshira per te qene joviolent. Ata kane dashur te luftojne per te drejtat dhe interesat e tyre dhe, me ate rast, kane zgjedhur mjete te tjera prej armeve dhe bombave – per shkak se kane vleresuar se dhuna nuk do te jete e dobishme ose per shkak se nuk kane pasur arme ne dispozicion.

Ne ne Kosove s’kemi as arme tashme, e as pervoje te mjaftueshme ushtarake. Ne pesembedhjete vitet e fundit, as 1% e popullesise dhe ate per me pak se nje vit – aq sa realisht zgjaten luftimet e ashpra – nuk kane pervoje te ballafaqimit te armatosur e as pervoje militare. 70% te popullates ne Kosove jane nen moshen 30 vjeçare. Te gjithe keta s’dine çfare eshte ushtria. Por çfare kemi ne? Ne kemi shume njerez. Dhe, kemi shume njerez te rinj. Kjo mbase eshte edhe krejt ajo qe na duhet per te filluar. Nese Serbia ka pervoje ne nisjen e lufterave, Kosova ka ne ate te demonstratave paqesore.

Kosova do te kishte shanse ne nje lufte me Serbine vetem nese Shqiperia dhe shqiptaret e tjere ne Ballkan do t’iu vinin ne ndihme shqiptareve nga Kosova per nje ballafaqim perfundimtar – shqiptaret kunder Serbise. Nese na imponohet lufta, atehere s’mbetet rruge tjeter perveçse te luftojme. Por, do te jene te dhimbshme dhe te medha humbjet njerezore dhe ato te territorit nese vetem shqiptaret e Kosoves ballafaqohen me Serbine pa perfshirjen e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve te tjere nga rajoni. Njekohesisht, faktoret e rendesishem nderkombetar nuk do te brengosen aq shume nese shperthen nje lufte e re ne Kosove perderisa ajo mbetet e kontrolluar permes komandanteve te degjueshem ose te shitur dhe e kufizuar vetem ne territorin e Kosoves.

Ndermjet pritjes e cila na molis deri ne agoni kolektive dhe luftes per te cilen s’jemi te pergatitur – e cila per me keq do te zhvillohej ne territorin tone duke u percjellur asisoj pashmangshem me zvogelim te metejme te territorit tone – ndodhet rruga e demonstratave. Forma e tyre do te duhej te ishte sikurse ajo ne vitet 1988, 1989 dhe 1990. Kur institucionet ndahen nga populli, atehere populli duhet te bashkohet ne rruge. Populli duhet t’i bllokoje padhunshem institucionet e atij pushteti qe e ka genjyer dhe vjedhur. Mjerimi social, ngecja ekonomike dhe zhgenjimi politik gjithnje e me shume po njejtesohen. Pakenaqesia qytetare duhet te veproje. Demonstratat gjithepopullore jane menyra me e drejte dhe me e volitshme. Ato demonstrata hapur duhet t’i thone jo negociatave me Serbine dhe te jene kunder Grupit Negociator te Kosoves e secilit anetar aty. Ato demonstrata duhet te jene per vetevendosjen e popullit te Kosoves, por edhe per te drejta e liri qytetare, per mireqenie e barazi. Ato demonstrata duhet ta artikulojne ndarjen e qarte aktuale te popullit me pushtetin dhe te kerkojne permbysjen e marredhenies ndermjet ketyre: jo populli te ekzistoje per hir te pushtetit, por pushteti te jete per hir te popullit. Çdo demonstrate e cila kategorikisht nuk eshte e ketille, do te degjeneroje ne karneval. Demonstratat popullore duhet te jene kunder atyre qe e mbajne gjendjen ne te cilen jemi dhe per lirine qe duhet ta kemi. Vetevendosja eshte kjo liri. Por, ajo eshte edhe me shume se kaq. Vetevendosja eshte edhe e drejte dhe vlere universale.


Vetevendosje!

Vetevendosja e jashtme qe nenkupton vetevendosjen deri ne shkeputje eshte e normuar edhe me vete dokumentet e OKB-se. Deklarata per Dhenien e Pavaresise Vendeve dhe Popujve te Kolonizuar si nje Rezolute e Asamblese se Pergjithshme, numer 1514 (XV), e dates 14 dhjetor 1960, flet per ‘deshiren e pasionuar per liri te te gjithe popujve te varur dhe rolin vendimtar te ketyre popujve ne rrugen per pavaresi’; flet se si ‘procesi i çlirimit eshte i pandalshem dhe i pakthyeshem’; flet per ‘konfliktet ne rritje qe sjell mospranimi apo pengesat qe ushtrohen ndaj lirise se ketyre popujve, gje qe perben nje kercenim serioz per paqen boterore’; flet se ‘mungesa e pergatitjes ne fushat politike, ekonomike, shoqerore, apo ne ate te arsimit kurre nuk duhet te merret si pretekst per te vonuar pavaresine’. Etj.etj. Duke e kundershtuar Serbine ne vendin tone ne marrim dhe japim shembull nga te gjithe dhe per te gjithe popujt qe s’jane te lire. Duke e kundershtuar misionin e OKB-se ne Kosove mbrohet OKB-ja ne tere boten.

E kunderta e vetevendosjes se popullit te Kosoves jane pikerisht keto negociata qe po behen me Serbine per fatin e Kosoves. Ato jane negociata ndermjet te pabarabarteve: Serbia eshte shtet me qeveri reale; Kosova konsiderohet vetem province, qeveria e se ciles eshte fiktive. Ato jane negociata pa reciprocitet: po behen vetem per territorin e Kosoves, jo edhe per ate te Serbise. Ato jane negociata rehabilituese per Serbine: Kosova plotesonte kushte per keto negociata, e jo Serbia! Aty u barazua krimi dhe gjenocidi (shteti i Serbise) me viktimen (populli i Kosoves) si dhe agresioni me luften çlirimtare. Ato jane negociata mashtruese: Kosoves nuk i mungon statusi, por popullit te Kosoves i mungon liria. Dhe, ato jane negociata te demshme: e nenkuptojne gatishmerine per kompromis dhe me vete fillimin e tyre shenojne fundin e pavaresise dhe sovranitetit si mundesi.

Sidoqofte, edhe vetevendosja e jashtme mbetet liri formale nese nuk ka edhe vetevendosje te brendshme qe nenkupton zgjedhjen e popullit per sistemin politik, per qeverisjen dhe menyren e qeverisjes se vendit. Hurst Hannum ka shkruar se ‘Aspekti i ‘brendshem’ i vetevendosjes mund te shikohet si fundamental per te dyjat: demokracine politike dhe zhvillimin ekonomik’. Kjo e dyta ka nevoje edhe per kontrollin tone mbi resurset natyrore (te cilen neve na e mohon AKM-ja) e qe gjithashtu eshte e kodifikuar ne Rezoluten 1803 (XVII) te Asamblese se Pergjithshme. Kombet e Bashkuara kane deklaruar ‘te drejten e popujve dhe kombeve per sovranitet te perhershem mbi pasurite dhe resurset natyrore’. Konventat Nderkombetare mbi te drejtat humane ne Nenin 1(2) afirmojne te drejten e popujve ‘per te disponuar lirisht me pasurite dhe resurset natyrore’.

Realizimi i dy aspekteve perberese te vetevendosjes paraqet themelin e qendrueshem per zhvillimin dhe perparimin e vendit. Pas vetevendosjes vjen vetevendosja. Zgjedhja e lirshme e rrugeve per zhvillimin dhe perparimin e vendit. Megjithekete, cilat do te duheshin te ishin hapat e pare pas vetevendosjes ne nje tjeter kuptim, me praktik e konkret, prej atij me larte?


Pas vetevendosjes...

Demonstratat per ndryshimin rrenjesor te kursit aktual te politikes nuk duhet te jene vetem masive por edhe afatgjate nese eshte nevoja. Dhe, aq afatgjate sa te jete e nevojshme. Ato demonstrata duhet te kerkojne afatin e perfundimit te misionit te UNMIK-ut ne Kosove qe do te perputhej me referendumin per popullin e Kosoves, si ushtrim i se drejtes per vetevendosje, si akt konkret politik i lirise kolektive, si inaugurim i demokracise qe hap rrugen per sundimin e shumices. Nderkohe, do te behej Kushtetuta e Kosoves, por edhe pergatitjet per berjen e TMK-se ushtri dhe te SHPK-se polici. NATO-ja le te qendroje dhe duhet te qendroje ne Kosove, por ne marreveshje me Kosoven (“Status of Forces Agreement” - SOFA marreveshje siç eshte rasti p.sh. ne Shqiperi e Maqedoni), e jo siç eshte tash KFOR-i ketu ne baze te Marreveshjes se Kumanoves (9 qershor 1999) te bere me ushtrine kriminale jugosllave te cilen e trashegoi Serbia. Çdo mision dhe prani nderkombetare ne Kosoven e lire duhet te jete ne marreveshje me ne. Kosoves i duhet ndihma dhe sugjerimet nderkombetare, por jo sundimi nderkombetar. Jo misioni sundues i OKB-se ne Kosove, por misioni diplomatik dhe bashkepunues i Kosoves ne OKB. Jo misioni tutor i BE-se ne Kosove, por misioni aderues i Kosoves ne BE. Qe te dyja keto i mundeson vetevendosja dhe vetem ajo. Misioni i ardhshem i BE-se ne Kosove do te jete i dhunshem mbasi ne shperputhje me vullnetin e popullit dhe pa e pyetur popullin. Hyrja e Kosoves ne BE nuk do te ishte e dhunshme dhe as kufizim sovraniteti per Kosoven. Siç ka shkruar Hurst Hannum: ‘aderimi ne nje marreveshje nuk eshte kufizim i sovranitetit; me pare eshte mu nje nder aktet sovrane’. Vetevendosja e popullit e konfirmon popullin, vullnetin dhe interesat e tij.

Pas vetevendosjes se popullit te Kosoves duhet te mbahen zgjedhje te reja e te lira per pushtetin e vertete ne Kosoven sovrane. Vetem atehere do te mund te kemi zgjedhje njemend te lira e demokratike dhe pluralizem politik me parti serioze ideologjike e jo me keso parti te ameshta qe argalisen. Keto parti qe i kemi tash, e mbase edhe parti te reja, realisht do te jene e do t’i kemi edhe atehere, por jo me keto udheheqje aktuale dhe politikat e tyre. Udheheqjet aktuale jane te status quo-se, te kesaj situate qe atyre iu konvenon. Levizja e Kosoves, qofte kjo ne drejtim te kompromisit te ri me Serbine ose ne drejtim te pavaresise se Kosoves do te shkaktoje termete brenda partive. Do te imponoje kurse e udheheqesi te tjera aty qe do te lindin gjate grahmave te fundit te politikes se kulisave dhe improvizimeve. Partite qe nuk do te ndryshojne, do te zhduken.


Perfundim

Ne Kosove do te ngjajne luftera e gjakderdhje te reja, ne dy raste. E para, nese populli hesht dhe pret teper gjate, me ç’rast realizimi i decentralizimit ne terren do t’i sjell njerezit para aktit te kryer kur mbase atyre do t’iu duhet te reagojne ekstremisht ne formen e nje saltomortale (kur me gjase do te jete teper vone). Dhe, e dyta, mospritja e popullit te rezultoje me ndonje shperthim te dhunshem apo konflikt te armatosur qe mbetet i kufizuar, i kontrolluar nga jashte dhe i shkurter ne kohe. Duke pasur parasysh rrethanat dhe momentin e tanishem ne Kosove, Levizja VETeVENDOSJE! beson qe nuk duhet te durojme e te presim por edhe qe veprimi duhet te jete i organizuar, i padhunshem dhe kunder regjimit, e jo etnive tjera. Pavaresia qe vjen nga vetevendosja e popullit eshte destinimi i rruges se lirise dhe pavaresia qe e bashkon Kosoven e ndare. Pavaresia qe vjen nga shpallja formale qe mund ta beje Kuvendi i Kosoves, vetem sa do te provokoje shpalljen e pavaresise qe do ta benin enklavat, e cila pavaresi do te ishte shume me e njemendte sesa ajo e Kuvendit te Kosoves. Ne manifestimin e vullnetit te tij ne demonstrata populli do ta deshmonte kete vullnet por edhe do te shnderrohej ne fuqi qe e ndryshon gjendjen drejt perputhjes me ate vullnet.

Populli i Kosoves nuk vuan nga narkolepsia dhe as nuk eshte grigje. Populli i Kosoves edhe me tutje pret dhe duron por jo pse eshte i semure, i lodhur ose i pafuqishem, por kryesisht pse eshte i mashtruar. E, populli i Kosoves mashtrohet pikerisht sepse eshte i mire, sepse lehte u beson te tjereve. Mepastaj, pikerisht besimi i popullit e mundeson genjeshtren e te tjereve. Prandaj edhe mungon veprimi i popullit sot mu per shkak te inflacionit te besimit te tij ne genjeshtaret e tij.

eshte bere me shume se mjaft me mbiçmimin e misioneve e diplomateve nderkombetar. eshte bere me shume se mjaft me nençmimin e vetes sone. Kur ta respektojme veten tone do te mund te fitojme edhe respektin e te tjereve. Njohja e Tjetrit nuk mund te jete me e rendesishme sesa Vetja. Njohja e Tjetrit e pason Veten tone dhe nuk i paraprin asaj. Aq me pak ne mund te jetojme per njohjen e Tjetrit ose ne pritje te saj. Ne fillim te viteve ’90 LDK-ja shperfillte faktin e realitetit brutal nen roberi dhe kerkonte njohje nderkombetare. Ne fund te viteve ’90 politika e UÇK-se iu bashkua LDK-se. E flaku tutje faktin per njohje. Per t’u pranuar nderkombetarisht nenshkroi dorezimin e armeve ne Rambuje. U njoh nga faktoret nderkombetar me kusht qe realisht te mos jete me!

Koha eshte tash, jo me vone. Me vone mund te behet teper vone, madje pakthyeshem vone. Gjerat e deshiruara nuk ndodhin (vetvetiu). Gjerat e nevojshme ndodhin kur konsiderohen te domosdoshme dhe atehere kur behesh i vendosur per t’i arritur. Te tjeret pastaj do te thone se ato kane qene te pashmangshme.


Prishtine, 12-16 gusht 2007

 

Levizja VETEVENDOSJE

 

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

 

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker