Miresevini ne net faqen e Musa Lamallarit --- www.musalamallari.com--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanian For English here!

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari Autobiografi

Libri Vizitoreve

Ju te nderuar miqe dhe lexues shqiptar keni mundesi te shkruani pershtypjet e juaj duke klikuar ketu..>> Ose, ju mund te leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim ne AlbaNur

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari

Analiza Politike

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

 

 

Shkupi eshte shpirti dhe gjaku yt qe nuk falen lehte!

musawebi im ne

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

POLITIKA SHQIPTARE NE MAQEDONI

A DO TE PRANOHET MAQEDONIA SI SHTET ARTIFICIAL APO…

Sa me shume qe organet me te larta shteterore te Maqedonise po propagojne ne opinionin boteror dhe ne subjektet e saja per pranimin e Republikes se Maqedonise, duke e paraqitur si shtete me kushtetute me "demokratike" ne Europe, qe para nje viti, gjegjesisht me 17 nentor 1991, u aprovua me mbivotimin e deputeteve shqiptare dhe sa me shume qe ekonomia (edhe ashtu e dobet) e ketij shteti po goditet nga sanksionet e OKB-se qe jane ne fuqi kunder te ashtuquajtures Jugosllavi, e tash edhe sanksionet me te reja qe i aprovoi Keshilli i Sigurimit te OKB-se, si dhe sa me shume qe pushtetmbajtesit ne kete Republike po  ushtrojne dhune mbi shqiptaret me avazin vec me te njohur nga e kaluara moniste, aq me shume subjekteve politike, organizatave dhe shoqatave te ndryshme shqiptare po u imponohen nje varg pyetjesh me bisht, te cilat duhet t'i nxisin njehere e pergjithmone kreret e partive politike dhe kreret e organizatave dhe shoqatave te ndryshme shqiptare per pergjigje adekuate te ketyre pyetjeve qe jane esenciale per qenien shqiptare ne Maqedoni.

 

Eshte e vertete se z. K. Gligorov dhe qeveria e re e z. B. Cervenkovski per njohjen e Republikes se maqedonise (si shtet te pavarur te maqedoneve dhe deklarativisht me disa te drejta kushtetare qe u jane dhene nacionaliteteve dhe grupeve etnike), brenda muajve te fundit kane punuar shume, sa qe lirisht mund te thuhet se jane ne fazen perfundimtare: Maqedoni apo lufte!? Sa eshte arritur ne kete plan, pervec udhetimit te fundit te z. Gligorov ne SHBA, eshte me rendesi te ceket se ne Konferencen e jashtezakonshme te ministrave te jashtme per pune te jashtme te vendeve islamike, qe ne filllim te dhjetorit do te mbahet ne Xhede te A. Saudike, do te merr pjese edhe perfaqesuesi i MPJ te Maqedonise, z. D. Malevski, i cili me siguri do te mbaje edhe fjalim, ku do t'i perfaqesoje mbi nje miljon muslimane te maqedonise dhe deklarativisht, ne stilin titoesk, do te thote:"Neni 19 ne kushtetuten e Republikes se Maqedonise pjestareve te besimeve te ndryshme ua garanton te gjitha te drejtat dhe lirite fetare me ligj, ndaj nje padrejtesi qe u be mbi besimtaret islam qeveria e Maqedonise solli vendim oer heqjen e kryqave nga sahat-kulla ne Manastir dhe ne Prilep, etj". Dicka tjeter ne kete konference edhe nuk mund te pritet nga z. D. Malevski.

 

Shtrohet pyetja: ku jane partite qytetare (qe mbrojne interesin e shqiptareve), sa kane vene kontakte me vendet islamike ne nivel qeveritar dhe sa kane arrit qe e verteta e shqiptareve te Maqedonise te depertoje ne vendet islamike? Deri me tash, pervec iniciativave gjysmake te BI, pothuajse kurrgje nuk eshte realizuar ne kete drejtim. Ne konferencen e fundit islamike ne Stamboll perfaqesuesit e shqiptareve moren pjese, por jo edhe sa duhet te pergatitur per kete Konference.

 

Prej reagimeve dhe kumtesave te partive politike, organizatave dhe shoqatave te ndryshme shqiptare, qe stacionin e fundit e kane ne MTV, nuk arrihet kurrgje dhe as qe mund te ndryshoje dicka ne favorin tone. Si duket jemi mesuar te teoretizojme, taktizojme dhe ta qajme me "lot krokodili" cdo fatkeqesi qe ndodh mbi ne, kurse politika aktuale maqedonase po na neperkembe referendumin dhe te drejten e popullit shqiptar per vetvendosje dhe, duke i shfrytezuar institucionet e vecanerisht MPB, ka filluar t'i operacionalizoje projektet dhe planet antishqiptare dhe anti-islame. E ne sikur shtyhemi se kush me shume do te fitoje rejting politik e kush me shume do te qendroje si diplomat te gurbetcaret tane ne Perendim. C'eshte me ekeqja, kur, pa vetedije themi:"Koha punon per ne". A harrohet se "koha eshte si shpata, po qe se nuk e presim ne, atehere ajo do te na pres neve". Luften e urrejme. Nese arrijme qe per nje kohe te caktuar t'i shmangemi luftes, nuk do te thote se edhe e kemi evituar, ajo eshte e pashmangshme, mirepo mencuria e krereve shqiptare qendron ne aftesine qe njohin madhesine e se keqes, andaj kur sot jemi te papergatitur, ata po zgjedhin te keqen me te vogel. Por kjo nuk do te thote qe te mos jemi sycele!

 

Pas ngjarjeve tragjike ne Bit Pazar te Shkupit, ne mjetet e informimit maqedonas me te madhe deklarohet se kushtetuta e Maqedonise eshte "sinteze" mes asaj rryme qe ishte per kushtetute nacionale dhe asaj rryme qe ishte per kushtetute qytetare, kurse rrymes shqiptare, qe perfaqesohet ne Parlament nga deputetet e PPD-se dhe PDP-se, i zihet per te madhe pse kerkon qe shqiptaret te jene komb shtetformues, kur ata e kane shtetin e tyre - Shqiperine. A injorohet fakti se ne ish-Jugosllavine e Titos, Republika e Maqedonise, me amandamentin 5, ishte shtet i maqedoneve, shqiptareve dhe turqeve. Te gjithe e dijme se ky amandament u pat ndryshuar kur shovenet maqedon ishin vazal te politikes millosheviqjane. Kjo duhet t'i sherbeje si argument kunder vetevetes shovenit te pavarur maqedon ne Parlament, T. Petrov.

 

Perderisa nuk permiresohen gabimet e se kaluares, veshtire se mund te krijohet predispozicion qe shqiptaret t'i besojne politikes aktuale maqedonase, perkunder asaj qe jane ne Parlament dhe ne disa resore me pak rendesi ne qeveri. Sot ne qeverine e re jane ish - komunistet (vazalet e politikes millosheviqiane) te transformuar, te cileve i eshte dhene rast ideal qe t'i permiresojne gabimet e te kaluares, mirepo keta zoterinje po vazhdojne me zanatin e mocem. Per kete kemi kontribuar pak edhe vet ne, nga fakti se ende ne bisedime me pushtetmbajtesit maqedon jemi ne pozita inferiore dhe perpara subjekteve nderkombtare me kerkesa minimale.

 

Mosfunksionimi i shtetit juridik dhe ekonomia e dobet maqedonase, e cila po goditet nga sanksionet e OKB-se, ka bere qe ne kete shtet te padefinuar (me njerez te padefinuar), te lindin edhe "dyzet hajdutet" e shpikur te mafise te MPB - institucion ky qe konsiderohet "vet zot e vet shkop", kur do plackit tregtar dhe kur do rrah femije, kur do te thote stop ne rruge dhe kur do te privon nga liria, me aktakuze se cdo shqiptare ka kryer shkollen e "dyzet hajduteve". Ky eshte kulmi i hipokrizise, sepse "dyzet hajdutet" e shpikur te MPB-se dolen jashte kontrollit te saj dhe hoqen valle e Sheherzades ne Bit Pazar. Per Ferckovskin kjo ishte befasi, per partite qytetare (shqiptare) ishte skenar si ato te meparshmit, per kalimtaret e rastit ishte kotje me ankth, per shqiptaret e Shkupit ishte marrje e te drejtes per te jetuar per nje kafshate buke ne ish-kryeqytetin e Vilajetit te Kosoves. E per greket dhe serbet ishte njohje dhe mosprekje e kufijve aktual te Maqedonise!

 

Meqe u zune ngoje greket, te cilet si serbet, jane njohes te mire te se ardhmes politike ne Ballkan, duhet te shtojme edhe kete, nuk eshte cudi pse greket nuk e pranojne Republiken e Maqedonise, nga fakti se "qeveria e Skopjes", sic e quajne greket, nese nuk shkaterrohet, atehere, si pjelle e interesit te fuqive te medha, do te formohet nje shtet i ri, artificial, ne luginen e Vardarit, por qe nje dite, si Jugosllavise, edhe ketij shteti do t'i dale tymi. Sipas analitikeve greke, deri ne vitin 2010, numri i shqiptareve do te rritet dukshem dhe, me 70 %, Maqedonia e Vardarit ne syte e shqiptareve do te konsiderohet si toke e premtuar nga Perendia. Prandaj edhe nese vjen deri te ndonje marreveshje greko - maqedone, prej pales maqedone, shqiptaret duhet te jene ata qe duhet t'ju japin garance grekeve se nuk do te kene pretendime territoriale ndaj portes se Selanikut dhe ndaj portes se Korfuzit. Gjithashtu, ne vitin 2010, shqiptaret do te shenojne edhe nje jubilee, nje mije vjetorin e pagezimit nga kancellaret e Konstandinopojit me emrin e tyre etnik, ne trajten ALBANOI dhe ARBANION. Me fat na qofte!!! E a do te pranohet Maqedonia si shtet artificial apo… mbetet te shohim!

 

Musa Lamallari

Hena e Re,  Dhjetor, 1992 (xhumadel uhra 1413 hixhri)

 

Koment ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!

 

Albanian Homepage Shkupi

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker