Mirėsevini nė net faqen e Musa Lamallarit --- www.musa.has.it--- Ne ju pershendesim me SELAM dhe ju deshirojme caste te mira ne faqet dhe linket tjera qe mund t'i gjeni ne AlbaNur

This Website is for Albanians click here for English

A

L

B

A

N

U

R

Musa Lamallari  Autobiografi
 

SHPALLJE ONLINE

BANESA TE REJA TE STILIT ANGLEZE NE SHITJE NE  KOSOVE CHELSEA POINT

Libri Vizitoreve

Ju tė nderuar miqė dhe lexues shqiptar keni mundėsi tė shkruani pėrshtypjet e juaj duke klikuar kėtu..>> Ose, ju mund tė leni mesazhe dhe t'i lexoni ato duke vizituar Forumin Tim

NGA ORIGJINA

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit burimor shqiptar
Vellezerit Esat dhe Murat Lamallari
 
 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

E-Mail us at  TIM SHKUPI to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 

 

Shkupi ėshtė shpirti dhe gjaku yt qė nuk falen lehtė!

musawebi im nė

 "Google"

"MSN"

"AOL"

"Yahoo"

I LUMI AI QĖ KA GJETUR RRUGĖN E DREJTĖ! (Kurani Shqip)

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNur ose Google!

 

ADVERTISING AT ALBANUR

If your choose to advertise in our site with a Top Page Banner or Centre Page Banner we will give you extra advertising in our top LINKS, which are visited the most 24 hours a day. Also we take care about our partners with special offers throughout the period of time they are with us.
E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 

KOZERI

NGA DO TE ECISH, VOGELUSHE...?

 

"Ne shenjen tende ka nje perzierje te madhe. Tranzistojne edhe planetet e shpejta dhe, merhaba - vjen edhe Jupiteri dhe ate me 17 tetor, dhe ne shenjen tende do te rri pothuajse nje vit. E para cka mund te thuhet per ju, si dhe per te tjeret qe e kane shenjen tende me neshenjen TA HA eshte: Mos shkel Tetoven e mallkuar, moj vogelushja ime. Largohu dhe ik nga Tetova e kafexhinjeve, e tuxhareve. Shpejt dhe rrembyeshem, femerisht - burrerisht, me ferexhe apo pa te, ik dhe mos ju nenshtro veseve te te shfrenuarve: mos lejo qe, ty, moj vogelushja ime, ne Tetoven e striptereve - pornokracise, aty ku nuk ka kurrgje te sigurte per ardhmerine tende, as foshnjore, as shkolla, as fakultete, as punesim te ndershem e, ne fund te fundit, as liri elementare njerezore, qe ty dikush apo, thene troc, mikroborgjezia e re te ta cenoje moshen, peshen, lartesine qe ty Zoti t'i dha me emrin Shqiptare.

 

Ne Tetove "Miss Dardania 92", moj vogelushja ime. Babi kendon:"…s'u gezova kurre…se armiku i zi…na dermoi me gure…na e vodh lirine…e na la pa pune…" Zeri i vogelushes bucet:"Babi, pse brengosesh…kur une jam krenare…qe jam bija jote…e qe jam shqiptare". Qofsh e bekuar dhe e lumtur, moj vogelushja ime. E kam ditur se ti edhe ne kete kohe te roberise, te skamjes, me idealin e krenarise kombetare, do t'ia ruajsh nderin babes dhe nuk do t'i pergjigjesh fteses se mikroborgjezeve te pangopur, karunisteve te Tetoves.

 

Ne Tetove "Miss Dardania 92", moj vogelushe ime. Thirr: (se nuk eshte vone kurre) o byrokrate, o deputete, o lidera, o efendilere, o bakllavamena…a vetem atehere kur une te arrij te hyj ne dhjeteshin "Miss dardania 92" mund te regjistrohem ne Universitetin e Tiranes; e harruat, valle, peticionin qe e neshkruam dhe e publikuam ne te gjitha mjetet e informimit ne gjuhen shqipe? A mos doni qe, me "Miss Dardania 92" te me hidhni hi syve e te mos pyese kur do te hapet fakulteti pedagogjik ne Shkup? Pse heshtni? Pse i duartrokitni mikroborgjezise? Pse? Ky eshte akull shekullor, oj e uruar. Rrezet e ngrohta te diellit ketu na zene ne thua, na ngrihen e na behen akull, si prekja e vdekjes. Valle Zoti na i ka mbyllur zemrat, veshet dhe ne syte na ka rene nje perde, andaj edhe vete cuditemi si mund t'i zgjidhni 10 kandidate per ne spektaklin "madheshtor" "Miss (varferia) Albania 92".

 

Ne Tetove "Miss Dardania 92", moj vogelushja ime. E une nuk e di si rri shtrire ne shtratin e thikave. Dy gropat e syve me jane mbushur plot lote. Trokitjet e zemres me jane shpeshtuar dhe s'po i duron dot as krahrori. Ddegjoj ze besnikesh. Degjoj vogelushen - drenushen. Dhembjen e saj…"ne vdeksha e re, te mos qaj askush per mua. Dhe ne me mbetshin syte hapur. Mos m'i mbyllni, lerimi ashtu!! Me mbesin nga malli… Qe Kosoven (Dardanine) shtet ta shoh per se gjalli!" Kush i shkroi keto vargje lirike? Hanife Neziri. "Vec trupi im i njome, me dhe LIRIE te jete mbuluar". Ne cilen gazette lexova: "Per idealet Republike - Kosove - liri e drite, duke qene agjinueshem, ra deshmore Ylfete Humolli" Dhe ti, oj e uruar, mos thuaj se ajo nuk eshte me nder ne! Ajo eshte gjalle. Ajo nuk vdes. Ajo jeton. Por, ti dhe kompania yte, nuk kuptoni gjallerine e saj…

 

Ne Tetove "Miss Dardania 92", moj vogelushja ime. Ne fatin tend ka nje grime shprese - jete. Do te kthehesh ne shkolle - universitet, me nje ritem te shpejte, me nje symbol shkendije, me nje drite lirie dhe per fatin tend do te thuhet:"Shkele Tetoven e Bekuar, moj vogelushja ime. Aty ku fryn era e lehte e Sharrit. Ec dhe fluturo ne Tetoven e Rexhep Vokes, ne vatren e tradites fetare dhe kombetare, shkel ne KBI, ne PPD, ne PDP, ne PAD - rruga islame dhe ua perkujto se Voka ka theksuar edhe ndjenjen e pergjegjeise morale te intelegjencise…"Prej nesh kerkohet qe shume te kujtohemi…dhe ta dime e ta kemi shume te qarte…se per kete komb do te pergjigjemi, do te vije nje dite qe do te pyetemi". R. Voka edhe mllefin e kishte shkruar ne vargje - amanet tetovareve:"veshe kemi por nuk ndijme, sy kemi e nuk shohim, mend kemi e gje s'dijme". Jo!- vogelushja ime, ende ka burra sa per t'u bere balle puneve te mbrapshta te kohes se re.

 

Aty, ne shenjen e zjarrit, ku pushon dreqi, politikaneve u preferohet:"mos shkoni ne kete spektakel "madheshtor", se mund t'ju gjeje ajo me e keqja, si Ebu Xhihadin kur zanat - misset e mallkuan me dy helme ne Tunis!? Se 17 tetori eshte dite baksuze per shqiptaret dhe kjo dite sivjet bie ne diten e shtune, ne diten kur cifutet nuk punojne, eshte me se e vertete. Te perkujtojme: me 17 tetor u rrezuan shtepite ne Dizhon, me 17 tetor ne plenumin, gjithashtu te 17, te PKJ-se u rrezua komunizmi i Vllasit. Kosova u la ne duar te Serbise. Ruajna, o Zot, nga dita e 17 tetorit…!!!

 

Musa Lamallari

Botuar ne "Flake" E premte, 16 tetor 1992

 

 

Albanian Homepage Shkupi

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Hotels      Albanian Video      Albanian Movie

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptėsisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker