|
Disa
vjet me pare, ne periudhen e
transformimeve te bashkesise Islame dhe te
perpjekjeve per nje organizim te ri te
mirembajtjes dhe te zhvillimit te jetes
fetare, e sidomos me fillimin e trendeve
demokratike, paramendohej se do te
hapeshin shtigje, krijoheshin kushte e
mundesi per nje zhvillim me dinamik e me
te gjithanshem te kesaj sfere. Parashihej
qe transformimi te kete tretmanin e nje
sfere te posacme, te inicohet dhe te
avancohet ne te gjitha keshillat. Me kete
iniciative, pervec organeve te (KBI-ve) te
meshihatit, supozohej se do te merreshin
ne menyre shume me te organizuar dhe te
perhershem sidomos keshillat e xhamive.
Kjo
e fundit, pra keshillat e xhamive, nje
funksion te tille e kane pasur dhe e kane
luajtur gjithmone. Te njejtin funksion e
kane sot dhe do ta kene edhe neser.
Funksionet e tyre ishin edhe me te medha
sidomos kur mungonin iniciativat e
drejteperdrejta te BI, prandaj keshillat e
xhamive benin perpjekje qe ne nje fare
menyre te kompenzojne kete mungese. Ne
anen tjeter raportet sa i perkasin per
mirembajtjen e jetes fetare ne vendin
tone, pritej te ndryshoheshin pikerisht
edhe ne saje te transformimit dhe te
organizimit te aktivitetit te KBI-ve, e me
kete duke i afruar mundesi edhe imamit qe
te mos jete vetem "simbol", por
edhe krijues i vlerave te larta
shpirterore dhe kulturore.
Ne
keshillat e xhamive, sic dihet,
pergjegjesit e faktorit subjektiv jane aq
te medha sa s'mund te tolerohen, e as te
behen leshime ne kete aspect. Sepse kur
eshte pergjegjesia e madhe, atehere eshte
e vetkuptueshme se edhe vlera e tyre eshte
e larte.
Keshiltaret
e xhamive (duke i pasur ne konsiderate
pergjegjesite e faktorit subjektiv),
kurresesi nuk guxojne te jene ne te
njejten kohe edhe "aktiviste te
ndergjegjes se paster" ne shoqatat
bemirese qe jane jashte kornizave te
organizimit institucional te BI. Ndoshta
kete e bejne me vetedije apo pa te; ose
mos valle, kane harruar porosine e hazreti
Ebu Bekrit:"Kush ben dallim mes
namazit e zeqatit do t'i luftoje
"
e shume mire dihet se dikush apo, thene
troc, disa keshilltare te xhamive (por
edhe disa nepunes fetare) kane filluar te
injorojne edhe sadakatul fitrin, zeqatin
si dhe cdo ndihme tjeter qe nga muslimanet
adresohet ne BI per zhvillimin e jetes
fetare ne trevat tona. C'eshte me e keqja,
kur disa thone se sot ka demokraci, ky
eshte mendimi im, shoqata ime (ngase e ka
privatizuar) eshte regjistruar edhe para
organeve republikane, e kam kete apo ate
te drejte, e harrohet se Bashkesia Islame
e ka ligjin dhe Kushtetuten te hartuar ne
baze te fundamenteve - burimeve
kryesore:Kur'an dhe Hadith, e jo te atyre
republikane. E shume mire dihet se
Kushtetuta e Republikes se Maqedonise
perjashtoi BI dhe e vendosi, si shqiptaret
ne rangun e dyte. Por kjo nuk na habit dhe
nuk na frikeson aspak. E as me pak, apo
thua se hic, fytyrat rudimentare te cilat
perpiqen per deinstitucionalizimin e
Bashkesise Islame.
Duke
e konsideruar institucionalizimin ne te
gjitha poret e jetes si nje obligim te
domosdoshem, pa medyshje xhemati yne do te
merr pjese aktive dhe do te ndihmoje
iniciativat e KBI. Se vetem ne kete menyre
organi me i larte i KBI (Meshihati) do te
mund t'i ofroje predispozicion dhe kushte
me te mira per prosperitetin e jetes
fetare ne vendin tone.
Prandaj,
keshillat e Bashkesise Islame te
stimuluara nga imamet duhet te zhvilllojne
aktivitet me te begatshem dhe me interes
te gjithanshem. Me nje fjale, gjithnje
eshte synuar e synohet per nje konsolidim
te jetes fetare, per permbushje te
kerkesave reale te saja, per perparim dhe
zhvillim te metejme, per realizimin e
funksionit aq te madh qe ka ajo ne treven
tone.
Pra
KBI duhet te kerkojne e duhet te gjejne
forma te reja te aktivitetit, te cilat do
te nxisin kontributin e vet imameve dhe te
muslimaneve, te cilet do ta bejne jeten me
te pasur jo vetem Brenda kater mureve te
xhamise por edhe ne te gjitha mjediset
e pse jo edhe ne Radio dhe Televizion!?
Format e ketilla te aktivitetit jo vetem
qe do te plotesojne zbrazeti, por edhe do
te nxisin dhe stimulojne veprimtarine e
imameve me ndjenjen e nje pergjegjesie te
thelle ndaj obligimeve qe urdheroi Zoti
xh.sh. dhe ndaj detyrave qe shtroi Suneti
i pejgamberit, Muhamedit a.s.
Mirepo,
c'e do qe ndonjehere punet nuk zhvillohen
ashtu sic parashihen. Prandaj edhe
aktiviteti rreth shume iniciativave, si
prej vet imameve ashtu edhe prej
muslimaneve, ne disa mjedise ka rene dhe
iu eshte lene stihise e sponatanitetit.
Rrethanat
e krijuara ne muajt e fundit. Ato
ekonomike e vecanerisht ato spontanike, si
jeten e qytetareve ashtu edhe jeten e
imamve e vune ne pozite te palakmueshme
dhe para nje sprove te re. Sa me shume qe
po ashpersohet situata ekonomike dhe sa ma
shume te merr vend logjika spontane, aq me
te theksuara po manifestohen edhe
problemet e imameve, sepse ne te njejten
kohe jeta e tyre po detyrohet t'i bej ball
te dy faktoret. Eshte e qarte se ne
rrethana te ketilla tejet te veshtiresuara,
veprimtaria e imameve nuk e ka lehte ta
realizoje funksionin e vet, e po ashtu
eshte e qarte se cfare funksioni ka dhe
duhet te kete misioni i imameve ne cdo
mjedis, e sidomos ne nje jedis sic eshte
ky i yni, duhet qe te punohet nate e dite.
Per
probleme e veshtiresi, s'mund te kete
dilemma. Gjerat shihen dhe ato jane te
qarta. Por, edhe ne kete situate te
veshtire sidomos KBI-te ne bashkepunim me
keshillat e xhamijave, funksionin e tyre
duhet ta zhvillojne dhe ta perparojne edhe
me tej. Nderkaq mosperballimi i rrethanave
te ketilla sikur vetvetiu i hap rrugen
ngecjeve dhe aktiviteteve te mangeta neper
keshillat te Bashkesise Islame, e ku mbi
te gjitha, jeta fetare dhe misionaret e
saj jane ata qe po demtohen me se shumti.
E
qarte eshte se situata gjithnje e veshtire
ekonomike dhe inflacioni i madh e ka bere
dhe po e ben te veten ne keto mjedise.
C'eshte e verteta, situata eshte
krejtesisht ndryshe, mirepo, per ate as qe
deshirojme te dijme. Edhe pse dikush flet
ne kete kontekst, pa medyshje ate kane per
ta nencmuar dhe kane per ta larguar nga
mjediset perkatese. Prandaj shfrytezojme
rastin qe me vizionin tone, t'ju
drejtohemi muslimaneve se nuk jemi ne
ndonje krize tejet te thelle ekonomike,
por ne jemi ne nje krize te pergjithshme
morale, e cila ne mjediset tona ka filluar
te shprehet ne menyre "perfide",
prandaj ne kete kontekst duhet kerkuar
edhe zgjidhjen e problemeve tona, jo tere
fajin t'ia leme krizes ekonomike.
Perkunder
te gjitha ketyre problemeve te jashtme dhe
te brendshme, e duke u mbeshtetur ne
optimalitetin e regullatoreve, KBI-te se
bashku me popullin nje dite do te
ngadhnjejne edhe perpara atyre qe mendojne
te na lene ne rangun e dyte e edhe perpara
fytyrave rudimentare.
Dhe
ne fund, vetem se duke u aktivizuar te
gjithe ne pune te palodhshme, mund ta
praktikojme dhe ta realizojme ajetin
Kur'anor, kur Allahu xh.sh.
thote:"ALLAHU NUK E NDRYSHON GJENDJEN
E NJE POPULLI PERDERISA ATA TA NDRYSHOJNE
VETEN E TYRE".
Musa Lamallari
Botuar
ne "Hena e Re", mars 1992
Albanian
Homepage
Shkupi
|